Hyrja në vitin 2014 përkon me 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, e njohur ndryshe si Lufta e Madhe. Me këtë rast priten ceremoni të mëdha në Perëndim dhe sidomos në vende të cilat vuajtën më shumë nga të gjithë nga kjo luftë, si Gjermania, Franca, Belgjika apo Britania. Revista gjermane “Der Speigel” i ka kushtuar një numër special kësaj ngjarjeje madhore, e cila është përcaktuese për shekullin e 20-të, sidomos për Europën Perëndimore. “Dyfishi i belgëve, trefishi i britanikëve dhe katërfishi i francezëve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore vdiqën vetëm në betejat e Maas dhe Sommes”, shkruan “DS”.

Duke nxitur një përfytyrim të LIB-së si luftë e Perëndimit më shumë sesa e pjesës tjetër, edhe ceremonitë janë më domethënëse në këtë zonë. Për “DS” trashëgimia e LIB-së është problematike edhe sot, dhe mjaftojnë ceremonitë për të parë sesi prirjet historike përherë e më shumë riciklojnë të njëjtat rivalitete. “Kryeministri britanik Cameron po vë në dispozicion fonde për të mundësuar nxënësit britanikë të shkollave publike që të vizitojnë fushë-betejat e frontit Perëndimor”, nënvizon “Der Spiegel” për të shtuar pak më tutje në mënyrë domethënëse se “një përgjigje e po kësaj natyre do të ishte pamendueshme në Gjermaninë pacifiste”. Por për Gjermaninë duket se LIB-ja është edhe çështje e ndërgjegjes historike, pasi sipas një pikëpamjeje, e vërteta e nisjes së luftës nuk është sqaruar objektivisht, por i është faturuar vetëm Gjermanisë. Dhe është aktualiteti politik ai që e nxit edhe më shumë “zbardhjen” e arsyeve të Luftës dhe përgjegjësitë e gjithësecilit. Kështu “DS” citon një sondazh të fundit sipas të cilit “88% e spanjollëve, 82% e italianëve dhe 56% e francezëve thonë se Gjermania ka shumë ndikim në BE. Disa madje e krahasojnë Gjermaninë e sotme me mbretërinë e të papërmbajturit Kaiser Wilhelm II”.  

Kjo e bën situatën disi të papërshtatshme, aq më tepër ku nga brenda Gjermanisë, shtrohen pyetje themelore nëse ishte apo jo LIB-ja, përgjegjësi vetëm e saj. Duket se mendimi që ka zënë vend është se ajo ka një përgjegjësi relative. Dhe ja se cili është filli i argumentimit: “Vrasja e Franz Ferdinandit dukej se konfirmonte paralajmërimet e atyre këshilltarëve të cilët besonin se gjetja e gjuhës me Serbinë ishte e pamundur. Lufta e Parë Botërore shpërtheu dhe “ishte Austro-Hungaria ajo që e filloi”, shkruan historiani vjenez Manfred Rauchensteiner"

Në vitin 1960 historiani nga Hamburgu, Fritz Fischer shokoi Gjermaninë më shumë sesa çdo historian para tij. Ai deklaroi se ‘ambicia e Berlinit për zotërim botëror’ ishte arsyeja kryesore, në mos e vetmja për masakrën e madhe.  Por në prag të 100-vjetorit një kërkim i ri ka shtruar pyetje themelore rreth kësaj ngjarjeje. Historianët nuk e shfajësojnë Kaizerin Wilhelm II, i dyzuar mes kapardisjes publike dhe një vetëpërmbajtjeje të shqetësuar. Por ata gjithashtu nënvizojnë dështimet e Rusisë (historiani amerikan Sean McMeekin), Francës (historiani gjerman Stefan Schmidt), Austro-Hungarisë (Rauchensteiner) ose të të gjitha fuqive të mëdha të marra së bashku”. Kështu duket se krahas ceremonive dhe përkujtimit, sot LIB-ja po tematizohet si lëndë e një debati europian mbi atë se kush është përgjegjësi i përgjakjes më të madhe të kontinentit. Është një barrë që deri më sot e ka mbajtur Gjermania, por që në emër të pretendimeve historike, por edhe të kërkimit të një statusi të ri politik, nuk duket se është e gatshme ta pranojë më.

