Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me humbjen e të dhënave të katër viteve nga databaza e institucionit që ajo drejton. Prej javës së kaluar kur policia arrestoi në flagrancë shefin e IT, Renald Riska, Prokuroria ka hapur hetime në lidhje me zhdukjen e të dhënave nga regjistri i bizneseve për një periudhë katërvjeçare.

Ndonëse Gjykata e Tiranës e la të lirë ish-shefin e IT-së, duke vendosur ndaj tij masën “detyrim paraqitjeje”, organi i akuzës është duke hetuar në lidhje me fshirjen e të dhënave nga sistemi i Tatimeve. “Personi kryesor që ka denoncuar ngjarjen dhe ka njoftuar policinë është drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, në këtë cilësi, ajo do të merret në pyetje për rrethanat e këtij rasti”, kanë thënë burimet nga Prokuroria. Shehaj mësohet se është vendosur të merret në pyetje, ndërsa nuk është përcaktuar ende nëse do t’i kërkohet paraqitja në Prokurori apo hetuesit do të shkojnë ta pyesin në zyrën e saj. Një burim tjetër nga grupi i hetimit ka pohuar se zhdukja e të dhënave ka ndodhur dy ditë pasi një grup auditimi kishte hyrë në sistem me urdhër të drejtoreshës së Përgjithshme Briseida Shehaj.

“Janë marrë në pyetje disa persona dhe janë shqyrtuar disa pamje filmike që tregojnë se një grup auditi ka hyrë në sistemin e Tatimeve për të marrë të dhëna për efekt të një kontrolli”, thanë burimet nga hetimi. Sipas dëshmitarëve, kontrolli ishte urdhëruar nga drejtoresha e Përgjithshme Briseida Shehaj për vlerësimin e situatës. Gazeta “Panorama”, e cila e ka bërë publike këtë ngjarje në datën 26 nëntor 2013, mësoi dje se vetë ish-shefi i IT, Renald Riska, i ka thënë grupit hetimor gjatë marrjes në pyetje se grupi i auditit ka hyrë pa leje në sistem. “Kanë hyrë pa lejen time, pa autorizimin tim që isha në detyrën e shefit të IT”, mësohet të ketë thënë Riska. 

ZHDUKJA E TË DHËNAVE PËR 4 VJET 
Pak ditë pasi grupi i auditit ka përfunduar mbledhjen e të dhënave nga sistemi i informacionit të bizneseve në Tatime, ka ndodhur humbja e të dhënave të katër viteve nga kjo bazë të dhënash. Emrat, adresat, detyrimet e paguara dhe të papaguara, xhiroja, statusi dhe informacionet e tjera për mijëra biznese, të regjistruara në katër vjet, është konstatuar se kanë humbur. Ngjarja ka ndodhur në datën 22 nëntor 2013 kur shefi i sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Tatime, Renald Riska, ka konstatuar se të dhënat e një periudhe 4-vjeçare nuk ndodheshin në sistem. Ai së bashku me dy specialistë kanë nisur punën nga zyra e tyre për të kuptuar çfarë kishte ndodhur, ndërsa në këtë kohë aty ka mbërritur drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj. Sapo ka hyrë në zyrën e tyre dhe ka konstatuar se ata po vepronin me kompjuterat e tyre, drejtuesja e institucionit ka dalë në korridor dhe ka njoftuar sallën operative të Policisë së Tiranës. Një grup i gatshëm nga policia ka mbërritur në vendin e kërkuar dhe pasi ka marrë të dhënat nga drejtoresha e Përgjithshme, ka arrestuar në flagrancë Renald Riskën. Ai ishte denoncuar nga titullarja e Tatimeve në lidhje me humbjen e të dhënave të tatimpaguesve nga regjistri elektronik i institucionit për një periudhë 4-vjeçare.

158 Komente

pse te mos arrestohej IT kur policia eshte policia private e Tahiraj e keqperdorur sipas qejfit te Tahirit dhe Briseides

per rregullat nuk pyet rilindja , keshtu eshte stili smiley

Te fortat qe degjon te ne s'bejne vaki asgjekundi!

 Një burim tjetër nga grupi i hetimit ka pohuar se zhdukja e të dhënave ka ndodhur dy ditë pasi një grup auditimi kishte hyrë në sistem me urdhër të drejtoreshës së Përgjithshme Briseida Shehaj.

....mire qe eshte injorante dhe mund ti falet.. por te jeshe kaq e poshter  qe te fshish te dhenat e tatimeve ne menyre kriminale per interesat e ndonje krimineli dhe pastaj te akuzosh punonjesin zyrtar per ate krim qe ke bere vete ....eshte e pa pare deri me sot.Nqs prokuroria e provon kete skandal kjo duhet te ndeshkohet me burg.

hajde shtet hajde... larg e me larg nga Albania

Njerez! Ju patem paralajmeruar se me cfare njerezish kishim te benim. Se kush po merrte ne dorzim celsat e shtetit.

Ja ku jemi! Ta gezojme Rilindjen!

Ky skandal eshte denoncuar dite me pare nga opozita, por tani ka marre vemendjen e mediave dhe publikut.

Ata te "auditit" pa leje kane qene keshilltari i Rames per IT dhe keshilltari i ekspertit te patates, ministrit te financave Cani, qe kane nderhyre ne sistem pa leje dhe kane zhdukur te dhenat. Kur Shefi i IT Riska nuk ka pranuar ti lere pa leje te hyjne ne sistem keta dy persona dhe ka konstatuar zhdukjen e te dhenave, drejtoresha e Rames ka urdheruar policine private te tepelenasve ta arrestojne. Sigurisht gjykata e ka quajtur te paligjshem arrestimin e tij.

Prokuroria tani ka rastin te tregoje veten dhe te qendroje per ligjin dhe publikun. Ta hetoje deri ne fund se kush i ka zhdukur te dhenat, pse, si e qysh dhe me urdher te kujt.

Pse eshte arrestuar ne menyre te paligjshme shefi i IT, Riska?

Qe ta dini e gjitha kjo ka ndodhur qe te zhduken te dhenat dhe te ju jepen para me thase bizneseve socialiste dhe te shantazhohen bizneset kundershatre duke ju humbur cdo te dhene.

Mesa kam degjuar, keto te dhena kane backup por te shohim.

Po nuk u ngritem ti nxjerrim nga zyra keta qe kane hyre aty, prite nje dite kur te humbasin te gjitha te dhenat e shtetit dhe te vijne ne shtepine qe ndoshta ke qe nga koha e komunizmit qe jeton dhe te te thone qe s'eshte e jotja, e ke marre me mashtrim.

