Epigrami është një vjershë e shkurtër satirike e cila përfundon në mënyrë thumbuese; thumbim ky që mund t’i drejtohet një personi apo një dukurie.

 

Alexander Pope 
Epigram i shkruar mbi gushoren e një qeni, të cilin ia bëra 
dhuratë Shkëlqesisë së Tij, Princit

Unë jam qenushi i shkëlqesisë së tij në Kju*;
më thoni zotëri, ju lutem, qeni kujt jeni ju?

*’Kew’ në origjinal: emri i një lagjeje në Londër.

 

Sir John Harrington 
Mbi tradhtinë

Tradhtia s’bën hajër kurrë; pse, do thuash ti?
Se qar po të kish, s’e quante kush tradhti.

 

E. E. Cummings 
Politikani

Një politikan është një tip prapanice
mbi të cilën çdo lloj kafshe ulet, veç njeriu jo.

 

J. V. Cunnigham 
Humanisti pa kufi

Humanisti që kufij s’kish në botë
u bë kaq mendjehapur, sa iu hapërdanë trutë.

 

Hilaire Belloc 
Lodhje

E lodhur jam prej Dashurisë: madje shumë jam lodh dhe me Rimën.
Por Paraja veç kënaqësi të jep, dhe kurrë s’ta merr frymën.

 

John Frederick Nims 
Përsiatje

“Veç e Markut jam!” m’u betove ti. Por duke qenë se të njoh, e dashur,
tash kam opinion më të ulët për ty. Ama çdo ditë mendja tek ty më rri .

 

Autor anonim
Epitaf mbi varrin e një dentisti

O udhëtar: avitju këtij varri me respekt;
Xhon Brauni ka mbushur këtu të fundmin kavitet.

 

Langston Hughes 
Pluhur dhe ylberë

O Zot i pluhurit dhe ylberëve, na hap neve sytë
që të shohim se si pa pluhurin, ylberi s’del dot në dritë.

 

magusalb

33 Komente

tek e "markut" - opinon me [te] ulet per ty

kishin ndonje tematike keto epigrame? 

Flm bulkthi, e korrigjova.

Tematikat jane aty, por u lihen ne dore lexuesve qe t'i nxjerrin. smiley

Një politikan është një tip prapanice
mbi të cilën çdo lloj kafshe ulet, veç njeriu jo.

nuk jam i thekur ne gramatike, por intuivitisht  tingellon paksa e veshtire per t'u kuptuar, ndoshta per mua, sepse ndafolja vendore "mbi" (upon) ne shqip ka nje kuptim jo-fleksible: ne  nuk ulemi "mbi" prapanice, por "me" prapanice -  dhe foljen "ulemi" e kthejme ne tranzitore  - ndoshta jam gabim dhe "prapanice" do te tingellonte me bukur vulgare "bythe", ... fjala "arse" eshte vulgare, e autori e ka perdorur ne kete menyre

Nje politikan eshte nje lloj bythe / me te cilen cdo lloj kafshe ulet, pervec robit

Mua me duket se eshte mire ashtu sic eshte.

Me teper sesa ketyre cicmiceve gramatikore, une do t'i kushtoja vemendje pohimit radikal te Cummings, qe ka te beje me ate klase njerezish (ai i quan 'kafshe' ne fakt) per te cilen perdoruesit e blogut shkruajne me qindra komente cdo dite.

vetem se si ta tha dhe tjetri eshte e pakuptueshme ne shqip. po ti mbaj mendjen tende mos u tut kurre.

E lodhur jam prej Dashurisë: madje shumë jam lodh dhe me Rimën.
Por Paraja veç kënaqësi të jep, dhe kurrë s’ta merr frymën.

Ehhh Paraja, kush u ngop nje njeri me para qe te ngopet me dashuri!

 

Eshte shume treguese se komentet jane perqendruar te epigramet per perbuzjen totale per politikanet dhe dashnine per paret, pozicioni me i zakonshem i filozofise dhe aksionit te kafenese.

E pakuptueshme heroizmi mohues total per politiken, dhe servilizmi ndaj pares, ne kuptimin e mungeses se koherences, sepse eshte shume e kuptueshme leshimi i mufkave ne gjendjen e mungeses se koherences.

 

Para dhe politike, heretik. Ky eshte valle thelbi i shoqerise se sallonit te sinjoras? smiley

Nderkohe epigrami nga J.V. me lart, qe denon humanistet, me sjell ndermend jehonen e debateve qe ben nganjehere ti me disa ketu ne blog. Debate me baza filozofike e kam fjalen. 

