50 000 artistë, shkrimtarë, klerikë, intelektualë dhe vetë anëtarë të lartë të Partisë Komuniste u persekutuan gjatë regjimit komunist. Ata që mbijetuan dëshmojnë për urinë, punën e rëndë, torturat, tronditjet, kryengritjet, sëmundjet dhe vdekjen që panë me sy në dokumentarët: “Prison Nation: Albania 1943-1990” dhe “Lost Voices Making History”. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Njeriut (Albanian Human Right Project) në SHBA ka mbledhur, filmuar dhe dokumentuar dëshmitë e shqiptarëve të cilët u burgosën politikisht apo internuan nga 1944-1991, gjatë regjimit komunist në Shqipëri. AHRP filloi punën për mbledhjen e dëshmive të ish të burgosurve politikë shqiptarë në vitin 2004. Deri më tani janë realizuar rreth 45 DVD që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë, në Muzeun Wende, në Arkivin e Luftës së Ftohtë dhe në USC Digital Repository në Universitetin e Kalifornisë. Shumë pak prej këtyre dëshmive janë bërë publike, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë arkivuar dhe janë të aksesueshme vetëm për qëllime studimore. Rose Dosti, themeluese e Fondacionit, shprehet se i ka vënë vetes detyrën e vështirë për të mbledhur, arkivuar dhe publikuar dëshmitë e ish të përndjekurve të regjimit komunist në Shqipëri, ashtu siç Stiven Spielberg mblodhi mijëra histori të të mbijetuarve të Holokaustit, që sot mbahen të arkivuara në pjesë të ndryshme të botës si dëshmi e një të kaluare që nuk duhet të përsëritet kurrë më.

Kjo histori duhet treguar, thoni ju. Në fakt, cili ishte qëllimi i themelimit të “Albanian Human Right Project”?

Qëllimi ishte të dokumentonim testamentet e njerëzve të burgosur politikë në Shqipëri nga viti 1943 deri në 1991. Kemi mbledhur rreth 45 testamente dëshmie. Janë dëshmi të gjata rreth 1 orë e 30 minuta, por kemi dhe dëshminë e Liri Belishovës, që shkon gati 5 orë.

Kemi realizuar deri tani dy dokumentarë, “Prison Nation: Albania 1943-1990” dhe Lost Voices Making History”. Ky i fundit është realizuar edhe në gjuhën shqipe.

Ju vetë jeni lindur dhe rritur në Amerikë. Jeni martuar me Luan Dostin, djalin e Hasan Dostit, dhe ata të mbetur në Amerikë. Sa e njihnit ju historinë e Shqipërisë komuniste?

Për herë të parë unë kam ardhur në Shqipëri në vitin 1991. Para atij viti nuk e kisha menduar kurrë se do të kisha mundësi të vizitoja Shqipërinë. Për herë të parë erdhëm për të gjetur familjarët e bashkëshortit tim, Luan Dosti (djali i Hasan Dostit). I gjetëm në Lushnjë, ata ishin ende në internim.

Në atë vizitë të parë ju lindi dhe ideja e këtij projekti?

Po atë vit na lindi si ide. Kuptova se nuk ishin vetëm familjarët e bashkëshortit tim që kishin vuajtur. Kishte dhe shumë të tjerë. Për mua ishte e pakuptimtë sesi ishte e mundur që 50 mijë shqiptarë të jenë burgosur, internuar dhe vrarë gjatë regjimit komunist.

Si gazetare në profesion mendova se kjo është një nga ato historitë që duhet treguar. Nga puna për dokumentimin e dëshmive filluam në vitin 2004. Ishte vizita e dytë e jona në Shqipëri, bashkë me Tomor Dostin nisëm të merrnim dëshmitë. Tomori kishte idenë që në fillim duhej të filmonim ata më të vjetrit. Unë në fillim kisha vizionin se do mund të merrnim 200-1000 dëshmi, duke ecur në gjurmët e Stiven Spielberg që mblodhi rreth 52 mijë dëshmi të të mbijetuarve të Holokaustit dhe themeloi USC Shoah Foundation Institute. Por Spielberg, ndryshe nga ne, kishte një thes me para për ta realizuar projektin e tij. Deri këtu kemi patur mbështetjen e miqve tanë të huaj, që dhe ata mendojnë se ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë regjimit komunist është dhunim i të drejtave të njeriut.

Cilat ishin dëshmitë e para që morët?

Të shumë familjeve në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Lushnjë etj. Në dokumentar janë sjellë dëshmitë e familjes Dosti, Bejkova, Kostreci, Aliko, Kupi, Tereska, Mema, Sejko etj., etj.

Hasët vështirësi për t’i bindur që të dëshmonin?

Në fillim nuk donin të hapnin plagët. Mua më vjen keq që këta njerëz janë margjinalizuar. Tomor Dosti ka qenë vetë i persekutuar. Ai shkoi në shumë vende, takoi shumë prej ish të persekutuarve dhe shumë prej tyre pranuan të dëshmojnë sepse kishin besim tek Tomor Dosti.

Dokumentari shoqërohet edhe nga foto dhe filmime që dëshmojnë gjyqet dhe vrasjet e regjimit. Si i keni siguruar ato?

Më të shumtat janë siguruar nga Arkivi i Shtetit, ndërsa filmimet nga arkivi i TVSH-së. Të gjitha janë marrë me leje. Familjarët nuk kishin filmime, vetëm foto të të afërmve të tyre.

Ku janë shfaqur këta dokumentarë dhe si ka qenë reagimi i publikut të huaj?

Është shfaqur në disa universitete në SHBA dhe qendra të ndryshme. Për të huajt është një gjë e paimagjinueshme kur i shohin, ata pësojnë shok edhe traumë. Gjatë filmit është një qetësi e madhe dhe pasi përfundon u duhet kohë për të marrë veten. Në disa prej shfaqjeve kemi patur të ftuar edhe ish të përndjekur që kanë rrëfyer historinë e tyre. Kemi patur Hyrie Kupin (Dosti), e cila tregonte vuajtjet e saj dhe të familjes në kampet e internimit. Të huajt qanin kur dëgjonin historinë e saj.

Ju thatë se keni mbledhur shumë dëshmi, pak prej tyre janë bërë pjesë e dy dokumentarëve, ndërsa të tjerat ruhen në arkiva të ndryshëm dhe janë të hapura për një publik të kufizuar. Përse?

Sepse janë shqip dhe nuk kemi arritur t’i përkthejmë të gjitha në gjuhën angleze. Na duhen fonde të tjera për ta çuar deri në fund projektin.

Po dëshmi nga persekutorët keni mbledhur?

Jo, sepse nuk e dimë nëse ata janë të gatshëm të dëshmojnë si persekutorë.

I keni shkuar Nexhmije Hoxhës?

Unë personalisht kam kërkuar një intervistë me të, por akoma nuk kam marrë përgjigje nëse ka dëshirë apo jo të japë një intervistë për mua.

Për këtë projekt e keni kërkuar dëshminë e saj?

Jo për këtë projekt. Mua më intereson ta intervistoj atë si një grua e njohur, që kishte shumë dorë në qeverinë e Hoxhës dhe kishte influencë në politikën e vendit për gati 50 vjet. Mua më intereson në këtë këndvështrim.

