Ka kohë që programi "Zona e Lirë" e Televizionit Klan është prezent cdo të premte dhe me ritransmentim edhe të shtunën.  Një program rraskapitës për të cilin është shumë herë më mirë ta lësh në heshtje, pa e permendur fare, se sa të mund të thuash qoftë edhe një fjalë të vetme për mirë.  I ideuar dhe sidomos i drejtuar nga një "moderator" krejtësisht jashtë fazës normale njerëzore, ai program ka nevojën e një kambane alarmi, se për gjer ku është katandisur kultura që u jepet të rinjve e të rejave. Mirëpo kur rendin për të qenë prezent në ekran edhe intelektualë kjo bind këdo se aty vrapohet pas hicit. Kjo tregon shkallën e degradimit të njerëzve të shkolluar dhe agresivitetin e negatives në komunikim me teleshikuesit.  Në një orar që nuk është i vonë , ku audienca përbëhet edhe nga fëmijë, të rinj e të reja, tregon se ku ka rrëshqitur TV Klani.

Mbrëmë për shembull, u dëgjua të fliste edhe pedagogu Edmond Tupe.  Me një gjuhë që historikisht nuk i ka patur lezet shqipes, me insinuata direkte fyese dhe përgojuese ndaj një qytetari jo prezent, foli ndaj tij për të njëzetën herë për " Kompleksin e Edipit."  Pa asnjë politesë i përgjigjej shpërthimeve frenetike të të marrit Cani për qytetarin të cilin e urrejnë pakufi.  Pra ai ekran shpërndan fjalët e pista, injorancën, nihilizmin, urrejtjen, antikulturën. Kete mision po vazhdon edhe pedagogu Tupe. Për të gjithë ata që nuk e njohin këtë njeri, mundet t'u ketë krijuar ndjesinë e të paedukuarit.  Kurse ata qe e njohin sharlatanin Tupe , me siguri kanë kujtuar aspekte të jetës së tij personale.  Intelektualë të këtij kalibri nuk mund të shërbejnë si modele për t'u dëgjuar në një televizion publik. Përkundrazi!

183 Komente

Tupja ka kohe qe eshte rrotkarizu, qe nga shkrimet pa lidhje te Panorama. 

Ndersa Cani qe ja ka nxjerre disa gjera te mira atij emisioni qe nuk thuhen kund, prej kohesh eshte bere teper i parehatshem (ingombrante, thote talani).

..dhe themi ne qe perse rinia jone ka marre rruget e mootit... po i ka mare se per te mungojne pikat e referimit, i mungojne modelet pozitive, se ata e marin frymezimin apo modelin nga tipa si Çani me shoke, te cilet nen petkun e te berit te diçkaje ndryshe, apo te thyerjes se disa tabuve, arrijne deri ne marrira te tilla saqe fyejne edhe intelektin e nje njeriu normal...

+1

Me duket dhe ne kete postim po behet e njejta gje per te cilen kritikohet ZL, pra po shahen e pergojohen rob jo present. 

Zl eshte nje emision I. Felliqur dhe kjo nuk eshte sharje ne adrese te Canit,eshte fakt.

hajde hajde moj demokraci qe po na vjen me rilindjen

ja per keto kishim nevoje jasht mase, fleterrufe... ku jane, ku eshte kendi i fletrrufeve, te lutem shume grave po se bere ti do ta bej une nje kend flet rrufesh, u pa puna duhet ta ndihmojme rilindjen drejt demokracise

Moj e mira laura 1 , mos u vjas sepse ta ka qindisur vete Cani e Co te cilet gjith emertesat i kane thjesht " Femra" Kendi ku ekspozohet vetem pjesa nga ku nis rrugen jeta, si e vetmja gje qe vlen ne kete shoqeri ...te horrave perfaqesuar nga Arian Cani.Aty shkohet sigurisht pa pengesa e me vullnet, por je e lutur te keshe edhe femijen prane ndersa shfaqet i carturi Cani duke kapur mizat ne fluturim dhe fjalet qe u kane shpetuar arixhofkave te nevrikosura.Askush nuk te ndalon te shkoshe dhe ta shikoshe mire se ku te bie jo flet rrufeja , por vete RRUFEJA!

ne demokraci nderrohet kanali! i fut robi nje sport, nje komedi, nje bang bang, ose dhe porno!

çfare thua momentum porno me edverin... te lutem shume

shije shije kjo bote smiley

Kanalin e nderrojme zaten po meqe jemi ne demokraci a ka mundesi te themi nje opinion pa u penalizuar? Faleminderit.

 Njeri thote "po shahen rob jo prezent" dhe tjetra ja pret" ky shkrim eshte kend i fleterrufeve".Po mir o te mencur , po ppu ku kritikoni, tallni, pergojoni, analizoni kedo e gjithcka cfare eshte? Sipas kesaj llogjike edhe media eshte nje sharje e robve jo prezent apo jo.Pertej ketyre engledisjeve, Grava ka ngritur nje problem kulturor dhe shoqeror.Nuk eshte fjala per Canin si person por per formatin qe ai drejton dhe mesazhet qe jep.Ne ate emision ftohen lloj soj prototipash te ardhur nga periferite e vemendjes e deri tek shtetare dhe intelektuale. Prania e intelektualeve serioze ne ate format, legjitimon intelektualet gomare ose kondrabedale dhe gjithfare banalitetesh,nen koperturen e nje zone te lire, pa kufij dhe tabu.

Prania e intelektualeve serioze

E verteta eshte qe Cani ka pasur mundesi te sjelle ne emision edhe intelektuale serioze....Nga ana tjeter ka nje shikueshmeri te madhe. 

Cfare  mbetet per te perligjur thirrjen e graves? Gjuha qe perdor Cani????

Po mire mor ti budalla, meqe na bere te mencur, kush te detyron te shohesh Canin. Po peshku dhe media nuk po qahet per pergojim, kurse postimi qahej dhe bente te njejten gje per Tupen, bile per jeten personale. 

Dhe qershiza eshte se Cani ka kunj rilindasin. Se c'jane prish per ca pazare. 

Nese eshte e mundur, le ta leme menjane per nje moment qasjen e graves per Tupen.  Megjithese neqoftese Tupja merr persiper publikisht te trajtoje nje ceshtje cfaredo ne menyren me vullgare te mundshme, atehere nuk besoj se i ka problem edhe reagimet cfaredo. 

A mund te sjellesh qofte edhe nje shembull nga keto ane qe i avitet platformes se programit Zone e Lire? Emision ne "primetime."  Dihet qe FCC eshte shume me strikt se institucionet paralele ne Europe, por jam kurioze, e ndoshta peshqit ne Europe mund te sjellin shembuj te tjere per t'i vene gjerat ne kontekst me te gjere, e pa lidhje me kunjat per politikanet lokale.  

Nuk e di cfare ka problem Tupja, qe s'e njoh fare. Mua me erdhen zorret, kur qahet per pergojim e pergojon per jeten private Tupen. 

Cani thone ka kopjuar nje emision francez. ZL edhe eshte gjobitur me duket disa here. 

Nje gje eshte e qarte qe sot politika po behet ne emisionet e humorit. Kjo tendence ka filluar kendej e po shkon andej. 

Kur thua politika po behet ne emisioni humori, po krahason Jon Stewart me Canin?  Apo satiren politike me vullgaritetin?  E permenda dhe rastin e fundit qe pashe ate emision.  Isha dhe jam kunder LH ne Shqiperi, dhe per aq kohe te shkurter sa e pashe emisionin, s'di si te ta shpjegoj me mire, po e them ne anglisht "I was cringing inside."  Me erdhi shume, shume keq qe Blendi Kajsiu, qe ia respektoj penen, ishte aty. 

Dhe qe te mos duket se po shprehem me anesi politike, une kam problem edhe me "velinizmin" e Fiksit.  

Ky emisioni francez, eshte ne primetime dhe ne nje nga stacionet me audiencen me te madhe ne France?  

Per emisionin francez, s'di gje me shume, ndonje peshk fancez mund ta dije me mire. 

Une nuk po krahasoj Canin me Jon Stewart, por eshte fakt qe politika ne emisione humori po behet, Obama me shoke aty shkojne ne kohe fushate. Gjithashtu nuk e di nese ne Albanie matet audienca ne ndonje fare menyre. Por edhe keta te hajrit besoj per audiencen shkojne aty. 

