Aksionet e fundit të Policisë së Shtetit, që kanë qenë të mbështetura nga mazhorancës aktuale, duket se do të sfumohen po vetë nga qeveria, e cila ka kaluar për miratim një amnisti, që prek dosjet nën hetim që parashikojnë dënime deri në dy vite heqje lirie. Sipas një vëzhgimi të thjeshtë, rezulton se një pjesë e mirë e personave që ndërtuan pa leje, prenë pyjet, dhunuan familjarët, apo edhe pronarët e kazinove që u goditën nga operacioni “Fundi i Marrëzisë”, por edhe ata që ngisnin makinat të dehur apo pa patentë, do të falen. Dënimet ndaj tyre shkojnë deri në dy vite heqje lirie dhe rrjedhimisht, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur se këto dosje do të pushohen.

Prokurorët që kanë të tillë çështje, në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj amnistie, do të mbyllin këto procedime penale, megjithëse pas muajit shtator, kur mazhoranca e re erdhi në pushtet, policia dhe prokuroria është investuar në operacione në të gjithë vendin. Megjithatë, sipas draftit të amnistisë, i cili ende nuk është miratuar në Parlament, do të falen të gjithë ata që kanë bërë krime deri në 30 nëntor të vitit të kaluar, megjithëse nuk përjashtohet që, përderisa është shtyrë vendimmarrja e këtij ligji, data të shkojë deri në 31 dhjetor.

Në draftin paraprak, në nenin 5 të tij, sqaron edhe për çështjet që pushohet ndjekja penale. “Procedimi penal nuk mund të fillojë dhe nëse ka filluar duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2013, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë”, thuhet në draft. Sipas kompetencës së dhënë nga Kodi i Procedurës Penale dhe në varësi të fazës apo të shkallës së procedimit penal, prokurori ose gjykata vendosin mosfillimin e çështjes penale apo pushimin e çështjes penale për veprat penale që amnistohen. Ndërkohë, si dispozitë zbatuese, ligji ka ngarkuar ministrin e Drejtësisë, ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin e Mbrojtjes dhe Prokurorin e Përgjithshëm për zbatimin e këtij ligji.

Artikulli i plotë

25 Komente

Lajme si ky te lene me te vertete me goje hapur!

Denime si keto per te cilat propozohet amnistia jepen kryesisht per krime qe lidhen me fenomenet e mikrokriminaliteti dhe te kultures se perhapur te mosrespektimit te ligjit.

Te dyja keto perbejne kerrcenimin me te madh te sigurise publike te qytetareve ne Shqiperi (krimi i organizuar tek ne merret kryesisht me trafiqet nderkombetare, qe kane pasoja te medha negative, por nuk kerrcecojne direkt jeten dhe sigurine e qytetareve).

Me kete logjike keto fenomene luftohen me te drejte nga shteti, qe shpenzon miliona euro cdo vit per te zbuluar dhe arrestuar keqberesit.

Ne kete kontekst nuk e kuptoj dot justifikimin politik te amnistise qe de facto:

a) anullon perpjekjet e kushtueshme te zbulimit/arrestimit te keqberesve

b) rrit ndjeshem pasigurine e jetes dhe prones se qytetareve pasi hedh ne qarkullim masa kriminelesh dhe shkelesish

c) demoralizon forcat e rendit, nga hetuesit e prokuroret deri tek policet, puna e lavderueshme e te cileve hidhet keshtu ne kosh te plehrave

d) nxit kulturen e mosrrespektimit e ligjit pasi kriminelet dhe shkelesit nuk marrin denimin e merituar dhe ja hedhin paq, pavaresisht sjelljes se tyre te denueshme

Pikerisht per keto arsye qe solla me lart, amnistite diskutohen gjere e gjate ne cdo vend demokratik, perpara se te miratohen, nga te gjitha segmentet e shtetit dhe te shoqerise. 

Vetem pas nje debati te tille publik, te hapur e te thelluar, institucionet legjislative, zakonisht me mazhoranca mjaft te gjera dhe transversale aprovojne amnisti te pjesshme dhe katerciperisht te justifikuara (p.sh. reduktime te kohes se denimit per te denuar te konsideruar rehabilituar, qe kane kohe qe e kalojne te pakten nje pjese te kohes se denimit ne liri te pjesshme, p.sh. per arsye pune).

Kurse amnisti keshtu, te pergjithshme dhe te pakonsultuara, per kategori te tera me rrezikshmeri te jashtezakonshme qe nuk kane shlyer kurrefare kohe korrigjuese ne burgje, nuk me kane zene veshet!!

Dyshoj shume qe aministia po propozohet per arsye korruptive, per te mbushur kasat e ca partive qe kane shpenzuar shume (dhe premtuar shume) per te fituar zgjedhjet!! 

Kjo është si ajo puna e fotografisë së Sh. Gjikës. Nga njër anë propaganda, nga ana tjetër përqafimi.
Propaganda për publikun, ndërsa përqafimi për "të paditurin"

smiley

 

 smiley shyqyr qe s'mori dhe nje flamur (nga ata te tavolines) ne doren tjeter.

