Meditim mbi ciklin e nudove

Një mjedis i vogël sa intim po aq edhe social, me murale edhe në tavan, me njerëz miqësorë e ftues dhe me një gravitet tjetër në hollin me stola të drunjtë për pritësit si stacioni i trenit ku priteshin biletat në sportelin e banakut dhe shërbehet gostia me imazhe nga kuratorja bashkë dialoguese.

Në Odën e të Bukurës krijuar nga Paridi, ndjej energjinë e punëve artistike.  Tek vepra “Simfonia e Universit” shoh në qendër të kompozimit sesi  tre nimfat me violina  performojnë mes galaktikave  melodinë e tyre yjore.

Simbioza e kuratores me piktorin shquaj se mbërrin si pikëtakim vlerash me emocionine veçantë që solli ekspozimi i disa nudove të publikuara dhe disa të panjohura mëparë nga shikuesit prej autorit. Edhe atë e ka befasuar Erotikja e shprehur ndjeshëm dhe me kualitet nga autori tek Feminiliteti rrethues. Kuratorja e ekspozitës Nurjona Pinguri më zbuloi ndjesitë e saj ndaj pikturës së Paridit duke vlerësuar trajtesën e Nimfave  dhe vendin e Femrës të cilën  Paridi  e prek jo si objekt argëtimi por si një krijesë e ndritshme.

Muzika më tregoi Nurjona gjalloi ajrin e mbrëmjes  në hapje të ekspozitës me tingujt e Di Xheit të famshëm me pseudonimin Abazi i Ati i Gjolekës duke harmonizuar  figurat e veprave të zgjedhura artistike nën ritmet  relaksues të AC Jazz dhe zërin  rrëmbyes të Paolo Contes brenda hapësirave të  qendrës kulturore Tirana Express .

Raportet koloristike dhe grafike brenda kuadrit ndihen të tendosura në aksin e pikturës, ku rrinë dy muza dhe në skajin e majtë anon jo pak  e shuar në dritë, muza e tretë, që ekuilibrohet disi me dritën ovale lart në krahun  e kundërt.  Tekstura që Paridi shpërfaq më bën ta shoh kozmosin përmes vibrimeve të së bukurës për të më bërë ende më ndjeshme natyrën valore të dritës.

Në rrafshin psikologjik tek motivi i vajzës nudo të harkuar që del nga banja dhe piklat e ujit i përkëdhelin flokët, buzët e faqet  provokimi vjen, direkt dhe depërtues. Ajo më lëviz gjithçka në brendi, ashtu si shfaqet  në telajo: sekrete dhe e butë, e ëmbël dhe plot gusto.

Papërsëritja si dukuri mes Nimfave të Paridit ndihet në shprehësinë se nuk ka dy dashuri  njësoj. Format e nudove dhe tipologjia e portretit edhe nëse modelja mund të jetë po i njëjti personazh është krejt e ndryshme nga njëra pikturë tek tjetra.

Ndalem tek thirrja e nudos së shtrirë në përfjetje dhe që më ngjan se ndryshoka pak nga natyra idilike rrethuar me sfumatura tek bukuroshet e tjera. Qëndrimi klasik më kujton disa nudo nga mjeshtrat botëror të penelit që i shoh të mbivendosura, por origjinaliteti dhe shprehia e veçantë,  bart një tingull tjetër.

Poetikja shihet tek qafa e saj  që harkohet symbyllurazi  anash,  në format e trupit ndihet vërtetësia e femërores  shoqëruar e gjitha nga delikatesa e gjestit të mbajtjes së pëlhurës  si një lutje rrebele. Në sfond rrethohet nga njolla të ngrohta e të ftohta dhe në fytyrë, gjunjë dhe kraharor është e prekur lehtas me ngjyrën e blertë duke më bërë ta ndiej më të afërt. Përthyerja në penelata më ngjasoka me sistemin e fijeve të tekstilit të një pune artizanale.

Fshehja e  fytyrës përgjysëm dhe plotësisht, symbyllur dhe njërin sy çelur,  mbulohet me lumnajën e flokëve dhe ndiqet nga  zbulesa  e formave femërore në qëndrimin herë këmbë mbledhur mbi divan duke  lëvizur  si zambak mbi ujëra, e herë si gacë e prush mbi flakë.  Ngado ta rrotullosh secilën nga këto piktura të Parid Dules ajo qëndron e balancuar.

Shprehja e feminitetit dhe ekuilibrit në ciklin e nudove në vaj mbi telajo,  dekorohet nga ngjyra e tone të forta e të ndezura, të veshura nga  bimë, lule dhe forma parake (rrathë, trekëndorë, kuadrate).
Paridi  vjen i sinqertë, ëndrrimtar si një i dashur romantik, përzgjedhës, mbrojtës dhe vijues i disa vlerave  në këtë ekspozitë që shenjon  një stad tjetër në jetën e tij si krijues. Komunikon përmes imazheve me të rinjtë e çdo moshe, sepse ka kurajon të jetë vetvetja.  Raportin me kozmosin në rrugëtimin e tij stilistik e shoh si kapërcim  që ruan gjurmët nga kroi i bukurive femërore drejt kërkimit të brendshëm të  gjenezës.
 

