Qeveria do të miratojë të premten paketën fiskale, për t’i hapur rrugë dërgimit të draftit në komisionet parlamentare. Ministria e Financave, në bashkëpunim me ekspertët e FMN-së dhe Bankës Botërore kanë hartuar variantin përfundimtar të paketës fiskale. Sipas këtij drafti, duke filluar nga 1 Janari, për pagat deri në 30 mijë lekë nuk do të paguhet tatim, për pagat nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë tatimi do të jete 13%, ndërsa për pagat mbi 130 mijë do të jetë 23%, qeveria do të miratojë nesër paketën fiskale. 

Ministria e Financave ka hartuar draftin përfundimtar, sipas të cilit, pagat deri në 30 mijë lekë nuk do të tatohen. Ato nga 30 deri në 130 mijë lekë do tatohen 13% dhe për pagat mbi 130 mijë tatimi do të jetë 23%. Përsa i përket tatim fitimit, për biznesin e vogël ai do të zbresë nga 10% që është aktualisht në 7.5%, ndërsa për bizneset e mëdha do të jetë 15%.

Tatimi mbi vlerën e shtuar nuk do të ndryshojë, por do të mbetet në 20%, përfshi këtu sektorin e turizmit. Ndërsa subvencioni i TVSH për produktet bazë ushqimore si miell, vezë etj do të jetë 10% për shtresat e varfra. Gjithashtu, qeveria do të rrisë subvencionin për energjinë elektrike për këtë kategori. Rritje do të pësojnë edhe akcizat. Kështu, duke filluar nga 1 janari akciza e cigareve do të rritet nga 70 lekë që është aktualisht në 90 lekë për paketë. Rritja do të vazhdojë edhe në vitet 2015, 2016 dhe 2017 me 10 lekë për paketë. Për duhanin e dredhur parashikohet dyfishim i akcizës, nga 1500 lekë që është aktualisht në 3 mijë lekë. 

Akciza e alkooleve do të rritet me 30%, rritje edhe për akcizën e pijeve energjike. Akciza e kafes së pjekur do të dyfishohet nga 60 lekë që është aktualisht në 120 lekë për kilogram. Ndryshime do të ketë edhe te taksat kombëtare. Sipas paketës fiskale, taksa e qarkullimit rrugor që paguhet në çmimin e çdo litri karburant do të rritet me 10 lekë. Pra, nga 7 lekë që është aktualisht do të bëhet 17 lekë si për naftën, ashtu edhe për benzinën. 

Tatimi mbi pagat 

30 mije leke 0 tatim 
30-130 mije leke 13% tatim 
Mbi 130 mije leke 23% tatim 

Tatimi mbi fitimin 

Biznesi i vogël ulet nga 10 ne 7.5% 
Biznesi i madh rritet nga 10 ne 15% 

Niveli i akcizave 

Cigaret rritet nga 70 ne 90 leke/pakete 
Duhani i dredhur rritet nga 1500 ne 3000 leke/kg 
Pijet alkoolike rritet 30% 
Kafja e pjekur rritet nga 60 ne 120 leke/kg 

Taksa e qarkullimit 

Nafta dhe benzina rritet nga 7 ne 17 leke/liter 

146 Komente

"Përsa i përket tatim fitimit, për biznesin e vogël ai do të zbresë nga 10% që është aktualisht në 7.5%, ndërsa për bizneset e mëdha do të jetë 15%."

Sikur qe premtuar për heqejen e taksës për biznesin e vogël?

Xhaegle,  mos e ul piacen se PD tek ty i ka shpresat! Se citimin e ben per tjeter gje e pyetjen e ben per tjeter gje. smiley

Apo ben humor shkodran ti e nuk e marr vesh une?

ta mbajme me shendet qeverine e re! Kruani mire xhepat tani.

Ne qeverine e te madhit Berisha, paguhej vetem 10% taksa per pagat, nderkohe qe rroga deri ne 30 mije leke s'paguante gje, tani cdo qindarke rroge me shume se 30 mije lekshi, paguan jo 10 por 13%.

Atyre profesionisteve qe marrin me shume se 130 mije leke po ja u kruan mire xhepat, 23% takse.

Akciza per kafe e duhan rritet, qe eshte dicka qe prek shume shqiptaret se kafepiresit dhe duhanpirersit jane shume ne Shqiperi.

Karburanti shkon ne stratosfere. Kruani mire xhepat!

TVSH per ushqimet baze nuk hiqet. Tjeter premtim i pambajtur.

Biznesin e madh e fundosi, duke bere qe te bjere edhe punesimi dhe investimet.

Ku jane ata qyqanet neomarksiste qe na flisnin per social-demokraci? FMN dhe BB s'i beri dot keto me nje qeveri te djathte, i ben me nje qeveri gjoja te majte se ne fakt eshte vetem qeveria e Kocove, Dash Pezeve dhe Fidel Ylleve.

Poet, mua shumica me duket mire.

Mesuesit fitojne 1/2 page shtese keshtu ne vit. 

O komentus, nese do flasim se kshu na do partia, mire, nese do flasim duke u nisur si qytetare, si njerez qe prkemi drejtperdrejt ose indirekt, athere llogarite dalin keq jo mire.