__________

Kuvendit të Shqipërisë: Peticion per lustracionin dhe dinjitetin njerezor

Shteti shqiptar nuk ka përmbushur ende përpara qytetarëve të tij detyrimin që ka ndaj të kaluarës së diktaturës komuniste. Ky harrim i ka sjellë vendit një vonesë të madhe në krijimin e një shoqërie të përparuar demokratike dhe në integrimin europian. Ligji i lustracionit - pastërtisë së figurave politike, duke përfshirë në të edhe atë të hapjes së dosjeve të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit, kanë hyrë prej vitesh në fuqi në vendet e Europës Lindore. Akoma jo në Shqipëri.

- Ne shqiptarët duhet të reagojmë të gjithë së bashku ndaj qeverisë dhe Parlamentit shqiptar duke kërkuar aprovimin e Ligjit të Lustracionit dhe Hapjen e Dosjeve.

- Të kërkojmë rishikimin e figurës famëkeqe të Enver Hoxhës si dhe rihartimin e ligjit mbi partitë politike që kanë në misionin e tyre parimet e dikaturës komuniste dhe figurën e Enver Hoxhës.

- Të kërkojmë zbatimin sipas kushtetutës shqiptare dhe ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të drejtën e pronës duke respektuar kështu pronarët e ligjshëm shqiptarë që sistemi i diktaturës i ndoqi dhe i persekutoi.

- Të kërkojmë rishikimin e ligjit të ish të përndjekurve politikë, sipas kërkesave të tyre bërë në grevën e urisë në tetor 2012.

Nënshkruani peticionin me poshte ose ne adresen www.ahrg-petition.org dhe bashkohuni me:

Grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut
Institutin e Studimeve Kundër Krimeve të Komunizmit
Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë
Shoqatën e pronarëve të Ligjshëm
Shoqatën Kundër Torturës
Qëndrën Shqiptare të të Drejtave të Njeriut
Shoqatën Kombëtare të të Dënuarve Politikë për Integrim me Drejtësi dhe Dinjitet

https://secure.avaaz.org/en/petition/Kuv...

125 Komente

Për të huajt është një gjë e paimagjinueshme kur i shohin, ata pësojnë shok edhe traumë. Gjatë filmit është një qetësi e madhe dhe pasi përfundon u duhet kohë për të marrë veten. Në disa prej shfaqjeve kemi patur të ftuar edhe ish të përndjekur që kanë rrëfyer historinë e tyre. Kemi patur Hyrie Kupin (Dosti), e cila tregonte vuajtjet e saj dhe të familjes në kampet e internimit. Të huajt qanin kur dëgjonin historinë e saj.smiley

 

 

huh, vone u kujtuat. Rehabilitimi i diktatures dhe satrapit Hoxha eshte ne veprim e siper duke marre fuqi cdo dite e me shume.

Fotografia e diktatorit Hoxha hyri ne protokoll zyrtar, keta te peticionit as nuk guxojne ta permendin pergjegjesin per kete.

Megjithate ortekut qytetar mund ti bashkohen te gjithe. Proven e dhane me armet kimike se Edvini s'do te mund dot te mbreteroje si tiran per gjate.

Te gjithe bashke per ti dhene denimin shembullor, moral e ligjor dikatatures ndryshe pune kohe e kemi kembekryq ne mes nesh te pastruar nga njollat ate sistem.

Ka patur shtet or tie!

Shume pune e mire zonja Rose!

Ana qualitative e ketyne kerkimeve duhet te jete e pafund dhe e larmishme ne Shqipnine tone te vogel.

Flm Shvejk 

Gjithmone prurje bota

Foto e trete nga fundi mu duk si foto e famshme e Robert Capa, Muerte de un miliciano

Ligji per lustracionin u hodh poshte si ligj antikushtetuese dhe cenues i te drejtave te njeriut nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise, gjykate e cila ne ate kohe nder 9 anetare prej tyre 6 do te duhet te linin punen. Gjykates te propozuar dhe miratuar nga Partia Socialiste. E njejta, qe ne krye te Gjykates Kushtetuese, kishte zgjedhur Fehmi Abdiu, gjykates, i cili ne kohen e Partise kishte dhene denime me vdekje per "tradheti ndaj atdheut".

Presidenti i vendit ne ate kohe, z. Bamir Topi, ishte gjithashtu kunder atij ligji, por jo hapur.

Kjo sa per kujtese.

Shteti shqiptar nuk ka përmbushur ende përpara qytetarëve të tij detyrimin që ka ndaj të kaluarës së diktaturës komuniste. Ky harrim i ka sjellë vendit një vonesë të madhe në krijimin e një shoqërie të përparuar demokratike dhe në integrimin europian. Ligji i lustracionit - pastërtisë së figurave politike, duke përfshirë në të edhe atë të hapjes së dosjeve të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit, kanë hyrë prej vitesh në fuqi në vendet e Europës Lindore. Akoma jo në Shqipëri.

- Ne shqiptarët duhet të reagojmë të gjithë së bashku ndaj qeverisë dhe Parlamentit shqiptar duke kërkuar aprovimin e Ligjit të Lustracionit dhe Hapjen e Dosjeve.

- Të kërkojmë rishikimin e figurës famëkeqe të Enver Hoxhës si dhe rihartimin e ligjit mbi partitë politike që kanë në misionin e tyre parimet e dikaturës komuniste dhe figurën e Enver Hoxhës.

- Të kërkojmë zbatimin sipas kushtetutës shqiptare dhe ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të drejtën e pronës duke respektuar kështu pronarët e ligjshëm shqiptarë që sistemi i diktaturës i ndoqi dhe i persekutoi.

- Të kërkojmë rishikimin e ligjit të ish të përndjekurve politikë, sipas kërkesave të tyre bërë në grevën e urisë në tetor 2012.

Nënshkruani peticionin me poshte ose ne adresen:

https://secure.avaaz.org/en/petition/Kuv...

Kujt ia kërkon?

Urte, pa cikla peshtyme..... Me beri pershtypje mungesa e bashkepunimit me Institutin e Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
 

Rreqethese fotot ...

Kjo eshte nje nisme e mire, intervistimi i te vuajturve te kohes se socializmit. Normalisht kete pune duhej ta bente Insituti i te Perndjekurve Politike. 

une nuk e kuptoj dot si arrinte shteti (anti)shqiptare te interrnonte gra e femije ! asnje pushtues nuk u soll kaq eger me shqiptarin e as ne kohe lufte !!!

O zot, o zot

Prape me keta qe kruajne dhembet me ne ? Sikur e prute njehere ??? Si nuk u ngopet me keta mashtrues ordinere , niper e bij Fashistesh qe duan te marrin HAK se u ka ardhe Dita ! !!  Nga keta pallavraxhij ka ne cdo qoshe rrugesh e klubesh ne Tirane . Biles shkruajne edhe per ekonomine e krizat Boterore ! Keto mund te entuzaismojne vetem Gjembec ose ushteqim per Kerre !