"Po nuk u ngriten ti nxjerrim nga zyra keta qe kane hyre aty, prite nje dite kur te humbasin te gjitha te dhenat e shtetit dhe te vijne ne shtepine qe ndoshta ke qe nga koha e komunizmit qe jeton dhe te te thone qe s'eshte e jotja, e ka marre me mashtrim."

Me ne fund!!!!!!!!

Ju patem paralajmeruar

e shikoni ju apo jo. paskemi zedhendesin e berishes ketu, dora vete. heu heu maja krah!!!smiley

Absurde. Le qe as e shoh dobine, se duhet patjeter te kene bere ndonje back-up te dhenash ndokund.

Rilindja duke bere shtet:

bllokon pallate me leje dhe ne kundershtim me ligjin.

kerkon te pushtoje sistemin e drejtesise.

kerkon te rehabilitoje figuren e Enver Hoxhes.

zhduk te dhenat e regjistrit te tatimeve.

arreston persona si te doje, pasi policine e ka private, eshte policia e tepelenasve.

A nuk eshte fiks kjo neo-diktature?

I ben te gjitha keto se kush do ta ndaloje, do thoshin fansat e rilindjes.

Te ngrihemi poet!!! C'presim?!!!!

ju mungon nje azem hajdar qe t'i bien deres se krye-ministrise me te. c'makaber!!! o zot shyqur qe u shporren. le te rrine ca vite ne opozite se mbase gdhenden!!!!smiley

Ra prap shteti vallaj smiley 

p.s me fal swedo, ta vodhe kete here

Gabime qe ndodhin kudo...

Shumë panik po hapni, zotërinj të pëdhësë, ça ka ndodh?. A i keni gati skalionet e Mamurrasit për çdo rast? 

 

 

 Pak ditë pasi grupi i auditit ka përfunduar mbledhjen e të dhënave nga sistemi i informacionit të bizneseve në Tatime, ka ndodhur humbja e të dhënave të katër viteve nga kjo bazë të dhënash.

 

ketu dicka qe nuk shkon, sepse llogjikisht  i bie qe ''ata'' qe  ishin te interesuar  te zhduknin te dhenat,  duhet ta benin kete para auditit,  jo prapa...   pra auditi ka mbaruar pune, kjo na intereson!    

nderkaq,   nese i ka zhdukur  shefi i IT   sic edhe  sugjerohet,  meqense drejtoresha e ka  ''kapur ne flagrance''   kjo mund te zbulohet lehte  sepse  gjithcka eshte digjitale  dhe te gjitha veprimet  se cfare ka bere ky IT-ja  ate dite, ate ore, ate minute,   gjenden ne kompjuter!     prandaj edhe gjykata  ka lene te lire,   vetem detyrim paraqitje..  

 

kush  eshte kjo Briseida,  ajo e parfumeve..?  hemmm,  arome shteti..smiley

po si fshihet database kshu mo aman smiley thjesht i fut nje cancel tastieres edhe mbaroi hahahaha. une ve bast qe as "delete recycle bin" nuk i kane bere lol

po mo  hunter..  pastaj,  eshte e kollajshme   te shikosh  nese jane  fshire  serverat   sepse normalisht  ruajne  nje log/regjister  te veprimeve.  Plus qe  duhet   te ken bere  nje  backup  sepse keto jane  server te rendesishem.. ?   Nese jo,  ateher  keta  te  IT  duhen shkarkuar direkt nga puna, thjesht per mos kryerjen e punes se tyre!

ketu dicka qe nuk shkon,

 

puna o belul eshte te gjendet dicka qe shkon, jemi ne zonen e kuqe per korrupsion, keq shume.

Normalisht  serverat kane nje backup per info te rendesishme, a nuk do ishte mire te shifej aty ca ka ndodh?

Ti e perjashton mundesine, qe ndonje katundar i ri i punesuar, ne vend qe te kopjoje te dhenat ne usb, ka shtypur gabimisht ndonje komande si injorant qe eshte, edhe ka fshire gje padashje?

nuk mund te egzistoje mundesia qe edhe back up te jete bere delete? se ne qofte se qellimi ka qene per te zhdukur dicka nuk do e kishin mendu ata edhe punen e back-up-it?

Ka kompani te specializuara qe mund te bejne forensics e te gjejne informacionin e fshire... meqenese kostoje mund te jete shume e lart.

ka edhe drejtoreshe qe eshte pergjegjese per i gjo, po kostoja mund te jete shume e larte se minimumi duhet nje pezullim nga puna deri sa te jete kry investigimi, po ti referohesh praktikes se kesaj qeverie ne kesi rastesh.

Thjesht te marrin keta ekspertet edhe e gjejne te verteten e pamohueshme tak-fak.

kjo fut uje nga te gjitha anet. C'pune ka auditi te ndryshoje te dhenat e le pastaj, t'i fshije?
Zakonisht auditit i jepen dokumentet qe kerkon, jo akses ne sistem apo dbase. Edhe sikur te mos jete e qellimshme, prape duket si shkelje rregullash elementare

Djema, nga kompjutri une jam amator, por di qe kompjutri i regjistron vete te gjitha çfar i hedh, po ti kesh instaluar nje program. Tani se kush e ka fajin, mendoj se gjindet, po te kete tamam eksperte aty. 

Ajo qe nuk me pelqeu tek ky artikull ishte;  " ....Shehaj mësohet se është vendosur të merret në pyetje, ndërsa nuk është përcaktuar ende nëse do t’i kërkohet paraqitja në Prokurori apo hetuesit do të shkojnë ta pyesin në zyrën e saj....." 

 Nderkoh qe ne perendim, shkon prokurori apo oficeret e hetimit ne vendin e ngjarjes dhe tek personat qe dyshojne, ne Shqiperi vazhdon akoma metoda e vjeter e therritjes ne zyre per hetime/pyetje. Dhe themi pse nuk na pranojne ne EU  pastaj. 

plako uqi shteti

Nga kush u .. shteti MD, ne mos gaboj m'duket se shtetin e ... vet ata qe punojne ne shtet. Dhe paradoksalja ketu, eshte se, shtetin gjithmon e shk...... ata qe punojne ne shtet, ndersa ne qe s'kemi punuar as edhe nje dite te vetme te pakten ne shtet, e duam ate shtet dhe nuk do te guxonim ta shk....... 

Te lutem Pjer,  mos bej akuza "ne pergjithesi". Akuzat en block jane cilesuar si te padrejta nga Gjykata e Hages dhe Komiteti i Helsinkit, sepse permbajne diskrimim.Prandaj do te lutesha te ishe me i ndershem apo me i kujdesshem kur ngre gishtin per te cilesuar fajtoret. Nuk eshte e drejte ndaj atyre qe punojne ndershmerisht.

