Është ora 00.40. Ka hyrë e shtuna. Sapo kaloj në segmentin e Unazës, te pallatet “Agimi”. Semafori është jeshil dhe e kaloj me 40 në orë. Pak më tutje shquaj piketat e kuqe, që kanë bllokuar rrugën për të përfunduar në një korsi te muri anësor përballë derës së zyrës konsullore të Ambasadës së Rusisë në Shqipëri. Para meje është një fuoristradë e kuqe, me targa amerikane, më duket të shtetit të Indianas, me xhama të zinj.

 Më ka parakaluar me shpejtësi skëterrë te segmenti i Unazës tek Ura e Lanës, pranë Drejtorisë së Policisë. Shoferi nuk ndalon, shfryn motorin turbo dhe polici tërhiqet, duke e përshëndetur. Pas tij është makina ime, një autoveturë me motor 1, prodhim low cost nga Brazili, me xhama pa film, edhe pse pak të avulluar. 

Dua të eci përpara, të mos ndaloj, siç bëri makina pararendëse, sepse shifra e gjobave të mia është zero, makina prej 8 vitesh ka të gjitha taksat e paguara një më një, madje dhe kasko të plotë, kam lidhur rripin e sigurimit dhe mbi të gjitha, dua të shkoj në shtëpi, pasi kam dalë prej saj në orën 08.30 të mëngjesit të së premtes. Polici më zë rrugën, më bën me shenjë të ul xhamin dhe më drejton në sy dritën verbuese të një elektriku dore. Fik makinën dhe ul xhamin.

Polici më shikon me dyshim, me nofulla të shtrënguara dhe elektrikun nuk e heq nga fytyra ime edhe pse kam mbyllur sytë përgjysmë për t’i shpëtuar dritës verbuese. -Patentë, leje qarkullimi, - më thotë me kërcënim. I nxjerr dokumentet nga portofoli, ia jap dhe polici ikën.

 Pres të më japë dokumentet dhe të iki. Por jo. Vjen një polic jorrugor, por që më ka zënë rrugën dhe më thotë që të hap krahun. Ndez makinën dhe bëj pak me mundim djathtas te korsia, ku asfalti është bërë fërtele dhe parkoj pas furgonit të policisë. Polici jorrugor më vjen pas.

 -Pse i xhirove gomat?- thotë uniforma tipike me tipare rurale, por jo nga ato të “malokëve”. Duhet të jetë nga Jugu, apo “tepelenas”, siç i ironizojnë prurjet e reja në Policinë e Shtetit, pas gradimit të Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. -Nuk i xhirova gomat, - i them me zë të lodhur, sepse e ndjej se realisht nuk kam zë për të harxhuar. 

Kam bërë disa mbledhje, kam folur shumë minuta në telefon, ndjej se duhet të ha darkë dhe të fle, ndërsa një punonjës policie po më sajon xhirim gomash në mesnatë.

Pa dashur të fyej intelektin e policëve, e mendoj se është e tepërt t’i sqaroj se ndërmarrja e bashkisë së Lulzim Bashës, prej shumë muajsh nuk ka vënë dorë në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe shumë segmente, sidomos në korsitë ku kalojnë autobusët dhe makinat e tjera të rënda, kanë degraduar në atë farë feje sa mund të  “biesh dëshmor” në zemër të kryeqytetit. 

-Po, i xhirove gomat, - këmbëngul polici jorrugor, me një sjellje tipike rrugaçi duke ngrefosur trupin e bëshëm, tre herë sa i imi. -Të lutem, se jam i lodhur se kam qenë gjithë ditën në punë, -i them policit që më shikon si kriminel. Ndjej se jam gati për të shpërthyer, nervat po më lënë, por e mbaj veten. Para meje është furgoni i grupit të gatshëm që pret “mish të freskët” për në komisariatin më të afërt të policisë. -Në punë?! 

Po edhe unë në punë jam, - vazhdon polici jorrugor, gjithnjë e më tepër rrugaç dhe kërcënues. Ndjej se nuk mbaj më, por bëj përpjekjen e fundit: -Kujdes me sjelljen, se je me uniformë. Kontrollo veten dhe bëj detyrën! Vjen një polic rrugor dhe i thotë kolegut jorrugor që të përmbahet. Jam në dilemë. 

Të marr ministrin e Brendshëm në telefon është shumë vonë. Pastaj ai e ka bërë publike dëshirën që të mos ngatërrohet me punë gjobash dhe policësh, edhe pse situata po rrëshqet përtej tyre. Në fakt kam dashur disa herë ta telefonoj, por jam tërhequr, duke e shfajësuar, se helbete janë vetëm 100 ditë, policia ende nuk është reformuar, plus që ligji duhet të godasë ashpër në këtë vend rrumpallë.

Ia gjej numrin, por nuk i bie. Pastaj mendoj të prezantohem dhe t’u kërkoj llogari se në çfarë pike e thotë Kodi Rrugor të bllokojnë rrugën me piketa, të kalojë xhamaziu dhe të ndalohet xhamabardhi, në çfarë dyshimesh është mbështetur ndalimi dhe kontrolli? Nuk bëj asgjë edhe pse në fakt kam dy muaj që dua ta bëj këtë, madje me zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit. Makina ime ka ngrënë në 100 ditët e para të “Rilindjes”, aq gjoba sa s’ka ngrënë në 8 vitet e Saliut, edhe pse nuk kam ndryshuar asnjë sjellje. Gjobat i mora në ish- Bllok, te rruga “Ismail Qemali”.

 Sapo hyja në redaksi për të bërë mbledhjen vinin “çunat dhe gocat” e ish- Bllokut dhe vinin gjoba 1 mijë lekëshe. Njërin e kapa, por më tha se s’kishte ç’të bënte se e kishte mbushur. Pastaj i kërkova llogari pse makina përpara meje me stemën e Bashkisë së Tiranës nuk kishte gjobë, apo fuoristradat mu mbi trotuar. U zgërdhi dhe iku duke tundur bllokun e gjobave. Para dy javëve, sa s’më ra pika kur pashë se, tabela në krye të rrugës që kufizonte parkimin ishte hequr. 

Tani nuk ke ku të parkosh, sepse mirë që vijnë makinat, por bashkë me ta kanë ardhur edhe zaptuesit e parkimeve, të bardhë dhe romë, që pengojnë me arka birrash vendparkimet, një biznes që po lulëzon mbi kurrizin e taksapaguesve, që u jep mandat  pushtuesve të pronës publike që të bëjnë çfarë të duan dhe ti duhet të paguash 100 lekë, ndryshe të dëmtojnë makinën. 

