Në vitin 2010, qeveria “Berisha” do të merrte një vendim për dhënie me kredi me interes zero për ministrat, politikanët dhe zyrtarët e lartë, duke i përfshirë në kategorinë e personave që jetojnë në kushtet jonormale të strehimit. Sipas udhëzimit të atëhershëm nga ministrat e Transportit dhe të Financave, Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode, futen në programin e kredive të lehtësuara të subvencionuara nga shteti zyrtarë që përfitojnë sipas vendimit Nr.600, datë 12.9.2007 "Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë". Me udhëzimin e ri, dy ministrat përfshinë njëherësh zbatimin e dy vendimeve të tjera të tjera, nr.600 datë 12.9.2007 dhe nr.814, datë 3.12.2004. Përveç lehtësirave, funksionarët e lartë mund ta përfitojnë edhe nëse kanë vetëm 3 muaj punë pa ndërprerje në institucionin zyrtar.

Deputetët përfitues

Gjatë 8 viteve, 2005-2013, nga kjo mundësi kanë përfituar gjithsej shtatë deputetë, midis të cilëve edhe një deputet socialist. Nga dokumentet që disponon gazeta, rezulton se janë gjithsej 6 deputetë të Partisë Demokratike që kanë përfituar nga statusi i tyre si deputet. Sipas dokumentit që disponohet, thuhet se deputetët janë trajtuar me kredi strehimi ‘bazuar në vendimin nr 600, datë 12.9.2010, të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë”. Të shtatë kanë fituar nga 5 milionë lekë kredi. Sipas dokumentit, fituesit e kredive të buta janë:

Arenca Trashani (deputete e PD-së, qarku Shkodër);

Astrit Bushati (deputet i PD-së, qarku Shkodër),

Edi Paloka (deputet i PD-së, qarku Lezhë),

Gjergji Papa (deputet i PD-së, qarku Korçë);

Ndue Paluca (deputet i PD-së, qarku Shkodër);

Paulina Hoxha (deputete e PS-së, qarku Shkodër),

Paulina Hoti (deputete e PD-së, qarku Lezhë);

 

Artikulli i plotë 

13 Komente

Bravo. I lumte picka. 

Tani ai picderri, po pati bole te vertetoje qe kane bere fallcifikime, dhe po ashtu, t'ja haje koke  ketyre banditeve. 

Perndryshe mos haje mut. 

Tani per tani nje cike tatim te jashtezakonshem alla 1945 i kishte bo mire kesaj rraces se ktynve. With all the wistles and blows.

Nga Paulina Hoti nuk e prisja... as papa nga ai kardinali gjerman xhanem...

Nuk u bene mukajet kesaj rradhe te zgjat'shin listen

Edi Paloka?!

P.s. O Deion o Berishist!

Kush mban mend para nja dy vitesh nje nene nga zona e Durresit qe i vdiqen tre femije ne gjume sepse ajo ishte e detyruar te punonte naten te mbante femijet me buke. Kishte shkuar dhe ne bashki per ndihme dhe ia kishin refuzuar.
Ketyre moterq...ve shpresoj tu dalin ne enderr ata femije te pafajshem dhe te pambrojtur. Barkderra dhe plehra gushevarur qe kane 23 vjet qe zhvasin cdo gje dhe cdo shqiptar brenda dhe jashte Shqiperise. Na bejne dhe parade mode shkerdhatat kur futen ne parlament. Zoti i pafte dhe shqiptaret mos ti lene ti shijojne grabitjet qe kane bere.

+1, edhe pse atyre s'do t'u dalin femijet ne enderr

Ketyre hajnave te Shkodres u takon. smiley

P.S. Adminit i bejme te fala nga larg. smiley

Ore keta deputete te PD dhe ajo e PS kane marre kredi, ne menyre te ligjshme, gje qe deshmon edhe ndershmerine e tyre, po Rama qe po nderton megavilen atje ne fshat, jashte Tirane, ku i mori leket?

Mire, mire, Rama ka vjedh kot e perserit. Po ama keta deputetet e Shkodres shume hajna qelluan legjislaturen qe shkoi. smiley

Po ta vesh re ca nuk jane me ne kete legjislature. Luli po e shfaros klanin e Gjusepines e per kete po e ndihmon PS-ja. Tani priten te hapen letrat per legalizimet ne Qarkun e Shkodres. U bene denoncimet e pare nga Bujar Leskaj. Nuk e ka mbeshtet as kete kandidature Gjusepina per Kryetar te KLSH-se, e kupton vete ti. smiley

 

