Sot ka qene nje dite e gezuar per Kryetarin Mziu. Gjykata e Apelit ka hedhur poshte vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare per mbajtjen ne burg te te akuzuarit, duke vendosur qe Mziu ta ndjeke procesin i lire. Ka plot raste te zhdukjes pa gjurme te te akuzuarve, te cilet lene Shqiperine, megjithate Gjykata e Apelit nuk e ka zbardhur ende vendimin, ndaj nuk dime cilat jane arsyet qe e shtyne ate te kundershtoje koleget e shkalles se pare.

--

Apeli liron Mziun
Top Channel

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu la të hënën në mesditë dhomat e paraburgimit në burgun 326 në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje. 

Treshja gjyqesore e perbere nga gjyqtaret Zina Sollaku, Agim Bendo dhe Zamir Poda shpallen me dyer te mbyllura masen me te lehte, ate te detyrimit me paraqitje një ditë të javës perpara oficerit te policise gjyqesore per Xhelal Mziun, i cili eshte nen hetim per akuzat e shperdorimit te detyres dhe shkeljes se barazise ne tendera. 

Mesohet se perfaqesuesi i akuzes i ka kerkuar gjykates lenien ne fuqi te mases arrest me burg, ndersa pritet zbardhja e vendimit per te mesuar se mbi çfare argumentesh Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare. Menjehere pas vendimit, Mziu u përcoll per ne paraburgimin 302, ambient ne te cilin u mbajt per 24 dite. Ne paraburgim ne pranine e avokatit te tij, u prit vendimi per te udheruar me pas lirimin e kryebashkiakut, i cili doli nga 302 rreth ores 13:00.

"Komentet t'i bëjë drejtësia", tha pas lirimit Mziu.

Njesia task force e akuzon kryebashkiakun per tre episode te kundraligjshme e konkretisht referuar procedimeve penale numer 1659, numer 5583 dhe numer 744. Mziu, sipas prokurorise, ka abuzuar me vendosjen e taksave për shfrytëzim hapësire dhe taksen e ndërtesës në mbi dhjete raste, veçanerisht ndaj firmave "Gjoka Shpk" dhe "Albavia", taksa keto qe sipas Gjykates Penale jane konsideruar te paligjshme ne proceset civile. 

Per akuzen tjeter ate te shkeljes se barazise ne tendera, sipas Prokurorise, shtetasi nen hetim Xhelal Mziu dhe drejtori juridik Atli Hoti akuzohen se kane vepruar ne kundershtim me ligjin sepse nuk kane lidhur kontrate me firmen "Gjoka", e shpallur fituese per ndertimin e nje rruge ne Laknas, ne nje kohe qe punimet i jane lene nje firme tjeter, e cila rezulton te jete angazhuar nga Bashkia  gjate muajit qershor, pak dite perpara zgjedhjeve.

Vendimi i Apelit per Mziun ka nxitur nje seri reagimesh sidomos ne rrjetet sociale. Ne treshen e gjyqtareve, zonja Sollaku ka qene gjyqtarja qe vendosi arrestin shtepiak edhe per prokurorin dhe gjyqtarin e skandalit ne drejtesi te zbuluar nga 'Fiks Fare'. Ndersa Agim Bendo njihet per gjoben e vendosur ndaj emisionit 'Fiks Fare' per rastin 'Pango'. Veren e kaluar, pak dite pas zgjedhjeve te 23 qershorit, mes polemikave, Bendo u promovua gjyqtar i Gjykates se Apelit nga Keshilli i Larte i Drejtesise.
 

140 Komente

Me leje. Paragrafi i pare, eshte i lajmit apo koment i lire orientues, udhezues nga postuesi Blendi Salaj? 

Pyetje tjeter nga salla. Kolegu i tij nga Vlora u arratis? Po babai i ministrit te brendshem aktual? 

Sa per procesin, drejtesia shpresoj te shkoje deri ne fund pa asnje dallim e pa asnje kushtezim nga thirrjet dhe emocionet e turmave dhe partive.

Jane arratis plot te tjere shoku. Ke edhe ate ushtarakun e gerdecit qe morri azil ne amerike ne 2013. Apo s'e di ti qe kur jane jashte keta bejne pazarin me gjykatsit? Apo nuk e di ti sesi jane gjykatesit ne Shqiperi?
 

