E kuptova se qëndrimi në stacionin e autobusëve në Prizren i ngjante udhëtimit në Turqi, edhe nëse nuk planifikoni të largoheni nga Kosova fare.

Linja Prizren - Stamboll është linjë e autobusit që qarkullon çdo ditë dhe lidh Kosovën drejtpërdrejt, e pothuajse edhe non-stop, me trashëgiminë e saj otomane. Mua mu duk tejet romantik fakti se ju mund të hipni në autobus në Kosovë në orën 2 pasdite dhe të zgjoheni në orën 6 të mëngjesit të ardhshëm në udhëkryqin mes Evropës dhe Azisë. Pothuajse mund të nuhasja erëzat ekzotike në ajër, mund të dëgjoja pazarllëqet e shumta dhe të shihja sandalet jopraktike - që janë ëndërr e vërtetë e një orientalisti. 

Pra, dhurata ime për këtë ditëlindje ishte që të shkoja nga Prizreni deri në kryeqytetin e Turqisë, te porta e Azisë, te shtëpia e Sulltan Ahmetit, te vendi ku kupolat e larta të Aja Sofisë dhe Xhamisë së Kaltër qëndrojnë njëra përballë tjetrës si sumo-mundës antikë.

Ky nuk ishte udhëtimi im i parë atje. Stambollin e kisha vizituar për herë të parë para 12 vjetësh, ndërsa isha kthyer edhe dy herë më pas. Por, ngjashëm me të gjitha aventurat e bukura, ky udhëtim do të më kthente në një vend që e kisha të njohur, por të cilin pothuajse po e shihja për herë të parë. Ç'është e vërteta, si të gjitha aventurat e mira, ky udhëtim më bëri të kuptoj më mirë jo vetëm destinacionin, por edhe pikënisjen e tij. 

E kuptova se qëndrimi në stacionin e autobusëve në Prizren i ngjante udhëtimit në Turqi, edhe nëse nuk planifikoni të largoheni nga Kosova fare. Në Prizren, gjuha turke flitet mjaft shumë (shpesh edhe në shtëpitë e atyre që konsiderojnë veten shqiptarë), ndërsa që edhe shenjat e rrugëve janë në tri gjuhë. Kjo na rikujton se ky qytet është vendi i tretë në botë, pas Turqisë dhe Qipros, ku gjuha turke është gjuhë zyrtare. Ky fakt harrohet nga shumë prej atyre që veprojnë me seli në Prishtinë, siç ishte një projekt i BE-së që kishte organizuar një konferencë në të cilën unë mora pjesë përkrah turkfolësve nga Mamusha dhe Prizreni. Atyre nuk iu ofrua përkthyesi në turqisht me pretekstin se e dinin edhe shqipen, gjë që madje doli të mos jetë fare e vërtetë. Turqit u larguan nga konferenca që në pushimin e parë të kafesë.

Në pritje të autobusit tim për Stamboll, unë u trondita nga të gjitha ndikimet që Turqia kishte në jetën e përditshme kudo në Kosovë. Gjatë kryerjes së blerjeve në minimarket vërejta gjithë ato produkte të importuara nga Turqia - çaj, produkte qumështi, ëmbëlsira, biskota. Vura re edhe ndikimet e islamit të importuar përmes perandorisë otomane - qoftë në xhami, qoftë në shamitë e kokës, ose edhe te zbathja e këpucëve para hyrjes në shtëpi. Unë i dëgjoja njerëzit përreth meje se si flisnin, jo vetëm ata që flisnin turqisht, por edhe të gjitha fjalët nga vokabulari turk që ishin infiltruar në gjuhën shqipe dhe atë serbe: fjalët për tenxhere dhe pjata, për jastëkë dhe tepihë, puding dhe fëstëkë. 'Hajde', 'javash', 'apet' dhe 'hiç', 'veç shko' dhe 'boll', patëllxhan dhe allti, myshteri, mysafir, etj. 

Duke menduar për këtë trashëgimi kur autobusi arriti, unë mendova se edhe ai do të ishte pjesë e trashëgimisë. Mirëprisja shtyrjet në dyqane tepihësh, ndonjë incident të lezetshëm me ndonjë dhi... 