Rroga mesatare e mesuesve po e rrubullakosim eshte aty tek 600 mije leke, ne kohen e te madhit Berisha keta taksoheshin 10%, ne kohen e psikopatit Rama keta taksohen 13%, athere si qenkan mire?

Ja si llogaritet :

deri ne 300 000 leke taksa eshte zero. Kete e beri edhe Berisha per nje muaj. smiley Mos e shaj si taks e kam fjalen. smiley

Pjesa tjeter pra 600 000 minus 300 000 = 300 000. Kjo pra kjo pjesa e mbetur taksohet 13 %,

Pra ne kohen e Bodes taksa ishte 60 000, ndersa tani behet 0.13 x 300 000 = 39000 leke. Diferenca eshte 21000 leke ne muaj qe ne nje vit ben 21000 x 12 muaj = 252 000 leka, 

Rezultati jep afro 252 000 fitim ne vit, ose afro nje rroge 15 diteshi per nje mesues.

E di qe do kem mirekuptimin tend per kete pike. Pra, per pagat deri ne 130 000, pjesa tjeter eshte minorance, pra deputetet e ministrat , bankieret qe na e fusin te kredite etj. smiley

P.S. Meta sot , ne festen e PD-se duke pi shampanje. Mos pranoni se Mesila iku e thone qe po behet gati dhe Majlinda. smiley

 

Po ku e gjete kete aritmetike?

Berisha taksen zero per rrogen deri ne 300 mije leke e ka bere kur ti e Rama po i gezoheshit aleances se ngjalave, pra shume perpara se tia fuste dikush ne vesh Rames.

Pra ne vend te uljes, sic genjeu Rama ne fushate, shumica perseri jo qe sdo paguaje me pak, por do paguaje me shume.

Harrova te them qe qeveria e Berishes, cdo fund viti ju jepte pagen e 13 buxhetoreve dhe ate gjysmen e rroges se Rames, merre fute ne ndonje vend ku s'hyn drita.

mu si taksapagues rroga e 13te me duket si konfiskim komunist i taksave tona!!!!

s'ishte page, por tip shperblimi, pasi vetem 9mije leket te rinj merrnin ne dore.

Sipas Anila Bashes po, po sipas parave ne xhepat e njerezve jo.

hahahha, shperblimin ne dore e kam marre une, jo Anila . S'e kam me te thene une si puna jote.

Tani une keshtu e di. Ben vaki e di gabim. Ama po eshte keshtu si e di une atehere taksa ulet jo rritet per te gjithe ata qe vertiten tek pagat treqind mije deri ne nje milion leke.

Mos deshe te thuash qe ne vitin e dyte te mandatit, kur do ti duhet te rrise rrogat atehere do taksoje me shume rritjen apo e ke fjalen per te ardhurat e tjera ? smiley Po flasim vitin tjeter per kete, se kete vit e kane mire sipas meje e keq per nja dy copa ketu ne peshk. smiley

Une personalisht pres formalizim , pra te rritet nr i personave qe kane nje page. Nese kjo deshton i gjithe debati eshte vetem per vota.

P.S. Meta, ai hajni i 700 mije eurove, ishte shume i kerkuar sot ne festene PD-se.

Hesapin o komentus ti e kishe shkurt, si doktor Adhamudhi, rritet kafja, pi caj mali the.

Po sepse kafja ben keq per shendetin. Xhaegla banon ne Angli dhe e di te miren e pirjes se cajit.

Sikur po spjegonim pagat, jo rritjen e akcizes se kafese.

tani cdo qindarke rroge me shume se 30 mije lekshi, paguan jo 10 por 13%.
 

Qenkerke poet,por taksen progresive nuk ditke ta llogarisesh.

13% tatohet intervali nga 30,000 deri ne 130,0000

23% tatohet intervali mbi 130,000

Pra,nese rroga jote eshte 200,000 atehere tatimi yt nuk eshte 23% * 200,000

Tatimi yt eshte = 13% * (130,000 - 30,000) + 23% * (200,000 -130,000)

Do te rritet prap duhani, alkooli, nafta???
 

Hajde me shnet qeverine e re qe do ulte taksat per 95% te popullsise !!! 

Se mar vesh ku jane ulur taksat per 95% te shqiptarve smiley

30-130 mije leke 13% tatim 

Nga paga do zbritet 30 000lek per llogaritjen e tatimit, pika ku barazohen sistemet(i vjetri me te riun) eshte 130 000lek. Besoj se ka shifra qe 95% e njerezve kane page me te ulet se 130.000lek(900euro Pjer), dhe ne vleresimin tim shifra duket e pranueshme.

me 13% tatohet shtesa e rroges mbi 30,000 lek (jo komplet rroga)

dmth nese rroga jote eshte 100,000 leke atehere tatimi eshte 13% * ( 100,000 - 30,000 )

nese rroga jote eshte 1,000,000 atehere tatimi eshte 13% * ( 130,000 - 30,000 ) + 23% * (1,000,000 - 130,000)

Paga 130,000 eshte paga ekuliber per te cilen tatimi i sheshte 10% barazaon tatimin progresiv

tatim te sheshte , rroga 130,000 jep tatim = 10% * 130,000 = 13,000

tatim progresiv , rroga 130,000 jep tatim = 13% * (130,000 - 30,000 ) = 13,000

Per pagat nen 130,000 tatimi progresiv < tatimi sheshte

Per pagat mbi 130,000 tatimi progresiv > tatimi sheshte

Tani me thuaj ti , sa % e popullates kane rroge mbi 130,000 ?