Nuk eshte se po mbroj Canin, por sic u tha, edhe ai mundohet pullen e kuqe ta kete pas mesnate. Nuk diskutohet qe ka raste qe kalon ne neveri, te pakten per shijen time.

Nje gje do patur parasysh, qe si kudo aty behet tregeti me pare, favore, etj. 

 

Nuk po flas vetem per pullen e kuqe ne "zero dark", apo per pullen portokalli para "zero dark."  Po flas edhe per ceshtje serioze te perditshmerise shqiptare sic ishte psh ajo e 15 Nentorit qe diskutohen ne menyre te neveritshme, me tallje e me vullgaritet.  

Nuk po diskutojme as kohe fushate ketej e andej, por nivelin e diskutimit ne pergjithesi. 

Tek niveli zbatohet parimi i eneve komunikuese. Pse mos ka nivel me te larte politika, shtypi, apo qofte dhe shoqeria? Ne fund te fundit, pse kot kemi marre arratine? 

Niveli rritet (me kismet) me jete brezash, fatkeqesisht ne kemi njecke. 

Mund ta mbyllim kete bisede me "te gjithe bashkevuajtes, te gjithe bashkefajtore," por do e leme elefantin e "fourth estate" ne kasolle. 

Fundjave te kendshme smiley.

Gjithashtusmiley

ca eshte ky Cani, tip alla Howard Stern qe dikur ka pas ate show-n e famshem? smiley. dhemokraci, po te pakten ne c'ore transmetohet ky emision? Te pakten te jete pas mesnate, qe mos ta shohin rinia dhe femijet. Se ne dore e keni ate dreq telekomande, click e mos u  hutoni. 

Ne 21:00 te premteve. Ose si mund te themi ketej "Primetime."

Premteme ! smiley

Arjan Canit ia qendisi mire, bukur, shkurt e qarte Blerim Peci me ate "intervisten" e famshme.  Por s'po e gjej dot videon ne youtube as per hajgare.

Ne pergjithesi nuk shoh tv shqiptar, me perjashtime te rralla.  Perjashtimi i fundit ishte ne 15 Nentor, diten e "Jo-se."  Disa prej figurave kryesore kunder prurjes se lendeve kimike ishin ftuar te Zona e Lire.  Nje cirk pa shije, nje karikature e shemtuar.  Edhe une qe isha kunder, nuk durova dot ta shihja ate "diskutim" me shume se 10 minuta.  Per disa prej tyre nuk kam ndonje konsiderate te vecante.  Por u zhgenjeva pa mase qe Blendi Kajsiu pranon te ulet e te diskutoje ne ate shemti.  

 

Ne ate emicion ftohen lloj soj prototipash te ardhur nga periferite e vemendjes e deri tek shtetare dhe intelektuale.

...dmth ju doni te censurohen njerzit dhe mendimet e tyre.Apo i doni ti aprovoje partia para se te shkojne ne emision ..smiley

Kapo, duke tu drejtuar miqesisht ju them se ne nuk duhet te kemi mendime te ndryshme ,te jemi te percare, prej pasioneve politike , qe na u kuktivuan demagogjikidht prej pushteteve politike te sundimit.
Arsyetime te tilla , per probleme kukturore dhe njeheresh shoqerore, te perbashketa, nuk bejne gje tjeter vecse na ftojne te vdesim, duke na bindur ashtu ....se kjo eshte me e mira gje qe na lipset, per te gjithe ne....
Provo miku im te jeshe me niper e mbesa prane dhe te ndjekish keto syrrete emisionesh me " ta befsha " e " ja befsha" me debate ku shperthen sarkazma e ndyre, urrejtja per njeriun, thenia hapet se vjerri ka shkuar me nusen e djalit, te marra ndyrazi tere takemet normale, jetesore te "femres" hic se behet fjale per vajza, motra, nuse, gra, por thjesht femera, por makina per sex...dhe ahere ulu ne bisht e mendo, se keta i kane shpetuar zinxhirit me te cilin " partia u kishte lidhur bashke me gjuhet e ndyra ....edhe hekurat qe i nxorren sheshit postiqeve te Klanit..
Jo mik ! Ketu bejme fjalen per kulturen qytetare, cipen publike e care ne katersh!Dhe une nuk kam meri per nje dekenxhi e injorant si Cani, por kur nje pedagog gjithe jeten problematik, sillet si pedaguak i neveritshem, duke fyer tere shikimin dhe vizionin tim si qytetar, per sjelljen publike ne Televizionin publik ...

Institucionet fetare duhet të hapin aplikime online për priftërinj dhe hoxhë.

 

me kujtohet shume mire kur para shume kohesh ne Shqiperi vjen nje komshiu im shume i revoltuar dukej sikur kishte humbur gjithçka qe kishte,  un e pyes çfare te ka ndodhur mor Idriz ( idriz e ka emrin)  - u prish dynjaja, u prish dynjaja ka dale nje gazete felliqesire...  E kishte fjalen per gazeten eros Idrizi shkret

me kane thene se kohet e fundit e ze gjumi me pleyboy poshte jastikut

Cani eshte karagjoz dhe emisionin e bazon mbi te ftuar karagjoze, sa me shume t'i talle, aq me mire, por ka shikueshmeri, robt i pelqejne keto gjera. S'ka asgje te keqe.

Bravo Grava shkrim i persosur. Une ate emision nuk e shikoj dot po te jem ne shtepi me familjen, motren, nenen, babane ( pavarsisht se une nuk shikoj kurre TV)

..pyte njiher baben tat se mosh  ai e shef emisionin kur ti nuk je ne shtepi smiley

Ore ai le ta shohe te beje cte doje.. une nuk e shikoj dot se vetem K... p... etj.. por jo vetem canin por edhe portokallia e alpazar e me the te thashe, Une te kisha femije nuk do i lija te shikonin TV Kombetare shqiptare.

Po sepse s'eshte per familjare. Pse duhet te jete cdo emision per familjare ne TV?

Po ai nuk i fillon pislleqet para ores 00:00. Nga 21:00 deri ne 00:00 ka rob normale, pastaj fillon pislleqet, vendos dhe tabelen te ekrani jo nen 16.

Ah, ndoshta. Te them te drejten s'e kam pare asnjehere ne TV live, vec ne internet.

Endro, po te shtunen si ritransmetim, ne oren 14 ..?Pa shife, shife !

E censurojne te nesermen.

As edhe nje fije..

Heren e fundit qe kam pare Canin ka qene kur kishte ftuar kandidatin per kryetar te bashkise se tiranes, kankarin lul basha. Ne ate kohe Cani ngrinte me te madhe ceshtjen se po te vije ky ne krye te bashkise do te legalizoheshin dhe do te jepeshin certifikatat e pronesisve per qindra apartamente te perfunduara dhe blera nga qytetaret nder vite. Edhe sot qe kane kaluar mbi 2 vjet e gjysem pothuajse eshte e njejta situate me keto apartamente. 

Ne fakt per mua Cani eshte nje pleher dhe as qe ja vlen jo vetem te shikohet emisioni i tij, por as edhe te marresh mundimin qe ekziston.  

Zone e lire  eshte nje nga formatet me te mira televizive shqiptare dhe drejtuesi Arjan Cani i papare me i miri ... e gjitha e pare ne kendveshtrimin tim

Ka pislleqe, caste te sikletshme, pa njerezit e ndjekin. Njerezit vdesin per skandale, sidomos budallenjte. Sa per formatin, e ka si gjithe emisionet e tjera me te ftuar. Ti mos e mbro tani vetem se eshte me PD. Mos trego qe je aq shushke trushpelare.

e para e kam shpjeguar qe eshte kendveshtrim i imi dhe pike

e dyta eshte nje pyetje qe te bej - a je normal?

me aq sa kam pas rast te shoh, eshte produkt tipik i tranzicionit, nje kellire e vertete, e cila ushqen shqiptaret dhe ushqehet prej tyre ne nje proces vicioz dhe te peshtire.