Komenti im eshte i lire, sic eshte i lire dhe komenti yt qe merret me komentin tim. Per sa me ha mua, le te rrine ne Burg si Socialistat ashtu edhe Demokatet qe kane bere per te bere Burg. Po e shkruaj Burg me te madhe sepse mendoj se eshte institucioni qe duhet ngrit realisht ne Shqiperi.

Shoku pyetja eshte tjeter. Paragrafi i pare, eshte i lajmit apo koment i lire nga ti? Me c'te drejte nderhyn tek nje lajm, qe e paraqet si burimi TCh, duke e modifikuar? Dallimin mes lajmit, komentit, analizes e njeh?

Une nuk kam nderhyre ne asnje lajm. Lajmi nis me Titullin. Para titullit eshte komenti im, madje edhe i ndare me dy vija. Nuk eshte brenda lajmit. Kam 10 vjet qe postoj ne kete forme. S'me ishte bere kjo pyetje.

Ti ke nderhyre tek lajmi qe eshte i TCh. Nuk eshte etike, se modifikon dicka qe s'te perket ty. E dyta, rregulli eshte: ne fillim lajmi, me pas komenti. 

p.s. Nuk di se cfare ke bere me perpara.

Duket s'po merremi vesh edhe pse flasim shqip.
 

Une marr vesh qe ti shpreh nje shqetesim, opinion personal (te respektueshem) dhe per ta perforcuar sjell lajmin, i cili ka pjesen me te rendesishme. Por nderkohe, mqs lajmi eshte objektiv (fakti) dhe komenti subjektiv (qendrimi yt), ky i fundit duhet te jete pas lajmit. Plus qe nga pamja, duket sikur eshte ashtu lajmi i TCh, cka s'eshte etike.

Nje pëjetje kam 

hunter eshte nën akuzë dhe e pengojnë për arrati apo e ka mejtim , sinjal  , për Mziun nga na kem feisin e Bukit or tie or tie .. "këmbët e lehta faqja e bardhë "

Bledo,kjo puna e komentit tend paraprires eshte si fotua e Rames me Giken nderkohe qe ky i fundit eshte ne proces.

Tani nuk më shqetëson më fakti se këta ofiqarë të një sistemi të korruptuar do të gjykohen të lirë! Tani më shqetëson fakti se presioni politik e dha efektin, presioni politik është funksional, më funksional se shteti ligjor i së drejtës dhe gjyqet e tyre do degradojnë në mosndëshkim të aferës korruptive konkrete! Këta po dalin nga burgjet si heronj!

- Erjon Brace 

xhibi for mziu

apo

xhibi digs mziu

po normal or burre, pse ta majne mrena se kuptoj. a thu se do arratiset Zhiliali. apo qejfi modh se i vune prangat ene e rrase mrena, a thu se ai aristokrat 24karatsh dhe po i bon pershtypje shume apo po frigohet.

mundesisht sa i fusin kot mrena, tju vejne nai garanci me leke, me at rast ca nga leket e vjedhme nga Zhilalt hyjne ne arken e shtetit.

ene procesi gjygjsor vijon normal.

 

puna eshte mos del e kunderta...  po doli i pafajshem Zhelali,  do nok ndonje demshperblim  te mire per keto 24 dite paraburgim..

lendim shpirteror...

shpirteror, moral, profesional  si dhe demtim i  imazhit te Zhelalit ne publik..

U bo Xhela me i von mikrofon per interview - awww shqipnija ime, me lesh me qime... smiley

 

e ca ka per te prish gjakun ktu....

mundesisht sa i fusin kot mrena, tju vejne nai garanci me leke, me at rast ca nga leket e vjedhme .... hyjne ne arken e shtetit....

Kur të do Vërnuçka tye i zbërthen edhe se shqetësimet Madhore zotrie të të gjithë llojeve të  Hundderrave që janë tepër të shqetsum

a asht lajm a asht koment , a asht analiz a asht opinion ...smiley

Nuk e di kush e demton me shume PD-hin, futja apo dalja e Dr. Mziut nga burgu? 

 

Gracka e pare: del nje i dyshuar per korrupsion nga arrest me burg ne detyrim paraqitje, PD-ja ben feste ne Pallatin e Kultures Kamez.

Bukur, me bukur s`ka. Modeli i qeverisjes vendore Xhelal Mziu.