Po nuk e kuton ti o Gjergj !!! S'e ke ate kapacitet, as ti, as ne te tjeret,  hahaahahahahahah 

Jo mo une kam nje vit qe po ju paralajmeroj qe kushdo te vije pas zgjedhjeve do shtrydhe njerzit.

Nen treqind mij lek asnje takse. Ktu rrezik futen mbi 50% e te gjith te punesuarve. Deri 1.3 milion 13%. Bisnezi vogel 7%. Shporta ushqimore 10%. Nona paskan qen. Ca premtun e bon. Epo ca doni me shum o milet i dru pas qafe?

koko i dashur te informoj se 30000 lekshi zihet bruto jo neto

bruto jane o gjergj , 

po pra..nuk jane 50% e rrogave ne shqiperi nen 30000 lek sic thote kokoja.. megjithse ku meret vesh cbehet ketu me privatn.. max 20% te rrogave jane nen 30000 lek BRUTO

max 40 % e gjithe rrogave jane poshte 300 mije bruto gjergj

 

Komshija ime denisa puno te i butik te 21shi. Nuk merr me shum se 250 mije. Shoku im ad boli puno te nje bilardo. Sma merr mendja merr me shum de 200. Motra adit daniela, kingja lagjes puno te nje parukeri te tirana re. Ma ka then ne konfidence qe i behen a si behen dot 300 ne muaj. Ja kshu jan shumica shqiptarve. 

Me kontrate dhe sigurime punojne keta miqte tend ??

Ku di un o gjergj. Punojn sic punon gjith dynjaja. 

epo mire shko intresoju dhe pastaj me thuaj.. se po mos te jene me kontrate dhe sigurime si te marin 20000 si 1 milion nuk i takson njeri. 

Ca thu o burre, Ku ka rroge shteti nen 300 mije leke ?? Dmth te githe buxhetoret do paguajne me shume.Do rritet nafta ma 100 leke, dmth trasporti e te gjithe gjerat e tjera se rritet kostoja. Rritet kafja, rritet duhani. Kshu me hamendje, me shume se 1 milion leke kosto per familje !! 

Ishalla studion per letersi antike greke!

marshallah

Po rrite taksen e benzines rrit dhe qmimin e biletes per fukarenjte

Pak po i rritka taksat , edhe dyfish ti bente nuk be ze askush....
Shqiptar hesapi.

+100

Seems logical... nuk kuptoj vetem diferencimin midis biznesit te madhe e te vogel si dhe taksen per kafe.

Shume e thjeshte. Biznes i vogel , le te themi vetpunesimin me xhiro te vogel vjetore, ndersa biznes i madh te gjitha ato qe nuk jane biznes i vogel.

Synohet rregjistrim dhe taksim i ndershem.

Pra, u heq taksen e regjistrimit te vegjelve qe te regjistrohen dhe i taton 7.5 perqind. Keshtu ben te mundur dhe sigurimet apo heqjen nga skema e ndihmes ekonomike. Poe bene ndershmerisht eshte ok.

Biznesi i madh deri tani paguante 10 per salen e 10 per lalen. Synohet 15 e cila nese do jete e ndershme, pra nuk do jete selektive eshte ok sepse biznesi nuk do jete me ortak me zyrtaret e shtetit. Gjithmone sic e thone se per ta zbatuar asnje nuk e di. Biznesi do dale ok keshtu, plus qe te mos harrojme qe ka dhe ndermarrje shteterore qe do tatohen me shume e qe jane e ardhur per buxhetin e shtetit.

Kafja?

Per cdo kg kafe paguhet takse ne perqindje dhe akcize ne nje vlere te caktuar. Kjo  dyta propozohet te rritet. Jane disa biznese kafeje qe kane qene nen kujdesin e "atyre" e qe e fusnin kontrabande. Tanime nuk do e fusin me ose do kete konkurence me te ndershme, gjithmone nese do e bejne si e thone.

Po sikur do uleshin per 95% te popullit, kafe, cigare dhe karburant keta 95% nuk perdorin ???!!!

Cigarja me alkolin ju bejne keq...

Edhe kafen rralloje se ben dem. Pi caj mali se nuk i eshte rrit akciza.

30-130 mije leke 13% tatim 

ktu mase do kishin bo mire ta lejshin 10%. Dhe at 3% t'ja kishin ngul atyne qe bojne me shume se 130 mij leke, dmth kush bo me shume se 130 mij lek te pagunte 26% dhe jo 23%.

A jemi komunist apo nuk jemi? Proletariati le te paguaj 10% (aq sa paguanin dhe ne kohen e Sulltanit) kurse borgjezia te paguaj 26% dhe te rri urte se ligji per konfiskimin e pasurive te patundshme gati e kemi!

Tja fusnim ruzhes thua tismiley

Pse jo?

Te qenurit borgjez ka pergjegjesite e veta (taksa me te larta). 

 

E vertete eshtesmiley

Ju lutmi shume ti rrisni cmimin edhe djathit kackavall, se kemi rob qe na kerkojne me sjell nga nji rrote kackavalli sa here shkojme e vijme ne Shqipni smiley

Morpo ça u bo? A u rikavren ato deftere a rikorde te tatimeve apo ncuq ?

