Deputeti Mark Frroku është i dënuar për vrasje në Belgjikë

Mark Frroku, deputet i njërës prej tre partive demokristiane PKD (Partia Kristia Demokrate) është i dënuar në mungesë në Belgjikë për vrasjen e një shqiptari. Vëllai i tij, Arben Frroku, është i kërkuar për të njëjtën vrasje në Belgjikë sipas gazetës Shqiptarja.com dhe nën akuzë për vrasjen e komisarit te policise Dritan Lamaj në Tiranë. Investigim.al ka një reportazh mbi cfarë përflitet në mediat belge si sudinfo.be dhe përcjellë në portalin e nordeclair.be. Por Investigim.al nuk ka ndërmarrë ndonjë hetim apo kërkim të hollësishëm mbi këtë fakt - ndonjë kontakt me mediat e atjeshme, policinë apo gjykatën. A është lëshuar urdhër arresti nga autoritetet belge dhe përcjellë nga Interpol - nëse po, si ka reaguar shteti ynë? Kush ka pasur dijeni? A u vra Dritan Lamaj pse kishte dijeni për këtë fakt që u mbulua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë? A kanë informacion strukturat disiplinore të policisë së shtetit? 

Më poshtë raporti i Investigim.al 

 

Mediat belge raportojnë se deputeti shqiptar është dënuar me 10 vjet burg për akuzën e vrasjes në bashkëpunim të një shtetasi shqiptar në vitin 1999. Në Shqipëri nuk ka asnjë kërkesë për arrestimin e Frrokut. Shkrimi i plotë i një prej mediave belge.

Deputeti shqiptar Mark Frroku i sapo zgjedhur në Shqipëri në postin e ligjvënësit, rezulton i dënuar në mungesë me 10 vite burg në Belgjikë për vrasje, mbi afera prostitucioni dhe trafiku ilegal emigrantësh. Ai duhet të rigjykohet në muajin shkurt para Gjykatës Penale të Nivelles, mbi dënimin me 10 vjet burg, marrë në vitin 2010, nga Gjykata penale e Brukselit, në mungesë pasi kishte arritur të fitonte lirinë para se çeshtja ndaj ti të shkonte në gjykatë.

Kjo është një situatë krejtësisht e re në historinë e gjyqësorit belg sepse ajo është lejuar për të rigjykuar dy nga katër të akuzuarit shqiptarë tashmë të dënuar në janar 2010 me 10 vjet burgim secili, nga Gjykata penale e Brukselit, për vrasjen e një bashkëpatrioti, Aleksander Kurti, i vrarë dhjetë vjet më parë, 5 mars 1999 në Gare du Midi.

Faksimile e artikullit te publikuar nga portali belg nordeclair.be

Rasti lidhet me botën e prostitucionit ku veprojnë disa rrjete imigrantesh shqiptarë në Bruksel. Viktima, Aleksander Kurti me sa duket kishte ‘shkelur’ mbi aktivitetet e anëtarëve të tjerë, bosë ose anëtarë të rrjeteve të imigracionit klandestin drejt Anglisë. Pasditen e 5 marsit 1999, ai u gjend duke dhënë jetë, pas disa goditjeve me thikë, në rrugën ‘Fonsny’, në një stacion treni.

Pas disa denoncimeve anonime, 4 shqiptarë u identifikuan si fajtorë, ndër të cilët Besnik Morina (alias Mark Frroku) (41 vjeç) dhe Ajan Bytyçi (36) u klasifikuan si bashkëpunëtorë, sipas mediave belge, si ‘www.sudinfo.be’.

Ata u ndalën shumë kohë më vonë, por ata dolën nga qelitë shumë përpara sesa të fiksohej data e gjyqit të Brukselit, në janar të 2010-s. Që të 4 u shpallën fajtorë në përfundim të procesit dhe u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie, në mungesë, meqë qenë lënë të lirë më herët e prej atij çasti, s’u paraqitën asnjëherë para togave të zeza.