 

Der Spiegel: Disaster Centennial: The Disturbing Relevance of World War I

76 Komente

Gjermania deri ne Kaliningrad smiley 

Shume toka u kane marre deutschave te shkrete. Me Lewandowskin ne kombetare e kishim te sigurt 2014 smiley 

lufta e pare boterore ka qene shume e ndyre thone..  nga te gjitha palet  jane shkelur brutalisht  konventa nderkombetare te luftes. p.sh jane perdorur LHL  qe nuk lejohej te perdoreshin etj..   miliona te vdekur..

 

Prape, ne te dyten vdiqen gati 80 milion rob, ne te paren gati 40 milion.

mire, por sa shtete moren pjese ne luften e pare dhe sa ne te dyten..?  mos harro, ne te dyten, pervec  gjithe  Evropes,  u perzjene SHBA,  Kanada, Japonia, por edhe  shtete te tjera aziatike.. pra ishte me gjithperfshirese e dyta.

 

te gjitha ato shtete u perfshine dhe ne te paren, ndaj u quajt boterore, edhe pse paten perfshirje me te vogel.

LIB ka qene me ndyra, por ne fakt ka qene me e sakta. Pse do thuash? Po flisja me dike qe merret me war casualties dhe collateral damages gjate luftrave te medha. Me thote, qe gjate LIB ka pasur vetem 10% collateral damages ( thene thjeshte vrasje civilesh), ne LIIB ka qene deri ne 50-60% dhe gjate luftes ne Irak ka qene diku tek 80 %. 

Kjo per arsye se lufta ishte me primitive por me e organizuar, krijoheshin fronte ku luftonin ushtar me njeri tjetrin , armiku dihej. Kurse tani me armiqte imagjinar, lufta eshte bere me e shpifur. 

E nderuar Dora!

Eshte hera e pare qe nje individ ne Blog , ne te gjithe keto vjet , tregon se ka biseduar me njerez me mend . Shume flm dhe ne se ke mundesi percilli dhe bashkebiseduesit nje flm nga nje hic si une.

Vetem thuaj se kjo menyre krahsimi e Ndodhive , Ngjarjeve dhe Dukurive me metoden e BASKEMATSHME eshte nje premise e shkelqyer per analiza e zhvillime mendimesh .

Eshte larg me vjete Drite nga thirrjet e Mullaheve .Dhe ne se me te vertete edhe ne do te Kishim te njejten menyre e metodologji Krahasimore te Bashkematshme ( si baza e argumentit ) rjedhimisht edhe kategoria e Poetit smiley te LeftKopese do trajtohej me meshire , me pershendetjen ' e nxorre per kullote Poetin smiley

Britania ka qene strumbullar gjithnje e jane mbase me fajtore se sa gjermanet. por vetem sepse fituan, faji u ka mbetur gjermaneve. Luften ne shkalle boterore e futi britania, pa ate do te mbetej ne Europe, dhe tensionin ne Europe po Britania e mbante te ngritur, sepse po i pelqente se si zhvaste, perdhunonte e shfaroste popuj ne cdo kontinent, dhe s'donte te kishte gjermania nje cope prej asaj parajse, ndaj i acaronte gjerat kur shihte qe gjermania po zhvillohej fuqishem dhe pa koloni e po krijonte flote teper te fuqishme. Sa per luften e pare, po te ndjekesh rrjedhjen, anglia e ben boterore luften: nje klan nacionalist serb vret trashegimtarin austro-hungarez, austro-hungaria i shpalli lufte serbise; Rusia mbrojti serbine ngaqe kishin marreveshje dhe i shpalli lufte austro-hungarise; gjermania kishte marreveshje per te mbrojtur austrohungarine ndaj i shpalli lufte rusise; franca kishte marreveshje me Rusine ndaj i shpalli lufte gjermanise; britania kishte marreveshje me francen ndaj i shpalli lufte gjermanise... duke futur ne valle gjithe kolonite e veta (Kanada, australi, afrike e jugut, zelande e re). Japonia kishte marreveshje me Angline ndaj i shpalli lufte gjermanise. Pra, hyrja e britanise e beri boterore muhabetin dhe per mendimin tim as nuk kishte pse futej ne lufte, perderisa po mburrej me ate "izolimin e shkelqyer" nga europa, dhe meqe gjermania nuk i shpalli lufte frances, por te dyja keto i shpallen lufte gjermanise per ceshtje qe s'kishin te benin fare me ata... te pakten jo me anglezet. Anglezet thjesht s'donin qe gjermanet te fuqizoheshin.