95 % jane rikaver.

ta kishim ditur se do rriteshin kaq shume, do kisha planifikuar te shkoja per vit te ri ne Shqiperi smiley te bleja nja ca konjak e fernet smiley

edhe un, sikur te isha 20 vjec, do shkoja te jetoja plot me deshire atje, ne fshatn tone te bukur.

E ma men ket, Pjer?

Emo, kur ishim aksion ne gjimnaz mo, ne Lukove, na kishin vone me punu ke kodrat e agrumeve buze detit. Edhe kishim nje shok qe i ishte fiksu me rregullu njonen ke skuadra kundershtare. Edhe sa here dilshim ne pune, ky gjithmone i thoshte udheheqesit: "O udheqso! A te dal une atje ke ajo kodra tjeter (ku ishte nashnorja) Edhe nji-dy here mo, edhe i thote ky " po dhe ti mer, ci je qep asaj kodres!" "Vallai or ti udheqs" i thote ky "nuk i ndahem pa e bo pjellore si fushen". smiley

Po pareve qi kemi myll ne Banke a do na ja rrisin te vjelat?

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 3-mujorit të fundit remitancat janë ulur me 40%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. smiley

une vete pres komentin e ruzhes

Sekreti nuk eshte fare te te ardhurat personale, asgje nuk ndryshon aty, as per buxhetin e shtetit. Gjithe puna do luhet me TVSH-te e akcizat per mallrat e ndryshme, sidomos nafta e cila transmetohet te cdo lloj malli si pasoje e kostos se transportit. Te henen duhet te shkoje projekbuxheti ne parlament, atehere do e marrim vesh tamam nga do i nxjerrin 18 miliardet e famshme. 

p.s e gjitha kjo gjithmone duke supozuar se progresiviteti nuk do krijoje loopholes dhe incentiva per t'iu shmangur taksimit e te kthehet ne bumerang. 

p.s2 gjithsesi dikush duhet ti thote km qe buxheti nuk eshte si lhl-te, kjo lloj loje kukafshehti as nuk e nxjerr si hero ne fund, e as nuk e ndihmon ekonomine. 

Dmth ti Endrity po thua qe kjo paketa zyrtare nuk qenka ndryshe nga ajo qe u "leak" ne media para 3 javesh javesh e per te cilen Rama, Ahmetaj e te tjeret dolen e thane "eshte shpifje, trillim i PD-se?"

Nuk kishte qene asnjehere e tille, eshte thjesht puna qe vete qeveria eshte pak e pavendosur. Luan me taksat si me listen e deputeteve, deri ne sekond te fundit smiley

- Si te duket 15%?

- Eh, pse mos e bejme 13%?

- Ashtu thua? E mire e ke ti, se 13 eshte dhe numer fati ne Itali

Po salto e tatimit nga 13% ne 23% per ato qe kane me shume se 1.3 milion rroge nuk te duket absurde? Nga 1,2 milion ne 1,3 milion tatohesh 13 mije leke, ndersa 100mije nga 1.3 ne 1.4 e paguan 23mije leke, gati dyfishi. Padrejtesi me duket. Me gjithe kete evazion qe ka Shqiperia, po nuk u moren masa konkrete do te bien shume te ardhurat. 

E di kush eshte e forta? Te varfrit me kete taksim progresiv nuk do te fitojne asgje, sepse rrogat deri 300mije nuk jane tatuar as me perpara. Praktikisht per to nuk ndryshon asgje. Por nga ana tjeter, do te rritet duhani, alkooli, kafeja, karburanti. Perfiton shtresa e mesme, por mund te diskutohet me vone nese ky perfitim do te anullohet nga rritja e cmimeve te konsumit dhe inflacionit. Nese rritet karburanti, transporti do te kushtoje me shume, tregtaret do t'ja faturojne konsumatorit. Kush do te preket me shume jane pikerisht ato shtresat e varfra, qe pretendohet se nje politike sociale e majte do ti ndihmoje. 

Edhe ti e ke kuptu gabim.

Nga 0- 300 taksat zero,

Nga 300 - 130000 , 13 % e diferences

nga 1,3 deri 1,4 eshte : per deri 300 = 0, per 300 deri 1.3 13 % e diferences dhe per nga 1.3 ne 1.4,  23 % e diferences.

Korrektoje komentin.

Ah!!! Ket po kerkoja me poshte.

Nese eshte keshtu, per mu, maloren le ta fillonin goxha me perpara 1.3

 

"Korrektoje komentin." smiley

Po themi te njejten gje, se e njoh kete skemen. E kam fjalen per nje shtese ne rroge supozo 100mije, e cila tatohet ndryshe nese nisesh nga 1.2 apo nisesh nga 1.3. 

Po mos u ngaterro se eshte i thjeshte arsyetimi. Dif. 300mije deri 1.3 milion eshte tatim 13%. Pra nese ti ke rroge 1.2 mil dhe te shtohet 100mije, ti nga kjo rritje neto fut neto ne xhep 87mije. Kolegu jot, qe eshte me i zoti, me shume eksperience etj etj i cili ka rroge me te larte, zere 1.4 milion, supozo ka edhe ai nje shtese 100 mije, por kjo tatohet 23% dhe ai ndryshe nga ti, neto fut ne xhep 77 mije, pra 10mije me pak. Mua kjo diference 10mije nuk me duket e drejte.