Me respekt,

Kavir.

ajo qe te ben pershtypje ne gjithe kete mesele eshte mungesa e transparences

Mu me bo pershtypje fakti qe prurja qe duhet te jete lajm, eshte ne fakt nje aludim mbi nje lajm... ne fakt as kjo nuk me bo pershtypje...

kjo po e po, po pershtypja me e madhe buron edhe nga fakti qe shume thuhet dhe asgje nuk konfirmohet apo hidhet ultimaterisht poshte

Te poshtrit! Nuk kane meshire as per regjistrat! Keto krime populli nuk do i harroje kurre!

Per cdo regjister te zhdukur, dhjete neobllokmene do e paguajne me koken e tyre!

Njesiti anti-guerril kunderrevolucionar.

specialista IT-je paskerkishki qene!!!! i keni bo hek edhe nikut,  te fshehte, guerril revulicionar te zv ministrit qe mbulon kete sektor!!!!

Ne jemi Mosha e Internetit

do ia heqim tullat shtetit!

N.A.K.!

Mos i shiko gunën po shikoi punën! - thote qy per drejtoren gjenerale te tatimeve (s'e mos thoni qe eshte trukim pasi ta ndryshoje ajo profilin e Twitterit lol).

Nashti, faqja e tatimeve s'punoka, keshtu qe cv-ne s'ja shiqojme dot...

smiley c'vete o c'vete

Ka rene shteti

Mendoje një çikë më thellë: a ka ndonjë korrelacion të mundshëm, midis ndërsimit që duan të ndjellin këta ndër militantë, me gati çdo qeshtje; dhe mundësisë që të stoliset ndonjë i lartë me byzylykë spanjollë?

 

Futa doren tek tatimet, dora me kapi t'dhenat e saj

O shofer te keqen motra se jam gjeneralizuar o

 

shi si bojn keta te pedheti.

Po u dogjen 2 here serverat e APP o njisha, me gjithe ate dem ekonomik, anullime e shtyrje prokurimesh publike, ngelen shkollat pa dru dhe as e rrujti njeri fare. Zhduken serverin e Kryeministrise as e qethi njeri hic. 

Keta jane mesu te fshijne te dhenat, se dune qe te vonojne punen e tatimeve, deklarimet online etj etj. Nje ekip ekspertesh dhe shkojne ne burg njeri pa tjetrit gjithe PeDhistet.

Bo si i nxef Poeti me kapon. Hunderrri bo si i cudit medemek ku backupi.

Shikoni pak ca tha Booze-Allen per sistemet e IT te Sales. ca thane ata kur u kontraktune nga KM per te bo audit sistemesh. Pysni.

KLD liron nga detyra kreun e gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi

Rama: Saliu na korruptoi keq fare, por do tia dalim bashke me Meten.

Pritet te leshohet nje urdher ekzekutiv sipas te cilit, tashti qe Rilindja eshte barazim me Berishen per sa i perket zhdukjes se databazave, s'duhet te humbase me asnje databaze tjeter qeveritare. FBI-ja shqiptare do angazhoje nje task force speciale per kete qeshtje.

smiley qeke ne forme sot

Ne fuckt, me shume ne forme jane keta gjojajoramistet te cilet pas cdo lajmi jo fort te rilindjendritur i fusin marshin e pare te berishironise me "ka rene shteti".  Do thuash ti pse s'i fusin dhe marshin e dyte ndonjehere. Po prit o i paduruar se s'jane bere akoma 100rilindjedite! Shifemi pas 8 vjetesh.

Uee, xhibi ej. Edhe ti "ka rene shteti" tip? Sa vjen e behesh me interesant. Pervec fjaleformimit qe e ke pas gjithmone pike te forte, aq te forte sa ke gerryer dhe poetin.

Ekspertet ligjor te ambasades amerikane dhe OSBE e paskan masakruar ministrin e drejtesise, Nasip Naco. 

si, qysh, tek?

Po se nder projektligjet ne kuadrin e disa ndryshimeve per te luftuar korrupsionii hiqen kompetenca Njesi te vecanta hetimi dhe keto kompetenca i kalohen Prokurorise te Krimeve te Renda  dhe Gjykates se Krimeve te Renda. E para humbin investimet e trajnimet e atyre njerezve qe jane formuar tashme. Prok. dhe Gjyk. Krimeve te Renda nuk kane as kapacietet njerezore dhe financiare per te realizuar kete. Plus qe ngarkohen me pune shtese dhe cenon funksionin e tyre primar. Gjithashtu thane, problemi nuk eshte kuadri ligjor, por zbatueshmeria e ligjit. Si dhe disa iniciativa gjoja per sekuestrime pronash ne rast korrupsioni, jane te pazbatueshme dhe antikushtetuese.  Shkurt thane, pune demagogjie.

Deri me daten 5 sipas ligjit biznesi duhet te dorezoje librat e blerjeve dhe shitjeve online.

Faqja e tatimeve nuk punon dhe askush nuk tregon se si duhet te veprohet se gjobat jane nga 50.000 leke te reja per cdo mos deklarim ne kohe.

Edhe faqen e hoqi drejtoresha xhenerale?

po clidhje ka kush e hoqi? Nqs nuk eshte faqja kush eshte pergjegjesi qe s'eshte? Do ta maresh ti kete pergjegjesi? Bujrum, gjembo bujrum jalla opa rabdibiribidibidopa.

Me keqkuptove

Ku ka bes kompjutri mer daj.. Shif Guru Baba Liken, me bllok dore, me kalem..

Edhe? Edhe zoti ka bere shenime ne dore.

a duhet te reagoje dikush nga ministria e financave per kete gje qe ka afat 

Eshte me lane mendt e kokes, por kshu degjenerojne gjerat.

sepse i-gavermenti i Birishes  u shtri shume gjere, u perlye me konflikte interesi dhe monopole qe i zune frymen buxheteve, dhe i lane njerezit e punes larg cdo gjeje, u izolua njohuria dhe u aksesi. U majmen vetem njerez dhe kompani te caktuara duke acaruar  vete specialistet e administrates si dhe komunitetin e biznesit.

sepse u rrujten paret tona per qejf te vet, dhe ende nuk u ngijen njerezit qe i rrujten, me drejtora te medhenj e te vegjel.

E tuj qene se u be gjithe kjo pare, rilindasit tani dun hisen e vet.  E domosdo si cdo here, cdo gje duhet me fillu duke shkaerru paraardhesen, anipse mund te jene harxhu aq shume leke per to.

E mandej, vejne ne drejtim njerez pa eksperienca administrative, qe nuk njohin as mimimumin e problematikave te institucioneve perkatese, dhe nuk njohin as rrjedhen e punes, as te drejtat dhe detyrimet e veta. Kto drejtus pastaj behen kollaj vegla te te dyja paleve, njera pale per ti rene tjetres, dhe tjetra per tu mbrojt.