Kudo ka xherri springer dhe plehra te bardha, por jane ne proporcionin e duhur dhe kurresesi nje sezam mediatik si ky rasti yne.

kujtoj nje shkrim te sjelle ketu te peshku, ku dikujt i kishin thene se po qe se do te dalesh ne media, duhet te kalosh nga Cani - cfare tmerri! ose nga ai emisioni debil i mustafa nanos, ku shkrimtaret qe kam pare budallallepsen pas ca gjepurash filmike qe ua sajdis ne tabaka, sade (dhe gjithe pordhe corovode) mustafai.

ky Cani ka pas jetuar ca kohe ne France. atje ekziston nje emision i tille, thone,  dhe ky   e solli  ne Albanie  prej Parisit, merr vesht..smiley

 

ah, tani e pashe.. e  paskan cekur edhe shoket me siper kete fakt,  nuk i kisha lexuar komentet..

belul, zone e lire eshte kopje e nje emsini franqez  ''Salut les Terriens'' ( pershendetje Tokeseore)(si çdo gje qe qarkullon ne tv shqiptare) por Arjani e moderon me mire sesa sivelllai franqez.

faleminderit per infon  alto!   kisha degjuar   qe Cani kopjon nje emsion franceze, por nuk e dija  me shume.

meqe jemi belul Arjani vishet identik si sivellai i tij franqez kur them identik dua te them toidhjo.

Po keshtu nga pulla e kuqe si eshte ai sivellai francuz?

mos deshe me thon me virgjeresha ti mo? smiley ne vend te pulles ...

ps vulgariteti franqez kalon  lirshem  le te themi si nje Péché mignon,nderkoh vulgariteti shqipo  ncuq

Aha, virgjereshat kane probabilitet zero, dhe pa formula fare; le qe jane dhe jashte mode. smiley

 tirona,thu ti jashte mode,se shitet shume shtrenjte sotsmiley dmth i ka ndryshu vlerasmiley

Thone qe nuk shitet fare; eshte si pune handikapi. Megjithse varet nga lloji i "pazarit."smiley 

handikapi s'durohet fare ne kete rastsmiley

Po dal un se eshte e shtune ,dite virgjereshash,pastaj do ta tregoj formulen te djelen .vleren  jua di vete ti ske nevoj per matematike smiley

tirona, ky sivellai fraqez kishte ftuar nje virgjereshe tip  sex appeal dhe nder te tjera  e pyet ; a e keni ber me ndonje mashkull te sapo njohur?

po.sigurisht.

sigurisht?

po pra eshte menyr komunikimi,si do merrem vesh me te saponjohurin -u pergjigj ajo

Qenka shume e kumunikushme. Kur e mendon, do thoshte Cani, s'ka menyre me te shpejte komunikimi. smiley

alto, po Cani e kopjoka vertet tepke, kete frengun....  jo vetem veshjen.. por deri ne detaj,  si mbledh syte, apo gre vetullat,  gjithe mimiken me pak fjale.

Emigrant, meqë ti je vetë shkrimtar dhe ke botuar disa libra në Tiranë, sikur të të ftonte në Jamais Vu Mustafai dhe aty të kishe edhe një shans për të promovuar librin ose qoftë edhe veten si autor që komunikon me publikun, do të shkoje? Të ka qëlluar ndonjëherë të jesh në Tiranë, të të ftojnë në një emision dhe të kesh refuzuar pse nuk të pëlqen formati i emisionit, gazetari që e drejton ose kanali, etj.?

hm... une kam nevoje uleritese (si cdo fillestar e i panjohur) per promovim libri. Tani psh do botoj prozen "Tuneli i dhendureve", e cila them se do kete fatin e librave te tjere te mij, te cilet qofte per faj te tyre (ne fillim kam shkruar shume diletantisht, kete e di me shume maraz tani, shume vone pra!), qofte per faje qe s'jane te tyret, kane kaluar nen kureshtjen e pluhurit. Pra do e doja nje promovim. Por Mustafait do i kerkoja nje gje: qe me mua te bente muhabet te lire dhe jashte cdo formati idiot te tipit: "po shikon nje njeri duke bere ski, cfare te kujton kjo?"

Kete lloj qendrimi ma jep jo ndonje lloj burrerie morale, por fakti i thjeshte qe "buken" nuk e nxjerr me letersi, dhe per fatin e madh, e stermadh do thosha, qe e nxjerr jo ne Shqiperi, jo nga punedhenes shqiptar.

Në fakt, me mua Mustafai është treguar galantuomo deri në fund: jemi takuar 2-3 ditë para emisionit dhe e kemi përgatitur bisedën - ai nuk m'i ka treguar fotot, por m'i ka përshkruar; kur nuk më ka pëlqyer ndonjë ose kam kujtuar se s'kam pasur ç'të them, e kemi hequr pa problem. Dua të them se unë, si i ftuar, kam pasur gjithashtu një rol në zgjedhjen e përmbajtjes, nuk është se e ka imponuar gjë drejtuesi i emisionit. 

Sa për promovimin e një libri, televizioni luan rol të jashtëzakonshëm. Mua këtë vit më shpuri botuesja te emisioni i Fevziut, dhe pastaj kushdo që takoja në Tiranë më thoshte se më kish parë atje - edhe pse ishte fjala për një tryezë e rrumbullakët, ku unë fola gjithsej pesë minuta; dhe as që e prisja se do të përmendej libri (këtë e bëri Fevziu spontanisht, aq sa u detyruam pastaj t'i kërkonim dikujt ta sillte librin në emision në mes të natës).

Gjithsesi, te Çani unë nuk do të shkoja (edhe sikur të më thërriste) - sepse duhet të jesh kafshë televizive, në kuptimin e mirë, që të mbijetosh atje; dhe unë nuk kam ndonjë zotësi në atë fushë.

endro,po kur prodhon top kanali( tv kombetar) pislliqe si big brodher etj ca mund te presesh nga tv periferike si vizion+ & co? pa dashur te justifikoj ''sikletet'' e Arjanit.

ps aman o burr i lini keto PS e PD ne çdo teme e koment,jua nxin jeten atij mileti  (te pakten Arjani jua kursen kete shqipove) smiley

Nuk mund te tregohesh e mencur ..duke mbyllur syte dhe veshet.Do jete prape pake ne se i mbyll edhe me dylle!

Po ky Cani cne e ka kap kaq me ramen,,, apo i ka .i nenen.

Menyra se si i trajton 'klientet ' e tij Arjani eshte paksa ofenduese por emisioni ne vetevete eshte i nevojshem per shqipot sidomos per nje grupmoshe te caktuar ,u ben ca pyetje Arjani qe mesiguri 85% e shqopove ashtu do pyesnin.

E keni kap prej bishti situaten o ngjalista, nderkohe qe situata s'e ka bishtin si ngjala.

Aq me teper qe juve u kujtuat sot te kritikoni Canin, se deri dje kur ishte pro Njalindasit, ishte emision i bukur dhe shpartallues per ju *.

Emisioni i Canit eshte nder me te shikuarit ne Shqiperi, ne mos me i shikuari. Nese ZL eshte ne teresine e tij emision pozitiv apo negativ, pergjegjsia eshte tek Cani apo tek populli qe e shikon?

Ne kete mes pra, kush eshte veza dhe kush eshte ngjala...dmth pula? smiley

* Si Mero Baze pak a shume, qe dikur ishte simboli i llumit dhe gjirizeve per edngjalistat, e sot eshte simboli i analistit gjeni e guximtar.

Emisioni i Canit eshte nder me te shikuarit ne Shqiperi, ne mos me i shikuari.

Edhe Jerry Springer eshte nder me te shikuarit ne Amerike.

And you know this why? lol

Gjeri e ka emisionin diten, dmth audienca jane ata tipat qe jane protagoniste te emisionit, plus/also te papune lol, s'e ka ne prime time. 

But your point is besides my point, se une nuk thashe kund qe shikueshmeria=cilesi. Pyetja prap qendron:

- Qe shqiptarmileti zonelirist para ZL, apo e beri ZL te tille?

But your point is besides my point, se une nuk thashe kund qe shikueshmeria=cilesi. Pyetja prap qendron:

- Qe shqiptarmileti zonelirist para ZL, apo e beri ZL te tille?

 

ka t'beje dhe mungesa e alternatives. Pa llogarit faktin se edhe emisionet politike ku ti mendon se serioziteti eshte primar, kthehen ne qesharake, hidhje/ pritje romuzesh e ofendime banale. Kshuqe nuk ke ca pret me shume nga Cani dhe ZL, them une

e para, pse ke vjedh emrin mer toc

e dyta, tregojua si ta kapin nga koqet bullin, me fal, situaten - jo nga bishti

Tupja eshte permendur kot ketu, kam pershtypjen se shtysa per te kritikuar Zonen e lire ka ardhur nga intervista e mbremshme e Andi Bejtes tek Cani dhe nga fakti qe Cani mbreme foli negativisht per Rilindjen pertej pragut te eksitacionit te publikut rilindas.
 