 Tani po e kuptoj une pse humbi PD-ja. 

ok smiley 

Po sepse e padrejte eshte dhe taksimi 13 % per rritje rroge nga 300 ne 400, dhe zero % kur kemi rritje rroge nga 200 ne 300.

Po une jam idiot ! Bej mire t`ja them vetes here pas here. smiley

E kuptove me ne fund ku ta kisha fjalen. Mire. Dhe jo, s'eshte e drejte as ne rastin qe sjell ti si shembull.

Ore une i them vetes idiot qe merrem me ty se mos e more ndryshe. smiley

mire ok, rendesi ka qe u kuptuam (per miresjellje po perdori shumes) mgjs nuk mu duk se kerkova ndihmen tende smiley per batuta pastaj, snuk, nuk futem ne gare.

?

Kjo eshte skema apo jo?

ai qe bo 1.2, fut ne xhep 1.083, pra pagu total 9.75%

=300 +900*0.87

ai qe bo 1.4, fut ne xhep 1.247, pra pagu total 10.93%

= 300 + 1000*0.87 +100*0.77

E mire o mire.

Bej puf ti.

na hongri plepi...

O matematicien, lexoje ca thote. Ne 100 mijeshin shtese nga 1.3 ne 1.4 milion do paguaj 23 mije. Nuk po flet per pjesen tjeter. 

Hunter, maks maks, kjo taksa e re nuk kap as 10 000 njerez ne Shqiperi (se ka dhe nje problem tjeter, njerezit me burime te shumefishta te ardhurash nuk i kap dot me sistemin aktual). Me shume gjasa diku te 6000 eshte numri. Me duket e padrejte sepse godet jo parellinjte e vertete, po nje lloj klase menaxheriale profesioniste qe eshte krijuar ne vend. Nese qellimi eshte te godasesh pabarazine, vetem ate nuk ben. 

Po per mua nuk eshte fare ky problemi me i madh, se 30-40 mije leke me shume qe mund te paguajne ca edhe i perballojne. 

Problemet e verteta jane ato qe thashe: akcizat e tvsh-te, dhe mbi te gjitha, absolutisht kryesorja, eshte pasiguria qe krijon kjo lloj pasigurie te biznesi qe akoma dhe sot nuk di se ca taksash do kete duke filluar qe nga 1 janari. Pa e permend fare evazionin. 

Per keto burimet e shumefishta eshte akoma me komplikuar. Vetem nese fusin deklaraten e te ardhurave ne fund vitit. Por pastaj ke problemet tjera me rimbursime, parapagesa etj etj. Nje mal me probleme qe taksa e sheshte i eleminonte. 

Tjetra rritja e kostos se jetes si pasoje e tatimit indirekt. 

Tjeter pasiguria qe sjell amullia. 

Dhe problemi kryesor qe duhet perballuar, evazioni fiskal. Kush do te guxoje te kontrolloje biznesin e x apo y qe ka financuar filan deputet?

Jo thjesht ata qe kane financuar deputet, se deri diku kjo ka qene perhere. Por po rrite akcizen e naftes, nga 7% ne 17% sic po flitet, e kutpon ca incentive eshte kjo per te fillu kontrabande e evazion?

Prandaj nuk keshillohen sisteme te komplikuara per vende ne zhvillim, se nese USA etj kane probleme me loopholes te sistemit tatimor imagjo ca behet ne vende si puna jone. 

Nejse, presim te henen te marrim vesh tamam ca behet. 

Bingo. Kot s'kane thene ndonje i thinjur nga Cikago, pak rregulla, te thjeshta e te qarta. Ketu degjojme raste absurde evazioni, ( problemi nr 1) qe te tregoj histori (po qe edhe i di) qesh me te madhe.

Rrogat nen 30,000 tatoheshin me pare , nga tatimi perjashtohej vetem 10,000 lekshi fillestar.

Dmth nese rroga ishte 25,000 leke , atehere tatimi ishte = 10% ( 25,000 - 10,000) = 1,500 ALL

Dikur fanatic, se qeveria pati hequr fare tatimin deri 300mije leke. http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=... Kesaj kategorie (200mije njerez) nuk i ndryshon asgje, nga kjo pakete e re fiskale. Te pakten me taksat direkte, se me ato indirekte (duhan, kafe, karburant, alkool) tjeter pune.

Ca oshte kjo pakete me vetem 4 elemente , ene paqeta partizani kishte 18 cinare mrena. Po tatimi mbi te ardhurat ku eshte ketu? Keto me lart jane pjeserisht te rendesishme.

1) A ma shpjego dot njeri hapin e takses progresive? 23% eshte shabllon per pagat mbi 1.3 apo eshte 13% gjer ne 1.3 e 23% per diferencen mbi 1.3?

2) Nese do heqin biznesin e zi nga loja ( ate te kushurines se Jozefines, ose kushurinit te Rrylit, psh) biznesi do te marre vertet fryme lirshem!!!

Enderr eshte per shume sipermarresh qe ai biri kurves 100 metra poshte, te paguje taksa dhe detyrime te tjera si ata vete.

Si ketu o'Bama. Fillon me bracket me te ulet deri ne njefare niveli te ardhurash, pastaj diferenca e te ardhurave taksohet ne bracket tjeter, e keshtu me rradhe.

