Po e nis duke i kërkuar ndjesë lexuesit tim përherë të vëmendshëm dhe veçanërisht kujtesëfreskët: Po, këtë titull – Gëzuar Rripin e Ri – e kam përdorur tashmë një herë, dikur para më se dhjetë vitesh, pikërisht në këtë rubrikë të së dielës, të pikërisht kësaj gazete. 

E kam përdorur bash në vigjilje të festave të fundvitit, në një moment kur priteshin ngritje çmimesh jo të rastësishme, por si pasojë keqqeverisjeje. E kam përdorur në vend të urimit “Gëzuar Vitin e Ri!” , që, me shumë gjasë, për jo pak shqiptarë, sidomos për ata që nuk kanë punë, pra, as mjete financiare për një jetë të denjë njerëzore, tingëllon deri diku qesëndisës. Idenë për ta rimarrë temën e shtrëngimit të rripit ma dha analisti 

Artan Hoxha me shkrimin e tij të para dy javëve, me titullin “Thanas, shtrëngo rripin!”, ku zbërthente pa doreza, qartë dhe bindshëm dukurinë e shtrenjtimit të jetesës në Shqipërinë e sotme, prandaj e falënderoj atë edhe për kënaqësinë që ndjeva tek lexoja shkrimin e tij, edhe për frymëzimin që më dha njëkohësisht. Më duhet të pranoj se sot, ashtu si shumica e shqiptarëve, edhe ti, lexuesi im serioz e besnik, edhe unë, mund të quhemi pa ngurrim Thanasë; madje, kam përshtypjen se me këtë emër do të mësohemi aq shumë këto tri-katër vitet e ardhshme sa, gati-gati, me saktësi sahati, do të ndiejmë nostalgji për ato edhe kur nuk do të jetë më e nevojshme të shtrëngojmë rripin vrimëzgjeruar apo, më saktë, vrimëzgafulluar nga shtrëngim-lirimet.

Nga ana tjetër, duke u quajtur Thanasë (emër që vjen nga Athanas, pra, në shqipe, “i pavdekshëm”), bën vaki, ndonëse në mënyrë të vakët, të bëhemi edhe ne, deri diku dhe përkohësisht të paktën, të pavdekshëm, për çka duhet t’u jemi mirënjohës atyre që na detyrojnë sot pikërisht të shtrëngojmë rripin, sidomos në prag të festave të këtij fundviti. Prandaj, më vjen të ulërij nga gazi e marazi “Gëzuar Rripin e Ri!” dhe jo “Gëzuar Vitin e Ri!”, sepse kësaj radhe Rripi i Ri është socialist, kurse ai i vjetri ishte kapitalist. (Besoj se lexuesi im i paanshëm më kupton drejt dhe se, kurrsesi, nuk mendon se unë po shkruaj si e ëma e Thanasit në majë të thanës e të Qafëthanës). 

Në dritën e shkrimit të Artan Hoxhës, pashë fare qartë sesi e zeza e kulluar e qymyrit antracit mund të paraqitet, nga qeveria sigurisht, si e bardha e dëborës alpine në tërë virgjërinë e saj, pra, shtrëngimi i rripit si lirim i tij, sepse rripi në fjalë na qenka i magjishëm: mjafton ta shtrëngosh qoftë një vrimë të vetme dhe mrekullia ndodh aty për aty para syve të tu: sapuni kthehet në djathë, salca në mjaltë, ajri në kartë (Ilustrim i këtij transformimi të fundit: ajri i ndotur i Tiranës do të shndërrohet në kartë të parfumuar, e kam fjalën për kartë higjienike, sigurisht, të cilën do ta kemi me bollëk ngaqë duke shtrënguar rripin, detyrimisht do të shtrëngojmë edhe …ythën). Edhe një herë, pra, “Gëzuar Rripin e Ri!” Në këtë kuadër fatlum për shumicën e shqiptarëve, i vetmi problem do të jetë numri i vrimave të rripit tonë kombëtar: nuk ka për të vonuar dita kur, duke e shtrënguar rripin gradualisht, do të vijë ai moment i pashmangshëm kur secili e secila prej nesh do të mbërrijë te vrima e fundit! Atëherë, me gaz e hare, do të shkojmë te këpucari që të na hapë vrima të tjera te rripi, në mënyrë që të vazhdojmë rrugën tonë të ndritur drejt shtrëngimit fitimtar të rripit tonë kombëtar. 