Ne fund, e hane njerezit e pafajshem qe punojne per buken e kalamajve aty dhe perpiqen te bejne detyren, si dhe poplli shkrete, qofte ne formen e shpenzimeve buxhetore, qofte ne formen e sherbimeve te munguara ndaj bizensit

Nuk dun me zgjidh pune mer jo. 

Prit se po e mbajne doren, sa te marrim statusin e vendit kandidat. Me pas ... smiley

kjo ishte ajo qe u perfol si e ish e dashura e Lluku Lluku babashtakut? Po kjo e boni punen e vet, i boni telefon llukut, lluku boni arrestimin e paligjshem, dhe alibine per mbulim provash. Ca eksperience administrative deshet ju zoj? Problematike institucioni? Po si jo mer, nji telefoni, nji ne numri telefonit te Llukut, ceshtje zgjidhme cefesht.

Popllit i lehet fatura ke dora ene masanej i shkundin krahun gjithe pluhur; rrofsh o popull qe na zgjodhe!

I fusin ene napolonin me ate rast ene n'rregull osht cdo gjo '. A ka mo mire se kaq?

I paskan lon robt pa qitap smiley

Po ça hy nëpune rregjistri i tatimeve i her.

Nderrmarrjet do jene te gjitha shteterore kur te jete vafti.

mahet qitap ne ne kamunizem Fiqo, me pergjegjsi bile. Ja sa te ndryshoje ligji, ne pergjegjsia do shkoje gjer ne 20 vjet prapa... smiley

Sdi njeriu çesht me e keqe: burrokracia qe po na e merr frymen apo gratokracija qi spo na e jep smiley

e ka thjeshtezu poplli Fiqo; as te iq e as te shlojne...

Mbas shendetsis falas pse jo edhe vend pa taksa?

Pse ca u bo, Delaware?

Po 1 euro ka qene der dje smiley 

No big difrenc.

shteti ra!

ca o ky butoni ca o ky butoni. mos e shtyp er trim, mo mire mos e shtyp. Do e shtyp une do e shtyp se jom trim. Ene e shtypi trimi Delete.

....pastaj  diku siper butonit u ndez nje llambushke e kuqe (led).    shef, ca ti bej kesaj llambushkes se kuqe?   -fike,  i tha shefi..   dhe trimi filloi ti frynte, fyyyyyuuu   fyyyyuuu,  po llambushka e kuqe nuk   fikej..smiley

smiley

Fiqo djali, any enderr te re? Jo per gjo po enderrat e tua e shpjegojne me mire realitetin se 10 shkarravina te shkarravitese me medetitje ne shkarravinat e perditshme leter ose online.

Nuk jam ndi se kan qen me llafeturpe kto kohe.. Lots of spanking.. Te rrahura ne te ndenjura me i llaf. 

Po sun i jap dum se nuk eshte rruge njikalimshe simethene smiley

Nji hint: mos jane si reflektime muhabetesh per drejtoren gjenerale?

Qyqja Fiqo, te spankosh drejtoreshat e Rilindjes eshte sakrilegj aty-aty with gagging lady Liberty smiley

Zoti mos ti vente re thuaj...

Me vjen keq. Ju po e banalizoni muhabetin smiley

Po sun i jap dum se nuk eshte rruge njikalimshe

Dmth edhe ke spank edhe te kane spank.

Have you been listening to Amy Schumer's anal jokes or was that merely a gjemimprovizim from a fiqoinspirim? lol

Xhibo, drejtohu Fiqos se ai i ka pare enderrat jo une.

Po endrra jan o Gjemb; pranej shifen me sy mbyll smiley

Prirja ugrmbare e nje qeverisjeje te mire eshte te korigjoje gjithcka qe ka demtuar e demton punen dhe jo paresore venien e njerezve, nenpunesave nden akuze.Kush e ka shkelur ligjin padiskutim duhet te perballet me institutin e akuzes, por nuk e gjej te arresyshme vershimin e tere shtypit per....arrestime...!

Jo se kishe merak Grava ...Ku eshte Shteti smiley Aty eshte aty .Po ka ca pune sa te pastroje Bajgat e PD-hit ,e te aprovoje Buxhetin . Se e di ti mo . Punet e mira behen me Shoke te Mire dhe me Pare smiley Pastaj

E degjon LefKOPE rremetin / dalngadal po vjen Shteti / po troket te deraTahiri / nga Kabinti me i miri smiley 

Te shofin kamerat , po pati kalu Vilajeti anej u ka kry ai muhabet.

Neser Fiks Fare do transmetoje ca pamje nga doganat dhe uljengritjetraret. Pastaj do filloje emisioni.

Medemek, edhe pasneser ngelem ke Peshku tu qep e shqep smiley

Histori alla gazetash shqiptarce. Si humben te dhenat e komplet tatimeve ne Shqiperi, dhe IT nuk paska faj por ata qe hyn pa leje...po back up nuk beheshin ndonjehere te dhenat. Sot edhe nji celular behet vete cloud back up, jo me sistem kombetar taksash. Ky djali i IT e meriton denimin ngado qe ta kapesh muhabetin.

Dmth taksapaguesit duhet te nxjerrin 10 milione euro?

Ka lezet...

Bredho.., e thashe une kete para nja 2 javesh, po skam kohe tani ta gjeje temen dhe komentin tim atje.. do prishen te gjitha ndertesat brenda vijes bregdetare sepse aty kalon plani rregullues per bregdetin.. nderkoje, te gjitha ndertesat me leje do te demshperblehen pronaret 1 me 1, sikurse edhe vjehrri i Bashes me ortakun e tij, por edhe banoret qe kane blere apartamente ne kete pallat, pasi rezultoi qe ky pallat i ka te gjitha lejet e mundshme ne cdo faze te ndertimit te tij! Ok, per ndertesat pa leje sbehet fjale fare.. do prishen pa kurrefare demshperblimi.

pa prove, nuk beson njeri sot, Belul. Kshuqe mos prit kot demshperblim prej meje. Ose kerkoji adminave qe ta fshijne komentin tim dhe te demshperblejne ty dhe kta qe kane komentu poshte.