Por, autobusi ishte fjala e fundit e teknologjisë, i pastër, komfor dhe i saktë, me televizor në çdo ulëse, ku mund të zgjidhje mes kanaleve të ndryshme që ofroheshin. E kur pas një udhëtimi të këndshëm 16-orësh arritëm në Stamboll, e pashë se edhe qyteti kishte ndryshuar, edhe pse kishte kaluar vetëm një vit nga vizita ime e fundit atje. Kapaliçarshija i ngjante më shumë Albi Mallit. Çmimet ishin ngritur dhe kryesisht ishin fikse, andaj pazarllëku dhe pirja e çajit me gota të vogla, të cilat i ruaja si kujtime të ëmbla nga udhëtimet e kaluara, ishin kondensuar dhe zëvendësuar me këmbime strikte afariste. Ne u kënaqëm për fundjavë në këtë metropol të bukur dhe përplot gjallëri. Bleva çizme të mrekullueshme dhe hëngra ushqime të shkëlqyeshme. Stambolli vazhdon të mbetet një nga qytetet e mia të preferuara, por atë më nuk mund ta duash për atë që dikur ka përfaqësuar. 

Për arsye praktike ne u kthyem me aeroplan (a po më quan frikacak?), që ateroi në aeroportin e Prishtinës që menaxhohet nga turqit. Mirëseardhje na dëshirohej nga një mur që promovonte monumentet turistike të Kosovës - hamamin dhe xhamitë, Urën e Terzive, sahatkullën - të gjitha trashëgimi otomane (shumë më pak hapësirë në mur u ishte siguruar kullave shqiptare të Dukagjinit, ose manastireve ortodokse serbe). Më vonë, gjatë leximit të programit të një agjencie turistike britanike, që është një nga agjencitë e rralla që ka vizita të organizuara në Kosovë, pashë se ata organizonin një vizitë turistike të 'ndërtesave otomane të ruajtura mrekullisht' në Prizren, 'monumenteve otomane' në Pejë; 'qyteteve të vjetra otomane në Gjakovë dhe Prishtinë', të cilat 'si pjesë e ish-Perandorisë Otomane' përshkruheshin si 'lokacione ku gjenden disa ndërtesa të shkëlqyeshme të Turqisë së vjetër'. 

Duket sikur ata që po e paketojnë Kosovën si produkt turizmi, po përpiqen që të shesin këtu përshkrimet e sharmit oriental të Stambollit dikur. Natyrisht, orientalizmi i ka shërbyer për mrekulli ekonomisë së Stambollit për shekuj të tërë, ndërsa edhe ekonomia e Kosovës ka nevojë për shtytje, por unë megjithatë shpresoja se në vend do të ketë edhe zhvillime më moderne, siç ishin televizorët në ulëse që i përmenda më parë.

http://gazetajnk.com/?cid=1,1034,7305

15 Komente

Reportazh fantastik. Edhe mua me ka cuditur Prizreni kur kam vajtur per here te pare. 

Shqiptarë më se budallenj (budalla, nga turqishtja), pa identitet kombëtar, qofshin prizrenas apo gjakovarë, filatas apo pargas. Si nuk doli dikush t'u thotë se në vitet 1920-1940, ishte Turqija ajo që ndihmoi më së shumti Jugosllavinë dhe greqinë, për shpërbërjen e kombit shqiptar përmes marrëveshjeve dypalshe të shpërnguljes, si atë të Lozanës, ashtu dhe të planit Cubrilviçit për shfarrosjen dhe shpërnguljen e shqiptarve. Kështu u boshatis nga shqiptarët Kurshumlija, Nishi, Novipazari, Manastiri dhe Shkupi. Shtoju këtyre dhe katundarët që drejtojnë sot shtetin e Kosovës, që me gjashtë yje në flamur, më pak se dhjetë përqind e 5 kombësive të tjera, u japin disa qindra Turqve njohje zyrtare të gjuhës...mjaftueshëm për të vënë ulërimat.

Ideja qe shqipon e mbron baba dovleti nga serbi eshte pese pordhe e gjashte groshe. Flirti serbo-turk gjithnji ne kurriz tone.

ja nji pasazh kolorifik, Petro:

Historians record that it was following the breach with Stalin that Tito started to make ever wider-ranging trips across the globe with the manifest intention, needless to say, not just of nurturing long-standing alliances but also of cultivating new friends, and this travelling and playing the guest became just as much a passion for him as hunting had always been. One of his first journeys took him directly to celebrated Constantinople in a boat named the SS Galeb(Seagull) that was later to assume legendary status – a vessel that was purchased from an Italian banana shipper, converted into a minesweeper, then refurbished after going to pot. At a quayside table groaning from the weight of food, the preening Turkish foreign minister, Mehmet Fuat Köprülü – a descendant of the celebrated Albanian Köprülü family, several of whose members were grand viziers to Ottoman Turkish sultans of the sixteenth and seventeenth centuries – was able to wave to him from afar over the sticky mountains of tufahije and baklava. A Turkish sabre inlaid with precious gemstones, looted from Damad Ali by Prince Eugene of Savoy’s troops after the battle of Petrovaradin in 1716, was Tito’s gift for the Turks. As a sign of his good intentions, he handed it over to his host, who accepted it with great joy, saying:
“Let us marvel at this masterpiece of the sword maker’s craft, and when our eyes have had their fill let us bury it for ever!”
 