Por – gjithmonë ka një “por” që vjen sa për të na prishur punë –, në një çast të dhënë nuk do të ketë më vend te rripi ynë për të hapur vrimë tjetër, sepse nuk do të na lërë tokëza e tij. I lutem lexuesit tim të duruar të mos mërzitet në këtë pikë: çdo problem që lind e ka një zgjidhje, madje, siç lënë të kuptojë qeveria dhe kreu i saj, nuk ka probleme, ka vetëm zgjidhje. Kështu, ose qeveria do të bëjë një shtesë buxheti për import rripash, ose, më mirë akoma, do të mbështesë zhvillimin e hovshëm të industrisë së rripave: çdo shtetas shqiptar do të pajiset me rripa rezervë – kundrejt pagese, sigurisht – për të vazhduar praktikën e shtrëngimit të rripit ndër vite. 

Sidoqoftë, qeverisë do t’i duhet të frenojë çdo veprimtari ekonomike që bie ndesh me zhvillimin e hovshëm të industrisë së rripave, pra, do t’i duhet të ndalojë prodhimin artizanal (në rënie) të ushkurëve, si edhe importin e tregtimin e tirandave ose, më shqip, të krahosheve. Edhe një herë, pra, “Gëzuar Rripin e Ri!” dhe kurrë mos na u këputtë, siç thotë populli ynë, rripi i pallës!

69 Komente

Teme per gjibat e peshkut.

ADN.

fukin hell mer, po ca ke ti me shume se gjibi qe e hedh shurren perpjete kshu?

 .....më vjen të ulërij nga gazi e marazi “Gëzuar Rripin e Ri!” dhe jo “Gëzuar Vitin e Ri!”, sepse kësaj radhe Rripi i Ri është socialist, kurse ai i vjetri ishte kapitalist. (Besoj se lexuesi im i paanshëm më kupton drejt dhe se, kurrsesi, nuk mendon se unë po shkruaj si e ëma e Thanasit në majë të thanës e të Qafëthanës). smiley

Kjo është grabitje! Dy herë grabitje! Njëherë për qytetarin dhe herën e dyteë për buxhetin e shtetit!”, shkruan Erion Braçe ne FB.

“Akciza e cigareve u rrit me ligj në fund të vitit me: 20 lekë për paketë!! Rritja e reflektuar në treg është: 50 lekë për paketë!!
Unë vërtetë isha shumë fort pro rritjes së Akcizës së Cigares por kjo është grabitje!! Ku shkojnë paratë? Në Buxhetin e Shtetit? Joooooooooooo!
Paketat shiten rrugëve dhe pa kupon tatimor! Paketat shiten në kioska dhe pa kupon tatimor! Kjo do të thotë se tregtarët bartin në çmimin me të cilin shesin paketat edhe akcizë edhe TVSH! Qytetaret paguajne!! Buxheti i shtetit merr aq sa do tregtari, jo aq sa paguan qytetari, veçanërisht si TVSH për paketë!!  

Gezuar Rripin e Ri shoke socialista ! smiley

 

Kapo, ne sistemin e Rrypit, eshte si tek puna e shoshes, nje vrime me shume apo nje me pake, shosha me uje kurre ...nuk do te mbushet.
Puna eshte se shume mburrin shoshen per vetite ujembajtese, si i marri Berisha

shkrim perfekt Profesor... smiley

Ky Topja  eshte deri  humorist  katuni . Eshte tipik i humorit te trasheguar ne serine nevrastenike te Yp Xhixherve , si " brez pas brezi " e kuptuar Tironsshe si  ne thenien e Rrem Kernetes  " kaish pas kaishi " ose ata qe mbushin faqet e Fletushkes Panorama . Ndoshta perfitojne nga 

Ky material eshte postuar automatikisht ...nga nje adoleshent smiley 

Dhe kete rradhe PPU mendoj se ka kaluar ne  ndotje te dyfishte pasi ky axhamiu i hallakatur me humor katuni  , permend si babamentor nje tjeter Spiun te deklaruar dhe qe vazhdon te dale e te grije ne Media i pa skrupullt , nje trangull pa fara si  ...Artan Hoxha !