 

Jo po Sala ka lon arken bosh; jo po buxheti i varfer...kushedi sa gzohen shqiptaret qe me nfund taksat e tyre po perdoren per me von ligjin ne vend

opo per ate pune, adminat e kane me kollaj te fshijne temen perkatese, komentin tim me gjithe serverinsmiley, qe te mos dale e verteta ne shesh.smiley

nejse, jam ne pune tashi.. pastaj kur te shkoj ne shtepi, do ti them Pjerit, si komjuterist i zoti, te me ndihmoje.. ose gjembit.smiley

ja, shikon ti Pjeter si ua merr mend militanteve mendjelehte Edoja..smiley. ore, kshu i forte, duke demshperblyer me parat e tua, dmth te publikut taksapagues, behem edhe une..smiley taksapaguesi e ka mrena, pjeter, se nese e kuptove mire zotrote, vjehrri i Bashes me shoke do ti marrin leket e investimit..smiley

Sikur kane probleme shitjeje ndertuesit andej. Dmth qeveria po u jep nje dore. Si tha ai, opozitare, por ortake.smiley 

po jo mo, ai i ka shit. Berberi po i bente llogarine ne 3-4 milione euro fitim. Shteti do u paguaje te njejten vlere banoreve? po ky eshte shtet o vlla, nuk vjen thjesht ere sic thote Roni por kuterbon.

E c'te beje Edoja? Tjetri shfrytzon pushtetin dhe ligjeron paligjshmerine!Te lejoje qe ujrat e paligjshmrise te rrjedhin?Demin ne e paguajme,dihet,po ku eshte faji i Edos ne kte mes,s'po e kuptoj?

nuk thashe qe ka faj, por po them cfare ka ketu per tu ngazellyer... nderkoh qe kemi te bejme nje dem 4-5 milion € qe i eshte shkaktuar shtetit nga ai "tjetri" qe shfrytezoj pushtetin dhe qe atij i duhej faturuar kjo shifer, plus sanksione te tjera, e jo qytetareve... keshtu luftohet korrupsioni!

Kte po them the une..ai tjetri paligjeshmerine e ka bere ligj, dhe sot e gjithe diten eshte prenda ligjit te paligjshmerise qe ka bere vete, me ndihmen e pushtetit.

Tjetri dihet 100% se eshte kriminel dhe ka bere vrasjen,por gjykatesi te thote me sill provat ta denoj.Keshtu funksionoka kjo lesh demokracie,ndryshe t'u hidhkan ne fyt per arbitraitet dhe sjellje diktatoriale.

Sic duket qenka e vertete ajo qe tha Tirona-4ever qe ministri i brendshem merret me arsimin, e tani i tregtise me taksat. Neser presim Veliajn te dali te flase per tregtine, pasneser Bushati per ceshtjet sociale.

E ka thone 4 Everi smiley....Mo e luj mo. Ngule Gjembin aty dhe aty lere sa te kalbet smiley

Histori alla gazetash shqiptarce. Si humben te dhenat e komplet tatimeve ne Shqiperi.... + infinit !

Ata gjeten Kafet e Nexhmijes, mos te gjejne sa ka pagu Gjembi  Nuk e ka thone kot Arbnori rp ,qe as e kujtojne me "Mandelen " e babasqapit smiley  Po llafin e ka lone per Rahmet 

Keta jane specialista , nuk jane socialista .

Ju cane sumen me analet e Xhibonjisteve per LHL . Ca tu bojme ? Rrasu nje fotografi te Vekes dhe u leshua zogoria  per kocka te dekurish   Rrasu dhe nje per Tatimet dhe .....

leh tej-tutje  dhe Poeti smiley / obobo shoke c'na gjeti / u shkermoq e  na ra Shteti ...smiley

o vlere, ik se kan hap nji teme ku po folin keq per dullen. Mungesa jote bi shum ne sy atje. Armiku po shin ndersa ti ja ke var fare

Po shoqja X sa ka paguar?

Ku e kan hap i Tredhur ? Merr kujdestari Gjembin ti se nuk me duket mire .Po bo si Lunatike dhe po avancoi ...keq e kemi kush do na e komentoi 4 Everin !

Si percart po flet , kujdesu ! Me thuj ku po e bejne cope Veken , po morr topuzin dhe ika te ndeshem me Bajlozet . Po s'ke bo mire qe e le vetem smiley

Nuk shkoj atje . I kom thone dhe Xhiboles . Eshte Varferi shpirterore ajo dhe Tralalalja e Tralalalve .

Nje emer me i pershtatshem per kohen mund te ishte prezent . Psh Anarshi ... Ose Kampionati i Pordheve ne Internet smiley Mos e merr me shaka ! Ose po e njef Gjembin thuaj ta vere  ne krye pas ..........Pa Censure !

Te Rilindin edhe te dhenat smiley
 

Nje njeri konsiderohet debil, sepse kembengul ne idiotllukun e vet. Kjo eshte gjenetike. E kam fjalen per idiotin.

o komentus, ta gezoni rilindjen. Ne Durres brenda ne shkolle, brenda ne klase ja kane shprazur kallashnikovin nje nxenesi. Nuk ka qene ndonje psikopat qe ka dashur te vrase pa shkak, ka qene pune zenke.

Ja ku i ke frytet e policise se tepelenasve.

Politizo dhe mbushe me tepelenas policine dhe ja cke. Vrasje edhe ne shkolle.

E mora vesh e me vjen keq shume, por nese ti thua qe nje adoleshent qe vret nje tjeter eshte faj i Tepelenes nuk i kemi punet mire.

Se armet ne Shqiperi nuk shiten ne dyqan, por deri me 1996 Dhjetor, ishin ne depo, ndersa ne Dhjetor i shperndau PD-ja me liste per punonjesit e tatim -taksave , pastaj i beri mutin mu ne te : i hapi depot fare. smiley

Kete punen e armeve duhet me e zene sa me kap ne goje, me degjo mua. 

armet i mori nga depot dhe ja u shperndau "popullit" heroi i "revolucionit" te 97, Robin Hudi shqiptar, Zan Caushi. Ai qe solli ne pushtet PS ne 97.

Faji eshte i ministrit tend, qe ka mbushur policine me militante socialiste tepelenas. Nuk ka profesionalizem, por sherbim ndaj partise, prandaj ndodhin keto.

Te lutem shume tani se eshte vrare nje adoleshent ne klase, a nuk duhet te mbaje pergjegjesi policia dhe shkolla?

Per cfare jane keta? Te punesojne dashnoret ne tatime?

Rri tani se te gjithe kemi te aferm ne shkolla e rruge.

"armet i mori nga depot dhe ja u shperndau "popullit" heroi i "revolucionit" te 97, Robin Hudi shqiptar, Zan Caushi. Ai qe solli ne pushtet PS ne 97." smiley

Edhe Arben Imami, mos harro. smiley

Ministri ka faj e kam thene une sepse ka marre per zevendes te vet njeriun qe keshillonte ish drejtorin e policise se shtetit me 21 Janar 2011 ku ngelen te vrare 4 vete dhe u plagosen disa te tjere.

Eshte vrare nje adoleshent ne shkolle e duhet te mbajne pergjegjesi te gjithe. Po ama kjo si ngjarje eshte e veshtire me u parashikuar. Me kujtohet kur u vra nje femije ne Shkoder per gjakmarrje, perpara deres se shkolles. C`t`i bejme kafsheve pervec se t`i tredhim !

