Une nuk i kam pare keto foto dhe as kam ndermend t'i shoh, por mendoj se argumenti qe Habjon Hasani hedh sot tek Dita vlen te diskutohet. Me pak fjale, fotot e shkrepura pas vdekjes se Sokol Olldashit, jane te tilla qe ngjallin dyshime se nuk ishte thjesht nje aksident me makine. Personi i ndjere ishte aq i demtuar, ndersa makina aq pak e demtuar sa dyshimet lindin mos ngjarjet kane ndodhur ndryshe. Gazeta Dita hedh dyshimin se Sokol Olldashin mund ta kene vrare, pastaj aksidentin sajuar per te fshehur gjurmet.

Tri foto horror dhe një hetim komedi

Prej disa ditësh në mënyrë konfidenciale me email-e në qarqe të ngushta po qarkullojnë tri foto shokuese që tregojnë të ndjerin Sokol Olldashi pas aksidentit. Janë imazhe tepër të rënda për tu parë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të jenë objekt i publikimit të drejtpërdrejtë në gazetë. Shformimi i kokës së deputetit është i jashtëzakonshëm, tronditës: asnjë prej tipareve nuk është në vendin e vetë.

Këto foto, të cilat DITA i posedon minimalisht i japin një përgjigje pikëpyetjeve që shkaktoi nxitimi për të bërë varrimin e Olldashit. Në atë nivel dëmtimi homazhet nuk mund të kryheshin normalisht. Por këto foto nga ana tjetër flasin për një dëmtim ekstrem tepër të rëndë që mund të jetë i shkaktuar ose nga një aksident shumë i rëndë ose nga një sulm dhe agresion shumë i rëndë ndaj tij. Vendi i aksidentimit, makina e sigurt me të cilën udhëtonte Olldashi dhe dëmtimi fare modest i mjetit të tij duket se i bëjnë shumë të dyshimta rrethanat që mund të justifikonin një aksident kaq të egër.

Stafi i DITA-s i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj ngjarje ditë pas dite dhe kemi qenë media e parë që kemi publikuar raportin zyrtar autoteknik të aksidentit, por dhe media e vetme që u investua në hartimin e një raporti alternativ mbi dinamikën e aksidentit falë dhe bashkëpunimit të inxhinierit Arben Meçaj. Por në çdo rast kemi mundësuar vetëm zbardhje të aspekteve të veçanta të këtyre rrethanave pasi informacioni nga organet kompetente është zero dhe këtë ngjarje të rëndë deri më tani më së shumti e karakterizojnë vetëm “legjendat urbane” dhe aludimet e pabazuara.

Ndaj dhe sot u drejtohemi lexuesve tanë në mënyrë të sinqertë dhe të hapur duke përmbledhur shkurt ato që dimë, ato që nuk dimë dhe ato çfarë nuk kapërdijmë dot mbi mënyrën se si po hetohet dhe po trajtohet kjo ngjarje.

Deri më sot, gazeta nga investimi i saj vetjak ka mundur të zbulojë disa pasaktësi flagrante të raportit autoteknik zyrtar të hartuar për këtë ngjarje. Inxhinieri Arben Meçaj ka hartuar një raport alternativ dhe studim shkencor mbi dinamikën e ngjarjes dhe ky raport i dytë ka nxjerrë në pah shumë pasaktësi në raportin zyrtar të administruar nga prokuroria. Ekspertët zyrtarë nuk kanë pasur asnjë reagim për këtë raport alternativ të Meçajt, si rregull duhej të “hidheshin përpjetë” pasi janë duke u kapur në gabim mbi një raport jo dosido, por në një raport autoteknik që ka për objekt vdekjen e një politikani të lartë.

Për më tepër inxhinieri Arben Meçaj arriti të gjente në disa vende dhe piketa të rëndësishme të vendit të ngjarjes telajon dekoruese të makinës së Olldashit gati 3 javë pas ngjarjes. Pasi ky fakt u botua në gazetën tonë, mësuam se vendi i ngjarjes u dogj dhe përpos djegies së shkurreve një fadromë kishte gërmuar dhe zhbërë dhe rrugën dytësore ku u gjet automjeti.

Prokuroria që është duke hetuar çështjen minimalisht duhej të mbante një qëndrim pas këtyre fakteve: Do e konsideronte më raportin e parë zyrtar apo do kërkonte ri-ekspertimin autoteknik të kësaj ngjarje? Prokuroria nuk pipëtin, a thua se gjetja e pasaktësive serioze në raportin zyrtar autoteknik i bën nder asaj. (!)

Ne sot nuk dimë ende se ku ishte, nga vinte dhe me kë ishte Sokol Olldashi në momentin e aksidentimit. Shumë bashkëpunëtorë të tij të afërt janë të bindur se autoritetet policore dhe prokuroria kanë “ndihmuar” figurën e tij duke shmangur për publikun prezencën e një femre në automjetin e tij natën e aksidentit.

Por edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë do të ishte një ndër turpet dhe veprimet më të rrezikshme të kryera ndonjëherë nga një organ publik hetimor. Se sa dashnore apo shoqe ka pasur individi Sokol Olldashi as i intereson kurrkujt dhe maksimumi përbën kuriozitet dhe jo informacion domethënës.

Por se me kë ishte dhe në çfarë rrethanash konkrete dhe ekzakte vdiq politikani i lartë Sokol Olldashi është një çështje me prioritet tepër të lartë shoqëror dhe me interes të padiskutueshëm publik.

