Thesari i trashegimise sone kulturore, fototeka Marubi kalon me vendimin e sotem te Keshillit te Ministrave nga pergjegjesia e administrimit te Bashkise se Shkodres nen ate te Ministrise se Kultures.

Per nga permbajtja dhe domethenia, kjo trashegimi e vyer na krenon si vend dhe mund te shnderrohet ne nje aset te cmuar te buqetes kulturore ne funksion te turizmit.

Cdo qytet i botes do ta kishte trajtuar nje pasuri te tille si gur te cmuar, duke e vleresuar sa me mire qe te ishte e mundur dhe duke luftuar per te mos u ndare kurre prej saj.

Fatkeqesisht kjo nuk ka ndodhur me Shkodren. Bashkia e ketij qyteti me histori te madhe eshte treguar mjaft driteshkurter, duke e burgosur koleksionin e pacmueshem per vite me rradhe ne nje apartament anonim, brenda nje pallati te rrenuar, ne nje lagje e kontekst mjeran e te padenje per kete vlere te kultures kombetare! 

Nuk arrij dot ta kuptoj kete sjellje, qe c'eshte e verteta nuk eshte unikale ne Shkoder e rrethina ku te tjera objekte te trashegimise sone kulturore, si Kalaja e Rozafes, Muzeu Arkeologjik, apo Ura e Mesit dergjen po ashtu ne dite te hallit.

Aq me e pakuptimte behet kjo sjellje ndaj tradites sone kulturore, kur kujtojme se per plot tete vite qyteti eshte qeverisur nga nje shumice e te njejtes ngjyre me mazhorancen kombetare, ne balle te se ciles spikasnin eksponente te familjeve me tradita ne Shkoder, si znj. Topalli. E njejta znj. Topalli qe ne funksionin e spikeres se parlamentit nuk ka lene shtet te botes pa shkelur, me parate e buxhetit te shtetit, ne kuader te nje veprimtarie diplomatike te pakuptimte ne nje kohe kur xhevahiret e trashegimise sone kombetare dergjeshin ne ate fare derexheje per mungese fondesh!!

Ne kete kontekst, ndonese me vjen keq qe po i hiqet Shkodres ky aset dhe shpresoj ende qe fototeka te mbetet serisht ne ate territor, me behet qejfi qe fototeken po e merr ne dorezim qeveria, se ciles i uroj ta vleresoje sa me pare me nje muze te denje per vlerat qe mbart!

Uroj gjithashtu qe ky episod te behet shkas per nje reflektim sa me te gjere mes miqve shkodrane per oportunitetin e mbeshtetjes qorrazi te njeres apo tjetres force politike, pa ju vleresuar punen... .

110 Komente

Topalli qe ne funksionin e spikeres se parlamentit nuk ka lene shtet te botes pa shkelur, me parate e buxhetit te shtetit, ne kuader te nje veprimtarie diplomatike te pakuptimte ne nje kohe kur xhevahiret e trashegimise sone kombetare dergjeshin ne ate fare derexheje per mungese fondesh!!

Dashurine dhe kujdesin per trashegimine kombetare nuk e meson, perfiton duke udhetuar boten. Njerezit po nuk e paten ne vetvete admirimin per artin, kulturen dhe ruajtjen e vlerave qe ato i japin nje vendi, eshte e kote.

Ideja ishte qe nderkohe qe fondet per bredhje poshte e larte botes, te justifikuara me veprimtarine diplomatike, gjenden perhere, per thesare kombetare si Marubi arkat e shtetit jane perhere bosh! smiley

Permendjen e ish-kryetares se parlamentit e kam bere per arsye se ajo vete eshte profilizuar me dashje dhe vetedije si perfaqesuese e Shkodres dhe Shqiperise se Veriut ne pergjithesi. 

Fondet bredhin nga njeri xhep ne tjetrin, nga njera organizate tek tjetra, dhe nuk mbetet asnje kacidhe per te promovuar ate pak art e kulture qe ka mbetur ne vend. S'kemi dashuri per estetiken, artin, dhe te bukuren. Me siguri Shkodra do kete patur persona qe kane treguar interes por kur vendin e ka pllakosur babezia material vs. asaj shpirterore, pasojat jane te renda.

Znjs. Topalli i ka hy vedi n'qejf edhe ban si artdashese. Ah medet!
 

shume e paskan veshtiresuar, kur fare mire mund edhe te lironin ca fonde me shume Bashkise se Shkodres

Ti e degjove grekun qe thoshte ka 8 vjet qe kemi levruar sa milion euro per Teatrin kombetar.!

e degjova si jo! Muzike greke po degjoj nga tralalaja, edhe ne keto momente smiley...

po para ca ditesh degjova edhe ate historine tjaterrrr: Aktiviteti me i afert dhe per te cilin Bashkia e Shkodres dhe fonoteka Marubi po jep kontributin e saj eshte ai ne Kosove, por sipas qeverise fotot duhet ti shoqeroje autobusi me 5-6 burokrate ministrie smiley... Eshte mjalt Kosova, or taj! smiley

kur kane edhe gezim, e çajne fare defin...kete na e beri me dije shoqata "Medvegja" dhe tavolina e Thaçit me formen e cuditçme....

Fototeka eshte nga asetet e pakta qe po te dish ta vleresosh dha te perdoresh si duhet i nxjerr vete leket e veta. 

Bashkia e Shkodres mund ta kishte perfshire pa lodhje fare ne ndonje projekt europjan per ti gjetur nje strehe me te pershtatshme dhe ta menaxhonte me pas ne menyre efikase dhe te qendrueshme, p.sh. duke shitur biletat e muzeut dhe merchandising-un e lidhur me te. 

A e di ti se sot neper Shqiperi nuk gjen dot nje album apo qofte edhe nje grup me kartolina bazuar mbi fotografite e Marubit!?!?

