E "njoha" fare rastësisht këtë Annën me dy "nn?!!!".  Them rastësisht, Cania, një shoku im i vjetër, m'u qep me bukë në trastë. Nguli këmbë: do vish që do vish tek panairi i librit. Kjo ka ndodhur vjet,se sivjet qeshë me  një grip dhe nuk pata gjunjë që të dukesha andej pari. Panairet xhëku nuk i honeps, qofshin dhe për këta që "tregëtojnë" libra. Unë jam librofil, por më zë hastallëku i pulave kur më kujton këtë panairin. Vjet, një miku im, kish  botuar një libër jo vetëm cilësor, por dhe unik në llojin e tij dhe pretendonte për çmim. Ma tha në intimitet këtë dhe unë, skeptik siç jam, ia prita:

- Ore mik, po a e di ti se si është puna e çmimeve këtu? Pothuajëse janë ndarë, para se të komunikohen.
- Po nuk është e mundur,- ngulmoi ai.
Mirë,- lëshova pe unë,- dhe i rashë pas mikut.
Kur shkuam atje, takova një mikun tim të dikurshëm. Pas kaq vjetësh pa parë, u përqafuam dhe,vetvetiu, lindi pyetja:- Po ti, ç'ne këtu?- pyeta unë.
-Kam ardhur të tërheq çmimin në vënd të tim biri që nuk ndodhet këtu. Miku,sa dëgjoi, ç'më tha tjetri, më kapi prej bërryli dhe më tha:-Hajde të ikim. Tek po dilja nga panairi, pa  marrë pjesë në atë moment që quhet "event",tanimë, për ta freskuar pak sedrën e mikut  tim, i thashë:
- Gjithmonë çmimet këtu përfliten, Shkruhet në shtyp, por deri tani asnjëherë nuk ka ndodhur që të mos ketë ankesa. Ca për jurinë e ca për nominime  të njëanshme. Ka qenë në Fier një rrobaqepës,aty mes viteve '50-të, që u thoshte klientëve:
- Mos zbrit zotrote nga gomari,se ta kam marrë masën. Dhe të gjithë vraponin drejt tij. Burrë i zoti, apo jo? Miku qeshi me analogjinë time që,veç për të qeshur, nuk është.
                                          
                                        *    *    *  
Tek po dilnim nga pavijoni i panairit, ballë për ballë, u rrëfye një  bjondinë nga ato që të merrte mëndjen. Kjo, sa e pa mikun tim, iu hodh në kokë sikur të kish rrahur këmbën e kalit për të. Mua (epo unë s'e ha thatë,de) as që ma vari fare dhe, tek miku im bëri prezantimin, më tha:- Mikja ime e vjetër.  Kemi qenë në Firence me këtë,para se të shkoja në Amerikë. Dëgjo,- ndërhyri miku,- kjo shkruan libra dhe ka bërë emër andej. Vetëm i shkruan  në italisht, se shqipja, sipas saj, nuk është gjuhë ku mund  të tregosh gjithë talentin që ke si autor.  Sa e sosi këtë parashtrim të shkurtër miku im, mua,siç duket më kërceu një tis nervor dhe, me zë pak të lartë (siç e kemi ne, nga fshati), pyeta:
- Me kë kam nderin të njihem?
-Anna   Gurra,- foli ajo, e  talentuara.
-Ana,- shpova unë tërë mllef,- nuk e kini emrin me një n-ë?
-No,no,-ndërhyri dhe ajo, jo vetëm me mllef, por dhe përbuzje, duke parë nga lart-poshtë,siç shikonte ustai çirakun dikur.
Dhe ky,- ndërhyri miku,- shkruan libra ( e kishte për mua, kur thotë Belul Gjeraqina në një skeç të  të ndjerit, Qamil Buxheli, luajtur aq bukur nga Fuat  Boçi).
- Shkruan libra,- përsëriti ajo, sikur me këtë donte të thoshte: -U bë dhe ky!
Po mua më hipën ato të miat dhe,tek i shkel synë imtësisht mikut, them:
-Unë jam Enno Bandilli. Për çudi, dhe unë me dy"nn" e kam, sikur me këtë batutë doja të zbutja pak këtë të "talentuarën" me dy"nn". Qeshë bërë tym dhe po më hanin brirët për sherr. Miku , për të fashitur pak erupsionin tim, propozoi që të pinim nga një kafe.
Më mirë kështu, mendova, një  rrugë e dy punë: kam  për t'ia  rrëxuar hundën përdhe kësaj "efendilleshkës" që miku im ka njohur në Firence. Kisha marrë aq përpjekur, sa mund të mbysja dhe një djall.
U ulëm dhe,tek po i bëja një vështrim preçiz (alla-migjenian) mikes përkarshi, befas, syri më rroku një kokërr në mjekërr, që zonja e kish maskuar me marifetet që ka "salltaneti" i sotëm. Nuk është e mundur,- thashë nën zë. Të jetë kjo? Doja të kërkoja ndihmë, si në ato pyetjet " kuinz", por kujt t'i drejtohesha. Teksa po bënim porositë ( unë gjithmonë ekspres,natyrisht), zonja kishte avadize të mëdha. Po aq më bënte mua. Mëndjen  e kisha gjetiu: ishte apo nuk ishte ajo, Ana, që kisha njohur unë dikur, që tani na është kthyer, shkrimtare, po se po, por dhe emrin e ka me dy "nn", pra Ana është kthyer në Anna. Sa më tepër qëndroja në atë tavolinë treshe, aq më tepër arratisesha që  aty, në ato vite të largëta, kur e kisha njohur këtë Anën që sot është me dy "nn". E mblodha mëndjen top dhe u futa në kërkim:
- Mos ju bezdis, po t'ju pyes se ku e kini  bërë shkollën?
- Aspak,- foli ajo. Në Elbasan!
Sa tha:- Në Elbasan, unë desh bërtita:"Eureka!". Ajo është dhe nuk  e luan topi. Tani gjahu më kish ardhur në shteg. E di vet se si do   e "vrasë".  Ndjesë pastë, im atë, për raste të tilla, si i kësaj Annës me dy "nn", thoshte: - E di vet babai,se si  do flerë  me nënën. Thoshte, por unë, jam Enno me dy "nn" dhe dua që ta vrasë gjahun me dorën e vet.
  