Policia nuk u flet dhe ka thënë se do t’u flasë më vonë, kur të bëjë dosjen e plotë për ta (tallje mendereje me popullin, se një patrullë në uniforma do t’i kishte marrë me shpulla ata dhjetëra zaptues, do t’i kishte gjobitur ato qindra makina që kanë vënë tabelën “shitet” dhe kanë zaptuar mbarë parkimet publike të Tiranës). 

Gjithsesi paratë i pagova, madje dhe me kamatë, por tani, dy muaj më pas, më duhet të merrem në orën e parë të ditës së shtunë, jo vetëm me gjobëvënës, por edhe me rrugaçë që veshin uniformë policie. Polici jorrugor vazhdon të më akuzojë për xhirimin e gomave, se i kisha thënë; kam qenë në punë dhe më ishte përgjigjur se edhe ai ishte në punë. Polici rrugor bindet.

Urdhëron të më bëjnë testin e alkoolit. Mbaj mend që kam pirë ujë për herë të fundit nga ora 19.30. Ishte lëngu i fundit që përfundoi në organizëm. Vjen një djalë i ri, polic rrugor, bjond i gjatë dhe hap pipin e testit. Ma jep ta fryj. E fryj. Deri kur e merr ai në dorë shfryhet pak dhe ma jep ta fryj sërish.

 E merr, e mat dhe ma kthen sërish i pakënaqur, duke më urdhëruar me prepotencë që ta fryj përsëri. E përsëris veprimin dhe ai e merr dhe e shikon rezultatin i pakënaqur. Do me çdo kusht që të ketë pak alkool në gjakun, frymën time, por besoj se s’kishte as H2O. Ia tregon shefit dhe i pakënaqur më kthen patentën dhe lejen e qarkullimit. -Na fal për shqetësimin, - thotë bjondi me buzë të shpërvjela. Ai tërhiqet prapa dhe bashkë me të edhe ai rrugaçi jorrugor.

 Desha të dal dhe t’u prezantohem, t’u kërkoj identitetet dhe gradat, sqarimet për ndalesën 15 minutëshe, sjelljen harbute dhe aspak profesionale. Por nuk dola. Po të dojë e bën SHKBja me një kërkim të thjeshtë, te libri i shërbimeve. M'u kujtua rrugaçi jorrugor që më tha se ishte në punë. Po, në punë është ai dhe disa të tjerë si puna e atij. 

Për fatin e keq të taksapaguesve si puna ime, që duan të jenë në rregull me ligjin dhe për fatin e mirë të atij xhamaziut me targa amerikane dhe të shokëve të tij që s’pyesin për ligje dhe rregulla. Ndoshta do të flas, ndoshta herën tjetër, nëse po këta gjobvënës dhe rrugaçë të jenë sërish atje në pritë, në mesnatë, për të vjelë gjoba e për të mbushur furgonë dhe padyshim... për të përshëndetur xhamazinjtë që fluturojnë rrugëve të Tiranës.   

126 Komente

Të marr ministrin e Brendshëm në telefon është shumë vonë. Pastaj ai e ka bërë publike dëshirën që të mos ngatërrohet me punë gjobash dhe policësh, edhe pse situata po rrëshqet përtej tyre. Në fakt kam dashur disa herë ta telefonoj,

 

ore, keta me gjithmend e kane qe per pune gjobash  me policine rrugore,  duhet te marrin ministrin e brendshem te telefon qe tu zgjidhi hallin..?!smiley     po  ministri   nuk eshte gjykates or  vlla..  pastaj si duhet ta kuptoje ministri kush ka te drejte, ti apo policet..?  

te *ifsha shtetin dhe idene qe kemi per te!
Ideja jone per shtetin nis dhe perfundon te njofja personale me ministrin. Pse? sepse ka hedh rrenje kultura se vec ai mbaron pune. Po u bo najhere shteti te ne, do jete bo kur t'na jete bere bari sa nji selvi  

Kam pershtypjen qe autori e ka me ironi; shkrimi eshte shkruar pas lajmit te "kapjes" se Canit.

Qanit qe i mori patenten dhe e la me ik me makine?

 -Pse i xhirove gomat?- thotë uniforma tipike me tipare rurale, por jo nga ato të “malokëve”.

Po ca lesh te duhet ty biografia dhe origjina e familjes se policit, apo ngaqe je person i rendesishem sepse sapo ke bere disa mbledhje dhe ke folur shume ne telefon?

Si dhe:

Të marr ministrin e Brendshëm në telefon është shumë vonë.

 si puna ime, që duan të jenë në rregull me ligjin

Ou, pse kshu veprojne qytetaret kur perballen me sjelljen jo-korrekte te policeve katundare, marren ministrin ne tel sepse ashtu i dikton jo vetem ligji por dhe etika qytetare?

Sa k0qe ka ai vendi yne...

ooouuu e paska nxjerre edhe PPU shkrimin e ketij ...pata rastin ta lexoja me heret, nejse

Nuk e kuptoj arsyen pse shtypi shqiptar ka nje tendece te theksuar revolte ndaj zbatimit te gjobave... botimi i "vuajtjeve" te ketij I kane vene vulen! 

Nje polic i thjeshte dhe ne detyre eshte thirrur 20 here rrugac ne shkrimin me siper...Langaraq gazetar!

Nese vertet  ekziston agresivitet dhe jo profesionalizem ne zbatimin e ligjit, gjuha qe ka perdorur gazetari ne fjale nuk eshte me  e pershtatshmja per ti pershkruar! 

Qasja e ketij gazetari, ndonese pak e ekstremizuar eshte e tille per pjesen derrmuese prej nesh. Qendrime, apo sjellje te tilla harbute apo prepotente te nje pjese te policise se shtetit jane prezente.... Pjesa me e rendesishme dhe me treguese e nje policie vertete efektive, fillon nga sjellja e edukuar dhe qytetare e pjestareve te saj... po pjesa me e keqe e kesaj policie eshte edhe dukja perpara shefave, duke plotesuar planin e gjobave me makina ne ecje e duke mos qene fare ne shkelje... Ja keto dukuri negative jane ato qe prishin sado pak imazhin pozitiv te kesaj policie e cila e ka bere punen e saj duke eleminuar tere ate kaos qe ishte sheshit ne trafikunte pakten ne Tirane. Nuk te ze syri, me perjashtime, me parkime dysh apo edhe tresh... dhe kjo eshte nje sukses i kesaj policiee, flasim gjithmone per pjese e dukshme... por duhet te jemi kritike edhe me treguesit negativ qe demostrohen here pas here.... Duhet ende shume pune per te qytetarizuar Pollicine e Shtetit....