Biografia Artistike
Parid Dule është piktor, dekorator në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe instruktor i arteve marciale (i  lindur më 1969 në Tiranë). Si kampion sporti Paridi është formues dhe promovues i talenteve dhe profesionistë të rinj ndërkombtarë. Paridi si artist pamor është vlersuar me blerjen e një pune nga ish sekretari i OKB Peres Dekuelar, kur vizitoi Tiranën në vitet ’80, gjatë një aktiviteti artistik. Është realizues i disa ekspozitave personale të çelura nga viti 1979 në shumë qytete të vendit. Piktori aplikon pikturën në vaj akuarel, pastel, miks dhe vizatime. 
Ekspozitat  më të afërta në kohë janë:
- 2011 - Ekspozita në Muzeu Historik Kombëtar e titulluar "Katër Stinët e Vivaldit", Tiranë.
- 2013 - Ekspozita "Katër Stinët" në bashkpunim me Qendrën e Kulturës 'Koco Racin' në Kinotekën e Qytetit, Shkup, Maqedoni.
- 2014 - Ekspozita Nimfat - Nymphaea në Qendrën Kulturore Tirana Express.
 

Shkrimi u publikua (19.01.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com : http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/e-bukura-mbi-altar-meditim-mbi-ciklin-e-nudove-te-piktorit-parid-dule-196597.html#sthash.njSTeB9R.dpuf  

si dhe tek gazeta e Zvicres Bota Sot ne 15 Janar:http://www.botasot.info/lajme/264818/neser-ne-gazeten-kombetare-bota-sot-botimi-i-shtypur-i-diaspores-perendimit-mund-te-lexoni/

 

142 Komente

Oh ca i ka bere peshku vetes me kete teme smiley , po jam i bindur se do dale serish tek Rama Basha e 21 janari smiley

"DJ Abazi ( Canës) i ati Gjolekes"..smiley

ketej Paridi, te ajo tema tjerer Epidamni... mitologjia greke ka pushtuar peshkun..smiley

jane familje artistesh Belul.

I ati i Paridit ka qene skulptor, i obsesionuar mbas mitologjise greke. Edhe vellai i Paridit eshte piktor. Une i njoh keta ketu e prej 24 vjetesh. Njerez te mire e pa llafe.

Zoti ua befte mbare!

Hektor Dule i jati,apo jo?

Emri tregon qe dhe gjyshi do kete qan i apasionum mas mitologjise greke.smiley

e kuptova Casa..... thuajse gjthmone kur degjon emra te tille, ka nje lidhje pasionante.. p.sh kam pasur nje shok femijerie, nipi i piktorit te njohur Nestor Jonuzi, e quajne Ruben(s).smiley kuptohet qe emrin ia ka vene Nestori..smiley

Kurse une kam pas nje te njohurin tim nga Rogozhina (prane Kavajes) qe ishte piktor disident dhe nipçes se vet ja kish vene emrin Shpetim, mbiemrin e kishte Daliaj.

Kur erdhi demokracia e nderroi, ja vuri SalvaTore Dalì, piktor i modh surrealist mer jau, i pelqe shume edhe PF, vdes PF-ja per nje çike Dalì dhe Mik Xheker, qe te dy jane te djathte, jane me partine koservatore kombinati i konservave Vlore Ernest Telman.

 

ndersa nje i njohuri im Tiku, qe e kishte mbiemrin Teli, ua vuri emrin djemve binjake, Aristo dhe Vilem... ndersa vet punonte te fabrika e telave ne Shkoder... ishte mjeshter ne cifteli.... "kur e zinte Teli cifteline me dore, sikur e zinte tartakuti".

lajm i paqte

amin

penel interesant...nudo me teme reale me duket si Botero...

aq sa dukem une si mao ce dun, duket dhe ai si botero.

Ajo e para është vërtet e bukur; edhe pse po të kishte qenë për mua, do t'i kisha integruar disi tre entitetet në sfondin e "universit".
Për t'i ngjarë pak kësaj: http://upload.wikimedia.org/wikipedia/co...

bukur

eh, mbeti bukuria te kompesatat e lyera me boje.

drogen e perditshme epna o tru. amen.

Piktura e dyte eshte nje imitim i Lucian Freud. Ne teresi , nje qasje fallocentrike, carnale,mungon spiritualiteti dhe trajtimi psikologjik i feminilitetit.

suksese...

Asgje per tu mbajtur mend, per mu.

Ca ka per te qesh? Te qesh dhe une.

Autori ka shpirt delikat,na quan... zambak uji smiley

ndjej energjinë e punëve artistike

art ky me nje fjale ! smiley

smiley

Obobo

shsshshshsht smiley

AC Jazz ose DC Blues smiley

Që të sqarohem, AC Jazz-i i tekstit ka ardhur prej keqdëgjimit të Acid Jazz-it, ku acidi në shqiptimin ishullor thuhet "ejsid", ndryshe nga kaustikja "esid" e SHBA-së. Shqiptimi mund të jetë edhe autokton shqiptar, do kontrolluar. Autori duhet të jetë inxhinier elektrik dhe/ose i dhënë pas rok-metalit australian.

...bo!

Nga ana tjetër titulli "nimfat mbi altar" është i një ironie tragjike të dyfishtë dhe fantastike.

Teknika nuk eshte e keqe, vetem qe si shume Micki Mouse konceptualisht.

Mbani vesh se erdhen kritiket e artit te nudizmit! smiley

Po ta vësh re, tek "oboboja" ka 5 sfera joperfekte. Më shumë se kritikë e artit të nudizmit, imi është simbolizëm okult i llojit 2+2=5.

Pastaj, piktura e dytë, shumë shprehëse, për mendimin tim.
Duket sikur femra po "pëson" ndonjë orgazëm të pafund... dridhjet janë evidente, si kriza e kapitalizmi.

Edhe kjo interesante, mund të ndikojë për mirë në ndryshimin e klimës paternalisto-maskilisto-kristiano-kapitaliste në Shqipëri. Dmth një shiftim drejt feminizmit... dhe erotikës së shpalosur hapur si e kuqja e ndezur e llafkës (çafës?) së kaposhave të detit kur janë të eksituar.

Mua po m'duken blurry. I shoh prape pastaj. Me sy tjeter. Lol. Urime artistit. 

