Dhuna ndaj gruas nga bashkëshorti nuk është rast i rrallë në realitetin shqiptar. As ai të birit ndaj nënës apo babait. Por dhuna në familje nuk njeh kufij në ngjarjen e mëposhtme, ku babë e bir bëhen bashkë për të dhunuar nënën dhe bashkëshorten. Kështu i ka ndodhur një 39-vjeçareje në Durrës, në zonën e ish-Kënetës, pasi gruaja ishte kthyer nga puna më vonë se zakonisht. Historia ka nisur me një debat për shkak të vonesës, por situata ka degjeneruar në dhunë barbare me mjete të forta, ku bashkëshorti 45 vjeç Gj. Arapi dhe djali 17-vjeçar P. Arapi, nuk janë mjaftuar me dhunën e ushtruar por i kanë prerë asaj edhe flokët. E dhunuara është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit, ndërkohë që policia ka vënë në pranga babë e bir. Ata do të përballen me drejtësinë për veprën penale të dhunës në familje, ndërsa është plotësuar padia edhe për lëshimin e urdhrit të mënjëhershëm të mbrojtjes për gruan nga ana e policisë.

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Durrësit ka hartuar edhe tre kërkesa të tjera për vënien nën mbrojtje të grave dhe vajzave të dhunuara.

648 Komente

Po he mo vlla shyqyr qe e sqarove , Ne Itali gra pa fund.

me t'knoq shpirtin brado. si rrush jan,me t'mirat n'rruzull per mu.smiley mas shqiptareve kuptohet se m'qisin syt gocat k'tu masanej.smiley 

Po normal mo normal , mas Shqitareve vijne smiley

nuk quhet femi djali 17 vjeç.

Kur bejne shqiptaret si te ndershem dhe me Norma familjare kur deri pak vitesh rruget e europes ishin mbushur me prostituta nga shqiperi.tradita e donte qe te maroheshe dhe ta shisje "gruan" pastaj si prostitute.burat shqiptare qe mbahen me leke nga grate

Po jo te gjithe burrat Shqiptare jane keshtu si thua ti mi Fjona , i fute te gjithe ne nje thes smiley

e shef si i fut tjetra t'gjith me i thessmiley sjan t'gjith mi fjona jo,s'jan t'gjith ashtu

"Une nuk jam si gjithe te tjeret"...shprehje shume e degjuar kjo. smiley

aaaa. mos harro pa permend edhe kur i shitshin per 200 euro gocat e reja ke pleqt e maqedonise. smiley 

Jo , Jo vetem ata te "ndershmit" se edhe babai Im burre shqiptar eshte por eshte vite drite larg nga sjellje te tilla

Ashtu eshte te gjithe,vec babait tend.

n-1.Keshtu jemi ne rregull.

Po vellai,kusheriri,burri,ku hyjne?

Ja pra qe paska shprese memedheu me gjithe keta baballare engjej....thjeshte me duket ironike kur dalin ca shqiptare dhe thone qe x shtet nuk ka vlera familjare apo duan akoma gruan e pacpuar kur vete bejne 1001 te zeza.tani te marohesh me nje femer dhe ta nxjerresh ne rruge nuk e di ca ka me keq se kaq.ik e thuaj nje francezi tani juve jeni te shfurur se nuk beni dot zap grate kur ai mund te ta ktheje per 5 euro q... Nje shqipo ne rruge dje.

edhe babi im njishtu. edhe kur ecen nuk i mshon fort komes se ka frik se shtyp ndonje milingone, aq humanist i madh eshte.

nuk e di ça kan thene me 500 komente por ne europe thone qe i vetmi vend ne bot ku ka nje proverb; fjator eshte i vrari jo vrasesi,quhet Albanie

Dhuna s'njeh kufij? Injoranca nuk njeh kufij deshen te thoshin. Shqiperi hesapi cdoni me...mir qe e cuan ne spital mavrine.

moret kot goca se burrat i zgjidhni vet dhe koh per ti kuptu kush jan keni sa t'dush.

kur isha çunak n'ato fillime t'gjujtjessmiley, m'ka thon njoni ke rruga elbasonit i fjal qe se harroj kurr dhe qe jeta ma ka vertetu. nuk je ti qe zgjedh mer trap -m'tha -osht ajo qe t'zgjedh ty.

hajde kundershtojeni po deshetsmiley pranej m'boni pershtypje  f'mija i saj se siç thash,me burra pa bole osht plot rruzlli

Ke Rruga Elbasonit zgjedhin femrat meshkujt po ne po flasim per rrugen e Kenetes pa! It's all about location. smiley

Me duket se po e sterholloni kot muhabetin.Dhuna ndaj personit eshte  e patolerueshme dhe e pajustifikueshme per cfaredolloj arsyeje(pervecse raste vetmbrojtje).gjykatat duhet t e fillojne te japin ndeshkime shembellore ne menyre qe njerezit te mendohen dy here perpara se te ngrejne doren e dhunojne dike tjeter.

" ..Burrat i bejne tere zullumet e grate e shkreta i hane ....kallepet" Dhorka
Diskutohet nje problem i vjeter sa vet jeta dhe harrohet se xhelozia i ushqen rastet, tek burrat, per te shperthyer dhuna mbi femrat.
Mirepo kjo semundje nuk sherohet duke " emancipuar " grate, por duhen keputur urat qe ciftin e lidhin.Nuk ka rruge tjeter po mori rruge xheloziaBurrat xheloze NUK SHEROHEN?.Druri eshte lule.....para tapathjeve qe nisen ti vine ..." te zezes grua"

e ca kishte per te diskutu kaq fort kjo tema?

p.s. si tha njoni, me besim tek vetvetja, "ktu ke peshku kemi eliten e emigranteve" ahahahaha

Jeni të gjithë për t'u qarë me oi... smiley

Kthehuni e lexoni gjith ç'keni shkruar e ndoshta do kuptoni! Nuk ka nevoj askush për ironitë tuaja banale, keqardhjen tuaj të përciptë e të mbarsur me idenë -S'na plas- se ç'i ndodh t'panjohurve, apo të tipit, larg nga bytha ime! 

Shumica juaj këtu, përveç se keni vite që jetoni në një botë shumë herë më të qytetruar se ajo Shqiptare, jeni dhe njerëz që diçka keni studiuar më shumë se sa shumica e atyre që jetojnë në Shqipëri e që gjenden përballë momenteve kaq tragjike! Por e vërteta është se atje nuk janë disa kokrra që gjenden në llum. E vërteta është se atje gjith shoqëria eshtë e sëmurë, dhe juve me çorbën tuaj të 500 komenteve këtu mesiguri nuk e shëroni një shoqëri prej së cilës jeni  lindur dhe edhe pse shumica juaj është larguar, sërish nuk i shqiteni dot. Këtë e tregon fare mirë koha që shpenzoni "brënda" saj në aspektin "virtual" por që është mëse real brënda jush.

