Ndërkohë që shënjojmë katërvjeçarin e fillimit të Revolucionit Arab, një shkëndijë e vogël rreth botës arabe do të na linte shumë për të dëshiruar nga premisa e parë që kishim për këto ngjarje, të cilat i bekuam me termin “Pranvera Arabe”.

Vetëflijimi i Muhamed Buazizit në 17 dhjetor 2010 dhe vdekja e tij në 4 Janar 2011 dhe kryengritja që pasoi me rënien e Zine el Abidine Ben Ali më 14 Janar 2011 i dha jetë një lëvizjeje të gjerë popullore që fillonte nga Omani dhe Jemeni, në Egjipt, Siri dhe Marok. Tani, pas tre viteve me trazira dhe revolta, gjërat duken se janë ndryshe- Pranvera Arabe duket se është kthyer në një Dimër Arab të parakohshëm.

Në Egjipt, presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike është rrëzuar nga një puç ushtarak edhe ajo që është më shqetësuese është fakti që intelektualët egjiptianë e brohoritën këtë puç. Në Tunizi kemi demonstrata të mëdha popullore që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë që ka dalë nga një parti islamike. Në Libi, sektori publik dhe ai privat kanë filluar grevat e tyre duke i kërkuar qeverisë që të ballafaqohet me milicinë e armatosur. Në Jemen, hija e Al Kaedës duket se është rikthyer edhe një herë. Në Bahrein, të gjitha shenjat e rezistencës duket se janë çrrënjosur nga regjimi sundues, deri në atë pikë sa edhe një ekspozitë arti që përshkruante lëvizjen në Bahrein nuk u tolerua. Çdo shenjë proteste në Arabinë Saudite shtypet në mënyrë brutale, reforma konstitucionale në Marok duket se është bërë sa për sy e faqe, Iraku ende vazhdon të ketë dhunën sektare dhe sa i përket Kuvaitit dhe Jordanisë ato janë ende në gjumë letargjik.

Rasti i Sirisë

Aq sa thashë më sipër nuk janë asgjë në krahasim me masakrën që po ndodh në Siri. Numrat janë tronditës. Sipas Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare pranë Kombeve të Bashkuara, në një popullsi prej rreth 22.4 milion banorë, më shumë se 100.000 njerëz janë vrarë, 9.3 milion të tjerë janë në nevojë emergjente për ndihmë dhe ndodhen brenda Sirisë, ndërkohë që 6.3 milion të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, për qëllime të caktuara e ndërkohë që janë duke u shpërbërë si komunitet, Bashar Asadi vazhdon të qëndrojë i pashqetësuar në karrigen e tij.    

Një këndvështrim i shpejtë i fuqive të jashtme që po e kthejnë luftën e Sirisë në luftën e dikujt tjetër na tregon qartazi se ato kanë një qëllim të përbashkët – t’i japin fund revolucionit Arab. Ata kanë ndryshuar në mënyrë të suksesshme mënyrën e diskutimit nga vullneti demokratik i popullit sirian dhe e kanë degraduar atë në një luftë civile. Ky shndërrim i “revolucionit” në “luftë civile” është me shumë mundësi rreziku më i madh që i kanoset revolucionit Arab sot.

Revolucionet janë destabilizuese. SHBA-ja, si një perandori që ka projektet e saj në botën arabe nuk është e kënaqur me këto revolucione që destabilizojnë rajonin, rrezikojnë aleatët e saj dhe potencialisht forcojnë kundërshtarët e saj. Izraelit gjithashtu nuk i intereson një revolucion i tillë. Gjatë procesit të kolonizimit Izraeli ka korruptuar arabët me pushtet,  të cilët janë pikërisht ata që revolucionarët arabë po mundohen të rrëzojnë. Shteti i aparteidit preferon më mirë një tiran si Asadi se sa lëvizje të paorganizuara si ajo e Egjiptit apo Tunizisë. 