Thashe ta provoj te shtirem sikur kam shije arti per te shijuar gjerat qe te tjereve i duken si asgje e vecante, po s'po di ku te kapem qe ta bej te besueshme. Reniet shkurt me "bukur" dhe "paqme" tashme jane zene nga Ruzhdija me Elben...

Ka njeri ndonje sugjerim me fraza-kyce qe ta bejne te besueshme art-shtirjen ne kesi rastesh? smiley

Xhib bjeri shkurt "hot" smiley

Ajo e kuqja e sfondit eshte vertet "hot" por trupat e femrave te pikturuara jane ne  kontrast  sfondin, duken si "copa mishi" te hedhura mbi zgare lol

Sa bukur flisni ju artistet

Gjembi, pare me syrin e femres, ai tipi i dyte i femres nudo nuk te jep pamjen e femres " gollogozdru" ? Ca dreq joshje ti beje ajo mashkullit?Ajo te te zeri nden vehte....t'i ben syte ..."gllomaqe" !
Do thush , kush jane gollogozdrute,,Ato qe u leviz tere mishi kur ecin.Pa piken e fineses sepse eshte e pamundur, pasoje e struktures se leshuar.Zakonisht prej jetes sedentare, por edhe si gen

Ke te drejte, grava. Por duhet patur dicka parasysh. Une s'marr vesh aq shume nga arti por nga c'duket dhe nga pikturat e tjera, Paridi nuk duket te jete i stilit Neoklasik. Nuk eshte hera e pare qe shoh nudot e koheve te sotme te pikturohen pak te percudnuara. Plus qe ajo grua ne pikture mund te jete meso-grua dhe shumica e grave te asaj moshe ne Shqiperi ashtu jane.

Kqyreni me kujdes pikturen "Kroi i bukurive femrore", detajii i lefytit dhe ujit qe derdhet eshte konturuar qarte.Paskam patur te drejte kur thash se qasja eshte fallocentrike.

Me patjetër! smiley
Po duhet vënë në dukje edhe një aspekt tjetër. Ai i vashave nudo, që e nënvizojnë edhe më tej maskilizmin e autorit, apo fallo(si është?)centrizmin.
Vazhat i ka lënë nudo atje afër kroit si ushqimet e një banketi; kushdo që kalon aty afër mund të shijojë, nëmos ato drejtëpërdrejtë, kumbullat apo pjeshkët e vendosura në tabaka... E pastaj të shuaj etjen me një gllënjkë ujë.
Kjo pamje krejt maskiliste, e tjetërson femrën, madje flet edhe për një tezë të fshehtë të darvinizmit social të autorit. Sepse po të jemi pak më shumë sens kritik, padyshim do të arrimë ta shohim pikturën si një mesazh subliminal që thotë "ejani burra, ne presim më të fortin".
Ndaj mendoj, se këtu nevojitet çik kritikë e majtë, ose postmoderniste...

[ smiley ]

Mandej, po të rikthehemi tek piktua e parë, do të vëmë re diçka skandaloze. Autori u vë entiteteve femra nga një violinë në duar. Po të kemi pak ndjeshmëri feministe në zemrat tona të ftohura nga kapitalizmi, do të mbërrijmë në përfundimin se violina simbolizon ftohtësinë dhe statusquo-në; meqë kjo (violina) është një nga instrumentet që luen nëpër konservatorët e ndryshëm të botës. Dhe siç e dimë fjala konservator, ka ngjashmëri, jo vetëm me fjalën konservë peshku (që flet për lidhjen dhe financimin që industria e peshkut ka mbi artistë të ndryshëm), por me termin konservator, në terma të politikës. Konservatorët janë ata që thonë se shoqëria ka pabarazi, dhe këtë pabarazi e njohin edhe në terma të raportit mashkull femër, pa vendosur doemos ndonjë shenjë "më e madhe" apo "më e vogël" midis. Etj...

[ smiley ]

Me kete qasje ti po ndjell ate qe debove nga debati, engjellin mbrotjes te feminizmit, leftisten antimaskiliste. Po vjen, me  nje kryq per ty ose si nje kryq per ty smiley

Tek fotoja e dyte dora e piktorit i ka meshuar dukshem shtresave te dhjamit barkushor. smileyFemer nudo e kolpshme do thoshte Pjeri. Kujdes meshkujt se keto foto mund tu shkaktojne deme shendetsore!

Edhe mua me demtuan rende, ketlina.

shemtim me ngjyra te thella. na beri me dhimbje koke.

Pyetje jashte teme:

Cfare eshte AC jazz?

Nuk jam e sigurt por mbase eshte edhe vete-sqaruese lidhja midis "biografise artistike" dhe "instruktor i arteve marciale". Njefare pyetje dhe kjo.

Brenda temes:

Titujt e pikturave jane te artikullshkruesit apo te artistit?  

Kaq. Per pikturat vete s'kisha pyetje. 

Flm paraprakisht. 

po ti be dhe ca pyetje per pikturat, si keshtu!?

O alba, o kinge smiley.  

o monda, o ster-kinge!!!!!smiley

Pyetje s'ka.  Vetem pikecuditese, jemi ne rregull bashke smiley

o monda, sa ftohte.smiley

Nuk jam e sigurt por mbase eshte edhe vete-sqaruese lidhja midis "biografise artistike" dhe "instruktor i arteve marciale"

Monda, perse kam pershtypjen e forte qe ti kete "instruktor i arteve marciale" e kalon nepermjet filtrit te krijuar nder vite prej filmave me Van Damme dhe Jackie Chan? smiley

Nese eshte nje e hedhur me kunj per ndonje shenje agresiviteti qe mund te shohesh ti ne perzgjedhjen e ngjyrave te piktorit Parid Dule duke ia mveshur kete aktivitetit te instruktorit Parid Dule, je ne shteg te gabuar. Veshtire te gjesh ne bote jo e jo por as ne Shqiperi njerez me te ekuilibruar menderisht sesa nje instruktor i arteve marciale (Ja me shif mua! smiley ). Jane njerez qe e fillojne dhe e mbarojne stervitjen me nje Mokusō. smiley

 

Po ta kishe nisur nga pyetja e pare, mbase s'do hamendesoje per kunja ne lidhje me perzgjedhjen e ngjyrave te piktorit smiley

Ne fakt pyetjes se pare i eshte pergjigjur tropizma me siper, por s'e kisha vene re. 