Sic e ka nis kjo edhe H.Dostin do e beje me Bust dhe ka rrezik te nxjerre nje Ligj edhe per Ali Pash Tepelenen ,Mehmet Aliun , Veziret e Sulltanit  Xhi Nghis Khanin e me rradhe Nje mashtruese e ketij Kalibri vetem nga pinjolle mashtruesish mund te linde .

Është shfaqur në disa universitete në SHBA dhe qendra të ndryshme. Për të huajt është një gjë e paimagjinueshme kur i shohin, ata pësojnë shok edhe traumë......

..si duket kjo u shfaq filma nga keto te burgjeve te Irakut dhe Guantanamos ...

Megjithate ortekut qytetar mund ti bashkohen te gjithe. Proven e dhane me armet kimike se Edvini s'do te mund dot te mbreteroje si tiran per gjate ...smiley Poeti ose fatakeqi i LeftGOPIT smiley

 

per dostin si familje di vetem qe eshte nga fieri. mund edhe ta kem gabim. ca ka bere dosti per t'u acaruar?

Kujt po do me i tregu (Hasan) Dostin ti mer jahu?

Sic e ka nis kjo edhe H.Dostin do e beje me Bust dhe ka rrezik te nxjerre nje Ligj edhe per Ali Pash Tepelenen ,Mehmet Aliun , Veziret e Sulltanit  Xhi Nghis Khanin e me rradhe Nje mashtruese e ketij Kalibri vetem nga pinjolle mashtruesish mund te linde

Idris pse e kaq te veshtire te pranosh se njerezit kane qene persekutuar pa te drejte gjate komunizmit?

Eh...Komunistet e çmendur dhe lufta sociopatike e klasave ... Vuajtjet nuk do te harrohen kurre. 

Shiko ti Kpshtare ne se e ke seriozisht fol me Gjembin e mos me meso mua .se kush ishte Krim .

Krim eshte Llapaqeneria sot qe kerkon te poshteroje ata qe luftuan bashkepunetoret e Fashisteve dhe Nazisteve Pushtues dhe u dogjen Shtepite e u vrane familjaret , femije e Gra ,Prinder  , Vllezer e motra ,   , shoke e miq se dolen Malit per Liri !

Po qe se ti prekesh nga mashtime te lloit Halimi " sa e mire supa ne Burgje " kerko te te bejne Ministre te Drejtesise ose mos u ligeshto nga Pamje Burgjesh . Gjendra loti ka edhe per nje Mace ! Mjere kush e Hoqi dhe peshtyrje mbi spekullatoret e koheve qe nuk kane asnje Lidhje me keto dengelat e Dostes qe kruan dhembet me Shqiperine !

As me fotografite me VARJE qe beri Saliu ne Lushnje kur erdhi ne Pushtet me Dostin ! 

Mos me permend Saliun te lutem, jo per gje por do te flej edhe pak dhe nuk dua imazhe te shemtuara ne mendje. 

Të kërkojmë rishikimin e figurës famëkeqe të Enver Hoxhës si dhe rihartimin e ligjit mbi partitë politike që kanë në misionin e tyre parimet e dikaturës komuniste dhe figurën e Enver Hoxhës.

...akoma nuk u ka dale frika e te  thone qe Enveri ka qene nje kriminel ordinerë me i keq se Hitleri, qe krijoj luften e klasave për të masakruar shqiptaret deri ne ate fare feje sa te pandehurit vdisnin në duar e xhelateve , nga torturat cnjerëzor dhe pastaj po keta sadiste i mbulonin ne gropa te perbashketa pa nam e nishan.

 

Grande Kaka di gje kush e ka  vrare ne torture te ndierin R Hoxha ? Te pakten trego ku e kini fshehur trupin !

Te permenda Drejtorin e Kuadrit te PD-hit , deputetin z,Dosti , ne kohen qe Saliu fitmosi Varjet .

Keta ndyresisra nuk po lene gje pa thene per Ramen dite per dite ore per ore e rast pas rasti deri edhe ne Parlament , saqe dhe Poeti smiley i LeftGOPIT e cileson Edvin Kriminel Kristaq Rama , sepse Kristaqi firmosi per varje per nje vendim Gjykate ndaj nje te denuari si Terorist  ... e ne u dashka te lexojme perrallat e Dosterve .

Flij e gjum te embel , po mati llafet ose fol me Gjembin !

Une i mas shume mire llafet Idriz, por kur me vjen te kritikoj e bej pa meshire dhe pa rezerve. Dmth nuk jam si ti qe perqendrohesh vetem tek PD-ja dhe cjapi ne krye te saj.

Keta ndyresisra nuk po lene gje pa thene per Ramen dite per dite ore per ore e rast pas rasti deri edhe ne Parlament

..e ka veshtire tja heqi njollen partia Rames per gjithe ate "balte"qe hodhi kunder veteraneve te Enverit kur ishte me demokracine smiley.Mgja thone qe ka bo nje pune te mire tash duke i blere ne librarit e Tiranes te gjitha kopjet e librit best seller "Reflektimet" ndaj kohes se kurvit.

 

Ti je mire me mua ne Linjen Njente Kapo ...Grande Kaka smiley Se cfare kerkon me shume...hajt mo se historikisht ty te ka shpertuar dhe Populli me vergje ..

Kush te shkoi le ta dhjese / pervec KAPOS e Teqese ... keshtu qe je i lare edhe me mua .Mba vetem ate te Italaneve .... Njente Kapo - Grande Kaka smiley 

Une shpresoj qe xakja mos ta kete lexuar librin e Rames "Refleksione". Keto me poshte lexoji po mos ja trego xakes se mos i beje keq per zemren.

“Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile….. Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë Socialiste ose Ekologjike, por në radhë të parë pajtimi midis ish-palëve pjesëmarrëse në Luftën Civile (dhe trashëgimive të tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Historia e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit, degjeneroi në lufte civile… Prandaj nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si Lufta Civile…..” (E.Rama, fq. 180).
 

as kete pjesen tjeter: 

"Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare … Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme" (fq. 182)

Ti je "y none sa shume komente"...dhe nuk do te zgjatem sepse asnjehere nuk kam lexuar nje mendim te plote nga ty se cfare ne te vertete Denoncon apo kritikon .Keshtu ka nje rubrike tralalala ..ku sejcili cfaq shijet e Alba muzikore me zamete shume smiley

Kur te mesoheni qe ne kete Jete Logjika ka per Baze Krahasimin e Argumentimin e gjerave te Bashkematshme mund te them se po Bashkebisedoj me nje qe ...fle qete dhe ngrihet qete pa dengela e shpelarje Trush me llogje te Kurverive Politike te Kohes !

Ndryshe del e tepronne Blog  Poeti smiley ose fatakeqi i Left GOPIT 

Vazhdo vazhdo

o xake, ke ministre kulture ne qeveri qe thote ne intervista se vjen nga nji familje e persekutuar nga komunizmi. Nisi naj peticion urgjent kryeministrit ta heqi

Shume te tmerrshme imazhet. Nuk e di pse me kujtuan nje kamp perqendrimi qe kam vizituar se fundmi. 