Arabia Saudite është një aleat i rëndësishëm i SHBA-ve dhe Izraelit, meqënëse kundërshton haptazi lëvizjet dhe opozitën popullore. Duke qenë se është një monarki e prapambetur e pa asnjë institucion demokratik, nuk ka lejuar kurrën e kurrës që të ketë ndonjë lëvizje që mund të prekë rrënjët e saj tribale, ajo kundërshton çdo lëvizje popullore që në fakt tregon paqshëm obskurantizmin e tyre politik. Irani, nga ana tjetër, është një mik që fort i ngjan Arabisë Saudite në sjellje. Duke qenë se ka kapërdirë një kulturë politike kozmopolitane dhe duke eleminuar të gjithë rivalët ideologjikë që pas revolucionit Iranian të 1977-1979, rojtarët e Republikës Islamike nuk janë fort të kënaqur me revolucionet që duket se janë rikthyer në skenë këto kohë. Në fillim ata i quajtën këto lëvizje si “Zgjimi Islam” e më pas kur egjiptianët u revoltuan kundër Vëllazërisë Myslimane, ata e mësuan leksionin dhe kështu i lanë terren të lirë një të moderuari si Hasan Rouhani që të bëhej president dhe filluan negociatat me “Djallin” për të ardhmen e tyre.

A është Turqia vendi i rradhës?

“Derin deveti”, i cili është fshehur në mënyrë të suksesshme pas fasadës demokratike të Turqisë, kanë një mision unik në ADN-në e tyre politike: atë të lojtarit kryesor në rajon, natyrisht për interesin e tyre – dhe ky interes nuk ka asnjë princip: ata bashkëpunojnë me Izraelin, mohojnë gjenocidin armenas, shtypin kurdët në kërkesat e tyre për autonomi, marrin pjesë në të gjitha ndërhyrjet e NATO-s në Mesdhe dhe në çdo trazirë kërkojnë të shohin interesin e tyre direkt ose indirekt. Një sukses potencial i revolucionit arab, sikundër pamë në lëvizjen e Parkut Gezi, mund të jetë një model edhe për një revoltë turke gjithashtu.

Rusia dhe Kina, në dy mënyra të ndryshme, por komplementare, janë aleatë strategjikë në oportunizëm, së pari në këndvështrimin politik dhe së dyti në atë ekonomik. Ato nuk janë aleatë të asnjë revolucionari, sepse Rusia dhe Kina bëjnë pazar dhe negociojnë me SHBA-në për një copë më të madhe torte që ato tentojnë të marrin në cilindo konflikt apo kaos që ndodh nëpër botë.

Edhe pse këta lojtarë mund të duken si kundërshtarë dhe në grindje me njëri-tjetrin, në fakt, ata janë mëse të bashkuar për të bërë çfarë është e mundur për të shuar këtë revolucion. Interesat e përbashkëta të këtyre forcave kthyen një demonstratë popullore në një luftë civile në Siri, në të cilën ka dy anë që janë të ndarë dhe që duhen gjykuar.

Ndërkohë që Irani, Rusia dhe Hezbollahu ndihmojnë Asadin; SHBA, Izraeli dhe Arabia Saudite, bashkë me vendet e tjera të Gjirit, ndihmojnë dhe mbështesin një ushtri të tërë më luftëtarë mercenarë, që mbështesin një grup islamist apo një tjetër. Ata të gjithë janë mercenarë edhe pse luftojnë në emër të grupeve islamike. Fabrikimi i një lufte mes Shiave dhe Sunive është një pretendim i sajuar. Në fakt kjo është një betejë mes Arabisë Saudite dhe Iranit – njëri i mbështetur nga Rusia dhe tjetri nga SHBA-ja dhe Izraeli; një betejë e sajuar për të tërhequr mendjen nga çështjet reale: sikurse Revolucionet Arabe.