Që të sqarohem, AC Jazz-i i tekstit ka ardhur prej keqdëgjimit të Acid Jazz-it, ku acidi në shqiptimin ishullor thuhet "ejsid", ndryshe nga kaustikja "esid" e SHBA-së. Shqiptimi mund të jetë edhe autokton shqiptar, do kontrolluar. Autori duhet të jetë inxhinier elektrik dhe/ose i dhënë pas rok-metalit australian.

Ne lidhje me hamendesimet e tjera, e jo, larg qofte te paragjykoj instruktoret e arteve marciale.  S'kam sesi, kur filtri im eshte Pat Morita smiley.  Por gjithesesi, asgje me piktorin apo biografine e tij.  

tani qe po i rishikoj, them qe e vetmja qe me pelqen eshte; ''fshehje dhe zbulim''.

tani mund te ngrejme nje diskurs interesant se perse ti pelqen pikerisht ate "fshehje dhe zbulim".Zbulesa-si pikenisje.

i duket si tabloja si me me namuz, prandaj. mos prit shpjegim tjeter. smiley

pelqimi asaj pikture hedh drite ne subkoshin e saj ku dremisin idete mbi femren si thesar, si bote e panjohur, terra incognita  dhe mashkullin eksplorator, zbulues.  Eshte njekohesisht nje proteste kunder nudizmit dhe pornografise qe hedh ne ere mistiken femrore.Pra Femra eshte Orienti i panjohur, mistik, mashkulli eshte Oksidenti racional, eksplorues.
 

kuadro te mira per ndonje reklame kunder celulitit.

femrat nuk jane perfekte,donani keshtu si jemi,perndryshe dhe ju meshkujt keq e keni kendej e tutjesmiley

i dashur memedhe*/te dua ashtu sic je smiley

*vendlindje

po pra shyqyr qe u kujtut ju te gjithdituritsmileysmiley

Komenti juaj z Emigrant, është kryekëput maskilist dhe me një afinitet të tepruar për borxhezinë amerikane. Ju z Emigrant e shikoni femrën si një objekt, që duhet t'i përshtatet dhe duhet ta kufizojnë qenësinë e vet brenda kornizave kapitaliste të reklamave, perfeksionit dhe fashizmit të pamjes.
Ju z Emigrant, duke përmendur celulitin, po vini në dukje edhe subkoshjencën tuaj dhe mendimet maskiliste që ajo mban të mbyllura... që e do femrën pa celulit, pra e do femrën që të mos jetë vetvetja, por një kulull si një mall tregu.

[ smiley ]

dreee...

(keshtu tha Shefqet Peci, kur pa per here te pare stjuardesa avioni, per te vazhduar: Po ne, me meshkuj qenkemi martuar?)

Instinkt, Duhet pare dhe si koment konstruktiv. Nje shtytje per te pare realitetin me ty dhe te reflektosh - koha per ndryshim. Me sy pozitiv per te miren e te gjitheve smiley ( pa u ofendu hic) 

Asnjë nuk tha gjë të kundërtën...

Le te jete maskilist komenti, that's how we like it. Lol

forca e popullit...

fakti qe ka vene ate mimiken duke qeshur ne fund, tregon qe nuk ishte koment serioz.

E rendesishme eshte qe ti dhe Emigranti te pelqeni pamjen tuaj pavaresisht se çfare mendojne femrat. Postmodernizmi e lejon kete.

smiley

Mua po m'pelqeka 3 muzat dhe simfonia e universit.

Mua me pelqen Dj Abazi i Ati i Gjolekes. smiley

neqoftese modeli tij ka qene e shendoshe, çfare te beje tjetri ta dobesoje ?

shtoj qe ate te hollen, flokkuqen, tek foto e fundit, e ka bere akoma me keq, per mendimin tim sigurisht.

sport i rende piktura. sidomos ajo figurative. nuk eshte rastesi qe sot kur çdo gje tjeter qe lidhet me te bukuren, arqitektura, mobiljet, veshjet, dhe me gjere, po ulet ne menyre te tmershme ne kualitet, piktura eshte bere abstrakte. 

disa thone qe pikturen e beri abstrakte fotografia (shpikja e saj), po fotografine ose videon, kush e beri gjithashtu abstrakte ? (fotot flou jane me artsitike se ato net, suksesi i filtrave te instagramit, etj, etj)

mendoj se pamundesia per ta zbukuruar realitetin ku jetojme. nga pamundesia (mungesa e talentit) por edhe shemtia gjithnje e me e madhe e tij. 

rafaeli vete po te jetonte sot, do kish fillu e te bente pikture flou. 

 

 Tek vepra “Simfonia e Universit” shoh në qendër të kompozimit sesi  tre nimfat me violina  performojnë mes galaktikave  melodinë e tyre yjore.