Në vend që këtu të vini me ide si mund ta shëroni një shoqëri që është edhe juaja, e bëni atë më konfuze e më të zymtë! E mos ja u vini fajin atyre që vijnë nga fshati,qofshin ata nga malësia, myzeqeja, apo labëria, se ja ku po u them se vet përjetova para pak ditësh një lloj brutaliteti prej dikujt me universitet (prej tirone tipi) vetëm pêr faktin se kam vendosur të kthehm përfundimisht në atdhe! Ishte gati të më shante, dhëmbi ja mbajti! Për mua, ishte një prej treguesve të qartë të një shoqërie të sëmurë, ashtu si rasti për të cilin juve keni bërë një supë me komente që edhe qeni s'do e hante!

Oi....

Oi, oi, oi bente kori tragjik grek i lashte ... eshte zhurma e thellesise (oshetime e Big Bangut) se gadishullit Ballkanik.

Parulla e sotme moderne eshte: "mos e merr veten dhe aq seriozisht", plus "pergjigjen ma vone", plus "se ashtu eshte nje pune", plus "lash nje koment aty".

Keshtu mos e bej kaq tragjike, edhe kesaj radhe u zbavitem pak, beme ca gjurulldi, e gjithsekushi ne pune te vet. Keshtu ndodh kur maro çfaqja, mbeten karriket bosh dhe aty ketu ndonje kokoshke morale e shkelur me kembe si shenje e ndeshjeve heroike midis feministeve dhe antifeminsteve. Nje ndeshje shekullore, si ndeshja midis mashkullit dhe femres. Ne fund fare palet i kap neveria: "kot e beme, e kush qe rezultati?". Pastaj rretullohen menjeane dhe i ze gjumi duke gerhitur.

 

Ja pra, ketu e paske kap fillin, duke u inspiruar nga ai filli i logjikes andej paske qendisur goxha koment, smiley

Jeni të gjithë për t'u qarë me oi...

Nuk ka nevoj askush për ironitë tuaja banale

atje gjith shoqëria eshtë e sëmurë.................

 

I dashur Leonard, mos i pergjitheso te gjithe sepse te gjithe do te te pergjithesojne ty....edhe do te jete shume me e trishtme pastaj per nje jo-banal si ty ta perballoje nje situate kaq komplekse si ajo per te cilen ofrohesh si shpetimtar me idete e tua praktike.

Per se si e shoh une tani ne fund te dites, i gjithe ky interes dhe debat qe eshte bere ketu, verteton faktin se te gjithe jane te prekur nga tema dhe shprehen me ate menyren e tyre, dikush banale, dikush inteligjente, dikush tjeter idiote etj etj.....pra jemi shume dhe shprehim mendime te shumta.

Patjeter tema eshte e nxehte dhe jemi popull pasional edhe fluturojne shume fjale qe tingellojne te pa perrshtatshme por per mendimn tim keto cunat u eksituan 1cik nga eksitimi i gocave edhe u iku petlla e filluan me prodhime fjalesh eksituse, e keto te fundit eksitoheshin akoma me shume e si ajo pune......deri sa erdhe ti.

Nuk mund ta fillosh ditën kur vendos të ndërtosh një mur duke thënë se; Do ndërtoj një mur të madh e solid. Jo. Atë e fillon duke vendosur Një Gur, duke thënë se, këtë gur do e vendos drejt, si duhet.

"Prekja" është veç njëra anë e medaljes! Reagimi dhe sa seriozisht merret situata prej të gjithëve sa u prekën, është ana tjetër e saj! Ju thoni; -u eksituan-! Eksitim ishte dhe brutaliteti mbi të cilin u bënë gjith llogjet këtu! Apo s'mund ta quajm kështu!?

Përsa "deri sa erdhe ti" apo "ofrohesh si shpëtimtar" edhe pse do jepja dhe jetën po të shërohej ajo shoqëri e sëmurë, sërish jam koshient se s'do mjaftonte! E megjithatë, unë PROVOJ me sa mundem të jap më të mirën e vetes për ta vendosur atë gurin sa më drejtë të jetë e mundur në murin e shoqërisê tonë të përbashkët.

Ah, përveç se mund t'më -përveçojnë- se t'më përgjithësojnë s'e lejojnë disa rregulla të gjuhës Shqipe!

 

Nuk mund ta fillosh ditën kur vendos të ndërtosh një mur duke thënë se; Do ndërtoj një mur të madh e solid. Jo. Atë e fillon duke vendosur Një Gur, duke thënë se, këtë gur do e vendos drejt, si duhet.

...... me pelqen ky observimi yt qe e ke shprehur ashtu me fjalet e tua....por qe populli yne e ka parafrazuar keshtu "gur gur behet kalaja"

Dhe ne fakt ne te gjithe ketu, perfshire edhe ty jemi shume gurje dhe synimin qe kemi eshte te ndertojme nje kala debati, nje mur te madh siç ke qejf ti. Do thuash ti; muri im nuk eshte debati qe behet ketu. I dashur debatin/murin e ben me gurjet qe ke ne disposicion.

Keta jane gurjet qe kemi/jemi dhe ashtu duke u prekur e ferkuar leshojme xixa modelimi per tu bere te pershtatshem per ate murin e madh qe ka nevoje per gurjet e duhura qe te vendosen drejt per krijim e tij.

Përsa "deri sa erdhe ti" apo "ofrohesh si shpëtimtar" edhe pse do jepja dhe jetën po të shërohej ajo shoqëri e sëmurë, sërish jam koshient se s'do mjaftonte! 

E kuptoj ate ndjeshmerine tende, jemi te gjithe te ndjeshem prandaj edhe debatojme. Per sa i perket dhenies se jetes, ti jepe njehere pastaj shohim se c'efekt do kete, mbase nuk do ta sheroje shoqerine por ndoshta do ta ndihmoje te sherohet duke menduar se ka kush ka dhene jeten, se ashtu rriten e zhvillohen shoqerite duke pasur shembuj dhe heronj. smiley

Do reflektojme e do vijme me brilliant ideas se cfare mund te bejme qe ta sherojme shoqerine tone shqiptare te semure. P.s. Mendohu dhe 1here per ate kthimin ne atdhe. Mbase ai miku prij tirone sta ka me te keq, te do te miren. 

Leonard,

Ti ke qellime te mira dhe te mbeshtes per keto qe ke shkruar. Ndajme te njejtin deshperim por me duket se e trajton me pak naivitet faktin qe mund te sjellim ide se si mund ta sherojme shoqerine shqiptare. Mendimet qe jemi duke dhene nuk jane te pavlefshme dhe sherbejne per vete ne qe jemi duke bashkebiseduar tek PPU-ja.

Me ate force te vogel qe kemi si komentues, mund te bejme propagande te vazhdueshme duke hapur shpesh tema mbi dhunen qe i behet gruas. Thjeshte nje ide...

 

Po mendoja t'ia rivarja teneqen prapë këtij pragu si dhe kisha bërë kohë më parë, por thjeshtësia juaj nê shkrim më bëri të rihyj e t'Ju shkruaj.