S'ka munci Cani te kete share Rilindjen. smiley

Jo more! Po ai Kompleksi Edipit , qe e permendi disa here Tupja, kujt i referohej?Pastaj kush eshte Tupja.....?

me rastisi ta shoh kete prof Tupen te panairi i librit ne Tirane..    nuk ia di moshen, por i plakur dukej..  sec  mbante nje  kapele-beret alla frenga, si ato qe  mbajne piktoret.smiley ne cep te beretes, ne miniature,  ishte stampuar kulla Eifel..  figure simpatike mu duk.
 

Ti po thua qe Tupja eshte pi&ar dhe qe ndryshe nga Pjeri kjo ty s'te komplekson fare? Pra po flet per Tupen apo per Belulin/vete? smiley

jo mo xhib,  e permenda Tupen se kur e pash mu kujtuan dy gjera.. Tupja njihet si frankofil dhe kjo ishte e dukshme te  bereta me ate detajin e vogel, kulla  Eifel..smiley    por edhe tjetra, se si jane te perqendruara   ca zona ne Tirane  ku fare kollaj, brenda dites,  sheh  5-6 te ashtuquajtur celebrity..smiley  dmth, artiste, shkrimtare,   deputet etj,  gje qe ndodh ralle ketej..

Po ndonje gje te dyshimte vure re? Nese po, mund ta denoncosh tek faqja e Tatimeve:

Në këtë nën-faqe në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ju keni mundësinë të denonconi Aktet Korruptive, apo Sjelljet jo Etike të Punonjësve të Administratës Tatimore, si dhe Evazionin Fiskal apo Shkeljen e Ligjeve Tatimore nga Subjektet Tatimpagues, të regjistruar ose jo, të cilat konstatohen nga Ju! 

Kushedi sa denoncime jane bere tek kjo faqja per IT-ne e tatimeve keto dite qe u zhduken te dhenat...

ka mbaru shkollen ne france, tupe, belul

ashtu..?  nuk e dija.  por per cfare..? 

Seksologji.

 

ka mbaru sorbonne per letersi franceze me duket. 
Eshte pak eksentrik, dmth nuk eshte i pershtatshem per ate mjedis. Eshte i fiksum mas erotikes, si tiku. 
Shkrimtar i mire po perkthyes shume i mire i frengjishtes - thone. 
ka perkthy enverin te revista nentori po ka perkthy dhe klasike franceze po dhe autoret me te mire shqiptare ne frengjisht.
Ka nji brenge qe sa here e shof ne intervista, e permend; djalin qe e ka autist.
Po te nisem nga ato kam degju, eshte i fiksuar me levrimin e shqipes

 

Tiku nuk eshte fiksu mbas erotikes, sepse e ka kaperxyer si problem.

Per kete arsye tiku eshte i fiksuar te tregoje qe i gjithe njerzimi, perfshire edhe te tredhurit, eshte i fiksuar ne menyra te ndryshme mbas erotikes.

 

ouu, paska studjuar ne Sorbone Tupja,  Bredho..?  po cne, do kete  qene nga familje e mire, patjeter..smiley

sipas Tupes vete o Belul te dy prinderit i kishte pasur partizane. Po kapterr Xakja me shoke, keta qe i kane "tradhetuar" urrejne me shume se ballistat dihet se kane qene armiq.

Tupja ka qene marksist i bindur. Ja, si xakja. Po ndryshoi legeni, i tradhtoi idealet

Kryetar se mos e perdor ti momen-tum per te hutu armikun . Se mos te shkela pa dashje ? Na sqaro po mujte .

xake, qendro i forte! mos ja bej qejfin armikut! 
 

merrja naj tralalaje me jozefpercke dhe babasqap se ka shku dhe ora them une

Bredho , i ke lexu jane ca dosje te peshkut pa uje , kam qesh me te modhe , ku i ka shku menja mor amon smiley

dosjet? po i hoqen periher apo jo?

jo mo vlla tani po i hidhja nje sy.

nuk mendon se e kan lli cik? dmth humor ok po e kan kalu cakun e humorit

Mire kryetar .Me qetsove qe nuk je ti   dhe nuk   te paskam shkelur smiley

Mendoj se parlament-show eshte shume me i ndyre se zone e lire,mekati i te cilit qendron tek zgjedhja e orarit,mgjs rinia ne ate ore s'eshte fare ne shtepi,nganjehere me ben pershtypje lirshmeria e pjesmarresve, edhe ne emisione te tjera,sa mbrapa kemi ngel ne emigrantetsmileysmiley

ajo qe me bezdis me shume te ky emision nuk eshte seksizmi,por perpjeka e tij per tu dukur si jorgaq.permend shpesh faktin qe ka te jemen greke dhe sa here fton greke ne emision u lepihet peshtirshem e u flet greqisht.

me mire te rrije te pjesa seksiste se i shkon me shume,sesa tek temat politike e kombetare ku shnderrohet ne qenie pa shtylle kurrizore.

mund ta pershruash edhe si lubonja soft porn

Nuk di c'te theme... nuk shikoj fare tv shqiptare (e shume pak ne pergjithesi). Nga nje ane, TV Klan eshte nje nga tre stacionet me te rendesishme e sikur nuk i shkojne shume gjera te tilla.

Nga ana tjeter, njeriu mund te levizi stacionin. Emisioni ta bene te qarte i cfare tipi do jete, Zone e Lire... Gjerat qe pash me linkeve te youtube nuk me duken me shokuese se cfare tregon shpesh HBO.

Emisioni i Canit ka kaq vjet, as i ben pershtypje me njeriu, ata qe e ndjekin nuk kam degjuar te shprehin ndonjehere vleresim per Canin (pergjithesisht thone:"Cani dihet mo si eshte"), por thjesht kane interes te degjojne intervistat e personave te caktuar kur jane te ftuar tek ZL, kur qellojne ne shtepi dhe nuk kane ndonje gje me te rendesishme per te bere. Axhitimi ndaj menyres se si Cani e zhvillon emisionin e tij duket reagim i vonuar, gje qe te shtyn ta lidhesh me nje interviste te caktuar te kryer se fundmi ne ate emision.

Emisioni i Canit ka kaq vjet, as i ben pershtypje me njeriu,

  ...ti  mund ta thush ket gje per veten tate,por te flasesh ne emer te te tjereve duhet te beshe ndonje studim stistikor me Polynomial  Regression vetem ose ne bashkpunim qe tregon se shumices nuk i ban ma pershtypje emisioni i canit .Kerko ndihme se bashkepuntoret jane gati.

fee, per cilen interviste behet fjale, qe e paska nxitur Peshkun ta kryeartikulloje Canin? smiley

Axhitimi ndaj menyres se si Cani e zhvillon emisionin e tij duket reagim i vonuar, gje qe te shtyn ta lidhesh me nje interviste te caktuar te kryer se fundmi ne ate emision.

Bredho, mbase i kemi over-kritikuar keto emisionet ne, perfshire mua, qe me portokallirat etj. Mbase s'eshte dhe aq mungese alternative sesa keto gjera pelqen mileti aty dhe Cani thjesht shet ate qe blihet. Pra mbase ZL/Portokalli/etj jane thjesht pasqyra te (shijeve te shumices se) miletit.

Mbreme ishe ftuar Andi Bejtja per te komentuar nje artikull qe kishte nxjerre keto dite tek Panorama dhe me kete rast Cani u shpreh negativisht per qeverine me shume se zakonisht, dhe te ftuarit e mbeshteten. Kurse Tupja si gjithmone, po i njejti, se pse duhet te habitshin kesaj radhe nga Tupja, mbase eshte hera e pare qe e degjojne.

Ah, tashme mer kuptim fakti qe Cani u zbulua papritur nga Peshku si nje fenomen negativ...nga artikulli i Bejtes:

qeveria shqiptare stërmundohet për të gjetur pesë milionë euro për pagesat e prapambetura të individëve me aftësi të kufizuara dhe ndërkohë, me shpejtësinë më të madhe, është gati që afërsisht me po këtë shifër të dëmshpërblejë banorët e një pallati me leje në Vlorë, shembjen e të cilit vetëm për hir të dhënies së mesazhit, mund ta bënte ndryshe dhe më vonë

Po, po di gje ky injoranti se c'ka thene Aristoteli? Ja te presem reagimin e Ronit...