Nga fototeka mund te nxirren per shitje albume tematike pa fund, kartolina per konsum te gjere, postera tematike si objekte arredimi, gadget-e specifike te krijuara ad-hoc. 

Pa folur per mundesine per ta dhene me qera nje pjese te fondit (ku ka mbi 500 mije negativa!!!) per ekspozita fotografie neper bote; apo per ta shkembyer perkohesisht me ekspozita te nivelit nderkombetar, qe do te pasuronin jeten tone kulturore... .

Po di dhia c'eshte tagjia!?!? 

Une habitem si nuk doli gjithe keta vjet more po nje a dy shkodrane ti ndertojne te shkretit Marub nje fan club dhe te lobojne per permiresimin e atij palo muzeu te kalbur ku e kishin burgosur!!

Keq me vjen, por sot e kesaj dite Shkodra vetem qytet i kultures nuk eshte me... .

Nga fototeka mund te nxirren per shitje albume tematike pa fund, kartolina per konsum te gjere, postera tematike si objekte arredimi, gadget-e specifike te krijuara ad-hoc. 

Pa folur per mundesine per ta dhene me qera nje pjese te fondit (ku ka mbi 500 mije negativa!!!) per ekspozita fotografie neper bote; apo per ta shkembyer perkohesisht me ekspozita te nivelit nderkombetar, qe do te pasuronin jeten tone kulturore... .smiley

kujt i shet pordhe prij italije ti?

/u bon refugjatt me i msu shqiptareve si me bo biznis...

smiley na falni

Di dhia ç'eshte tagjia????????

Obi-wan ka dy mundesi i/e nderuar: ose ju jeni nje idealist/e  i/e kulluar ( ne kete kendveshtrim nuk kam te drejte morale te te ngacmoj ); ose punon per Ministrine e Kultures smiley

Uroj te jete e para!

E para vallaj, se ministrise sja di as adresen smiley

dhe ne te vertete as ka qene ndonjehere nga brenda thelbit, them. cdo gje te mire e kane bere vec italianet dhe austriaket. shiko rezultatin pas '90 dhe vuru noten.

Mos harro qe Shkodra eshte aktualisht qyteti me i varfer ne Shqiperi, keshtu qe domosdoshmerisht do te kete me pak shkodrane per te lobuar dhe per te dhene fonde per fototeken. Pastaj, me ate qeverisje lokale qe ka, edhe fondet nuk do te kishin mjaftuar per ta mirembajtur... Sa here qe shkoj ne Shkoder shikoj nje trishtim te madh, nje mungese gjallnie njerezore, dhe nje betonizim te çdo gjeje. Kulturen mundohen ta kultivojne njerezit me ato mundesi te vogla qe kane, por nuk ka organizim kulturor mes artisteve te varfer, artdashesve, nga njesia kulturore e bashkise etj. etj. Transefrimi i pergjegjesise nga bashkia  tek ministria e kultures eshte lajm i mire sepse vetem ne ate menyre mund te sigurohet nje mirembajtje me e denje per kete patrimon kulturor. 

sh dakord

Shkodran(e) je Obi-Wan? 

Jo, por kam kenaqesine te kem plot miq te mire nga ai qytet, ku me ka rene rasti te shkoj shpesh. 

Dhe me vjen keq qe me ate pasuri historiko-arkeologjike dhe natyrore qe i ka dhene Zoti te mbetet keshtu si i pajete... .

Mua me dhemb shpirti sa here qe shkoj. Nuk e gjen njeriu asnje lulishte... 

Uroj gjithashtu qe ky episod te behet shkas per nje reflektim sa me te gjere mes miqve shkodrane per oportunitetin e mbeshtetjes qorrazi te njeres apo tjetres force politike, pa ju vleresuar punen... .

Ka vetem nje parti qe mbeshtetet qorrazi ne Shkoder... smiley Nuk eshte lajm i keq qe Fototeka Marubi po kalon nga pergjigjesia e Bashkise tek Ministria e Kultures. Ne fund te fundit, PS-se, i intereson te fitoje sa me shume simpatizante dhe kultura eshte nje nga fushat e pakta ku ne si shkodrane ndjehemi akoma krenare dhe duam ta kultivojme. 

 

per kulturen qe se bete dot vete po pritet nje italian te vinte dhe ta bente, je krenare moj? shkodra u pa kush ishte, pas demokracise, justifikoi dhe njehere shkrimet e migjenit. i hodhet heronjte e luftes ne plehra, filluat gjakmarrjen dhe plot e plot te tjera ...

Oh là là!! Le nam!

lashe lashe, po me shume keni lene ju qe e keni bere qytetin kthine te kokembuluarave, te ngujuareve,  dhe plot thagma te tjera ...smiley

Mire, mire mbaje mendjen tende. smiley

sigurisht sigurisht, nuk jam e ngujuar qe te te kerkoj ty te ndryshosh mendjen tende. secili te veten, zoti per te tere ...smiley

Alba, asnje qytetar shkodran nuk e ke dashur ose mundesuar shkaterrimin e Shkodres. Fenomeni i gjakmarrjes hyri kur Shkodra u urbanizua... Shkaterrimi i saj erdhi si pasoje e nje qeverisjeje kriminele te PD-se dhe nga mungesa e interesit nga PS-ja. Ka plot arsye te tjera, por nuk jane aq te thjeshta sa i ben ti. 

Them se shfaqja e gjakmarrjes ka hyre me fundin e denimit me vdekje nga shteti. Nese vrasesi denohej me vdekje, gjaku lahej dhe ata te pakten prisnin sa vrasesi te kapej para se te vrisnin dike tjeter. Nuk e mbeshtes denimin me vdekje, por them se kjo ka ndikuar.

Ka ndikuar shkaterrimi i shtetit me shume se çdo gje tjeter Profil. 

