Kriza e vitit 2013 duket se ka zgjuar edhe ndjesinë e solidaritetit anemabanë botës. Ndonëse mbetet një dukuri që duhet vlerësuar sipas rastit, bamirësia, apo më mirë, aktet e bamirësisë,  janë shtuar përgjatë vitit që lamë pas. Sipas Chronicle of Philantropy rezulton se  përgjatë gjithë 2013-ës janë dhënë në total 3.4 miliardë dollarë donacione për bamirësi. Krahasimisht me vitin 2012 rezulton një rritje prej 100 milionë dollarësh. Po kështu në vitin 2013 pati 15 dhurata prej të paktën 100 milionë dollarësh krahasuar me 11 të tilla një vit më parë. Dhurimi më i madh u bë nga themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckenberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Can, kur në muajin dhjetor ata i dhuruan 18 milionë aksione të Facebook-ut  Sillicon Valley Community Foundation.

Në terma monetarë kjo paketë është vlerësuar me shifrën prej 990 milionë dollarë. Në vend të dytë vjen Presidenti i Nike . Inc, Philip Knight me një dhuratë prej 500 milionë dollarë për Fondacionin për Shëndetin të Universitetit të Oregonit lidhur me kërkimet kundër kancerit. Një element që theksohet është se shumica e donacioneve kanë shkuar për kolegjet dhe universitetet.

Artikulli i plotë në anglisht: Huff Post "Philanthropy Rebounded In 2013, According To New Tally Of Top 10 Gifts"

3 Komente

po pra mo, na ishin zemeruar ca pasanike ndaj papes per komentet qe beri ndaj kapitalizmit dhe tyre. s'duan as kritika pale. hec se qyl i kane, te japin dhe me shume biles.

une do te thoja i kane hallall.nuk i thone shaka te themelosh nje korporate, te percaktosh strategjine , produktet, te komandosh mijera njerez apo nje milion si ka walmarti ti besh te punojne me njeri tjetrin , te kontrollosh miliarda dollare hyrje e dalje  etj.

Bravo i qofte ketyre. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).