Tani Tahiri ka dashnore e kemi thene e kot e permend shume here se i bie pjaca muhabetit. smiley

keto gjera jane krejt te parandalueshme o komentues. Te merren masa qe nxenesit te mos mund te kapercejne pragun e shkolles te armatosur. Policia kudo ne bote shkollat i ka me kujdes te vecante, por kjo s'ben vaki per policine e tepelenasve.

Prinderit i cojne femijet ne shkolle me mendimin se jane te sigurte, jo se aty mund te hyje dikush edhe me pushke e te te vrase femijen qe po ben mesim.

Ne fund te fundit, c'mund te presesh nga nje person qe eshte bere minister i policise pasi ka kapur ne hu e gure policine dhe ka dashur te ju veje flaken institucioneve.

Nuk ka qene ne shkolle , por ne nje servis qe sherbente edhe per praktikat mesimore te nxenesve, por gjithsesi kjo nuk justifikon masat qe duhet te merren per parandalimin e ngjarjeve te ketij lloji.

Nuk jam i sigurte, gjithsesi, ne ka qene brenda ambienteve te shkolles ky servis apo jashte, e ngjarja kerkon marrjen e masave ndeshkuese  nese ka qene brenda ambienteve te shkolles.

Fakt eshte se datat nuk mund te shuhen ashtu kollaj fare nga serveri sepse duhet te kete nje praktike apo rregulla qe datat te arkivohen ne medium tjeter !

Dhe ajo qe eshte me kryesorja pak rendesi ka se zhduken dtat nga kompjuteri sepse ato i kane dhe ne mediu tjeter si leter apo formulare pra ketu lepru fle diku tjeter ???

Mize e volge ( arrestohet nje administrator ) por zhurmen do ta beje shume te madhe !

halli eshte me ju rimbursu bizneseve socialiste leke qe nuk ju takojne. Prandaj eshte zhdukur regjistri.

Eshte pune lekesh.

Tamom qe ka te beje me lek e lek te modh fare biles sepse te shush datat e serverit kur ai vete automatikisht ben backups leje mo pastaj se cbejne administratoret ketej vete me duket shume absurde vetem leku i madh e ben kete ...

Po te presim se cfare do thote dhe Ruzhja per kete smiley

 

ore keta te PD kan bere namin ne shtet. e kan bo shtetin me keq se 97.

po skan faj se te 97 e kane piken e referemit.  shefi i IT e ka Rista mbiemrin dhe eshte djale i hedhur, pavaresisht se i pelqen leku.

tani a punohet per rroge ne shtet????

nuk rri tjetri shef IT gjithe keto vjet per 600 mije lek rroge, sidomos kur ka dyqane e servis per PC , elektronike e kompani ( divitech)  apo ka pas marre rroge me te madhe tek call center i atij trapit  Roland Makashi hahahahh, apo tek firma tjeter greke ku ka punu te Sky tower???

shkurt drute, ky ka bo i dor lek ne tatime qe nuk eshte gje e re. edhe qe ka i fshi vete gjonat aty eshte mese e vertete . a mund te rekuperohen??? nese ka backup , duhet. nese jane strukutra te dhenash nuk mjaftojne free recovery tools per ti rithyer.

problemi eshte qe Berisha vetem sa ka vjedhur ne IT , nen synimin mosha e internetit i kan iiiiii robt IT me Pollo, me AKSH , me infosoft, ikub ( lexo infosoft) me microsoft albania ( lexo infosoft prape)

Problemi madhor 2 eshte qe kjo qeveri nuk ka plan e  ide per te tejkaluar kete problem. Milena eshte me medalje ari, por per keto duhet asistence nga vende  europiane te zhvilluara, finlande, suedi, danimarke  qe jane numri nje per e-gov.

Mbi te gjithja ka nje prerequisiste, duhet qe te mos i futesh brenda duart, sepse le shenje.  sisteme te tilla projektohen super te sigurta , dhe jo pa backup si te tatimet.dhe backup eshte nje element shume i vogel , nje grimce ne sigurine e proceseve , infrastruktures, etj etj etj

keta legenat e berishes kan arrit sa kan prish fizikisht serverat e prokurimeve publike , vetem me  bo pislliqe neper tendera ca pret nga barbaret smiley

Gjithe keto komente ketu dhe askush s'ka thene "Bravo i qofte Tahirit". smiley

P.S. Pi te konspiracionit lol

Rast tipik i ngjarjes ne Durres per "vleren e Jetes " dhe nderhyrjes se Kriminelve te Politikes qe mbase e ndricon pak edhe Xhibonjizmin ! Familjare te Viktimes i hakrrohen Halimit te supes " Hec tani , ik ....." dhe ai qe di "Kuksiancen" e kupton se cfare do me thene kjo .

Plehrat e nje Grupimi Kriminal kane kurajon te shkojne ne Vendin e krimit qe kane pregatitur e ushqyer me dhjetra vjet . Ketu pervec dhimbjes per keto ngjarje e "kambanes alarmit " Drejtorite e shkollave duhet me cdo KUSHT te njohin permbajtjen zakonore te nxenesve per te ndertuar nje sistem gjithperfshires edukimi , jashte Politikes se ndyre percarese ,krahinore e bajraktariste qe mbolli e armatosi Klani Politik i Krimineleve te Berishes dhe mundohen ta mbajne gjalle gjithfare vemjesh me frymezim Poetesh smiley 

Nje pyetje teknike ne se dikush ka dijeni ...A ka roje sigurie ne shkolla ? Ne se jo duhen vendosur Urgjentisht ne shkolla te karakterit me "konviktore " e gjimnaze .

Ka vdeke  koha e konvikteve te Babasqapit 14 vjec qe kujdeseshin te tjeret dhe nuk guxonte njeri te ngrinte dhe Grushtin ne muret e shkolles !

Ka roje shkolla, por ai ishte student dhe me arme te modifikuar. S'kas as Sali Berishe, as Edi Rame e as Barak Obame qe mund t'i beje derman ketyre ngjarjeve te tilla. S'ka lidhje shteti e as partite ne kete mes. Fajin e kane familjet qe i rrisin femijet me mentalitet macosh qe ne djep. Me vjen keq per Durresin, se te gjitha keto ngjarjet makabre qe kane ndodhur atje kane pasur si protagoniste keta maloket e Kukesit qe e kane zaptuar. Edhe ai plaku qe i preu koken adoleshentes, edhe keta... pfff. Race e qelbur

Si rregull ka roje. Po vetem ne shkolla. Ngjarja ka ndodhur ne ambiente te tjera qe lidhen terthorazi me shkollen.

Flm i nderuar Komentues .