Kete vere me rastisi te shkoja ne Santiago te Kilit per disa dite dhe aty vizitova Nje vend qe quhej Villa Grimaldi. E zbulova krejt rastesisht sepse kilenet (ashtu si shqiptaret) ishin ende shume te represuar pas terrorit te Pinocetit. Aty tregonin gjithe tmerret e sigurimit te shtetit kilen kundra klasave intelektuale qe u kryen ne tri faza (per t'i shfarosur te gjithe brezat). Kushedi sa gra shtatezena kishin vrare e torturuar maskarenjte; tretur gjithe ata njerez te rinj e te shkolluar me metoda e kushte jetese cnjerezore. Dhe mqs villa kishte nje pishine, te burgosurit te mbijetuar tregonin se shoesh te dielave oficeret kriminele festonin me femijet e tyre pak hapa nga ku dhjetera njerez vuanin si kafshe. 

Duhen hapur per publikun keto dosje e te edukohen te rinjte me historine. Te edukojne rinine e te mos merren me dallavere. Vajti 25 vjet e kusur kjo pune! 

te lene shijen e nje dokumentari kushtuar krimeve naziste smiley

sa keq

 

flm Rose.

Me kujtohet nje liber i kohes se Enverit: "Yje qe nuk shuhen", nje liber me pese vellime mbi historite si kishin rene deshmoret te luftes, qe gjyshja ime i lexonte qe ta zinte gjumi.

Keshtu eshte bere dhe kjo puna e historive te persekutuarve.

Edhe une e mbaj mend kete liber! Ne klase te katert e perdora edhe per herbariumin qe na kerkohej nga lenda e Diturise se Natyres. Kishte flete te trasha e me shkelqim qe c'te te them. Nje liber i gjelber ne kopertine me sa e mbaj mend. 

* yje te pashuar

kurse ate romuzin per historite e te persekutuarve nuk ta mora vesh

Kjo menyre e perpunimit te krimeve te komunizmit (nese mund te quhet e tille) me teper sesa ndergjegjeson, mpin. Qe ne fjaline e pare "50000 artiste, intelektuale....." a thua se po nuk ishe artist e intelektual, historia jote nuk ia vlen te tregohet. Shumica dermuese e atyre qe u persekutuan, s'kishin as shkolla as arsimim, mbase fshatare e njerez te thjeshte, po kjo s'i ben ata me pak te persekutuar. Ideja qe komunizmi i persekutoi se ishin artista intelektual eshte ne vetvete nje forme relativizimi dhe si e tille e gabuar. Ta garantoj une qe ato 45 historite do dalin te gjitha njesoj, jo sepse kane qene te tilla, po sepse "ndergjegjesueseve" ju interesojne gjithmone te njejtat tipare. Pornografi e vuajtjes quhet kjo. Vuajtja dhe i vuajturi skematizohet, mbushet me klishe e pastaj ofrohet ne treg per konsumim te shpejte,  pa asnje kontekst te metejshem.  Njesoj si ne librin qe permenda. Te tere ishin jo vetem deshmore po edhe komuniste (ca edhe pa e ditur akoma). E nese nuk ishin, atehere ishin jashte librit.

pervec gjith sa thu, nje tjeter problem eshte se kto sillen nga dikush qe quhet Dosti. Ne fakt nuk eshte "nje tjeter" problem, eshte pikerisht ngerci i ketyre 20 e kusur vjeteve. Sepse nuk ka nje pale te trete mbi palet, nje lloj syri te Horusit, qe te flase mbi gjerat. Puna eshte e kompromentuar qe para se me hap kapakun, sepse per dreq "kush" e thote, paskesh po aq rendesi sa "cfare" po thote.

nuk di a e lexove po aty thote qe shume pak prej ktyre historive jane bere te ditura; dokumentimi eshte per arsye studimore. Ta them kte qe t'mos ndihesh keq e i mbytur nga "perralla intelektualesh te persekutuar".

Tani, nqse ka nji tregues te egersise se sistemit eshte nenshtrimi i shtreses se brishte intelektuale. Nuk behet fjale per mosbarazim ne jete njerzish intelektuale e jo-intelektuale po ne demin qe i ben te ardhmes se shoqerise. A eshte numri real apo i ngjan 28 mije deshmoreve te luftes, ky mund te jete argument po me ca kam lexuar deri sot, nuk di te kem vene re skematizim te ish te persekutuarve edhe pse risku eshte i pranishem pasi sot kushdo shkruan e boton kujtimet pa mbikqyrjen e nji komisioni qe aprovonte apo refuzonte si njehere e nje kohe. Ca me pak ke per te has ne gjyshe qe do u lexoje libra si ky ne vend te yjeve te pashuar nipave e mbesave. I shpejtuar ne ate shenjen e barazimit them une

Lol, daje e ke keqkuptuar. Shkruajta "ta zinte  gjumi" jo "te na zinte gjumi". Ato i lexonte per vete para se te flinte se kishte probleme me pagjumesine dhe ishin aq montone sa e vinin ne gjume. Qe te mos keqkuptohemi, komuniste e flakte dhe nuk e vinte ne dyshim as numrin as luften por ate liber e lexonte sa per t'ia futur gjumit. Keshtu do veje dhe kjo puna e te persekutuareve nese vazhdohet keshtu. Do i blejne keto libra e dvd, per te kaluar kohen. S'e kam fjalen per vete. Rrjedh nga familje komuniste dhe te jemi realist, nuk kam per ta blere ose pare kurre. E kam fjalen per ata qe jane te interesuar per historite e fatet e te persekutuarve, qe ky lloj skematizimi i mpin me teper se i ndergjegjeson. 

shif sa i ndjeshem je ti dhe naj "objektiv" tjeter ktu n'forum per ket shabllonizimin qe i behet sipas jush historise. Dhe kte e thu pa e lexu fare librin, thjesht nis nga nji parathenie 

Rrjedh nga familje komuniste dhe te jemi realist, nuk kam per ta blere ose pare kurre.

Flm qe je i/e hapur qe s'ke per te blere kurre librin - megjithse nuk me duket se u be kjo pyetje kush do e bleje.

E kam fjalen per ata qe jane te interesuar per historite e fatet e te persekutuarve, qe ky lloj skematizimi i mpin me teper se i ndergjegjeson. 

Si ishte kjo se s'e kuptova mire, nga dole ne konkluzionin e mpirjes kur ti vete s'ben pjese ne ate grup?

Po kush te ka vene ty te vleresosh se nga rrjedhin njerzit ? Ti jo vetem qe je spekulatore edhe ne biseda te sinqerta dhe e pafte te matesh me te tille thenie ,per yu ballafaquar nga rrjedh vete ,  po dhe dengelezon sikur u humb ndonje kushedi po nuk pe vrasjet e vietnamezeve nga Rocki pasvendimeve te Gjukatave !

Gjynah me ate mendje qe kini ..Ti je jo vetem e mpire po as nuk kupton se cfare flet dhe fle gjume ne vitin 2014 .Ju jeni me dhjetra here me diktator se Enveri se kerkoni te Imponohenei ne nje sistem qe nuk pranoi imponimet e Enverit seu kishte ikur KOHA ! 90% e Popullsise ishte me te mesme !!!! Do dhe nja 50 vjet te tjera ta kuptosh ti me Rossen kete !