ProFil, ketu jam me ty, keshtu kam menduar dhe une. Kush e shtyu ate serbin e mallkuar te qellonte, Rusia nuk ishte e interesuar se kish problemet e veta, dhe ngelet Britania, qe paguante kudo agjente vendas, siç paguan edhe sot. 

Britania kishte me shume per te humbur nga te gjithe nga prishje e status-quos, pasi ishte ne ate kohe superfuqia e vetme. Luften e pare nuke filloi askush, thjeshte ne momentin qe filloi, askush nuk mund te terhiqej.

Status quo qe po ia prishnin gjermanet me krijimin e nje flote me te fuqishme se britania, te cilat i derguan neper ishuj te ndryshem per te krijuar koloni, dhe anijet gjermane ne ato zona i kapen japonezet, te cilet hyne ne lufte si aleate te Britanise. Ne ate lufte Britania hyri duke hequr qafe Gjermanine nga ato ishuj e duke mos e lejuar ta konkurroje.

Po pse shikon vetem njeren ane te medaljes ? 

Nese Britania ndihesh e kercenuar, sepse donte te ruante hegjemonine, Gjermania, si nje superfuqi e re ekonomike, por jo politike, kerkonte te zgjeronte ndikimin e  saj ne boten Imperialiste, ku ajo ende ishte ne hapat e para te saja. Pra, edhe Gjermania ishte goxha e motivuar per te ndjekur nje politike agresioni.

LIB  smiley  u shkaktua nga nje  kompleks shkaqesh, te cilat erdhen si rezultat i rivaliteteve, perplasjeve te interesave per zona influence, lufterat clirimtare te popujve te shtypur etj

Po ta vesh re, qe ne fjaline e pare kam cilesuar qe "Britaniket jane po aq fajtore, mbase me shume", dhe jane strumbullare sepse ata e nisen fuqizimin e nje shteti nepermjet kolonive ne ate fare feje. Spanjollet e portugezet bene shume te keqija, por nuk i shfarosen popujt deri ne ate fare feje. Europiano jugoret jane me zemerbute, s'u ben dora aq sa ketyre te veriut per genocid. Dhe ne fakt, amerika e jugut ka racen e vendasve qe mbizoteron ne popullsi si race dhe qe eshte e perzier, e integruar me racen e kolonizatoreve, ndersa ne kolonite angleze vendasit pothuajse jane zhdukur. Asnje s'ka treguar aq mizori dhe lakmi sa anglia.

Britania ishte ne konflikt me Rusin per kontrollin e Azise se mesme, gati hyri ne lufte dy here me Francen per marokun e sudanin, me Shtetet e Bashkuara per Venezuelen dhe kufirin e Kanadase qe u zgjidhen ne minutin e fundit, ekspansioni ne det te Japonise e Italise, etj.

Staus-quon britanike (pax britannica) po e sulmonin te gjithe jo vetem gjermanet.

Situata strategjike e britanise ishte me e koklavitura. Ne krahasim me gjermanet, ruset e francezet qe kishin plane sulmi per njeri tjetrin, shtabti britani i duhej te nbente plane per te gjithe.

Nese kishte dikush merite per krijimin e nje boshti kunder gjermaneve, kane qene francezet. Gjermania ishte armiku i tyre i vetem dhe ishte merita e diplomacise dhe parase franceze qe arriti te shkepuse Italine nga boshti (me ane te kredive), te bente per vete Serbine e Rumanine dhe te ndikonte strategjine ruse. Psh, francezet i dhane rusise 500 milion kredi, shume marramendase ne ate kohe, me kushtin qe rusia te zhvillonte rrjetin hekurudhor ne poloni ne menyre qe te shpejtohej mobilizimi i ushtrise.

Edhe kontaktet ne ballkan ishin kryesishte merite e francezeve. Jo me kote Franca u be mbeshtetesja me emadhe e krijimit te Jugosllavise pas Luftes.