...ashtu sic duhen shume perpjekje per te edukuar qytetarin!

alidems, gjuha vret!  Ty s'ta vrau syrin ky shkrim? Nese e ke sjelle ketu sepse tu duk me i godituri per te percjelle mesazhet e tua ne komentin me siper ( qe qendrojne dhe jane te drejta), atehere mendoj se edhe ti ke pasur nje gjykim te gabuar ne perzgjedhje!

po, por tregon edhe nje te vertete te madhe te cilen duhet ta shohim drejte e ne sy, dhe ta luftojme... ndonese ky shkrim kishte edhe nota teprie, por prape eshte nje shkrim qe ngre nje problem, i cili ka qene dhe mbetet shqetesues, dhe une per kete e vleresoj, dhe po per kete e solla ketu....

Po dhe ketej vihen gjoba pa mbarim, me faj pa faj. Hajt t'shkruajme nga 1 pacavure per polic. 

Keqkuptime te tilla lindin per shkak te degradimit te rrugeve nga regjimi i Lul Bashes. Nje situate qe pritet te marre zgjidhje fatkeqsisht, vetem vitin qe vjen, kur ne krye te bashkise, te ulet z. Tahiri. Deri atehere, me vjen pak keq, por, duroni cuna.

u ka bo si hotline linja e ministrit

-Pse i xhirove gomat?- thotë uniforma tipike me tipare rurale, por jo nga ato të “malokëve”. Duhet të jetë nga Jugu, apo “tepelenas”, siç i ironizojnë prurjet e reja në Policinë e Shtetit, pas gradimit të Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm.

....nuk ka faj Tahiri per ket lloj prurje rrugacerie sepse  Tepelenasit qe jane punetor dhe patriota  kane ik te gjithe ne emigracion.Keshtu qe detyrimisht do  ju vinte rradha ketyre horrave  qe po ju nxijne jete qytetareve te ndrecem..Dale dale skeni pare akoma se cfare do tju punoj  Rilindja  smiley
 

Shqiptarit nuk i gjendet karari, deri me sot keni bere sic keni dashur, dhe tani qe po vihen ca rregulla keni goje dhe ankoheni, asgjr nuk u shkon per shtat. Ky rasti nuk eshte gje, duke pare se cshofera jane shqiptaret ne shqiperi, per mua cdo mengjes nga nje gjobe secilit derisa te mesojne te ngasin makinat.

Po kishe marre bosin, Koqon, e i thoje qe polici po me ndalon. Koqo Ramen, Rama Tahirin, Tahiri Diden, Dida Drejtorin Qarkullimit, ky Drejtorin e Tiranes e ky Shefin e Sektorit e ky i fundit policin qe po te bente zbor ty.

Te ndalon e te ben zbor policia. Shko ankohu tek eprori tij. Jeni mesuar me autorizime kundratabele e te duket habi qe te ndalon policia . Mos more ! Qenke merzit eee.

Gazetar sharlatan. Deri diten qe te ndaluan ty ishte ok policia rrugore? Ti po ktheheshe per shpi , mbas pune, ndersa ai ne mes te nates kishte dale per te te bere zbor ty eee! Te paska rrujt !

Dmth mua qe ma moren dy here lejen e qarkullimit, se sistemi me nxirrte serish debitor, pavaresisht se i kisha pagu gjobat, duhet te isha vra me policin qe me sabotoi fundjaven. Keshtu? Po duret mer a ti futi polici, se keshtu tha njeri ketu qe i kishin fut duart gruas kur ja ndalun per pije alkolike

Shko mer pirdhu. Koker legeni.

P.S. Po sikur ajo makina me targa amerikane te kete qene ne ndonje sherbim special? Apo duhet te te lajmeronte ty...

Po ndonje kontroll per arme duhet te beje policia apo duhet te veje shpallje ne gazeten Shekulli ne fillim? Prap legen, legen.

>> P.S. Po sikur ajo makina me targa amerikane te kete qene ne ndonje sherbim special?

pse, ku jena ktu...ne amerike? car do makina me targa amerikane ne shqiperi?

He se mos harroj : deri sot me date 13 , ky Janar nuk ka asnje aksident me vdekje ne dijenine time. Asnje. E kupton dot kete, kur deri nje muaj me pare mesatarja ka qene nje person ne dite? Nuk te duket si ndodhi interesante ?

Po ani, ani. Rendesi ka qe ai polici qe te ka ndalu ty, "tepelensi", paska qene shkerdhate vertet.

Shif, qenka nje aksident me vdekje per Janarin ! Ndjese per pasaktesine.

Ju kuptoj mire, te dyve.

nuk t'i kane msu numrat siper njishit motra?

Lere se ma dhive.

Po prape nuk na the gje. Ka rene numri i aksidenteve me vdekje gjithsesi. Po nuk ka gje. Ja e mesove dhe ti togfjaleshin : te keqen motra.

Ene mos u grind qy me mjes ne peshk

Eshte ul nr i aksidenteve sepse focat speciale me xhama te zinj lejohen te bejne punen e tyre

Keshtu foli kati i dyte!

Citoje tamam, tha qe 29% e uljes se aksidenteve i dedikohet presences se targave amerikane tek makinat e shtetit, se Amerika imponon respekt dhe Halloween.

P.S. Akoma ne kat te dyte Kothmentuesi ka kaq vjet? Me shpejt u promovuan breshkat e Rames.

Po si te mos promovohen? Me mire ato qe nuk flasin fare se ky qe shpik keshtu lloj argumentash. Ky te prish pune, ato te lene po aty ku ishe. 

Moter Endrita, nuk i kupton ti keto se je i trashe. Nuk eshte me inat.

 

E ka lexuar Koqua kete mo ?

schatzi - kjo eshte vishemi si partizane, jemi balliste, te hutojme gjermanet. tema eshte qe ne jemi shume te kujdesshem edhe ndaj ketyre detajeve te vogla tani qe kemi pushtet. 

sa esht kthy nga bavaria. smiley

un s'po i flas nja 2-3 dit sa te kryhet ambjentimi smiley

 

ah, po, kuptova. eshte c'mesuar nga fleterrufete. 