Që në fillimet e tij, revolucioni arab ka pasur dy lloje reagimesh: Grupi i parë është i atyre që s’kanë patur besim në vërtetësinë e këtij revolucioni se në fakt kjo lëvizje është një gjë e krijuar nga amerikanët dhe grupi i dytë i atyre që u investuan totalisht në këtë revolucion, kurrë shikimi i tyre nuk u errësua në këtë rrëmujë dhe u përpoqën ta çonin deri në fund këtë betejë pa iu dridhur qerpiku.

Nuk e trashëguam këtë botë postkoloniale brenda një nate të vitit 2011. Na janë dashur vite të tëra dhune nën tiranitë qeveritare dhe 200 vite të imperializmit evropian për të na sjellë në çastin kur Buazizi i vuri flakën vetes. Nuk do të duhen edhe 200 vite të tjera për t’i vendosur gjërat në vijë e nuk mundet dot asesi që disa forca kundër-revolucionare që vijnë nga Uashington DC, Tel Aviv, Riadi apo Teherani të paketojnë interesat e tyre dhe të zhduken më pas pa lënë gjurmë brenda natës.

Korruptimi i strukturave civile

Rezistenca ndaj këtyre kundër revolucionarëve rajonalë apo globalë duhet të jetë një forcë lokale – pra e krijuar nga vetë sirianët – me një dëshirë për një tranzicion demokratik. Kështu që ka ardhur koha për një formacion vullnetar, sindikata punëtorësh, organizata për të drejtat e grave dhe asamble studentësh.

Në Siri, sikundër kudo gjetkë, kafshët që qëndrojnë në krah të Asadit dhe mercenarët që luftojnë kundër tij nuk janë të aftë për të qeverisur. Sirianët, si pjesa tjetër e arabëve dhe myslimanëve, duhet të përpiqen të përkthejnë vullnetin e lirë të lëvizjes së tyre demokratike në institucione në shenjë rezistence ndaj tiranisë– ndërkohë që tani, ata që nuk njohin asnjë gjuhë tjetër përpos gjuhës së dhunës janë të zënë duke diskretituar dhe shkatërruar njëri-tjetrin.

Çështja e kurdëve është shumë e rëndësishme këtu. Kurdët sirianë kanë, tanimë, një shans historik për të krijuar një shembull të një qeverisjeje demokratike nëse i japin fund abuzimit të cilitdo lojtar që dëshiron të përfitojë nga aspirata e tyre për një Kurdistan të bashkuar. Nëse ata e lënë pas dore këtë ëndërr dhe i kanalizojnë aspiratat e tyre në një vullnet demokratik në të mirë të popullit kurd, që është i shpërndarë në Iran, Irak, Turqi dhe Siri, ata mund të shndërrohen në faktor.

Debati sirian ka sjellë një shenjë në revolucionin arab dhe më gjerë. Tanimë vende si Afganistani, Irani dhe Maroku drejtojnë gishtin nga Siria për t’u justifikuar se të gjitha këto revolucione qenë të kota, se qeveritë sunduese bashkë me dhunën që këto qeveri ushtrojnë janë më të mira se sa masakra që po ndodh atje. Në fakt ky është një kryqëzim i stisur. Zgjedhja kurrë s’ka qenë mes një masakre që ne po e shohim me sytë tanë në Siri dhe një elite të korruptuar apo një shteti të nëndheshëm që sundon në Marok apo Turqi, në Afganistan apo Iran deri në Arabinë Saudite. Zgjedhja është mes vullnetit të njerëzve dhe lëvizjeve të tyre revolucionare përballë komplotit të forcave kundër-revolucionare për t’i dhënë fund këtyre aspiratave.

Mes këtyre dy forcave ajo çka ka ndryshuar thelbësisht është vullneti i masës për demokraci: 422 milionë arabë dhe 1.3 bilion myslimanë. Ajo dëshirë për liri është momenti kryesor i historisë sonë bashkëkohore – e nuk mund të zhbëhet dot. 