Per rrogat nga 30,000 deri ne 130,000 ---> 13% tatohet vetem shtesa mbi 30,000 leke (jo komplet rroga)

Per rrogat mbi 130,000 leke ---> 13% tatohet intervali nga 30,000 deri ne 130,000 dhe 23% tatohet vetem shtesa mbi 130,000 leke

Rroga 29,000 ---> tatimi = 0

Rroga 90,000 ---> tatimi = 13% ( 90,000 - 30,000)

Rroga 300,000 ---> tatimi = 13% (130,000 - 30,000) + 23% ( 300,000 - 130,000)

 

Sa shqiptare ka qe paguhen nen 300? Kurveri e madhe me duket te qahesh per nje 40 mijshe me shume te atij qe bo ke 1.5 milioni, nderkohe qe atyre te 300, pensionisteve te EPERM(se ka dhe nga ata qe marrin nga 70) i krijohet mundesia me ble nje buke me shume ne dite, per te ngop barkun.

 

Nuk eshte fare aty sekreti, kane per ta pagu cdo gje me akcizen e naftes. 

Pikerisht. Taksave te te ardhurave njerezit zakonisht jua gjejne dermanin. Por kur vjen te akcizat e shtuara automatikisht, ajo eshte ca me e veshtire dhe ka ndikim tek te gjithe, si ai qe ka Benz 500, te ajo qe merr autobuzin apo furgonin perdite. Sigurisht ka menyra per t'ja "hedhur" edhe akcizave (psh cigaret pa pulle) por eshte ca me e veshtire. Per mendimin tim modest.

Gjithsesi, per mendimin tim modest perseri, nje vend mund te kete ligjet me te mira, por varet si i zbaton.

ka impakt direkt dhe indirekt mor shok.

une sdi ta them, sa kohe, sjam ul te marr lapsin e ta llogaris, le qe sjam e sigurte nese di ti bej mire llogarite, plus ca varialbla ende jane te panjohur.

efekti real do shifet psh se sa gjera blen ne dyqan pastrusja ke puna ime me rrogen e muajit.

kur ta krahasojme ate pas 6 muajsh a nje viti me ato qe blen sot, atehere do flasim.

se mos harrojme qe nuk eshte puna ke akciza por tek evazioni, sa leke mund ti mungojne arkes se shtetit me ket formule.

une se di si i kane be hesapet kta.

per vete humb shume, dhe normal qe sme vjen mire, se dhe neve qe kemi njefaresoj rroge, spo na tepron asgje ne fund te muajit, por ama, do  me vije te shkul floket nese une do paguj me shume, dhe nderkohe te gjithe do jene me te paushqyer.

do rrojme e do shofim ti mre Bame

mjaft u pasurove ne kurriz te popullit. tun paret.

po ja mber daje do i tun.

se kta kane i formule te lezetshme mer daje.

se ti marrin me zor. nuk osht tatim  mbi te ardhurat mor cimo, se po ja boja hallall. eshte tatim mbi rrogen.

ta marrin me zor, ta mban skllavopronari direkt nga rroga se ska ka ja man, i vejne gjobe smiley

po ja bre, na i moren komunsitet para 70 vjetve na lane thate, sa fillum me vu pak yndyre, vijne e na i marrin prape smiley

kshu bohesh qytetare aktive, se der tashti nuk e rrujshe trapin, e hudhshe voten e bardhe

jo mer vlla me ngatrron, une skam qene e votes se bardhe
 

ne ktu na ma lagjia, shteti dhe obami atje lart m'federale, edhe s'bojm zo. 

smiley sa me ka dhimt ai X% i lagjes i shtum keto kohet e funit... Isha mesu rehat... rrofte konfederata!!!!!

smiley

Po kur te vene t'i rrisesh vete eshte gallate. Mblidhet kshilli i lagjes, vje shkolla (nje shkolle qe ka 6 nendrejtora ne payroll) fillon e ve alarmin: po s'u rriten taksat e shkolles se lagjes do hiqet qy program, qy aktivitet. Alarmohen familjaret, thu ti u katandis shkolla e lagjes ne shkolle katundi Afrike ku qerpiçi i mureve s'mban dot drrasen me ngjyre gri se e zeza ka ik nje shek me pare. Edheeee, ashtu te perlotur, votohet t'i rrisin. E n'fund perloten nga gzimi: ia arritem, programet shpetuan.  Mjeshtra.

aaaaaa po kur te te thone, ke von i tulle ke shpia, ke rrit vleren, ja te te rrisim edhe taksen e shpise!!!

Ps: peshku nga celi, ne mbledhje saks @ss...

Po kur ia ben tregu i lire buum dhe rritet vlera e shtepise e rriten taksat dhe kur ia ben tregu i lire baam dhe ulet vlera e shtepise po nuk ulen taksat. 

Ps: nga cel 2. 

Inshalla nuk ja shpje kush ne vesh Edit keto politika te drejta taksimi Amerikan! smiley

E more vesh qe sipas asave te matematikes se PD- dega peshkut, duhet me rrefuzu rritjen e rroges? smiley

Me cmeni peshku!!!

klithmat i nigjove mbi taksen e te ardhurava, dhe per te fola.