Dr. Mziu ka provokuar shtetin ligjor te Tahirit duke dale nga burgu me dy gishtat lart. Po per ca gezohet dhoktori, per fatin qe rrezikon te beje 7 vjet burg

Ndryshe nga keta katundaret e PD-se, gushpellumat e PS-se p.sh. dhe kur marren pafajesine s'veprojne keshtu. 

Nuk e di kush e demton me shume PD-hin, futja apo dalja e Dr. Mziut nga burgu? smiley

Kë dëmton  PD-hin smiley E shkafja asht kjo PD-hi ? Ata janë turma gjynafqarësh që me Rastin Mëziu janë mbledh dhe falen " baje zot andër luftën kundër korrupsionit "

Me Mziun ne burg PD-hi fitoi nje martir. Me Mziun jashte burgut PD-hi fitoi Xhelal Mziun me dy gishta lart!

 

Shyqyr mo, doli pishtari i Demokracise te na ndrise ne pallatin e kultures se Kamzes. Sa heronj te djathte ka PD-eja ne rradhet e saj. 

E kon molestu gjo ne kaush, apo e ka trajtu palloshi si te burgosur VIP????

O vendi im surrealist, ti vepër arti e një humoristi me dhimbje koke. Të them të drejtën nuk e di përse ishte burgosur Mziu, më interesojnë vetëm lajmet në lidhje me dizertacionin e tij.

pyesni prane dekanit te fakultetit te agrobiznesit ne UBT, Prof. Dr. Bahri Musabelliu 

Nuk e meritonte kaushin pa u gjykuar njehere. 

O fest te madhe ...ka sonte PD-ja ! Dul zhelali prej hapsane !

Cer kujton ti se do i lere ne balte PDeja Yjet e saj ne ngjitje si Mziu????? 

Aksion Mafioz politik, e qu Basha ket arrest. Erdhi dita qe Kryeprokurori Llalla te japi doreheqje si mafioz.

smiley o Rono!!!!

Deiono boj çmos te njoftosh Bashen mos te boj gafe te shkoj te party i Mziut se eshte kurth!!!

As Mziun smani dot mrene o Ron? lmao

O Deiono eshte kurth!!!

Mziu nuk ka mor pafajsine, ka mor vetem te drejten me u paraqit i lire ne gjykim. Mbaro gjykimi dhe Mziu shpallet i fajshem per korrupsion. Ustallaret e PS, videot e Bashes ne partyn e Mziut do i perdorin per kunderfushate per zgjedhjet bashkiake te 2015 dhe ato parlamentare te 2017. Fotot e Bashes me Mziun ne partyn e kti te funit do mbushin autostraden Tirone-Durres.

Osht kurth o Deion!!!  

smiley as Agatha Christie sdo e kishte shkrujt kaq bukur smiley

Nigjo, po ju vajti kryetari te parti i mziut qajeni me lot 2015 dhe 2017!

P.s. Po ju paski qene naiva te medhenj mer!

Pse kan shpresa me fitu ne votime keta ne 2019 dhe 2021?????  Me shume shanse ka partia e Camve me fitu zgjedhjet se PDeja....

Mire e ke, por qe duhet edhe nje opozite e forte, duhet. 

Opozite dakort, po jo keta qe ka vu Ramiz Alia para 24 vjetesh, keta jane mesu me pushtet o te vjedh o te dhuru.

Nuk ka opozite pa cu para gjyqit Baba Sqapin me 40 hajdutet vrases. Kush lujti nga Fiqiri me hedh voten per keta ketu e 20 vjet???? Te rrine tu u qa se u bo mire ca zgjedhje se e kon mor shume lehtshem...jan te bindur se do vijne ne pushtet nga zhgenjimi i popullit per Ramen. Por cfaredo te boj Rama per Talibanet nuk voto njeri ne menyre te cilesuar.

Eshte bere problemi me i madh i Edit me Ilirin. Se ata jashte u kerkojne llogari edhe per kete, merre me mend. C'beni per opoziten? Akoma ashtu do e lini?

Te ze belaja me duret e tuja, najher do i thush derrit daje...

Atyre jashte tu thone se opozite konstruktive dhe e vertete jane Camet dhe Demokristianet.

PDeja eshte Puniste, po sbesuan ata  te pyesin Avokat Ngjelen. Pse re KAQI eshte opozite?

Ron kam nigju qe Mziu parties hard.

