Robert Hayden

Ato tё djela dimri

Ai ngrihej herët dhe të djelave

babai që, me duart plot kallo

prej punës javore, vishte rrobat në të ftohtë të mëngjesit

dhe ndizte zjarrin bubulak në sobë.

Askush s’i thosh ‘puna e mbarë’.

 

Unё zgjohesha kur i ftohti thyhej e kёrciste.

Thirrjen e tij dëgjoja kur kuzhina ngrohej,

dhe ngrihesha prej shtratit pa u bёrё vonё

tek i druhesha inateve tё shtёpisё sonё.

 

I flisja me përtesё atij

atij që ndёrkohё tё ftohtin kish pёrzёnё

e madje kish llustruar dhe kёpucёt e mia.

Se s’dija gjё atёhere, se nuk merrja vesh

ç’punё e rёndё dhe e vetmuar ёshtё dashuria.

 

Emily Dickinson

Kur dritë e pjerrët shfaqet

Kur dritë e pjerrët shfaqet

në ato pasdite dimri

si muzikë e kishës rrëshqet

me peshë të rëndë tingëllimi

 

Dhe të jep atë dhimbsë qiellore

që prej plagësh, jo, nuk vjen

ai përçudnim i brendshëm

që aq kuptim të ndjell.

 

Kurrkush s’e di se pse

kjo vulë e dëshpërimit

sjell ethe perandorake

prej kupës së amshimit

 

Frymën mban çdo errësirë

se kjo dritë dhe tokën hesht

dhe ikën me atë ftohtësirë

që është në sytë e vdekjes vetë.

 

Robert Bly

Rrugëve me makinë, për të postuar një letër

Natë e ftohtë është, natë me borë. I shkretë bulevardi krejt.

Veç ajo bjen fjollë-fjollë, se gjë tjetër frymë nuk merr.

Mbi kutinë e postës dora, ndjen metalin e saj të ftohtë.

Intimitet i shtrenjtë që vjen veç në netët me dëborë...

Me makinë do sillem rrugëve, që ta shijoj atë të tërë.

 

Marrë nga: magusalb

 

Shënim. Për ata që kanë kërshëri tekstet origjinale mund të konsultohen në google sipas titujve korrespondues: 

"Those winter sundays"

"There's a certain slant of light"

"Driving to town late to mail a letter"

23 Komente

La neige sur l'eau,

le silence sur le silence.

                        Jules Renard.

poezia e pare me solli ne mendje babushin tim te dashur,  kur isha e vogel  perpara se un te shkoja te fleja ne krevatin tim te ftohte ai shkonte dhe ma ngrohte,   dhe kur kthehej nga puna i lodhur kishte gjithmone nje perkedhelje per mua

ç'pune e rende dhe e vetmuar eshte dashuria.

 

mendoj se eshte perkthim shume i gjetur,poezite me emocionuan ..e poara eshte e fuqishme do thoja ,çarmatosese....Komplimente magus...

dashuria nuk eshte as pune, as e rende dhe as e vetmuar. por nese te eshte bere shpirti tutkall nga budallalleku i trurit, ashtu te duket. smiley

Ore a ke pas gjysh, gjyshe, babe, nene, apo je rrit ne strehe vorfnore financuar nga shteti dhe je laureuar me burse per psikologji psikidelike.

 

vallaj elektroshokun nuk kam guxuar t'a coj nder mend edhe atehere kur mendoja.

Eh, po ti nuk e di qe dashuria eshte pune titanesh... smiley

U ngrita nga gjumi, thashë:
aq sa i do
askush nuk të do.
Është punë titanësh dashuria, lule titanësh,
ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,
po s'qe aq i fortë e aq i zoti
mos i hyr fare punës së dashurisë -
punës së dhurimit të ndjenjave.

Bie mëngjesi
por ty s'të vjen zor
ta mbash hapur dritën
të dëshmosh për natën.
Dikush u tregua i dobët
pluskon neveria përzier me mall,
qielli i njerëzve që njohim
është jeta e shpirtit tonë.
Më mirë të jepesh pas ideve
se të mallkosh
kur s'ke mall.

Rudian Zekthi

nuk eshte pune jo. eshte gjithcka e bukur te gjithkush. smiley

te ky pirg fjalesh te rreshtuara bukuria eshte percudnuar keq. smiley

 

Nuk po them qe s'eshte e bukur, por eshte e veshtire, jo te gjithe e dine se c'eshte dhe si ndertohet. Te ish aq e lehte, njerezit do te duheshin me shume, nuk do te vriteshin. 

nuk vritet njeri prej dashurise, por prej fiksimit. fiksimi krijohet e mbetet kur truri vendos perfundimisht. eshte e veshtire te heqesh nje fiksim, por jo e pamundur. e nese shpirti clirohet prej fiksimeve te trasheguara nga te tjeret a krijuar nga vetvetja, dashuria eshte pafundesisht e lehte. smiley

 

Shume bukur magus.Poezia e Hayden eshte kryeveper.

ç’punё e rёndё dhe e vetmuar ёshtё dashuria.

dhe e papaguar smiley

Pergezime Magus, e para dhe e fundit deshmojne shije te holle perzgjedhjeje. Flmnd qe i ke sjelle ne shqip.

Ju falemnderit, miq!

Gezuar 2014!

Uroj te jeni duke kaluar bukur ne keto dite dimri. smiley

Cova nje leter mu ne poste, tu shku rruges me humbi... smiley

Melankolike, Magus, si dite dimri me diell, qe ta shpie mendjen larg, atje ku s'shkon dot ne ate cast, pervecse duke mbyllur syte ose duke pritur.

Ajo e Emilise me pelqen me shume se i afrohet me teper realitetit, apo me mire te themi ndjesise, qe ngjall stina e dimrit ne New England dhe Midwest-in amerikan. "heavenly hurt it gives us..." Tëpkë! smiley

Pejsazhe dimri te pikturuara me fjale. E fundit me pelqeu shume! Pune te paqme, Magus smiley

Me vjen mire, Lirika. Thx & gezuar!

perzgjedhje te vecanta; perkthime te lavderueshme!!!

p.s Dhe të jep atë dhimbsë qiellore- me pelqen forma qe i ke dhene fjales dhimbje ketu 

 

Thx, Etnik. Nderkohe Anglia nuk eshte rruga ideale per t'i shpetuar dimrit smiley

...por eshte rruga ideale per ti qendruar prane smiley

poezia e Hayden e arrire. ku ta dinim atehere se c'ish dashuria? ishim aq moskokcares e te ftohte.

ke nje shpirt te bute Magus, nje shpirt qe  eshte aq veshtire ta ruash ne keto kohra ...

Leximi i zbut shpirterat, Alba1. Kjo vlen per te gjithe, besoj, jo thjesht per mua, ty, kete a ate person.

Shto dhe efektin e vitit te ri, pra te diteve te para te vitit, dhe bota behet ca me humane. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).