Edhe njehere per evazionin, nese do shtrengojne darat dhe do heqin keta plerat qe jo vetem nuk pagujne vet, por i heqin pune nga duret atyre qe pagujne dhe rrjedhimisht te ardhura shtetit, kjo do jete teper pozitive.

po bre po

ama ata pensionistet do ta kishin nje buke me teper,  me kollaj duke ju ul cmimet e ilaceve, qe i mbajne ne qiell hienat e tregetise farmaceutike, pa qene nevoja te mi marrin mua.

 

e i mbajne ne qiell hienat e tregetise farmaceutike,

Mos u merzit Ruzhe, mendon per pensionistet i jati i Tahirit (me te mirit).

tashti dhe ti gjembo mos e co maje me maje, se nuk ngeli kontrabanda ilaceve ke 2 qese qe fuste baba tahirit aman

Bah ju s'te lini vend aspak per...gjemba smiley

Meqe ra fjala, di njeri c'behet me ate ceshtje? Thjesht kurjozitet.

se di, nuk besoj se kishte ndonje ceshtje aty, thjesht pislliqet e Sales.

 

ej...sa u hutut mer, duni nai makin llogaritse a ca

paguni njerez dhe mos boni fjal hiç. spo na e var njeri neve knej qe pagujme sa as vet se dim.

se kush tha qe i bon dom biznesit se largohet .kot me pyt ku do ikin?çer qeka ky prodhim qe u boka nga biznesi shqiptar si na e lakmon dikush?paguni dhe kerkojini llogari shtetit se per çer do e perdori.

ore lere taxen, se taxes dhe vdekjes nuk i shpetojm dot !po me ate Gjiken ça u be do ta bejn kurban keto dite?

Shume e drejte po me duket mu ajo rritja total me 1% e 1.5-cave, dhe ulja me 10% e nen 0.3-shave?

Po per sistemin e pensioneve do flasim nje cike.. se po folem per ate e zgjidhim edhe punen e taksimit te punes.

Sa qindra mijera vende pune hapen me kete sistem te ri taksimi ?

Asnje sistem taksimi nuk hap e mbyll vende pune... eshte legjende e vjeter metropolitane kjo gje.

Thua ?!

Ne kete sistem te semure ekonomik kompanite dhe ndermarjet e medha dhe te fuqishme me bilance ne superaktiv ,fitojne me shume duke pushuar njerzit nga puna sesa duke prodhuar.. kane sistemet e tyre. Ketu hyn shteti jo ne fakti se ul apo ngre disi taksat mbi punen.

Jo.

Pergjigja e sakte eshte: 300 mije.

(sa vete merrnin pjese ne nje koncert epokal dikur smiley 

Po ta zbatojne Ceno, shume nga ata te te zezes, do ti fuse ne te bardhe, shume barkthare do sigurohen etj etj.

Don zoti e behet si thua se keto robet se bejne...

Ore komunist si mua qenke dhe tismiley

.....paguni njerez dhe mos boni fjal hiç

..si domos ata te votes se bardhe thuj, qe u merziten duke pa Salen ne TV me pre shiritat e rrugeve te reja e duke rrit rrogat e pensionet vite per vite nga 5%.Rritje rrogash e pensisonsh harojeni sa te jene keta ne pushtet,shikoni dinamitin e Tahirit dhe mustaqet e atij tipi nga tepelena ne TV   dhe hani rrokun e nocit  per fund viti smiley

Sa do te kontribuoje ne rritjen ekonomike ky sistem i ri taksash ?!

Sapo degjova opinionin e fevzos... Perveç Rushajt, Gjergj Filipit dhe Malajt, te tjeret benin vetem zhurmuesin... Thelbi ishte... nuk ka rendesi llloji i takses, po e rendesishme eshte mbledhja e tyre dhe me pas mireadministrimi, pa te tjerat jane pordhe me rigon....

..ky ndryshim i systemit te taxave eshte thjesht veprim  politik i PS ,nuk ndryshon fare niveli i te ardhurave por vetem menyra rishperndarjes se tyre.Ne kete duhet futur edhe kostua per keto dryshime qe nuk eshte e vogel dhe efekti psikologjik per rritjen e tatimit te fitimit per komp. e huaja,te cilat edhe kane shire deri me sot.

Jo i dashur Kapo se te ardhurat per shtetin rriten me kete sistem taksimi.Me keto te ardhura nuk do behen investime publike po thjesht do shkojne per te paguar borxhet qe kemi mbledhur ne keto 20 vitet e fundit.

Fuqia blerse e Shqiperise brenda 2-3 viteve do kthehet njesoj si ne vitet 90-93

e pse mendon keshtu...???

 

E di ti qe shumica e familjeve ne Shqiperi ha mish vici 2-3 here ne muaj.

nga kashta njerezit duken te mireushqyer atje ..

e sa per kete mire bojne se ka dal se mishi i kuq bo dom, le te blejne krahe pule e kofsha pule se bo mire mishi i bardhe... e po ju merzit, te hudhin rrjetat ne lume e te mesojne te kapin peshk...

ps

mungesen e mishit te viçit e zevendesojne me plonca dhe me kukurec se jon mo lire, e ne fund e myllin me korzat e barkut te bagetise...

Ah mer Gjergj, sa keq qe i lexo shifrat....