Me duket se qeveria  re ka per tu bere shum shpejt lolo, nese nuk merr masat e duhura per te zbutur varferine. 

Me modesti po te them qe je futur ne qorrsokak. Varferine nuk e solli qeveria e sotme, ate e gjetem ja ketu kembekryq. Dhe ta perzesh nuk eshte aq pune e kollajte.

Por thone qe eshte e lehte te besh kritike, kur nuk e provon vete ne praktike.

Me modesti po te them qe je futur ne qorrsokak.

Ne qorrsokak ka qene gjithe kohen!

Pjeri plasi o kavir. Me merrni thote, me shfrytezoni, ja ku jam. Keshtuqe mos ia ver fajin per mosvenine ne praktike. 

Apo nuk eshte cun pa shpenzime. Vetem per qofte dhe birra punon.

Vertet e gjetet Kaviro, por sfida eshte ta hiqni ose ta zbusni te pakten. 

Gezuar Rripin e Ri shoke socialista !  smiley

..jo vetem kaq por deputetët socialistë kane filluar te zene rradhë tek LSI për të punësuar familjarët/ Meta është burrë, Tahiri dhe Veliaj na mbyllin telefonin thone ata te nevrikosur smiley

I nxehur deputeti Fatmir Xhafa shprehet se “ka ardhur dita që grevistët e votës lirë ti luten Ilir Metës që ti fus në bllokun e tij”. Disa nga familjarët e këtyre deputetëve po punësohen nga ministrat e LSI sepse kryeministri Edi Rama apo ministre si Mimi dhe Veliaj nuk i pranojnë as në gardhin e dikasterit. smiley

..kush i qan hallet e mija 

Ilir Meta dhe LSI-ja  

 Autori i gazmores dhe shembulli frymëzues i tij, bashkëpunëtori i sigurimit Artan Hoxha, janë përpos se dy fanatikë të Partisë Demokratike. Ata, me shumë gjasa do donin shumë t'i shihnin gjithë shqiptarët kockë e lëkurë (përjashto berishistët), për të provuar përmes brinjëve të tyre të dala mjerimin se ku e çuan popullin këta të paaftë.

 Për më tepër, pushtetarët janë dhe të paarsimuar mirë, sepse nuk denjuan ta blejnë fjalorin erotik të autorit të shkrimit e për rrjedhojë nuk arritën kurrë në parlament të konkurojnë me fjalë të pista bosin palës kundërshtare.

Ja kjo z.Pjer tingellon si nje nga Citatet qe ndryshuan Kinen  Keto jane sa citate ( parulla ) propogandistike aq dhe Themel i Qeverive te te gjithe Botes smiley Valle i vleresojne keto thenie te thjeshta plot Brume Ekonomiko - Filossofik Qeverite ?

Nuk e kuptoj akoma perse z.Roni i mohon vleren ketyre thenieve tuaja qe parashikojne Lulezim te Atdheut !

Ky i rrypit Turpja , te gjithe artin e kerren nga gjerat posht tokezes te rripit burrave .Perfekt per ideatore...

Si paska qene ne qorrsokak ? Po kjo thenie ? Apo te duket se e dine dhe Femijet sa lindin ..

"Po e paten cicen te pasur , nuk jane te varfer "

Mua me duket se Ju z.Roni e keni harruar "vezen e Kolombit " Theniet e Pjerit jane te tilla Madheshtia e Gjenia tyre qendron tek Thjeshtesia  e tyre . Praktika ...

Ja qe Bota keshtu eshte ndare .Ne Njerez qe japin Ide qe kane VQ  dhe Qveri e Masat qe i zbatojne ato !