Paranojat dhe ngërçet seksuale apo morale të hetuesve dhe kolegëve të Olldashit nuk janë kurrsesi argument.
Sot si pasojë e këtij hetimi të mangët dhe rrethanave të dyshimta shoqëria shqiptare është në paranojë. Një pjesë e mirë e shoqërisë po mbahet nën terror psikologjik pasi e bluan dyshimi se “Olldashin e kanë hequr qafe”. Këtë terror  s’mund t’ia faturosh milionave vetëm për të larë duart dhe për t’i bërë makijazh “figurës morale” të politikanit, qoftë dhe sikur të ishte Helena e Trojës në sedilen ngjitur me të.

Për më tepër, cilëtdo persona të kenë qenë me të duhen ditur saktësisht dhe duhet të dëshmojnë publikisht atë çfarë pretendojnë se dinë. Askush nuk mund të na shes siguri për versionin e aksidentit me “dëshmi të fshehta”, aq më pak ata që nuk kanë qenë dëshmitarë okularë. Nëse nuk ka pasur “person të dytë” në vendngjarje, nga buron kjo siguri për “aksident”, në kushte të pajustifikuara nga ekspertiza? Dhe në rast se ka pasur “person të dytë” mbi ç’bazë bëhen përjashtimet e personave nga hetimi zyrtar?

Nëse do ishte i vërtetë ky opsion idiot i “nderit” do ishte një akt i paprecedentë që rrezikon jetën e çdo qytetari të vendit, pasi mjafton që nesër, në emër të “ruajtjes së figurës morale” dhe “shpikjes” së një femre në vendin e ngjarjes, të mbulohet ndonjë akt më i rëndë. Ky është kriminalizim i hetimit dhe jo hetim i një krimi të mundshëm.

Mediat dhe gazetarët i kanë të kufizuara mundësitë hetimore pasi janë autoritetet shtetërore ato që kryejnë veprimet në tërësi. Media mund të mos ketë mundësi të dalë në konkluzion hetimor mbi ngjarjen, ama një konkluzion mbi hetimin mund ta japë me siguri që sot: Është një komedi. Një komedi që jo vetëm nuk po bën aspak për të qeshur shqiptarët por përkundrazi i ka vendosur nën terror psikologjik nga dyshimi mos Olldashin e kanë vrarë.

Kësaj komedie të zezë i duhet dhënë fund, na vërtetoni nëpërmjet një hetimi serioz se çfarë ka ndodhur dhe jepini përgjigje dyshimeve të bazuara që po bëhen mbi hetimin Tuaj. Kjo  nuk është çështje “dashnoresh”, por hetim mbi vdekjen e një politikani të lartë. Nëse nuk kuptoni as kaq, nuk meritoni të punoni as portierë në redaksinë tonë e jo më hetues të ngjarjeve me rëndësi të veçantë.

111 Komente

"Nëse nuk kuptoni as kaq, nuk meritoni të punoni as portierë në redaksinë tonë e jo më hetues të ngjarjeve me rëndësi të veçantë."

Po cte ka bo portieri mer hase?

Ke harru edhe qe vendit te aksidentit i eshte vene gjithashtu zjarri. Kuptohet, per ta perkujtu....

se ka harru Bame....

Shoku, eshte vertikal apo horizontal? Sa shkronja ka?

nqse vendi ku ndodhi ''ngjarja'' eshte djegur sic thuhet, s'ka dyshim se eshte nje para-krim dhe pastaj gjoja nje aksident.

Mbas aksidentit vdekje prures te Olladshit,  me beri pershtypje shprehjet nga koleget e tij " "Sokoli e kishte qef shpejtesine" njesoj si Zheleznovi qe i thote Bujar Lakos  " Ai kishte qef te fluturonte" por u perplas, dhe vdiq! Dicka e tille.Beluli mund ta kujtoj me mire kete shprehje nga filmi Balle per Balle! smiley Ta kene vrare valle Oldashin? Cdo gje mund te bej vaki ne Shqiperi! 

"Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk duan që t’ a zbulojnë vrasjen e Olldashit. Pse? Shumë socialistë thonë si nën zë se Olldashin e kanë vrarë, por e vërteta nuk mund të zbulohet se në Polici dhe në Prokurori ka akoma shumë njerëz të Berishës. Kjo më tepër është një alibi për mos zbulimin e së vërtetës. Nëse do të donin Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme, të cilët me këtë Polici që kanë mbyllën në një ditë gjithë lokalet e lojërave të fatit të Shqipërisë, shembën pallate me tritol dhe bënë gjithë ato punë të tjera me të cilat mburren çdo ditë, do të kishin krijuar fare lehtë një grup ekspertësh në Polici për të hetuar vrasjen e Olldashit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Prokurorinë”, – shkruan  Myftaraj.
 

Eshte thjesht i treti rival i klanit Berisha qe vdes, pas Hajdarit dhe Pashkos. S'e kuptoj c'ka per kaq shume buje.

ProFil, me nje fjale edhe perhapja e fjaleve se eshte vrare per pune dashnore, qenka nje mbulese per nje vrasje politike. Po ç'ne tani, kur ishin ne opozite smiley

Nuk e di une, s'merrem me teori komploti smiley. Di vetem qe Azem Hajdari ishte i vetmi qe mund t'ia merrte PD-n Berishes. Edhe Pashko ishte nje prej themeluesve te PD e me shume influence, e vdiq sapo u kthye ne politike. Edhe Olldashi i pakenaqur ishte nga klani Berisha dhe nisi ta shprehe hapur fare. Kaq di une smiley

dmth qe te kuptoj vijen logjike: E vrane, inskenuan aksidentin, shkun atje, moren dhe Tahirin dhe Meten me vete, bene edhe Ramen te firmos e te shkoje per ngushellim!

seriozisht?

peshku qelbet nga koka thone, dhe ky peshku ktu, ka fillu te mbaje ca ere

Ca thu? Ku ke degjuar qe edhe po te te vrasin e te te hudhin ne kanal , nese je person publik, nuk te vijne per ngushellim? A nuk bene keshtu per deputetin Fatmir Xhindi?