Qe idiotesia kishte mbire dhe ne shtresen e te ashtu - quajtur intelektuale me kishte rene ne vesh - po jo kaq shkoqur !!

Po si mund te lidhesh politikat e Turqise se viteve 1920 - 1940 me Otomanet e dikurshem dhe ne kete mesele te gershetosh interesin shqiptar vis  - a - vis atij serbosllav ? A thua se mos ishte republika Turke e Mustafait Agait me shume e interesuar per vazhdimesine e Otomanizmit se vete Prizrenasit?

Mesele e llogjike peshku hesapi, domosdo  smileysmiley

Köprülü raised the sabre, everyone clapped and, after tucking the weapon under one arm, he too gave a single clap, at which one of his trusted men appeared and forthwith, took the falchion away, hopping in joy. What became of it, we never shall know. It seems unlikely it was buried; but then again… Following that, in Ankara the president of Turkey himself clasped Tito to his bosom; they talked for a while then went to dinner where, in a jesting mood, they compared their čevapčiči – the Serbian and Bosnian with the Turkish. Before that, however, they drank a liqueur prepared from Turkish flowers. Fortunately Tito had by then learned how, having downed the toast, the unnecessary and unwanted nth round might be declined with due diplomacy if the grog should not be to one’s taste. The dinner over, when genuine Cappadocian tobacco in golden snuff boxes was brought to the table, Josip invited Cemal Gürsel to visit Belgrade, Gürsel accepted and so the talking went on, with both feeling for a short while that they had managed to repair relations that history had so hideously loused up, and that, there and then, must have been an uplifting event of unalloyed joy. Truly. For two politicians who by pure chance happened, right then, to be sincere.
 

ja dhe burimi

PS. memzi u kapercejshin malet me bakllave, qe kullonin sherbet e telyn e dashni te modhe.

Ah, mos harroj, qenia e nje Qyprilliu eshte qershia mbi torte... festek ne bakllav, desha me thon!

Qytet shume i lezetshem e njerez me edukate, qe veshtire i gjen ne Shqiperi. Cmimet neper embeltore me jane dukur te shtrenjta, mgjs tollumbat qe kam ngrene atje ja vlenin.

Po, po, tulluma me sherbet! Janë shumë të shijshëm. Ju bëfshin mirë turqni!

Edhe bakllava turqni eshte. E pastaj? Ne Prizren s'pashe nje leter te hedhur pertoke, shtrati i lumit qe kalon, pa asnje mbeturine. Kurse tek ne, pffff vjen era acid urik kur kalon uren ne Lane. Ne darke mbi trotuar, nen driten e llampave, shkelqejne vende vende gelboqet e popullit te edukuar shqiptar.

'veç shko' seshte turqisht,  po fare

d.m.th u be edhe prizreni si himara!  ja, keto jane arritje me te cilat duhet te mburremi ne evrope! integrim,vella,integrim

Artikullit i mungonte nje element kyç, per mua te pakten, çmimi i biletes. 

Ne Prizren bohet + e qeverive neser?

Ketu ka njerez gjysmake vertet.

Jane gati te stimulojne djegien e Prizrenit vetem se na paska trashegimi te theksuar edhe nga turqenia. Po shyqyr o qe e ka. Apo ta djegim per patriotizem?

Po mer ta djegim si Voskopojen, vetem qe te mos jete vend i begate ku mund te jetojne njerezit si njerez turq, shqiptare a cfare. E ne fakt kane tentuar nje here para ca viteve ta djegin...

Pastaj do shkruajne libra per Voskopojen/Prizren qe thuhet qe ka shenja qe ka qene shqiptare por thuhet qe ka qene dhe prone e nenes sulltaneshe. Ca shkojne dhe me shume qe ka qene greke fare. smiley

Ah sikur te gjitha qytetet shqiptare te ishin sa gjysma e Prizrenit !!!

Kishim Berat e Gjirokaster , por ajo qe u be per 2000 vjet ne Berat nen Pellazggji e Turqeni e permoren keta patriotet nen Shqiperi.

P.S. Gurgdhendesit e vegjel, ka qene nje liber per femije...

OSMAN*

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).