E-zani

______________________________
*Hamid Dabashi është profesor Hagop Kevorkian i Letërsisë Krahasuese dhe studimeve për Iranin në Universitetit e Kolumbias në New York. Përkthimi i veprës së tij Pranvera Arabe; Fundi i Postkolonializmit është skeduluar për t’u publikuar në 2014.

31 Komente

po pse, cilin vend tjeter ka shpetuar revolucioni arab, qe i paskan ngelur vetem Egjipti dhe Siria pa shpetuar..?

.............Mes këtyre dy forcave ajo çka ka ndryshuar thelbësisht është vullneti i masës për demokraci: 422 milionë arabë dhe 1.3 bilion myslimanë. Ajo dëshirë për liri është momenti kryesor i historisë sonë bashkëkohore – e nuk mund të zhbëhet dot................

Thjeshte ky pasazh, qe e ka helmin brenda dhe siti musliman i botimit, e bejne kete profesor, te pabesueshem, jo per idete e tija, por per qellimin qe i ka vene vetes. Sepse, te vesh ne nje kandar vullnetin e mases per demokraci (eee fjale e magjishme kjo demokracia) dhe 1,3 bilion muslimaneve.... kjo eshte vertete shume e dhimbshme... Ka shume vende musslimane qe kane edhe pakica te krishtera brenda... po keta valle nuk e duan demokracine...???  Pastaj, se e kemi diskutuar shume edhe kete teme, a ka demokraci me ligjet e Sheriatit musliman...??? Jane dy gjera qe e eleminojne ne menyre tragjike njera tjetren... Eshte njesoj si "demokracia e  popullore" ne  komunizem....

Para 93 vjetesh, ne 4 janar, u zhvillua kongresi i Pare Bektashi i Shqiperise, i cili siguroi edhe autoqefaline e VERTETE te bektashizmes sone.

Lavdi teqese se Prishtes dhe baba Tahirit! smiley

 

po ik o Hamid pash zotin dhe ti se kemi halle te tjera , perdite vrasje , vjedhje , hedhje shtyllash ne ere me dinamit, prerje flokesh grave se vijne me vonese ne shpi , hajdute babagjyshe ...etj...etj...ti thua Siria apo Libia...rilindja ore rilindja ajo nga dreqin osht mcef .

s'ka te verber me te madh se ai qe s'do me pa.smiley

ps. mjaft e pe me syze te errta realitetin. 

Hamido, Egjypti dhe Siria nuk kane pa demokraci prej 5000 vjetesh. Experimenti deshtoi ne Egjypt dhe me 100% qe do deshtonte edhe ne Siri po te binte Bashari. Ato mjekroshet me qyrk dhe demokracia nuk shkojne bashke. Duku edhe njihere mbas nja 100-200vjetesh.
 

demokracia nuk shkon edhe me mjekroshet me fustan te zi per ate pune.  edhe ne evrope kur e kishin pushtetin mjekroshet e krishtere,kryqezata dhe inkuizicion kishte.

vetem largimi i fese nga shteti do ti demokratizoje vendet arabe.

Perendimi duket se po ben sehir, por pasojat ne fund te fundit do ti kete ekonomia e tij qe gjer sot i ka shfrytezuar pamase vendet arabe.Shperthimet e zrnerimit arab, nuk do kene si fund rikthimin e gjendjes ne piken kur nisen.Askush nuk e parashikon dot si do jete fundi.Por sidoqe te jete ai, ne keto vende ka humbur perfundimisht qetesia ... e dikurshme.Ne fakt bota e gjithe eshte ne situate dramatike
Valle keto situata sjell endrra per Demokracine?

Perendimi ka qene influence pozitive ne ato vende kur ata kane pasur mend ta shfrytezojne eksperiencen e tij.egjipti psh nen britaniket ishte qender e fuqishme ekonomike e kutlturore e botes arabe.kur naseri vendosi te ndiqte modelin sovjetik hodhi rrenjet e dekadences qe shohim sot.