 Fenomeni i gjakmarrjes hyri kur Shkodra u urbanizua...

nqse ju shkodranet mbani per shkoder vec 20 mije vete, ky eshte trishtim. shkodra eshte e gjitha, e plote me gjithe rrethinat dhe malsine e madhe bashke. se te gjithe nga fshatrat zbriten, kur me pare e kur me vone. 

s'ka alibi, kjo qe thua ti.

A ishim duke folur per rrethin e Shkodres, apo per qytetin e Shkodres, se nuk po kuptoj une?

Gjithashtu ti me duket se e njeh 'mire' Shkodren meqe te gjithe nga fshatrat vinin...

Qyteti dhe zona jane dy gjera qe jane zhvilluar secila me vete, pavaresisht ndikimit te ndersjellte...

Cere osht ai mur i flliqt qe ju hongert dreqi...

a do ket fonde me suvatu e ly njiate mur?

/popull i qelbet

//flitet dhe per kulture e thesare pale...

ku je oidriz xhani se u hap tema per shkodren e xhozeperckes ......or taj

 Fototega marubi do te administrohet nga ministria e kultures.

Ku  do te behet kjo ne Shkoder apo do te transferohet ne Tirane .

 

Ne Tepelene smiley

p.s. ma do mendja qe ne cdo vend te botes objekte, pasuri te trashegimise kulturore jane nen administrim qendror, te min. kultures. Psh Galleria Uffizi eshte nen mbikqyrjen e min kultures.

Hmm, ka plot raste ne Itali kur nuk eshte keshtu. Madje atje ku pasuria administrohet nga qendra permes disa strukturave territoriale qe quhen sopraintendenza ka shume pak gjalleri, degradim dhe asnje ide te re (shiko rastin e Pompeit te famshem). 

Nderkaq, shume muze te administruar nga Bashkite, te detyruar edhe nga kjo kriza e fundit ekonomike po bejne mrekullira.

Po nejse, paralelizmi me ne eshte i veshtire. 

Une nuk e di se ku do perfundojne fotot dhe cfare projekti kane per to, po shpresoj te qendrojne ne Shkoder, ku perkasin dhe tju ndertohet perreth Muzeu Shqiptar i Fotografise. 

Nje muze i tille, unik per aeralin shqiptar do ti sillte shume benefite qytetit te Shkodres, sikur edhe vetem permes turizmit te brendshem nga Shqiperia dhe Kosova. Muzeu i fotografise mund te behet ekskursion i detyruar i programeve shkollore, krahas klasikeve te Apollonise, Ardenices, Butrintit, etj, duke sjelle te ardhura ne territor, sepse ata qe vijne te vizitojne muzeun minimumi edhe do ta ndalen per dreke ne qytet... .

Ca te them, mua me duket absurd trajtimi i koleksionit deri me sot, te shikojme me tej...

Te kuptoj. Po te nisemi nga fakti qe trashegimia kulturore lidhet me vendin, pra qe bie fjala objektet e muzeut te Butrintit mbesin ne Butrint, fototeka Marubi mbet ne Shkoder, muzeu i Pavaresise mbet ne Vlore, perndryshe do te ishte grabitje per zonen,qytetin.
Administrimi i tyre eshte ceshtje tjeter dhe mire qe merret ministria kultures, sepse pushteti vendor nuk ka as kapacitetet njerezore, specialistet e duhur dhe as mjetet financiare per ta mirembajtur dhe zhvilluar.

@Tepelena

Tepelena, meqe e permende, ha debat edhe ajo se ka pjelle nje fare Aliu, qe i ka lene trashegimi nje alamet pale muresh dhe nje epope te pashoqe, pa permendur traditen gastronomike, po a-ha, as aty pike pulsi nuk ka ne drejtim te valorizimit ne ndonjefare menyre...qyteti ka marre fund me gjithesej, po mazallah se e marrin mundimin ta perdorin pashane ... ca te them, ca te them...

Nje pyetje per miqte komentues, a ka mundesi te me shkruani se kush e kush nga ju e ka vizituar ndonjehere muzeun ne vendndodhjen aktuale? Flm!

Kush eshte ky gomar qe e ka shkruar kete?

Kjo qe ka ndodhur eshte fiks revansh neopunist ndaj Shkoderloces pasi fototeka duhet ti mbetet bashkise, si institucioni qe perfaqeson e mbron mese miri interesat e qytetit dhe trashegimise se tij.

Nese qeveria ka hallin e fototekes te kishte dhene ca fonde per bashkine por jo ti heqe kompetencat qe i ka dhene populli.

Rama i ka dhene shenjat qe heret qe aspiron diktatorin dhe si cdo diktator ka manine te mbledhe e centralizoje sa me shume pushtet, ndryshe nga c'ndodh ne vendet me tradite demokratike ku pushteti decntralizohet.

Meqe qenka kshu puna pse nuk hiqen fare te zgjedhurit vendore, te dalin me mire nga partia e Rames si dikur kryetaret e komiteteve dhe hakce, hakce, le te kthehet edhe komunalja por edhe kjo si ne kohen e Adil Carcanit te kete ministrine e saj ne qender.

Rilindje!

Nuk e kupton qe bashkia e Shkodres eshte inkompetente? 

Impotenca kurohet. E kuptoj se ti xhane ndoshta ke ndonje eksperience te hidhur me impotencen, por tani behen mrekullira.

Edhe bashkia e Durresit eshte impotente, me falni, inkompetente dhe ka lene ndertime ne monumente kulture, por qeveria nuk u cua tia heqe te drejten per te administruar Durresin.

Kjo eshte alla-diktature por ne fakt qellimin e kane tjeterkund, duan te godasin Shkoderlocen si bastion i demokrateve dhe te fuse Rama ne dore nje pasuri te rralle qe te beje cte doje me te.

Nuk krahasohet Shkodra me Durresin!  Pastaj, Shkodra eshte rrenuar me shume nga PD-ja (megjithese eshte bastion i saj) se sa nga mosinteresi i PS-se kur ka qene ne qeverisje. 