Ti bo mire te me kthesh ate anetaren e partise qe me more smiley

kot e akuzojne emon per kundra-feminist. ja me anetaret ka shume sukses. 

Me shume ishte nje marreveshje e fshehte ne heshtje PD - LSI sesa kjo qe ti pretendon qe e akuzojne smiley
 

Mjer ti o popull......eh kur s'bere kafe per gjithe mullaret

rastesia... sot jam cu ne 4, dhe jam kthy nga puna ne 9. 4-5 kafe dhe 2 redbulla te sigurte. Rruges ne kthim, qe thu ti gazetaro, me ndaloi nje polic shteti, pasi, sipas tij, me kapi me 140km/hr... Une besoj mbase po ecja edhe me shpejt... fal zotit qe me ndaloi them se aq i lodh sa isha dhe ashtu si po nxitoja... Te perballesh me keta ti gazetaro, te duket ai tepelenasi si buke lepurushi.. keta jane kaq ne tension, sa te mbajne dhe ty ne tension... ate driten ne sy e provova dhe une, bile duke pa edhe dore tjeter qe ai mate te pistoleta. I thash vet qe edhe une kisha i gjo me vete, perpara se te ma gjete ai. 

Edhe prap them shyqyr qe jane te rrepte e i them faleminderit qe me ndaloi....

Ah, aq shpejt sa isha, me kane kalu nja 20-30 veta; llotaria mu me ra, o gaze*ar.

Beno, s'tu ndane policet ty a derbardhe! Nuk ka djale me te qete nga Ben Rozhani.Vetem nje polic idiot mund te ndale Benin.E besoj ne te gjitha sa thote, sepsece njoh prej vitesh.E kam mik.Ne pozicionin e Kryeredaktorit te Shekullit, ky njeri edhe mundet te kishte perfituar dicka por sot e gjithe diten eshte pa shtepi.
Ama duket qe e kane zemeruar jashtemase.Se ku shkruan Beni kaqe gjate!
Ndofta prej deshires qe policet te mund te behen " terbie" pas kesaj here..Mirepo barcaletat per policet ( nga poshte a nga larte qofshin) nuk do te reshtin.Ne vendet arabe, zinin vendin e pare...po dhe.... gjithandej !

Ky njeriu i mire i yti ( figure e penes & publike ) mund te kishte 1mije menyra per te percjelle shqetesimin, por ja qe zgjodhi formen me denigruese...
Nuk eshte cudi te dali barsolete per policin me tipare ekzotike nga Tepelena; Sikunder, nuk eshte cudi qe fjalori i perditshem i popullit tone te dashur te pasurohet me shprehje te llojit: " Kur s'ke koke, ke Tahir" apo "E hengri sa Beni pulen" etj etj...a shprehje te tilla adashe per rastin Çani te para ca diteve

nese ky birbo ka dicka per te thene le te hulumtoje dukurine e te mos flase thjeshte nga pervoja e vete,   ne shqiperi dalin dy here ne tv dhe e marrin te mireqene qe u bene prominent e figura publike.. i gezohem kujteses sime te bekuar, nuk mbaj mend as emra e as fytyra
 

Ky duhet te kete fytyre cuni te mire te parrezikshem prandaj jane kruajtur policet me te.po te kishte ndonje syfet " te forti" policet do e kishin nderuar me grushtsmiley

 Më ka parakaluar me shpejtësi skëterrë te segmenti i Unazës tek Ura e Lanës, pranë Drejtorisë së Policisë. Shoferi nuk ndalon, shfryn motorin turbo dhe polici tërhiqet, duke e përshëndetur.

Edhe sa dite duhen qe te vije rilindja? apo e lane me kaq

smiley

Mos duhet ndonjëlloj "lejekalimi" apo "dok.identifikimi"? smiley

Po qe ja bejne mire qe vene gjoba ne mase . Shqiptaret po si preke te leku sia ndien fare keshtu qe jepi Sajmo 

Kjo histroi e treguar ketu ka si anet positive dhe anet negative te saj smiley

vetem kur te bi daci jot ne kos kujtohen njerzit per drejtesi dhe ligje e rregulla e sjellje qytetare e terci e verci per sa kohe nuk preket koka jote eshte cdo gje ne rregull dielli del ne mengjes e hiken ne perendim tha muhabet i gjate smiley

 

Tjetrit i dalin gjoba ne qytete te tjera te Shqiperise, ti ankoheshke se te paskan ndalu per ca minuta. Halle halle kjo dynja. 

p.s mbaj mend qe ne 2009, ne periudhen e mortit politik, Muc Nano u zhduk gjate muajve te veres dhe nuk shkruante asgje per politiken ne vend. Beri vetem nje artikull se si e kishte ndaluar nje polic andej nga Shkodra. Megjithese artikulli ishte i mbushur me paragjykime ku e ku me te renda se ky i Rrozhanit, nuk mbaj mend ti thoshte dikush se po gabonte me gjuhen e perdorur. 

hahaha do te jete bere me nerva Muc Nano, po duhet te jete sjellur mire, sepse ai ka kulture.

Ndalon polici nje shofer te bere dru, i kerkon dokumentat dhe vazhdon:

Polici: Fryjini pak pipit ju lutem

Shoferi: Nuk mund ti fryj pipit se jam me azem dhe nuk me lejohet se mund te vdes

Polici: Ne rregull, atehere duhet te vini me mua qe te bejme analizat e gjakut

Shoferi: Nuk mund te bej analiza gjaku se kam probleme me koagulimin e gjakut dhe nese cpohem nuk me pushon me gjaku

Hutohet polici se si kishte bere vaki nje gje e tille dhe i thote:

Mire pra, dilni nga makina dhe ecni mbi keto vija e bardha 10 hapa. Ja plas te qeshures shoferi smileysmiley Po ku eci dot dhjete hapa drejt une o mavri, une jam tape fare

smiley

 

Me ndalon polici i qarkullimit mua ne dalje te PG, kthehesha nga Korca. Ndalonin cdo makine qe kalonte. Nejse me gjen pa rryp. Ene fillon e me can derrasat, nderkohe qe i kerkoja te me vinte gjoben e te ikja se e bene vargun qamet. 