Për më tepër, ky mesazh humb rrugës, madje tjetërsohet, sepse kësaj qeverie për të shpronësuar raste të tilla në vijën bregdetare dhe në të gjithë Shqipërinë nuk do t’i mjaftonte as buxheti i Kinës dhe i Amerikës.

Hmm, tani Bejtja po na detyron te themi qe te pakten Rama s'vrau kater deshmore ne 21 janar, si Berisha.

Tani po e meriton edhe ndonje fraze te Sokratit turinjve!
 

Sokrati ngjan si Fahri Balliu. Mos e kishe fjalen per Platonin qe ngjan me shume me kryetarit tone rilindas?

Mos, Aristoteli ngjaka si Tupja!

P.S. Kjo teme pra u be shkak per te reklamuar artikullin antirilindas te Bejtes. Ketu bie ere tradheti...

Cani ka kaq kohe qe llap kunder PS hapur fare, qe kur iku nga emisioni i Rudina Xhunges e tha qe gjasme e kishin kercenuar me bombe te shtepia. Tek UTV s'e ka qepur me gojen kunder PS. Cani vs PS s'eshte risi.

nuk di xhibo. Ti thu qe e shef kush do, ata te tjeret bejne zgjedhje tjeter...Une them se eshte thjesht ceshtje tregu. Sherri, skandali, fjalet e ndalume etj. shiten. Nuk kam pa dike qe te marre mundimin te beje nji emision ku te promovoje moralin a edukaten. Pershtypja ime (qofsha i gabuar) se ne shqipri, tv e show ka zevendsu letersine, sidomos ate klasike qe per mu jane nji ingredient i mire per me promovu vlera tmirfillta qytetarie e edukate. Para ca kohesh pashe qe edhe ai emisioni i A. Gjebreas i te djeles, kish fut nji pjese, i modelum nga show e tv italiane ku behej nji tip seance gjyqsore publike (pa avokate). Dmth tv modelon publikun kur nfakt duhet te jete e kunderta, shijet e publikut duhet te modelojne emisionet e tv

Emisioni i Canit  djema, ka shum shikues, ndonse emision pak ordiner do te thoja. Aty nuk pine uje gradat, titujt, ti si i ftuar i tij, duhet tu pergjigjesh pyetjeve ordinere  sa me shpejt dhe me sa me shume humor apo finese. Gje serioze nuk ka ne ate emision. Emision tip gallate por qe ka shikueshmeri te larte. 

Peshku ben mire qe e hap lojen per letrat nga populli, por jo kaq poshte se kjo calon ne llogjike. Ky shkrim dhe gjithe fryma qe e pason ne shume komente eshte llogjike enveriste. Sulmohet nje emision, me te mirat dhe te keqijat e veta, nuk eshte s'e ben ndonje perjashtim nga ato qe ofrojne gjithe televizionet ne Shqiperi, pse nuk ben temena per Edi Ramen, por i bie ketij. Po te ishte si pacavuret e tjera qe shajne Berishen ose Bashen, deri edhe duke ju permendur femijet dhe mbesat dhe cfare ju ka zene goja, enveristet do ta lavderonin dhe do ta citonin. Nese ka ndonje plehre ne median shqiptare qe kuterbon fekale e te detyron te ikesh sa me larg, ato jane dy gazetat fletushka Tema dhe Dita, qe jane marre me te vdekurit dhe me te gjallet, por qe enveristet i lexojne, komentojne dhe i citojne si pa gje te keq.

Pse u fol per mendjen e trazuar te Rames ne nje emision nuk ka asnje gje te keqe. Keto i ka detyra perderisa ke zgjedhur te qeverisesh Shqiperine. Duam te dime si publik se ke kemi atje ne krye dhe kush kontribuon ne kete, eshte i mirepritur.

mos e shif o cufo...

 Gje serioze nuk ka ne ate emision. Emision tip gallate por qe ka shikueshmeri te larte. 

..njerzit pagujne per te pa gallate sepse te bi me qejf e te shton jeten o Pjer.Pavaresisht se kamunisteve nuk ju vjen mire kur i kritikon e bon gallate me kryetarin e tyne,Cani duhet pergezu se e bon ate pune free duke hargalis popullin fukara. smiley  

po ti pse e shef ate emision? 

Te shton jeten? Lol! Eshte program idiot me prezantues te degjeneruar. Nuk  ka askush problem se po tallet me KM-in, po per budallallekun e pergjithshem qe mbizoteron ne ate program. 

Kur ishim te vegjel na pelqente ngaterrimi fjaleve .Psh  moot e perdornim  si me kulture " me erdhi Tumi " " me hengesh Tum...in " etj 

Per qejf tim momentum ..perse ja keshtuar Nikut Moment , Tum- in mbrapa . Edhe mund ta hash dmth llafen dhe ta mbash perbrenda si personale .Nuk meriztem edhe po s'ma the !

Grava me lejo i nderuar te te them se nje shoqeri pa paragjykime eshte me vlere se sa nje shoqeri e mbyllur ne kuvlij .Cani ka nje rrol jo te vogel si i nismes se kesaj qe me " Klanin e Nates " ose Aishen smiley Cfare ti beje ai prof Topes dhe Yp Xhixhit apo ketyre qe shtojne Tum-in mbrapa ? Ata jane realisht pjese e jetes sone . Vecse ka nje te vertet tek Ju me duke t. Emisioni tij shpesh merr ngjyra te Gazetes Panorama si peshtymore e profilizuar ku gjinden te gjithe ata me krize Personaliteti !

A eshte i nevojshem dhe kaq masiv per nje Popullsi si jona me kufizime edhe stacionesh TV dhe pothuajse monoedukate ? Ndoshta eshte i Tepruar ne ore Pik por edhe ndoshta jo kaq Frekuent .Ketu bashkohem me Ju 

Cani nuk Hyn ketu . Dikush tjeter mund ta kishte bere . Eshte Koha e tille qe i pranon si Norme edukimi . Por pa mendo sikur dikush me TUM ne goje te dale neser dhe te beje emisione per Bythen ? Si mund te reagohet ? Kuptohet qe GAY do kene interes por do kritikojne pse kaq " felliqsire dhe pis " ky moment -tum  ! Po sikur LefKOPESE ti mbushet mendja te beje emision me personazh Poetin smiley .

E mirpres nje mendim prej Jush smiley

Grava se tani lexova me siper . Ne se ne PPU u zbulua "lash nje koment aty " smiley Cani ka meriten e padiskutueshme se zbuloi fenomenin "Lek Plepi " rrote me rrote me zbulimin e PPU . Ne nje pikpamje ne se PPU ka strategji me pranimin Human  te Handikapateve mendore si Poeti smiley , mos harrojme se emisioni zbuloi rrote me rrote "te zenat me koken jashte " ashtu si ketu tek ne kuptimi "i pakapshem "

Dhe dicka ... po te vesh re edhe Xhibi e perdor fjalen rreshqitje , e pakapshme  , si sinonim te  " ngjalerim " ne dendesi te jashtezakonshme edhe Formale edhe si Permbajtje ! 

E plotesova qe te isha me afer me ate me lart !

Pasi lexova te gjitha komentet me shume vemendje me ra ne sy dicka se askush nga ju ketu nuk ka permendur ne komentet e tij se Zon Lir Cani eshte nje produkt i zbuluar e marketuar nga Cakull-TOP-CHANNEL  sa per fillim !!!