E vrane tek dera e shtepise, ne sy te djalit. Shkoi vete Gjuzepina e mori pjese ne ngushellim.

Kjo vija llogjike na ka marre me qafe me thane te drejten.

O Hajvan Hasani , Prania e nje femre ne makine kur eshte bere aksidenti , Olldashi dyshohet se eshte vrare me pare se sa te ndodhte aksidenti . Perfundimi , makina ka ecur me me nje njeri te vdekur nderkohe qe ne sediljen e pasagjerit ka qene nje femer e gjalle.

Oooo.....Blendoooooo....hiqe se le nam .

 Perfundimi , makina ka ecur me me nje njeri te vdekur nderkohe qe ne sediljen e pasagjerit ka qene nje femer e gjalle.

Qeka bo Olldashi si Kostandini i Vogelith. smiley Mu me duket si dora e Fatos Nanos. smiley

S'eshte mire te qeshim por po qesh me komentin tend.

Komentues je shume origjinal .

Aksidenti "Olldashi" te jep te gjithe Pershtypjen e Plote se nuk eshte aksident rastesor .Variantet e te perfytyruarit jane te shumellojta, sepse Popull eshte .Biles Kaci si "flori " qe eshte e shtron edhe ne forme tablo Sinoptike smiley

Por brenda ka nje te vertete te Madhe ..Kosta ishte me shpejtesi te Madhe .

Cfare do deklaronte Olladashi ? I ndjeri....! Shume intrigus ky artikull pasi zbulon fytren e vertete te PD-hit si Parti Krimi e Pritash me te pabese !

Stafi i DITA-s i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj ngjarje ditë pas dite dhe kemi qenë media e parë që kemi publikuar raportin zyrtar autoteknik të aksidentit, por dhe media e vetme që u investua në hartimin e një raporti alternativ mbi dinamikën e aksidentit falë dhe bashkëpunimit të inxhinierit Arben Meçaj..

Ky eshte me sa di une inxhinier ndertimi jo forensic expert.Nate , shi,mjegull, shoferi nga syte jo mire, shpejtesi me nje benz te fjales se fundit ne qafe te krrabes ne nje rruge te projektuar per transport mushkash gjate luftes I boterore .c'ka ketu per tu habitur?

Po edhe ku eshte problemi? Eshte inxhinjer or tie - cfare rendesie ka se per cfare? Ky inxhinjeri doli edhe ekspert i armeve kimike, si dhe qenka ekspert ekonomie dhe politike.

Tani le te bejme ca shkrime kundra Lubonjes gjitholog.

Mbase duhet te te kujtoj qe projektet e ndertimit te rrugeve i bejne inxhinieret e ndertimit.

Shpresoj t`ju kem ardhur ne ndihme.

Faleminderit, i ndihmueshem si gjithmone.

Mbase duhet te te kujtoj qe ekspertiza dhe versioni zyrtar u be kur minister ishte ai me i miri. Vec nqs po thoni qe Berisha e ka dhe Me te Mirin ne grupin e tij.

Nderhyrja ime lidhej vetem me faktin qe inxhinieret projektues te rrugeve bazohen ne dinamiken e levizjes se mjeteve per te projektuar rruget. Pra me mire se mund te fjale nje inxhinier ndertimi/projektues rrugesh , zor se flet njeri. Ekspertiza e mjetit eshte tjeter gje.

Pjesa tjeter e kemi thene : Tahiri ka dashnore.

Ndersa une mendoj qe me mire mund te flase nje ekspert kriminalistik i pergatitur per kete pune se nuk mjafton vec dinamika e levizjes se mjetit por edhe shume faktore te tjere, duke filluar nga kendi i renjes, loji i automjetit, pozicioni i viktimes ne momentin e aksidentit, lidhur apo jo me rrip, etj. etj. etj.. Por une s'kembengul dot se s'kam njohuri ne kete fushe ashtu sic dukeni te keni ju, apo te hiqem sikur kam nga te gjitha fushat.

P.S. Tahirit i lumte!

Mire u morem vesh. Nuk kisha dyshime ne arsyetimin tuaj te shendoshe.

apo te hiqem sikur kam nga te gjitha fushat..... Tipike Xhionjizma .Sikur deri tani nuk u hoqe eksperte per ekspertet qe 'ja fusin kot " ..me kende renie , me lloi automjeti e ....me gjeresi e gjatesi rruge , thepisje e pa pengesa si pas Shkembit te Mustafallarit smiley

inxhinieret e ndertimit thjesht llogarisin rrezen e rruges ne vartesi te shpejtesise se lejuar nuk merren me analiza dinamike te rrokullisjes se makines ne humnere.

mos bjer dhe ti ne nivelin e ferrave, he te keqen. 

 

Po shpejtesia doli qe ka qene 40-50 km ne ore.

Dhe vendi nuk eshte shume i rrezikshem dhe se ne 80 vjet rruge aksidenti i Olldashit ishte i pari ne ate vend.

40-50 km ne ore ne nje rruge dhish eshte shume.

Rruga eshte rreth 8 m e gjere ne vendin ku eshte bere aksidenti. 

