Shqiptarët u ngopën tashmë për të tretin muaj me rradhë me nga një apo dy konferenca për shtyp nga dy drejtoreshat e tatimeve dhe doganave si dhe nga vetë kryeministri për të ashtuquajturën “mrekulli” mirëmenaxhimi fiskal. U pretendua se plani është tejkaluar kaq apo aq, rekord historik e të tjera.

Në fakt, të dhënat e Ministrisë së Financave për muajt tetor dhe nëntor 2013, (të dhënat e dhjetorit publikohen në datë 20 janar), nuk tregojnë asnjë mrekulli miradministrimi, përkundrazi, flasin edhe për një situatë të përsëritur evazioni fiskal me akcizat, gjë që, (meqë PD na u zemërua bëjmë mirë t’ia kujtojmë), ka ndodhur sa herë që është rritur akciza.

Ja si është pak a shumë situata:

Në muajin shtator u mor vesh nga kompanitë e cigareve dhe ato të naftës se qeveria e re ka në plan të rrisë akcizat. Lajmin që akciza e cigareve do të rritej me 20 lekë, e mora vesh nga një importues cigaresh.

Tani, si çdo lloj biznesi i llogjikshëm, duke përfituar nga lloji i shtetit dhe qeverisjes që kemi, kompanitë e cigareve dhe grosistët e cigareve filluan menjëherë të importojnë.

Në muajin tetor, qeveria pati 1.5 miliardë lekë të ardhura më shumë se sa tetori 2012 nga Tatimet dhe Doganat. Rritja duket shumë e fuqishme, e paparë. Vetëm se 1.44 miliardë nga këto u dhanë nga akcizat. Dmth nga rritja e importit të cigareve dhe naftës.

A ka ndonjë lidhje me miradministrimin kjo punë? Po mund të ketë, por ka më shumë gjasa të ketë lidhje me akcizën e re.

Tani kalojmë te muaji nëntor. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë shtuar me 131 milionë lekë në krahasim me nëntorin 2012. Nga këto, akcizat janë rritur me 1.1 miliardë lekë, ndërsa Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin e Tatimi mbi të ardhurat personale, kanë rënë ndjeshëm.

http://diaryoftirana.com/wp-content/uploads/2014/01/nentor-2013.gif

Të dhënat e muajit dhjetor nuk janë publikuar dhe nuk e dimë se nga ka ardhur rritja. Tani, ne të gjithë e dimë se shteti nuk ka taksuar ende deri tani asnjë paketë cigare me akcizë të re 90 lekë për paketë dhe asnjë litër naftë me taksën e re të qarkullimit. Por që nga fillimi i dhjetorit, çmimet e cigareve janë rritur sakaq. INSTAT bëri të ditur se në dhjetor çmimet e cigareve janë rritur me 8 për qind. Tani që në fillim të janarit, nafta e importuar vitin e kaluar me taksat e vjetra, ka filluar të shitet me çmimin e ri. Problemi nuk është aq shumë te dy drejtoreshat, kuptohet. Kur kompanitë kanë mundësi të përfitojnë, nuk mund të presësh se nuk do të përfitojnë. Gjithsesi është e sigurt se këto të ardhura shtesë tani, janë të ardhura mangët në vitin në vazhdim. Dhe nuk është se ka ndonjë lajm të tillë këtu. Po të hysh te faqja e Ministrisë së Financave, te seksioni raportime, mund të gjesh shumë raporte për përsëritjen e këtij spekulimi sa herë që janë rritur akcizat. Dhe akcizat nuk janë rritur pak herë.

Në një situatë normale, administrata tatimore dhe doganore do të duhet t’i taksojë karburantet dhe cigaret shtesë me akcizat dhe taksat e reja. Akciza dhe taksa e qarkullimit paguhet nga konsumatorët. Si e tillë, duhet të shlyhet në pikën kur konsumatori e paguan dhe jo kur tregtari e prodhon apo importon. Por për shkak se Shqipëria nuk është një shtet funksional, por është shtet doganor, çdo gjë mblidhet në doganë. Që dhjetëra milionë dollarë taksa shtesë të përfundojnë në buxhetin e qeverisë, është mirë që kompanive t’u kërkohen inventarët dhe për paketat e naftën e pashitur deri më 31 dhjetor, t’u kërkohen taksat shtesë sipas ligjeve të reja.