Njerez mosmirenjohes! Po qeveria e ngjalave per ju po mundohet mer milet, t'iu beje elegant, t'iu kurseje ushqimet me yndyre, t'iu kalise trupin, po ju po e lodhni qeverine e ngjalave, po e plakni Edvinin.

Varferia qe po e sjell rrufeshem qeveria e ngjalave eshte per te miren e popullit.

Here e pare qe do te drejtohem  z. Poet smiley sepse duket qe je jashte " kanalit " ose LeftKOPEJA te ka shtyre pak me tutje ! Po qe kjo e fundit nderro pllaken !

DEBIL .Mos u fut poshte muhabeteve ku shtjellohen mendime gjeniale te makroekonomistit Pjer se duket sikur personalizon portretin e tij nepermjet porosive Gjeniale qe jep ai ...Luftoni Varferine !!!!!!.

Ti je i tunxhte ai eshte i Florijte smiley 

 

Xake, ky lanet nuk eshte per ta urryer sepse ka nje vrull te shprehur me stil cpues si te mizes Ce-Ce .Po te mos kish ate gojen te hidhur po le se .....nuk do rronte ! Te tere i duken komuniste edhe ata qe kane vuajtur ne ate kohe por qe sot nuk jane me te marrin sali qe eshte ky, komuniste i quan.Neise mire se pa te kundertat ....nuk ka xhvillime

Ti shquhesh qe "jane tanet " smiley dhe kemben mejtime te mendjes ! .Po ai eshte specie qe nuk kategorizohet .As per kruse dhembesh .

Dhe me fal po , shpesh perdor nje terminologji qe mba ere Vleresim Serioz ? Gjej nje menyre tjeter per te me sqaruar smiley Me te tjeret ben si te duash , megjithse une te kam thene Tallu ...Ti ke te drejten tende ! Mbase nje here ne Vit dhe ja Vlen a per ndonje Rast po jo per cdo Rast ...... edhe per Kinen smiley

Do mesosh Poetin smiley ti !!!!!! apo turmen e LeftKOPESE qe kane mesuar ne oren e Gjeografise se ka edhe emra Shtetesh te tjere ne Glob !

tupja i shkrete e ka mendjen te seksi,nuk ben per kinezsmiley

topja  do i shkonte me shume per mbiemer

Me vjen mire qe "Panorama" ja paska shtyre kontraten edhe per kete vit. Ka bere sevap per te shkretin.

Si do thuhej, edhe po mi rriti taksat, partia ime do m'i rrise. 

Lere lere Tupe, si gjithmone humor demodé. Me mire perqendrohu dhe shkruaj aty ku je profesionist: perkthim.

Epo te te shpjegoj nje cope profesor frengjishte ekonomine dhe efektet e dretperdrejta apo dhe indirekte te rritjes se taksave dhe njerez qe e njohin shume mire makro/mikro ekonomine, bursen etj te rrine dhe te mos ta kundershtojne me argumenta, kjo vetem ne Shqp ndodh.
Po na lene ne dore te sharlataneve dhe profesionistet e vertet nuk pipetijne.

per ate pune ai nuk po ben analize te mirfillte ekonomike, thjesht satire. Sa per shtrengimin e rripit, ky eshte fakt qe as vete qeveria nuk e ka fshehur. Ka perserit qe ka nevoje per nje politike fiskale te pergjegjshme, jo si politika e ktyre 8 viteve te fundit. Harrove berishen qe rriti rrogat e buxhetorve pasi kish humb zgjedhjet? Bashkpunimi me FMN eshte tjeter prove e ksaj. FMN nuk jep kredi pa vene kushtet e saj ne politikat ekonomike. 

Dakort me ty Bredho. Prapseprap nje ze ekonomisti ka me shume peshe ne keto diskutime. Ne nuk eshte se vuajme per te tille. Vetem ketu ne peshk njoh nja dy a tre. Pse nuk flasin keta?

vec Pjerit, nuk di ze tjeter me peshe ktu. Dhe Pjeri ka fol sa i ka dale goja pas. Nuk di ca prisni te beje Pjeri, te beje grusht shteti dhe te marre pushtetin qe te zbatoje politikat e veta ekonomike? 

kurrsesi, nuk mendon se unë po shkruaj si e ëma e Thanasit në majë të thanës e të Qafëthanës).