Ku eshte bere me saktesi? Sa larg tunelit? Sepse tek tuneli ka kamera. Ndaluam nje here per nderrim gome sapo dolem nga tuneli, afer telefonit, dhe ra telefoni. E hapem e na pyeten nese na duhej ndihme. I thame qe s'kishim problem, por megjithate erdhen me nje fuoristrate me drita te ndezura e ndenjen aty deri sa ikem. 

Jo eshte larg nga tuneli. Dmth e kalon krejt pjesen e ndertimit te ri, e kalon dhe ate devijimin dhe futesh tek rruga e e vjeter, dmth duke ardh nga Elbasani. Eshte 200 m larg vendit ku ndahet rruga e vjeter e Krabes.

Komentues, ne ate zone kam kalu plot 8 vite.E njoh me pellembe Musqetane sepse nga kater here ne dite kam kalu me motociklete.Vendi eshte 25 - 30 metra siper lapidarit.Ku u rrezu i ndjeri Olldash kan qen dy ullinj dhe pake ferra, si u prish kooperativa e Berzhites.Toka gjer ke ullinjte mbillej here me elb e here miser.Faktikisht, duke zbrit eshte nje khtese me drejtimin majtas si varet rruga pingul me mbi 30 perqind pjerrsi.Dmth mjeti merr superxhiro ne se nuk frenon.Un vet ate pike dhe tjetren poshte Kafes Xhafes i kam pat gjithmone frke.Sidomos kur kthenim ndonje gote( qe nuk ka qene kurre gje e rralle) Sapo pashe vendin kur u dha lajmi, mendova se i ndjeri( te cilin e kam pat mik kur ishte gazetar) ka humb kontrollin.Nuk jam ekspert por ne ate vend une ne plot here kam ndjere djerse te ftohta.Per ate vend disa here i kam pas thene Baram Tares( gjet rahmet) kaporrali i rruges) " Barom- o beji nji mur atij dreq veni ! Dhe ai me pati thene:
- Si te vish ti me Berin ( nje zevendesi im prej Musqetaje) tape ku ka mur qe ju mba juve, mre!...
Tani gjykoni vete se une kaqe i kam perjetu !
k

Nje pyetje kam per kuriozitet : a nget makine ti? 

S`ka lidhje Mushqetaja me vendin e aksidentit. Duket e ke me te degjuar. Eshte dy kthesa me lart vendi qe flasim. Makina e Olldashit ate kthese e nxjerr me 80 km ore pa asnje bulez problemi e pa leviz asnje milimeter nga vendi ne cdo lloj situate. Vete mjeti ben kufizim dhe nese i humbet konvergjenca me rrugen jep shenje ne kroskot per te bere kujdes.

Lere tani se nuk ja vlen te debatojme per nje gje te kesaj natyre.

P.S. Une vete nuk kam asnj efakt apo prove qe te them qe eshte vrasje. Keta qe e thone i dalin vete per zot. Ndersa ata qe kane probleme me ADN-ne nuk kane cfare flasin pervecse leshojne pasthirrma habie.

 

Miko ti nuk e ditke qe ai vend quhet Mushqeta! Patenten e kam nga Emin Berbema jo me te bleme.Ti nuk e ke minimumin e njohjes per ate vend.Dhe pac rast ndonje dite te ecish jo me 80 por me 40 dhe ke per ta pa deren e Lemes po qe koha si e asaj nate ...Keshtu qe vendi eshte ku them une dhe jo ku e shpie ti!
Lapidarit i thone " Lapidari Mushqetase..." Per ta ditur jo per me shume !

Po nuk eshte pra 20-30 m nga lapidari vendi i aksidentit. Eshte nje S e plote , pra jane dy kthesa deri ta shkosh tek vendi ku eshte rrezuar makina e jane mbi 200 m larg nga lapidari.

Edhe nje here se mbas e kupton : makina si e Olldashit nese nuk fle mire ne rruge jep sinjal me kroskod per shenje rreziku. E jep edhe viziv edhe me ze per te terheq vemedjen e shoferit qe te ndryshoje parametrat e levizjes. Edhe kur makina rreshqet apo futet ne nje trajektore te papershtateshme per makinen.

qeka shqetsu Bradi. U dashka lexu kjo teme.

Lexoje ...lexoje se ka me qesh e me qare .

kush ka pas motiv me vra Olldashin, Brad?

Vetem rruga , se i mori gjithe ato leke dhe nuk i dha nje Kiss.

Edhe mu si goxha investim me duket me bo plan me vra Olldashin, po mbase dhe nuk e kemi gjithe informacionin deri ne Kanada. Nejse, mjere ai qe iku, pa te tjeret do rregullohen. 

Kac Myftari thot qe e kan vra...

hmmm, shume serioze qenka puna. dhe ne merremi me te dua moj qene.

shume keq.

shume keq.

Idiotesira pafund! Edhe Hasan edhe Habjon! lini mo te vdekurit rehat ne prehjen e perjetesise !

mire tashi, ja e besuam qe nuk ishte aksident...  po organet kompetente, policia hetuesia etj,  qe tashme jane ne duar te  sigurta,  pse nuk e zbulojne  vrasesin/it..??  aq me teper kur paskakerka  kaq shume  prova..? 
 

Po ca prova o Belul? Dy jane kategorite e provave.Prova materiale dhe prova shkencore.Te tjerat jane P....me pake rigon!
Kam nigju, qe "krim perfekt ...nuk ka !"
Ndiqni emisionet e DR.Xhi-se !

grava, une e kisha fjalen per ''provat''  dhe insinuatat qe paraqet ky shkrim, kjo paçavure thuaj me mire...

 

çudi e madhe, e dija qe ka njerez  qe besojne  ne gjithcka  trilllon   Kaç Myftaraj  dhe Mero Baze,  por qe jane shtuar  kaq shume... hemmm,  dicka  nuk shkon ne Albanie... uji mbase....