Por pas rekursit të Prokurorit të Përgjithshëm, ka pasur një shfuqizim të masës së dënimit të 24 marsit 2010 dhe Frroku dhe Bytyçi duhet të rigjykohen. Rasti është planifikuar të nisë në Gjykatën penale e Nivelles, më 10 shkurt. Por të dy ende mungojnë në Belgjikë dhe jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës, Shqipëri. Dhe sidomos Mark Frroku, i cili ka filluar që nga një karrierë politike që çoi atë për t’u zgjedhur më 23 qershor si deputet në parlamentin shqiptar. shkruan media e huaj. Deputeti dhe kreu i Partisë Kristian Demokrate, PKD-së është në koalicion me PS-në, pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Me gjithë këtë nga autoritetet shqiptare të drejtësisë nuk bëhet e ditur nëse ka patur apo jo kërkesë për ekstradimin e Frrokut, para se ai të përfshihej në politikë.

“Që prej këtij momenti, shtrohet pyetja nëse Frroku gëzon apo jo imunitet parlamentar? Sigurisht jo në Belgjikë, ku teorikisht ai mund t’i nënshtrohet gjykimit, meqë faktet, fajësimi dhe rikthimi i procesit në gjykatë kanë ndodhur para zgjedhjes së tij deputet. Asgjë s’na pengon, na thotë një eksponent i jurisprudencës. Po Shqipëria, do ta ekstradonte gjithsesi njërin prej deputetëve të saj? Asgjë s’është më e sigurtë. Gjembi juridiko-diplomatik tashmë është mbjellë.

70 Komente

Qenka dhe qytetar Amerikan Frroku? Deputet Shqiptar me dy nenshtetesi?

“Garantoj se nuk kam asnjë problem me drejtësinë. Garantoj si qytetar shqiptar dhe amerikan. Drejtësia belge s’ka asnjë akuzë ndaj meje”, - tha Frroku.

smiley eh  c garanci eshte kjo ?!! Me shiko pak ne sy kam ndonje bezhdil brenda?!! smiley

Garancia ne kohen e sotme nuk mjafton vetem me fjale, as qe besohet edhe sikur i shkreti Frok te mos kete bere asgje! E vetmja garanci qe mund te pastroj veten e vet nga kjo ndotje (akuze) eshte te mare nje vertetim nga gjykata belge qe eshte i paster, dhe Froku te dal faqe bardhe perpara dynjase dhe intriganteve te shumte qe nuk mungojne. se sot jetojme ne kohe te pabesa, dhe njeriu per njerine eshte ujk! Krize e madhe ekonomike, gjithome ai qe ka lek goditet! Kush eshte me i forte fiton! Me nje fjale xhungel shqiptare ! 

Pjero c'kane keta peco groset e belgjikes qe s'u ze bytha vend?

Zeqo, i vetmi peco-gross ketu jam une smiley keta nuk i njeh njeri. Edhe ato sajtet nuk i njeh njeri. Une i lexoj gazetat ketu perdite dhe nuk ka asnje lajm per keta. Bo vaki no nonji ka hap sajt privat per tu afirmuar smiley

o peco-grosso smiley, po folu pra se po na prishin imazhin ,keta seç lexojn ca gazeta te keputura àla frrokshe

dmth te gjithe keta vellezerit Frrokaj kriminele..? por edhe politikane.... hehehe, skeni pare gje akoma,tha... "we will Frrock you".smiley

p.s. deshet dhe Evrope ju, do thosh Mrroklla.