Kupto vete kur e humbet robi durimin. smiley  Me rras miku nje 15 mije gjobe per qef mbasi me mban aty 20 minuta.

- Sa fiton nga kjo gjobe i them une?

- 2 mije lek, - me tha.

- Epo i befsh aspirina, - i them une. smiley

Epo si u cmen tjetri e me erdh tek surrati e i dilte shkume nga goja :

- Te zente kanceri ishalla ! - me tha. smiley

Me vrafte perendia nese e sajova! Ika.

Mos u merzit se e takon ne Tirone edhe pak... Sa te transferojne ate policin qe rrafi drejtori i burimeve njerezore te insitutit te higjenes!

Nejse me gjen pa rryp.

Edhe nese polici nuk do te gjente, ti prap ishe pa rryp. Dmth te qenurit apo jo me rryp nuk kondicionohet nga te gjeturit e policit.Here tjeter kur te hipesh ne makine, gjene e pare qe te besh vej rrypin. Provoje nje here ket qe te them une dhe ke per ta pa se nuk ka polic ne bote qe te gjen pa rryp. 

Te duket sikur po ankohem? E kemi fjalen per situatat e humorit qe krijohen per shkak te nivelit te ulet te komunikimit reciprok.

Epo i befsh aspirina

Nuk mund te flas per vendet e tjera por ne USA ti thuash policit ket qe i ke thene ti, 100% qe naten e kalon ne birruce dhe te nesermen del para gjyqtarit me akuzen e "ofendim te punonjesit civil". Po e pate per here te pare mund tja hedhesh me gjobe ose me pune komunale (pastrim parqesh). Ju ka fut Berisha shpirtin e malsorit anarkik qe qit pushke dhe hipen ne mal. 

Po ka ardh Pjeri, nuk e pe?

Kot per muhabet, ket "I befsh aspirina" ta ma bytha tja thush policit malazes apo ati grek?

 

Rono, tja thote kete policit malazes ose grek, ai e mer e co ne farmaci se kujto se mos i duhen aspirina.

Ej, po nuk e tregoj dy here ate ndodhine une se nuk e kupton ti qe cdo me thene situate e nivelit te ulet te komunikimit reciprok. ( çoç te kujtoja )

reciprokja eshte reaksion. dmth komunikimi i policit eshte rekasion ndaj aksionit tend (i befsh aspirina). Po te shpjegoja se ne nje vend tjeter reaksioni i policit nuk do te qe aspak reciprok me aksionin tend. 

Realiteti qe pasqyron shkrimi, por edhe nje pjese e komenteve ketu jane nje nder arsyet kryesore pse shteti dhe shoqeria jone vijojne te mbeten ne bisht te Europes.

Prapambetja me e madhe jona eshte kulturore. Dhe mungesa e kultures, pjese e se ciles eshte jane edhe edukata e qytetaria, pasqyrohet ne cdo aspekt te jetes, perfshi marrdheniet ne qarkullimin rrugor. 

Nuk të zhgënjeni kurrë as ju adminët si peshqit dyshoja se do postohej ky artikulli dhe ai me gjobën e autobuzit, tani pres të postohet dhe ai i Lubonjës me arkën që po mbushet me gjobat e qarkullimit.

Kjo quhet eksperiencë personale e një kryeredaktori e ky i jep tê drejtë vetes ta besojmë se ka të drejtë është kryeredaktor ma.

Shko në gjykatë Rrozhan se nuk je ti drejtsia as Sajmiri ma i miri se  ka dashnore.

Ngarko një gazetar të ndjeki e hetojë sjelljen e policëve dhe vendosjen e gjobave tê padrejta.Për atë që gjobitet  gjithmonë polici e ka fajin. Un për vete fajsoj dhe radarët se ja fusin kot por vetëm kaq...  

Po pse ti seriozisht mendove se snobat e Tiranes e dine se c'domethene ligj dhe gjykate? Si mund ta dije ai ku kurre nuk ka jetuar ne nje vende me ligje dhe nje shoqeri normale. Ai eshte pjelle e vullgaritetit qe pershkruan, snobizmin anadollak qe qesh kur te tjeret jane keqe e qan kur jane mire. E vetmja gje qe me habit eshte se keta seriozisht mendojne se jane specie e rralle ne pellgun e tyre te bllokut.

Per te njejten shkelje ne Angli (se keta snobat e permendin Angline vetem kur citojne Churchill, Ton Blair dhe bythen e Pipes, tjeter gje nuk dine) ke 1.000 sterlina gjobe, arrestim te menjehershem, heqjen e patentes dhe dalja ne gjyq ku mund te hash edhe nje gjobe tjeter ose pune te detyruar komunitare si pastrim rrugesh (te veshin me orange keta). Edhe kjo eshte arsyheja kryesore perse ky vende ka me pak aksidente vdekje rrugesh ne Evrope e Bote. Me perzihet me shume kur shkruan qe do merrte sajmirin ne telefon.. Skuth dhe bir skuthi! 

 

 

Po pse ti seriozisht mendove se snobat e Tiranes e dine se c'domethene ligj dhe gjykate? Si mund ta dije ai ku kurre nuk ka jetuar ne nje vende me ligje dhe nje shoqeri normale. Ai eshte pjelle e vullgaritetit qe pershkruan, snobizmin anadollak qe qesh kur te tjeret jane keqe e qan kur jane mire. E vetmja gje qe me habit eshte se keta seriozisht mendojne se jane specie e rralle ne pellgun e tyre te bllokut.

smiley

Po te shash policin sa eshte gjoba ne Angli?

 

nuk ka gjobe per ate pune.. ka arrestim ne vende. Sharje quhet edhe ti thuash "rrugace" apo denigrimi dhe percmimi qe i bejne hapur "Tepelenas" dhe "Tropojan". Per nje twitt dhe nje facebook update kane ngrene dynjaja burgun kendej. Por, nuk mund te presesh kaq shume nga policia sot. Ka ende pune shume. 

smileysmileysmiley

ja per kete kulture e kisha une... flas per policine e jo per qytetarin, po per policine. Ai thjesht duhet te ndalloje dhe e gjithe veprimtaria e tij duhet te dallohet vetem nga tre fraza.... dokumentat, ....i ke apo nuk i ke ne rregull.... rruge te mbare..... dhe ne rast te llafeve te shumta apo edhe te ndonje bezddije nga shoferi, menjehere duhet te therrese grupin e gatshem, dhe menjehere ta ndalojne e ta shpien ne rajonin e policise.... ja kaq duhet te beje polici, me fjale dhe me vepra, asnje presje me shume.... Flasim thjeshte per Policine e Qarkullimit Rrugor....

smiley

Mos e vrit mendjen Rozhan. Ne boten e "qyteteruar" policet rrugore jane gjithnje me te urryerit. Eshte ne parim me europianizimin edhe ky mllefi yt.  