Luarasi, po traktatin e Versajes ne shekullin e 19 ku u vendosen disa pabarazi pikerisht nga Britania, gje qe gjermanet e kundershtuan por s'kishin fuqi ta ndryshonin, e harrove. Pse Britaniket kane qene gjithmon kundra nje Prusie, Gjermanie te forte, dhe sot kundra nje Europe te forte. Shyqyr (sot) qe EU, me butesi, duke e ofruar, dhene poste, etj, po e zbut deri diku dhelpren plake. 

Traktati (i famshem) i Versajes eshte nenshkruar PAS luftes se pare boterore.

Nese i referohesh traktatit te 1871, qe mbaroi Luften franko-prusiane, ai u nenshkrua me pjesmarrjen vetem te prusianeve e francezeve ku francezet pranuan si pala e humbur te gjitha kushtet qe i vuri Bismarku (demshperblimin, humbjen e Alsases etj).
 

Inderuar Pjer . Aty tek VQ ( jo vari qillot sic tallen disa ) ne faqen ...kapitullin "Mbi zgjerimin e Tregjeve  " kam lexuar se levizja Kryesore ne Bote pamvaresisht nga mijra kamuflazhe qe i vishen  Mbetet  "Zgjerimi Tregjeve "" Ky kendshikim mjaft i arsyeshem Juaji eshte konstatimi me i sakte per "vazhdimin e Politkave me mjete Dhune ( ose te tjera ) ,.Dhe kete e kam ndeshur edhe Para Luftes se Dyte Botrore kur Hito Mavria komentonte ;

Gjermania ka nevoje per zgjerim .eshte shume e ngushte per Potencen e saj .

Zoteri !  Bota eshte e ndare..

Kush e NDAU ? Gjermania nuk ishte kur u NDA !....etj etj .

Keshtu qe me duket se edhe shprehja qe JU permendni si "ndarje te zonave te Influences " ne periudhen e Acarit , permbante te njeten arsye pavaresisht nga "Te drejtat e Popujve per Liri e Demokraci " smiley Keshtu qe konkluzioni Juaj i sotem se Bota i HAPI Tregjet si e vetmja Rruge qe te shmange KONFLIKTE e Medha ( luftrat ) me duket i drejte .

Pas Jush vijne mesuesit e Historise se klasave te ndryshme ne Fillore ose pedantet me shtete pjesmarres e data Luftimesh , gjuhtaret se si shqiptohen Luftrat , Armatoret se sa fuqi moren pjese etj etj .Keni mendim tjeter ndryshe nga VQ ( jo sic e quan mr R.. vari qillot )

Idriso, me vjen mire qe po e lexon VQ. Mund te me dergosh avash-avash pyetje tek posta ketu, formuloje mire duke permendur edhe faqen e VQ (nese ke mundesi) dhe nisi. 

Britania ka qene strumbullar gjithnje

smiley

strumbullar eshte akoma(mbase jo si dikur)

Edhe ne luften e dyte boterore fajin e kishin aleatet.

Ah mer Dolf mer Dolf qe e hume luften ne 28 nentor i nje kryeqyteti.

Po te mos e kishe hum do te kish qene ndryshe puna.

Pse çer e kujtoni ju Dolfin me? he he he he he he ...

 

 

welsh sheepshagger Lloyd George is to blame

Te cmitizohet dhe LIB!

Fajin e ka pas Saliu! 

Pse e thoni LIB dhe jo LB I? Me duket me mire LB I. Numrat romake vihen gjithnje prapa togfjaleshit dhe pse mund te lexohet ndryshe. Po te dyten, si do ta benit? LIIB? lol

ne fakt ashtu shkruhet ( LIIB), ndaj mos qesh shume lol

ne fakt, eshte nje liber i perkthyer ne shqip qe para se ta bastardonit shqipen dhe qe e kam lexuar, "Lufta e Dyte Boterore", e perkthyer nga nje autor italian qe s'po me kujtohet, qe e shkruan LB II, sepse ashtu shkruhet. 

psh italianet shprehen: Prima Guerra Mondiale

 ta themi dhe ne E Para Lufte Boterore ?

S'ka lidhje me te huajt kjo qe po them. Ne Shqip nuk shkruhet LIIB, por LB II.

ma verteto lol

po, teta

Po per Luften e Pare Ballkanike, thoshte gje ai autori i huaj si shkruhet ? smiley

ncuq

LIB,italianet e quajne edhe" la grande guerra"

C'lidhje ka me italianet? Te thashe se si shkruhet shqip.

vallaj edhe keshtu pa luftera nuk shtyhet...