Belulo, kam ketu Leonardin e Brukselit. Nuk e di po ky seç ka ca ondrra per Shqiperine me keq se mua. Ne vend te me ngushellonte ky mua smiley po e ngushelloj une kete smiley dhe po i mbush mendjen te mos iki ne Shqiperi, por.... aha iku dhe ky me duket smiley

ca Pjero , ka bere edhe Leonardi liber shkencor per te ardhmen e Albanie..?smiley

Jo-jo Belulo, por ka botuar nja dy libra me poezi smiley tip poeti=tip endrrimtari smiley

pse nuk e dergojne ne qershor kur te behen bisedimet per statusin.po qe se e ndalojne ne kufi dmth eshte fajtor

Ka shumë çështje  që nuk shkojnë tek shkrimi i sudpress; pse rigjykimin duhet ta bëjë gjykata e Nivelit kur juridiksioni ësht i gjykatës së Brukselit, s'ka arsye ose të paktën se ka spjeguar. Artikulli nuk tregon kush e ka bë kërkesën për thyerjen e vendimit të parë dhe pse? Këta të dy akuzohen vetëm për mbështetje dhe jan dënuar njëlloj me eksekutuesit, çudi. E treta dënimi në mungesë duhet ti ishte transmetuar dhe prokurorisë së përgjithshme shqiptare si dhe anullimi i vendimit dhe rigjykimi.Asnjë përpjekje nga gazetarët shqiptarë për të pyetur prokurorin e përgjithshme...

 

Nese ky miku ne maje fiku ka nje akuze duhet te vihet ne dispozicion te drejtesise pa nje pa dy.

Rama ta fuse ne Komisionin e Jashtem e ky te shkoje te beje vizite ne Bruksel si politikan. Ata le te bejne si te duan ne dac ta arrestojne ne dac jo.

Mirepo ky plehra ka nenshtetesi amerikane me duket ( supozoheni te pa sakte kete ) e nese eshte keshtu ai nuk mund te ekstradohet ne Bruksel pervecse me deshire, sepse Shqiperia nuk i ekstradon qytetaret amerikane per llogari te drejtesise europiane.

Na lane dhe Unionin Demokristian ne mes te rruges. smiley

Nga ana ime : t`i behen letrat dhe te cohet i lidhur kembe e koke ne ne vendin ku ka bere krimin.

Jo, jo s'më intereson fati i këtij deputetit por mënyra se si dalin lajmet në Shqipëri nga një artikull online,  pa burime zyrtare, me paqartësi të shumta, e pa hetime përkatse nga gazetarët etj.Plus akuzohet dhe një tjetër që s'ësht deputet dhe as me nështetsi amerikane pse s'ka kërkesë për ekstradim apo s'ja vlen të flasësh për të?

s'më intereson fati i këtij deputetit

 Fati i deputetit eshte imazhi i shqiptareve dhe i politikes se tyre. Ne na intereson shume qe nje i dyshuar per krime te renda dhe trafiqe te denohet e jo me te behet deputet. Ai dhe i vellai cuditerisht na dilkan te akuzuar me kot per pako gje, per vrasje. Shume e rende eshte qe parti e ketij palo politikani eshte ne koalicion qeveritar. Kryetari i PS duhet te distancohet prej tij.

Lajmet ne Shqiperi kesaj radhe vetem se kane pasqyruar cfare eshte thene ne Belgjike. S'ka ndonje mekat ketu. Shume interesant ishte reagimi i personit. E akuzojne per shkaqe politike thote ai.

Hej pse boni si te habitur keta I njohin fare mire ne puke (f.arrez)
e dine te gjithe qe jane marre me femra dhe droge ne fillimet e karrieres kriminale. Edhe nje vella ua kane vrare per keto pune. Jan xhins i keq, rrace muti. Dikur kan dash me u bo kryetar komune por hudhen leke pa e dit mire, kesaj rradhe u organizuan si fis dhe bon nomin tu ble vota edhe ne puke por me shume ne zonat e shkodres
dihet se kush jane

vllai ka vdek ne aksidenet , eshte bere pershesh me betonin e autostrades, ndersa ishte shofer i ministrit te drejtesise shume vite perpara me sa mbaj mend une.

jo se ishte me i mire, por une se di tja kene vra.

Boisa nga puka te lidhet me qendren per sqarime te metejshme

Cuna te mire, florinj, njeri me i mire se tjetri. Si gjithnje Ilirjani e ka me qejf dizinformimin, do bente mire te rilindte. Sapo kryeministri te kthehet nga takimi madheshtor i Prizrenit, do e beje nje foto me keta djemte, ai flet me buzeqeshje. Ndiqni profilin e tij ne fcb per cdo update.