Por mos harrojme qe jemi nje brez ku ne dere te shkolles kishte vetem NJE qe i binte ziles dhe ishte kenaqesi te merrje nje pershendetje prej tij ! Dhe keshtu ishte dhe ne Kukes , dhe ne Tropoje dhe ne Vlore e Tepelene .Pra nuk jane fajtor nxenesit .....ose nuk ka Diferencime te tilla qe te jete bere nga nje i Evidentuar si i "veriore "

Po me thika ne Gjimnazin e Shkelzen Berishes ne Tirane qe u theren me Grupe ne ate kohe kur i Jati tij leshoi Kushtrimin " Bini Burra.Komunizmi Rae "  ..kur nuk kishte " maloke " pse ndodhte ?

Thash se do e bojshin me tritol smiley

 

Faza perfundimtare do jete me tritol!

Nuk heqin dore komunistat nga tritoli!

Shume ngjarje dhe me te dhimbeshme ndodhin kudo ne Bote . Po ne kemi shembuj te nje KOHE jo te larget kur as nuk mendohej brenda mureve te shkolles e jo te ndodhte .Plus qe ne jemi Shqiptare dhe Vllazeri ! Tani jane bere te zakonshme perleshjet e deri ne asgjesime fizike brenda ne mureve e shkollave !!!!!

A thua calon diku ? 

Vertet kohet evolojne por shkolla duhet te mbetet   nje nga Istikamet me Fanatike e me Konservatore te Edukimit per Jeten e Ardhmerine e Individeve .. Mbi sistemin Fetar e mbi cdo lloj sistemi Edukimi qe njihet .

Te mosharrojme qe Bini burra .Komunizmi rae " "na jem neoliberal zotrie " ka Autor .Ka Emer si Individ Injorant por edhe si Klan Politik .Lexo ketu fatakeqin alais Poetinsmiley e LefKOPESE( megjithse handikapat mendor ) po ama ka bindjen se ..shteti ka rene . Dhe nuk e thot si psikopat por Realisht vjel ato qe Mbolli me klasen e Babasqapit kriminele te Papergjegjshem, , Hajdute Bandit ! Dhe shko te Vidio per te pare nje Poet smiley tjeter te Bandes te shikosh si e perzene !

A thu nuk hyn Politika e ketyre Matrapazeve Berishiste me Kufoma !!!!!

O Bame, shife mer se cbojne komunistat, as dyret dhe dritaret nuk po ja lejne popullit!

P.s. Di gjo si vajti ajo protesta e Altin Goxhajt per ringjalljen e qoftelargut?

Rono,  pe njeri aty te ankohej apo te protestonte..??   -natyrisht jo!   sepse  banoret,  pronare te apartamenteve apo ambienteve te tjera  te ketij kompleksi   do te kompesohen  teresisht,   po thote  reporterja..    keshtuqe:  jemi   te gjithe te lumtur!

Sistemet që sot janë ende të fikur, kushdo mund ta provojë, tek faqja e Tatimeve. Shërbimet elektronike nuk funksionojnë më. Me fikjen e këtyre sistemeve, kemi biznese që nuk deklarojnë dot, pasi deklarimi bëhet vetëm online, nëse një biznes nuk deklaron dot për rrjedhojë nuk paguan dot. Mospagesa është mungesë e lekëve në dëm të këtij shteti. Është krijuar hapësirë e madhe për evazion dhe abuzime të ndryshme. Regjistrimet e reja të biznesit nuk bëhen, pasi mund të regjistrohen vetëm në QKR po nuk ka asnjë efekt. Kasat fiskale nuk raportojnë. Besueshmëria e biznesit për t’i përdorur këto kasa, sot mund të themi se vetëm 10% të tyre mund të funksionojnë. Pjesa tjetër kërkon kosto për t’u rivënë në punë, është paralizuar komplet puna në Administratën Tatimore. Mosfunksionimi i Administratës Tatimore u jep mundësi abuzuesve të bëjnë gjëra që nuk i kemi patur më përpara dhe nuk mund t’i njohim.

..bo bo bo cfare barbaresh.

    

Harroi Briseida te dale ne konference per shtyp per tejkalimin e planit te peshkut per muajin Nentor

 

http://www.panorama.com.al/2013/12/04/de...

"Patëm  ndërhyrje në sisteme , patëm ndërhyrje në të dhenat  në formë  të paligjshme, patëm nxjerrje të të dhenave jashtë administratës  tatimore në formë të paligjshme. Duke mospranuar të firmosnin në asnjë procesverbal duke mos pranuar të evidentonin veten e tyre në asnjë dokument  këta persona kopjuan  të gjitha të dhenat që dispononte administrate tatimore  dhe i nxorrën këto  jashtë administratës. Nuk e di se ku  i kanë çuar..."

opa mafia style

Si përherë gjithsecili informacionin e jep dhe e merr sipas midesë. Shyqyr zotit që që nga koha e Gazit tatimet janë plot me kamera dhe merret vesh kollaj se ç'është bërë. Duke qenë që edhe palët e dinë nuk kanë këllqe të gënjejnë. Jam i bindur që do të ketë gallatë të madhe me këtë çështje. Më vjen keq që e "hëngrën" ata qyqarë që s'kanë faj (stafi i IT dhe një shoqëri tjetër private) po kjo "bukuroshja" e Tatimeve që i plasi në dorë se ja futi Çimi me Edvini e do një të shkundër të mirë se është bërë histerike e vetëm çirret në tatime.

ju punoni ke tatimet apo e ke me te degjuar qe cirret? 

eh ka vene edhe kod veshjeje ne tatime  , se nuk ecen perpara ndryshe shteti perpara.

Si eshte kodi, kostum i zi? smiley

Distanca e fundit te minifundit nga gjuri duhet te jete ne perpjestim te drejte me kubaturen eliptike te cicave+vitheve. 

Yes, there's a little DaVinci (Vitruvian Man) in there, as in everywhere else n'qeverisje, of course, kot s'quhet Rilindje!

kodi eshte 12445336 ku 1 eshte vjollce, 2 vishnje, 3 lejla, 4 e purpurt, 5 mavi, 6 ngjyre shiu.

Jo, nuk punoj tek tatimet, por merrem me këta të huajt (FMN) që kanë investuar për sistemin dhe si pasojë kam qenë në shumë mbledhje me këtë drejtoreshë. Më bëri përshtypje që këta të huajt, me gjithë "aplomb"-in dhe diplomacinë që i karakterizon rrudhin vetullat në çdo rast dhe nuk lënë pa ma qokur histerinë e saj. Pastaj me siguri do ta ngrejë mediatikisht dhe FMN-ja këtë çështje sepse puna e 3-4 vjetëve po i shkon për lesh.