Me la je shije lajthie te prishur ky shkrimi.smiley S'e mora vesh kush ishte ky jo-rrugori? Cfare donte?

Gjithashtu a ka mundesi te me shpjegoj dikush pse u merzit kaq shume qe polici i tha qe " edhe une ne pune jam"? Me te vertete mendon autori, se kur i thua nje polici,po kthehem vone nga puna, duhet te perbej nje diference? Se po e le ato meditimet qe ka patur per te marr ne tel ministrin.

Nejse se kot per muhabet, por une realisht se mora vesh cfare kishte per rrugaceri policeske ketu. Te me ndjeni.:/

po i ka trashur zerin ketij ai "tepelanasi" dhe ky qe pi kafe te blloku eshte ofenduar... si eshte ajo shprehja nga vlora per keta tipa "sa ke pordhe ti ne kemi zhavor te shpia".

 

"sa ke pordhe ti ne kemi zhavor te shpia"

smiley Looot. 

Ore si ka mundësi që numrat e ministrave janë kaq të shpërndara tek populli?! T'i postojnë gjëkundi që ti kemi të gjithë në xhepa kur të vijmë me pushime andej. smiley 

Eshte bere gjoba, fjala me e lakuar e koheve te fundit. Plot gazetat perdite. smiley

Nderkohe pashe dhe kete artikullin. Ku kjo zonja nga Anglia paska marr nje gjobe gjate qendrimit ne Shqiperi dhe ankohet pasi ( si duket) ne momentin qe ja kane shenuar ka qene ne avion.

Sa kuptova une, kjo ishte duke ecur me shpejtesi per te kapur avionin, dhe po me vjen shume keq qe ja paskan hequr. Ne fakt duhet t'ja dergonin me post ne shtepi.

Nuk hapet ai artikulli. Shqiptare e anglizuar apo angleze safi'?

Pa provoje tani.

E ka honger ne Fier gjoben kjo zonja. Nqs nuk i ke ndjek mediat, nuk eshte cudi qe te gjejsh nai gjobe ne Berat, edhe pse makina nuk del nga unaza prej tre vjetesh. Per te mos fol per gjoben "drejtim automjeti pa rripin e sigurimit", shoferi "Jo Prezent"! smiley

serioziteti i shtetit merr shume fytyra. 

s'i ka pelqyer tepelenasi Rozhanos? po 15 minuta i merr policit amerikan sa te te gjeje kush je nga targa nje here. OK, ai kur te vjen te xhami te thote "Sir", po avash avash gjerat.

jam kurioz nga c'fshat i tepelenes ka qene ai robi smiley

kot, per qejf, po them rrezik ka qene nga Damesi smiley

 

ja dhe zgjidhjen qe kane dhene po vete Policia per gjobat ne mungese......

Gjobat në mungesë, ka një udhëzim që thotë se nëse konstatohet që drejtuesi nuk është prezent, atëherë nuk mund të vendoset gjobë pa u verifikuar targa e mjetit, pronësia e mjetit dhe të regjistrohet dhe tek salla operative. Nisma jonë konkrete është që të mos vendosen gjoba pa pasur drejtuesin e mjetit, dhe nëse nuk është drejtuesit mundohemi t’ja vendosim tek xhami, të raportojmë në sallën operative dhe të verifikohet pronësia e mjetit”,- sqaron shefi i trafikut rrugor në Tiranë. 

Nuk ben njeriu per nje gjobe 2 mije leke te reja. E beni alarmante. Dhe ne USA ne periudha te caktuara kur kane nevoje per $$$ dalin ne aksion. Kane nevoje per pareeee! Fillojne gjobat. Si do marrin fonde ndryshe ?!!  Se e dine dhe  keta qe per '2mije leke' apo 75-100 bucks nuk do denjoj njeri te shkoj n'gjyq me e luftue. lol. Hej kjo nuk eshte asgje. Po kur t'bezdisin dhe ne n'shpi me cerr cerre- do suportosh policat pyesin?! Kam donate njehere 20 bucks dhe sme ndahen qe atehere. Thank god nderrova numrin e telit. uffa. Lol. 

Mu kujtu i here ne vaftit sa kishim msu maqinen, une megjith i shoqen time.

Ene kjo ne timon, gjithe stres, une ke sedilja pasagjerit.

edhe ne unaze sa kalum Vasil Shanton na e bo me shenje polici.

Hapim krahun njashtu me zor, ulim xhamin ene vje polici.

Ku shkon mi goce, ku shkon - i thote ksaj

Ja, i thote kjo, po shkonim i cike ke tregu elektrik,se kshu ashtu abazhuri shpise.

U lli gazit polici.

Po ik ku t'dush mi goc, po niz dritat i here, ku shkon pa nez dritat smiley

lool 

Pa lidhje me temen po me te njejten fryme si postimi yt: 

Njehere kam qene duke ec nga gropa e Sejdise per nga qendra. Eshte nje cope rruge e veshtire per tú pershkru me makine (gjithnje bllokohej). Ne timon nje vajze e re tek te njezetat. Nuk po i jepte dum edhe kish ngelur ne mes te rruges me nje varg makinash nga mbrapa. Shoferet e tjere po nervozoheshin dhe i binin burise qe te ecte. Kjo e shkreta e fik makinen, del ne mes te rruges komplet e tramuatizuar duke kelthitur "E CFARE PRISNI ME SHUME NGA MUA? NE FUND NE FUNDIT FEMER JAM!". smiley 

"E CFARE PRISNI ME SHUME NGA MUA? NE FUND NE FUNDIT FEMER JAM!"

Ahaa! Edhe këtu ka nevojë për njëçikë kritikë të majtë feministe.

