Tema e protestave kundër armëve kimike vazhdon të ketë një farë jehone, por duket sheshit se ajo po zbehet shpejt, veçanërisht në mediat televizive dhe shtypin e shkruar të vendit tonë dhe, ç’është më e keqja, duke u keqinterpretuar edhe kur rimerret. Protestuesit kanë heshtur tashmë. Shumica e tyre janë strukur në shtëpi apo në foletë e blogjeve të internetit, kurse organizatorët ambientalistë apo ata të AKIPI-t nuk dihet se me çfarë merren tani në zyrat e tyre të vogla. Si rëndom, skenën e opinionit publik, veçanërisht atë mediatike, e zaptuan përsëri manipuluesit e përhershëm të statukuosë: ata që natë e ditë, ditë e natë merren vetëm me akuza të ndërsjella për të na provuar se kush është më i keq Berisha apo Rama, Rama apo Berisha apo Ilir Meta.

Kur bie fjala për protestën, bie në sy se mjeshtrat e maxhorancës nuk kanë shumë qejf ta përmendin atë. Por, kur shtrëngohen, përdorin shpesh shprehjen “menaxhim i keq” që solli “panik”. Pra, me demek, të kapur në befasi nga armiqtë e popullit, që ishin “ekspertët e rrugës”, njerëzit i kapi paniku. Disa të tjerë, po nga kjo llogore, vënë në dukje faktin se sa e qetë, paqësore, ishte protesta – në sajë të ekipit të ri që na ka ardhur në pushtet. Andej nga llogorja tjetër, ndërkaq, askush nuk guxon të merret me faktin se Berishën dhe Bashën protestuesit i përzunë. Madje, disa syresh, të sigurt se s’ka asgjë tjetër përveç tyre në horizont, kanë filluar të fërkojnë duart e të thonë se edhe pak e, me këtë kryeministër që bën gafa kësisoj, atyre do t’u duhet t’u kthehen shpejt karrigeve që s’u ka dalë akoma era e korrupsionit të tyre. 

Ndërkaq, janë duke u shuar edhe debatet pa fund midis tri kategorish proamerikanësh, që mbushën mediat ditët e para pas protestave: proamerikanët e maxhorancës që na thanë se ky refuzim i gabuar na prishi shumë punë dhe ishte diçka e pafalshme për ata që e nxitën, proamerikanët e opozitës që na thanë se amerikanët nuk kishin faj në këtë punë, se fajin e kishte Edi Rama që iu ofrua atyre me vullnetin e tij për të marrë ndonjë çmim apo ftesë në Shtëpinë e Bardhë, si dhe proamerikanët që na thanë se ky refuzim nuk na prishi punë me amerikanët. Me mesazhin e John Kerrit për 28 Nëntorin, duket se u ftillua edhe kjo punë. Çdo gjë do të shkojë si më parë, për bukuri, ashtu siç kërkojnë edhe mjeshtrat e statukuosë. Amerikanët shohin te klasa jonë politike, si në maxhorancë edhe në opozitë, partnerë luajalë, ashtu sikurse ne shohim te SHBA mikun e madh. “Rroftë udhëheqja jonë e lavdishme!” “Rroftë miqësia shqiptaro – amerikane!” “Miqësia – garancia!” “Rrofshin festat e 28-29 Nëntorit!”.

Në këtë atmosferë festive, deputetët e të gjitha palëve aprovuan me unanimitet rezolutën e paraqitur nga llogorja djathtas, që kërkon dhënien e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Europian.  E meritojmë, posi nuk e meritojmë, me këta burra fantastikë që kemi në krye të vendit. U harrua edhe shumëkatëshja që na ka vjedhur deri edhe detin për të cilën akuzojnë njëri-tjetrin. 

Ndërkaq, duket sikur askush nuk do t’i përmendë e analizojë fishkëllimat dhe dëbimin e Berishës, Bashës e Ilir Metës nga protestuesit dhe as zemërimin e tyre të pafund ndaj Ramës. Mjeshtrat e statukuosë na thonë: tani që ju doli paniku, kthehuni e rrini para televizioneve tona e ndiqni komedinë e trushpëlarjes që ju bëjmë ditë për ditë, duke ju treguar se kë duhet të votoni në zgjedhjet e ardhshme – koalicionin PS-LSI apo atë PD-LSI – sipas radhës gjithmonë, me rotacion, sepse jemi një vend demokratik si gjithë të tjerët. Si intermexo mund të ndiqni ndonjë takim të udhëheqësit të lavdishëm të maxhorancës me shkrimtarët dhe artistët, – kujdes, jo në Lidhjen e Shkrimtarëve as në Galerinë e Arteve, por në Kryeministri, – apo ndonjë refleksion në facebook të udhëheqësit historik të opozitës që tallet me piktorin e dështuar. Dhe për çdo rast ekstrem, si ai i armëve kimike, mos harroni se kemi Ilir Metën që i qetëson gjakrat duke u kujtuar ekstremistëve të të dy anëve të mos shkojnë shumë larg se po iu hapën petët lakrorit, s’ka qen që ta hajë më atë.