 

- incompetent ; lacking necessary ability or skills

Faleminderit per prurjen Dora, por  ishin pikerisht keto qe mendoja. 

Kete e kam shkruar une. Me vjen keq qe fyen keshtu, falas, por nuk po te pergjigjem me ate gjuhe, por me argumenta.

Ajo Bashkia qe permend ti nuk ka vuajtur kurre per fonde. Per plot tete vjet, ne periudhen 2005-2013 ka qeverisur paralelisht me z. Berisha dhe znj. Topalli ne qeveri qendrore, qe sigurisht dyshoj te kene pasur Tepelenen apo Gjirokastren me per zemer sesa Shkodren. 

Cfare ka bere per koleksionin e madherishem te Marubit gjate kesaj kohe!?

Ta them une: asgje prej gjeje!

Une e kam vizituar muzeun heren e fundit kete vere dhe te siguroj se ishte ne gjendje te mjerueshme, si perhere... .

E thene kjo, une mendoj se shume shkodrane si ti, ne vend te rrahjeve te gjoksit te tipit shkoderloce e me rradhe, dhe animit te verber politik, do te kishin bere mire ti terhiqnin nga pak veshin atij Lorencit te Bashkise qe jua ka lene qytetin ne dite te hallit...

Tani mua ky vendim, per aq sa kuptova s'me duket me mend. Por duhen me shume detaja per te dhene nje mendim me te sakte. A do transferohet koleksioni ne Tirane, apo thjeshte ministria do ta marr nen varesi por admnistrimi do behet ne Shkoder?

Mesa mbaj mend tek Marubi kishin vene drejtor nje djale te ri, i cili dukej qe e kishte disi me qejf punen. Nese do transferohet koleksioni per mua ky lloj centralizimi eshte gabimi me i madh qe mund te behet.

Ti si mendon, te vazhdonin tja linin Bashkise qe ka 8 vjet qe nuk e vret mendjen per koleksionin?

Lorenc Luka nuk beri gje keto tete vite qe kishte akses per fonde tek Berisha dhe Topalli, cfare mendon se ka tager te beje tani me qeveri qendrore te majte!?

Shkodra, keq me vjen, po ne kete rast dhe ne pergjithesi persa i perket trashegimise kulturore ka treguar se nuk ka institucione te afta ti menaxhoje si duhet. 

Une nuk e dyshoj paaftesine e Bashkise Shkoder, perderisa s'kane ditur te promovojne asgje nga ai qytet me potenciale te jashtezakonshme. Por s'me duket zgjidhje kjo puna e marrjes nen pergjegjesi nga Ministria e Kultures.

Kjo behet ne shume shtete ku bashkite lokale nuk arrijne te mirembajne monumentet kulturore perkatese dhe kur mundesite plotesohen dhe kompetencat permiresohen, ato i rikthehen ne te shumten e rasteve. 

Nejse se kot po flasim. S'e ende s'ka ndodhur gje. Madje nese ende s'eshte bere kalimi tek ministria, mendoj qe dalja e ketij lajmi mund ti hap rruge ndonje "hajdutlliku te vogel" para dorezimit te koleksionit.

Mund ti hape rrugen ndonje hajdutlleku, por nuk besoj se  ndodh eksluzivisht me dorezimin e fototekes tek ministria e kultures. Ka shume hajdute lokale... 

Per mua ka nje lloj te mire. Nga pervoja personale e di qe posti i drejtoreve te institucione te tilla kulurore te varura nga bashkia, eshte ngushtesisht i politizuar.

Pikerisht! 

Qarte, por mua me shqeteson centralizimi i atraksioneve te mundshme turistike dhe vlerave kulturore tek pushteti qendror dhe pikerisht ne Tirane. Do me dukej me normale qe ti jepnin incentiva , jo ti merrnin te gjitha. Ka plot instrumente per ti bera gjerat te ecin.

Kjo eshte plotesisht e drejte. Ishalla i gjejne ndonje sistemim koleksionit po aty, ne Shkoder

E mora te mireqene qe koleksioni do te mbetet ne Shkoder.

Kronike

I bene statujat pastaj i thyen,
per te pare brenda portretin e gurit.
Vetem te vdekshmit mizerabel kapeshin pas statujave.

Frederik Rreshpja

Mesa duket Kocoja ja paska vene syrin edhe fotografive te Marubit. Vodhi pikturat e Vangjush Mihos ne Korce, vodhi gjera nga koleksioni i atij ne Tirane qe e arrestuan dhe numri i i gjerave te sekuestruara ishte ndryshe nga ajo qe jepte ministria e kultures dhe ndryshe sa kishte sekuestruar policia, tani i ka dale pune edhe me Marubin.

Me vjen keq per ate ministren e kultures se eshte ne vend te gabuar.

Ne duhet te gezohemi qe kasta jone politike po pernaltesohet e po vjedh edhe ne lemin e kultures.

Per kete mos u bej merak, ja kemi kaluar Europes. Kemi kryeministrin ish trafikant ikonash (i akuzuar nga Nano e, jo nga une ose nga pd).

Hem, Nano eshte ai burri qe vodhi ndihmat dhe u fut ne burg nga Pd-ja (dhe jo nga une) ?

E cuditeshme si ka maru Shkodra. Nga nje qytet me tradita, art, kulture e jete sociale e artistike ne fillim te shekullit te kaluar, sot eshte katandis si goje pa dhembe. Kuptohet dhe komunizmi ka bere te veten, po prap. Pse nuk degraduan ne nje grade te tille Korca apo Gjirokastra, Vlora apo Elbasani? E kam seriozisht kete pyetje, dhe pa asnje ngarkese krahinore. Me thoni po e kam gabim.