Ndoshta përdorimi i fjalës "Ide" nuk ishte ai më i gjeturi në shkrimin tim, por ajo ç'doja të shprehja ishte e thjeshtë: Në vend që problemi të merret seriozisht dhe në mënyrë njerëzore të komunikohet mbi çështjen (ku më duhet t'Ju kundërshtoj pak, se ajo s'ka të bëjë vetëm me dhunën mbi femrat, por më shumë me Dhuenshmërinë që ekziston brenda rracës tonë në përgjithësi) këtu ndodh krejt e kundërta! Ka një ironi dhe indiferentizëm (edhe pse komentet arrijnë nê 500 a më shumë) dhe një "keqardhje" të tipit: Mjerë atij që i bie për pjesë maskarallëku, ndërkoh që duhet bërë krejt e kundërta, sepse maskarallëku na êshtë ulur kêmbêkryq përpara nesh e çdo ditë po na kujton se është aty.

-Nuk është aspak forcë e vogël FJALA! E as duhet bërë Propagandë, atë po e bëjnë qoft dhe banalisht gazetat. Duke i lexuar gjith llogjet që bëhen këtu, të tipit; -fajin e ka ai, apo ajo, po q****si apo q***sja, po Saliu, Enveri, Rama etj etj, dikush që këtu fare mirë mund të vinte e të merrte kulturë, vjen e merr vetëm shthurje!

Nuk kushton shumë të ruash pak kulturë kur shprehesh! Ndërkoh që këtu, disave u duket vetja parija e parisë, ëngjëj e hyjënorë, me nga 1 apo 10 universitete, mjafton t'i lexosh dhe kupton se çobani i malit i lë tek bishti i deles!

Pra, jepni shembullin e mirë dhe êshtë ky Guri i parë i vendosur Drejt në shoqëri. A mund ta bëni!? A mund t'i lini mënjanë kacafytjet e të gjeni një mënyrë tjetër për të komunikuar, një mënyrë më të llogjikshme!???? Nëse juve me universitet e të bredhur perêndimit nuk e bëni dot, at'here ç'pritet nga tipa të pashkolluar si Prela, Pjetri, Pali a si e kishte emrin -burri, djali, apo ky burri tjetër pej Korçe .....!!!!????

Nuk kushton shumë të ruash pak kulturë kur shprehesh! Ndërkoh që këtu, disave u duket vetja parija e parisë, ëngjëj e hyjënorë, me nga 1 apo 10 universitete, mjafton t'i lexosh dhe kupton se çobani i malit i lë tek bishti i deles!

E mos ja u vini fajin atyre që vijnë nga fshati,qofshin ata nga malësia, myzeqeja, apo labëria, se ja ku po u them se vet përjetova para pak ditësh një lloj brutaliteti prej dikujt me universitet (prej tirone tipi) vetëm pêr faktin se kam vendosur të kthehm përfundimisht në atdhe! Ishte gati të më shante, dhëmbi ja mbajti! 

E paske keq me ata qe kane bere nga 1 apo 10 universitete...s'ka gje komplekset per njerezit jane...por me duhet te te kujtoj se ketu identitetet jane te fshehura. smiley

Edhe kot per kuriozitet, cili ishte ky "lloj brutalieteti" qe paske pesuar ndersa deshmon se "tipi prej tirone" as nuk te shau se dhembet ia mbajten "ate", sharjen pra.

Bleta, ky han këtu, është pa porta! Në sensin, s'duhet ndonje fjalkalim për të lexuar! Rastësia (mbretëresha e çudirave si them unë) mund të sjelli këtu edhe minorenë, ata që për një arsye apo një tjetêr janë duke kërkuar informacion! Imagjino një 12-13 vjeçar që do vinte të lexonte këtu gjëra nga mê absurdet e më banalet, ç'lloj kulture do përfitonte!? Diku më lart kam folur për shembullin, e nuk kushton aspak të jesh i/e para të japësh shembullin e mirë! Përsa i përket identitetit të fshehur, unê them; Ca më keq, s'kanë as kurajo të tregojnë fytyrën e vetë, e kjo nuk i nderon, vetëm u ul vlerat!

Leonard simpatizoj me ty kur shkruan per mungesen e komunikimit serioz rreth kesaj çeshtjeje. Gjithashtu, eshte e vertete qe dhuenshmeria ne shoqerine tone nuk limitohet vetem tek dhuna ndaj femres por duhet konsideruar ne teresine e saj si nje fenomen i lidhur ngushte me kulturen dhe mentalitetin patriarkal dhe post-feudal ( per mendimin tim). E kam thene ne nje rubrike tjeter qe PPU-ja eshte mikrokozma e shoqerise shqiptare keshtu qe nuk duhet te te çudise fakti qe do te kete komente te tipit siperfaqesor, agresiv, dhe maskilist. Megjithate, “fjala” siç thua vete ka “force” jo te vogel qe mund t'a perdorim si arme per te shprehur mendimet tona dhe per te ndikuar tek ai tjetri qe ne rrethana te kuptueshme ose te pakuptueshme nuk arrin t'a perceptoje dhuenshmerine si problem te mentalitetit, jo vetem te rrethanave ekonomike, politike, ose krahinore.

Tani, persa i perket atyre qe i duket vetja si “parija” ngaqe kane kryer “1 ose 10 universitete,” nuk besoj se duhen gjykuar ose marre seriozisht per kete mangesi sepse ne fund te fundit te gjithe vuajme nga nje vanitet ose nje tjeter. Njerzillekun nuk na e mesojne shkronjat por komunikimi me njeri tjetrin ose vete jeta. Ne eksperiencen time te vogel ketu ku jetoj dhe ne Shqiperi kur kam shkuar, kam pare me shume njerezillek, dashuri, dhe miresjellje nga njerez me aftesi jo fort intelektuale. Fiksimi me emrat reflekton me shume kulturen e feudalizmit dhe urrejtjen krahinore se sa intelektin e njeriut te perforcuar nga studimet e larta. Per fat te keq dhe shpeshere, intelektuali eshte injoranti me i madh... Por kjo nuk duhet te na dekurajoje nga debati mbi keto çeshtje, dhe njerezit qe vazhdojne te mbrojne sistemin aktual duhen fituar, jo humbur. Pra, heren tjeter kur te hapet nje teme e tille, mos e injoro. smiley

Nëse mendon se më preke (përveç se në shuall të këpucës) me ironitë alla shqiptare, i ke rënë vetes me kallam! Ditët e mia janë të tejmbushura me gjëra shumë herë më madhore se ato tuajat që i kaloni si peshq në zall! Gjithsesi, edhe pse problemi është mëse real e urgjent, ti sapo përforcove gjith ç'shkrova në komentin e mësipërm mbi një shoqëri të sëmurë! E ilaçi s'iu gjetka as m'at'anë detit.... edhe pse janë ca më përpara nesh nê çdo aspekt!

Me kete kallamin ti dashke me e zgjat akoma epiken alla shqiptare, sepse nuk mjafton alla kallami qe na ka hyre ngado qe jemi ne nje bote te tejmbushur me kallame madhore.

 

Kta qenkan mirditore.Keq,shume keq!

Dikush qe i kishte rene ne ere se po i'a dridhte gruaja,n'a pat than: si asht ma mire,me t'u qi motra apo me t'u qi gruja?

Tash,me t'u qi gruja/nana vazhdon te mbetet e pakanshme kanekan shqipnise. 