Boisa flasim per djem me duar te pastra si ish kryeministri dhe ciftelia e darkes ne dajt te kupoles se krimit te universitetit vitrina me fal prape, te policise se shtetit. E mi katunare

mora vesh qe PS-ja e paska perjashtuar nga koalicioni partine e ketij tipit. smiley Sa katunare po tregohen.

smiley 

Ajo qe me bie ne sy eshte se sot cdo njeri qe ka lek mund te futet ne politik, nuk ka rendesi me cfare pune jane bere keto lek. Ky per mendimin tim eshte vetem maja e ajsbergut ne politiken shqiptare. Lum ne!!

per mua skandali i vertet nuk eshte se  ky Marku na doli, eventualisht kriminel ne Belgjike.. sepse  eshte nje ngjarje ne nje shtet tjeter, vite me pare  dhe aq me teper ky ka pasur nje identitet tjeter e plot faktore te tjere....   

....por skandali qendron qe ky  u  be deputet duke zevendesuar vellane e  vet qe akuzohet per vrasje..  pra na doli ne ''kembe''  te vellait  dhe ky  ''kembim''   u pranua si pa gje te keqe, krejt normale, nga poltika,  media dhe shoqeria shqiptare...  come on,  kjo edhe per standartet e   fiseve te Afganistanit  eshte shume e rende!!

per mua skandali i vertet nuk eshte se ky Marku na doli, eventualisht kriminel ne Belgjike.. sepse eshte nje ngjarje ne nje shtet tjeter, vite me pare dhe aq me teper ky ka pasur nje identitet tjeter

_____
nuk quhet dmth

si nuk quhet, nuk po te kuptoj..?

Hetimi i Lamajt për Frrokun, zbulohet vendimi i vitit 2010

Ngjarja e rëndë, për të cilën Dritan Lamajt nuk iu dha asnjëherë përgjigje zyrtare, ka ndodhur më 5 mars të vitit 1999 në afërsi të një stacioni treni në Bruksel. Sipas dosjes penale për atë ngjarje, pesë persona kanë vrarë pas një sulmi të paramenduar me thika Aleksandër Kurtin, emigrant shqiptar, i cili merrej në Belgjikë me kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Londrës. Sipas të dhënave, gjatë qëndrimit në Bruksel, ai ishte takuar me një femër shqiptare, e cila punonte si prostitutë në këtë qytet. Por, me të ishte njohur që në Shqipëri, kështu që e kishte kërcënuar se do t’u tregonte prindërve të saj me çfarë merrej ajo në Belgjikë. Në këto kushte, ajo ishte ankuar te tutori i saj, i cili është identifikuar pjesërisht nga policia belge si Nardi Frroku. Ky i fundit dyshohet se kishte organizuar vrasjen e Kurtit, ku mendohet se kanë marrë pjesë pesë persona, të identifikuar si Besnik Vuka, Hilë Morina, Lek Bib Xhafa, Alfred Kola dhe Mark Frroku. Në dosjen penale thuhet se kjo është dëshmuar nga dëshmitari okular, Nikolin Kurti, dhe dy dëshmitarë të tjerë anonimë. Menjëherë pas vrasjes, policia arrestoi katër persona, por vëllezërit Kurti arritën të largohen për në Shqipëri.

Vendimi

Pas shumë vitesh hetime, policia nuk arriti të identifikojë plotësisht dy vëllezërit, të cilët nuk u kthyen më në Bruksel, por për mungesë provash u lirua edhe një prej të arrestuarve, pikërisht Alfred Kola, i cili mendohet se kishte ndihmuar dy vëllezërit shqiptarë që të arratiseshin. Pas një odiseje të gjatë gjykimi, më 15 janar 2010, Gjykata e Brukselit vendosi dënimin me 15 vjet burg për Morinën, ndërkohë që katër të tjerë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim u dënuan me nga dhjetë vite burg. Sipas vendimit të gjykatës, gjithçka është planifikuar nga Nardi Frroku, ndërkohë që nuk ka të dhëna të plota për identifikimin e tij dhe për këtë arsye nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

....