Thanasi shtrengoi rripin, po me te jemen e Zeqos s'ka asnje lidhje tashi smiley

Varja more varja Pjero, se vështirë të bënet ai vend. 1.38€ Litri i naftës s'kushton as në Belgjikë! 1.32 ishte dje. Dhe të thuash pastaj se Shqipëria është vend prodhues i naftës. Në vend që ai kapistall atje ta përdori naftën si Nr1 e të lëvrij ekonominë ashtu si lëvrinë tjetërkund, ai kapistall e shet 1.38€ litrin. Vaj medet thuaj... dhe ti më thua, kthehu Leonard, se s'braktiset vatani q'ashipare smiley ah mor Pjer mor Pjer po kështu është... kur t'zë rrota bishtin thonë!

Vetem si informacion, çmimi i naftes ne Itali eshte 1.740 euro.

Vetëm si informacion. Italia, përveç pak mineraleve në ishullin Elba, ka vetëm Silicon, ose ndryshe i quajtur: Dheh. Në të kundërt Shqipëria, përveç naft e gaz, ka dhe krom, nikel, bakërr e deri tek uraniumi. Kapish ku është diferenca????

Nuk e kapish krahasimin e Italise me Albanine, eshte e pakapishme per mu. Mund te kapishja ndonje gje ndoshta ne krahasimin midis mineraleve dhe çmimit te naftes midis Belgjike dhe Itali.

 

heretik, nafta/dizel ketu eshte 1,32 euro. Benzina nja 15-20 cent me shume. 

I dashur Leonard, po ku je more djale, thash se mos ke ikur, shyqyr qe je ketu ne Belgjike. Kur do vish noi here kendej nga Antwerpeni. Une do vij ne Bruksel keto dite, te shoh EXPO per makinat qe zhvillohet tani ne janar. 

Pjer, të shtunën tjetër, nga ora 11, rndërsa do jem rugës për Holandë! S'kam pasur aspak kohë. Iki mbas pak ditësh. Në të kundërt jam i lirë vetëm datë 15 dhe 16...të janarit, më andej, takohemi te ushtari i panjohur n'tiranë, çojmë ndonjë tufë me lule e i themi, luftove ti, po, për kë se.... 

Heretik; Fakti që ke produkt mjafton ta "vjelësh" dhe ke ç'farë shet, ndihmon në hyrjen e valutës. Në të kundërt, Italia s'ka produkt, edhe pse (se kur punon me mend e nxjerr nga varri thonë) Italia është njê nga eksportuesit mê të mëdhenj të "hekurit" jo shqeto, por në pajisjet elktrike, mekanike, etj... Fiat, Alfa, Lamborgini, Ferrari... elektromotorrë, gjeneratorë, pajisje shtêpiake nga lavatriçja e deri te hekuri për rrobat etj etj etj. Problemi është se në atdheun tim dhe tëndin, s'ka tru, mungon, ka më shumë balga, dhe kjo është diferenca e madhe midis atyre dhe ne... fatkeqësisht. Nga ana tjetër, ta krahasosh Italinê me Shqipërinë në sensin e çmimit të naftës që e krahasove ti (si për informacion) prap bën gabim. Rroga minimale në Itali është diku tek 600€ ndërsa në Shqipëri është 0€. Tani, bëj vet krahasimin, ç'të del më lirë, 1.7€L me rrogën minimale 600€ apo 1.3€L me rrogën minimale 0€ ????

 

 

Keto qe thua une i di, i degjoj vazhdimisht, por nuk arrij te kapish se si lidhen midis tyre te dhenat ekonomike, shifra, perqindje, kapitali njerzor me kapitalin tokesor. Me duket nje konfuzion total, psh per shkak te shkak-pasojes qe nderrojne vendin, dhe ne pergjithsi per shkak te shpjegimin te gjerave nepermjet mekanizmit ekonomik.