Ne cdo vend si ne perendim edhe ne vendet arabe,pas revolucionieve nuk ka ardhur automatikisht demokracia.

Edhe ne France,u be revolucioni,u prene nja 200 mije koka me e pa gjyq, erdhi perseri mbreti pastaj u perzu prape dhe kaluan nja 50 vjet ne kete menyre.

Edhe ne vendet e Europes Lindore nuk ka akoma demokraci sic ka ne perendim,dhe nuk u be lule cdo gje qe ne vitin 1993,4 vjet pasi ra muri i Berlinit.

Edhe ne vendet arabe mos prisni qe gjarat te rregullohen shpejt.Por rendesi ka qene rruga ka filluar.Qe te besh 10km rruge duhet te hedhesh hapin e pare,te dyte etj.Kete po bejne edhe arabet.

Eshte hipokrite te thuash qe ishin mire ashtu sic ishin.

Te gjithe duam te jemi si Franca,por Frances ju desh 200 vjet te arrije ketu.

1) " .... Arabia Saudite është një aleat i rëndësishëm i SHBA-ve dhe Izraelit, meqënëse kundërshton haptazi lëvizjet dhe opozitën populloreDuke qenë se është një monarki e prapambetur e pa asnjë institucion demokratik, nuk ka lejuar kurrën e kurrës që të ketë ndonjë lëvizje që mund të prekë rrënjët e saj tribale, ajo kundërshton çdo lëvizje popullore që në fakt tregon paqshëm obskurantizmin e tyre politik..." 

Vertet nuk lejojne asnje opozite ne Arabi, nderkoh qe financojne rebelet ne Siri, por ketu autorit nuk i vjen zeri. 

 

2)" .... Në fillim ata (iranianet) i quajtën këto lëvizje si “Zgjimi Islam” e më pas kur egjiptianët u revoltuan kundër Vëllazërisë Myslimane, ata e mësuan leksionin dhe kështu i lanë terren të lirë një të moderuari si Hasan Rouhani që të bëhej president dhe filluan negociatat me “Djallin” për të ardhmen e tyre..." 

Autori ka mungese koherence, se Rohani njihej qysh me 2011-12 si kandidat per ndryshime, si moderator, nderkoh qe puçi kudra Vellazerise Myslimane ndodhi me mbrapa, keshtu qe nuk ka lidhje (as ideollogjike e as artificiale) zgjedhja e tij si president me leksionin qe pretendon autori. 

 

3) " ....Edhe pse këta lojtarë mund të duken si kundërshtarë dhe në grindje me njëri-tjetrin, në fakt, ata janë mëse të bashkuar për të bërë çfarë është e mundur për të shuar këtë revolucion. Interesat e përbashkëta të këtyre forcave kthyen një demonstratë popullore në një luftë civile në Siri, në të cilën ka dy anë që janë të ndarë dhe që duhen gjykuar..." 

Ketu autori vazhdon rreshqitjen e gjykimit. Ai mohon perplasjen e forcave pro Asadit qe ishin shume, me ata kundra. Harron qe vendet

4) " ....Ndërkohë që Irani, Rusia dhe Hezbollahu ndihmojnë Asadin; SHBA, Izraeli dhe Arabia Saudite, bashkë me vendet e tjera të Gjirit, ndihmojnë dhe mbështesin një ushtri të tërë më luftëtarë mercenarë,..." 

5) " ....Çështja e kurdëve është shumë e rëndësishme këtu. Kurdët sirianë kanë, tanimë, një shans historik për të krijuar një shembull të një qeverisjeje demokratike nëse i japin fund abuzimit të cilitdo lojtar që dëshiron të përfitojë nga aspirata e tyre për një Kurdistan të bashkuar. Nëse ata e lënë pas dore këtë ëndërr dhe i kanalizojnë aspiratat e tyre në një vullnet demokratik në të mirë të popullit kurd, që është i shpërndarë në Iran, Irak, Turqi dhe Siri, ata mund të shndërrohen në faktor..." 