Eshte shprehur Sazani per kete?
 

jo, akoma..     hë per hë vetem historiani NN  ka bere nje deklarate:  ''lufta e pare boterore u be e para, prandaj u quajt keshtu'' 

Belulo, flmnd. Jo per gje po sna lejne punet me ngel ne korrent te gjerave dhe druhem se flas nonji budallik. E kam bo ket budallik me perpara dhe jam skuq kur i kam rilexu komentet e mija me vone. Imagjinoja se cmund te mendonin pecogrosot me ndonji gote vere mbrapa komputerit dhe skuqesha me teper.....

 

po jo mer Patriot mos e merr kaq seriozisht, fol lirshem..smiley     pastaj pecogroset nuk merren me vogelsira, ehuuu, ka halle bota.. kriza et..

si dukeni me ftomen andej..?

Ne na osht trash lekura, kena fillu e dajm cigare me ariun. Po mu me bo merak bredhi se ai me duket si cun pallati.
 

Tamam tamamka thene qe lufta e pare u quat keshtu se u be para se dytes...

Mua me thane qe vetem ai ka ngel pa fol, ndersa Muc Nano, Andrea Stefani, dhe shahisto-fizikanto-historiani Shpetim Nazarko do flas sapo te mbaroj xhamadanin e dyte te rakise se i pari nuk i dilte. 

Shpetim Nazarko do flas sapo te mbaroj xhamadanin e dyte te rakise se i pari nuk i dilte

 

xhamadani vija vija, thuaj... se ne fakt i thone damixhan..smiley  apo po qendsite ndonje xhamadan Nazarko..smiley

oops, keshtu eshte kur shkruan nga cel smiley 

Po Ing. Arben Meçaj? smiley

Shkaterrimi i perandorise Austro-Hungareze ka qene krimi me i madh i fillimshekullit te kaluar.

Austriaket duhet te ishin bashku me Prusine qe ne 1870, i iku treni e normal qe do shperbeheshin. Gjynof se Alaba na duhet per krahun e majte, Schmelzer nuk bo. 

Krim ?!

E kush e beri kete krim? Amerika apo Marika?

 

Kush tjeter, sinjora Bertini. 

Jo direkt sinjora Bertini, ajo lu menç njerzit mbasi i fton per nje parti ne sallonin e saj fri-seks, dhe ata leshojne gjyle topi me gaz helmues sa majtas djathtas.

Por sellojne edhe qender e majte dhe qender e djathte, e mbi te gjitha sellojne gjyle te barazlarguara dhe te distancuara nga krimet e historise.

Gaz dynjaja, me mbajt hundet me dore. Lufte e VI Boterore.

 

E bene ata 20 kombuj qe donin te kishin shtetin e tyre kombetar.

Lufta e pare botrore nisi ne Evrope ku vendet e vogela po te Europes, u goditen nga furia e jashteme, e fuqise madhe, ku miliona njerez u faruan po nga sulmi i jashtem Europian. sot ajo qe duket se po vret perdite ne keto vende ....eshte po brenda Europes!
Sot ne Itali 42 perqind e te rinjve me moshe nden 24 vjec jane te papune ! 3.6 milione italiane jane pa asnje shprese per pune.Ne Gjermani numurohen mbi 6 milione te papune...e keshtu ne gjithe Europen " moderne" !
Kriza .....!

Papunesia eshte edhe pasoje e automatizimit . te njeten pune qe dikur e benin 4000 punetore tani behet me 400..

ehhh, ç'mu kujtu koha e arte kur koleksiononim pulla poste.

 

 

 Lufta e Pare Boterore ,perveç se i gjeti shqiptaret(si zakonisht) duke vrare njeri-tjetrin,ajo solli dhe gjera tjera pozitive,duke perfshire ketu dhe kontaktin e pare te shqiptareve me boten e civilizuar.Nuk e di si ishte ne trevat tjera,por ne Gjakove vetura e pare ishte ajo e ushtrise austriake.Thuhet se;ne 1917-en  populli po shikonte me kurreshtje dhe ndiqte me vrap  "perbindeshat me 4 rrota" te ushtrise austriake,e qe rastesisht  kalonte aty pari .