Mirëpo mua më duket se këtij lakrori i janë zbuluar petët keqas tashmë. Dhe protesta e provoi këtë. Flaka e saj hodhi një dritë, që ndriçoi disa të vërteta, që s’mund t’i fshehin dot dritat e ekraneve dhe faqet e gazetave të llogoreve. Ajo tregoi zemërimin dhe mllefin e madh që ekziston ndaj kësaj kaste në pushtet. Ata që flasin për panik, duan të gënjejnë veten. Ajo që ndodhi nuk ishte panik, sepse paniku nënkupton një situatë ku njerëzit ikin me vrap për t’i shpëtuar një rreziku. Kurse njerëzit u mblodhën, sepse ndjenë sigurisht një frikë, por edhe sepse ndjenë një  zemërim të madh. E vërteta është se ne u ndjemë të poshtëruar pa limit; dy herë të poshtëruar, shumë herë të poshtëruar – prandaj dhe të zemëruar. Në thelb, zemërimi u ngjall pasi donim të ndiheshin të barabartë në dinjitet me të gjitha shtetet e këtij rruzulli dhe me të gjithë individët e tij. Donim të ndiheshin të barabartë me norvegjezët, me turqit e të tjerë, qeveritë e të cilëve i thanë “jo” me shumë lehtësi asaj aventure, pa i shtrënguar qytetarët e tyre të dalin në protesta. Ne u ndjemë të poshtëruar, prandaj dhe të zemëruar, pse u paraqitëm, si gjithmonë, të gatshëm për t’u kthyer në kosh plehrash; por edhe pse dëgjonim të na thuhej, nga të ashtuquajturit miq apo partnerë: ju mund të keni goxha përfitime nga kjo punë, duke nënkuptuar atë që s’na e thoshin drejtpërdrejt: pse tregoheni edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë; përderisa nuk jeni në gjendje të punoni e të ndërtoni një ekonomi të shëndoshë me bujqësi e turizëm dhe agroturizëm, të jetoni thjesht dhe me nder në një vend të pastër, pse nuk e pranoni këtë ofertë që mund t’ju ndihmojë të pastroni edhe haletë tuaja që nuk jeni në gjendje t’i pastroni vetë? Shikoni si jeni katandisur dhe ulni kokën, merrini ato para dhe filloni punoni; më mirë kjo punë e ndershme me maskat e gazit në fytyrë, sesa me maska grabitësish, hajdutësh e trafikantësh – siç e keni mbushur vendin. Tek e fundit, edhe po vdiqët ca vite më parë nga kanceri apo nga ndonjë shpërthim aksidental, nuk u bë kiameti. Pse ç’e dini veten, mos pandehni se jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj vlen sa ajo e qytetarëve dhe fëmijëve amerikanë? Harruat se si jeni mbytur me gra e me fëmijë në ujërat e Adriatikut e Jonit për të shkuar të punoni si shërbëtorë. A nuk e shihni se po vriteni përditë rrugëve, ngaqë as dini t’i ndërtoni, as dini t’i ngisni makinat si njerëz normalë? A nuk e shihni se thithni në qytetet tuaja një ajër, që është njëqind herë më keq se helmet e Asadit?

Njerëzit u zemëruan pra, edhe sepse ndienin një të vërtetë në këto “argumente”, por edhe sepse jo çdokush pranon ta identifikojë veten me llumin e këtij vendi dhe, mbi të gjitha, sepse këtë racizëm e poshtërim e ndiejnë se u vjen nga kasta në pushtet, mjeshtrat e statukuosë, që prej kohësh e kanë ndarë këtë shoqëri në capak, ata, që, me demek, do të hyjnë në histori e do të pasurohen për shtatë breza dhe në shumicën idiote dhe injorante që thjesht duhet të shërbejë si masë skllevërish, që duhet të punojë për pasurimin e tyre e për të ngritur piramidën e varrit të tyre.

E pra, problemi është se zemërimi i protestave të nëntorit duhej të mbahej gjallë për t’i kërkuar llogari kësaj kaste, që na ka sjellë në këtë gjendje ku thuajse përditë ndodhin skandale për të cilat njerëzit thonë: kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë. Sepse ndërkaq nuk vonuan poshtërimet e radhës, nga ato që ndodhin vetëm në Shqipëri. Paçka se jo aq të rënda sa sjellja e armëve kimike, ato janë të tilla që duhet t’i mbajnë njerëzit në rrugë. Ja shikoni kronikën e vetëm dhjetë ditëve të fundit: në burgjet tona të sigurisë së lartë të burgosurit mbajtkan brenda deri edhe kallashnikovë! Ndërkaq mjeshtrat  e statukuosë grinden se policët e kujt i kanë futur: ata të këtyre apo të atyre? Prokurorët e gjykatësit rrjepin njerëzit me shifra marramendëse të hollash për t’u dhënë fajësi apo pafajësi – aq sa sot thuhet se të vetmit milionerë të vërtetë, nga ata që kanë para dhe jo borxhe në Shqipëri, janë prokurorët e gjykatësit – dhe njerëzit janë të detyruar të dëgjojnë mjeshtrat e statukuosë se kush i ka emëruar, këta apo ata. Dhe ja një skandal mbi skandalet: jemi i vetmi vend në botë, ku edhe kompanitë ajrore bien me rënien e qeverisë. “Belle air” grabit pasagjerët (janë afro 54 000 thotë media) në mënyrën më të paturpshme duke shitur bileta edhe disa orë përpara shpalljes së falimentimit dhe njerëzit nuk dinë se çfarë të bëjnë: janë grabitur, janë poshtëruar dhe s’kanë ku kërkojnë të drejtën e tyre. As emrin nuk ia dinë pronarit apo pronarëve, sepse nuk dihet se kush politikan fshihet prapa, por edhe sepse, me shumë gjasa, kanë korruptuar tërë gazetarët me fluturime gratis, siç thuhet se kanë bërë edhe për të sjellë votuesit e atyre që qenë deri dje në pushtet. Askush nuk arrestohet si përgjegjës për këtë megavjedhje. Dëgjojmë vetëm grindjen midis mjeshtërve të statukuosë: këta që na thonë se kjo ishte kompani e atyre dhe ata që na thonë se e falimentuan këta për të ngritur kompaninë e tyre.
Nesër prisni skandalin tjetër poshtërues dhe spektaklin tjetër  me akuza midis këtyre dhe atyre.