Deiono, do na degjojne se shpejti edhe me fort. Tani ka filluar avazi, qe me ate deputetin-vrases Frroku.

po only the fools rush in mer Deion! 

Po prismi mer te mari pafajsine masnej gzoni bashke!

Ho mer Cimo, edhe me akuzojne pastaj se jom me PS-ne!

Sapo i thashe te lebetitmit. opozita problemi nr. 1. smiley

Calon puna shume, dhe Perendimi pret...

Do te mallkosh nje parti qeverisese ne demokraci? Mjafton ti "urosh" pac nje opozite naive, dhe ja ke thene te tera! 

Ron, nuk do kuptohesh. Eshte e kote.

Megjithese duhen keto shenime si evidence qe nuk se s'jan bo perpjekje per t'i ndihmu, sa kishte akoma kohe.

Mire Roni qe ju kan mzi syte, po ti si aderues i Baba Likes po me habit. Ala se ke mor vesh qe Mziu osht ura qe na lidh siguresat?

jo deal-i ka qene qe nese Mziu kalonte te LSI, sic ju be oferte, nuk do arrestohej, Mziu nuk pranoi dhe baba Likja me Ramen e shkrehen pushken.

tell him a birdie told me someone has ratted out and might be wearing a wire. - in de niros voice. smiley

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka takuar sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta lënë të lire, kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Pas takimit në një prononcim për media Basha u shpreh se arrestimi i Mziut kishte prapavijë mafiozo- politike dhe u nxit nga një fushatë shpifjeje.“Si kryetar i bashkisë së kryeqytetit dhe i shoqatës së bashkive ndodhem sot këtu se bashku me kolegë të tjerë për të takuar kryebashkiakun e Kamzës dhe një  nga figurat kryesore të PD- së në Kamëz, Xhelal Mziun pas marrjes së masës nga Apeli për ti dhënë fund arrestimit të pa ligjshëm që zgjati plot 24 ditë.”- deklaroi Basha. 

"PD siç ka faktuar gjatë 8 viteve të qeverisjes ka qenë dhe mbetet e angazhuar fuqimisht për shtetin ligjor për shtetin e së drejtës, ka qenë dhe mbetet e hapur për çdo hetim dhe proces ndaj kudo. Faktet tregojnë se mënyra si Xhelal Mziu u ndalua u hetua dhe u vu nën masën e arrestit dhe u ndërmorën veprime anti -ligjore ndaj familjes së si u ngrit një fushatë e tërë shpifjesh e pa bazuar dhe dirigjuar politikisht. Tregon se kemi të bëjmë jo vetëm me një shkelje të ligjit dhe garancive kushtetuese por fakton atë që kemi thënë gjithmonë prapavijën e qartë politike dhe aksionin mafiozo- politik. Në thelb të këtyre qëndron në streiotip i rrezikshëm që po konsolidohet fal mazhorancës së re. Steriotipi i sundimit politik. Në këtë kuadër nuk mund të mos shtoj që këtij steriotipi i shtohet dhe një tjetër stereotip paragjykues. Dua të theksoj se PD nuk ka ushtruar dhe nuk ushtron asnjë lloj presioni politik as në rastin e Xhelal Mziut dhe as në ndonjë rast tjetër por dënon fort presionet politike për të nënshtruar këdo nga qytetarët e vendit."- theksoi më tej Basha.

Balkanweb

Lulooo! Vetem brockulla po leshon ! Nuk di as ca thone kamzjotet, antare te PD -se or qyq!

Nuk e kuptoj pse duhet te arratiset Mziu?

Sepse eshte gjalle ne kujtesen e tij, nje shamikuqe ", ngjyre" qe harbon ..,mezatet !

Po bie shteti Rono smiley

Sa zarare te medhaja kane bere ...kompracikoset !

realisht arrestimi i Xhelalit ka qene politik. Rama dhe grupi i shurupit zgjodhen nga PD-ja Xhelalin ta bejne shembull, te lajne lesh ne te por edhe ketu dolen huq, si gjithmone dyfeqe te plasur.

Ne zonat e forta te PD kerkojne te hyjne me force (si dikur baballaret e tyre) por PD ka hedhur ne kosh te plehrave baballaret e ketyre qe jane sot, jo me keto kone.

Si tha kryetari yne Basha? Rama na njeh mire dhe po ta kete harruar ja kujtojme.