Fillohet duke treguar se shkaku eshte mungesa e kapitalit njerzor, dhe perfundohet se fajin e ka mungesa e pareve (dmth mosnxjerrjes se nafte-mineraleve) per ta zhvilluar kete kapital nepermjet kultures. Me duket nje nyje Gordiane, te cilen deshi ta zgjidhe dhe nuk arrita ta zgjidhe as shoku Enver kur e mprehu shpaten edhe nje here per situaten.

 

Leonard, te rekomandoj miku im, te mos ta besh ate gafe e te nisesh per Shqiperi. Shko nje here me pushime e pastaj konkludo. Sidoqofte hec nje here ketu ne Antwerpen, flasim . 

ndihem i shokuar, Pjer. Ti qe u ben thirrje te huajve te vizitojne e te investojne ne Shqipri, tani u sugjeron bashkatdhetareve te mos shkojne?

Ai ka alamet pune ne Bruksel, Bredharako

Ato maja rripa-rripa,

kështu thotë Rilndja,

rripi i ri si model,

i hap vrimat me martel,

me martel si minator,

i mbush vrimat me tritol,,

kryeminstri i thotë popullit,

shtërngoni rripin dhe dobësohi,

se ju shëndoshi shumë doktori,

rrini urtë mos bëni zhurmë,

se policia ju ushqen me plumb,

se kam Saimirin kryexhandar,

vigjilent ditë e natë.....

 

 

 

tupja futet ne grupin aspak te vogel te njerzve qe umorin e kap per flokesh. ajt bejm nje cik qejf, i thote. eshte e shtune mbrema. mbase nga fundi i fusim edhe nje "tegel" - dhe kte ia shpjegon umorit me fjalorin e termave herotike, gjithe tu e terheq xarra per flokesh.

me i llaf, burr i neveritshem. i qifsha frengjishten pa fjalor cpegues, ky eshte nje fakt plus qe trego qe realiteti froncez ka jo rralle efekte hardallosese mbi robin.

Problemi është se në atdheun tim dhe tëndin, s'ka tru, mungon, ka më shumë balga, dhe kjo është diferenca e madhe midis atyre dhe ne... fatkeqësisht

...sepse keto jane akoma pasojat e kohes se Kurvit thote Lubonja;"Unë bëj pjesë ndër ata që degradimin dhe të keqen që po ndodh sot në Shqipëri, që ka shkaktuar edhe mungesën e dinjitetit ndërkombëtar të Shqipërisë, e shoh kryesisht si pasojë të së djeshmes, si anën tjetër të medaljes së atij regjimi. Madje metaforikisht këtë që po ndodh sot e kam quajtur kalbëzim i kufomës së madhe të komunizmit…smiley

dmth, o kapo, ky komunizmi paska qen me i modh se nji bizon, se ajo kufoma u bo kaq e kaq kohe qe po kalbet, ene s'u maru.

jom kurioz si qe gjermoni i perendimit 23 vjet mas hitlerit, dmth si qe gjermoni ne 68-en? 

"After all, the American Revolution and the war that accompanied it not only determined the nation we would become but also continue to define who we are."

..per mu terheqja zvare e bustit te diktatorit ishte nje kocke qe Ramizi u hodhi shqiptareve te cilen jena duke e lepire akoma.

shife shife gjermoni ne 68-en. ne ala diskutojm sa i modh qe el sajedi a si e ka ai me ate emrin arab, elhomdylila. 

Kapo, unë nuk po zgjatem shumë në këtë pikë, edhe pse jam i mendimit se koha e shkuar, sistemi i shkuar la jo pak "errësirë" mbrapa! E megjithatë edhe përsa shkrova kam dyshimet e mia! Kjo për faktin se ASKUSH nuk të ndaloi as në atë kohë e as në këtë kohë që të përdorësh trurin. 