Ju s'kini gje ne dore ..sepse jeni nje Pakice e paperfillshme dhe nuk kini as nje Ideal perse tu ndjekesh pervesc Poshterimit qe mundoheni tu beni Miljona shqipetareve ne emer te te Vuajturve e Denuarve Padrejtesisht me numrat e fryre e propoganden boshe  te Paguar nga Saliu e Klani i tij Karierist , Intrigant e Bajraktar qe krijoi artificialisht nje shtrese te tille !

Ju kini 23 Vjet qe pervec Arbenorit ( rp ) qe e kini harruar si Mandele , nuk kini nxjerre nje Figure te pakten ta digjosh pervec Vrionit ( rp ) nje figure mjaft e Ndritur qe u tall me Uturakun Fevziu me termin "i perndjekur " Perulem me respekt kur e Kujtoj !

 

Vuajtja dhe i vuajturi skematizohet, mbushet me klishe e pastaj ofrohet ne treg per konsumim te shpejte,  pa asnje kontekst te metejshem.

Po pse kaq cinik? Ne artikull thuhet se hartimi i ketyre deshmive eshte bere per qellime edukative. Sa mire do te ishte sikur te kishte treg per shkrime dhe dokumentime te kesaj natyre, por sic eshte thene edhe me lart, puna e Rozes ende nuk ka mbaruar per mungese te fondeve. Aq te painteresuar jane njerezit sa as fonde te mjaftueshme nuk ka, lere mo te kete perftim financiar nga shitjet.

Si konsum i shpejte e pa kontekst? Kujt shqiptari (edhe atyre qe kane lindur pas vdekjes se Enverit, si puna e shume bashkemoshatareve te mi) i mungon njohuria baze per dhunen ushtruar ndaj individeve gjate komunizmit? Pastaj, edhe sikur te mungonte konteksti, deshmite dhe informacioni i mbledhur ndihmojne per te pikturuar nje pamje reale te jetes se disa njerezve qe kane vuajtur nga perndjekjet. 

Tema te tilla jane ende te dhimbshme per t'u trajtuar ashtu si duhet, kete e pranoj, por represimi i plote nga ndergjegja kombetare mua me duket shume i demshem. Ne si popull ende nuk kemi gjetur gjuhen e duhur, kulturen e duhur, dhe mbi te gjitha njerzillekun minimal per te degjuar e kuptuar njeri-tjetrin. 

 

Po sigurisht, kampion te anti-skematizmit ne, kupton ti Selina? Po harrruam per pak qe edhe deshmite e Holokaustit, qenkan skematike. Ja ca hebrej, ca dhoma gazi, ca pune e detyruar dhe kaq. Po pse keta do na e hedhin ne?

Me siguri kjo tipologji personash jane nga ata qe merrnin molla per 5 maj si familje deshmoresh. Bile, bile, une di nja 2-3 nipa e mbesa te Hysni Kapove, Gogo Nusheve e Enver Hoxhes qe vijne ne peshk. Domosdo keta do rikujtojne koherat e lavdishme me yje te pashuar pa keto vuajtjet cnjerezore te shkaktuara nga kriminele e bandite gjysmeopinge do ju duken disi te merzitshme.

Poet, 

Kur flas per gjuhen e perbashket i referohem te dyja paleve: te persekutuesve dhe te persekutuarve njekohesisht. Se keto debate nuk nisin me mllefe dhe me urrejtje. Une dhimbjen e atyre qe kane vuajtur mund vetem ta merr me mend fale empatise si nje njeri me zhvillim te shendoshe emocional. Pra mund ta imagjinoj se mbi shpatulla nuk me ka rene deri me sot (mos i ndodhte as hasmit!- themi nga anet tona). Megjithate, jam e mendimit se nqs te persekutuarit nuk fillojne te falin xhelatet e tyre dhimbja s'ka per t'ju mpakur ndonjehere. Ketu dokumentime bejne mire qe hartohen, po duhet pare me c'qellim. Une e morra per te mireqene se jane per hir te historise se popullit shqiptar dhe njekohesisht (madje mbi te gjitha) per qellim qe te edukohet brezi i ri. Nqs. tentativat jane per te drejtuar gishterinjte kundrejt persekutuesve (teza qe mban Idrizi) une them qe nuk ka vlera. 

Permende femijet e Hysni Kapove e ku di une. Kjo puna e fajesimit eshte dreqo pune o poet! "Faji u be qyrk, e s'e veshi kush". Shumica e xhelateve tanime do jene kalbur nen dhe'. Ke do besh therror? Femijet e tyre? Niperit e mbeserat? Sterniperit? Me cilin brez shuhet faji? Se pastaj vete puna si ne ate kohe te urryer ku i gjithe fisi degdisej ne humbetira per shkak te kusheririt te trete. 

Fryma me te cilen shkruaj une mund te duket naive. Ne fakt vjen nga njohja e mire e historise se familjes time qe ka pasur edhe komunsite e balliste (nga ana e tim eti) edhe "mikroborgjeze tregtare" te persekutuar nga ai regjim (ana e sime meje). Fatmiresisht komunistet e familjes time kane qene nga ata te ndershmit qe nuk i kane rene ne qafe kujt (ndoshta ishte fat i mire qe gjyshi im vdiq heret se kush e di mund ta kishin nxjerre armik te popullit gjate vales se spastrimeve). Ndersa familja e sime meje, megjithe te zezat qe hoqi nuk na mbrujti kurre ne, femijeve, me ndjenjen e urrejtjes. Edhe kureshtjen tone si femije te pandreqshem e shuanin me takt e pa fanatizma. Kur guxonim te hipotetizonim kundra personave te vecante te familjes se babit ishin ata te paret qe na mesonin te kunderten. Ja, nga kjo pervoje personale e marr guximin kur them se duhet te mesojme te falim njeri-tjetrin. 

 Ne artikull thuhet se hartimi i ketyre deshmive eshte bere per qellime edukative...ose nuk e ke lexuar Plotesisht Misionin e kesaj Edukatores ose nuk e ke kuptuar dhe hyn hyn tek te "maivet e pastert " Me evidentime Krimesh  nuk edukohet por dokumentohet per tu DENUAR ! Denimi tij Edukon !

Me te vertete qe i nevoiten Shqiptareve vepra e dokumentime qe tregojne "egersine " e tyre ne kohe te Egersise .Psh te dokumentojne se si Markagjonet pasi e Arrestun Abdulla Pash Drenin e 'sodomizuan " ( shkruar ne kujtimet e tij )dhe me pas  e pushkatuan ..Ta kete pasqyruar Rosse kete per edukim ? Po biseden dhe Vendimin e Xhafer Deves me Hasan Dostin per maskaren e 4 shkurtit ta kete dokumentuar Dostja ? 

Jam i mendimit qe nuk e kupton perse Shvejkrit bejne thirrje per Firmosje Peticioni ! Po mbetem me te paren se nuk e ke lexuar !

Po kush do denohet o Idriz? Ne mos kane vdekur, shumica ate rruge kane marre. Ja te citoj edhe Gandin e madh "nje sy per nje sy, por ne fund ngelemi te verber". 