Cani eshte nje flliqesire telivizive,kjo jo per menyren se si drejtonon programin e vet,per kte,perkundrazi,i duhet njohur merita pasi eshte vertete i zoti,po per personalizimin e ekranit ne menyren me te ndyre,jashte cdo kriteri profesional,per te shfryre mellefet dhe inatet e tija personale.Pre e agresionit te mellefit dhe inateve te tij,kane rena vigura artistesh, te medias e politikane.Sa e sa kengtare qe nuk e begenisin programin e tij,i denigron ne menyren me langaraqe.Per Fevziun ne kohen e armiqsise mes tyre qe shpehur se e ka koken si prezervativ,po keshtu per Lubonjen ka thene njemije e nje te zezat,per Fred Pezen gjithashtu.Pandeli Majko,qe sic mund te vihet re,nuk ka shkelur kurre ne ate program,ka qene, po ashtu, pre e me se nje here  i sharjeve me gjuhen rrugacrore te ketij spurdhjaku te vogel televiziv,qe komplekset e vogelsise se tij si njeri,mundohet t'i kompensoje me ane te ekranit.Ka dy vjet qe po merret me Edi Ramen,si ajo kurva qe nxierr cicat ne ballkon dhe nuk i'a fishkellen njeri,bertet,cirret, perdridhet,shan,fyen e mallkon cdo te premte personin e tij.Per turp te Zotit,duke i bere skonto te tmerrshme integritetit te tyre,figura si ato te Tupes apo asaj Fjodores (Bejtjen s'e llogaris) vetofrohen si uturake,qe ky palaco televizive te shurroje mellefin dhe inatin e vet kunder Edi Rames.

 smiley

Ka dy vjet qe po merret me Edi Ramen 

Kaq te kishe thene, mos ishe lodhur kot me argumentat e tjera te paqena (edhe ka nje emision shume te ndjekur edhe s'ja var njeri, etleshtj).

Per juve, cdo njeri qe eshte kunder Rames eshte negativ, dhe anasjelltas. Me shume se Cani apo ndonje tjeter, kete mentalitet edskllaveror tuajin e deshmon qendrimi juaj ndaj Mero Bazes dhe Ilir Metes. 

Keshtu qe, gezuar vitin e ri me dy shishe vere dhe nje raki (Skrapari) smiley

kete mentalitet edskllaveror tuajin

Ka qene nje film me Celentanon dhe Ornelen,ky shofer autobuzi dhe ajo princeshe dhe kur i jati i princeshes i drejtohet me "lei",Celentano kthene koken mrapa dhe pyet; lei chi"?

Tani xhibo,nga c'lartesi morale qe e vendos veten,na drejtohesh me kte ton duke na etketu edoskllavror,apo nga edoskllavomosjapafshabojizmi ?

Cani nuk do ishte negativ pse eshte kunder Edi Rames, poqese do ishte kunder per arsye parimore,po nje legen si ai, s'mund te kete parime, dhe ti ben gabim qe cdo legen qe eshte kunder Edi Rames, je gati me e puth ne buze.

pjetri duke treguar me gisht nga Cani: "njaj ai aty, ka sha (Edin) mretin ai...smiley

 smiley

Edhe ju( ti me xhibin e te tjere) jeni ba si grupi i kalamjve qe kishin inat moza llasticen. smiley

po ne, grupi, kemi te drejte ta kemi inat Mimoza llasticen, se eshte vajze me vese negative..smiley..smiley

E keni ina se ka ate "makinen e bukur" smiley, me ,dhe ju s'e keni. smiley

Pjeter, se je dhe burre me mustqe, per te teper te kuqe smiley

Thua qe ti s'e ke inat Canin pse eshte kunder Rames por ngaqe eshte njeri legen dhe pa parime...edhe njehere, dhe po e leme menjane Meten apo vete Ramen nga kjo preference e larte parimore e jotja:

- Ne cilat aspekte njerezore eshte Arian Cani me pak parimor dhe me shume legen se Mero Baze? 

Prandaj pra Mr Celen-mustaqekuq-tano drejtohem me ju, se ti s'ke asnje ndryshim ne kete pike nga ju, edngjalistat smiley

 

O Xhib,te paska lan me pasoja humja e naltmadhnise!

Me gjej nje rresht te vetem,ne ato pak rreshta qe shkruj une ketu,qe te kem "rehabilitu" Mero Bazen nga pikpamja njerzore,NJE,sa per Ilir Meten,une s'di me e gjet tani,po jam nga ata qe kam thene,se Rama po te jete burre, e con venin ne zgjedhje te parakoheshme dhe Ilir Metes nuk i hap rruge.

Pjeter, une s'jam naltmadhnist, e ti je ngjalist. Ti s'ke pse kompleksohesh kaq shume nga kjo dreqi e mori, s'eshte krim, eshte zgjidhja jote, dhe si ngjalist qe je, si gjithe ngjalistet e tjere duhet te perdridhesh sipas situates. 

Ti Meron e gjykon si analist, kurse Canin e gjykon si njeri. Po pse ky dopjostandart, apo s'te del ngjalehesapi ndryshe? 

Ja fjalet e tua per Mero Bazen:

Dakort qe te vertetat ne gojen e Meros e humbin kredibilitetin,por kerkush se merr mundimin me analizu ka thene te verteten gazetari apo jo.

Shume i skte asht Mero ne analizen e vet.Me shume mllef mrena,po dhe mllefin e ka shume te sakte.. smiley

Ja fjalet e tua per Arian Canin:

Cani eshte nje flliqesire telivizive,kjo jo per menyren se si drejtonon programin e vet,per kte,perkundrazi,i duhet njohur merita pasi eshte vertete i zoti,po per personalizimin e ekranit ne menyren me te ndyre,jashte cdo kriteri profesional,per te shfryre mellefet dhe inatet e tija personale.

U kenaqe tani apo duhet te harxhoj me shume kohe per te ilustruar dicka qe ben 'mu' qe tutje tu, si per ty si per gjithe edngjalistet e tjere te kesaj faqe (dhe ndaj ju s'jeni hic te pervecem ne kete pike, sado qe ju vjen inat kur e gjeni veten te grupuar ne komentet tona)? 

Turqeta smiley

Ti Xhibo e kom morr vesh una je qipidhist!

Po ku je mer burr i dheut

Ose ne gjuhen e bukur nderkombetare: "ti xhibo e kom morr vesh una je heteroseksual!" (?)

Flm paraprakisht per mirekuptimin smiley

Bejo, shpjegoja icik ksaj s'e e ka kabim, qofte ne sasi dhe cilesi. smiley

E kam a s'e kam kabim? smiley.

Pikepyetja ne kllapa i parapriu edhe aludimeve te larmishme, por per gjetiu nderhyrja smiley.

E marr vesh, po beut s'i paska ngel pike gjaku, nuk tha kot ajo te barcaleta, na e piu te gjithe komunizmi. smiley

Kon ene gurin ene arren n'dore, pranej si thojne dibronet mos bezaj!!!

E kon mer e kon, po bakllaven vetem sun e bojn, tha. smiley

smiley Eh jallah 

E drejte. Kur i bie anash e anash nga Kina komuniste, qofte per etike, qofte per lezet, qofte per muhabet, te pin e kuqja komuniste*.

*Ose jo kinezerisht: te pin e zeza.   

ok ok fair point po nuk shko me prapashtesen internacionale-e3-te-internacionale e vertete -ist

E leme tek "fair point."  Gjetiu restoja.  Etimologjikisht, pranuar internacionalisht etj etj etj.  

ok ok e leme. 

O xhib,po per Canin  eshte krejt ndryshe puna,t'a kam than,nuk e llogaris si analist.

Cani,si moderator i nje emisioni ne tv kombetar ban opinion, dhe si rregull duhet qe ky opinion te jete ne sherbim te publikut.Mund te jete dhe i njeanshem si Artan Hoxha, apo poeti, apo Mero qe i pret timoni majtas tashma ,po ky s'ka asnje kauze,as ne sherbim te publikut as ne sherbim te PD,ky thjesht perdor ekranin me shfry mllefin personal kunder Edi Rames,prandaj eshte dhe flliqsire t'a kam than.

Per Meron, e shef pra, se nuk e paskam "rehabilitu" si karakter njerzor,akuze qe kishe ne fillim dhe qe po ban sperdredhje udhes.

Sa per kompleksimin si ngjalist,une s'e kam fare,kompleks ke ti qe sot e gjithe diten rrin t'u ba biografina,dhe si i gojes qe je, ne ven te fjales "kulak" ke gjet fjalen "ngjalist"

T'paca shnosh!

Pjeter, pra Cani eshte ndryshe ngaqe ben opinion ne emisionin e tij argetues, nderkohe qe Baze si opinionist/analist dhe drejtues i nje gazete thjesht ben...makarona me ngjala? 