E pra, kush ishte në protestë dhe ka mësuar ndonjë gjë prej saj – e, sipas meje, mësimi kryesor i saj ishte ai se i duhet dhënë fund nënshtrimit ndaj të keqes me shprehjen: këtë/këta meritojmë ne – duhet të nxitojë të mbledhë thëngjijtë e zemërimit që kanë mbetur ndezur të saj për t’i dhënë nismën një lëvizjeje që duhet të synojë t’i japë fund këtij poshtërimi tonë të përditshëm.

121 Komente

Falemnderit, Shvejk.

Por edhe me falemnderit sikur keto gomarlleqet e perseritura deri ne lodhje te Lubonjes t'i sjellesh ketu nje po, nje jo.

p.sh   te marte, te enjte, te shtune.   orar zyrtar,  gjate kohes   pritje populli 12-3..smiley   ose ndryshe: Lubonja time..smiley

ka patur vite te lubonjes,

por kohe te tij nuk pati kurre

Dhe ja një skandal mbi skandalet: jemi i vetmi vend në botë, ku edhe kompanitë ajrore bien me rënien e qeverisë. “Belle air” grabit pasagjerët (janë afro 54 000 thotë media) në mënyrën më të paturpshme duke shitur bileta edhe disa orë përpara shpalljes së falimentimit dhe njerëzit nuk dinë se çfarë të bëjnë: janë grabitur, janë poshtëruar dhe s’kanë ku kërkojnë të drejtën e tyre

..ke haru qe  ne pallatin e Mbretit Rama kercen Napolonin , smiley 

Ajo tregoi zemërimin dhe mllefin e madh që ekziston ndaj kësaj kaste në pushtet......smiley Po thuaj njehere te vetmendaj PK te Reformuar te Berishes !

duhet të nxitojë të mbledhë thëngjijtë e zemërimit që kanë mbetur ndezur të saj për t’i dhënë nismën një lëvizjeje....smiley

Jepini nje Parti se do iki nga kjo Jete me keto fraza qe as Babasqapi nuk i perdor me! Po ky e  lexoi qe antikomunistet kercenojne po u tregove Foton e Enverit . Thuhet Neobllokmenet tani Kini ik Ju smiley

Ky mire ben qe e lexon PPU se duket qe eshte kunder POETIT smiley ose fatakeqit te LefKOPESE ...po mesohu o mavri qe Ujet Rrjedh se po ndenji ne vend Qelbet ! Ja dhe Poeti smiley i LefKOPESE psh kercenoi sa kercenoi me "rrembeni armet " e pa qe nuk ju pergjigjen iku ! Nderro Istikam se gjoja eshte shume e levizeshme .....psh sikur te thoje 

Perse nuk e arrestojne Berishen dhe Topallin ?

 Situata ne vendin tone eshte si lufta e ftohte; askush nuk guxon te beje hapin e pare sepse do kete pasoja juridike.  Nuk duhet te harrohet qe nje perqindje e larte e politikaneve tone te dashur jane tmerresisht te korruptuar. C'est l'Albanie!

Ne fakt djema, ky falimentimi i Belle air-it sikur me ngjalli nje dyshim, se; pse duhej te falimentonte tani, kush e shtyti/cyti ne kete gjendje. Mos valle po perseritet historia e maparshme, ku bizneset qe mendohen se anojne nga nje parti (dikur ne pozite e sot ne opozite) ,  u vihet shkelmi. 

Lexova diku por nuk me kujtohet kush e kishte shkruar: "çdo 8 vite, shqiptaret jane te detyruar te paguajne per piramiden e rradhes."

O Pierr se ti ndonjehere ja fut kodra mbas bregut. Ku e pe ti se qeveria e falimentoi Belle Air? Nese ke info na i thuaj dhe ne qe te sqarohemi. Mendimi im eshte qe vete kompania, sepse i vdiq babai, kerkon te largohet nga biznesi, por ne nje menyre qe te shpetoje paq pa shume deme. E kesisoj perpiqet te sajoje nje bicim falementimi. 

Une nuk pashe asigjo, se ku ta shoh une ketu 2000 km larg. Une thjesht shpreha nje dyshim, nje shqetesim, dhe me duket se kam te drejte, apo jo. 

Po ti hem nuk shef nga 2000 km larg, e hem te duket drejt!!!

PF, une thashe qe kam te drejte te shpreh mendimin smiley pastaj nese kam te drejte apo jo, e vendosin te tjeret apo faktet , nese dalin smiley

U zemrum pra mo. U nxefem. Thym pjaten.

Tashi puç-puç.

Ore mos valle ky shvejku eshte Lubonja dv.... se te gjitha artikujt e Lubonjes vetem ky i sjell...

 

smiley Nuk eshte cudi jo..

ndoshta, se nuk merr pjesë as në muhabet... smiley

Lutja e perditshme administrates.... mos na e sillni mo Lybonjen ktu

Zemerimi i peshqve dhe rojet e statuslubonjes...

Ky i bo dhe te gjata!!!