                      *   *  *
Me që ke mbaruar në Elbasan dhe  shkruan libra, dëgjo të tregoj një histori. I ka ndodhur një shokut tim. "Efendilleshka" sikur u kthye me një "n" dhe po më dëgjonte. Puna ia donte që dhe të  tymoste (se kot nuk qe me dy "nn",de!) dhe unë  e mpreha hostenin dhe tani po i vija bodecin, që të shponte më mirë. Më kishin hipur kacabujtë. Dhe fillova:
- Ka ndodhur aty,mesviteve '50-të, në shkollën ku kini mbaruar ju (epo nuk mund t'i flitet në vetë të parë, asaj me dy "nn"). Kurrë në dimër, sado që të grin era e ftohtë e Krastës, në konvikt nuk kish ngrohje. Flinin në të tri katet.Në katin e parë veç vjazave konviktore, kish dhe djem. Asnjë mur ndarës nuk kish për t'i ndarë dhe kurrë nuk pati asnjë shqetësim.
-Po, po,- ndëryhyri dy "nn-ja",- ashtu ka qenë. Po ju si e dini këtë gjë.
- Po Enno ka qenë konviktor si ti,- sqaroi miku im
-Ua,- bëri Anna. Po kur?
-Pikërisht, për ato vite,po flas.
-Me mua nuk je njohur, apo jo?- pyeti.
-Jo,jo,- gënjeva. Me vete,-thashë,- dale, dale se  do ta rrëxoj një "n". Kam për ta nxjerrë nga hundët.
Dhe vazhdova. Ftoht si në Elbasan. Vajzat, për të qenë pak më ngrohtë, flinin dy e nga dy. Që flinin kështu, nuk kishte asgjë të keqe. Por ja që ndodhi një ngjarje që gajasi tërë konviktin. Kishim dhe  ne në konvikt një vajzë që quhej Ana. Ana po  me një  "n" jo si  ju me dy"nn". Kjo, Ana, flinte në krevatin e parë me Dafinën. Secila zgjedhjen e kishte të lirë. Na ngrihet ashtu mamullëk (përgjumësh,de) dhe fill e për të shkuar në WC. Kur kthehet, në vënd të futet në dhomë të saj, drejt e tek dhoma e çunave. Të tërë flinin dhe as që e dinin se kush kishte ardhur. Kur dëgjojmë,që i thotë:
- Dafinë, bëj tutje se ke ardhur këtej nga  ana ime. Dafinë..., po  e shkreta Ana ( ama ishte me një "theksoja" unë, duke shpuar atej ku më lipsej), gabimisht po i binte më qafë Gaqit. Dritën nuk e hapte, por Dafinë këtej, Dafinë andej, dhe, tek kjo s'po i bënte vënd, Ana i vuri duarët që ta shtynte tutje. Epo, Gaqi, nuk qe i vdekur, sa ndjeu një palë duar që e shtynin tutje, i mbërtheu këto duar, dhe mënd u përfytën. Kaq qe. Shamataja në qiell dhe Ana iku e turpëruar. 
Tek tregoja pak me nerv, me sy ndiqja atë me dy "nn". E pashë që i ra një "n" dhe nuk e donte veten. Bëri sikur kërkoi dikë në telefon dhe i thotë mikut tim:
-A do më përciellësh?
- Patjetër,- pranoi ai.
U ngritëm dhe, tek u ndava, i thashë jo pa shpoti:- Ajo Ana ime qe me një "n", por, sidoqoftë, ia vlen për një tregim,qoft dhe italisht. Bodeci e kish shpuar tejpërtej,se e pashë që nishani i maskuar sikur  kish zënë vallen nga një tis nervor. M' u duk se ia hoqa një "n" dhe sikur kisha hequr një mal nga kurrizi. Më dha majat e gishtave, kur u ndamë. Mikut i kish thënë: - Ai, fshatari, jo libra të shkruaj, por nuk bëhet njeri. Shumë vulgar qe... Ta kish mirë? Jam apo nuk jam vulgar, pak rëndësi ka, ama një "n" ia rrëxova. Gaqit atëherë i thashë:- Po ç'qe ai fat qorr që ta zuri shul... Eh, moj Ana, që je bërë shkrimtare  dhe je bërë me dy "nn"...
* përkimi me persona të njohur, është veç rastësi.
                   