Qeverisja e Salihut ne te gjitha hallkat vetem e vetem kane vjedhurr, xhvatur e rrembyer me cdo forme, me te gjitha rruget e hapur ne shkelje te ligjeve.Zevendesministrja e " drejtesise " Brikena Kaso , bashke me ate qe bashkejton , ish keshilltari " per mendje Salihut, moren qe te dy nga nje kredi te bute, duke u bere njeri per tjetrin dhe anasjelltas" dorezanesa" dhe me keto dy kredi blene shtepi VILE , tek fshati i vajzes salihut,... ne Gji te Lalzit ! Ligji per Kredite e Buta thote se mund te merren per apartamente banimi vetem ne qytetin ku banojne. Po valle ka nga te Rames keshtu? Besoj se ka.Po dhe atyre ...m. Tu bejne !
Po sa jane si keta kusare, si keto felliqesira, qe salibanditi i kishte.. " te klanit" ! Mijera! Dhe majmuni Enno Bozo ankohej se ...Rama bllokoi keshtu kredite per " hallexhinjte " !
Ne se nuk vene para drejtesise keto plehra me salikusarin ne krye , ne kete vend nuk do kete kurre drejtesi e qetesi?

Ne kete vend ne se nuk prrbyset sistemi i kusareve me salihun ne krye nuk do kete kurre qetesi!

Jane dy ligje e gjera te ndryshme o grava. Ky me lart eshte ligj posacem per zyrtaret e larte. Ndersa kredite e buta per apartamente per te pastrehet apo ato qe banojne ne shtepi ish-pronaresh dhe duhet ti lirojne, eshte dicka tjeter.

kredia, sipas VKM, eshte per nepunesit e larte te pastrehe dhe jo per te varferit - ka disa kritere per te ardhurat, por nuk thote gjekundi se duhet te jesh i varfer 

kredia nuk eshte asgje, dhe kot i meshojne kesaj per te shantazhuar, edhe Banka e Shqiperise jep per 200 e kusur punonjesit (jo vetem zyrtaret e larte) kredi pa interes - mund te kene perfituar disa deputete apo ndonje minister, vetem nese eshte keqperdorur atehere perben shkelje, madje edhe nese jane dhene deklarata te rreme per perfitimin e kredise nuk eshte shkelje porse kredise i ndryshojne kushtet. 

nese gazetaria jone e bythes fillon me kesi gjerash, nuk kane gje ne vije - te fillojne nga deklarimi i pasurise - kjo ketu eshte terheqje vemendje, ujku diku po ben k(r)erdine

Ej v.t. si manipulohet opinioni publik! Kjo s'ka asnje lidhje me fondin per kredi te buta ndaj te varferve apo Entin e Banesave. Asnje lidhje. Kuptohet perjashto blegtorine, qe pret me goje hapur nga Shekulli e Tema.

Pavaresisht se mund te gjykohet keq, trajtimi i favorshem (shperdorim parash publike) qe i lejojne vetes politikanet, ky ligj nga i cili kane perfituar keto 7 deputetet eshte nje favor qe politika i ka bere vetes (me sa po lexoj) qe ne 1999 apo akoma me perpara ne 1990 ...

Per trajtimin me strehim te funksionareve politike dhe nepunesve civile te Administrates se Larte Shteterore.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 102
Statusi i Aktit: I shfuqizuar
Data e Aktit: 05.03.1999
Data e aprovimit te Aktit: 05.03.1990
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 0
Data e fletores zyrtare: 28.02.2000
Aktiviteti: Strehimi
Propozuar nga: Ministri i Punëve Publike,Ministri i Financave,Ministri i Transportit
Pershkrimi i Aktit: Trajtimi me strehim behet nepermjet sistemit te kredive nga fondet e depozituara per kete qellim nga buxheti i shtetit ne llogari te veçante prane Bankes se Kursimeve. Ne kete llogari derdhen edhe arketimet nga vjelja e kredise, te cilat perdoren nga Keshilli i Ministrave per te njejtin destinacion.

Amendamente

1 Per disa ndryshime dhe shtesa ne vendimin nr. 102, date 05.03.1999 te Keshillit te Ministrave "Per trajtimin dhe strehim te funksionareve politike dhe nepunesve civile te administrades se larte shteterore", te ndryshuar.

Akte te ngjashem

1 Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë

2 Për një ndryshim në vendimin nr. 102, datë 05.03.1999 të Këshillit të Ministrave "Për një trajtim me strehim të funksionarëve politikë dhe nëpunësve civilë të Administratës së Lartë Shtetërore", të ndryshuar

3 Per nje ndryshim ne vendimin nr.102, date 5.3.1999, te Keshillit te Ministrave, "Per trajtimin me strehim te funksionareve, politike dhe nepunesve civile te administrates se larte shteterore"

4 Per disa ndryshime dhe shtesa ne vendimin nr. 102, date 05.03.1999 te Keshillit te Ministrave "Per trajtimin dhe strehim te funksionareve politike dhe nepunesve civile te administrades se larte shteterore", te ndryshuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).