Statukuo thote i knushmi i tv klanit smiley

mo keq se mu e fol dhe e shkru shqipen ky profesorissimua

se ka fajin qeveria jo...

Nuk po kthehesh tek koha e xhaxhait, asgje nuk po i imponohet askujt.  Kooperativa eshte nje sistem i perdorur kudo neper bote ( nuk e ka shpikur Enveri ate) sidomos ne vende te vogla siç Shqiperia. Ky eshte nje projekt shume i mire dhe shpresoj qe do realizohet dhe jo te rrije ne listen e gjerave per t'u bere. 

Anomali shqiptare. Nje qeveri e djathte qe rrit paga e pensione, nje qeveri e majte qe shkurton taksat dhe takson fshatarin.

Hajde gjeje kush eshte komunisti pastaj!

 Zemërimi i njerëzve dhe mjeshtrat e.....,  Status.Quo

smiley

Po ' you're in the army now' keta e kendonin?

PO.  bashke me kete me siper, dy hitet me te njohura te status quo!

Kur ke vella te madh di kenge me ushtri,sheh filma me vandam,luan poker dhe kumar ..smiley me nje llaf stervitesh per jeten

nuk mendoj se e  ka pasur  vellai i madh ''fajin'' per te gjitha keto menxyrasmiley,  por kushtet  ne shtepi.. dmth kshu eshte kur nuk ke dhomen  tende, TV tende, radio cd tende etj..  vellai i madh, si me i madh,   thjesht abuzonte  dhe vendoste  me dhune status quo-nesmiley   e shijeve te veta  muzikore, filmike etj

smiley sa gati I ndenje justifikimit.

po kam qene vet dikur (dhe jam akoma xhanem por ne kushte te tjera tashme )  vella i madh dhe e di si funksionon..smiley

une jam per proteste paqesore. kush nuk do lubonjen, nuk e lexon. lubonja dhe administrata nuk detyron njeri me e lexu. smiley

Eeee, kshu qe thu ti Toso! Kshu.

po c'na thu naj te re tjeter. ata rob si i ke? me shnet e kuvet si je? koha ju ka majt naj cik? 

At cope gru si e ke? Ata kalamoj?

2 gra jetojne pa cati ne mes te Tiranses (74 vjece njera 52 tjetra). 1 tjeter e moshuar humbi jeten nje muaj me pare ne qiell te hapur. 4 veta u plagosen dje ne Tirane, 2 te tjere humben jeten sot ne aksident rrugor. 7 kriminele u arratisen nga burgu i sigurise se larte nje jave me pare, 73 minatore ndodhen ne gjendje te renduar ne greve urie.

Bilanc tragjik dhe skandaloz per nje qeveri ne vetem dy muajt e pare. Por ne te njejten kohe kemi siguruar rimodelimin e zyrave ministrore.

O Goni,

dukesh amator perkundrejt profesionisteve te kalibrit poeti pshemull... i fut dhe nje shteti ka rene ne fund edhe shah mat...

Po cke bre cuuno qe po rri te cesmja

kom hallet e mija me ka hum qeleshja

O Mari Mariaaa, faqet me nishona

 

 

 

ndërkoh dogana doli nga gropa

ca thote mo? invalidet vitin tjeter? si?

Shteti na preu buken e gojes.

Sipas Prizrenit dhe Omurit, shteti mund të realizonte mbledhje parash duke mos shpërblyer administratën shtetërore, por duke u mbajtur lekë nga pagat administratës dhe deputetëve, të mund të realizohej dhënie e ndihmës ekonomike për këto shtresa në nevojë.

te pakten mos u mundoni te mbuloni mootin qe bete ju me keta invalide dhe t'ja faturoni qeverise se sotme... te pakten per gomarlleqet qe keni bere vete, kini miresine te mos ja faturoni te tjereve....

Ca bome ne qy prej ne maje te Amerikes mer Alidems?

Jalla opa ribidibidibidopa. E kush e bo haremin e kush e bo haremin.

Njerezit aq kane ne dore. Treguan qe jane te gatshem. I takon politikes te zgjohet. Opozites aktuale te rinovohet dhe te perdore nje skeme te re, nje model qeti perfaqesojne interesat e atyre njerezve. Ose te lind nje force e re politike, qe te jete ne gjendje te terheqe rreth vetes duke ju pershtatur nje shoqerie te re, e cila fatmiresisht nuk eshte me shoqeria e post '90. 

p.s. Lubonja jo njehere, se pervec se i shkolles vjeter, eshte dembel smiley

la seconda che hai detto. pa ose.