Habitem; si nuk e ka parë akoma Jardina? smiley

Ncncnc. C'paskan qene per dallavere e fita shqiptaret. smiley

Po jo pra! Se kemi rene dakort qe fytyra e patriarkizmit eshte aq e kudondodhur ne memedhimbje (™Pjer Thomas) sa ka arritur te nenshtroje edhe femren e re qe mundohet te vete-emancipohet me ane te marrjes se patentes rrugore. Dmth: fajin e kishin borite dhe agresiviteti ne te ngare. smiley

Shumë bukur. Po dua të të vë në dukje se po bën monolog, meqë unë nuk thash gjë të kundërtën. smiley
Apo kushedi kujt mendon se po i drejtohesh...

Jo, ne fakt monologu eshte kur i pergjigjesh vetes tende (rast tipik: shih dy komente me larte veten smiley ). 

Maksimumi jam duke ritheksuar ate qe eshte e dukshme (meqense sé paske kap qe ishte ne menyre ironike). 

Moj zonjë/znjsh/femër etj., a ka mundësi që herë tjetër të merresh me ato që unë realisht shkruaj, dhe JO me fantazitë e tua mbi "gjykimin" që, unë, mund të kem apo të mos kem mbi gjëra të caktuara.
Më lartë unë të kam cituar, dhe mbi citimin tënd - sado që pa lidhje me atë që mund të jesh rrekur të transmetosh ti tek lexuesit hipotetik - kam bërë shaka, drejtuar njëfarë personazhi tjetër (Kopshtit mbi Nil).

Ti nga ana tjetër, si shumë e zgjuar që po shfaqesh, fillon dhe më tregon mua se si qenka puna, kur në fakt unë as nuk jam shprehur e as nuk dua të shrehem. Andaj edhe të them "po bën monolog", meqënëse po i përgjigjesh vetes, pra interpretimit tënd mbi një diçka përtë cilën unë nuk jam prononcuar asfare.

Nga ana tjetër thua, se (perifrazim) nuk e paskam kap, ironinë tënde thumbuese... Mos vallë të duket se citimi im kishte të bënte me ironinë tënde? Mos vallë mendon se është ky vendi për të treguar se sa të afta apo të paafta janë femrat në timon? Mos vallë mendon se më rruhet shumë për këtë?

S'ka brire...

duhet te kishe shtu edhe ngjyren e flokve ... BJONDE .

Ku ma gjen! Brune me duket se qe. Dhe cunat  e burrat e botes qe i thoshin "o goce, amon mi se na le ketu!". 

Ti kishte rras Tubin ketij Rozhanit smiley Paska shpetu mire ..

Sapo me ndaloi njoni prej Jush .Prap dhe Ju ...tha blondja 

Kush te ndaloi dhe pse .....pyti Polua 

Filan Polic dhe me "rasi tubin " per te provu kisha pire apo jo  ..

Mori lali i shokun e vet dhe e pyti ....Si o puna ?

Mos e zgjat mo tha . Zberthe pantallonat se nuk e njef tubin per pije ...i tha tjetri 

Po s'kane faj keta te Renge Denges se i ndalojne  Police me Kortezi ...smiley

Autori qahet kot, se nuk ka pa akoma polici perendimore qe te merr makinen per 3-6 muaj kur te gjen qe e ke tepru me pijen, apo me keq akoma policin amerikane qe te fut koqen e plumbit kur i ben kundershtimin me te vogel. Kontrrolle policia ben ne disa pika, ku makina te mos kete nga te iki. Psh edhe ketu tek mua sot kishte kontrroll para tynelit, dhe shyqyr qe s'me ndaluan se e kisha pire nje dopio raki ne dreke dhe nje teke konjak me fernet ne mengjez.

Autori duhet te gezohet qe kane filluar gjobat, se vetem keshtu fillon disiplinimi. Qe ai, nuk ka ngrene asnje gjobe gjate kohes se Buall Mavrise, tregon se policia s'paska punuar mire. Ketu policia, blicet (fotot automatike ne rruge) dhe firma e kontrrollit te parkingjeve (qe varet nga bashkia) vendosin kaq shum gjoba, sa zyrat qe plotesojne fletat, nuk arrisin ti mbushin te gjitha, dhe nje pjese i lene, ata qe mund ta kene patur shpejtesine jo ekstreme, apo jane blicuar vetem nje here. 

ne pergjithesi ata me Seat Ibiza nuk i ndalon njeri. nuk ngjallin dyshime.

Apo nuk eshte dhe e bardhe e imja Emigranto, e kunderta e mafiozeve smiley

yep. te ishte e kuqe dhe me goma te trasha ndryshonte puna smiley

Nese ke mundesi, ma nxirr nje Seat Ibiza te bardhe ketu, se une nuk arrij dot. Dje a pardje, futa sitin e Seat-it ketu me link, por fotot nuk i realizoj dot. 

ç'eshte kjo karakatine more, po makina ime eshte nja 10 here me e bukur se kjo. 

po nuk thashe qe do sjell tenden, o Pjer. seat ibiza te bardhe kerkove, ate solla smiley

thuame modelin se ta sjell une.

kjo eshte e jotja Pjero..?

 

p.s  Pjero, largpames je.. makinat e bardha jane prape in..smiley

Ky eshte model i vjeter qe ke sjell Emigranto. Modeli im, eshte i paperseritshem, nuk prodhohen me. U prodhuan ne 2009-2010-2011.  Tani kane bo dizenjo tjeter, jo dhe aq te bukur. 

http://autosalon.be/nl/salon/visiteur/

Ç'i ke keto Seat-ra o Pjer? Del burri me maqine adoleshentesh? Une te mendoja me ndonje SAAB, tip konservatori. Me zhgenjeve

Nje pyetje; a punon gps ne Shqiperi? Po ne Gerqi? Po ne Maqedoni, Mal t'zi? Ka sinjal? Meqe jemi te tema me maqina. Sjam tuj hap teme te re tani. 

M'varet se ç'a GPS blen. 

Po American o Pjer! Tomtom e quajne. A ka sinjal pyes une. Ti duhet ta dish se shkon shpesh. Ose ato gps albaneze atje. Nuk kam pretendime. Thjesht sdua te humbas rrugeve. Apo gjenden kollaj thua ? 

nuk punon. Ndikon klima ne europe

smiley  Kjo e shpjegon pse s'na e punonte neve kur shkuam. Ketu ishte ende ftohte por ne Europe ishte me ngrohte.

GPS, me remineshencat që kam unë, pa kërkuar në google. është sistem global (glob. pos.ing sys.). Ma ha mendja valët një lloj janë. Problemi më shumë do të jetë me hartën, dmth sa e detajuar është.
Po mund edhe të gabohem.