3) ... Harron qe vendet perendimore, te entuziazmuara nga revolucioni arab, per te mos ngelur mbrapa (se kishin ngelur mbrapa) i dhane ter mbeshtetjen e duhur (morale, financiare, armatime) "revulucionarve" apo siç quhen tashme rebelet. Autori harron se rebelet do t'mund ta fitonin luften, sepse kishin mbeshtetejen e shumices se vendeve perendimore dhe arabe aty, mirpo nje ngjarje tjeter qe i ktheu vendet perendimore, te paren Britanine e me pas dhe vendet e tjera, qe te nderprisnin ndihmen ndaj rebelve, e beri kete lufte ne nje lufte civile, apo ku s'mirret vesh asgje tanime. Dhe kjo ngjarje ishte vrasja e atij ushtaraku me sopate nga nje mysliman afrikan ne Angli dhe drejtimi/udheheqja e rebelve nga krere te Al Kaides dhe grupeve te tjera ekstremiste. Keto gjera i bene vendet perendimore te nderpresin ndihmat ndaj rebelve. Tani kane ngelur (qe i ndihmojne) Arabia Saudite dhe Katarri, apo me sakte grupet wahabiste te ketyre vendeve. 

 

4) " ....Ndërkohë që Irani, Rusia dhe Hezbollahu ndihmojnë Asadin; SHBA, Izraeli dhe Arabia Saudite, bashkë me vendet e tjera të Gjirit, ndihmojnë dhe mbështesin një ushtri të tërë më luftëtarë mercenarë,..." 

Autori, ose e ka shkruar kete artikull qysh ne 2012-13 dhe nuk e di se ka ndryshuar situata e subvencionimit, ose e ka shkruar tani por i mungon koherenca, faktet e sotme me te djeshmet. Nuk e di i shkreti se SHBA dhe Izraeli kane muaj qe nuk po subvencionojne asnje njeri ne ate zone. 

5) " ....Çështja e kurdëve është shumë e rëndësishme këtu. Kurdët sirianë kanë, tanimë, një shans historik për të krijuar një shembull të një qeverisjeje demokratike nëse i japin fund abuzimit të cilitdo lojtar që dëshiron të përfitojë nga aspirata e tyre për një Kurdistan të bashkuar. Nëse ata e lënë pas dore këtë ëndërr dhe i kanalizojnë aspiratat e tyre në një vullnet demokratik në të mirë të popullit kurd, që është i shpërndarë në Iran, Irak, Turqi dhe Siri, ata mund të shndërrohen në faktor..." 

Ketu autori qenka i vonshem, se vetem me keshillat e mia qe une kam transmetuar per tek Asadi qysh ketu e dy-tre vjet perpara, (nga ku ai ka zbatuar rreth 50-60% te tyre) ne interes te çeshtjes kurde, me piksynim per te ardhmen per nje Kurdistan si shtet me vehte, ky autor e nxjerr vehten aut me kete mendim shum te vonshem. I shkreti nuk e di se kjo çeshtje varet shum edhe nga fuqit e medhaja, te cilat po s'pane nje  

5) ... te cilat po s'pane nje terren te parapregatitur per sfidat e se ardhmes, po s'pane nje organizim dhe vullnet te persosur nga nje popull, nuk ngrejne as gishtin , e jo me koken per kete çeshtje. Pra autori duhet ta kuptoje se pregatitet terreni i njohjes se nje minoriteti te madh, paisja e tyre me pashaporta ku u njihet nacionaliteti, dhe me pas kalohet ne tratativa bashkimi te trojeve. Dhe ketu çelsin e drites jeshile e japin fatkeqesisht fuqit e medhaja. 