Po të sjell një shembull, banal ndoshta, e ti çoj vet pikat mbi i. Dikur thuhej, hani bar se ju bën mirë. Ndërkoh shqipot donin pulë të pjekme smiley ! Dje bleva 70g radhiq për 2 Euro e po dje bleva dhe mish për 17€/kg! ka dhe mish 20€kg ashtu si ka dhe 10€kg, po marrim një mesatare 15€kg. Kg e radhiqit na del 28€/kg. Ardhur nga Shqipëria dhe unë, e di mirë se atje thonë; Barin le ta haj lopa, ne hamë lopën që ha barin dhe e kemi ngrënë dhe barin, por, kush është më i mirë, bari apo mishi, këtë ma tregojnë çmimet e mësipërme. Tani ti më thua, e ka fajin komunizmi! Booo them unë, edhe pse ti s'përdorje trurin në mënyrën e të gatuarit ta kishte fajin komunizmi!????

Unê s'kam pikë dyshimi se Shqipoja më shumë ankohet se sa punon, por dreqi ta hajë, çdo gjë ka një kufi! Mjaft u ankuat, se kaluan 23 vjet, kur vallë do i shtroheni punës!????

nuk kane buxhet t'i paguajne. 

Mesia eshte betu, inotin gjer ne fund me e cu. 

Rrofte rilindja e llogores!

Edhe Tupes kaptina ia ka fajin. C'desh ke llogorja e keqe?

Nuk po i vika zeri xakes

Palloshi dje kishte dale me mustaqe miun ne pikçer. Sikur vetem per ato shpenzimet qe angazhoi shteti per te rrafshuar mullarin qe kishte bere miu ne breg te detit, ky llafollog duhet ta kish shmang kete gje.

a thu ja hoqi njollen partia?

Po si keshtu duket. Dava shker.......

Kjo po qe eshte e cuditshme , pa lidhje se kush Qeveris , ne Shqiperi nje liter nafte kushton 1,38 euro , ne Gjermani 1,35 euro , nderkohe qe rroga mesatare vjetore per nje Gjerman sipas statistikave te 2013 -es eshte 30 mije euro, per Shqiptarin ?????

Ne Belgjik, Brado, dizel kushton 1,32 euro = 1850 leke te vjetra. 

Nuk zhgenjejne. ADN. Po sa jane shtuar bre! smiley

Nafta ishte 183 leke per liter para nje jave, sot eshte 193 leke. Benzina ishte 187 leke per liter para nje jave eshte bere 199 leke per liter sot.

Ky eshte vetem fillimi, cmimet e gjerave te tjera si cigaret jane rritur dhe te tjera drejt rritjes.

Faleminderit o rilindje! Rrofsh sa malet o rilindje!

Tani, s'ka ngushtim rripi qe i ben derman kesaj qeverie. Qytetari koherent, racional e hallexhi i jep zgjidhje nepermjet sheshit.

po nai strofe....

po pse nepermjet sheshit? qytetari vete e votoi qeverine. Nqse ndrroi mendje tani, le te presi prape zgjedhjet. Apo ti e ke llafin vec per qytetarin demokrat?

Jo une e kam llafin per te gjithe qytetaret, te paret ata qe jane genjyer nga kjo qeveri po komuniste si ti nuk i kuptojne keto gjera, fatkeqesisht! Sheshi eshte demokratik, bile ne sheshe ka lindur demokracia. Nese ti do te ju mohosh sheshin qytetareve, atehere mohoju edhe zgjedhjet.

ore, sheshi ashtu si e kuptoj une, eshte kur te shkelet naj e drejte elementare, kur thika shkon aty ku s'mban me. Po pse u rrit karburanti dhe cigarja? mos mer se le nam. Se pastaj s'ka per t'ju ardh njeri pas as kur te jete me dal vertet ne shesh. Ti si thu, gjendja u keqesu pernjehere kto 3 mujt e rames? ato 8 vjet te berishes lujn naj % te vogel ne kte apo hic?

Pthu t'ma bosh mu po s'e shkrujti filmin e pare shqiptar me t'qime ky fatkeqi. smiley

Faleminderit o rilindje! Rrofsh sa malet o rilindje!

Sulmohet me granatë banesa e kreut të PD në Pogradec.

Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes, por fatmirësisht gjendeshin në katin e dytë dhe kanë shpëtuar pa marrë lëndime. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Vazhdon me sukses aksioni i nisur nga Tahiri per tritolizimin e shoqerise ne cdo qelize te saj.smiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).