Belul, me lexo ca i them komentuesit!

ehuu e diskutoni ju qe e hoqi qafe Plaku Sala!!!!!????

kush ka bythe aty te beje ndonje diversion tjeter pas ketij shembulli, ne ato kuota qe eshte PD i duheshin shtrenguar rradhet, nje Olldash me gjysmen e grupit me vete i bje qe PD-ja perfundimisht ngelej parti e Tropojanve dhe Sala shkote ne burg si cun i bukur.

Nuk jam i qarte nese raporti perfundimtar mbi shkaqet e vdekjes eshte bere publik!!!  Pas kqyrjes se kufomes duhet te dilet me nje raport.. Une nuk e kam degjuar nje raport te experteve per shkaqet e vdekjes.. Nqs i ndjeri ka pesuar nje thyerje te kafkes , sic perflitet ne media, atehete as qe behet fjale per vdekje aksidentale por nje vrasje e mirfillte.  

Jane po keto pyetjet qe i kam ngritur une edhe ne temen e pare mbi kete çeshtje, qysh atehere.... dhe me e bukura eshte qe edhe sot e kesaj dite, ende nuk dihet se ku ka qene i ndjeri, e me ke eshte takuar.... perse ne emer te tij, nuk ka  pas agje te regjistruar as si konto bankare e as si hipoteke, por jane pothuaj te gjitha ne emer te shoferit te tij... dhe kjo e vertetuar tashme.... pra me i llaf, familjen dhe djemte e tij, i ka lene me gisht ne goje.... dhe si perfundim, jashte çddo afati ligjor, vete varrimi i tij kaq shpejte, pa u mbushur 24 ore, eshte vertete nje thagme e madhe.... dhe perveçse prokurorise, ketu une fajsoj edhe strukturat e policise se shtetit.... dhe (bindja ime) ketu duhet te kete gisht Likja.... se ndryshe ose interesa madhore te Rames dhe te veteve, ose ndonje pakt i Metes me Berishen , kane bere qe te mbyllen hetimet, se ndryshe nuk ka si shpjegohet....

Blendi Salaj, Habjon Hasani dhe Sajmir Tahiri, jane te gjithe militante qorre te Partise se Rames, qe duke pare qe nuk qeverisin dot me premtime te mbajtura, me programe, me modele eficente, me administrate profesionale etj., kerkojne te mbreterojne nepermjet shpifjes, dyshimeve, legjendimeve te tipit te Sigurimit dhe tritolit per te zhvendosur vemendjen e publikut nga kerkese-llogaria per qeverine.

E para, kjo shpifje e ndyre, nuk i shkon te behet nga ata qe jane ne qeveri dhe kontrollojne cdo gje dhe e kane mbushur policine me militante te ps dhe se dyti ka deshmitar okular ne vendngjarje qe thote se e ka pare Olldashin vetem ne makine, duke folur ne telefon dhe bile Olldashi e ka pershendetur edhe me dore pasi njihej me te (eshte pronari i lokalit ne afersi te vendit ku u aksidentua Olldashi) dhe qe ka ndjelur edhe me sy momentin kur makina ka humbur kontrollin dhe eshte gremisur.

Ju vazhdoni me keto mufka kur rendi ka marre te tatepjeten dhe vetem para pak minutash eshte njoftuar qe jane vrare ne menyre makabre burre e grua ne zonen e Korces.

Blendi militant qorr? Po cke o derbardhe qe c'vlereson vehten.Can b..Blendi per militantizem.Ti nuk e njeh asnje fije !

Po ti o derezi ca ke qe te djeg miza? Apo e ke harruar si i vinte Vilajet Qyrkut nga mbrapa si zar neper studiot e Fevziut? 

Edhe ti o Deion???

Po une e di ku e ke inatin me Blendin ti. Ty te vjen me plas qe Blendi i dha hapsire mediatike Pjerit tek ajo intervista. Pranoje!!!

well, edhe i dha, edhe s'i dha!

ai justifkimi gjoja teknik i limitit 10 minutsh nuk bind askend!

blendi syze mban por ti thuash qorr?!smiley

" Paragjykime jane " Tha Tos Lubonja !

laura vorpsi nuk paragjykonte se ish klas i nolt.

Cfare te te lexosh Grava ? Shpesh merr persiper qe "i njoh " smiley Ke njeh ti ? Olldashin (rp ) ? Apo Ngjelen ? Cdokush mund te bisedoje me ta ! Me mire se te gjithe i Njeh Babasqapi dhe ata mjeshtrat e ' tritoleve " dhe " aksidenteve rrugore " prane tij !

Mos kaq i sigurte pasi te vetmen fushe qe nuk njeh eshte krimi Prapa shpine i PD-hit . Pasi hedh ne Ere nga themelet shtepi , i iknin ne drejtim te paditur ata te "shtyllave te tensionit te larte " dhe nuk i gjente dot Tritolsit !

Kur them " nuk e njeh  ", kuptoje drejt , Jo teorikisht po nuk ke se si ta njohesh ne praktike .Ekspert  i cilesise se Larte dhe pe andejza Kufirit e pertej Oqeaneve nuk mund te jesh si ai i K.trebickes qe e gjeti "aksidentin " ...cfare do deshmonte i ndjeri ...."

Edhe ekspert me i cquar se ai qe i gjeti te gjitha po " nuk ishte paisjet e deshifrimit te zerit "  sepse i kishte harruar ne vendin e Punes ku pergjonin Gjithe Boten..tha Snowden . Po edhe si ai , qe qe i dilte serveri i fshire ne Kryeministri , po nuk e gjente se kush smiley edhe sa i nuk je ti !