 

Autori duket qe eshte i dobet ne njohjen e fakteve, dhe te vjen keq qe ne USA shfaqen gjithnje profesora, doktora, mastera, me nje pregatitje qe te vjen keq, te vjen per te qare. Po po, si ka mundesi qe njerez me tituj, gjykojne kaq cektesisht. 

po ja mo vlla, tëk e tëk me 5 pika, e zbertheu Pjeri, jo vetem konfliktin arab, por edhe Lindjen e mesme ne teresi..  faleminderit Pjero!

 

p.s  o Pjero, ca pret nga ky autor ti mor aman, nuk e shikon ca titulli ka..?    -profesori i Hagopit..smiley

pjer, qe sot e tutje, po behesh personazh i frikshem. deri ke asadi ke kontakte smiley tani ngelet te shprehesh cfare mesazhi i ke cuar Obames. 

Asadi qysh ketu e dy-tre vjet perpara, (nga ku ai ka zbatuar rreth 50-60% te tyre) 

kshu mire duket nga jashte, dmth shifer dinjitoze eshte 50-60%, por problemi kryesor me duket mua eshte  se sa mire i ka zbatuar?

se mund te kete shtremberime (plus perkthimi ben te veten).

Do isha me i kenaqur edhe sikur te zbatonte 40-50%, por drejt ama. 

pasi pjeri te na thote se cfare keshillash ka dhene, do mund te behet nje analize me e sakte perqindjesh. se nga 1 deri ke 99 ka shume hendek. 

Nje nga keshillat e mia Gaia, ka qene edhe garancia qe Asadi duhet tu japi izraeliteve se do e respektoje shtetin e tyre, dhe se duhet te permisoje marrdheniet me shtetin tuaj (Izraeli) , e me kete garanci dhe oferte ai merr edhe garanci per pushtetin e tij, ose te pakten i "detyron" (i obligon) disa shtete perendimore te mos mbeshtesin rebelet. Mendoj se kaq eshte e mjaftueshme per ty smiley 

po Siria  kerkon lartesite Golan, qe jane te  pushtuara  nga Izraeli, Pjero dhe pastaj e respekton shtetin e Izraelit.. ky eshte qendrimi i tyre..smiley

Edhe per kete kemi folur Belulo, ia kam shpjeguar se kemengulja per ate lartesi eshte sipas mendesive ushtarake te vjeter, pasja  nje lartesie per te pare çdo levizje te armikut, dhe se ne kohen e sotme, ku luftohet me raketa, nuk te hyn me ne pune ajo lartesi, .... dhe i shpjegova se duhet filluar ta shohesh komshiun si partner, jo si armik, siç jetojme ketu te gjithe racat. Kam bo shum muhabet me kete sirianin tim ketu, sa e binda deri diku se lartesite Golan le t'ia lenin Izraelit, per ca piksynime me te larta se to. 

si ja spjegove Pjero,  folet me Asadin ne telefon apo ne ajpad, dmth skajp..?smiley

Pjero, lartesite Golan  nuk i pushtoi Izraeli se jane  ''te larta''    dhe  luftohet strategjikisht nga lartesia, JO.   por sepse   ka  burime  te konsideruesheme  uji  atje..  dhe  ti e di  besoj,  uji ne ate rajon eshte  dicka e shtrenjte, se eshte i pakte..smiley

Flm per informacionin e ujtit Belulo, se une kisha pershtypjen e mbrojtjes se koncepteve te vjetra qe kane keto raca atje. Ky siriani sa per dijeni, i ka çu ca ndihma gjer me tani ne Siri, me konteniere, jane shum te organizuar ketu, ka lidhje me njerez me pushtet ne Siri, prane Asadit, flet çdo dite ne telefon, kompjuter me ta. Eshte shum aktiv ne demostratat qe kane organizuar ne Bruksel para EU ne mbrojtje te Asadit, etj. Se me çfar flet ai, e me ke flet dhe si ia transmeton, eshte puna e tij. Une thjesht bojm muhabet, zihemi nganjehere per pikpamjet e ndryshme, kuptohet jo me grushta smiley i jap ide te vlevshme, me nje fjale kam bo ore te tera muhabete politike se punojm bashke ne pune, ne nje sektor. Nuk them se te gjitha idete e mia i duken te mira, ka qe i kundershton. Kjo eshte jeta, nepermjet kundershtive, vjen nje emerues i perbashket, kane pas thone filozofet qe studionim ne shkolle. 