3 muzat, 3 nga 9 tonet muzikore/frekuencat qe qeverisin Universin ne harmoni mes tyre, personifikim i muzikes e vallezimit, inspiruese per letersine e shkencat. Titulli me premtoi dicka ndryshe nga thyerja qe pashe. Sinfonia eshte madheshtore si veper, Universi po ashtu. Nderkaq shihen 3 violina. Nje trio jo fort e zakonte ne muzike, jo dhe aq e preferuar pasi 3 instrumenta identike me shtrirje jo te madhe e veshtiresojne pasurimin e harmonise ne nje veper, e sinfonia eshte veper madhore. Gjithashtu shpesh i kam hasur muzat duke vallezuar te kapura perdore, ne harmonit me njera nen tingujt e muzikes qe inspirojne, ketu paraqiten me shpine nga njera-tjetra. Duket sikur secila luan e pavarur nje pjese solo.

Nga te gjitha pikturat "Kroi" me ftoi, m'u duk me i gjalle.

"Kroi", ne nota serioze, eshte vertet nje gjetje e mire,ka nje koncept organizues,  percjell nje filozofi , edhe ate popullore per flockat, shtojzovallet rrotull burimit jetedhenes.

Bukuria femerore eshte e padiskutueshme tek pikturat e z. Dule. Nimfat perfaqesojne idealin e bukurise dhe te qenurit femer duke u nisur nga pikepamja e tij fallocentrike. Kjo e fundit shprehet artistikisht ne paraqitjen e ketyre femrave ne aktivitete ose hapesira qe japin kenaqesi per syrin dhe shpirtin e artistit si mashkull qe eshte. Shprehjet ose pozat e nimfave simbolizojne bukurine klasike: brishtesine femerore, nuditetin e stilizuar, si dhe pasivitetin qe ia ka rekomanduar shoqeria tradicionale.

Personalisht, me ka pelqyer “Fshehja dekorative” sepse eshte e vetmja pikture qe lejon nje “introspection” tek femra qe deshiron te mbrohet nga invazioni i babezitjes mashkullore. Megjithate, edhe figura e saj korruptohet nga paraqitja e flokeve te gjata qe derdhen si fije ari dhe mbulojne shtratin e dekoruar me lule. Kjo qenie nuk do te shpetoje kurre, siç e ilustrion mire djalli mashkullor ne Zhgjendrren e Pasionit.

Persa i perket vleres artistike te ketyre veprave, do te thoja qe qendron shume prane koherave dhe levizjeve artistike te kaluara dhe per fat te keq mund te inkuadrohet nen etiketen e kitsch-it. Pikturat ne fjale nuk ofrojne ndonje element te ri ne trajtimin (artistik) qe i behet trupit te femres, ndonje shprehje te re qe reflekton idealet bashkohore per figuren e saj, si dhe ndonje hapesire dhe kontekst te ri.

Pavaresisht ketyre qe kam shkruar mesiper, bukuria femerore, qofte edhe ajo e idealizuar ose tradicionale, shkon pertej kritikave qe i behen sepse ne fund te fundit ajo eshte subjektive dhe z. Dule nuk ben gje tjeter perveçse shpreh ate qe ia kerkon shpirti.

...qe ia kerkon shpirti.

i zene peng nga... kush thua ti? smiley

nje fjale qe fillon me "t"?

s'pertove per gjithe ate analize? smiley

sipas shijes time, nese do blija ndonje nga keto pikturat,  do blija vetem pikturen e pare, simfonia e universit.

ate me te paqarten (flu) he.

jo, por mua me pelqejne pikturat e stilit impresionist....  nuk jam ndonje njohes kushedi i piktures, por me ç'kuptoj kjo hyn te impresionizmi..  ndofta ka edhe ca ekspresionizem  brenda...  sidoqofte, te kjo pikture me  pelqejne ngjyrat , qe jane edhe   ne kontrast por edhe ne harmoni..  por edhe trupat  e vajzave duken ne proporcion  qe megjithse jane 3, nuk e dominojne  te gjithe tablone..smiley

Ndersa une Beluli do kisha zgjedhur pikturen e dyte, qe me sa kuptova i duket e shemtuar shumices ketu, ngaqe me duket me e gjalla nga te gjitha. Duket sikur ka mundur te nxjerri ne pah dicka prej esences se subjektit qe ka pikturu, ndryshe nga tabllote e tjera qe sipas meje kane kompozime te sforcuara dhe si feminore. 

Me pelqeu thjeshtesia dhe sinqeriteti i komentit tend kur shpjegove se pse te pelqeu ajo tablloja. 

Fjala, edhe mua me pelqeu piktura e dyte, qe duket se eshte gjithashtu e stilit impresionist dhe  nuk me duket e shemtuar.  por  per pikturen e pare   thashe qe  ndofta do ta blija  per ta pasur ne shtepi.  dhe ky eshte ndryshimi.. piktura e dyte thjesht me  pelqen, por nuk do ta blija  sepse  ketu femra  ze vendin kryesor,  zapton  tablone..  dhe ashtu e stermadhe (nuk i di permasat e tablose ne fakt)   normalisht  qe terheq vemendjen..  imagjino tashi ta kesh te varur diku ne shtepi, detyrimisht do perplasesh cdo dite dhe disa here ne dite me te..  tamam sikur ke nje person  tjeter, i huaj,ne shtepi..smiley

beluli, dikur kemi pat nje shprehje djemsh, kur shifnim " te kolmet" Uf c'fare thelash" Ky piktori Dule eshte tipku...Mua nuk pelqeu asnjera.Nuk jane ne shijen time !

me "grate e kolme'',  grava, eshte marre shume  Rubens, nje mjeshter i mesjetes se vone ky...

Po sepse shijet jane pasqyrim e realiteteve.Por sot lufta femrore eshte per " linjat" .E di sa eshte harxhimi si mesatare botrore? Gati i barabarte me ate per ushqimin..

Po or Grave vecse ketu diskutohet per artin/ tabllote dhe sa te arrira jane dhe jo shijet personale per dashnore, dy gjera qe ti si ndake dot duket. 