Gjithkush ka te drejte te dyshoje dhe jo pa shkak . Behet fjale per Ekzistencen e Metodave bajraktariste midis Prites e Kurtheve te Pabesise se PD-hit dhe jo per cfaredo Rasti .Ti mund te njohesh rrugen Mire se nuk ka nevoje per Tete Vjet , te mos them une e te tjere per dhjetra vjet , po qe ne fakt te pire e me lloj shpejtesish e aventurash moshe ...fati na la Gjalle .

Thua fati e mori Olldashin ?

Per ata qe e kane harruar, naten dhe pikerisht oren e aksidentit ne Tirane ka pasur nje furtune shiu te rralle. Une nga dritarja ime nuk shifja dot as 1m larg, aq i dendur po binte ne ate moment. Dhe mbaj mend qe isha ne telefon me nje mikun tim e i them dicka te tipit "ishalla nuk ka njerez rrugve me gjithe kete shi". Kshuqe ka qene apo jo shpejt nuk ka dhe aq rendesi, me shume rendesi ka a ka pare kthesen qe kishte perballe. 

Gjithsesi edhe pa shiun, kjo ideja e komplotit vrastar me duket icik e cuditshme sepse supozon qe jo vetem Berisha ka dash ta vrase po dhe qe Rama ne rastin me te paket e ka toleruar nje gje te tille. Me duket icik nonsens. Ja te supozojme se jane ne gjendje ta bejne keta te dy, po kaq i rrezikshem ishte Olldashi per tere klasen politike?!! Mund ta kene vrare te tjere, per arsye personale/biznesi, po pse ta mbajne sekret atehere? 

Ja dhe nje nderhyres me mend si puna jote ...Vetemn se ( rp ) Olldashi nuk ka qene nje analist per Shqiperine ,Ballkanin Rajonin e me Gjere e Gjate ne Kohe Krize .Ka qene Min.i Brendshem dhe eshte marre me punet organizative te Partise .Nuk mbete ti dhe Poeti smiley tu mesoni partive cfare jane keto funksione ne se Dine apo JO .

Ate te nates shiut nuk e ke keq po thu pse ta kesh thene vetem ti ? Pse mos ta  kete  thene dhe i ndjeri Olldashi qe ishte Kre partie dhe i dhimbsej Populli ?

Lini keto bajatlleqe dhe mos bini ne nivelin e ketij robokopit alias Poetit smileyfatakeqit te LefGOPESE

Tani nga e gjithe kjo nderhyrja jote vetem nuk morra vesh se cfare beson ti per artikullin ne fjale, qe nuk e ka sjelle fare poeti. Po thua qe e kane vrare dmth? Ngele tu u morr me rrobt e tjere tere diten, apo pension hesapi thuaj, si me shty kohen. 

Si s'te vjen turp qe s'arrite te kuptosh xaken? I thua vetes dhe me shkolle jashte shtetit.
 

Jo, kot i dhashe muhabet ne fakt, se ky prandaj hyn, po mesim per here tjeter. 

smiley Te mbeti hatri qe te shava poliedrizmin smiley Po ky vet   e perfaqesoi veten si te Filmi Takim ne Iskia ...

te kapa me preshne dore ...i tha kontarbandistit 

Presh thote ? .Po cfare presh zotri .Ato jane arka me kafe smiley

Lexoje shqip kete Dudine  me shkolle te huaj se ku ja .. une e ku p... ai smiley

Nuk e ka prure x????  . Sepse ka shume rendesi kush e ka prure ! Lumsi Ju qe kini hemisfera bashkepunimi e mirekuptimi te perbashketa smiley Ke fillu me gjujt keta me shkolle tani . Eke lene Kryetarin apo taktika te reja Partie ? 

4 te vrare ne Korce, peshku merret me shpifjet e nevojtores Dita dhe Arjan Canin.

Vrasje si ne lufte dje ne Vlore dhe grabitje ne qender te Durresit, peshku po i kendon partise.

Turp!

Shteti ka rene, e kemi thene. Muli shpejt minister qe ta stabilizoj situaten. 

dyfeku valonte edhe ne kohe te PD.

Boll i kenduat vdekjes e u tallet me viktimat ju korbat Talibane. Nuk kthehet Saluku npushtet mo po mblidheni mendjen.

Flitet qe e vrau Arjan Cani ne bashkepunim me Erjon Veliaj. Pastaj Cani u be pishman, nje nate ne pije e siper desh ta nxirrte sekretin dhe Sajmir Tahiri ja hoqi patenten si paralajmerim. 

Ngelet per te pare si do reagoje Edison Ypi; nese ai leviz oficerin, situata del sheh. Burimet diplomatike te Dites s'kane akoma te dhena per te...

C'tahir o brad?! Po te lexosh peshkun e beson megjithmend se plani dy vjecar do sjelle lumturine.

Per te mos i hyre ne hak shume "dyshuesve" mund te them qe po, duhet te hetohet deri ne fund aksidenti i Olldashit se mund te jete edhe vrasje, po, po vrasje e bere nga Rama dhe te tijte qe duan te pakesojne dhe frikesojne opoziten. Keta kur se kane problem dhe e sulmojne me bomba liderin lokal te pd ne Pogradec, nuk e kane per gje te vrasin edhe Olldashin a cilin te duhet dhe te thone qe ishte aksident.