Ajo që ndodhi nuk ishte panik, sepse paniku nënkupton një situatë ku njerëzit ikin me vrap për t’i shpëtuar një rreziku. Kurse njerëzit u mblodhën, sepse ndjenë sigurisht një frikë, por edhe sepse ndjenë një  zemërim të madh. E vërteta është se ne u ndjemë të poshtëruar pa limit; dy herë të poshtëruar, shumë herë të poshtëruar – prandaj dhe të zemëruar. Në thelb, zemërimi u ngjall pasi donim të ndiheshin të barabartë në dinjitet me të gjitha shtetet e këtij rruzulli dhe me të gjithë individët e tij. Donim të ndiheshin të barabartë me norvegjezët, me turqit e të tjerë, qeveritë e të cilëve i thanë “jo” me shumë lehtësi asaj aventure, pa i shtrënguar qytetarët e tyre të dalin në protesta. Ne u ndjemë të poshtëruar, prandaj dhe të zemëruar, pse u paraqitëm, si gjithmonë, të gatshëm për t’u kthyer në kosh plehrash; por edhe pse dëgjonim të na thuhej, nga të ashtuquajturit miq apo partnerë: ju mund të keni goxha përfitime nga kjo punë, duke nënkuptuar atë që s’na e thoshin drejtpërdrejt: pse tregoheni edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë; përderisa nuk jeni në gjendje të punoni e të ndërtoni një ekonomi të shëndoshë me bujqësi e turizëm dhe agroturizëm, të jetoni thjesht dhe me nder në një vend të pastër, pse nuk e pranoni këtë ofertë që mund t’ju ndihmojë të pastroni edhe haletë tuaja që nuk jeni në gjendje t’i pastroni vetë? Shikoni si jeni katandisur dhe ulni kokën, merrini ato para dhe filloni punoni; më mirë kjo punë e ndershme me maskat e gazit në fytyrë, sesa me maska grabitësish, hajdutësh e trafikantësh – siç e keni mbushur vendin.

smileysmileysmileysmileysmiley

smiley smiley smiley smiley smiley

kur e meriton, e meriton.

 ju mund të keni goxha përfitime nga kjo punë, duke nënkuptuar atë që s’na e thoshin drejtpërdrejt: pse tregoheni edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë; përderisa nuk jeni në gjendje të punoni e të ndërtoni një ekonomi të shëndoshë me bujqësi e turizëm dhe agroturizëm, të jetoni thjesht dhe me nder në një vend të pastër, pse nuk e pranoni këtë ofertë që mund t’ju ndihmojë të pastroni edhe haletë tuaja që nuk jeni në gjendje t’i pastroni vetë? Shikoni si jeni katandisur dhe ulni kokën, merrini ato para dhe filloni punoni; më mirë kjo punë e ndershme me maskat e gazit në fytyrë, sesa me maska grabitësish, hajdutësh e trafikantësh – siç e keni mbushur vendin.

shih shih, di edhe nga keto tosja. cfare ka jo te vertete ne keto qe po i hedh poshte a priori me metoda prej llafazaneje katundi, mor derdimen! cfare nga keto eshte e pavertete? gjidi skuth!!!

cfare leshin do pastroje Norvegjia, mor harramsez! sa te digjet barku per Shqiperine ty, mor maskara, kete e dime shume mire. 

Po mire, ja ka plasur ky skandali ne Pallatine Drejtesise( vidio e Fix Fare). Keta thengjijte e mbuluar si Sazani, Zirkoni , avokati me fame ballkanike  Gonxhaj, aleanca kunder plehrave, aleanca kunder LHL,  perse nuk u fryn pak Lubonja dhe te ndezin zjarrin e zemerimit kunder korrupsionit dhe plehrave ne sistemin e drejtesise?

 

Sepse mes nje drejtesie te korruptuar dhe nje drejtesie te politizuar, 1000 here me mire e para. Kete gje njerezit, per eksperince nga e kaluara, e perceptojne instinktivisht. Per te njejten arsye me mire nje politike e korruptuar se nje boshllek politik.

ca flet ky pall mer?

o hunderr ca je tu thone o nish?

si mund te realizohet boshlleku politik? une per vete nuk e shoh te nevojshme te me perfaqesoje dikush ne parlament a qeveri. e per me teper qe vendos me seren e tij, pa me pyetur mua, sa e si do shperblehet nga puna ime. me pak fjale: sistemi i sotem politik eshte parazitizem,

Kaosi i 97 eshte boshllek politik psh me gjithe pasojat. Jam dakort me ty kur thua qe nuk e sheh te nevojshme te te perfaqesoje kush, por praktikisht eshte e pamundur. Problemi pastaj lind, se politika, shteti akumulon teper pushtet, pertej atij pushteti qe i delegojme te ushtroje ne emrin tone, dhe kalon ne abuzim me pushtetin. Per kete bota e civilizuar pervec institucionit te votes, ka ndertuar institucione te pavarur qe kufizojne pushtetin politik, qe zgjedhim me voten tone.

@ effkey, nuk merrem me ty.

97 vec boshllek politik nuk ishte. ishte politike e armatosur.

organizimi i shoqerise ne forma te tjera eshte gjithmone i mundur nese duam. ceshtja eshte a duam? smiley

97 ishte aventurizem politik, injorance totale ne politike berje! 

pytja me e sakte do ishte,a na lejn?

kush nuk na len?

Kemi ide te ndryshme per boshllekun ne kete rast. Ok, ti thua vetorganizimi eshte politike, por une nuk e shoh ashtu. 

Sa per organizimin e shoqerise, ndoshta duam dhe nuk mundemi apo nuk duam fare, sidoqofte eksperimentet nuk bejne per ne smiley mjafton te imitojme (deri diku) modelet politike, ekonomike me te sukseshme dhe do ishte shume mire.

problemi shqiptar eshte se nuk reflektohet mbi aftesite e mundesite e shqiptareve per te projektuar te ardhmen, por mbi suksesin e te tjereve ne te shkuaren. demokracia e drejtperdrejte eshte boterisht e pashmangshme. ceshtja eshte: do vuajne shqiptaret edhe budallallekun e demokracise perfaqesuese njelloj si te tjeret apo do i shpetojne me pare se te tjeret ketyre vuajtjeve?
 

Ky subjekti i demokracise se drejteperdrejte eshte dicka qe me intereson shume e sinqerisht habitem nga pse kaq njerez mendojne se eshte e pashmangshme, ose e mire. Mua me duket komplet budallek dhe ka disa arsye pse demokracia e drejteperdrejte calon ne lidhje me demokracine reprezantuese.