Nese Xhelali ka demtuar edhe me nje qindarke pasurine publike te denohet, s'ka asnje dileme ne kete, por menyra sesi u sollen bazhibozuket e pushtetit, sesi drejtesia procedoi me dy standarde me binden plotesisht se ky ishte arrestim politik.

Mustaqja socialist i Vlores u kap me presh, bash me presh ne duar ku kishte fallsifikuar lejet e dhena dhe gjykata vendosi ta gjykoje ne gjendje te lire, Xhelali i shkrete u perfol per nje tender qe eshte anulluar dhe e mbajten ne brug deri sa foli apeli.

Keto dy standarde nuk i hane as qente qe sillen te selia e PS.

kur ka ngel politika n'duart e Mziut, vl atij muhabeti

nuk kerkohet me spond tesera e GAT...

cfare politike leshi flet o Bredho? Roni thote qe Mziu paska ne dore te ardhmen, the fucking future, a merr vesh apo jo??

Bohu gati te qash Deion; ne prill do derdhi lot shqiperia pat thone kryeministri*.

*i koheve te largeta, qe nuk vine mo per te pakten 4 legjislatura.

Deion, nqse historiku i ppu ka provu nji gjo eshte qe Roni eshte fleksibel

Prandaj e ndjeva qe dicka s'po shkonte kur ishte Mziu ne burg, paska qene... the future on hold!

Ja dhe nje copez nga jeta institucionale e Mziut ne zyre 

shiko, une s'e njoh nga afer Xhelalin te te them dicka sesa ben ky per politike, une e ti besoj e njohim nga imazhi qe i ka qendisur kundershtari ne media. P.sh. Xhelalin e nxjerrin me nje foto me tupan dhe ja marrin per te madhe, kurse Rama qe doli me dajre me romet ja qujne modernizem a ku di une.

Po pse kshu? Meqe Xhelali eshte nga Dibra, pra verior dhe Rama eshte nga ku e di une dhe ketij i shkon?

Tani Xhelali nuk eshte zgjedhur se ben ndonje politike te madhe, por ne bastionet e PD, Rama me te vetet kerkon te hyje me force dhe te forte, si dikur PPSH ne zonat reaksionare dhe per kete u zgjodh Xhelali.

Shiko Kavajen, ka hyre ne loje me nje trafikant femrash e droge si ai kryetari aktual i bashkise, shiko zonat nga Puka e Malsia e Madhe, eshte ne loje me Frroket, Doshet, Sterkajt etj.

Ne Kukes kryetarit te bashkise, ish demokart qe perzuri PD i dha azil politik LSI.

Por nese psikopati Rama na ka harruar ja kujtojme se kush jane demokratet.

Or poet, po kur thoni arrestimi ishte politik, nenkuptoni qe e arrestoi partia ne pushtet? Ore poet, procesi i tij ishte hap ne muajin shkurt 2013 nga Prokuroria!Ne pushtet ishte PD-ja.U arreztua po me urdher te prokurorise e cila edhe kete minute eshte e drejtuar nga Tik Llalla nje antar nga me te vjetrit ne PD dhe familje e persekutuar !
Tani ku fle lepuri sipas jush qe te mundemi te kuptojme dicka nga " arrestimi politik " i zhelalit ?

Dum doreheqjen e Tik Llalles si pjesmarres ne aksion politiko mafioz.

Po jo ore se Tiku eshte njeri i mrekullushem ! Nuk hyn Tiku ne pazare te tilla! Grupi hetimit vendosi ...per tre arresye, qe te ndalohej zhelali..Dhe se kur kerkojshin dokumenta Of.Pol.Gjyqsore, zhelali me te vetet ...tallte Tr.i sorollaste..! Keta po thone arrestim politik! Kot fare ! Zhelali u menderos fare kur i hodhen hekrat....!luli po ma bo hero! Zhelali, qe ta dish mire sic thone burra esnafe po dibrane ne Kamez , eshte nga familje e mire, por i pagdhendur qe u ngop nga pushteti qe i dha PD- ja.Ka bre plot marrezira dhe e ka hak ca dite me teper atje ku ishte?Por aqe! Mirepo nuk pa ti asnje, asnje fije prapavije politike ndalimi i tij.Merziti tere grupin e prokuroreve, nga qe nuk njeh hic ligjet! Dhe ata e ...tenosen brenda !