Edhe sot e kesaj dite prokuroria nuk e di se ku e ka cuar portofolin e Olldashit policia e tepelenasve.

brad qe kur ike ti nga atdheu,shume gjullurdira po ndodhin,du me then qe esht rrit pasiguria...

ps. P.TH po fle ,du mt then qe nuk e lexon ket koment smiley

Nuk po flej Alto jooo smiley vetem se kalova pak tek tv dhe reklamat e makinave smiley di gjo se kur hapet EXPO ne Bruksel keto dite, Auto-Sallon. 

njera piste e persiatjeve te kac myftarit eshte qe e ka vra rama.

Ti nuk e ke idene se ca te ka bo lenia e cigares smiley

me ka bo me te kthjellet. 

urdhno analizen ekselente te Kacit:

Përse Edi Rama nuk do që të zbulohet e vërteta e vdekjes së Olldashit? Për të njëjtën arsye që nuk do që të zbulohet e vërteta e shpërthimit te shtylla e tensionit të lartë në Kurbin. Këtu lind pyetja: Kujt i interesonte politikisht vdekja e Sokol Olldashit? Vdekja e Olldashit u interesonte njërit nga dy politikanëve kryesorë në vend: Lulzim Bashës (Sali Berishës), ose Edi Ramës. Në pamje të parë duket se vdekja e Olldashit i konvenoi Bashës dhe Berishës.

Hyc asgje nuk ka thene , dhe me kete qe solle mendon se je kthjelluar ? smiley

po dihet ajo qe ti nuk do i japesh te drejte Kacit. kjo vetem se e perforcon tezen e tij.

Ajo qe s'kom kap ala, eshte kercimi nga Olldashi te shtylla e tensionit. Por kjo s'do me thon gjo, injoranca ime nuk eshte argument.

Tezen se kujt nuk i intereson zbardhja e hedhjes ne ere te shtyllave te tensionit ?

Fillo urgjent cigaren !!!

jo jo tezen, po lidhjen aksident-shtylle tensioni.

dmth nga lopet te lufta ne vietnam.

Mire o mire , evolucion , nga Kadareja ke kalu tek Kac Myftaraj .

po pse, s'mund t'i mbaj dot te dy? Kaci ka shkrujt per kahreman yllin, bab.

ore, si i dijshem per kto muhabetet e hyqymetit, a e ka pat gjo fideli kahremanin? smiley

sigurisht qe e ka pat .me shume nuk di.

Te dhenat me te fundit sjellin argumentet qe ne kete krim te perbindshem eshte perfshire vete kryetari Kuvendit.Se kishte shphera per zbulimin e ....rruges ikjes florinit ...

kryetari i kuvendit nuk eshte ky nivel. ai operon ne domene intelektuale. te lutem!

sa me dhimbset ai Lul Basha i shkrete. Sa here qe del ne tv me duket sikur me thot me ze te ulet, help me, help me. U fut ne PD me bo ndonnji lek dhe tashti edhe sikur te doje nuk del dot. Kam frike se do perfundoj si Azemi i shkreti. smiley

Menyra se si Dita i qaset ngjarjes ne emer te se vertetes a profesionilzmit a dicka e tille eshte vertet epike. Sec kam nje pershtypje qe kjo histori alternative mbi te ndjerin Olldashi do vazhdoje me ulje-ngritje per sa kohe te sorollaten ne politike Berisha me Bashen. Tani per fat qe u kujtua dikush nga fundi te permendte furtunen e asaj dite se artikulli cdo gje permendte, vetem furtunen jo, a thua te ishte elementi me i parendesishem potencial i ndodhise. 

Tani ky trinomi Dita - Baze - Myftaraj i ngjan gjithnje e me shume trekendeshit te Bermudeve, i afte gjithnje te prodhoje trillime interesante, qe mbajne te gjalle egon e lexuesit a degjuesit per fantashkence a vetenaivitet. Nuk ka asgje te keqe ketu. Thjesht ekonomi tregu.

lane nam me kto budalliqe

per mu ka dy pista konkurruese. njera eshte e Kac Myftarit, qe e ka vra Rama, dhe e dyta eshte e bradit, sikur  Olldashit (rp) ia paskan lon **ef ate dite, dhe nga inoti nje tu perplas. Sqaroj qe kete Bradit e perktheva pak, sepse literalisht ai tha qe i kushtoi shume rruga dhe nuk mori as nje kiss smiley

 

Shoqja Boisa smiley nuk ka pse merzitet Partia per nje Furtune e ca erera e shira .Vet kreu Juaj na mesoi se ....eeeeeeee Historia eshte Alternative  eeeeeee .Perse shqetesoheni nga nje Alternative per nje Parti me Baze krimi ? Biles dhe ...eeeeeeee Shqiperia eeeeeeee....eshte Alternative !

Cfare ka ndryshuar tani me ardhjen e Bashes ? Kete mund te na i thoni Popullit ! Apo vetem letersi dhe subjekte trill per filma nga Trio baze -Dita - Miftaraj

A ka me alternativa apo vetem " C' thote Partia duartroket  Populli "smiley

Mos i mcif Gishtat si kopertina e "Ne sherbim te Popullit " Dili Hapur Partise e Popullit smiley

Gjeja e fundit qe vlen te shkruhet per kete teme eshte qe per aq kohe sa nuk ka ndonje prove icik me te forte, eshte icik gjynah qe merren me te vdekurit ne kete lloj menyre. 

Cilen menyre? Qe qarkullojne me email foto te kafkes se deformuar te Olldashit? Jo s'ka asgje te keqe, kjo quhet gazetari, po s'besove pyet burimet diplomatike te Dites. 