Po as pula spo hane me se vajten 3000 kilja

epo tani ka met vetem me ja fal praaa... ja edhe ket qe kishim ne dore ja bome... jua shtum rrogat me taksimin e nershem... tani ka met vetem me i qeras me mish pule apo mish viçi dhe me ja çu neper shpija...

Kujt ja rritet rrogen mosmiley

Milet i mrapsht. Ulen taksat thone pse u ulen. Ngrihen thone pse u ngriten. Mireja u paska ber ver hoxha qe i ka shalu mdru se smarrin vesh me te mire. 

U RRIT ULJA=U UL RRITJA..

Keta po loznë me KAFEN,

buken e popullit smiley

Sa shpejt e harruat çikoren!

Ma more nga goja. Do thoja qe ja do kthehen te cikorja perseri. Eh si ka qene ajo kafja 600-ce me guricka...

Situata financiare e mbi 85 perqind te familjeve shqiptare eshte dramatike.Dhe tellallet e "salibollekut" vajtojne fitoren e te majtes! Per mendimin tim barra e borxhit do ti zere frymen permiresimit te gjendjes.Biznesi eshte ne borxh paralel, ne renie, ne asfiksim.Shifrat e paketes fiskale jane ne perputhje me premtimet, por une nuk mund te besoj se ato shifra do te mund te kthehen ne arketim paresh prej biznesit.Arketimi nuk do te shkoje me shume se 30 perqind....!
Kodi penal duhet are me syrin qe nje qeverisje e cila e le vendin ne kete shkale shkatrrimi financiar dhe te provuar prej shperdorimeve te bera si Imami, jozefina ( 900.000 USD per udhetime e xhiro me motorkros ne Dubai) e gjith shpura e familjes, te shkojne ne burg !

Shume llafe dhe asgje konkrete. Une mesatarsht ne nje muaj fus ne xhep rreth 3 milion leke te vjetra. Dhe kokretisht 300 mije leke i kam nga puna e perhereshme ku me paguhen edhe sigurimet shoqerore dhe shendetesore. Pastaj rreth 500 mije leke i mar nga qiraja e nje mbienti tregetar, rreth 300 mije te tjera  nga ineresat ne bonot e thesarit dhe llogarite e kursimit, 500 mije leke ne muaj  por vete per 9 muaj i marr nga mesimdhenja ne nje universitet privat, aktivizohem shpesh here si konsulent neper OJF - ku paguhem me honorare qe mesatarisht me shkojne tek 600 mije leke ne muaj. Dhe se fundmi aktivizohem ne nje band muzikore te pakten 3 here ne muaj ku mare minimumi 300 mije leke dhe maksimumi 1 milion leke. 

Tani me keto regullat e reja sa i bi qe te paguj una? 

tani per aheng, duhet t'jesh i pershtatshem. Kur vjen puna te edukimi i brezit t'ri, kjo shpjegon shume gjera, berber

Persa i perket konkurenshmerise se ekonomise pas ketyre taksave, ne lidhje me rajonin, padiskutim qe ulet.

Persa u perket lekeve ne xhep, bejme nje llogari te thjeshte.

Nje makine private ne Shqiperi ben mesatarisht (pak me thene) 1000 km ne muaj.

Harxhon mesatarisht 70 lt ne muaj.

Rritja nga akciza 10X70= 700 lk (te reja ne muaj)

(Llogari e trashesmiley Nafte+alkol+cigare=1000 lk (te rinj) ne muaj X 12 muaj= 12000/vit SHTESE.

Flm per uljen e taksave 95% te popullsise. See u next year!

Gjate perllogaritjes te taksave qe me prekin direkt, dola ne rezultatin qe une perfitoj te ardhura nga ky lloj taksimi. Faleminderit QEVERI, por duke shikuar se do rritet aakciza e naftes (po marr vetem nje element) me del qe 99% e sherbimeve apo mallrave do ti rritet kostoja.

Ne fund dola ne perfundimin qe nuk fitoj asnje gje sepse mallrat dhe sherbimet do me kushtojne me shtrenjte. E thene thjesht (banalisht) nese deri tani me rrogen time kam blere x sherbime dhe mallra, me taksimin e ri prape do mund te blej vetem te njejtat gjera.

Ku eshte perfitimi ketu???!!!

ne momentin qe futesh ne marrveshje me fmn per te subvencionu buxhetin, nuk ke rrugdalje vec nji politike shtrenguse fiskale. Ndryshe fmn-ja nuk begenis me u mor me ty. Kshuqe cdo vlersim i coroditur per deficit ne buxhetin aktual, njehere mbi 63% e pastaj ne 72%, kthehen ne nji bomerang per vete qeverine. FMN ka per te pa me dyshim cdo vlersim qe i ofrohet dhe normal qe do veproje me kujdes per cdo kredi qe do japi. Kujdes qe perkthehet me implementim masash si kto me lart (rritje taksash, ngrirje pagash ne sektorin shtetror etj)

Une them do zoti bejme marreveshje me fmn. Si ti fut kembet ne nje kepuce fmn, s'e ben askush.

po pra. Une mund ta kuptoj pozicionin e qeverise me u detyru me hy ne marrveshje me fmn nga e keqja, po kta qe e trumbetojne si sukses dhe arritje, ma heqin trurin.

me pagu bereqet eshte edhe modasmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).