Sepse deri tani ka qene e paperfaqesuar politikisht, qofte nga PD-ja (dhe Topalli (etj) si politikane sharlatane qe eshte), qofte nga PS-ja e cila ka pasur interesa ne zona te tjera. Nuk eshte e veshtire...

Komunizmi te gjitha qytetet i la po njelloj, te varferuara ne kulm. Po u bene mbi dy dekada qe mbaroi ai muhabet dhe prape shume qendra vazhdojne te jene pertoke. 

Shkelqimi relativ i Shkodres para nje shekulli lidhej me gjeopolitiken lokale. Ne kontekstin e Perandorise Osmane, Shkodra ishte nje qender e madhe tregtare dhe artizanale rajonale, qe jepte e merrte me rajonin dhe permes portit te vogel tregtar edhe me zonen mesdhetare. Me percaktimin e kufijve mbeti ne cep te nje vendi te vogel te izoluar. 

Po edhe kjo pune ka kohe qe dihet dhe sot shkodranet duhet te gjejne nje dimension te ri. Eshte e kote te ngrohen me lavdine e dikurshme. 

Njera rruge eshte padyshim industria e lehte, qe ka tradita ne qytet. Tjetra turizmi padyshim, bazuar mbi pasurite e jashtezakonshme kulturore dhe natyrore qe ka. 

Nuk te kuptoj mire PF. Ku e bazon percaktimin qe Korca, Gjirokasta apo Elbasani nuk degraduan ne te njejten nivel. Vlora pastaj mbase eshte tjeter pune nga qe eshte afer detit.

Se shkodranet iken me parlare italiano vero. Shkodra i ngeli malesise se madhe dhe pukes.

Rracista ngelem perhere, ca pune te ka prish Malcia e Madhe!! smiley

Ka pasur urbanizim dhe anarki te tmerrshme, por kuptohet te voglit dhe te varfrit i bie faji si gjithmone.

Ka nje shkrim Mustafa Nano (qe nuk e akuzon kush si te pd) te para disa viteve, ku e pranonte me plot goje se Shkodra, kryeqendra kulturore e Shqiperise, kishte filluar te kendellej ne vitet e qeverise demokrate. Ai permndte shume gjera si pedonalja, dyqanet e hershme, ura qe eshte ndertuar me hapje dhe mbyllje etj. por thelbi ishte se Shkodra, pas inkuizicionit komunist ndaj saj dhe qeverisjes 8 vjecare socialiste ku i akordonte fonde sa i akordonte nje komune ne jug, po rikthehej ne vendin e merituar.

Tani, mesa shihet inkuizicioni punist kerkon te rikthehet perseri mbi Shkodren.

Tani, mesak shihet inkuizicioni punist kerkon te rikthehet perseri mbi Shkodren.

smiley

Harrove innkuizicionin anarkist, dhe kriminel te PD-se ? Ku ka me punist se ate?

normal! dihet ajo PSja eshte e jugut. Tani do ja u shtypin mire kryt atyre nga Shkodra. S'na the ndonje te re ketu. Trap!

Eshte fakt i njohur qe ne vitet 97-05 qeveria e ps ka pasur raste kur i akordonte Shkodres fonde aq sa i akordonte nje komune ne jug. Ne keto vite Shkodra kredhej ne erresire te zgjatur, pa investime, me papunesi etj. dhe pas kesaj ti mendon se une nuk kamte drejte te akuzoj ps si hakmarrese politike?

Trap je vete!

Po pse merresh me 97-05-en mer jahu! Ja ta zeme se eshte ashtu si thua ti. Po me vone? Nga 2005 e ketej!? 

Ti je rast i izolum o vlla! 

Po mire na sill ndonje burim apo keputja keshtu ne tym. Keto 8 vjet qe shkuan sa fonde iu akorduan venecias? 

Shkodra eshte pertoke, deal with it! Kulturalisht, gjeja me e mire qe po i ndodh Shkodres eshte kalimi i pergjegjesise se fototekes tek ministria e kultures.

Pedonalja eshte vertet gje e bukur, por aq eshte e shkreta nje km a pak me shume! 

Nuk maten tete vite qeverisje lokale me nje pedonale i nderuar!

Energji qyteti ka boll, mjafton te te kujtoj diasporen e madhe jashte vendit, qe eshte integruar dhe ka investuar e po investon ne godinat dhe bizneset private. 

Shkodres me pak fjale nuk i kane munguar shanset apo financimet, por njerezit e afte dhe vizioni i qeverisjes lokale. 

Nuk eshte kurre gje e mire ta kesh pushtetin te garantuar, sepse te heq cdo nxitje per te punuar mire dhe sakte, ne dobi te qytetareve. Veri veshin ketij komenti, se nuk ta kam me te keq...

Kurse sa per punizem vallaj, po te kujtoj vetem se Sali Berisha ka qene per vite e vite me rradhe sekretar i Partise se Punes, ai e plot te tjere te PD-se. Keshtu qe ky argumenti i punizmit eshte i cik kot, sipas meje... .

 

 

Kam nje pyetje, sidomos per shkodranet: a e keni vizitu ndonjehere ket muzeun per te cilin po flasim apo jo!?

Une jo. 

Kjo ndodh ndoshta se ne Shkoder  nuk ka ma shkodrane qe te  ruajne  vlerat trashgimore, te qytetit te vet! Jane tret te gjithe! Si thoshte dikur Vaso Pasha

Ti ke pas ken nje zonje e rand, 

burrat e dheut te thojshin Nane! 

Kopshtare ..duke lene menjane emocionet dhe shprehite artistike me ose pa seks smiley

Themelore eshte me u kuptu se  eshte nje nga Ndotjet me te Medha Intelektule te perfshish emrin e Jozefina Topallit si Shkodarne "me kulture " apo ta personalizhosh si "pergjegjese " per kete rast . Une personalisht e quaj Ndotje sa here e bien edhe tek PPU .