I ziu Mzi ce gjet!!! ish mire mrena; bote kokrren e gjumit!!!!!

Tani ka mor vesh se e kane bo hero dhe e ka kap paranoja; Ai e di mire se cdo me thone me te damkos katrani si hero te PD-se/ Demokracise/ antikomunizmit etj...

Je i madh ! Dmth e ka.... pas qafe !

Po patjeter, grave, se nuk ja fal Birishi, presionin qe i boni per Zenin.....

Po jo bre alidems, duhet kuptu lojen politike prej te vertetave.Asgje nuk qendron nga ato.Ku e ka llogarit Zeni zhellalin per afera! Me zhelalin ben humore gjysma e krereve te PD-se!

Bame me duket se fajin ne ket rast e ka publiku, qe termin "pishtar i demokracise" e ka kuptu si metafore.  

Voj or voj per Demokraci!!!!

Sot ka qene nje dite e gezuar per Kryetarin Mziu. Gjykata e Apelit ka hedhur poshte vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare per mbajtjen ne burg te te akuzuarit, duke vendosur qe Mziu ta ndjeke procesin i lire

...po ta shikosh ngjarjen nga trasheja e qeveriut dhe  pushken ne shenjester gati per te hapur zjarr...detyrimisht keto lloj stupid komente do bosh njesoj si Bracja  i sapunit prej zarine smiley
 

po Brace eshte njeri ordiner, ish-hajdut xhepash qe me zor e futi edhe Rama ne lista se ky nuk i duhet kujt.

Pse nuk reagoi kur gjykata la te lire musteqen e Vlores?

Titulli ka nje pasaktesi. Doktor - dr Mziu. Graden qe ka fitu sja heq dot njeri. Kshu pra skeni pse i drejtoheni njonit me prof Sazani ndersa ketij vetem me Mziu.
 

Lirimi i xhelalit Mziu eshte nje akt i rende kunder demokracise shqiptare, kunder drejtesise dhe rendit shoqeror ne Shqiperi. Kjo eshte nje arsye me shume per te besuar ne faktin qe Berisha vazhdon te kontrolloje gjykatat dhe prokurorine ne Shqiperi. Shashenkat dhe Tomet e liruan Mziun. Beteja per vendosjen e drejtesise, rilindjen e saj duket e gjate dhe e veshtire, por me e pakta duhet te falenderojme pjesen e nderuar te forumit ne perpjekjen e saj per ta cuar perpare kete beteje. Faleminderit cuna!

Nuk keni faj mer boisa, jeni msu me baballaret qe i prejshun drute shkurt, armik i popullit, edhe tak-fak u mbyllte pazari. Po bijet nuk i presin dot drute shkurt o boisa. Sot ka integrim, BE, OSBE, etj, etj. "Loja" eshte pak me e komplikume. E pat thone Avokati qe this is politics of high level. Eshte ceshtje niveli me boisa por nga ana tjeter me mire kshu, sepse dhe dhimbjen e ndjeni me pak, kot nuk thone ignorance is a bliss!

Urime fitoren "Mziu" cuna!

Rono, me ndih dot ...te me thuash ajo, Penelopa, valle ishte e ndershme ?Te kishte dyshuar vertete apo tallte ....me bashkekombasit e vet kur u tha se dyshoi, para se te sigurohej se ai qe kishte parasye ishte Uliksi ? Vetem nepermjet ketij cjarimi mundemi te xberthejme,c'do te thote ndershmeri, , c'te mira sjell ajo dhe me ne fund ku dreqin e ka strehen ? E ka ne kuvet apo ne shpirt? Kjo, do te na ndihe neve ...dhe Lulin per nje gjykim gjakftohte per ....zhelalin

vallaj o grave me ket pytje e hap Platoni "Republiken" dhe ne fund e mbyll pa i dhene pergjigje. 

Ore e di qe ke humor goxha? Ta merr mendja se zhelali eshte personaliteti, qe ja vlen per gur prove per drejtesine? Ajo ne prove ishte me Ilir Meten pa per zhelal karagjozin o ...Varja!

Basha: Rrëzimi i sistemit neokomunist do nisë nga Shkodrasmiley

Mazhoranca po kthen kuadrot famëkeq të Sigurimit të Shtetit, duhet reagim qytetar i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë.

 

duhet reagim qytetar i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë.