1) Pyetjet jane shume te komplikuara per tu zgjidhur kaq lehte nga publiku. Vetem menyre sesi pyetja behet ne nje referendum kerkon nje dumbing down te ceshtjeve.

2) Largon shume mundesi kompromisi. Prezanton cdo ceshtje si e palidhur me ceshtje te tjera.

3) Heqe pergjegjesine nga politikanet. Ne fund te dites, politikanet paguhen per te bere vendime reprezantuese dhe referendumi lejon qe keto vendimet rreth hot potatoes te mirren ne nje menyre ku asnjeri ska pergjegjesi (se populli ne pergjithesi nuk ka kur faj).

4) Lejon shume knee-jerk reactions... nje nda idete e qeverisjes reprezantive eshte qe te sillet ne menyre racionale dhe kur popullit i hipen tensioni.

5) Vret te drejtat e minoriteteve. Besoj se kjo eshte e vetekuptueshme.

6) Eshte e panevojshme. Ne nje treg politik qe funskionon mire, politikanet do deshirojne te mbajne pozicione se me per-aferta me popullsine qe reprezantojne... mbase disa mund te durojne ndonje vit dhe meqenese populli nuk bie dakord me pozicionet e tyre, por do jete e pamundur te kene kohe zgjatje te madhe.

Pika 6) me 4) jane ne tension me njera tjetren, por pakez tension eshte i shendetshem ne nje demokraci.

I vetmi perjashtim qe do beja ne lidhje me referendumet apo demokracine e drejteperdrejte eshte kur kemi te bejme me situata ku procesi politik eshte i bllokuar, pra interesi i politikaneve si politikan nuk i lejon te marrin nje vendim popullor. Shembulli klasik eshte per shembull qe deputetet nuk kane kur interes te bejne limite ne sa here mund te behen deputet. Ne situata te tilla referendumi, meqenese deputetet vete nuk do votojne kur per dicka te tille, mund te perdoret per te ndertuar limite...

1. cili politikan eshte aq specialist sa te mos duhet t'i shpjegohen ceshtjet e komplikuara? e nese mund t'ia shpjegosh njerit, pse mos t'ua shpjegosh te gjitheve?

2. kompromisi eshte instrument politik. nese kerkohet zgjidhje racionale e nje problemi racional duhet kerkuar zgjidhja me e mire racionale, jo ajo e kushtezuar nga kompromisi politik.

3. politikanet do jene popull si te tjeret. nese duhet mbajtur pergjegjesi, duhet mbajtur nga te gjithe, ose nga ata qe ishin pergjegjes per lindjen e pergjegjesise.

4. harroje. racionaliteti i qeverise perfaqesuese eshte gjithmone nen interesin politik te fitimit te zgjedhjeve. dhe nese popullit nuk i jepet i gjithe informacioni i nevojshem per te bere zgjedhje racionale, ai nuk voton racionalisht.

5. nuk ka pse, nese alternativat e zgjidhjes se problemeve perpunohen nen aspektin gjitheperfshires. pra te bazuara mbi humanizem e jo mbi ide pakice-shumice

6. tregu nuk eshte fjala e fundit e mendimt njerezor. tregu sjell gjithnje kriza qe mund te menjanohen vetem nese kerkon zgjidhje gjitheperfshirese e jo spekulative.

1. O vella, ne fund te dites pyetja do jete gjithnje do po a jo. E shume pyetje nuk mund te pergjigjen ashtu... Ne rast se mendon se pergjigja eshte gjithnje po ose jo, atehere nuk ke marre asnjehere nje vendim te rendesishem.

Gjithashtu, ti me te vertete mendon per shembull se mund te kuptosh dhe ke aq kohe sa te kuptosh raportet parliamentare ne nje vend te zhvilluar? Te jesh politikan eshte nje full-time job 80 ore ne jave, kurse ti mendon se nuk ka nje thjeshtezim kur vendimi do mirret nga populli me pune te tjera, interesa te tjera, si dhe me apatine racionale fal faktit qe vota e nje personi nuk ndryshon gje??

2. Po pothuajse gjithnje jemi midis dy vendimeqe te keqija, e gjithnje te duhet ko-operimi i dikujt tjeter, prandaj duhet kompromisi. Kompromisi eshte mbase gjeja me e rendesishme ne politik, shoqeri, pune, jeten profesionale etc... rralle ka nje pergjigje ideale qe duhet zbuluar, gjithnje ka kompromis me te keqija e te mira. E te besh kompromis duhet qe lidhjet shoqerore te jene te lubrifikuara, jo u mblodhe populli pasi pa raportin e top channel-it.

3. Ate qe theme une eshte qe politikanet do dergojne cdo pyetje me kosto politike per referendum, e ajo nuk eshte menyra me  e mire per te qeverisur. Une dua qe politkanet te marrin vendime te veshtira, te fitojne besimin tim me zgjidhjen e tyre, apo te denohen ne opozite kur gabojne.

4. Nuk e harroje. Kjo eshte shkruajtur qe nga 1700 e nuk eshte pergenjeshtruar ndonjehere. Ne shume raste te duhen koka me te gjakftohta.

5. Hidhi nje sy referendumit te zvicres. Ne fund te dites kjo eshte llogjik e thjesht qe ti anashkalon me fjale te bukura... ne rast se je minoritet ne nje ceshtje (jo vetem race, por per shembull i pasur) ke me shume besim tek demokraci reprezantuese sesa tek e drejteperdrejte.