Shkodra , vater Historike e KulturesShqiptare , ka nje fatkeqesi te Madhe si e "perdorur " Ky Rajon Fisnik u barazua nga Jozefina me kriminelet e Koplikut e bandat e tyre te armatosura qe sulmuan Shtetin , duke i shpallur si Vlere , me qe ne krye kishte Corben e saj ! Te mos harrojme dhe statusin Fillestar Hipokrit qe ju dha me ngjarjet e Prillit duke e shndrruar ne Pistolete Politike Kercenuese deri me Deklaraten e babsqapit "Shkodra bastion .i PD .. " dhe  te llomotises sharlatane Jozefpercke " Shkodra nuk i don socialistat " U befte Alto dhe e hengshin Qente e Pulat kush i permend emrin !

Marubi ...ata qe e njohin artin e tij dhe ja dine Vlerat Historike se cfare perfaqesojne , duhet ta cmojne .Me aq kulture sa kemi them se , te ushtrosh Artin e Fotografit dhe per me teper te lesh Dokumente Historike te Rralla  ne ato VITE ..eshte nje nga Fushat e VETME qe mund te krenohemi pas Veshjeve , Valleve , Zakoneve e Kengeve te Trasheguara . Bies nje pjese i atakojne keto fusha ...ndersa Produktin e Marubit nuk mund ta besh ..Vetem me hile si Shm..utrit Skenderbeun ......mund ta Interpetosh !

Urime Qverise edhe per kete Hap te Rikthimit te Dinjitetit te Shkodraneve .

Ruani  Babasqapin mos organizon aksion vjedhes  ose demtues dhe Iken ne drejtim te paditur qe nuk e gjen dot as Roboti Poet smiley jo ai i LeftGOPIT smiley

smiley smiley smiley

Perveç komentit mbi emocionet! Kur i kam treguar? !!!!!!!!!!!!

Nashti mund te vihet edhe si derstiliste edhe si ne Mulli edhe rrenjasi po edhe si ....obobo none ,,,perrua psikik ..

Celuloidi qe u celuloste cdo signore qe merret me Marubin se nuk zhvillun asgje qe nga Piktura ku fotografia mbetet nje humbelle jo shprehese e shprehjes se piktures ....E hu sa ka sindromi smiley 

Futi dhe nje tas Fasule dhe pyet Gjembin e " Gjeti Tasin apo JO "

Po mund te vihet edhe me zamete .." e cfare ka bere   atq udhet . Nje shkreP dhe laj letra !Dashka dhe shtepi  me shume dhoma se nuk i del nje Bodrum "

" Ne kemi te pastrehe me qindra akoma .Ku i ka qeveria Premtimet . Shteti ka rene .Rrembeni Armet "

tha nga " na kem Feisin e Bukit or tie "". Ka dmth menyra te ardhuri PLOT .Vjen dhe Poeti smiley

Po pse nuk e vlereson fatakeqin e LeftKopese alias Poetin smiley , me  erresiren Totale te Shkodraneve qe prej Vitit1992 deri sa hapen Dritat ne 2013? Cfare mund te kete njje individ pa drita pervec emocioneve ? Vetem ne qofshin  minj ose familje te tyre qe jane mesuar me erresiren smiley Po ti vesh re gjuhen del nga njehere nga Kanali . Trap je vete ..smiley Pavaresisht si reagim foshnjor , po kjo na gezon se po merr  trajta njerezore dmth ka dale nga erresira ku as per TRAP nuk e servirte LeftGOPJA se Babasqapi kishte Jozefpercken !

Eh bejne sikur nuk e shikojne realitetin me sy. Shkodra eshte skandal!

keni fillu me k'put trandafilla ju te Ny , paska hap koha si duket anej ka ju smiley

Boll mo ..Cfare marifetesh nuk perdorni qe te thani Dranafilat smiley U bote boze smiley

 Si nuk e kuptoni qe ketej ka Gjelberim dhe Kuqllek te perhershem. Gjembecet jane Thare prej Kohesh !

ne vitin 1998 kam mbaruar shkollen ne shkoder e kam ba be se nuk shkeli ma ne ate qytet. ka qene tmerr. 

por jam pendu. ne 2014, shkodra eshte nga te paktet qytete ne shqiperi. pash, ne korce dukesh si nje nje katund pa zot fare krahasu me shkodren. Lorenc Luka asht punetori ma i madh qe mund te kete shansin ti vije nje qyteti shqiptar per kryetar dhe kete e di kushdo qe njeh sadopak shkodren, si ka kene e si asht. 

nese fototeka i merret shkodres dhe vihet noj drejtor nga keto me diploma vitrine e kristali apo ma keq Universiteti europian per turizmin, athere vajh medet per shkodren e marubin bashke. me pas ndermend ministria me ba gja me marubin t'ia leje bashkise me fond te delegum dhe ti beje audit te forte. e jo ta marre e tua kaloje per menaxhim qeverise qendrore. 

imagjino tash qe kryetari bashkise se korces qe ka shembe gjysmen e monumenteve te kultures do me menaxhu pasurine e shkodres. ca turpi

 

Shkinaks, nje pyetje kam per ty, perpara gjithckaje tjeter: a e ke vizituar ndonjehere muzeun e Marubit aty ku ndodhet sot?