Red. Akt./Shqip
 

...

Por, kryekomisari Dritan Lamaj ishte vënë në dijeni nga informacionet operative për këtë ngjarje dhe në bazë të të dhënave të mbledhura, kishte kërkuar informacion për vëllezërit Mark dhe Arben Frroku.

Gazeta “Shqip” vetëm pak ditë pas vrasjes, pikërisht më 1 mars të këtij viti publikoi shkresat e Lamajt, ku ai ngrinte dyshimet se vëllezërit Frroku, ishin pikërisht të kërkuarit nga drejtësia belge, por që atje ishin regjistruar me emra kosovarë.

“Ata u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas nga Kosova, ku Arben Frroku dyshohet se është prezantuar me emrin Liman Krasniqi, ndërkohë që vëllai i tij është prezantuar me emrin Azem Krasniqi. Në vitet e lartpërmendura, këta persona dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet e Belgjikës me emrat e shtetasve nga Kosova, përkatësisht Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi”, thuhej në materialin e mbledhur nga ish-shefi i Komisariatit Nr. 6.

e thame dhe e sterthame qe Edvin Rama zgjedhjet i fitoi pasi kompletoi PS-ne si sindikate krimi, ndryshe nuk kishte asnje mundesi qe sot te ishte aty ku eshte. Cdo gje u organizua si nje ndermarrje kriminale, me njerezit e krimit ne funksion te votave dhe pushtetit, nga ana e tij krimi kerkon strehen per vete dhe pasurite e tij.

Marku Frroku vetem sa na e riktheu edhe njehere ne vemendje sindikaten e krimit.

Te harrojme imazhin por as nuk mund te mendohet se mund te na japin statusin per ne BE kur ne parlament, kur ne koalicionin qeverises ka deputete vrases, parti qe drejtohen nga ata qe kane vrare komisare policie, deputete si Doshi etj.

Kjo eshte rilindja ne fakt. Ta gezojme!

Me nje fjale Rama ka kopjuar ish kryeministrin, kriminelin sali apo jo o poet?

jo, me duhet ta pranoj qe Berisha o vllehu kuazi kesaj rradhe u tregua i paafte, donte te perballej me krimin nepermjet parimeve dhe moralit.

Kur Rama mori hajdutet e certifikuar Prifti, Meta, Angjeli, etj. me vete dhe kur sindikata e krimit u vu ne veprimtari te plote me Frroket neper te gjitha zonat e Shqiperise dhe deri ne fushate me Sajmir Tahirin qe me perpara zgjedhjeve te qeshorit, Berisha ende shpresonte te fitonte zgjedhjet duke luajtuar sipas rregullave.

Berishen dikur e ka pase lutur Tom Doshi ta bente kandidat te PD per deputet, Berisha nuk pranoi se ishte njeri i lidhur me krimin, Rama nga ana tjeter nuk ka kshu dilemash fare, Doshin e ka nje nga henchman-et me te mire te sindikates se krimit te quajtur PS.

Me nje fjele ti po thua se kesaj radhe pirati sali u be Pape? Po ja po ta pranoj, por le te shikojme a do te qendroje dot pape deri ne fund, apo do ti rikthehet instiktit shpellar.

e thame dhe e sterthame qe Edvin Rama zgjedhjet i fitoi pasi kompletoi PS-ne si sindikate krimi

Kush jeni ju qe e keni thene? Une vetem ty te kam pare ketu qe shkruan keshtu gjerash. Edhe Lefti e ruan veten e nuk arrin deri ne keto nivele idiote.

Jo per gje po teorie jote pastaj se PS-ja paska mare vota nga hajdutet e rinj nuk shkon as me numrat. PS ka marre aq vota sa perhere, asgje me shume ose me pak. Votat shtese qe thelluan rezultatin dhe qe perfaqesojne kapercime nga e djathta ne te majten i ka marre LSI, ish partnerja juaj ne koalicion. Kshuqe vazhdo e berji kot. 