Siç e dëgjuam, Partia Demokratike e “denoncoi’ këtë gjë. Por kjo parti para se të denoncojë këtë spekulim tregu, duhet të denoncojë veten për aq e aq të zeza që i ka bërë vendit, përfshirë lejimin e një rafinerie nafte të punonte për vite dhe vite me radhë pa paguar taksa e të tjera. Një parti antishtet si ajo nuk ka ndonjë gjë për të na thënë.

Sa për Rilindësit, është mirë që të jenë më korrekt në interpretimin e shifrave.

Burimi: http://diaryoftirana.com/asgje-e-pazakon...

39 Komente

Herezi!

"Shiko se sa na eshte mbrojtur shendeti gjate kohes se qeverise se Berishes. Imagjinoni se sa me shume do te na mbrohet gjate kohes se qeverise se #Rilindje.
SHPERNDAJE/SHARE Nese dhe ti e ke ndjere rritjen e cmimit te naftes dhe uljen e te ardhurave si rrjedhoje e taksave te larta."

 

PS. Ky poster qe pergatitur nga Partia Socialiste para zgjedhjeve te 23 qershorit. Mungon e dhena e fundit: 2014! 5 mije leke, = me 25 litra nafte 

Sipas posterit, Berisha paska qeverisur per 8 vjet duke harxhuar me pak se nje serbator, dmth i bie qe ka funksionuar kryesisht me gaz/pordhe. Pra ne poster mungon formula per obligacioniet e CO2 per te cilat u lodh se shkruari Pjeri.

mora vesh qe i ishte kthy Elisa Gjergj Erebares, edhe e kishte bo pestil. me fakte tek e tek e tek.

shum e zonja!

Link?

Cimo,

Une pashe vetem nje pjese ku nje zonje i jepte ca shifra Elises per te tregu qe ato qe thoshte nuk ishin te verteta. E di cila ishte pergjigjia e Elises : "Ajo nuk eshte taman ashtu si thoni po nejse s'ka rendesi!"

Tani une them qe me kshu lloj fjalishe te kopjuara nga menyra e argumentimit te Rames, Rigroposjen e kemi te sigurt.

Tani eshte kollaj me u qa Lizandro. Ku ishte Bamka kur duhej, qe t'i jepte nje dore atij veni?

O PF kur te filloj pune sekretarE e Bamirit do t'ia transmetoj keto pyetjet e tua. Biles ene do i lutem qe te te ktheje pergjigje.

Deri atehere po s'e pate bezdi me le rehat te jap mendimin tim per ata qe paguhen me taksat e mia.

Jo mer daje. Une nuk te thashe mos jepje menim. Thjesht kisha idene qe ti e njifshe Bamirin pranej te pyta. Se dija qe duhet te ngriheshe deri ne rang sekretarial per te marr vesh noigjo.

well, ti mbase ke pa pjes qe te interesojn.

shif psh si te ai guri i mekes smiley

kur e verteta eshte kshu smiley

Elisa esht birinxhi - vetem te beje sqarim publik qe nuk e ka mo qejf Ypin. Edhe u la.

 

Jo vallahi po shifsha Barcelonen (Marshallah Messi u kthy me dy gola) dhe kur maroi e cova te T-CH. Ou qeka Elisa, hajd ta nigjojme pak. Pasi foli per ca gjona pa lidhje per faktin se Shqiperia nuk eshte vend normal, pra ketu nuk ben dot gjera normale. Apo e filloi argumentin duke thene qe biznesi ankohet per cmimet e references, por nuk kemi kapacitet ne dogana per t'i heq. E maroi duke thene qe biznesi nuk ankohet per cmimet e references.

Kur filloi edhe me ate arrogancen ne vend te argumentave dhe shifrave, atehere bashke me Shemsien teme thame te shkojme te flejme para se te shkulim floket.