Kur te me pergjigjesh do te diskutojme per pjesen tjeter te komentit tend. 

 smiley

jo, nuk e kam vizitu. nuk kam vizitu as muzeun historik kombetar per ate pune, edhe pse asht mu te stacioni urbanit institutit qe marr me ike ne bathore, mbasi baj shurren mbas tetrit kombetar e para ministrise mrenshme. se na bathorasit ngaqe nuk kemi kanalizime te keto tokat e pushtume dalim per ate pune ne tirane. 

kjo nuk do te thote qe bashkia shkoder s'ka punu. ta kishe pa shkodren ne 2005 te vinte keq. apo qe nuk ka promovu muzeun e marubit. puna ime ka te beje shume me promovimin e turizmit dhe shpesh na ndodh te jemi bashke me bashkine shkoder neper panaire dhe bashkia shkoder krenohet me kete fototeke. 

ti beson se po e mori ministria e kultures do te jete me mire? pse kalaja e lezhes qe e menaxhon ministria e kultures perdite e me shume po shkon drejt rrenimit? po muzeu i barishteve e kafshve te rruga kavajes qe menaxhon ministria e kultures ne ca gjendje asht? pse ministria nuk permireson ihere ca ka per detyre me ba e masanej te marre ne mbrojtje ato cka jane te mbrojtura? 

per sa kohe Muzeu Marubi ka shanse me perfundu si Muzeu i Shkencave te Natyres duke u menaxhu nga Min. Kultures?

Muzeu i Shkencave te Natyres 

C`po thua? Ka marre godine te re, me te gjithe te mirat, disa here me e mire se ajo qe ka qene. E di ku eshte?

Fototeka KOMBETARE Marubi eshte ne varesi dhe administrim te Ministrise se Kultures qe prej vitit 2003.

po... eshte nen ministrine e kultures si organike si buxhet e cdo gje nen ministrine e kultures.

Thuhet se jane gjetur fondet per te bere ish-banken qe ndodhet ne pedonale Muze dhe seli te Fototekes Marubi , mqs si vendim ishte marre qe 3 vjet smiley

E kane mbaruar ndertesen e ish bankes thone, por sic duken bathet po duan ta zhvendosin fototeken tek kryeministria qe ne pushim te drekes zoti kryeminister te clodhi syte. S'eshte e lehte me e pas zotin kryeminister artist.

Ja ku e keni vendimin e KM te dates 15.01.2014:

http://www.km.gov.al/al/newsroom/lajme/v...

Per Marubin thote:

Për një ndryshim në vendimin nr.849, datë 19.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për funksionimin e Fototekës Kombëtare “Marubi” dhe për kalimin e përgjegjësisë së administrimit nga bashkia e Shkodrës Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”.

Tani, qe ka prej vitit 2004 qe pergjegjesia i ka kaluar Ministrise se Kultures kjo eshte marre vesh, por administrimi eshte bere ne Shkoder, me pale kryesore te interesuar Bashkine e Qytetit!!!

Ky eshte thelbi i diskutimit. Ndersa vendimi i Keshillit te Ministrave eshte teknik, nuk i ndryshon gje thelbit te ceshtjes. 

Obi, drejtori I fototekes raporton direkt ne ministrine e kultures. Buxheti akordohet nga ministria e kultures dhe te gjitha vendimet per strategjine e mirembajtjes dhe promovimit te fototekes merren be ministri. Bashkia e Shkodres ska asgje ne dore, asnje vendim, merren thjesht me administrimin e buxhetit ( shperndarje rrogash etj ). Te thuash qe bashkia e Shkodres e ka lene fototeken Marubi te dergjet eshte e pandershme. Artikulli yt eshte disinformues.

Vendimi i fundit i keshillit te ministrave vendos qe edhe buxheti te administrohet nga Tirana. Eshte bere keq per leke kohet e fundit.

Artikulli eshte disinformues ne ate mase qe vendimi i KM eshte i tille. Une te dhenat nuk mund ti shpik, mundem vetem ti komentoj. Lajmin e vendimit te KM e kam lexuar dje ne nje media dhe e kam verifikuar ne websitin e KM . Nqs e kam interpretuar gabim, kerkoj ndjese, po fajin e kane burimet. 

E thene kjo, besoj se 99% e diskutimit qendron ne kembe gjithesesi dhe po perpiqem te ta argumentoj.

Koleksioni Marubi eshte pasuri kombetare dhe shteterore qe nga koha e diktatures.

Ne vitin 2004 i kalon de jure nen varesi Ministrise se Kultures, por vijon te qendroje ne territorin e Bashkise se Shkodres, se ciles i besohet nje pjese e procesit te administrimit praktik. 

Trashegimia eshte padyshim prone publike, shteterore dhe si e tille i takon shtetit/qeverise qendrore te perkujdeset. 

Por perfituesi imediat potencial i saj eshte komuniteti territorial qe e ka ne dorezim. Ne kete rast ky komunitet eshte Shkodra, qe perfaqesohet zyrtarisht nga Bashkia e saj. 

Ketu fillon pergjegjesia e Bashkise, qe duhet te ruaje dhe promovoje ne dobi te komunitetit qe qeveris cdo pasuri publike qe i besohet, plotesisht apo pjeserisht. 

Si te thuash, ceshtjet e administrimit te Liqenit te Shkodres i perkasin prefektures, por do te ishte absurde te mendohej se Bashkia e qytetit me te madh shqiptar ne brigjet e ketij liqeni eshte pale e painteresuar, se ciles nuk i behet vone per liqenin, per sa kohe nuk e kan nen administrim.

Duke ju rikthyer Marubit, interesimi direkt i Bashkise dallohet qarte nga perfshirja e saj si pale ne projektet qe kane te bejne me koleksionin, si p.sh. ky ketu.

Ne konkluzion, keto tete nente vitet e fundit, dac per faj te Bashkise, dac per faj te Ministrise se Kultures te Qeverise Berisha, koleksioni ka mbetur nje vlere thuajse teresisht e pashfrytezuar ne funksion te promovimit turistik dhe kulturor te Shkodres dhe Shqiperise.

Fototeka kombetare Marubi pritet te zhvendoset ne nje godina te re ne qendren historike te Shkodres ne fillim te 2014. Godina perfshin ambjente arkive, ekspozimi dhe salla studimi.

Fototeka kombetare Marubi ka perfunduar per here te pare inventarizimin e te gjithe koleksionit si dhe krejt dixhitalizimin e tij, duke  e bere koleksionin te prekshem per kedo ne cdo cep te botes.