Ja nje mundesi e mire per qeverine e re te justifikoje ato votat qe mori dhe ne anen tjeter ata "islamofobet" e BEse se me te vertete po nderton shtet ligjor. Megjithese nuk kam pare ndonje arrestim te rendesishem gjate kesaj kohe qe kane mrre pushtetin mendoj se eshte fjai i pjesshem: Kemi nje sistem gjyqesor te korruptar deri ne palce te cilet i sherbejne vecse pushtetit. Pa nje sistem gjyqesor te pavarur nga politika(marr shembullin e Italise apo Greqise) keta kriminelat si Frrokaj dhe Rrapo,etj do te na pefaqesojnene instancat nderkombetare si BE, OKB..dhe ne ne anen tjeter do ankohemi se pse na ka zet bota  smiley

Nuk e kuptoj se cpo kerkojne keta idiotet dhe burokratet e DASH-it, destablizimin e Shqiperise? 

ne e mirëpresim gatishmërinë e treguar nga qeveria e Shqipërisë për t'u takuar dhe biseduar me ne dhe për të shqyrtuar kërkesën tonë”

 

Ate te beje dhe te kruhet Rama....Sula me taborret e veta presin kauzen e radhes....Kesaj radhe ta provoje te loze me zjarrin serisht por do te digjet nga te vetet

 Me duket se "Frrokët e Pukës / Belgjikës" jane edhe pronare te universitetit "VITRINAT" ne Tirane.

 

I diplomuar ne ""VITRINAT apo KRISTAL apo UFO".smiley

Zgjedhja deputet me vota te lira nga populli e nje personi te tille me lidhje me boten e krimit tregon per nje gangrenizim te frikshem te shoqerise shqiptare..

Ashtu eshte.E kane.Por do doja te degjoja ca mendini kane Pukjanet per kete xhins.Sepse njeri mua me ka folur me superlative,si biznesmene qe kane kontribu per komunitetin e tyre.Nuk i kam zene bese pasi kam qene e jam i ndiku prej sa thuhen.Mirepo kemi ndonje nga Puka ne blog qe i njeh? Te na sjelli nje info ! Ndryshe me mendimin e hillandezeve nuk shkoj!

Grava, i vetmi pukjan ne kete blogun tone ketu eshte Boisa , ne mos gaboj. 

Pjer, deshiroj te degjoj nje njeri ....sagdham !

Mos i ver njerzit ne pozite te veshtire Grave.

Pse mo xhan pozite e veshtire, une desha te degjoj nje qe jeton atje dhe qe i njeh mire.Kete do quaja opinion sagdham! Nuk kam te drejte ?Le te degjojme ca thone ata qe jetojne me ta?

Po nje person qe mbahet si njeri i respektuar dhe qe nuk prish qejf me asnje nuk mund ti kerkosh te shprehet publikisht per nje dosje shume sensitive te drejtesise shqiptare. Nqs ai do te flas, eshte pothuaj e sigurte qe do prek dike. Nuk mund te besh omelete pa thyer veze thote frengu kanadez.

Grava, ndryshimi i opinionit qe kemi me dike, divergjenca qe kemi ne pikpamje me dike, nuk e ben ate tjetrin jo sagllam, keshtu qe dhe Boisa te garantoj qe eshte sagllam per Fush-Arrezin dhe Puken. 