Qekan rilind dhe vjedhajdutet. 

pse e keqkupton? Kjo eshte "Dora e ngrohte".

Denime do kete vetem per Bujar Lakon dhe Mirush Kabashin.

Cdo i penduar le te bashkoje forcat per nje Shqiperi te Lire... e te Rilindur...

Shpresoj qe te mos ripunesohen ne "profesionin" e meparshem, sic ka pas thone Ramiz Alia. smiley

Gje e pelqyeshme dhe nje sinjal i mjaftueshem e FTESE per nje kohe Tjeter ..

Ne nuk jemi Qeveria e hajdutit Berisha me 40 Hajdutet  Kujdes !

Ne te tilla Raste eshte mire te nderhyhet ne "Kodin P. Penal" ku te ndryshohen ndeshkime te tilla dhe te anojne kryesisht me GJOBE te Rende ose sekuestrime te mallrave e pasurive qe kane burim kete lloj aktiviteti me Yckla prapa , ne ndryshim nga Masat administrative 

Ne fillim mendova se mos perfshinte edhe familjen e Saliut ose hajdutet e tij qe nuk mjafton nje Mini Van po duhen maune te tera te sekuestrosh nje prej tyre !  Por jo , desh e mira e Popullit Jo ! 

Do kete dhe shoqata te O Ju Q nenen berisha qe vendimet e K/Ministrise ti shohin si vendimet e asmbleve te Kooperativavae Bujqesore qe kerkojne konsultime e debate publike . Zoti na paksofte Debilet . Si tha ai ( Berdellima me duket ): 

jane shtuar shume smiley

Ja hudhi edhe nji here tjeter ai miku Graves qe vidhte korrentin. Hec mo se shifna nga viti tjeter.
 

Tek kjo teme deri ne kete moment kane komentuar +/- 10 persona.

Me perjashtim te komentit tim ne krye, asnje nga komentet e tjera nuk kane lidhje me temen, pra me amnistimin e individeve te denuar per krime qe lidhen me mikrokriminalitetin dhe kulturen e perhapur te mosperfilljes se ligjit.

Shpresoj te mos jete etalon i nivelit te reagimit social per kete teme, sepse nje gje e tille do te ishte shume, shume dekurajuese smiley

 

Mos u merzit. Do behet me mire.
 

mire po te thote Lirika " nje dite do te behet me mire" ( ka edhe nje kenge me kete titull, me mos gaboj Lirika ?)

pastaj Obi-Wan...eshte pak e veshtire te kuptohet se cfare po ndodh ne te vertete!

“Procedimi penal nuk mund të fillojë dhe nëse ka filluar duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2013, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë”, thuhet në draft.

Cfare dyshimi ke ketu?

te thashe qe "eshte e veshtire te kuptohet" ( kjo e fundit s'ka lidhje fare me dyshimin/et)

smiley rrofsh!!

Faljet në mënyrë kolektive dhe rrugë administrativo - politike nuk kanë pse ekzistojnë ndryshe çkuptim ka qënia e një ligji civil a penal kur politika mund ta falë. Mund të falet një gjobë administrative por jo një vendim gjykate. Amnistia kështu del mbi ligjin. Mund tê falen ata dênime për të cilat ligji ësht ndryshuar ose nuk ka të njënjtên shkallë dënimi si më parë psh një i dënuar me vdekje në 92 mund ti ulet dënimi në burg të përjetshëm se ligji ka ndryshuar dhe kjo me vendim gjykate. S'ka llogjikë amnistimi nga vepra të dënueshme nga një ligj që ësht në fuqi.Mund të ketë ulje simbolike dënimi për vepra të lehta apo aksidentale si qarkullimi rrugor. Jo vjedhja dhe korrupsioni janë veprime kriminale të rënda ndaj shoqërisë dhe individit.

Kështu administrata e politika del mbi ligjin që kan vendosur vetë. Për të tjerat pajtohem me  Obin. 

Te falurit  te kthehen ne gjirin e shoqerise dhe t'ia shperblejne partise me Pune smiley

Eshte e veshtire te penalizosh nje shoqeri te kriminalizuar ne cdo qelize! Nuk mund te perballohen nga buxhetismiley

http://shinasi.wordpress.com/2013/04/03/...

Problemet qe ka ky vend jane te panumerta e do benin cdo njeri normal pesimist. Po te merresh me kete problematike te krijohet pershtypja se Salushi e la vete pushtetin. Shpresa vdes e fundit...
 

Qeveria dorezohet perpara paaftesise se saj , " Fundi i marrezise " solli vetem vrasjen e mikut te ngushte te Saimir Tahirit i cili perpara kesaj marrezie shiti te gjitha makinetat duke ja ngecur disa personave te cilet nuk ishin ne dijeni te aksionit sic qe miku i Tahirit .

Me te rendesishme jane per peshqit budallallqet qe kepusin tyryfyckat sesa ky lajm.

Do japi llogari ndonje nga qeveria pse qenkan shpenzuar tere ato para per aksionet e policise, si dhe pse u bere tere ajo buje?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).