Nuk po ju pjerdh mo njeri o kapo! smiley

Me duket se vec kapo nuk i ka thy ato... si densing uidh dhe uollfs... smiley

Jul Cezari ishte i pari qe mesoj nga eksperienca e tij dhe tha se; "Kur i munduri sheh dobesine e fitimtarit(sidomos tashti qe kane zbulu edhe ate kartelen klinike per Ramen) ,nuk nenshtrohet por behet me agresive kunder tij ."... paralajmeron av. Ngjela. smiley

 

Lere kapo, se po i than ...ca gjera?Sidomos rritja e zerit aty nga fundi muhabetit! Si burrat e Kafare neper dasma!

Xhelali ka apliku per anetaresi ne LSI. Faleminderit Ilir Meta qe nuk lejon te filloje dhe njehere internimi i kundershtareve politike! 

nese anetaresohet ne LSI do te jete ne elementin e vetsmiley

Lirohen te gjithe te arestuarit politike ne Korce! smiley
 

Enver Hoxha- j, ka kerkuar sot qe rreth tridhjet kosovareve qe jane angazhuar ne luften " xhihad " ne Siri tu hiqet shtetesia kosovare !
Nuk ka kot ate emer ky !
Risia e zhelalit ! E tha mire Luli !

" ....Njesia task force e akuzon kryebashkiakun per tre episode te kundraligjshme e konkretisht referuar procedimeve penale numer 1659, numer 5583 dhe numer 744. Mziu, sipas prokurorise, ka abuzuar me vendosjen e taksave për shfrytëzim hapësire dhe taksen e ndërtesës në mbi dhjete raste, veçanerisht ndaj firmave "Gjoka Shpk" dhe "Albavia", taksa keto qe sipas Gjykates Penale jane konsideruar te paligjshme ne proceset civile. 

Per akuzen tjeter ate te shkeljes se barazise ne tendera, sipas Prokurorise, shtetasi nen hetim Xhelal Mziu dhe drejtori juridik Atli Hoti akuzohen se kane vepruar ne kundershtim me ligjin sepse nuk kane lidhur kontrate me firmen "Gjoka", e shpallur fituese per ndertimin e nje rruge ne Laknas, ne nje kohe qe punimet i jane lene nje firme tjeter, e cila rezulton te jete angazhuar nga Bashkia  gjate muajit qershor, pak dite perpara zgjedhjeve..." 

 

 Akuzat per vendosjen e taksave, jane te diskutueshme, mund te kete te drejte por mund edhe te mos kete te drejte, ndonse si bashki (çdo bashki e komune) e ka te drejten t'i taksoje me teper apo me pak subjektet e veta mbi bazen e regjistrave te kontabilitetit. 

Ndersa persa i perket akuzes se kontrates me firmen "Gjoka" , ketu une shoh shkelje ligji, sepse ndonse kjo firme eshte shpallur fituese (ketu Buall Mavria ka bere nje te mire, se i beri keto pune online, me regjistrim, me dokumenta te rregullta, per te disiplinuar raportin pushtet-biznes) bashkia e Kamzes e ka ndryshuar duke ia dhene te drejten nje firme tjeter. Se pse, ketu duhet te japi llogari para drejtesise Xhelal Mziu si kryetar i bashkise se Kamzes. 

Persa i perket gjykimit te lire qe Gjykata e Apelit ka vendosur, ketu mendoj se ata kane te drejte, sepse akuzat dhe pergjigjet qe ai duhet te japi, jane te diskutueshme, dhe jo te nje rendesie te veçante. Ne pergjithesi çeshtjet fiskale, ndiqen ne gjendje te lire, pa arrestime. Kjo gje shihet te pakten rendom kendej ne perendim. 

Lenia e tenderave ne kompetence te bashkive e komunave ka lene shteg per abuzime .decentralizimi i pushtetit lokal eshte i domodoshem per vende te medha ne hapesire e popullsi ku lokalitetet  eshte e pamundur te qeverisen nga qendra  mijera e qindra km larg , gjithashtu kane resurse te mjaftueshme humane per tu vetqeverisur .shqiperia eshte vend i vogel me popullsi sa nje lagje te NYC dhe tenderat e rrugeve e ujesjellsave te qyteteve , qytezave e fshatrave fare mire mund te menaxhohen nga nje qender kombetare e cila mund te mbikeqyre por edhe mbikeqyret kollaj .