Si mer, gjyshja para se te flete nuk thote na 1 lutje te vogel, o Zot i modh m'i ruj kto kalamoj por direkt ke yje te pashuar.

Te merr fryka me menu ca lexote baba. Kushedi si t'a mprefim vigjilencen revolucionare.

Ene ne tashi do t'presim na 1 gjo me mend pej teje.

Po nuk bje kokrra larg peme mer jo!!!!

po pse mer kompetenti i gegnishtes, brockullat me Zot qekan me te mira se ato me yje qe nuk shuhen? 

Po!

nga miratimi yt po marr "brockullat" 

Ik o Jul, me qafsh, bej naj dor qejf neper ishull. smiley

Jam ne nje pozite qe per ironi te fatit po shoh per atraksione turistike verdalle. Keto kishat e reja post-moderne qe quhen korporata, po kerkoj momentalisht "ku te falem". Do ti qe keto kishat e reja e kane krijuar hapesiren e vet jetike sipas pjeses se botes qe kishin kolonizuar, me kryqin e vertete ne dore dikur... 

funny, isnt it?

 

well, ta kuptoj hallin.

anyway, ti ke bere optimization ne shkolle. ja nje zgjidhje per ne: bejme tram (via cancellation), une te jap vojo kushin, ti shen thomane, une manush alimanin, ti gjon pagezorin, une te jap qemal stafen, ti jezusin, une enverin, ti moisiun, une skenderbeun, ti jhv-ne... dhe ai kalamoni ngel mire e bukur me Spongebob Squarepants. Ai ne fakt del me i fitumi, simas mendimit tim.

Si thu? Deal?

po ato pare i ka papa, mer. jo ti.

une nuk fola per thesarin e Krrabes smiley

Jo, jo. Ato i ka "Kisha Katolike" qe eshte brand mark (TM). Hajt se kshu merr kuptim ajo shprehja: te na rroje manastiri, se kallogjere ka plot. 

Ky koment eshte blasfem...per carità....

e kisha me Julin, tregti eshte, treg i lire. 

E pse te duket e cuditshme vb, qe zevendesuan zotin me partine?

E perse duhet te habitemi pastaj, qe pasojat me te renda, luftat e krimet me mizore e gjakatare, jane bere nga fete "laike" ne emer te socializmit dhe nazismit, ku ne vend te Krishtit apo Muhametit, kishe Enverin, Hitlerin apo Stalinin?

Poirot i Agatha Christie, seria mo e mire per mendimin tim, @Cards on the Table. (shife po pate mundsi)

Poirot i kerkon ktyne te 4-ve qe dyshohen te pershkrujne venin ku ndodhi vrasja. (ishin te gjithe me 1 ven kur nodhi).

Ene ai psychic i vet e pyti, pse e bone ket gjo i thot se mund te mashtrojne???

E pamundur i thot Poirot, dashje padashje ata do te zbulojne natyren e tyne te vertete!!!

 

Kurse ktona ktu as s'ke nevoje me i pyt fare, kuptohen pa hap gojen, jo masanej kur fillojne ka gjyshja.

As cuditem fare, vetem te bojne me qesh!!!

 

Tani, ti qe e deduktove "natyren e vertete" te gjyshes, na e zberthe kur te kesh kohe. 

S'di kush eshte me frikshme. Situata kur me te vertete gjyshja, ne vend te perrallave me qerosin dhe princeshen i lexonte perralla me "yje te pashuar". Apo situata kur tjetri e imagjinon (pra e deshiron) nje femijeri tille. Ne te dy rastet, deformim i pariparueshem.

Për mua ishte e pakuptimtë sesi ishte e mundur që 50 mijë shqiptarë të jenë burgosur, internuar dhe vrarë gjatë regjimit komunist.

mos u mundo kot Znj Rose,s'ke per ta marr vesh kurre!smiley

Albanian Human Right Project & liri Belishova

Cdo gje e qarte se sa vlere kane keto DVD smiley

 

Te fundit dhe admin e nderuar ndoshta bejne me kujdes kur orientojne nga keto te Lefqenesve dhe pastaj perdorin fshesen. Sepse jane tallje me Vuajtjet . Jane Politizime dhe vijne nga Motive te Erreta qe shume kollaj mund te spekulohet !

Kjo me kujton nje sekt ketu ne USA qe e thheresin Falu Dong me duket ne Kine . Cfare te shikosh .Edhe vete futen nga njehere ne Kafaze hekuri Komunist qe te pershkruajne izolimin e tyre ndryshe nga nje Kafaz i hekurt Kapitalist ,Njesoj si fotot e ksaj zonje qe mendon se ne Burg fotografohen ata qe shkojne per striptizem  ! Nuk ka tallje me te madhe me Vuajtjet e njerezve se sa karagjozlleqet qe paraqet kjo !

Me pyti njoni nga ata kur po i vizitoja pavionin e Fotove  :

Kini ndonje wilage -bay Ju ketu ? Se me kane thene qe Gjyshja e tij e vinte ne gjume duke i share Yje te Pashuar dhe i lexonte Vuajtjet e Falu Dongut . Na duhet ta nderkombetarizojme ceshtjen !

Kemi ..i thashe ..Po e kemi me pikatore tek PPU .Sa here del ai Frymezohet dhe Kryetari Biles dhe Hundderi behet letrar ne shprehje !.E kemi si burim frymezimi qe vjen nga byth e rrepeve !

Mire  ..mbajeni me qe e keni si ujet e paket !

Po ju futini nji pale frena dore mer dhe lexojeni edhe nji here se per ca bohet fjale. As behet fjale per rehabilitim e as per demshperblim, asigjo. Ajo po thote qe me paret e veta ka mbledh deshmi. Nga Dosti e nga Belishova. Sesi psh nga 6muaj max qe e kishte kodi procedures penale robt mbaheshin nga 9muaj ne hetusi speciale. Sesi psh nga 6batanije ne dimer qe e kas rregullorja kapterri te jepte 2. Sesi psh Tak Ngjela bote si RRK kur vite vakti bukes ose sesi rrobt thyshin doren ne galeri mos me vajte poshte te llava piritit.  Ose sesi i plotfuqishmi i shkote plakes armike qe po hapte kanal dhe i thoshte qe ketu do vdesesh.....

Mos kerceni merr si pulagjela se ke po dilni nonji dite me na thone sa keq qe hodhem bustin.
 

po dilni nonji dite me na thone sa keq qe hodhem bustin.

Ende s'e paske lexuar qe eeshte thene (me shume menyra)?

Krahasuar me vende te tjera te Lindjes, nostalgjia per komunizmin eshte ne Shqiperi e vogel dhe me te drejte. Po te besh nje sondazh, kur ishim me mire, ne ca vende del me shifra dyshifrore per kohen e komunizmit. S'ka gjasa te kthehet busti i enverit, per mendimin tim. Ato historite, jo Rama jo fotot e enverit ne sfond, ato jane budallalleqe. Megjithate paradoksalisht, dekomunizimi ne shqiperi ka qene dhe eshte inekzistent pikerisht se njerezit merren me budallalleqe te tilla. Pse aty ka mbet dekomunizimi te sa batanije i jepnin Liri Belishoves e sa qajne studentet ne universitetet e SHBA-se?