Thano tek e fundit do te shese kopjet e gazetes dhe konspiracia rreth vdekjes se nje politikani te njohur eshte e garantuar te shese, ne mos shume pak, derisa ta tjerre Thano kete dore leshi. Mua ne fakt me habiti futja e Blendit ne kete mesele me motivacionin te jete kungull valle? smiley

Ajo tjetra botoi detajet se si ishte perdhunuar i mituri, dhe e beri ne emer te "rrezimit te tabuve" kshuqe edhe kjo histori e ka ndonje klecke qe ne si gjindje e thjeshte nuk e shohim dot. Ja te presim mos na vjen ndonje direktive nga kati i dyte, se atje coku i dine te gjitha. 

Kati i dyte eshte aty ku pi kafen Muci apo ai lokali pa cigare ku u takua Noshka me Ilir Meten?

Keto provat alternative te ketij inxhinierit Mecaj nuk jane te forta? Prokuroria pse hesht? Kane dal ne shesh dyshime per vrasje, prokuroria te pakten duhet te jap nje pergjigje! 

Policia e quajti aksident ne mos gaboj, qe te hapet nje hetim duhet qe policia te konfirmoj se ka patur krim. 

Jo, ekspertin gjithollog Mecaj nuk e marr shume per baze, sorry, kur harron te thote se ca furtune mbyti Tiranen ate naten. 

Mire, po ne ate qamet qe mbyti Tiranet cdonte Olldashi ne Kerrabe-Myshqeta naten ? Nuk thuhen detaje ku ishte pse ishte ect! Nje Polici normale duhet te ishte me transparent me keto detaje, Ishte ora 9 e ca  e darkes!smiley

Kesaj Force Politike qe Vendimin e Pare  pati me Komision Varrim - Zhvarrimesh i duhen tundur si skelet cdo Dite ,Ore e Minute para fytyres duke e akuzuar per cdo KRIM . Duke ja perseritur ..,,, "Ate qe mbolle do korresh "

Mbase i mbetet Trashegimi , se helbete ne krijimet e para eshte qe pas Mukjes dhe shpresojme qe Lulashdashkurbani Partise ne Bashki dicka te kuptoje ke Udheheq per ta ndryshuar !

Keta kane mbi 20 Vjet qe nuk lane nje te vdekur me dhjetra Vjet , pa nxjerre nga Varri e pa i hedhur Kockat sheshit per nje kembe Karrikje !

Dhe kur i ngre Gishtin e Akuzes berishisteve   qe e MBOLLEN Krimin keto 20 e kusur vjet ne cdo familje e qashe te Shqiperise, mbase edhe arrihet dicka per nje ndryshim Pozitiv !

Edhe nese e kane vrare, kjo per mua eshte nje vrasje/vdjekje brenda llojit apo brenda familjes dhe nuk e cenon aspak shoqerine. Ndersa vrasja "aksidentale" e Kosta Trebickes eshte shume here me kercenuese per shoqerine. 

Berbero, do e hetoj Sajmja vrasjen e Kostes? Se Gerdeci dhe 21 janari ngelen pika te rendesishme te programit apo jo?

Endrito, per efekt te ceshtjes Gerdeci dhe te ripaketitimit te fishekeve kineze me Diverolin dhe cunin e frymorit, Kosta cfare kishte per te thene i ka thene publikisht dhe ne prokurori kur e thiren. Keshtu qe pavaresisht se deshmitari dhe njekohesisht denoncuesi i pare i aferes se piset te tregetise se fishekeve nuk jeton me akuza qe ai beri aty eshte dhe prokuroria po te doje e rihap prape. Mund te kerkohet ballafaim me Devirolin dhe ti kerkohet te deshmoje ne hollesi per takimin, pjesemaresit ne takim dhe vendin e takimit me cunin e frymorit. Mirpo me kete prokurori qe ne kemi bejne qejf te gjithe kriminelet dhe banditet e fuqishem. Qesharake por e vertete, megjithse kane kaluar mbi 15 muaj nuk po e cbilirojne dot nese banka ne Cikago me duket ka leshuar apo jo garancine bankare prej 80 milion Dollare per tenderin e Albpetrolit ne favor te fituesit te saj zotit taqi!

1 milion shuplaka zoteri! 84 mandate! Megjithese berber besoj se e kupton ca pushteti te japin, pushtetin qe kete alibine tende nuk e perdor dot me. 

Gazetari i Dites nuk shkon tek vrasja. Por ai ben nje akuze direkte politikaneve, gazetareve dhe gjyqsorit. Akuzon qe jeni pjese e imoralitetit dhe per frike ose hater te imoralitetit, tradhetive bashkeshortore, cthurjes morale ku pjese ishte edhe Olldashi, bejne mbrojtjen/zhdukjen e provave dhe lene nje popull te tere te beje aludime dhe te besojne ne konspiracione politike. Mbi nje moral fals mbulojne te verteten e nje vdekje.

Thjeshte fare; I ndjeri kishte shkuar me nje femer te kenaqej, gje per te cilen nuk duhet te lakohet emri, ne dijeni te plote te bashkepuntoreve te afert, ka pesuar aksident me nje makine tjeter Audi Q7, ne nje vend tjeter. Rregullohen provat. Interesi per heshtje eshte i perbashket. Jane te gjithe p...are, qe u ngjason surrati i demtuar ose jo me te vdekurin.

ps. "si per cudi ajo Arminda nuk eshte kthyer akoma nga Italia per te rregulluar fb-un?" 

Thjeshte fare; I ndjeri kishte shkuar me nje femer te kenaqej,

Ku e pe kush ta tha ? smiley

Lexoje eshe nje here gazetarin dhe thirri kujteses, po pate .

ja kan bo akoma lapidarin atje ku ra deshmor?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).