Po per qirsat asnje merite? se edhe keta po bejne nje pune voluminoze, pasi plotesojne deshirat e grave, qe ndjehen te lena mbas dore.

smiley

kshu esht kur ka sens drejtsie. secilit hakun qe merito. jo nji i nones (oooops smiley ..) e nji i njerkes!

jo vetem mirditore, por djalin 17 vjecar e quajne Pjeter..smiley

po jo mer pjeter, se nuk ka faj prejardhja... atje kafsheria eshte ulur kembkryq anambane vendit.. cdo dite ke lajme te tilla.. ai kafsha ne Tirane, qe rastesisht ishte piktorsmiley, dhe ishte i ndare nga e shoqa, por prape e qelloi me thike mbas shpine ne mes te pazarit... gjoja nga "xhelozia".. nje kafshe tjeter para do kohesh ne Korce e rrahu nusen shtezene 7 muajshe aq rende, sa mbas 3 ditesh e nxorren doktoret nga koma te varfren..ndersa femijen nuk e shpetuan dot... kafsheri, vlla kafsheri! burra te frustruar qe sjane te zote te bejne asnje gje ne jete.

p.s "ja pra ku ja mbrritem kesaj dite... nderi dhe burrnia kane hup nga malet tona.. edhe Dode Kaqinari nuk e preku me dore Rudinen, vetem floket i preu..smiley

tani kane dale justifikime shume moderne si :

U vonova ne kishe smiley

 

Po pra 3 ore ne kishe tjetra. smileysmileysmiley

Po dhe ky burr tr*** po ky nuk e din qe ishte festa e ujit te bekuar!!! Ajo u ka zhyt me gjet kryqin te vaska e priftit! Si mund te dilte e that prej aty!
Uji i priftit eshte I bekuar duhet te rrij ashtu per 1muaj gjer te gjej ndonje hoxhe!

Nuk e kuptoj pse supozohet qe arsyeja e drurit ka qene xhelozia.  Po sikur babe e bir te kene mbetur pa darke se kjo gruaja jo vetem qe eshte vonuar po nuk ju ka lene as gjellen gati?  Thoni pastaj qe nuk e ka merituar drurin tjetra.

mbase eshte dhe keshtu... po edhe ata, babe e bir,  paskan qene duarthare. se si dy burra te zote dhe te forte  mund ti kishin skuqur vet 2 koqe veze,  apo jo...

Si ore do skuqnin veze ata. Ka namuz tjetri.

39-vjeçarja e dhunuar nga burri dhe i biri: U vonova në kishë. I shoqi: Erdhi me kokë të lagur

The plot thickens...

kjo koka e lagur shton nje element shume intrigues ne kete histori...

dmth qe ne kishe je brenda,  dhe nuk te ze shiu (nese eventualisht binte shi ate dite).smiley

 cdo dyshim tashme bie... ndonese duhet bere pyetja, a mbante era shampo?

... smiley

eshte lufte per qytetrim cimo

kam pas shpresu dikur ne efektin gdhendes te Tiranes. Mirpo nuk kisha iden e numrave. histori e qarte fare: ishte 250K, 150K iken, 100K mbeten, 900K erdhen dhe vijne si familja Arapi. Pra raporti 1:9. Numrat jon kokfort. Me hajer dhe bismilah!

Ne fakt qyteterimi vjen nga juve qe erdhet nga malet e Laberise,ku nuk merrje nuse nese nuk vidhje.

Ke te drejte emigrant.

Viva zona e pare operative!

Sa shpejte e paske lexu temen tjeter mer!

A ke sy me pa? Veshe me degju? Degjoje si i dridhet zerit femijes se shkrete 12 vjec. Keni goje edhe flisni per tradheti e per gra te shthurura! Shikoni mer hallin tuj qe ju ka mbulu koken. Torturoni gra e femije se ashtu ju duket vetja burra. Turp e faqja zeze. 

Pu pu ja dhe fytyra e tradhetise. 

E shkreta femer! Do me dridhet zemra sikur pershkak te kushteve ekonomike a femijve,te kthehen bashke.

Te bej dicka Komuna a Sherbimi Social per ta ndihmuar deri sa te dal ne shtepi te re e te marr dhe cunin e vogel-. Ata dy bajlozat ti mbajne dhe icik ne biruce si bene keq. Po sidomos ate te shoqin se cunit te madh do i vijne mend vet.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, 17-vjeçari ka deklaruar se ndihet thellësisht i penduar për shëmtimin që i bëri së ëmës. "Nënës ia preva flokët për ta mbrojtur nga babai, pasi ai ishte bërë si i çmendur dhe kishte vendosur që ta masakronte, duke i prerë veshët, hundën dhe mjekrën". 

Te jete e vertete kjo? Ne qofte ashtu e paska shpetuar nga therrja te emen ky mavria. 

 S'e di. Po edhe bene vaki. Ndonese pashe kete dhe mu duk sikur djali kishte ardh mbrapa jo para. 

Po nejse c'rendesi ka, se s'dua te hyj shume ne detaje. Nuk gjuhet nena per ta shpetuar nga baba, po ta merrte nenen bashke me vellan e vogel e te dilnin jashte. Meqe i qenka dukur vetja burre ( se ketu rreh cekani). 

Po me vika keq nderkohe qe keta te media ja paskan nxjerr fytyren e plot djalit te vogel.

Nejse nje familje e prishur.smiley Te pakten mu be qejfi qe komshinjte perreth reaguan pro-gruas. Ta marr vesh ai palo burri si prishi nderin e shtepise se vet.

Ky imazhi i kesaj gruaje te mjeruar i jep  pergjigje  atyre skeptikeve (e ka tradhetuar apo nuk e ka tradhetuar). 39 vjet mjerim e shkreta grua te keput ne shpirt kur e sheh ....s'ka fuqi as te flasi e jo me......eh...eh...

eshte shperngul ne amerike zona e pare,po çon qytetrimedhe atje....che bello!
 

Nuk e di o emigrant,Lulian Kodra e ca idiote qe vetem duan te jete korrekt politikisht por te te mos e dish se ku eshte gruaja jote per 3 ore ne dite ,ta shohim se si do te sillesh.

Eshte kollaj te gjykosh tjetrin,kur tjetra pa piken e turpit genjen dhe thote isha 3 ore ne kishe.

te ta beje gruaja jote kete pastaj flasim,se si do te reagoje.

Ja vere veten njehere pastaj jep mend.

Dhuna dhe prerja e flokeve nuk jane zgjidhje,por edhe busines as usual sic gjoja do te silleshit juve me duket hipokrizi.Thjesht e njihni nj-tj dhe keni frike te thoni ate qe mendomi por thoni ate qe eshte politikisht korrekt.

Une jam per te drejten e te shprehurit, por ti je misherimi i argumentit kunder kesaj te drejte.

lali, e pe cunin 12 vjec?

per 5 vjet bohet edhe ai 17, sa i vllai qe e ka mor rrugen e mootit nderkaq.

tre orshat e grus jon nji risk per te gjithe, qe nga elena trojes, neVRat po i kemi me tapi, ama zgjidhjen e tre orshit e kemi te ndryshme.

ka pas qen i film "duke kerkuar 5 orshin" me ben shaken. ja edhe dy ore duhen dhe u bo filmi.

sa here qe i kthej pergjigje kti me vje turp nga vetja qe harxhova 5 seconda me nje debil te tille. Pune muti kjo e debilave, mos tu kthesh pergjigje te vje turp nga vetja, tu kthesh pergjijge prap te vje turp nga vetja smiley

Ne fakt nuk e dime kush eshte debil,ti qe na can derrasat me teori apo une qe flas me fakte nga jeta reale.