Pjer, e mendon se edhe me tutje po Asadi duhet ta guverrnoje Sirine ? Keshte nga pikpamja mikro se me tej nuk di ca te them

Mendoj se deri sa te ulen gjakrat Grava, te krijohen zgjedhjet e lira ku te krijohet nje parlament pluralist, te rifilloje puna ndertimore, njerzit te rikthehen ne shtepite e tyre, te krijohet nje klime e favorshme biznesi, Asadi duhet te qendroje. Persa kohe do te realizohet kjo, 2-3-4-5-6-7 vjet, kjo nuk mund te dihet me saktesi, ajo qe duhet te dihet e te vendoset eshte se Presidenti nuk duhet te rrije me shume se dy mandate. Nje mandat Asadi po e realizon, se i zhvilloi ca zgjedhje para se te eskalonte lufta, zgjedhje qe si duket nuk u njohen nga asnje pale, keshtu qe i ngelet edhe nje mandat tjeter. Me pas mund te zgjidhet nje tjeter, gjithmon duke respektuar voten. 

Ketu ke te drejte Emigranto, jo gjithshka eshte zbatuar 100% . Disa jane bere me vonese, si puna e sensibilizimit te kishave, Papes per masakrat dhe diskriminimin qe iu behen komunitetit te krishtere atje, ku vetem para ca diteve Papa dhe ter kardinalet, prifterinjt folen neper kishat e tyre ndaj ketij problemi. Si duket vonesa kish te bente edhe me mbledhjen e materialit, fakteve dhe sensibilizimit me pas. 

z.Pjer te me fali por mbase me i lidhur duhet te jete me faktore e fenomene Natyrore  .Sot eshte Bllo Moon ! Nuk duhet harruar se mosdhenia e Porosive edhe qeverse se Sali Bithlugj Berisha , solli pasoja me permbytje dhe humbje vlerash te medha ekonomike dhe renie Morale te Popullit qe per t'ja ngritur u desh Jozefina pedonale Topalli !.

Ndonje fenomen mijvjecari per Lumin NIL a ka ne Histori ?

Pjer, dy pyetje qe mbase mund te perfshihen dhe te Intervista e Shekullit:
- kush eshte fusha me e dashur jotja, ekonomia apo politika e jashtme? dhe
- pse te terheq kaq shume ceshtja arabe? 

flm

Jo nuk mundet, pasi jane te shpetuara allredy, Egjipti brodherhudin e nxorri grup terrorrist, nderkohe qe edhe ne Siri do te ndodhe e njejta gje me grupet terroriste qe veprojne aty. kjo me bekimin e uncle sam

Titulli eshte pak c'orientues, pasi te jep idene qe prof do vinte pikat mbi "i" rreth rrjedhes se ngjarjeve ne boten arabe.  Profi e paska bere te qarte anen e tij, por te pakten beka nje ekspoze te situates ne rajon. Gje me interes kjo.

S'jam shume e bindur mbi rendesine qe i ka dhene Kurdeve te Sirise, por me duket shume interesante sesi ne kete pellg shtetesh cdo event lidhet me faktor dhe aktor te jashtem.

Shume interesante qe paske kuptuar se cdo shtet lidhet me event shtetesh dhe faktor te jashtem smiley te pakten si pune Pellgu , jo pellgace si jona qe cdo peshk dhe peshka lidhet me njeri tjetrin e ventet e prurjeve !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).