  1. Mund te jete ashtu sic thua ti per nivelin e nostalgjise. Pyetja qe kam une eshte: si dole ne kete konkluzion se une vete s'kam pare ndonje sondazh per kete ceshtje ne Shqiperi? 
    Po e marr si te mireqene qe nostalgjia per komunizmin ne Shqiperi qenka me e uletse ne vendet e tjera. Cfare lidhje ka kjo me ate qe thashe une apo me faktin qe ketu ne Peshk kemi individe qe jo vetem jane nostalgjike, por edhe mbrojne me kembengulje te vazhdueshme jo vetem sistemin por edhe krimet e sistemit?
  2. Nuk po e kuptoj cfare po perpiqesh te thuash me shembullin e Rames me foto. Nuk me duket qe e kam permendur ndonjehere, madje as qe e di per cfare fotosh behet fjale. Cfare lidhje ka kjo me cfare thashe une?
  3. Jo sigurisht nuk ka mbetur tek sa batanije i jepnin Lirise apo te tjereve qe jane denuar me paradoksalisht se Liria Belishova. As tek sa kafe ka pire Nexhmija. Nuk e kuptoj pse ti po perpiqesh te hidhesh ne dege tjeter e te largosh vemendjen nga krimet e verteta te regjimit komunist. E meqe solle shembullin e batanijeve, e di cfare? Edhe ajo eshte pjese e paketes se krimit. Lexo pak per inhumane treatment. Bashke me torturat. Shko provoje ti te jetosh ne qeli betoni me lageshtire ne Qafe Bar per vite me rradhe edhe pastaj hajde na trego a jane budallalleqe.
    Pushkatimet me dhe pa gjyq per arsye politike, apo dhe raste p.sh. si Liri Gega qe ka qene shtatzene kur u pushkatua, ti ku i fut, nen batanije?
  4. Dekomunizmi (cfare do me thene kjo njehere?) nuk eshte dicka qe nje shoqeri si e jona apo e vendeve te tjera te Lindjes mund te bejne me celes brenda nates. Nga c'kam ve re une, shumica e atyre qe mbrojne diktaturen qe lame mbrapa e bejne kete jo per arsye ideologjike, se vertete besojne ne komunizem si ide por sepse kane gezuar te mira materiale e shoqerore (poste, tituj, etj.). Si dhe nje brez me i ri i femijeve te atyre qe kishin poste e pozita - kjo per arsye vazhdimesie familjare. Sepse ke te njejte persona qe ne realitet po ja shijojne frutat kapitalizmit. Kur, prej shkaqeve natyrore, te kete ikur brezi i atyre qe e mbrojne per arsyet qe permenda, atehere do te sjelle fundin e nostalgjise. E njejte sic ndodhi me Gjermanine pas LIIB.
  5. Por, fatmiresisht, ka dhe njerez nga ata ish te privilegjuarit qe me ne fund e kane kuptuar madhesine e krimit dhe pasojat e diktatures dhe e kane sulmuar, e madje dhe kerkuar falje.

Nga c'kam ve re une, shumica e atyre qe mbrojne diktaturen qe lame mbrapa e bejne kete jo per arsye ideologjike, se vertete besojne ne komunizem si ide por sepse kane gezuar te mira materiale e shoqerore (poste, tituj, etj.). Si dhe nje brez me i ri i femijeve te atyre qe kishin poste e pozita - kjo per arsye vazhdimesie familjare.

Cfare etiketimi!!! Po ata me tru te shperlare nga komunizmi, mitet, dhe kulti i personalitetit? smiley

oh, the humanity!...

Po pra! The humanity... Ah sa mire do te ishte sikur disa prej ketyre qe permenda  mos t'a infektonin nje debat mbi vuajtjet e disa mijera viktimave (!!!!!!) me argumente te vegjel siç jane dyshimet mbi figuren e parendesishme te Dostit. 

"ta" pa apostrof.

The humanity... smiley

Ke filluar te mesosh modus operandi smiley

Te them te drejten s'marr shume vesh nga psikologjia. Plus qe me duket dhashe opinionin tim personal, dhe s'thashe "kjo eshte e verteta e shkruar ne gur."

>> shumica e atyre qe mbrojne diktaturen qe lame mbrapa e bejne kete jo per arsye ideologjike, se vertete besojne ne komunizem si ide por sepse kane gezuar te mira materiale e shoqerore (poste, tituj, etj.).

yes, thorni .... 

Eshte nga rradhet e vetme qe flet gjate . Po si gjitnje ne nivelin e atij qe ka mend deri ne Gryke .Nje spekullatore Ordinere ose Ordiner . Po Dostin ke prure dhe me ate u Morem. Dengelat me Krime Juve u mjaftojne te tundni vetem Kufomat per perfitime Politike se xhepat i mbushet me parat tona , aq ndyresisht si i dhuroi Babasqapi e si u perdori Ju per shkop Polici e Terror psikologjik , ne se me vertet je nga keta qe e kane provuar ne kurriz  . E kush eshte ai qe pasi te behet Milioner me leket tona nuk bertet "poshte komunizmi "  Dhe ky eshte KRIMI me i MADH i bere Historikisht ndaj Popullsise Masive . Pervec qe e cveshet nga Dinjiteti duke i lene njerzit mes kater Rrugeve . Dhe pastaj hajt ti veme ne peshore ato "privilegjet " e fantazise se semure tende .

Dhimbjet dhe Vuajtjet jane njesoj ne cdo Burg jo vetem ne Qaf Bar , Spac e Burrel  .Respekt  per te denuarit Padrejtesisht . Hallall Shperblimi Shoqerise per tu reabilituar e zbutur sadopak dhimbjen te vujaturve ne te VERTE jo pas Berihajt ... ndaj Koheve te kapercyera ! Dhe pikerisht jane keto lloj ardhjesh qe i japin kuptim deri te shtrember asaj qe eshte me te vertete Problem .Mbahu me dengelat e Lirise ! Per temos thene edhe lloje si keto te Dostit qe kujtom se Shqiperia eshte kruse Dhembesh !

Po ti si spekullatore s' do mend as kalem , qe te gjitha i quan Fruta edhe mollen edhe ShalQiun !

Ne se ke mundesi qemto nje permbajtje te shkeputur nga Lehjet "se krimet e Komunizmit " ne cilin vend te dush te shohim sesi Logjikon Pa paragjykime , pa pergjithsuar privilegjet e fantazive te tua ne tru te semure dhe pa kercenime se mender fmg ose Kryetari do na heje...mollet !

Ketu eshte fushe qe kembehet jo ring Boksi as Topin e kam une Penalltine e gjuj vet . fshesen ...

 

Patriot,s'e di a duhet me t'falenderu apo jo, se m'solle ne mend ato 2 batanijet me kalvarin e kujtimeve  te hidhura qe ato mbartninsmiley

“Prison Nation: Albania 1943-1990” ?????????

O petronins, qe kur konfesove qe si ninulla ke pasur librin yje te pashuar dhe si muzike relaksi ate revisten e sigurimit te shtetit ku pikturonte edhe Edi Rama, vetem e rendon veten nese vazhdon e flet ne kete teme.

