Letër-kërkesë pune drejtuar Ismail Qemalit

                                   Lartësi

Dëgjova se në Tepelenë bëtë organizasion e nënprefektit (kazasë). 

Pas fjalës që më ke dhënë, të lutem për muftillëkun e Tepelenës, të emëroni vëllanë tim Rushit Efendiun. 

Mbetem duk’e puthur dorën me nder të math. 

                                                   Në urdhërin e zsë [zotërisë] s’uaj. 

Teksti më sipër i faksimiles që shihni në fotografi është një kërkesë për vend pune që i drejtohet Ismail Qemal Beut ku u bë kryeministër. Si kjo janë mbi 120 në dosjet e AQSH, vetëm për 6 mujorin e parë të 1913. Sjelltë viti 2014 më shumë punë për të gjithë.

 

24 Komente

Tashi Z.Lame po sugjeron qi duhet me i puth doren Ktij? smiley

Ideja vet esht apo e sugjerume? smiley

Kerkesa duhet me patjeter te shoqerohet edhe me CV-ne. Pastaj do te lajmerohen per diten, vendin dhe oren e konkurimit. Transparence dhe vetem transparence . Te jesh nepunes i shtetit nuk eshte privilegj por sakrifice dhe perkushtim fisnik ndaj popullit tend. Te pakten une keshtu e konceptoj dhe prandaj as qe me shkon mendja per te aplikuar dhe konkuruar. 

"Sjelltë viti 2014 më shumë punë për të gjithë."

kush e ben kete urim, xhibi apo Lame? nese e ben Lame: o derman, leri urimet po mbani premtimet. 300 mije vende pune, as me shume e as me pak!smiley. zvendesimet ne administrate nuk quhen..smiley

Po Lamja a debardhe, por dhe ai nga halli e kishte...I tha Rama "ec germo andej nga arkivat ndonje gje nepotiste ne kohen e Rilindjes se na cane veshet mileti per zevendesimet ne administrate", dhe Lamja e hoqi perparesen e berberit, i leshoi perdet ne tavoline dhe vajti tek arkiva smiley

he mer xhib, thashe dhe une...
nejse, Lames nuk i doli keq ne fakt.. ne fillim, ngaqe s'ishte akoma i sigurte per poziten e Rames ne PS, sikur u reshtua nga grupi i disidenteve e coku bente ndonje artikull "kritik", o "kryetari im"..smiley por shpejt e kuptoi se dora qe nuk nduket, puthet..smiley. del me mire atje, lyej e laj zyren e kryetarit/kryeministrit, se sa te. rrnosh per me fitue honorarin e vobekte nga artikujt ne gazeten shqip..smiley

300000 vende pune ne shqiperi eshte ekuivalenti i 30 milione ne shba.hazreti clinton koha e te cilit mbahet mend si koha e bumit ekonomik ku mjafton qe te ishe gjalle e te dilje nga shtepia qe te gjeje pune krijoi 22 milione vende pune.

Sjelltë viti 2014 më shumë punë për të gjithë.

 

Ky nuk eshte urim po mallkim. Kush ka pa hajer prej punes iher?

Shqiptari popull qe menjen vec ke puna e ka.

2014 me pak pune do sjelle, por shifni 2015 Lame se aty duket nese kini qullos gje a jo.

Sa per sivjet e kena nda menjen ta ngjyjme me vaj e kripe dhe buke me vete

 Me kete prurje, Lamja na kujton se edhe pas 100 vjetesh te shtetit shqiptar, kerkohen nderhyrje per punesimin e njerzeve te tyre, veç me metoda me te sofistikuara. 

pa he njeher Pjero, cilat jane keto metodat e sofistikuara te nderhyrjeve per pune sot..? se mua me duket pikerisht e kunderta. sot nderhyrjet per pune jane me halldupce, me arogante nga 100 vjet me pare..smiley

Jooo i dashur, nga letra duket qe ne ate koh ishte sa kerkese e thjeshte, e hapur aq dhe halldupçe, ndersa sot eshte me e kamufluar, sofistikuar pakez. I vihet rrotull e rrotull, i jepet si rekomandim si rast i veçante, si miku, njeriu i filanit, i pregatitet terreni, zarfi, e gjithshka. Nuk thuhet kaq hapur dhe kaq thjeshte siç e ka thone ai halldupi ne 1913 smiley

Nuk ka asnje shans. Pune ADN-je. Jane njelloj gjithkund.