Akciza dhe taksa e qarkullimit paguhet nga konsumatorët. Si e tillë, duhet të shlyhet në pikën kur konsumatori e paguan dhe jo kur tregtari e prodhon apo importon.

Që dhjetëra milionë dollarë taksa shtesë të përfundojnë në buxhetin e qeverisë, është mirë që kompanive t’u kërkohen inventarët dhe për paketat e naftën e pashitur deri më 31 dhjetor, t’u kërkohen taksat shtesë sipas ligjeve të reja.

Po po.

Rri sa rri Gjergj Erebara, dhe veç kur ja ben forra smiley Me pelqen me keto kritika si ilaç per qeverine dhe shoqerine shqiptare. 

Ne Shqiperi biznesi eshte xhungel! Te gjithe vjedhin njeri tjeterin dhe bejne kompromise ne menyre vertika dhe horizontale! Me shtetin dhe me klientin! Tregu ne Shqiperi nuk ka asnje standart normal! 

Ja te marim nje treg ne Tirane ne 100 m katror vend, jane gati 100 shitsa, qe paguajne nje qira mujore nje pronari te caktuar, (Dore e pare) ta zeme  100. 000 lek ne muaj  me letra te rregullata. Keta behen "pronar" dhe  pastaj shesin e kete 1m katror , 200.000 lek nje personi te tjeter (Dora e dyte) smiley Dmth prona kalon ne dore me dore, dhe qiraja rritet dore me dore smiley Ka raste qe kalojne (e shesin vendin) ne Dore te Trete smiley Mendoni tani se sa here rritet cmimi i qirase se vendit, dhe ai i artikujve!! Ne pergjithsi ne gjithe Tiranen  te gjitha mallrat jane te cilesise me te ulet, qe vijne nga Kina Turqia ect fitimet jane kolosale! Ai qe e ha mbrapa eshte konsumatori! Shume mallra jane jashte standartit, lire lire fare, por ne Shqiperi shiten shume shtrenjte per xhepin e Shqiptareve! Keta lloje biznesmenesh, ja fusin (kompromentohen) edhe shtetit edhe klientit! smileyAs nje nuk ve cmimet e artikujve, te ndryshem! Shitsi thote vetem nje shifer ne ajer, dhe nje " Zotni, eshte malli mire italian" smiley mere pa merak! smiley E kshu kshu! Xhungel e tera! 

 

Tani, kjo puna e importit te sforcuar ne sasira shume me te medha do te thote qe grosistet bllokojne shuma te medha parash per nje periudhe me te gjate kohore. Dhe nese keto para te teperta i kane marre me kredi do te thote qe i rritet kostua nga interesi. Nga ana tjeter, karburantet jane subjekt i oashilacioneve te shpeshta te cmimeve ne burse dhe nese blen sasira te medha duke krijuar rezerva ta zeme 4-5 muaj asnje nuk te garanton qe pas 1 apo 2 muajsh cmimi ne burse te te bjere edhe 20 apo 30% dhe te dalesh si ruar qethur. 

Vështrimi i Gjergji Erebarës është mëse korrekt dhe dritë për ata të cilëve përsa u përket linjave të tilla janë në errësirë të plotë! Shumica e shqiptarëve as që kanë haber ende nga strukturat ekonomike kapitaliste, por janë ende me idollogjirat e socializmit! Kjo sjell dhe pasojat e 23 vitesh kacafytje politike se kush do e marri qeverrine e të favorizoj klientelizmin e vetë, ndërkoh që pjesa dërrmuese shqiptare zhytet sa me thellë në m``t.

Tani, filloni të mendoni pak mê thellë e të shihni pak më larg! Në një tjetër mini debat me -heretik- që fliste nga Italia shkëmbyem pak fjalë për pasuritë natyrore! Zonja apo zotëria, se nuk di cilës gjini i përket një nofkë, ishte i paqartë se ç'mund të sjelli pasuria natyrore e shqipërisë, aq sa shkroi se edhe Hoxha u mundua, por s'ia harriti. Linku i mëposhtëm besoj do ju japi më konkretisht informacion se ku mund të arrihet kur ke të tilla burime nën këmbë. http://www.cbsnews.com/news/every-norway...