Te qenit ngjalist s'eshte biografi bre, as nuk eshte biografi te te them qe megjithate, ti je ngjalist i kendshem smiley

Perkundrazi!! duhen sa me shume emisione si zone e lire! zone e lire eshte i vetmi emision pa dorashka, antikonformist, ikonoklast, rebel, i paturpshem, i sinqerte!

sa me shume emisione te tilla qe e tregojne shqiptarin ashtu sic eshte ne te vertete, qe e meson te clirohet nga zinxhiret e turpit prej inferiori.

larg qofte qe emisionet televizive te na drejtojne mendjet e masave, kulturen qe duhet ndjekur, modelet per tu inspiruar. tentoi per 45 vjet TVSH, u mundua te krijonte me ane te programeve hipokrite dhe kafkiane njeriun e ri, dhe shqiptaret jo vetem qe i perbuznin, por urrenin me gjithe shpirt. te gjithe shihnin televizionin italian dhe jugosllav, duke rrezikuar dhe jeten e tyre.

larg qofte rikthimi i moralisteve te televizionit, barinjve te ndergjegjies populiste. 

per mendimin tim duhet shporrur nga programacioni emisionet e grave gjate mbasdites. jane si valium per mendjet e tyre te plakura. 

duhen sa me shume emisione te paturpshme, me sa me shume rebele qe i drejtojne, me sa me shume thyerje tabush, me sa me shume sharje dhe fjale te pista, me sa me shume nerv, tamam siç eshte e perditshmja shqiptare.  

clirohet nga zinxhiret e turpit prej inferiori.

sh e vertet kjo lefti, sidomos kjo e inferioritetit qe shfaqet (sidomos ketu) gjeresisht kudo ne media,shkrime,analiza,politike, etj etj

Lefti, ti po tallesh, apo qeke komplet loqe nga trute si thone kamunistet e blogut?

Nuk ka asnje te perbashket televizioni i atehershem italian dhe jugosllav me kete gjene qe po diskutoni ju. Biles nuk kane asgje te perbashket edhe me televizionin italian te sotem (jugosllavin nuk e njoh).

 

spaske kuptuar gje hiç. une nuk thashe se zone e lire eshte si Rai i dukurshem. thashe se nqs doni qe televizionet te drejtojne masat si TVSH ne kohen e qyqit, atehere njerezit do drejtohen si atehere tek televizionet e huaja, (sic Rai a jugosllavi). Rai ne kohen e kamunizmit ishte shume i prapambetur per standartet e sotme, kot nuk doli berlusconi me mediaset dhe beri revolucion. edhe ne nje revolucion i tille na duhet, dhe zone e lire eshte pionere si emision. une nuk pranoj emisione prezervative, eshte fyerje per inteligjencen. dhe mos kujto se e shoh zone e lire, une thjesht pershendes kurajon dhe nxis fenomenin. 

Ehe tani e mora vesh çfare nuk kisha kuptu hiç, ti nuk shkon ne bordello, thjesht pershendet kurajon dhe nxit fenomenin e virgjereshave.

Revolucioni i Berluskes ne TV eshte degradim i TV dhe me pasoja te renda revolucionare mbi masat e gjera punonjese, dmth degradim i shoqerise ku televizioni adhurohet si pune kishe trushpelarse. Dhe ky eshte mendim jo vetem i pjeserisht te majteve, por edhe pjeserisht te djathteve, neqoftese do me e dite, meqe je prej Fronce.

 

Heretik, 

Jam absolutisht dakord me ty. Kanalet televizive te Mediaset kane percjellur nje ideal te nje shoqerie patriarkale, me femra lakuriq dhe me vlera siperfaqesore. Francezet i tallin programet italiane per idiotllekun qe permbajne, kurse ne i kopjojme.

Jam teresisht dakort me te dy juve!

 

 

Ja c'i ka bere 50 vite komunizem ketij populli. Kshu eshte kur konceptet shihen si monolithe, si te patundshme: per hir te mospranimit te se pergjithshmes hidhen poshte gjithe pjesezat e tjera. C'te keqe ka morali? Morali eshte pelhura e civilizimit. As Frojdi ketu e para 100 vitesh nuk e hodhi poshte teresisht. Brezi qe ka kaluar dhunen me te keqe te diktatures komuniste (une jo per veten time se kam lindur pas vdjekes se Hoxhes) eshte me shume te drejte i neveritur me "moralizmin" hipokrit te atij regjimi por kjo nuk do te thote se morali si pjese e pandashme e civilizimit duhet te hidhet poshte. 

Ketu nisin problemet e njerezve qe nuk mund t'i shmangen "binary thinking": i shohin gjerat bardhe e zi. Njerezit si puna e Canit jane, per mendimin tim, klasa me e urryer e popullsise. Nen petkun e demokracise apo liberalizmit mundohen te fshehin degjenerimin e tyre moral. Ajo qe eshte me tragjike megjithate, eshte fakti qe njerez si puna juaj, Lefti, padashur i bashkangjiten ketyre vemjeve me idene se po shmangin nje te keqe me te madhe. 

Me thuaj tanime, ku e sheh ikonoklazmen e nje ndyresire qe mundohet me cdo kusht te poshteroje ndjenjat kombatere te shqiptareve? Te nje plehere qe, sic eshte shkruar me siper, i sheh vlerat e femres te kufizuara vetem tek trekendeshi i Venusit?! E folura per seksin sic flet Cani eshte e kunderta e principit erotik. Erotizmi i  vertete nuk duhet shtypur sepse i ngre larte qeniet njerezore: i jep atyre kuptim dhe i ben me te plota. Por je shume i gabuar neqoftese dufet e ndyra Canore i sheh si erotike...si humane. 

Versioni francez, pavaresisht se eshte program jo fort i shikuar, nuk eshte aq skifoz sa ZL. Ky debil prezantuesit-gangster me ato femrat gati lakuriq, dhe ato analiste te 'paanshem' jane me te vertete te neveritshem. Nuk e kuptoj pse ne Shqiperi importojne programe qe tashme e kane kaluar popullaritetin e tyre dhe qe distortohen ne menyre banale siç eshte shembulli i ZL. 

I vetmi program shqiptar qe une shikoj eshte Apartamenti 2XL qe eshte ndoshta i vetmi qe eshte pak origjinal dhe humoristik ne kuptimin e vertete te fjales, jo si ai humori banal dhe i ndyre qe jepet per vit te ri. 

ZL ësht imitim vetëm nga forma(veshja e çanit, emri i ndihmses Sofi, mënyra e mbajtjes së fletës) i emisionit "Tu lë mondë parlë" emision që ka vite që ësht ndërprerë. "Saly le terrjë" është i njënjti prodhues e i njëjti drejtues emisioni nuk e di ka ruajtur të njëjtin format apo jo.  

Une nuk shikoj fort TV por e di qe vazhdohet te transmetohet nje program si i Canit, kuptohet pa femrat lakuriq dhe vullgaritetin e pergjithshem.

çer katunarie dhe thashethemexhish që ka peshku 147 komente për ankesën e Emës një "vajze me fat" për një "padrejtsi" nga i "zgjedhur i saj"; 120 për ZL të çanit (o zot një emision televiz në dhjetra Tv shqip ) dhe vetëm 16 tek letra e Kadaresë etj, e rreth 60 komente për fatin e "vajzëz pa fat" por dhe  problem shoqëror shumë shqetësuese të pakrahasueshëm me një emision me vlera a pa vlera qoftë a me padrejtsitë e supozuara ndaj artistes.

Pse te duket thashethem postimi per ankesen e Emes? Behet fjale per situaten e mjere ne te cilen ndodhet arti shqiptar. Ajo ka bere nje ankese shume me vend. Ajo dhe artistet brenda vendit duhen mbeshtetur. Pse qenka "katunari?" Vetem Kadareja duhet konsideruar?

Jo vetëm katunari por dhe boshllëk në boshllëk "artistja" nuk ankohej për artin por për veten e së dyti artist ësht profesion liberal ku secili duhet të vetpunsohet e të shpërblehet sipas aftësisë. 

Dhuna ndaj grave e veçanërisht pedofilia ësht një çështje shoqërore jetike për një popull që bën dhe pa artistë që kërkojnë "mbështetje" nga shteti në këmbim të votës. 

Kadare dhe të tjerë kanë guximin ta prekin kte plagë të shoqërisë shqiptare megjithse përgjysëm.

Të kisha mjetet financiare të tij dhe të Invas do të rihapja përseri gjygjin e asaj vajzës për ti dhënë një goditje juridike e ligjore mentalitetit mesjetar të shoqërisë mbi kte çështje. 