Jo se shanit Lubonjen ju, kur sulmonte "mitet" shqiptare. Ja pra qe mitet tuaja vetem mjekrrat kane te bardha.

ky ka ngrene fondet e qeverise. dhe bente qejfe neper pubet e europes. edhe naim frasheri ka qene kryecensuror.  po fundja edhe skenderbeu, te gjithe e dime se c'ka qene, po lejeni at muabet tani... psssss nje cop mercenar ka qene, qe ngriti ne kruje flamurin e bizantit... po po, te bizantit, dhe i vellai shkoi e u be murg, kupton... vasali i alfonsit, kot thoni qe e mbajti Krujen se pas rrethimit te pare, ne 1450-ten, s'e mbante dot me... (kapiteni klosi ky me ate zene e bilbilit ne prill, nje fjetje ne kashte) ... e me e, e, e , e, e dim c'ka qene nje cope mercenar ka qene (kurse kete fjaline e fundit per Skenderbeun, Kavo, perfytyroje te shqiptuar nga koka e shemtuar e Lubonjes, dhe pastaj shih filmin Kijameti tani, se ka nje kenge te stonsave ne sfond, jo per gje...)

Pse si kujton ti, qe Skenderbeu i emeronte komandantet sipas meritave?

Me korrupsion e me nepotizem Emo vellai. E di qe te dhemb, po e verteta eshte e vertete, tha Laonikusi.

Ke beri komandant te Sfetigradit, djalin e motres beri.

Ke beri komandant ne rrethimin e Beratit (pas renies se Beratit), djalin e njerit qe i dha rryshfet.

Qe te mos i hyjme pastaj se pse Donika kembengulte qe komandant i Krujes te ishte gjithmone Kont Urani. (vetem te kujtoj qe gjate rrethimit Skenderbeu rrinte jashte Krujes, kurse Donika brenda ne Kruje).

Se harrova, e mban mend si thoshte Agim Bajko tek "Edhe keshtu edhe ashtu":

-Martesa me qellim pozite eshte Skllaveri! Kete nenvizoje dy here, se ka vlere per te gjitha kohet!

 

Pse u martua Skenderbeu me Doniken?!? Se e dashuronte?! Per pushtet Emo, per pushtet! Ja cfare njeriu ishte. Edhe motrat i shiti per nje cike pushtet.

mitet tuaja vetem mjekrat kane te bardha

Kavir, ti e harron ate shprehjen "nuk me ngjan me asnjeren, qekur te dua", ndryshe nuk do te flisje kaq çapraz...nuk eshte gabim te mitizosh here pas here, por kjo kerkon nje dashuri te madhe!! smiley

Komentus ..Per Juve erdha sepse mu duk konkluze e shpejtuar.

Eshte Normale dhe metode GjithBoterore . Me efikasja !

Nga e dinte Papa qe e shpalli Skenderbeun Kalores te Krishtit , pervecse ndonje te shkruare rekomanduese ? Nga i njihte te propozuarit per Vezire Sulltani ?

Terheqja me Dosje eshte A-ja qe nuk ka vlere pa rekomandim . Konkurimi eshte Kurveri per mua ! Eshte Tender ..Celesi i Korrupsionit ! Konkurimi mund te permbaje vetem Projektin ! Ne Uest Point nuk shkon dot askush pa rekomandimin e nje kongresmeni apo Gjenerali . Letra e siperme eshte shume shume e Arsyeshme dhe Kulture mjaft e larte sepse ka brenda Rekomandim - LUTJEN .

Ndryshe nga Halldupet , Arrogante e Arbitrare te  PD- hit qe shkruajne 

Hiqe nga Puna se eshte i Majte ...Dhe .....merre ne pune se eshte me PD-hin....biles Largimet i kane me LISTA 

Rekomandimi eshte CELESI i Pergjegjesise !

Kam dashur te them tjeter gje. smiley

Me c`ka ke shkruaj jam teresisht dakort.

Komentus, une e dija qe Rames te vetet qe duan nje vend pune ne administrate a naj favor tjeter i puthin kembet dhe ata me te afertit i cojne edhe letren higjienike ne banjo, po kjo puthja e dores, qe qenka dhe precedent, tregon evoluim.

Flm  Komentus qe me kuptove !

Po hyjne keta trakalicet e  e kurdisura te LeftKopese ose Poetet smiley fatakeqet mendore  , dhe helbete te duket vetja sikur je para1913 . Keta pervecse i puthin doren N Ma te Dhimit Sali i lepijne dhe sumen ! Ai ua ka gjet mire ketyre .

U di dhe pseudonimet Poeti smileypsh , qe kane pas ne ate Kohe , u di dhe ato qe kane pas ne kohen e Hiqmylilargut , Italaneve te Pushtimit , dhe u ka vee dhe vet ne kete Kohe .Kot nuk e kane zevendesuar Formulen fisnike te mesiperme me shenimet e reja te gjetura gjate auditimit te Firmave ... ..

Vehbi , Poetit smiley jepini 50  mije dollare se eshte i Yni ...Saliu !

lartesi

dhe kjo ne 13-n kur turku i funditsmiley nuk kishte ikur akoma.

 

Nuk ju ben pershtypja e-ja pa dy kacurrela ke balli dhe e-ja me theks? Kaligrafia shume e kuptueshme, gje qe tregon se ky robi vertet kerkonte nder, po nuk ishte gdhe. 

ka kaluar ne metoda me meoderrne sot, bejn orale per 8 vjet rresht kryetarit te partise e shperblehen me nje  vend pune,si puna e kermillit te ppu ....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).