 

I dashur Leonard, kjo faqja ishte anglisht, a mund te na i perkthesh edhe neve (qe s'dim anglisht) me dy fjale i dashur. 

Dudushi qe moderonte biseden me Elisen ne boten e doganave.

Te qafsha mi shege.

Ishalla bo zoti mire smiley

E kam shkrujt dhe ne nje teme tjeter se jo rastesisht po perpiqen ta bejne Spiropordhen si yllin e politikes se majte shqiptare !

Nuk do te jete rastesi fare se kur te hiki Rama nga politika ( mbas nja 10 vjetesh ) do dali spiroPordha kryeministre apo presidente e Allvanise (Hallvasie) smiley

@Ruzh Dudushi e ka kap ate presh aq fort e spo e leshon ma zalla .P

spiropalen thjesht po e perdorin.Eshte lenka e koheve tona...me po kaq lehtesi do e djegin...eshte logjike...

Spiropali Lenke? Mos! Ajo eshte nje pilivricke qe edhe babain e kryqezon ! " Mos i rafte kush ne dore ..! " - me tha keshtu nje miku im dje, grosist i gazit te lengshem !

Do bej karriere goca grave, ajo ca nuk duroj mbi shpatulla (deri qe e poshteroi ai laci kryetar bashkie ne Kavaje) qe te zinte nje kolltuk. Me ne fund i erdhi dita. 

Mos ndoshta eshte pasoja e ndonje JO-je ky mllef? 

Une ndaj JO-se reagoj me #kulture. 

O Cimo o i vogel Firauni o burre. Ka target mo te ulet. 

Po pra se e di shume mire se per momentin ka dhe gurin dhe arren ne dore !

Nuk ka tym pa zjarr grava !

 

Erebara duket beson tek vetvetja. Dhe kush nuk besoi xhanem ?

Gjergji mire e ben qe shkruan ndonjegje po edhe me u lodh kaq shume me u marr me ate debilen histerike nuk e di nqs ja vlen. Nje tas pershesh po ha dhe ajo Gjergjo, kur te merzitet Edi sic e ka zakon ka per ta flak tutje, megjithese keta mjaftistet jane lepires te keqinj. 

Leje se ka dale Rama te Opinioni, ka fillu me fol me keq se Berisha me shifrat. Kodra mbas bregut duke shpik shifra nga hici ne lidhje me buxhetin. 

duke shpik shifra nga hici ne lidhje me buxhetin. 

Ne poltike kjo eshte vlere e shtuar. 

Kete vleren e shtuar kush e kishte me shume, Rama apo Berisha? 

Ate e vlereson tregu (votuesi). 

 

Nxirre, nxirre burimin e literatyres ku je bazuar ne kete pohim!

Pra 1-1, Berisha ne 2009 e Rama ne 2013. Ishalla e lene me barazim pra. 

Kjo "loje" nuk lihet kurre, aq me pak me barazim. 

Ve re se se qenke njeri qe beson ne fantazma. 

Po pse mo Ron, perjetesisht Berishen dhe Ramen do votojme ne? A nuk thu ishalla e mbyllem me kaq me Berishen dhe Rama qofte si fitues qofte si humbes ne 2017 ti kete zgjedhjet e tij te fundit?

Ja ti morim gjonat me gjakftohtesi dhe avash avash. 

Nixonit kur humbi zgjedhjet me Kenedin, mbeshtetesit e vet ne Texas i thane, mos u merzit mbas 4 vjetesh e provojme prap. Nixoni u tha, 4 vjet ne politike jane "an eternity". Berishen e ke ne politke qe prej 91-shit, pra praktikisht ke perjetesisht qe ate voton. Por gamiles politike te Berishes i shteroi uji me 23 Qershore. Rama nga ana tjeter, te shohim.

Rono sipa logjikes nixoniane qe sjell ti, i bi qe ene Rames t'i kete kalu vakti prej kohesh. Se 15 vjet u bo ene ai qe vje verdalle.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).