Rri o grava dava kriminelesh jane produkt I tranzicionit . E kane vendin ne burg. Biznesmen tipik shqiptar te forte me kurva droge vrasje kompani bastesh universitet dhe tani jane ne politike. Si tha ai e kemi pare nje here kete film. Ne fakt na eshte bere boze ky film. Kemi plot te tille Biznesmen te forte kriminel , vetem te fortet bejne biznes ketu dhe politikanet ca me pistoleta ne brez ca me pushtetin. Pjesa tjeter jane idiot nuk dine fare, s'e njohin fare biznesin...... Aman o grava se jane te peshtire, vetem burgu eshte per ta

vellai iu kap ne selanik ku kishte shkuar per te takuar avukatin e te nipit ne burg te greqise per trafik droge.Cfare xhinsi mendon se jane?ndoshta halli i ka bere te tille nuk po i gjykoj, por prape populli qe  zgjedh deputete njerez me kredenciale te tilla me duket sikur ka rreshkitur seriozisht .

pjero ,po jepu pra pak informacion ketyre se vdiqen spinet dun me dit...

Pjero, s'na ke thone njihere cfare makine ke. Se ketyre gocave qe do vijne me te taku, nuk do i pagush bileten e autobuzit nga aeroporti besoj.

Me siguri do te kete makine historike te vjetrume te shekullit te kaluar ne garazh, te cilin e perdor edhe si si kantine per verera te vjetrume te shek. kaluar. 

Pjero nuk eshte me i madhi,por eshte i rendesishm,ke ulje (disa marka mercedez,wv etj) 12% nqs blen maqine brenda ne expo,me i madhi behet ne Frankfurt atje te iken petlla (jo nga maqinat )...

Mua çdo vit me dergojne dy ticket falas per ket expo  si dhe reduksion permanent 21´%. pas mal hein  smiley

Ate te Frankfurtit, une e shoh vetem ne tv smiley tek kanali Z qe jep vetem lajme ekonomike dhe reportazhe ekonomike. Ky kanal, edhe kur flet per makinat, fokusohet tek motorri dhe skarpamento smiley se sa eshte ndotja, sa paksohet me modelin e kaluar, llogaritja e te cilave kthehet ne obligacionet e CO2 smiley

Skarpa...mento? Mos i thone pake me ndryshe Pjer? Ja te pyesim Belulin se me hollandezet gjetem belane.Ndryshe nga bota ata!

Kam frike se belaja eshte aty brenda ne Shqiperi, tek mosrespektimi i marrveshjeve me EU. Me duket se jane bere 100% detyrat e shtepise. Ne fakt jane bere vetem 50% fatkeqesisht. 

Dava kriminelesh. Vetem burgu duhet per keto qeliza kancoregjene te shoqerise

po pse o i uruar? 'ne' kontribojm ne zhvillimin e vendit,vetem personel behen 14 veta aty,pa permend taxat qe pagujn rregullisht,dhe 2 mio € te investuara ne atdhe,

p.s me krimet le te merret drejtsia,pra secilit meritat!

Mos e shofi Tahir tritoli se iku dhe ky pallat per lesh.smiley

po kush e pyt sajmir çerrin? atij edhe urdhrat ja japin me tel...

ajo fare shemtire, si te ishte kulla marasheve, e jo hotel

pamje ''shemtira'' ; e pare ballas, pishinen e ka ne katin e 12 !

Sa femra ka prostitutuar nga fshati I vete apo te tjera ? Sa veta ka vrare e ka prere, sa ka droguar e sa ka vjedhur kete vend me bastet lojrat e fatit universitetet sa evazion ka bere sa vota ka blere duke kryer nje krim electoral? Keta jane fund e krye per tu varur per gjuhe
Dhe ti guxim e tregon investimet e darkes se ciftelise se krimit . E ke gabim. Ketyre u do iiiii nona, per keta duhet spaci prape. Po ishalla te ngaterrohen rruget me keta tope, qe kur ta hash guxhen te te vijne ndermend hotelet ne sarande

Ujku , ujku, therrisni por kasapi e bariu i ha te gjitha delet ....
Miku amerikan tha qe gjykatsa e prokuror duhet te ishin diku tjeter, kurse deputetet nuk i ngacmoi....;smiley

ja dhe nje frrok belg ne sarande ;ne 2009

Pjer, ndonje info te re prej atij eventit te madh aty, per frroket, se harrimani jone ne benelukset Juve jeni.(Averel Harriman ka qene ambasadori shetites i ShBA - ve)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).