6. Tregu... flas per tjeter treg une... atij tregut qe i pergjigje tek pika jote 4. Vete fakti qe partite duan te fitojne zgjedhjet tregon qe ideja e demokracise te drejteperdrejte nuk eshte ideale. Se politikanet i pergjigjen shijeve politike te popullit.

Pika 4 e 6 eshte si kushtetuta. Do te kesh mundesi te besh ndryshime se bota ndryshon, por nuk do qe mundesite te jene shume te lehta pasi kjo mund te lejoj gllaberimin e fuqise. Pra, ke nje kompromis ku kushtetuta ndryshohet, por me veshtirsi.

Pik 4 e 6, do qe politikanet ti pergjigjen shijeve te popullit, por jo me shpejt nga aq sa duhet. Pra kompromis.

 

si te duash ti. smiley

Ajo vidio  e Fix Fare,  eshte pergenjeshtruar nga Zagonjari ai nje "mashtrim ekstrem i trashe" si eshet e verteta, se spo meret vesh, nga po anon kandari, nga te vertetat apo nga mashtrimet? Kush genjen Zagonjari apo Fix Fare? smiley 

Njerezit me protestat ia arriten qellimit, mos pranimit te helmeve. Gjithashtu treguan qe shqiptaret kur u vihet litari ne gryke dalin nga llogoret. Dhe ky i fundit eshte shume lajm i mire. Tashti a do behet zakon dalja nga llogorja varet nga lloji i hallit dhe kush do t'i nxjerri, dmth a ka ndonje llogore me te mire. Duhet nje VV, apo dicka e ngjashme, ne Albanie. Se per te lujt nga nje llogore balte tek nje lluce, mbase s'ia vle, po qe se ke alergji pisllikun. 

asnje llogore nuk mund te jete e mire. llogorja presupozon lufte dhe paqja eshte me e mire se lufta. smiley per mua mjafton deshira e mire per te mos ndenjur llogoreve.

Kur vjen pune per te votu, ne nje "llogore" do ta hedhesh voten per ate qe do te te qeverisi. Paqe ku qingji rri me ujku ka vetem ne parajse, po dhe kjo me te thene. 

egziston edhe mosvotimi ne sistemin e sotem. nuk te detyron njeri te shkosh te votosh. smiley ujkut mos i bjer me qafe kot se vret vetem sa per te mbush barkun. njeriu vret prej budallallekut te vet. smiley

Po s'votove mos u qaj nga "ujku" me dy apo tre kembe qe do mbreteroje. smiley 

une nuk qahem. vec tregoj mundesi dhe rruge te tjera pa mbreterime e me ujqer pa thonjeza. smiley

Oh vika deti mi lale oh tallaz tallaze

Nese Lubonja do ishte ndonje p.ibukur valle si do pritej nga ramistet e Peshkut? - mendoi Pjeri para se te klikonte tek faqja e revistes Monitor.

Edhe sikur te ishte p... me i bukur ne bote, ramistet sikter do ta benin, se u ka sha mesien. Po te pakten do kenaqeshin tu e kqyr, dhe jo vetem ata, me thene te drejten. Dhe me kryesorja, Lubonja as do e vriste menjen per politike, apo per nei gjo tjeter.

Akoma me dilerantin cakerr...?

"Shqetësimi i SHBA rritet kur Ministria e Drejtësisë beson se numri i Prokurorëve dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda nuk duhet të rritet dhe se personali aktual është në gjendje të mbulojë të gjitha çështjet e korrupsionit, dhënia e kësaj detyre një personeli të patrajnuar dhe përsëritja e trajnimit që tashmë është dhënë Njësive të Përbashkëta Hetimore do ishte një humbje jo e mençur e burimeve",vijon me tej letra.
 

Obobo. Sa i kisha harru kto armet alkimike, prape ky. O fatos po boje i parti vet o burr tip bepw grillo se me rop shpije po sta dhash voten. Di gjo njeri tirons o ky?

PO sqe tirons nuk ja jep?

paske votu per Romnin me duket se ai ngjante me Bamirin smiley

Jo larg qofte se jam me obamen. Apo nuk i ngjan rames per oratori qe ja hengsha zemren ja hengsha. Thosha une ore pse me pelqe ky obama mu. Ja pra. 

O zot i madh qe je atje ku je!

Me ruaj mente e krese qe mos behem karagjoz!

Duke qene se autori eshte autori ne fjale kuptohet qe nuk e lexova shkrimin, dhe as nuk i hodha as nje sy, por me terhoqi fjala status quo ne titull. Dhe me kete rast doja te thoja qe status quoja vazhdon si gjithmone. Mjafton te shikosh qeveritaret qe njeri me shume se tjetri flasin kunder korrupsionit dhe deri tani te vetmit qe kane shkuar per ndjekje penale jane zyrtare te nivelit te trete ose te katert. Kjo quhet lufte kunder korrupsionit e? Edhe sala kur erdhi ne pushtet ne 2005 sec futi ne burg ca police traresh neper dogana. 

thenkju veri mac!!!! Edhe te menosh qe perendimi po ja kerko shkoqur, fut ne burg bosat, ish ministrart/kryeministrat... pecogrosot do thosh Pjeri...