Vertet eshte kohe e humbur te flasesh me nje njeri me dy fytyra,qe ne nje ane mbron nje dhunues femrash vetem se eshte KM nga ana tjeter ben sikur ka flamurin e te drejtave te femrave.

Ik ore plehere!

ACDC1,   i lexove gazetat sot  rreth ngjarjes ne fjale..??       kjo gruaja eshte shembulli i kundert  i ''shembullit klasik''  qe jep ti zakonisht  ne tema te tilla  dhe e mban si argument te forte..   pra kjo punonte,  kjo sillte  leke ne shtepi  dhe  mbante me buke  burrin, femijet etj...  kuptove..??    dhe  sikur te ndahen keta te dy,   burri eshte i demtuari ne kete rast,  se ai vec morra ka,  nese ka edhe morra...

nuk besoj se ja ka dredhur burrit,  sepse te ishte ashtu   kjo ishte  e ikur cdo dite nga shtepia  sepse punonte apo jo,  justifikime plot dmth..    bile edhe  te djelen qe kishte ndodhur ngjarja, me clexova shtypin, kishte shkuar 2 ore ne pune...    

....megjithate,  edhe sikur tia kete dredhur burrit,  kjo e ka hallall   vlla  dhe shume mire ka bere!!   se pijaneci,  paraziti, qe  rri gjithe kohen pa pune   dhe pret te haje nga parate qe sjell gruaja,  eshte pimp,  eshte legen, jo burre!!

Jo, jo! Do nisemi nga pandehma qe ia ka dredh burrit. Se po te mos nisemi nga ajo pandehme, ceshtja varet nga gruja. Kurse une nuk du me e var nga gruja. Du me i dhon jo perfitimin e dyshimit, por sigurine zotit Arapi qe gruaja ka nje storia d'amore.

Nga kjo pike e ne vazhdim tani, le te diskutohet muhabeti.

Vdes dhe ti per njecike Helene Troje.

Dakort Belul e kam lexuar lajmin.

Une nuk po mbroj burrin,thjesht e kam me keta "trimat" e feminizmit ketu.

Se keta gjoja nuk do ta canin koken nese gruaja do tu zhdukej per 3 ore.

Nese ja dredh burrit nuk e ka hallal,se nqs nje burre punon dhe gruaja rri ne shtepi,kjo nuk do te thote qe burri tja dredhe gruas.

Ne momentin qe bashkeshorti shkon me nje tjeter,ben mire qe pas aktit te shkoje tek avokati dhe te beje gati letrat e divorcit.Ky eshte opinioni im.Divorc jo te luash me dy porta.

Te luash me dy porta,eshte loje e rrezikshme,dhe pastaj kemi krime qe te pakten ketu ne SHBA jane ku e ku me montruoze,se sa rrahja dhe qethja e nje gruaje.

Vetem se krimet ketu raportohen ne faqen e fundit te gazetave,ndersa ne Shqiperi ne faqen e pare.

Epo mire! E paskerka rrahur se qe bere merak, de! Nga dashuria, nga perkujdesja, dhe nga patriotizmi. Njerezit me taban keshtu e kane: kush te rreh te do. 

Ik e praktikoje me ndonje grua aty ku je ti keto parimet barbare edhe e shef mire kur qethjen te ta bejne jo vec nga koka po edhe nga b***a! 

Nuk e praktikoj une se nuk e kam ate zakon,por statistikat flasin ndryshe.

Grate edhe ketu rrihen si gomari ne duhan,bile me shume se sa ne Shqiperi.

Po une prape s'e kuptoj ku do me dale ti me ket? Ku e ke llogjiken dmth? Qe mqs. ka dhune ndaj gruas gjetke hajde te mbyllim syte per c'ndodh ne Shqiperi?! 

Ore ti mik, abuzimet (ndaj kujtdo, ne cdo kohe, ne cdo vend) mbeten tronditese jo vetem per individin qe i perjeton, por edhe per shoqerine qe i duhet shume pune te kaloje keto lloj traumash. Rasti konkret eshte per nje ngjarje ne Shqiperi. Hajde t'a diskutojme, t'a ndeshkojme, e tí gjejme zgjidhje! Pse doni t'a kapni veshin nga krahu i kundert e i beni bisht fakteve qe jane dhene aty? 

S'ka te beje gje me 3 ore vonesen kjo ngjarje, thjesht fakti qe kjo grua EKZISTON (punetore, e devotshme ne kishe) e ben kandidate per tu rrahur nga burri i saj i dobet dhe i paafte. Biles mendoj qe kjo histori s'ka te beje fare me mardhenien burre-grua; nese edhe djali i madh ishte si nena (punetor, i zoti etj) edhe ate do ta shkrehte ne dru i ati.

une qe flas me fakte nga jeta reale.

Po ku di ti se ceshte jeta reale o cop mishi me dy sy! Ti di vetem malet e laberise, zonen e pare operative dhe Edi Ramen qe rref gra. 

E para njehere duan dru keto lloj gazebucesh. E dyta po mire burri hallall mer, se e dime qe edhe Plaku Mere thoshte "kush rreh strallin, ndez zjarrin", po nga e dolen keta bij kreshnikesh qe rrahin nenat? Po edhe Leka nuk e rrahu loken mer, kur i nxorri llafe Tuc Maku. Vetem e qiti prej shpie. 

Por nejse, ne kot shfryjme ketu. Varferia eshte ekstreme, per burrni s'behet me llaf, shteti e ligji jane "shfaqje te huaja",  nuk i pranon shqiptari se bien ne kundershtim me zakonet tona e me fene tone, do thoshte Zim Mulleti. 

Megjithate eshte e vertetuar qe me kalimin e kohes lekura trashet dhe nuk i ndjen me dhimbjet. Mesohesh.

Une nuk u pajtova me zgjidhjen e tij.

Une thjesht me duket cudi se si juve beni si gjoja te civilizuar,kur edhe ne vendet me te civilizuara dhe ne nje familje normale i kerkohet bashkeshortit apo bashkeshores llogari se ku ishte per 3 ore.

 

U pajtove, per koke tende, u pajtove. Po ta justifikosh dmth pajtohesh. Lexoje c'ar i shkrujte me siper emigrantit. They have this thing called DIVORCE . Ever heard about it ?

Politikisht korrekte? Dmth sipas teje, keto qe jane duke denoncuar dhunen ndaj gruas jane duke vepruar kunder deshires qe kane per te rrahur gruan e vet kur i vjen vone ne shtepi? Nga nje ane thua qe nuk eshte mire t'a dhunoje burri gruan, kurse nga ana tjeter qe te gjithe kane deshire per t'a bere. Zgjidhe kete konfliktualitet ne vetvete, ose me mire shko konsulto psikoanalistin.

Mire ai hajdari i modh, po si ia bo zemra atij pilingrefsit te " vogel" me i ra nones. A ngrehet dora kunder nones, mer zagar, kushdo qofte !!

 ... I may not agree with what you have to say, but will defend to death the right for you to say it.