Qendrimi qytetar e parimor qe duhet te mbaje shoqetia per kasaphanen komuniste ne Shqiperi, me shume se per te persekutuarit, eshte per ne dhe per brezat qe do vijne. Po nuk u morem vesh per te keqen, kohe te zeza na presin.

Kemi mbledhur rreth 45 testamente dëshmie.

50 vjet diktature dhe vetem 45 deshmi?! Shume pak mer paskan mbledh!!!

Harram grantet dhe donacionet!!!

nji rendiment mizerabel... pssss... 

me 1/10 e pareve qe kan marr kto, 45 deshmi ti kisha mbledh une vetem te peshku!

Turp e faqja zeze!

Cfare harrami se! Jane vertet pa rendiment. Grup shoqeror i dobet, pa rendiment. Nuk ju ngjajne fare prokuroreve dhe gjykatesve qe kishin rendimente te larta e nenshkruanin denime ne leter pasi ishin vrare njerezit.

ehhh ai rendiment nuk vjen me.

gjalle jane bilbilenjte. gjalle.

Ah ke harruar te shkruash "gjalle" me shkronje te madhe. Kete e konstatoj jo se me shqeteson, por sepse eshte shume e rendesishme per ty te mos besh gabime (te tipit II sidomos). Kete e them me plot dashuri. smiley  smiley

Te thashe nuk me shqeteson. smiley

Madje me pelqen. 

pas pasthirrmes: presje.

Ah si i llogarit te gjitha! smiley

Madje edhe kete.

E rendesishme eshte te mos humbesh ne llogaritje...

nuk me lejon formula e eulerit, edhe po te dua.

mirepo qenka shume e merzitshme te kesh gjithnje te drejte.

Ne fakt, eshte e merzitshme kur mendon qe ke te drejte. Dmth e merzitshme per te tjeret. 

yep, that's right, too. 

have a good one. smiley

Mos u merzit. E them me dashuri. smiley smiley

sherrin ndezur o ta mbajme gjithnje. flaka olimpike shuhet, derman, flaka jone jo.

8000 vjet lufte klasash, tha kryetari. me ulje ngritje, me zig zage, si me qen turi fronces, por nuk do shuhet. se po u shujt, nuk nizet dot mo, si zjermi primitiv.

armiqte midis nesh. Une njof 6 nipa te mehmet shehut ne peshk. dhe tre mbesa te enverit. jini vigjilent!

afer punes kam nji librari qe shesin libra te perdorur. kur eshte kohe e mire nxjerrin libra ne trotuar, $1 per liber. Kaloj herene fundit per te pare mos kish dicka interesante, kur cte shoh te gjith librat qe kishin nxjeere perjasht ishin libra per ish bashkimin sovjetik. Nga "binding" dukeshin qe ishin libra goxha te shtrenjte. Pyes librashitesin, vetem libra per bashkimin sovjetik keni nxjerre sot? Po me thote. Po pse i them une. Kan ngel tha, nuk i blen njeri. Aty e kuptova qe fitorja eshte e afert, Amerika e ka ulur vigjilencen! 

Librashitesi rreth te dyzetave, pantallonat ne perputhje me astarin e xhakaventos. Syzet RayBan (Internim rrezesh). kepucet Clarks. Akcenti i New Jerseyt.

eshte njeriu yne. 

no hot table. i'm leaving. 

per cdo gjo do kem shahid Qemolin smiley

 

Nuk pashe gje ... une po shkarkoja misrin tim.

Une njof 6 nipa te mehmet shehut ne peshk. dhe tre mbesa te enverit. jini vigjilent!

..prandaj jena kujdes me kriju ene nganje small CV for each and everyone

I have walked this lonely road
A thousand Years, it's filled with bitter tears
I have swum across the sea
Just to find I have no home

I have been everywhere
I have seen what I should not have seen
Still I'm here on this same road
Trying to find where is my home

In my heart in my soul
Weariness tears apart
Still I walk on this road but you, my friends... keep the flame alive smiley

 

meqe e permende... mos perfito bi punn e tjerve... smiley

@
o cim cela, mos bej diversion kot, se ketu ke te besh me profesionista... jo njerz peshku dosido... a mkupto a jo? smiley
te gjitha informacionet thelbsore jan mbledh qe me para... prandaj nuk kuptoj se pse dreqin ben si kalama me keto diversionet dylekshe? smiley
aq me shum qe nuk e kuptoj se pse njefare tipeje rri e fshehur dhe ndryshon ene flamur... fare se kuptojm!! mos ka frik vall? smiley

mos ka frik vall?

per ket jam une deshmitare qe eshte e vertete. 

Nuk e ke idene se cme ka bo kur pata shku me e vizitu njehere ne NY. Kujdes me thoshte se mos te ndjek njeri, beji syte 4! Po pe qe dikush po te ndjek mos hajde te une por urgjentisht ndrro destinacion. E tmerrshme! Pale kur ma hapi deren. Me 3 parrulla dhe kunder parrulla! Lllahtar. Ma ngeci veren ne fyt, mos te ndoqi kush, mos te ndoqi kush? 

superintendentja e nderteses ne fakt nuk quhej Anxhela....

per shurdhet: (eerie music...)

Trying to find where is my home...

Ky qeka tamam pijanec .Nje nga kushtet kryesore per tu pranuar ne shoqaten e tyre ...te mos gjesh dot shtepine kur del nga Klubi !...Big Grande Ka ....

U gezove se i ka lene menjane niprit e Hysniut smiley Mosu gezo para kohe se i kane te tjere ato dosje !

Te rrish te numurosh ketu sa niper komunsitesh ka ...nuk ja del edhe me Vite ! I pari POETI smiley dhe vete Lefkopeja qe e ka pjelle . Me ke e ka pjelle ajo ?

Po fatmiresisht qe nuk maten me komuniste e me antikomuniste po me dhembehapur smiley

Is that anyway for Ideatori and emigrant to write one comment, any comment, at the same time and post it ... or is that too much to ask ???smiley

yes. two computers, side by side.

Exactly what I thought ... or is it a known fact and I'm hala ke ura ?

no. new development. details withheld.

one man!

PS. now they are showing "Castle" - if you know what I mean... smiley

 a mkupto a jo? ....si e vjedhme me duket kjo shprehja,por mgja osht qynof me i hy ne hak smiley
 

ne qender mendojne se jeni perfaqesues i klanit Kapo. vetem une nuk mendoj ashtu. kjo ju ka dhene dore deri tani.

Test. Test. Test. Thoni mbiemrin e doktorit nqse emri eshte Isuf. jemi ne pritje per clearance...

...per ty mund te kete lehtesira on judgment day,....mbiemri eshte passwordi ,jepet vetem kur te shporim komunistat nga pushteti smiley
 

Error. Error. Error.

Two trials remaining out of three.

Ndigjo une jam i mendimit qe peshku ka qene gjoja me e keqe e mundshme per antikomunistet. Nuk i ka lone to move on. Its like an ex girlfriend that keeps sending you postcards for your birthday...6 years after you broke up! 

Po nuk t'i dergoi kartolinat per Shen Valentin je ne rregull. Per ditelindje e Krishtlindje i pres me qejf per vete. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).