Jardin, mundet te me thuash pse greket e shkruajne Nimfa, ndersa italianet Ninfa .Dhe ne se mundesh, ju vete me cilin variant jeni?
Gjithashtu, psikologjikisht jane apo jo pozitive.Ke Uliksi Nimfat benin si tha Ollga, Hanin burrat ..me gjithe c'kishin....!

Nuk e di Grave.  

Psikologjikisht, i shikoj si pjese e mitologjise me te mirat dhe te keqijat e saj. Klasicizmi i ka dhene vlera te shtuara feminilitetit te femres (pasivitetin, brishtesine etj.) ndersa ne mitologjine greke perfytyrohen te bukura, por edhe te egra, te zgjuara, dhe te forta.

Diskutimet me "Ollga" dhe te tjera beji me dike qe i kupton. Flm.

Nymphe (divinité de la nature, hyjni e natyres)  vjen nga shqipja NIME, E Nime ( dmth qe ndjehet ose nihet {ndegjohet} dhe nuk shihet) pak a shume si Zanat e malit qe vjen nga Zerat (Za = Zë).

ky piktori do ket sy leopardi qe i shihka nimfat

Afashinante, te mencura, njohese te shumeanshme, homoseksuale, te paqendrushme dhe si te tilla ndiqnin " ndrrimin".Rreth tyre Uliksi pa .... kocka meshkujsh
Ollaga, qe ta dishe se mbase nuk e ke pare teatrin: Tha:" kane thene per mua qe i Ha burrat

Cool. 

uliksi u mbushi veshet shokeve te vet me dylle, qe mos t'i denjonin nymphat dhe urdheroi ta lidhnin tek direku i anijes dhe t'ja shtrengonin litarin aq here sa ai t'u lutej qe ta çlironin. 

Te rikujtojme, Ninfe/Nimfe , vajza hyjni qe mbeten perjeteshit te reja , ne te tre rastet e Ninfave, tokesoret, ujoret dhe ajroret.Toksoret mbeten " perendeshat e voga" te luleve te livadheve, ne sherbim te Perendive.Te ujit, gjysem peshk e gjysem femra. Te ajrit, jane ate qe kur nxefen na e bejne Shkodren ...Venecie...
Miti i tyre Vajza virgjeresha , gati per martese.Emri vjen prej gerqIshtes vjeter Nymphe- vajze dhe ka te njejten rrenje me foljen latine nubere, me marr burre( me u martue) ... Italisht nubile,- kohe per martese..

Grave çfare mendon ti per perfytyrimin e femrave (ne art) si nimfa ne kohen e sotme?

perfytyrimi i ben keq piktures. piktori duhet te jete sa me i qarte ne ide, dhe te bazohet sa me shume tek natyra dhe modeli.

ky piktori pikturen me te mire ka te dyten (ate si lucian freud), se duket si e vetmja qe eshte punuar me model (dmth pa imagjinaten e tij), mgjth pozicioni i kokes dhe dores qe mban çarçafin çalon. te tjerat duken si poza (artificiale) fotografish. 

Profil, profili nudo, me tone te berta, me jep idene e nje vrojtuesi( te piktorit) me shije te trashe, per te bukuren , perrine!Bile do thoshja qe ajo femer, me tere ato tule, gjoks jo ndjellles, por largues te bebes, me ate bark si e paslindur, me ato kofshe pa finese......! Do te thoshja qe piktori...nuk ka kaluar kurre nga " Pigali " ...!

Piktura , sidomos ajo modrene dhe postmoderne, nuk kerkon te eksploroje persosmerine  tek femra nudo, Grava. Ate e kane bere rrymat e kaluara persosmerisht. Piktura nuk eshte fotografia e femres nudo te persosur.Ate persosmeri e gjen me bollek ke PlayBoy , madje edhe ke "Tema" e M.Bazes. Qellimi nuk eshte si te vizatohen format e mishit te persosur por eksplorimi psikologjise, edhe tek nje nga ato te persosurat  e Pigal. Piktura e dyte eshte me domethenese ne kete aspekt.Kapet nje gjendje psikologjike, edhe pse rruga eshte e shkelur nga te tjere para tij. http://3.bp.blogspot.com/-3RWEJPypGJY/T9...(45).jpg

Nuk ndaj te njejtin mendim.Sepse nuk pata parasysh impresionizmin, por thjesht shijen...Shekspiri edhe tragjiken e ka me ngjyra te mrekullushme ...

as rrymat e kaluara nuk kane kerkuar kete gje. piktura e mire kerkon vetem JETEN. tablloja te kete sa me shume jete, te jete e gjalle (edhe kur subjekti eshte surnatyral, mitollogjik, kishetar, kubist apo abstract). ndryshe me mire me ly murin me boje dhe aq.

tek imazhi qe vure, e ka bo tjetri me jete nudon, t'ja kapesh me dore tufen e leshit.

Jardine! Po te kushtoj vemendje se je vajze shume interesante.
Problemi i pytjes tende eshte shume shume kompleks.Pare sipas filozofise Homerike, "Nimfat e sotme", rrezik perbejne.Mjafton te kujtohet shprehja e Napoleonit...! Por ne se nisemi nga filozofia post'homeriane e perpunuara, gati modernia, kemi dhe " Santa Ninfat" ( Shenjtore ..!)Romanet.Dhe e di pse? Sepse ne origjinen e mitit pati bashkimin e nje Perendie ...me nje tokesore...!

Ka nimfa te sotme?

Jardine! Gjersa nuk egziston persosmeria( pervec imazhit tek krijuesi) varet se car kerkon ..dhe car gjen tek " Ninfa"! Bota eshte e te gjithave ...edhe brenda gjysmes me te bukur te sa( bota femrore) j. Ne kete aspekt edhe pse bejme llaf per mitologjiken...KA !