Mimoza GPS punon nqs e ka hartën e Europës gjeografike. ka që kanë hartën e gjithë botës  por në përgjithsi kanë vetëm kontinentin ku shiten nqs e ke të montuar në makinë duhet ti kërkosh një disk për Europën konçensionarit të markës.

Mu me ka rastis te na daloje nje "patriot" smiley Mu ke shkolla bashkume. Keta "radarin" e kishin vu lart ke komisariati dhe vet te ndalonin poshte , kur merr per nga oxhaku...

Skema ish qe ke qen shpejt atje, po na ra ne per his me te ndalu. smiley Pas cerek ore debat, tha po he mo se jemi dhe patrior. Makinat i zgjedh shefi atje lart; aman tha, se sdu ti dukem tip i dobet shefit... Prit gjoben i thash ne fun; po pse te pagush gjith ate gjobe thosh ai, gjynah!! smiley 

amon mo, nuk gje robi shkret rehat me ju! Kur e merr gjoben ankohesh, kur te japin mundesine mos me e marr gjoben, prap ankohesh. Berishes i duhet dhone nji medalje qe ka qeveris per 8 vjet nji popull kaq zevzek sa shqiptaret 

Bama; " ....po pse te pagush gjith ate gjobe thosh ai... " 

 Si duket ka dash noi lek nen dore 

smiley eh mer Pjer qe nuk te shpeton asgje

Meqe jena ke makinat : Para shume vitesh po shifsha per makine dhe me zuni suri ne gazete: Mazda Protege , 2 vjet makine per $4,000. If it looks too good to be true ... por thashe me vete, hey, it might be your lucky day. U nisa per ke dealer se s;kishte numer tel., vetem address. Shkurt muhabeti, makina kishte 342,000 miles. smiley . Per icik e bleva. Thashe me vete ku i dihet, mund ta kene harru ngarkesen e funit ke sediljet dhe dal me qarin. 

Paska qene makina Rrozhanit qe nuk qeke mUrzitur ...

Nji nga keta te medhejte e Policise sapo qe emru kontroll rugor , po pak si shef .Tek kryqezimi i nontkatsheve ke " Partizoni "e nalo nji nga keta qe nuk ishin liru akoma nga te Sali bishtukut .

Me t'kuqe lali ... Qe lala per ty . Hudhe nji 50 - tshe ( mijshe me te vjetrat )

Mire . Qit bllokun dhe me jep gjoben 

Qeke i qut o ploncderr . Hudh i dymijshe( te re)  dhe lahemi Dhe ti i shpeto 5mijshesh dhe lali e ble i Pule per Vit Ri smiley

Dashka rozhani me ishpetu atyre qe ka rrjep per 25 vjet smiley

Më së fundi e kuptoi dhe ky se çfarë Vathe kishte ngritur babasqapi smiley Apo pa le si e ka,  se ku merren vesh këta .U ka mbetë ora e Kohës me mushka të N Ma të Dhimit  

Po kush kish nge të paguante në atë kohë . Policia ishte e zënë me punë . Kishte Ollin për deklarata ..kishte Strazimirin që gjute për kriminelë pulash , kishte tregun e kromit , kishte 21 Janarin , ruajtjen e Xenit dhe të Jozefinës , shoqërimin mos ti ndodhte gjë Fazlliçit , krijimin e kushteve për bazat e Mafies të fussnin plehrat me kollaillëk , të kapte kontrabandistë Ndërkombëtar si babai Tahirit eeeeeee...Eh  sa punë kishte Policia "me ua shtyp kokën atyre socialistëve "smiley

Po shkojsha me vllain per Berat. ne Plepa, nalum dhe seç bleme nuk e maj men. U nisem.... rruges sa dalim nga plepat, polici u duk ne horizont... Vllai me vrap rrypin, e kish harru i shkreti. do ti e kish pa polici... tabelen dhe na naloi....

- Shiko - i tha shoferit..- e di si e bone ti?....si i zoti i shpis me ustain .... per te kursy ca leek i zoti i shpis, bote dhe punen e ndihmesit te ustait.... I thote ustai... -Kur te ma bojsh llaçin, do ti hudhesh 30 karroca rone dhe 6 thase çimente.... - Mire i thote ky dhe 35 karroca rone dhe 5 thase çimente..... ne darke pas pune shko tek klubi i fshatit tu u krenu....... -O ç'ja kom hudh atij ustait.... ai me thoshte 30 karroca me rone dhe 6 thase çimente e une per inot e bojsha me 35 karroca rone e 5 thase çimente.....

Ndaj, mos e vej rripin per mu, po veje per vete....- Hajt rruge te mare.---

Jena shkri gazit rruges me ket polic babaxhan

Gazetar i njohur ky tipi? 

Posi jo, sidomos per mungesen e rregullit dhe ligjit:

Kush kontrollon në këtë vend?

 

Historikisht askush. Pa kontroll, pa kërkesë llogarie, pa mbajtur përgjegjësi as profesionale, as morale, as njerëzore. 

Ndryshe nga opinionistet, rreth 2/3 e miletit duket se e aprovon fushaten e gjobave, mgjths nuk thuhet sa perqind e miletit ka makine.

Po mos harroni as radhet e pafundme te kolaudimit, i thote Alqi rilindasve.

 

Unë të jem atje nxjerr nje Ligj që keto matrapazët me shifra e tabela te Zgopeve të thonë çfarë duhet bërë dhe sa kohë japin . Pas afatit i " zgërdhij në hu " po më keq se sa thonte ai kandidati PK qeramudini .

Më qënie të pështira se këtë lloj bythësh të xgjuara , Puro mashtruesi nuk mund të gjesh .Në këtë kuptim Babasqapi  " të dytët pas Gjermanisë " 100% ja kanë thënë këta ,dhe kështu del mashtrues Nr2. më i Madh i Shqiptarëve .

Nuk jam , nuk kam fuqi dhe ka filluar kjo Gazetë pas pështymores panorama .

Kam bërë disa mbledhje, kam folur shumë minuta në telefon, ndjej se duhet të ha darkë dhe të fle, ndërsa një punonjës policie po më sajon xhirim gomash në mesnatë.

 Po pra,  ti je i lodhur dhe nga qe je i lodhur deri ne 1 te mengjezit je akoma ne rruge, prandaj ta ka fut polici! Kush e di cke bere ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).