P.S. Nuk ka nevojë të më flisni me "ju". Blog-jeve jemi.

smiley

Jo, nuk punoj tek tatimet, por merrem me këta të huajt (FMN) që kanë investuar për sistemin dhe si pasojë kam qenë në shumë mbledhje me këtë drejtoreshë. Më bëri përshtypje që këta të huajt, me gjithë "aplomb"-in dhe diplomacinë që i karakterizon rrudhin vetullat në çdo rast dhe nuk lënë pa ma qokur histerinë e saj. Pastaj me siguri do ta ngrejë mediatikisht dhe FMN-ja këtë çështje sepse puna e 3-4 vjetëve po i shkon për lesh.

P.S. Nuk ka nevojë të më flisni me "ju". Blog-jeve jemi.

smiley

Nuk besoj se mund të humbin të dhënat pasi nqs ësht punë e FMN siç thotë Lordi me siguri ata  kanë parashikuar ruajtjen e tyre në një suport jasht sistemit të rregjistrimit për çdo muaj e jo më për 4 vjet.Në Shqipëri çfarë nuk ndoth.

...kjo "bukuroshja" e Tatimeve që i plasi në dorë se ja futi Çimi me Edvini e do një të shkundër të mirë se është bërë histerike e vetëm çirret në tatime.

....nuk eshte rastesi qe edhe ministri i brendeshem Tahiri llukuu papashta osht pak histerik smiley

Uaaa mami humbismiley

Tani, për informacion të dhënat nuk kanë humbur, janë në sistemin e back-upit dhe janë lehtësisht të rekuperueshme. Problemet janë disa të tjera:

1. Hyrja në sallat e serverave, manipulimi (kupto jo keqpërdorja) i të dhënave, magazinimi i tyre nga persona të paautorizuar dhe dalja e informacionit nga administrata.

2. Problemi tjetër është që manipulimi i të dhënave është bërë në serverin kryesor dhe jo në atë të backupit apo në ghost (ma shpjeguan ça ishte po nuk jam teknik).

3. Fshirja (me dashje apo pa dashje nuk e di) e të dhënave të ruajtara dhe djegja fizike e serverave ditë të diele, kur asnjë nga IT nuk ka qenë në punë.

4. Djegja e serverit qendor (më saktë i disa nga storage) ka sjellë reset të sistemit, duke ndryshuar orën dhe datën e sistemit si pasojë dhe orën e datën e deklarimeve të kryera nga bizneset pas hyrjes në punë të sistemit të back-upit. Ora i ka ndryshuar dhe të dhënave të tjera të rekuperuara.

5. Për djegjen e storage-it, të kryer nga punonjës të një shoqërie private, ditë të diele nuk është lajmëruar stafi i IT as atë ditë dhe as të hënën (nuk mund ta bënin pasi do pyetishin kush jeni e ça po bënit aty). Problemin e kanë evidentuar më vonë vetë IT.

6. Asnjë dekëlarim nga tatimet apo ministria e financave se çfarë të bëjnë bizneset me daklarimet e ku ti dërgojnë. Kjo është e pafalshme.

7. Pamundësia e ringritjes e sistemit, pasi shoqërsë së mirëmbajtjes iu është ndaluar të bëjë riparimet e ndryshme.

8. E të tjera, e të tjera.....

Të gjitha këto e shumë të tjera, mbuluar me vellon e heshtjes totale të institucioneve, shtuar këtu dhe VKM e fundit të dalë për të ndrequr këtë katrahurë, më bind gjithnjë e më shumë se ishte një ndërhyrje nga diletantë të cilët bënë një gabim të pafalshëm (dhe të dënueshëm ligjërisht). Drejtoresha, dhe këshilltarët e IT të Kryeministrit dhe Ministrit duhet të mbajnë përgjegjësi, e të mësohen që ka rregulla e ligje, moszbatimi i të cilave sjell pasoja të rënda penale.

P.S Me sa më thanë sot (llafe kafesh), sistemi ka vënë automatikisht rreth 100 gjoba. Kush përgjigjet?!

car amatorash mer eeejjj...mir bojn, kur kan nje cete me cherra qi mbajn IT

ghost thon....pishku motres, e kan per symantec ghost kto...qi osht teknologji e vitit 1999 lool

:smiley

Me sa më thanë me "ghost" i referohen një particioni brenda hard disqeve dhe jo softit të Symantecut. Sa për çerrat që punojnë tek IT ke të drejtë. Të gjithë punojnë 1-2 vite në shtet, marrin eksperiencë dhe pastaj, fap kalojnë në ndonjë Vodafone a bankë private, ku paguhen 5-10 herë më shumë e s'kanë kokëçarje shefash.

prit te vij rruzhja ta zgjidh ket pune, se ajo ka skillz

Ruzhja mund te te sqaroje vetem qe kto Lordet jane komplet Spams qe flasin 10% ato qe kane degju dhe 90% marrezira qe i ngrejne nga menja vet apo se di se nga.

Le ta lejme ta nxjerri prokuroria ne drite, (nese do nxjerre gje) dhe qe te shofim hallet tona smiley

 

Ti rrofsh për "komplimentin" po më lart ta kam ndarë çfarë kam dëgjuar e çfarë kam parë me sytë e mi. Pastaj edhe ti përveç se fole në erë nuk është se na the ndonjë gjë tënden se çfarë mendimi ke apo pse ka ndodhur. Që prokuroria do bëjë të vetën do e bëje, por jemi në blog e jo në Akademinë e Shkencave që çdo fjalë që hedhim duhet ta kemi me prova shkencore.

Thellohu Ruzhdie, thellohu!

Ti ke degju, se per te pare me sy, ke pare nje m... mor shoku, por dhe burimin e informacionit e ke skarco.

ose vjen ktu dhe spekullon

mendimin e kam thene njehere, kurse se cka ka ndodhur vertete nuk mund ta di, madje dyshoj nese e di me siguri ndokush pervec atij qe e ka bere. te shofim nese e kane hetuar 'specialistet' e organeve hetues.

Ceshtja eshte se ka nje atmosfere terrori ne te dy anet e ksaj historie, dhe jane njerez te pafajshem te perfshire, ndaj, per respekt te tyre une sdu me i marre neper goje, pa qene e sigurt se cka ndodh vertete.

diten e mire, se kena pune tashti

Meqë e paske nda ti me tënden kush janë me faj e kush pa faj, i bie që të jesh gjykatës e prokuror bashkë. Prandaj meqë paske punë kaq të rëndësishme po të lë të qetë.

Do dalë si video e Metës. Thuhet që Tatimet nuk i kanë dhënë filmimet prokurorisë. O gallatë e madhe do dalë.

P.S. O gazetarë, e ka mbiemrin Rista dhe jo RisKa. Check your facts!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).