Mendoj qe ankohej per veten dhe artistet qe nuk ndihen te mbeshtetur nga shteti. Nejse ky eshte kendveshtrimi jot. Une e vendosa ate lajm ketu per te folur per mosmirenjohjen e artisteve vendas( nga shteti), dhe jo thjeshte per rastin e Emes.

 Carro,më ke keqkuptuar nuk e kam me postuesin por me diferencën e madhe të komenteve në tema që për nga interesi shoqëror kan diferencë të kundërt me interesin që paraqesin peshqit këtu.

Mire o grava mire...po rrugve del ndonjeher? "Zone e lire" eshte pasqyra e shoqerise shqiptare,ambjenti ku lindin,jetojne e vdesin njerzit qe jetojne aty,jane me kokrra ata qe  i shmangen disi realitetit,me raste..se do apo nuk do perfundon e identifikohesh me masen.. pa mire kanalin e tv e ndryshon,po asaj jashte tv si ja ben? te njejten tralala ke rrugve 365 dite viti...

arb, ashtu eshte por rolin edukues nuk e ka "rruga", por media.Dhe kur media " kopion" rrugen ate vend e merr lumi

Cila media?TV? TV nuk eshte dicka qe ka qellim tjeter por edhe reklama..eshte e githa  reklame qe shoqerohet me dicka tjeter,TV eshte dicka qe duhet te terheq vemendjen,me c'do kusht,me qellimin qe njerzit te ndihen e te sillen jashte realitetit,e ne shqiperi eshte aritur kulmi i ketij qellimi( tv eshte e ka qene opiumi i vertet i shqiptarve),per mendimin tim shqiptaret e shqiperia eshte rast unikal ne bote me sa kam pare.Rasti me siper eshte tipik rasti i nje viktime qe mbjelle viktima te tjera,te mos ishte ai do te ishte nje tjeter,e ne mos ne shqiperi do te gjendej jashte saj,njerzit duhet te dalin nga shtepite,sidomos rinia,e tu krijohet mundesia te mendojne me koken e tyre,te zgjedhin cfare e si duan te jene e jetojne,e jo te thithin ne shtepi perball tv vetem modelin qe propozohet sot nga elita manikine trendy kombetare e nderkombetare,me keq se modeli i vetem i flokve nje here e ne kohe...

 pedagogu Tupe....të marrit Cani 

Po cfare intelektualesh jane keta more, keta jane hale, me falni per shprehejen! Vijne ere qe se largu! Une habitem cfare reputacioni mund te krijojne "intelektualet" qe vijne dhe intervisohen tek Cani! Ai eshte nje emision plere sepse ka nje drejtues plere! smiley

nivel konviktoresh.

plus qe po te kesh 80 televizione, cfare do thuash o burre i dheut.

ne thelb, eshte e tmerrshme.

jo vetem 80 televizione,  por duhet qe te gjitha keto te  transmetojne programe  24 ore nonstop.  eshte mbareboteror problemi.smiley

Eh te keqen e Norbes dikur, qe na mante gjalle me programe 24 oreshe smiley

po pra, se Norba ne nje vrime i binte fyellit...smiley,  kshuqe  vinte nje moment qe merziteshe edhe  beje ndonje gje tjeter..smiley

Ti do kesh pa programet per femije kur i bini pipzes. Se naten vone kishte muzike per fyell me 2-3 brima. smiley

Me fal per nderhyrjen, po me duket Beluli, per tjeter gje e ka llafne, kur thote "gje tjeter." He Belul fol mos me lej te rrej. smiley 

Aha. "Ktheje ndryshe, Dallandyshe" tha.

ne nje vend me 300 milione banore, dalin perpjestimisht edhe talentet, kpacitetet dhe problematikat. 3 milione (nder te cilet gjysma jane ata abrashet qe benin bullying) jane nje plesht nga i cili sa dhjame do nxjerresh, o Belul.

une kam  vite qe nuk  ndjek  shume tv..  dmth qe te perqendrohem,  se kshu   hedh ndonje sy..   shoh me interes programet  e Discovery, apo  National geographic..   sport, ato me kryesoretsmiley  ndersa filma, vetem ato qe kane tema historike, sidomos lashtesine dhe mesjeten.. keto filmat me tema shoqerore apo  programe tip talk show  etj, me duken kot fare.. te gjitha njesoj.

çan pordha me një fjalë.

Inshalla s'e nxjerr mllefin dhe Ema Andrea (se kush me tha qe ishte e ftuar tek ZL kete jave). Sidoqofte kush eshte me zemer me mire t'i rezisoje tundimit dhe te nderroje channel.

Ja pra qe kjo Ema nuk i plotesoi pritshmerite e ksaj funderrines,pasi ishte shprehur ne emer te dinjitetit te vet, dhe jo per te qene balsam per shpirtra te vrerosur.

Profesori,Imami Cani,mbreme po kenaqnin njeri-tjetrin,aq sa dukej sikur po e benin treshe. smiley

apapapa pjeter... inat e ke kete Canin, po nuk te shpeton gje nga emisionet e tij ama..smiley

Jo,e pashe kastile deri kur u largu Ema, dhe qe kur eshte ne konkurence me "the voice" mund te shoh ndonje pasazh vetem pasi te mbaroje voisi. smiley

Ky,pos te tjerave qe kam thene ktu,eshte dhe nje mashtrus dhe matrapaz ordiner.Ata kosovaret e shkrete i griu.E kam pare vete te "sheratoni" ca i'u punonte. - merr nje taksi, se te sjell taksisti ktu, - u thoshte me telefon,pasi nuk dinin ku binte "sheratoni" dhe si dele manare vinin duke dorzu zarfin.

Ato para sigurisht qe jane ne te zeze,apo jo, dhe ne do ta ndihmojme qe pa prekur integritetin e tij profesional,te #rilinde edhe ai duke u integru ne korrnizat e ligjit. smiley

E po shyqyr qe doli dikush qe ta injoroj kete program. 

Nuk e ndjek programin, nuk e di se per cfare debati behet fjal. por ka raste qe jam duke kontrolluar kanalet dhe "pa dashur" me del "zone e lire". Ne momentin qe ka te ftuar disa pseudo VIP-a me duke program normal. Ka shume njeres ne bote qe duan te humbasin kohen e tyre ne programe injorante dhe banale. Marr para sysh qe ne gjith boten ka program pa vlere, fakti qe ka dhe shqiperia, nuk mund te me befasoj.

Ama, Ajo qe me ben te vjell, eshte kur shoh "intelektual" ne ate program qe e ulin veten te te njejtin nivel me disa injorant - por ne te njejten kohe, mundohen me mbaj profilin e intelektualit. 

Ne shqiperi, ka shume Profesor, sikur se ka shume universitet. Nderkohe sistemi arsimor ne shqiperi eshte cope cope. Nese profesoret do ishin aq te mire, sistem arsimor nuk do ishte ne kete nivel - per kete jam i bindur. 

Madje fakti qe masa popullore eshte, ose  e pa arsimuar, ose e arsimuar keq, i ben qe keta "intelektual" te thone cdo duan, dhe perseri - me SHUME SUKSES - ta mbajne titullin "intelektual" pa ju yr as nje njeri ne akun e pa merituar. 

Nga qe populli nuk eshte ne nivelin e duhur, Intelektualet, thjeshte dalin ne TV dhe flasin me vete. Cfare do qe te thone, ato e dine qe populli perseri do thote "Eh po ato jan me shkoll ta marsha, nuk mund te kapemi me to".

Si pasoj, duke perdorur keto Intelektual si mash, Zone e Lire e rrite profilin e saj tek masa. Sepse, per sa kohe "intelektualet" marrin pjes ne program "kush jemi ne qe mos ta shohim" dhe per sa kohe "intelektualet"' jan kundra X-it "kush jemi ne qe mos te jemi kundra"

Experimet - rrisni nivelin arsimor te popullit (ose thjeshte te rinis) dhe JU BETOHEM mbrenda 4 viteve personazhet e intelektit ne shqiperi do ndryshonin si nata me diten!

Per sa kohe mas nuk ka kapacitet te bej filtrimin mes intelektualeve dhe pseudo-intelektualeve, dhe persa kohe intelektualet nuk marrin guzimin te dalin kundra pseudo-intelektit, ateher zone-e-lire  dhe cdo qe qe ajo perfajson do behet shume e e fort se eshte tani!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).