Bota eshte e te gjithave

smiley

KA !

smiley smiley 

 

Nuk je dakort, jardine ?

Nimfa e sotme me duket e egzagjeruar Grave. Po, femra ne art (qe konsiderohet si i bukur) nuk i pershtatet gjithmone pritshmerise sone, por nuk do te shkoja aq larg sa ta thoja qe ka nimfa bashkohore. Kjo ishte nje nga arsyet pse thashe qe arti i ketij piktori (te pakten per pikturat e siperme) i perket kitsch-it sepse paraqet femrat si nimpha nga pikepamja klasike (e klasicizmit). Nqs, ti nenkupton, nimfat e sotme si femra te denigruara nepermjet artit bashkohor, ok, jam dakord, por ka disa vlera te caktuara qe duhen respektuar per ta cilesuar si te tille. Arti i zoterise eshte perfaqesuesi me i keq i femres se sotme.

Jardin, po une ca te bej qe kam ngel klasike? A jam ne paqe me veten? Si duhet te isha?smiley

Mos me keqkupto Fee. Arti klasik ( elemente klasike ne rastin e ketyre pikturave) nuk ka agje te keqe por i perket te shkuares ne  kodet dhe vlerat artistike. Ndoshta nje dite do te riciklohet, por ajo dite nuk eshte sot.

elementet jane figurative jo klasike.

klasik do te thote te respektosh nje SHKOLLE te caktuar ose ligje/rregulla te caktuara te kompozimit, raporteve te ngjyrave, stilit, etj. 

edhe te duash sot, nuk mund te besh me pikture klasike. sikur leonardon ta ngrish nga varri perseri, ai nuk mund te beje me pikture klasike (siç bente ne kohe te vet), qe lidhet ngushte me nje realitet te dhene. sepse realiteti nuk eshte me i njejte, mjetet e piktures (telajot, bojrat, teknikat, etj) nuk jane me te njejta, por gjithashtu ambienti rrethues te cilit artisti nuk i shpeton dot edhe te doje, se jeton ne te, nuk eshte me i njejte.

vetem po KOPJOVE te shkuaren me qitap ne dore. po do te besh ne kete rast, pikture shume me te dobet se e asaj kohe sado talent te madh (ose dore per pikture) te kesh. siç bejne ata qe imitojne ikona, apo statuja te vogla per t'ia shitur turistave ne shume vende te botes. 

prandaj dhe piktura nuk riciklohet dot. nuk eshte ricikluar kurre. por çdo gjeneracion ka patur mjeshtrat e tij te medhenj e origjinale. 

piktoret e medhenj ose piktura e madhe eshte gjithmone E RE. dmth moderne. eshte me moderne se piktura zyrtare ose ajo kontemporane e cilado epoke. 

Giotto eshte po aq i ri dhe modern sa Picasso. megjithse epokat respektive i ndajne shekuj te tere. Uccello me modern se edi Rama (qe u inpironte nga ai dhe kujtojne se bente vazhdimin modern te tij. jo ketu tallem se rama nuk eshte piktor, po politikan). etj. etj.

 

E kisha fjalen per elemente klasike ne kuptimin qe i qendrojne besnike klasicizmit (por jo vetem) dhe nuk intepretohen ne menyre te re. Fakti qe figura e femres perfaqesohet nga nimfat ketu, shprehjet e trupit, dhe konteksti, per fat te keq e shnderrojne artin e Dules ne nje imitim te teknikave, permbajteve, dhe formave te koherave te shkuara. Ngjyrat e perdorura jane te vetmet gjera qe e shpetojne. E reja nuk te ben domosdoshmerisht mjeshter te madh; mjafton te reflektosh nje kendveshtrim, nje aspekt te personalitetit tend, te perdoresh teknika eksperimentuese, forma te reja shprehjeje ose teknologji te re.

Vlerat dhe kodet e artit riciklohen dhe re-intepretohen siç ka ndodhur ne kohen e klasicizmit (psh.), por varet gjithmone tek rryma artistike e kohes. 

 

" fakti qe figura e femres, perfaqesohet nga nimfat..." ! Beson se vertete eshte keshtu?
Se e thenka nje andi ...! Mos !

ti s'merr vesh a si ? nuk ka asgje klasike tek tablote e paraqitura me lart. dhe pike !

dhe kur permenda E RE, nuk e kisha fjalen per RI / RE (nouvelle, nouveau) por per RI / RE (jeune). dmth vajze e re, djale i ri, pikture e re (e fresket, me jete, e gjalle) jo pikture e llojit te ri.

prandaj qe ta bej te kuptueshme dhe vura perpara ate GJITHMONE e re. dmth diçka qe nuk e vjeteron koha, diçka qe duket sikur te jete bere sot megjithese ka qindra vjet. diçka pa kohe (intemporel).

qe ti bij shkurt, sa tabllo ke ne shtepi ti ? apo jeton ne konvikt ?

Autori sikur vuan nga mungesa e seksit.Hiç o Zot,asnje dallendyshe,qerre me kuaj apo kalavesh rrushi,por vetem modele cullak smiley

Mua me pelqyen,megjithese tek piktura e dyte mund te zgjedhej  nje simetri me e pershtatshme,duke ndryshuar keshtu "pyllin" me nje piste  te ngushte aterimi smiley

Fundja,secili artist shijen e tij.

Parid Dule është piktor,....instruktor i arteve marciale.....

S'ka faj ai Zapata qe e ka mush me te levdume .Shaje po ta majti smiley

Po do e them nji se me terhoqi i nerumi   Spiritus me "eksplorimin" Ka njonen aty te pikturume teke , ijazi me i te bardhe qe valvit  mbi koke , me fal po si Pune LOPE ..  .Po kesaj i nerum  Spiritus cfare ti eksplorosh smiley

Nje pyetje nga padija kisha: nimfat a kane organ seksual? Te pakten nga keto pikturat qe po shoh sikur nuk e kane.