By the way who is crazier Dennis Rodman or Kim Jong Un ...

Dale mi fjona! Jane nje cike " me te fella " keto punerat e marredhenieve. Lashtesia na " meson" se Hera e shkrete ishte bashjeshortja legale e Zojsit Pellazg.Por Zojsi kishte plot pereci erotike.Me nje llaf shkonte me shume jo muajit, por coku dhe diteve.Mirepo nje here te veteme qe ai e pa Heren si te skuqur, i hyri xhelozia dhe ngriti doren.E merr me mene sa e rende do kete qene dira e Zojsit( Zeusit per greket, Zotit, per na te pasmit? Pra nuk jane gjera, vakira te nodhura sot e as te markes shqiptare.Nisi qysh ne fornat strukturore Pellazgjike e ndofta, ndofta edhe me perpara kur strukturat e percaktuan martesen monogamike dhe ...ne Olimp.
Mitet per dashurine, per xhelozine, per kapricot, shperthimet e zemerimit ...te Heres ndaj skandaleve erotike te Zojsit( Zeusit) , te burrave ndaj grave muarren dhene dhe tere historite.Neper to ( mitet) gjejme te pasqyruara realitetet shoqerore me jehona gjithformeshe gjer ne keto ditet e modernitetit.Disa jane edhe me te vonshme se sa kur Hera si perendeshe perfaqesoi Ajrin ( Ira) sikurse e gjejme nga etimologjia e spjeguar mjaft bukur me shqipen e lashte( arvanitasen) dhe jo sikunder kane thene greqerit( me gerqishten)
Pra le te pranojme se nuk behet kiameti...qe kero pune jane " te fella " ne histori dhe jo vaki te pandodhura me!

e zeza grua, ne ate mjerim shpirteror dhe material. tragjedi kokash shqiptaresh me zakone barbare. vec barbarizem eshte ky. me vjen keq edhe per djalin e vogel, dhe  per ate budallain tjeter qe ja kane bere trurin zero. tragjedi per mendjen e kokes i thone kesaj. mire varferia po dhe budallalleku bashke.

 e gjitha familja ka nevoje per terapiste-psikologe. nena dhe djali i vogel per qetesim. ata 2 hajvanet e tjere per latim truri...

peseqind e gjashtedhjete e gjashte komente, pro o kontra rastit ne fjale.!

Vertet eshte e turpeshme !

Jemi popull llafazane ne. Ne realitet do te mjaftonte nje postim i vetem, dhe gjithesecili te refletonte ne ndergjegje  te tij per jete e ne jete.

Ne realitet do te mjaftonte nje postim i vetem

vetem komenti yt, besoj. apo jo? smiley 

Jo. Raporti i policise do mjaftonte .

 

e mo alb-a, paragjykon nga  mani (a) -fobia ,apo ja fut kot ti..?

p.s.

Ju lutem me kurseni nga replikat .Jo per tjeter por nuk kam deshire te rris kuoton e postimeve .

 

 

Fatkeqesist nuk mjafton vetem raporti i policise. Si mos tú pergjigjesh hajvanlleqeve qe jane shkruar lart e poshte ketu nga disa?(!) Ndarjet jug-veri nuk hyjne shume ne pune ne kete ceshtje se une duke lexuar komentet ketu jam tmerruar me shume nga mentaliteti i emigranteve shqiptare (edukohen e punojne keta njerez?!) sesa nga reagimet brenda vendit. Eshte per te vene duart ne koke. 

pa na u kthe ne ti. c'flet moj? ketu duhen 5 milion komente dhe s'mjaftojne. apo keshtu e keni ju nga veriu. hec t'i mbulojme gjerat. zbritet ne qytete dhe s'mcifeni dot me tani. ju dolen lakrat sheshit. ndryshimi duhet te vi nga ju verioret, te punoni me njeri-tjetrin se meruat dynjane.

apo keshtu e keni ju nga veriu.

jo vetem veriu o Alba. i ke te shperndare, veri, jug, lindje, perendim. se keta te veriut s'jane monstra dhe keta te tjeret jane engjej.

aman lirika boll me keto korektime 2 lekshe. ja thashe dhe nje gjys-veriori tjeter dje. duhet pare denduria e rastit dhe probabiliteti. te genjejme veten dhe te themi genjeshtra, s'shkojme kund. s'do rregullohen kurre keshtu. duhet thene hapur, ja thashe dhe asaj veriores tjeter qe na habitet me komentet. duhen 5 milion komente, dhe ndryshimi, se pari, duhet te vi mbrenda tyre.

pse mo alb-a, kaq tru trashe jeni ju ?

( 5.000 )  komente te lexoja une mbi  galaksine, te betohem  qe deri tani do gjeja formen e transformimit qe te vizitoj dhe Yllesine e Shqiponjes, lere me mbi raportet ne familje ..

p.s.

s'ke faj ti s'ke, jo !

s'ke faj ti s'ke, jo !

do me presesh floket dhe mua a? apo do me theresh?

 

me provokon ?

Jo . asnjeren te betohem .Une do te rrah supin ne shenje admirimi per ty .

 

p.s.

nuk ka nencmim  me te madhe qe i behet dikujte  se sa ti rrahesh krahet dhe ti thuash ,vazhdo e fol ti se une do punoj  .

shume e ashper je! Je dhe femer dhe po flasim per dhunen .Kjo eshte dhune verbale . Pastaj pse e redukton dhunen ne familje si nje fenomen tipik vetem per verioret? Shume mire e ka dafne, kur shikon ato skena mjerimi dhe dhunen mbi ate grua mjerane, 500 e ca komente jane  filozofime boshe. Aq me teper qe aludimet e ngritura per ate grua, jane nje dhune e hapur publike.
 

ndryshimi duhet te vi nga ju verioret,  te punoni me njeri-tjetrin se meruat dynjane.

Aye Aye Captain! 

ACDC1 te tregoj nje histori timen, ku une dola trap, keshtu ndoshta te ndihmoj edhe ty ndoshta e kupton edhe ti se mund te dalesh trap, por edhe kjo eshte nje dituri e vyer per me pas.

Sapo kisha ardhur ne Itali, dhe duke bere muhabet me nje grup inteligjentesh per nje çeshtje pak a shume te ngjashme qe po diskutojme ketu, njeri prej tyre deklaroi si feminist inteligjent:

- Te gjitha grate jane kurva!

Dhe une si trap antifeminist e pyeta:

- Po mire, atehere i bie qe edhe nena jote te jete kurve!

Dhe ai si inteligjent u pergjig flake per flake:

- S'do mend qe eshte kurve edhe ajo!

Dmth ma dhiu, ma mylli gojen.

 

 

Keto histori kur arrijne te shkojne ne polici, dmth se ka vajt ku s'mban me, dmth nuk eshte hera e pare qe ushtrohet dhune. Shume e dhimbshme, zeri qe dridhej i atij te voglit eshte detaji me i forte i drames. 

Ca ti bejme?

Do e therim?

E therim!

Pidh te somes!

Kushdo qe ka dhene propozimin e mesiperm tregon se ka talent per fiction.