Ne fakt nuk jam dakord fare me dy epigramet e diskutuara. Ka midis politikaneve njerez te ndershem (nje pakice, % e diskutueshme), kurse tjetra per paret, e perdor si kriter per te kuptu njerzit. Dmth kush thote qe "te tera behen per pare" (reduktim i epigrames), e sigurte qe thenesi vete, çfar ben e ben per pare, pra nuk tregon se çfar ndodh ne bote, por se çfare duhet te ndodhe sipas tij ose me sakte sipas deshires se tij. Ketij personi largohu se te vjedh portafolin kur nuk ke mendjen.

Kurse epigramin e vertete te J.V. e kisha vene re (mu duk bile se e kishe dhurate personalisht per mu), por nuk e theksova sepse jam bere vertet i bezdishem per umanistet e pakufij. Eshte çeshtje mode s'ke çi bo. Eshte sikur me luftu kunder pantallonave kauboj.

 

Shiko se dhe pales tjeter nuk i mungojne epigramet/batutat, heretiko. Ne publiku ju kemi ndjekur duke pare sa njeren ane e sa tjetren, duke leviz kokat si spektatoret ne stadium tenisi.

Leni mos e pyet, eshte bere sikur me qene stadium penisi, qe fluturon sa andej kendej!

 

(me fal per shprehjen, se me ke bere edhe vrejtje per autoçensure, por du me teper me u autotallur)

 

hahaha... ok. Teme me thumbime. S'ka nevoje per t'u share, them une.

Qe t'i kthehemi temes heretik, as une s'jam dakord me disa prej epigrameve me lart. Psh, kam prirjen t'i cmoj politikanet si njerez dhe jam shuuume i avashte perpara se t'i gjykoj, duke dit sa pozicion i veshtire eshte te jesh dikushi ne pushtet. Mirepo vjershat shpesh japin gjendje emocionale, jo detyrimisht pohime universale (si, te themi, ligji i trete i Njutonit). Keshtu qe mund te vije momenti kur nje reagim emocional si ky i Cummings te duket jo aq larg realitetit. Por, moment eshte. Me siguri kalon.

(ndersa disave lideri i krahut te kundert u duket gjithmone me fytyre kafshe, jo njeriu).

As nuk e dyshoj per ty qe emocioni Cummings mund ta kesh nje moment e pastaj te kaloje.

Fakti eshte se per eksperience shumices se njerzve nuk u kalon tere jeten emocioni Cummings. Kam njoft plot edhe persona si Cummings, dmth te llojit te tij, intelektuale qe shkruajne, qe nuk u kalon.

Duke psikologjisur me del qe projektojne tek perbuzja e politikaneve deshtimin dhe mjerimin e jetes tyre, plus urrejtjen primordiale kunder Zeusit qiellor, vendin e te cilit tani e kane zene politikanet.

 

Magus, e vlerësoj dedikimin tënd dhe syrin për të bukurën, ke pas sjellë ca përkthime vjershash që do t'i kujtoj vetes t'i lexoj shtruar.

Në këtë rast më bëri përshtypje epigrama e e e-së, meqë nuk po ia kapja fillin tamam. Jam dakort me Bulkthin që "mbi" nuk i përcjell të dyja kuptimet, pra uljen mbi gomar dhe uljen në prapanicë (ose shqip "të ulesh në bythë").

Thënia paskësh edhe një dimension biblik (sipas 2 min google search) nëpërmjet shprehjes "at your entering you shall find a colt tied, where on yet never man sat" (Luke: 19:30), kalë/gomar/mushkë i diskutuar me sa mbaj mend edhe herë tjetër këtu në lidhje me Krishtin, Davidin, Solomonin, në këtë rast "never man" flet për natyrën hyjnore të Krishtit. Politikani "is an arse upon which everyone has sat except a man", pra dy herë kafshë, një herë si gomar, e një herë si çdo gjë veç njeri jo, i ulur në bythë të vet (një krijesë çnjerëzore ulur në karrige). Referenca ndaj hyjnores është kripa në plagë që bën epigramin epigram.

Interesante puna e references biblike. S'me kish vajtur nder mend, e as nuk mendova qe ia vlente te guglloja epigramin ne fjale. 

Une isha ne medyshje qe ta perktheja termin si 'gomar' dhe madje mendova dhe per fjalen 'samar' si nje lloj kompromisi ("nje samar mbi te cilin cdokush eshte ulur..."). Por kete e gjykova si largim te madh prej tekstit dhe une jam per besnikeri ndaj fjaleve te origjinalit.