Sidoqofte,ne dolem fitimtare : 5 vjet me vone Ibrahim Vula solli veturen e pare te tipit  Chevrolet ne Gjakove smiley

Te rrime shtremet te flasim drejte LIB ishte sherr familjar. Por duke qene qe familja nuk ish familje dosido detyrimisht dhe sherri nuk qe sherr dosido. 

qe thu ti Ron, edhe lufta I boterore, tamom si ajo e Skenderbeut, ishte per motive te dobeta. Per hakmarrje.

Sec vrane nje fredi, fredi, qe thot edhe shvejku qe ne rhyrje.

s'di cer thot shmitua per kte, se i ka edhe nga te tijet.

ishte Franzi

duke u munduar te na mbushin mendjen se shqiptaret nuk bejne dot luftra "te medha", pervecse sherre fshati, te tipit do kalosh nga mehalla ime, keta langot e sigles me nder "albanologet e rinj" jane duke thene se edhe lufta e trojes u be per shkak te helenes.

well, po ta benin kete, natyrisht do i kapnin me domate. miepo per skenderbeun, per qudi, gjithqka shkon. Kafir hesapi.

dhe s'ka valle me te bukur se sa kur me nder albanologet ala ljubo, kapen dore per dore me shefqet krasniqet smiley  liqeni i mjellmave kputet prej dekadences smiley

Der Spiegel mbahet ne gjermani si nje reviste e majte dhe shume provokuese !

Tani qe ne gjermani prej disa vjetesh eshte nje qeveri e mesit e djathte vlon gazeta me atikuj te tille shume provokues !!!

Fakt eshte se ne luften e pare u zgjuan arrixhinjte rus dhe ju rit shume deshira per fitore e lavdi sigurisht qe carit nuk i interesonin lufta te brendeshme me mire nje front me te huaj se sa nje front i brendeshem dhe si qellim kishin suezin ku preknin direkt interesat e Anglise!

Nderkohe qe Franca, Italia e Anglia pjeserisht dhe Gjermania e athereshme (Prusia) po shinin se hemogjonia e pereandorise Austriake sa vinte e behej me absolute dhe me e persosur. 

Fatkqesia ishte se Gjermant ( Bismarku) e kuptoj shume vone se ku e kishin qellimin ato luftra ...nje rol shume kyc kane luajtur ne gjermani dhe disa grupime shume dubiose qe vepronin me shume intesivitet ne aparatin e Bismarkut, sigurisht kunder tij !

Kjo harta ketu per mendimin tim eshte shume e paskate dhe artikull duket shume qarte qe con uje ne mullurin e hasmit !

 

Mata Hari kishte shale te mira.

 

mua me pelqen me shume zonjusha doktoreshe...

Zonja balerine me muskuj te zhvilluar ne shale dhe kudo, deshe me thene?

nuk me kujtohet te kish qene balerine anna maria Lesser...

Thash se po komentoje ne vazhdim te komentit tim per spijunen klasi Mata Harin.

 

qyqarja ,perfundoi me gazep...

Zane, nuk e kupto qe une e kam me idiotsine universale te interpretimit te historise, e nuk me rref fare as te shalet e Mata Harit, e as tek ato te Zonjes Daktorreshe?

Aq me teper kesaj te fundit qe ka rrezik ka qene ndonje si ajo femra klas ne foton rinashimentale te Marubit.

 

E mor me mend qe eshte ideali jot, aq me teper qe ke vertet zanat daktorreshe.

 

A ka shkrujt ndonji historian ndonji liber per LIB ne lidhje ne Shqiperine? 

Qofte i huaj apo edhe shqiptar? 

Flm 

Periudhe pivotale per viset tona kjo lufte. 

Periudhe qe mund te mesosh perdite dicka te re

E treta e verteta, tha jeremoni.

Shqipria ishte asnjanse ... dhe s'mori pjesë tek kjo luftë megjithse kishte "ushtri trimash" kështu që s'kanë ç'të shkruajnë historianët.Por francezët, nemcet,italianët na bënë ca vizita "kalimtare".

Ne fakt ,kjo ka qene gjithnje tragjedia jone historike ,se ishin kalimtare,nuk u ndalen,vetem turqit u ndalen....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).