P.s. Sa e afert mesjeta nder shqiptare! smiley 

 

kesaj reporteres i do mesuar qe  ai  ''druri''   qe kishin qelluar gruan,  nuk quhet  ristelë,  por dhogë..  duket si kembe karige,  por kishte edhe  nje goxha gozhde a vidhe  qe me pak ''fat'',  ta  çan koken kollaj...

Ajo ristela ishte Kembe karrigeje edhe me nje gozhde a vide te dale qe mund te dilte fatale. Nuk hyn as kanuni e as zona nga vine perderisa Babai perdor cunin, eshte tradite gettosh. Per me teper ajo femer kishte shenja plakjeje te parakohshme fizike e mendore ne moshen 39 vjecare sa raportohet.

Ne fillim duhet te ndodhe ndergjegjesimi e pastaj gjetja e mhelmit. Kur minimizojme krimin apo e shohim jo problematik tregon se nuk e kemi arritur ende fazen e ndergjegjesimit. Shpresoj mos kemi arritur fundin e civilizimit ose degjenerimin e pa-kthyeshem.

Pu pu pu nuk të zhgënjeni kurrë -thashemexhij të dorës së parë,mesjetarë me rrënjë e me degë., ta bëni kopilin e ta lini në derë... dhe jo vetëm "transformatori", shumë mundohen ta zbusin dhunën si gjithmonë duke fajsuar viktimën, mentalitet bujkrobërish. Si nuk hoqët dorë nga fajsimi i viktimave të çdo lloji e të çdo moshe por sidomos kur janë femra.

Po pse aq budall ësht ai gomari që të thot se e rrafa kot e se kështu e rraf çdo dy ditë?

Ps : kur Oresti i tha Erenive se pse e ndiqnin atë dhe të motrën dhe jo nënën  e tyre që i kishte vra babain ata ju përgjigjigjën: ju keni një gjak me nënën tuaj ndërsa ajo s'kishte lidhje gjaku me babën tuaj.

Megjithse djali ka deklaruar(thon kto gazetat për bujkrobrit) se e ka qeth nënën për ta shpëtuar nga dhuna fizike.

Mori mollat me sherbet qysh po e lam ket muhabet? 

1 - sakën se te mbaron bateria e celularit

2 - sakën se nuk shikon Malenen

3 - sakën se te ze shiu

4 - sakën se shko ne kishe

5 - sakën se shko ne pune, kur burrat e shpise nen hije

Cfare tjeter?  

Monda ruaju se je ne Amerike. Tradita ketej eshte qe burri vret jo vetem gruan por edhe femijet; kerkon me ja zhduk krejt faren, si del zemerimi me nje te qethme flokesh.

Mire qe jemi online se do kish plas sherr I madh ketu . Na hapni nje teme tjeter pls. Cudia me e madhe 24 ore zgjat. smiley

e pse mos ti japim temes drejtim tjeter?

Sak sak, keta nuk jane burra, se te ishin do e kishin vra or ti!!!!!!!!!!!! Bashk me kalamoj, do shtote Fjala.

kjo mimoza s'ka c'te bej dhe ja fut nganje mufke. sikur e ka detyruar njeri me zor te marri pjese ketu. plot tema te tjera ka per te frekuentuar. ''ja cuf e grricu'' i thone kesaj.

 

Mire une qe po Beja monolog me veten ( e paskam 'thene out loud ')  . Po ti cke?!! Nga 500 komente lloj llojshe, vjen e gerricesh tek mua. Ne fakt spo e shtykam dot diten ne pune sot. Ket e gjete. Cna thu ndonje gje tjeter ? 

Bame e ma men si i tha Jozi Ed Rames?

Ti nuk je burre i tha, se burri ka ndere!

Eshte lufte qytetrimesh o Bame!

tamam si ne afganistan eshte kjo ngjarje ketu, as me shume  e as me pak. kush s'shikon problem te madh ketu, lum si ta. 

Qyteterimin qe keni sjelle juve te Laberise e pame per 50 vjet dhe po e shohim edhe sot.Vodhe gje kur u martove?

Lira ka vjedh tek Saks i avenjus se peste smiley

si vajnona rajder smiley

Bame si ka thene njera lart, vetem baba im eshte i ndershem.

Per vete me duket se i kam rene ne te qe ne komentin e pare; sic e thashe s'me duket as ceshtje nderi dhe as ceshtje dhune ndaj gruas (pamvaresisht se i ra per hise gruas se mjere ta haje drurin).

 

 

Prizreno, meqe e rinxorre muhabetin e Orestit, qe e hapa vete (nese nuk me ka shpetuar ndonje koment pararendes).

E para njehere krahasimi i Orestit me kete tipin leshpunues eshte marrezi. Une krahasimin e bera per t'u tallur, por kishte edhe dicka me shume se tallja.

Sikur Oresti ta kishte vrare te emen per "pune nderi" fisi i Klitemnestres ia rripte lekuren dhe ia bente pergamene. Sepse biri nuk mund te ngreje doren kunder nenes. Nuk i takon birit te laje "turpet" e nenes.

Arsyeja e vrasjes ishte marrja e gjakut te babait. Dhe ne rastin ne fjale baba trimoshi eshte shendoshe e mire nga trupi... se nga mendja jo edhe aq.

Dhe une po merrja per baze logjiken e 2,500 vjeteve me pare. 

 

 

Dhe une po merrja per baze logjiken e 2,500 vjeteve me pare. 

Nuk je i vetmi. Dhe grava kish bere nje lidhje shume intersante ndermjet Zojsit shqiptare (Zeusit) dhe gruas se tij Heres. 

ajo u quajt "Hera" sepse i thoshte Zerit (dmth Zeusit) kur mbaronte: "edhe nje here", gje te cilen e shfrytezoi britni spiers tek kenga "baby one more time".

Eeee kena nji presor ne ktu ne Toronto, qe nje jave po nje jave jo na dergon nga dhjete fjale te reja nderkombetare qe rrjedhin nga shqipja. Do te ta forward ndonje email ndonje dite

please, do! vetem tajlanden qe rrjedh nga taulantet mos e dergo.

Po qe kulla e Babilonit ne fakt eshte kulla/shtepia e babait te Lonit nga Krutja e Lushnjes qe jepte fshehtas mesime anglishteje dhe italishteje (e shoqja) per femijet e pasanikeve.

Kavir po "atë që thua ti " i thanë Erenit; që ata s'kishin të drejtën e gjakmarrjes se nëna ishte gjaku i tyre. 

Nejse i veme kapak muhabetit.

Nese je nga Mirdita dhe rreh dhe qeth gruan,del lajm ne faqe te pare.Kjo vlen edhe per gjithe zonen e Veriut.

Nese rreh gruan shtetzene dhe e con ne spital,ku vdes edhe femija,nese ja fut me plumb kokes gruas etj,keto nuk raportohen ne gazeta dhe ne PPU.Nuk jane te rendesishme,pasi dhunuesit nuk jane nga zona Mirdite e lart.

ore ti , e shikon problemin madhor ketu apo jo? ka vrasje kudo ne gjaknxehtesi e siper por ky rast eshte i rralle, eshte rast afganistani me mendje te ftohte. prit sa te vije djali thote ai, se ai do ta rregulloje qejfin. ku ka vrasje te tilla ne bote pervec se ketu dhe ne afganistan dhe rrotull tij? e lexove se si doli vec me 4 vjet denim kengetari francez qe vrau te dashuren. kishte rrethane lehtesuese se e vrau ne gjaknxehtesi e siper dhe ndoshta s'u nis ta vriste. ky  ketu eshte krim me mendje te ftohte shekullore qe duhet duhet duhet punuar qe te ndryshojne. nqse krimet e tyre i fusim ne nje kallep me krimet e tjera, s'bejme gje tjeter vec i leme ne kete mysybet qe jane.