Nuk ja dal te kuptoj nese ti bastardoni temat ndjeni kenaqesi....apo thjesht kujtoni se me vulgaritetin tuaj beheni terheqes

Ne te dyja rastet doja te thoja qe keshtu hiqni jo vetem deshiren per te marre pjese ne diskutime por edhe personalisht te krijoni idene e dikujt qe influencohet sado-pak edhe nga seksi femer ne te bere replike!

 e gjykoj thjeshte si nje shenje intoleranze ....

Eh....kompensojne mungesat qe kane ne jete. 

Elba,jam dakort, skam kohe  se kam pune,do doja ti shifja keta meshkuj qe kerkojne qimen ne veze tek femra kur te vije koha qe bark/qafe/derrat,me floke dhe pa floke,fytyr kuq nga pija e dhemb palare dhe era duhan te refuzohen nga fermrat,disa prej tyre thone qe burrat me bark jane sexy...ehhh sa te mira e sa me te thella jemi ne,qe shofim pertej pamjes se jashteme,jane me fat ata meshkuj,por shyqyr kohet kane ndryshuar,aty i pafsha ne palester,fryma t'ju dali,te perfeksionohen njeçike, te permiresojne look-un e tyre,vetem vetullat mos ti heqin se ngjajne te veshtiresmiley

Duhet te shprehen moj Xheni edhe keta me bark qe mendojne se jane sexy. Jane te frustruar, mos ja ve fajin. 

Ja nje fotografi interesante qe mund ta beje punen me te kendshme sot.

 

Ja edhe nje fotografi tjeter interesante, qe t'ia beje te dy paleve gjinore punen me te kendeshme sot.

 

smiley femra e plagosur plagos me shume Jardin!

heretik rrofte barazia,nuk jam kurre per tejkalim

hika,kalofshi mire smiley

Shiko Xhen se pikepamjet nuk jane te njejta per te 2 gjinite. Meshkujt jane me te terhequr nga aparenca, ndersa femrat shohin me shume aftesite e tjera tek nje mashkull. Edhe femrat nuk do terhiqeshin shume nga nje burre i papune, ose me nje pune qe nuk siguron te ardhura dinjitoze.

Po ketu eshte problemi, egoizmi ose egocentrizmi, seicili perqendrohet dhe ngul kembe tek pikpamja e vet, e nuk do t'ja dije fare per pikpamjen e tjetrit. E pastaj vlon sopata ne nivel çiftor ose familjar.

Kjo lloj kolere egocentriste perhapet nga çifti, ne te gjithe shoqerine, dhe vlon sopata edhe ne nivel shoqeror.

Prandaj s'keni per te zgjidh gje me ligje, shoqeri sociale, e te tjera zarzavate.

 

E zgjidhim me dashuri- love. Dorezohesh menjehere para saj Heretiko smiley

Jo Jo ka plot qe e shohin zemren ashtu sic e ka formen tamam.seksi eshte perfeksionimi pastaj. smiley

Jo Moz e dashur, nuk jane plot, jane me kokrra si xhevahiri, fatkeqesisht...

Figura ishte per te vene ne dukje ndryshimin e pikpamjeve, qe origjinalisht nuk perben asnje problem ne vetvete, perkundrazi ato lidhin personat nese shohin tamam pikpamje e tjetrit, edhe ne rastin qe kam sjelle, te zemres si komplementare e te pasmes.

Mua nuk me rezulton plot e shumica, me rezulton pak, shume pak, e sa me shume kalon koha, pak e me pak.

 

E pastaj vlon sopata ne nivel çiftor ose familjar.

smiley Kujtohen here pas here per dashurine/moralin, kur ndjejne dhimbjen, po edhe moralin e shumezojne me pikepamjen vetjake "Eshte me e keqe ajo qe na dhemb neve, sesa juve" e keshtu vazhdon ne menyre ciklike muhabeti.

"

varet per çfare terheqje flet ti. si shqiptare ( e varfer) fjalen e ke per martese apo jo ? se njoh se te dush te papune qe jetojne ne kurriz te femrave te huaja (qe jeten e tyre sentimentale e vejne perpara çdo gjeje, edhe femijes). 

pranej mos u munoni me trunin tuj si gogel me e fut boten ne shishe. jo çfare eshte per ju e mire eshte per te gjithe boten. gjysma femrave ketej nuk mendon per martese, ku te gjejne ndonje kollovar dhe ta fusin ne krevat e kane mendjen. 

dhe kam vene re qe ketej emigrantet femra vuajne (ne plan sentimental) me shume  se ata meshkuj. 

s'po merrem fare me komentin ne teresi.

edhe femijes

something must be very wrong tek ato femra.

o xheni, po ç'pate me ne  barkqafederrat  tullace e plot epitete te tjera te pahijshme.?! smiley ,   buken tone hame..smiley

Ja tani u erdhi kriza feministeve te ankohen se po bastardohen temat.

E vertete eshte qe bastardohen temat, por bastardimi behet ne bashkepunim me ju madama dhe madmazela.

Sa here hapet muhabet seksi, fillojne te zgerdhihen te gjithe, femra e meshkuj, si adoleshente gjimnaziste me puçrra, megjithse disa jane gra me kalamaj.

Mbetet duke na bere psikoanalize per frustime dhe kompesim mungesash qe kemi ne jete.

Shifni punen me thjeshte: Cila dhe sa nga ju femrat thote te njejtat gjera virtuale me seks qe thote edhe ne jeten reale, prezent burri vet?

 

Jam dakort, dhe nuk perjashtova as femrat .

same here. Zhardina po na mbush vendin e zbrazur te Kristi Pinderit. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).