                   Tiranë, 6 janar  2014

24 Komente

"Unë jam Enno Bandilli. Për çudi, dhe unë me dy"nn" e kam, sikur me këtë batutë doja të zbutja pak këtë të "talentuarën" me dy"nn". Qeshë bërë tym dhe po më hanin brirët për sherr. Miku , për të fashitur pak erupsionin tim, propozoi që të pinim nga një kafe.

Rrofsh o Papi se na kishe munguar! Te uroj shendet e qofsh mire!

u bofsh lomsh thuj ma mire smiley

Per lexuesit anglishtfoles te Peshkut qe futen ketu per te mesuar shqip ngaqe kane rene ne lustshuri me ndonje shqiptark/ke*, kjo shprehja perkthehet "may you become a yarn teddy".

*Kush e ve ne dyshim egzistencen e tyre eshte duke nenvleresuar te pakten 2 koleget e Pjerit.

ne lemeri thuaj smiley

S'te ngel qefi nese them se ky komenti yt (i pari) ketu me ngjau pakez fare me reagimet ndaj profilit te kesaj cuces? smiley

I know, I better stop being sincere before I get into trouble smiley

opo jepi se je ne forme sot smiley

Tre pikcuditese + nje pikpyetje do mjaftonte per te na thene se sa shume te komplekson dhe te qit krizat ne siperfaqe nje femer e cila duket allafrenga dhe pi dhe cigare. Megjithate dhe tregimi kishte vlerat e veta, p.sh. ato shprehjet efendilleshkëhastallëku, avadize, etj. smiley

lol. Tamam rromuze fshati. Se pse me kujtoi bemat e Shokut Zylo ("Do te ndeshemi kryetar!"). I kendshem ne lexim per shkak te diksionit, po ate mllefin me "n"-ne e dyte nuk na e ka sqaruar tamam se nga i buron. smiley  

* përkimi me persona të njohur, është veç rastësi.

Ja paska mbeshtjelle Pupi Anes,ja ka hudh te gjitha germat ne toke, pervec A-s,   dhe kjo bente sikur e kishte harruar!smiley 

Kush e di do e kete pase Ema vajza e botes, apo nuk ka ardh puna deri aty sa te nderrohen emrat kur perdoren per tregime? smiley 

Cme kujtoi eren e krastes dhe dhomen e konviktit pa xhama

 

MAdje dhe cunat flinin dyshe

E pa pare

Ej, po ne kemi edhe Enno Bozdon, ......por kemi edhe Gerd(i) Vason... e kemi edhe plot kkulufer te tjere qe behen trendy si t'jjashmit me keto emra... Papo i ke rene ne te..... ja ashtu fshatarçe, .......i ke nxjerrre gollomesh....

Haha Kuluf kisha kohë që nuk e dëgjuar smiley

Z. Perparim, Anna me dy "nn" eshte Annnna. Gezohem qe te shoh emrin, uroj te jesh mire me shendet e te tjerat e rendesishme. Ajo Laura nga te jete valle...

 Ai, fshatari, jo libra të shkruaj, por nuk bëhet njeri.

Anna, po ,qe mund te jet qytetare,madje edhe shkrimtare...

me vjen keq vetem qe nuk tha asgje per krijimtarine e anes...mbase ia vlen te lexohet me nje n apo me dy...kusuri snob ka plot gjithandej ,ne çdo kohe...

Mah ,inati i katundarit...se pse ajo e shkreta eshte bere anna me dy n..ta tregoj une ty...kuj do i tregosh ti?Pra pa asnje problem me Annen,iu sul me dosje...Pse te mos e shihte si vanitet femror,si nje perpjekje pse jo edhe komerciale per punen e saj.Edhe Sofia Loren nuk quhet keshtu.Loren e quajten sepse ne ato vite ishin shume ne mode vajzat nga europa veriore e ky mbiemer ishte pak a shume si anna me dy n....

te mires nuk i duhet komerci. edhe: e mira nuk shitet, falet. edhe: me mire pa vanitet se me vanitet.

bravo....nuk paske marre vesh hiç....komerci i duhet per librat qe shkruan e shet ,per personazhin si shkrimtare...e h Bido me ke llafos une...

smiley

vanity is my favourite sin, thoshte al pacino ne fund te devil's advocate.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).