ë ?

greakaqis priftaqitiqi

 

Gjithashtu, si altar kanë përdorur një frigorifer.

smiley

pasi pretendon se i kishte premtuar 300 euro për kryerjen e disa punëve dhe jo vetëm që nuk i ka shlyer ende paratë, por e mallkoi me kancer.

ja paska kalu aitj deputetit tone smiley

qe dhe ktu :

http://www.youtube.com/watch?v=eI9IC0jZnGA

uh e paska vene altua me pare smiley

ëhë.

qenka prift kontrabandë, si Nikolla Marku.

 

Po mer, kshu është me të vërtetë. Nuk e ka njeri në juridiksion, as e njef kush - tamam si Nikollën. 

_

Drejtori i Policise Kufitare te Korces

Drejtori i Policise Kufitare te RSH

Drejtori i Pergjithshem i Policise

Ministri

A i bie niveli i katert ky?

Po prit, kur i shkon në sitë, të imëtët bien poshtë fillimisht.

 

te lutem boll ma shperndave foton pa leje!!!!

përsa e ke nxjerë në shesh të mejdanit, është pronë e të tërëve O..

Shume bukur qe ka qendisur Lubonja. E lexova me kenaqesi.

Booo cer skandalesh njoni mas tjetrit. Cohesh tu pi kafen e mjesit  edhe nuk te zhgenjen as edhe nje dite per skandalin e rradhes. Nje arratisje tjeter spektakolare.

E kush kerce Naplonin. Jashaaaaa Jashaaaa.

E o cqt dhe ti sa e vret mendjen. Skandale ka pas e do ket ai vend, ndaj quhet shqiperi. Ka rendesi qe iku ai gjyshi qe ishte aty se qe vjeteru shume. 

Jalla, opa, rabadidbidibidopa.

Rab daba dibidab raba dibi dab. smiley

Cer thu me

..kjo po bohet vertete qeveri Rumpalle.Keto qe po degjojme jane etalon kriminele injorante.Pse te derguarit e Rames(vellaj i Gjiknurit) perpiqen te fshijne  te dhenat e tatimeve ne sistem? Kujt kompanie duan te mos paguaj tatime.Do ket qene ndonje me diplome fallco nga barinjte e Skraparit,Terbacit, Kurveleshit e Tepelenes per te kontrolluar njerzit kopetente qe drejtojne sistemet kompjuterike te qeverise e tatimeve? Nuk e dinin gomeret se keto sisteme kane backup system.

njerzit kopetente qe drejtojne sistemet kompjuterike te qeverise e tatimeve

smileysmiley 

Ore sa banore ka kuci me terbacin se i lexoj aq here te lakuar ketu sa i imagjinoj si fshatra gjigande me mbi 10 mije banore gjersa paskan pushtuar kaq shum qytete e pushtete. Pale tepelen e skrapar pastaj. Ububu olele mami

Ca o neser e merkure? A ka munci mos te kete nai gjo te re neser se jom ne jury duty edhe sdu me humb gjo.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, e emeruar disa jave me pare nga nga Rilindja,pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me humbjen e të dhënave të katër viteve nga databaza e institucionit që ajo drejton.Ajo ka mbaruar studimet për Ekonomi me rezultate të dobta dhe ka qenë një studente mediokre. Deri pak ditë më parë, Shehaj ka punuar si arkëtare në një nga bankat në Tiranë.

                                                Welcome To RAMASTAN           smiley

imagjno masnej qe bill gate dhe steve jobs as nuk e kane mbaru fare fakultetin smiley

.

Briseda si kukull. 

 

Arketare ka qen? Ja qe ka evolu shqipria. Muli Nokes para se ta benin minister ishte thjesht mul...me fal nul. 

Drejtoresha e re e Përgjithshme e Tatimeve ishte një nga emërimet me skandaloze te  Ramës.

Pas emërimit në krye të Tatimeve të drejtoreshës 24-vjeçare Briseida Shehaj, Rama është kujdesur që të punësojë edhe familjarët e saj. Pa iu nënshtruar konkursit sipas ligjit, Rama mësohet të ketë punësuar mamin e Briseidës, të cilën e ka emëruar drejtoreshë Personeli në Ministrinë e Energjitikës, vëllai i saj mësohet të jetë emëruar Shef Sektori në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe vjehrrin e këtij të fundit, drejtues Bordesh në Ministrinë e Energjitikës.

Jo mo se nuk eshte 24 po 16 vjece aq sa eshte Greta Koci e cila u be edhe drejtore ne ministrine e Flamurit apo Mulit sic i thoni ju me perkedheli.

cer po nodh? senati paska blloku emerimin e ambasodorit po thote balkanuebja

mos te merrna me politike Bame smiley

O lajm i vjeter Gono, jane blloku nja 10 ambasadore ne senat, mes tyre edhe ky mbreti yne i ri... jane blloku si cdo nisme tjeter qe vjen nga jo-rrepublikanet. Meqe pyte, jo per gjo...

aha nashi u murem vesh. fenkju fenkju bame.

Nqs Peshku do kishte ndonje mundesi te maste komentet totale (tek artikujt) sipas autorit, do ta kuptonte qe suseksi i kesaj faqe eshte pashmangshmerisht i ludhur me Lubonjen, pse jo dhe me Pjerin e Meksin, packa se me kohe te pjesshme (mgjths dhe pothuajsebeqarja po perpiqet te behet antare e kesaj pjese peshkelitare).

Nje analize me e imtesishme do tregonte fjalet kyce qe ja ngrejne qimet perpjete peshqve, nga irritimi apo eksitimi, 'me keq se ky imi' do thosh Pjeri ne oret e vona kur pas Monitorit bredh neper livadhet e erreta te internetit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).