Pastaj vendosa, si thote dhe bulkthi, qe t'i mbetem kuptimit origjinal te fjales 'arse' (vecse vendosa te mbaj perkthimin me formal ne shqip, jo ate vulgar). Plus qe e interpretova frazen "everyone has sat except a man" si nje kontrastim te njeriut me kafshet. Perderisa e pershtata "everyone except a man" si "cdo lloj kafshe", 'gomar' e 'samar' dolen jashte loje pasi kafshet nuk ulen mbi keto.

 

Sic t'u shpjegova, une gugllova meqe nuk kuptova perkthimin. Ia vlen s'ia vlen pastaj varet nga deshira per te njohur kontekstin kulturor te gjuhes, sidomos ne raste smart arse-lliqesh, per te cilat shpesh perkthimi eshte detyrimisht sajese nga e para ose kafe e shtrydhur.

Jo, ti shume mire bere qe e gugllove. Ashtu eshte, konteksti kulturor eshte i domosdoshem per kuptimin e plote te nje teksti. Une po thoja qe thjesht s'i dhashe shume rendesi, pra e nenvleftesova ngaqe e pashe si vjershe te shkurter, gje e shpejte.

Dyzimi i fjales 'arse' si dhe nenkuptimi biblik me te cilin epigrami ngarkohet e bejne me me vend leximin si 'gomar'. Ne nje rast te tille une do preferoja metonimine e 'samar', si nje kompromis ne shqip. Dhe varianti i ri do dilte dicka si:

Nje politikan eshte nje samar

mbi te cilin gjithkush ka hipur, por jo nje njeri.

 

tiku, pse keta personazhet  e mençur, tip filozofe urbane,  kane zgjedhur si  mjet  levizes  por njeherazi edhe si bashkudhetare ne bëmat e tyre,  gomarin..?   p.sh  Sanco Panco, apo Nastradin efendiu etj...

Pseja eshte tek komentet semiotike te tropizmes lidhur me personazhet biblike qe kane zgjedhur te njejten mjet levizes, por tropizma ne vend te sqaroje popullin si e majte hypur ne kadillak demokratik, e komplikon me keq me komente poetike djathtas qe kane hypur skiç majtas mbi gomarin simbol te partise republikane amerikane.

 

mire, ja po u hedh  nje sy  komenteve te tropizmes.

Boo ku e paske gjet kte.

Skape kete shoqeruar me nje kenge femijrie:

Tyryly tyryly,

 

hape njerin sy,

 

tyryly tyryly,

 

mbylle tjetrin sy.

 

oh, semiotiku i lales ti smiley

mirdita per atje, ne vendin e Dantes!

papapa, Tiku, zgjete do rehat gjer sa gjete nje pikcer te denje si kundrapergjigje per "syte e mi"..smiley
dicitura per kete tenden: "ci sheh syri ja ben.... goja".smiley

Mbasi te kapesh edhe kete, atehere bie rehat.

 

ngaqe leviz ngadale (se kali). simbolizon pra dike qe nuk ecen me ritmin e kohes.

llafi ishte per gomarin dhe jo kalin. 

tiku, pse keta personazhet  e mençur, tip filozofe urbane,  kane zgjedhur si  mjet  levizes  por njeherazi edhe si bashkudhetare ne bëmat e tyre,  gomarin..?   p.sh  Sanco Panco ...

Profili-jot, krijimi eshte dual, bipolar, muhabeti per macen implikon automatikisht muhabetin per dacin, muhabeti per gomarin implikon muhabetin per kalin, Sanço Pança mbi Gomar eshte komplementari i Don Kishotit mbi Rosinant.

Dmth, edhe sipas Nolit, eshte gomari dhe kali bashke qe na kane nxjerre per kohes obskurantiste te Mesjetes ku nuk ka pas art.

Si dashamires i artit modern qe je kape nje çike kete foton te shoç si ecen koha perpara (çiftet bipolare ruhen gjithnje).

 

Kurse ky artisti e ka vene mjetin levizes te Sanço Pançes ne hyrje te fakultetit kur i eshte dhene titulli honoris causa, si perfaqsues i vetes vet. Vepra ka titullin “Nje gomar midis rektoresh”.

https://static.perrotin.com/oeuvre/photo...

Per bipolaritet dhe komplementaritet, Rosinantin e ka vendosur ne nje ambjent modern:

http://www.lowbird.com/data/images/2013/...

 

Kape edhe kete meqe ti je dashamires i artit te Rilindjes, Rosinanti i vendosur ne maje te artit te Rilindjes:

http://www.artishock.cl/wp-content/uploa...

Sir Bido Miza

LSI-sti

I lodhur jam prej dashurise; madje shume jam lodh dhe me rimen.

Por Paraja veç kënaqësi të jep, dhe kurrë s’ta merr frymën.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).