A te vazhdoj Obi? Do me dit per promovimin e jashtezakonshem qe I kane bere 3 vitet e fundit?

Po i nderuar, na i sill te gjitha te dhenat, Si edhe sitin e internetit ku mund ti prekim fotot e arkivuara dhe adresen e godines se muzeut ku mund ta vizitojme sot koleksionin Marubi fizikisht.

Flm!

Se shpejti do kesh mundesi ti shijosh. Me fonde pothuajse inekzistente po behet pune e madhe. 

Pa na trego nje here per punen e mrekullueshme qe po bejne bashkite ne Itali, se heren e fundit qe isha ne Ufizi ishte mbush me pllaka nen cdo veper arti ku thuhej kjo veper sponsorizohet nga x pasanik amerikan qe veron ne Toskana.

Nderkohe mund te shijosh ekspoziten e Shan Picit edhe ne Shkoder edhe ne Tirane. Mundesh edhe te blesh nje liber fotografik te cilesise se larte te po te njejtit fotograf, deri tani pothuajse I panjohur. Per ata qe si kane mundesite per keto te dyja jane shperndare mijera kartolina me foto te Picit ne gjithe Shqiperine.

Jam shume i gezuar per te gjitha sa thua me lart dhe shpresoj te realizohen sa me shpejt. Albumi dhe kartolinat e Shan Picit, fotograf i fondit Marubi jane gjithashtu nje risi e mirepritur.

Une personalisht, jo me larg se vjeshta e pare e vitit qe shkoi e vizitova per here te fundit muzen ne Shkoder dhe e gjeta ne po ate gjendje te mjeruar ku ka vite qe lengon. Personat aty me thane se ka vite qe presin te transferohen, por se kur do te ndodhte kjo, ngriten supet. Albume dhe kartolina, aty ne fototeke, nuk kishte. As tjeterkund te Shkoder ku kerkova, nuk gjeta. E njejta gje edhe ne librarite e medha ne Tirane.

Po ndoshta nga vjeshta e vitit qe shkoi deri tani dicka ka ndryshuar per mire, dhe kjo eshte gje e madhe dhe per tu pergezuar.

 

 

Oops! Kemi bere rreth 100 komente kot. Oh well! Flm per informacionin!

Oops nuk paskan qene kot!

hahahahaaa... Fototeka Marubi me status kombetar qe ne '03? Ky qe e ka shkruar kete qenka me te vertete gomar dhe faj ka edhe peshku qe sjell gjera te tilla pa kurrfare verifikimi minimal por rendesi ka propaganda, pa te tjerat cqt..

Asnje presje nuk i hiqet. As artikullit e as komenteve. Gomeret jane tjeterkund smiley

100 komente tjerrje leshi kot me kot , me kot. ndoshta duhet bere casus per te kuptuar shume gjera si funksionon burimi i lajmit dhe truri i komentuesve:

- fototeka ka 10 vite ne administrim te qeverise. Vkm thote per nje ndryshim ne vekm- me e 2003 qe nuk e di se cfare eshte por me shume mundesi eshte nje ndrsyhim administrativ, saktesim a ndomje gje e tille.

- fototeka ka nere shume pune 2 vitet e fundit per inventarizim, printim, promovim wtj.

- bashkia nga na e vet per aq sa mund te beje e ka pershire ne 2 projekte me financim te huaj pershire cross border europiane.

- p,sh fototeka ,e date 20 eshte ne ekspozire ne parlamentin europian dhe pastaj ne disa qytete italiane e pastja ne festimet e pavaresise se Kosoves me foto te pabotuara ndonjehere.

- po me lobim te bashkise para dy apo tre vitesh , min. E kultures ka blere rreth 50 mln leke nje godine ne pedonalen e qytetit , nje nga godinat historike qe ka nevoje per  rikonstruksion te brendshem se ka vetem murwt.

- fondet per rikonstruksionin jane kerkuar nga disa burime  dhe ne dijenine time (shume te sakte) jane gjetjur. Hopefully, fillimi apo maksimumi mesi i 2015-s fototeka do te jete ne muzeun e ri, do te jete me siguri nje nga gjerat me te bukura e te vecanta ne vend sic i takon.

- kur kjo te ndodhe , shpresoj se do kemi vend per nje artikull ketu ku te themi edhe fjale te mira.

Se fundmi, kjo po ndodh fale nje gushti njerezish qe e duan kulture kombetare e qytwtin e tyre as fale Jozefines as Rames, megjithese kane dale e do vazhdojne te dalin ( qe javen qe vjen) me deklamime dashurie per fototeken..

kish nuk e ka vizituar te duroje dhe nje vit e te shkoje ta vizitoje me ambientet e reja pasi sot nuk ke c'ti vizitosh.

 

 

 

 

 

 

 

I nderuar, per burimin e lajmit ke shume te drejte dhe shpjegimet i ke me lart.

Persa i perket brendise, nuk besoj se ke ndonje kundershtim ama!

Fototeka eshte ne Shkoder dhe Bashkia e Qytetit ka pergjegjesine kryesore per kete aset te territorit, pavaresisht aspektit juridik te varesise formale. Kete pohim e verteton edhe ajo qe thua ti mbi perpjekjet e Bashkise per perfshirjen e fototekes ne projekte europjane.

Fakti i pakundershtueshem nderkaq mbetet se Bashkia e Shkodres dhe Ministria e Kultures, nga viti 2005 deri ne vitin 2013 te qeverisura pa nderprerje nga e njejta force politike, e kane lene ne harrese te plote fototeken dhe krejt te pashfrytezuar ne funksion te promovimit kulturor dhe  turistik te qytetit, rajonit dhe mbare vendit (ato ekspozitat qe permend ti me mire harroji se jane budallalleqe...). 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).