Nuk e di por kur rreh nje grua shtetzene aq sa ajo mezi shpeton dhe femija i vdes,me duket nje rast me i rende dhe me barber se ky .Por dhunuesit nuk ishin nga Veriu keshtu qe marrin amnistine mediatike dhe te PPU.

Dhe kur tjetri ne Vlore i futi plumbin gruas ne koke,me gjakftohtesi te madhe fare.Nje rresht dhe teper ishte ne gazeta dhe asnje rresht ne PPU.

Jam i sigurte qe nese ky rast do te ndodhte nga njerez poshte qe jetojne ne Shqiperine e Mesme e poshte,vetem nje rresht do te shkruhej ne gazeta,dhe netysrisht asnjegje ne PPU.

Te mos kalojme pastaj ne rastet e perudhunimeve qe ndodhin ne zonen joveriore.Kalohen sa per te thene si lajme.Ama po te perdhunoje nje verior ,ne faqe te pare e ke edhe ketu ne PPU.

 

te mesosh femijen ashtu sic te ka mesuar dhe ati yt qe te vesh dore mbi nenen eshte problemi me i madh ne bote. dhe kjo ka ndodhur atje. vrasje si ajo ne korce e ku di une ku ka plot, perdite ne te gjithe boten. si ky krimi ketu qe nje fije e ndan nga humbja e jetes se saj, ka vec ne afganistan dhe prane tij.

ja pra, edhe serenadat e kulturume te grupit Lira nuk na dolen rezultative.

Mos ka ndodhur gje ne Zemblak vrasja?

Ka ndodhur ne Gjonomadh, nje fshat te Voskopojes, por deri tani thjesht eshte gjetur e vdekur ne rruge dhe e vrare me arme zjarri. Nje tjeter lajm sot nga Korca thote se ka nje bum te numrit te divorceve, gjithashtu. hmmm

Pune e madhe.

Nje rrahje mirditori eshte me e rende se nje vrasje.

 

Jo, me mirditoret s'eshte lajm. Ata ate avaz kane. Ketej qe kane numrin me te larte te divorceve eshte per lajm smiley Me mire keshtu?Madje keta qenkan dy trupa fare, nje burre e nje grua.

ti ACDC1 nuk je duke nok nji gje te thjeshte qe quhet shtegtimi i se drejtes. sepse per ty e drejta eshte e ngrime ne bore, besoj.

nigjo pra edhe i her. po marr versionin tat, qe kjo zonja kishte nje afere jashte-martesore. kete afere e zhvillonte fshehurazi, natyrisht, duke iu fshehur te shoqit. Pavaresisht shtysave te aferes, deri ketu, e drejta eshte nga ana e te shoqit. Femijet nuk kane asnje pune ne ket mesele, le ta sqarojme ket muabet qe ne fillim, dhe atij cunit 17 vjec duhet t'i bihet me hislla ne organet gjenitale per 10 minuta rresht. OK pra. Burri ka te drejte, gruja ka faj deri ketu. Tani ne momentin qe burri ia hyn ne dru, duke perfshi edhe te birin ne ket gje, ne ate moment e drejta ia la shendene burrit, i tha ciao bello, edhe shkoi te gruja. Jon pune dreqi kto punet e se drejtes, o ACDC1! Se gruja konsumon romance me nje te trete plot fashino, vjen ne shpi, dhe sikur te haje dy shpulla pa nje shkak te faktum, del edhe e viktimizume. Kshu pra. Tani ti mbase je antar i ndonje grupi me frymezime islame, pas te cilit kjo lloj e drejte qe te fola nuk qendron. se grus i bohet gjak e dhjom druni i burrit. Mos me thuj qe s'ka nga kto gjona, se te solla nja 20-30 video ku lavderohet me te modhe kjo gjo, druni grus me i llaf nga imam pilaf pekmezi. Pra po te jesh te "grupi", aty masanej futemi ne ara te tjera, te gjata e midis barit te njome, me bredha te xerrum per toke, e aty do jesh ti qe do me thush mu: ku e ke faktin, me ze e me figure qe e hudhi abu xhaferri bredhin? ku e ke filmin, me ze e me figure? un film s'kom, ashtu si askush nuk e regjistroi ate tre oreshin e mallkum, qe une uroj te kete qene sa me i nxhte, me steamy windows mundsisht, qe te pakten t'ia ket vlejt barra qerane.

ky ne korce paska vrare kater vete more, bobobob ca behet

I vrafte Zoti modh kto kafshe !!

news 24 jep tani emision se si babai dhunon 4 femijet me shqelma , gruan gjithashtu, dhe i ben per spital........vajza kerkon ndihme se ka frike mos e vret babai dhe qan.............

Ku eshte qeveria ? shteti ?

policise i behet thirrje qe komisariati i rroskovecit te beje punen dhe jo te tallet

pa pike turpi polici qe flet ne telefon thote une kam vetem dy muaj qe kam filluar pune

per kte shtet flisni ju ktu te peshku ??

turp t'ju vije dhe juve

Ne fakt ka plot apartamente sociale te pabanuara ku mund te strehohen grate dhe femijet e tyre. Turpi me i madh eshte pikerisht mungesa e bashkepunimit te sherbimeve sociale dhe policise ne rastet e dhunes familjare. Te mjerat gra...dhe te mjeret femije.

Zonja e dhunuar kerkon ndihme - polici i thote ca ndihme do ti nga une ? si e do ndihmen ? mos do te te mbroj une ??

zonja - dua nje polic te me mbroje

shefi- une skam polic te te sjell  te shtepia te te mbroj ty !

 

lexova intervisten e vjerres se gruas qe i prene floket. nje zonje grua e mencur dhe aq e sinqerte. s'e kuptoj dot si nga keto nena kaq te mencura dalin monstra te tilla. besoj nje ndikim kane dhe semundjet psiqike ndoshta, pasi nje vella e ka te semure psiqik komplet, ky me shenja te dallueshme... nga ta nisesh e nga ta lesh. c'fare te besh ne ate shqiperi te varfer me keto njerez, si t'i ndihmosh. te isha atje do kisha vajtur ta takoja kete grua dhe vjerren e saj, thjesht per mbeshtetje dhe nje ndihme financiare te vogel do kisha dhene. do sensibilizoja dhe gjithe rrethin e te njohureve te mi. 

Nuk e di sa mund te kete ndikim semundja psiqike e trasheguar ne kete rast por mendoj se ka te beje me shume me misogjinine e thelle ( meqe ia prenen edhe floket) dhe dhuenshmerine e pergjithshme. E sinqerte apo jo, kurve apo jo, kjo grua nuk duhej rrahur. Nuk ka gje qe i justifikon ato kriminele te degjeneruar.

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).