Nuk perjashtohet dhe kjo mundesi Alba

Zoti Llalla, u bone boze keto deshtimet e juaja ne zyre! 

Ps

sa qejf kom t'i hiki ky mziu, ti boje mutin shqipnise dhe drejtesise se pakorruptueshme shqiptare smiley

84 vota zoteri! Nuk ka me alibi - tha populli i Skraparit. 

ooooo,ça gallate smiley

^po u beri zbor edhe xhelali 

Kot tallen me popullin keta se gjoja do luftojne korrupsionin.

Gjykata e Apelit liron Xhelal Mziun , ok ku eshte lajmi ketu? Dmth kur te perfundoje gjykimi i Xhelalit kushedi sa tema do te hapen ..

ku eshte ndryshimi mes emrit Xhelal e mbiemrit Mziu me emrin Shpetim dhe mbiemrin Gjika smiley . Shpetimin nuk guxojne as ta gjykojne ne nje gjykate te qytetit te tij pasi ceshtja na qenka shume e ndjeshme. Pyes veten pse? Vlora qeveriset nga pushtetare te majte apo qeveris mafja qe ka kaq frike te gjykohet kryebashkiaku?

 

 

Pa provo te jeshe arbitri per... Zhelalin dhe arbitrimin ta bosh ne Kamez..! Po pate dy koke...me tru!

S'do kete paguar 30 mije lekshin qe vuri Sala. Pa ate, s'te lene te futesh brenda.

Kush o ky sala, mo i modh se Ilir Beqja osht e?

Me mire pow te rrinte ne qeli. I shohin pasojat me qarte dhe I shkrijne leket qe kan bo........

Shteti RA! 

Te madho lek qe qarkullon akoma ne shtrembesine tone...jane te njejtat figura qe kane zene rrenje neper salla gjyqesh. Mbase rregullohen gjerat...

Shenjat e renies se Shtetit.

Mori fund fare, ca shenjash thua. Tani qe i doli kunder dhe Baca Blush ... u kry

Bac Blushit vetem nje fuston i ka ngel pa vesh smiley

Swed, osht duke u re-play tek Babaramo interviste me Deputetin e Pe-Des, Kaq Islami. 

Mu si i zoti me duket...pse sboni ket Kaqin, Mullah Omari kryetar  te PE-DES, po na vuni ate Cerrin, Lul Bashen. Kaqi me duket burr me mend, profesor, intelektual tjetri, jo si keta longet e groshes... ene Cv e ka ma te mire...eshte Ramizist e ish-Kryetar Kuvendi.

A doli gje ai Tahiri i Ariut ne konference shtypi mo ? smiley

Ne dum Tik Llallen te japi doreheqje si kryeprokuror se asht perfshi ne aksion politiko mafioz po te besojme Lulin, dhe Kaqin kryetar te PeDes per te na siguru vazhdimesine....smiley

Eh sa keni per ta vujt ket foto mer Deion!

kte s'e kisha pa.

Eh more Xhelal, deshe te beheshe dhe si Clinton pale.

xhelali u liru fill pas paketes se Nokes qe e takoi ne qeli, shpresojme t'ja kete lene groshet e cigaret ne duar te sigurta, ose do t'ja dergoje me poste ne republiken domenikane ku do te arratiset

Mziu,Kryetari i Gjykates Puke, jane liruar ne apel nga e njejta gjyqtare : Zeqine Sollaku.

Po ta mendosh se kush eshte rruga qe ka pershkruar kjo zonje per t`u bere gjyqtare apeli nuk eshte habi fare qe jep dy vendime te kesaj natyre.

Ne fakt do ishte e padrejte nga ana ime qe te konsideroja drejtesine e vendimit, por si bashkeshortja,  ende zyrtare, e ish prokurorit shume te lakuar Theodhori Sollaku, njeriu qe fundosi Prokurorine ne batak e qe nuk ekstradoi dot vrasesin e shoferit* te tij nga Belgjika, me le te dyshoj fort. Te dy burre e grua kane nje mal me akuza ne kurriz, nje mal.

E kam fjalen qe keta personazhe ne drejtesi e qe kane kalu nga shkolla e Bajrakut tek shkolla e Rilindjes, potencialisht jane problemi yne.

Dhori keshillonte Berishen me 1993-4, keshillon edhe Ramen per ceshtjet e Byrose se hetimit me 2014, keshillon dhe Fatmir Gerdecin per vrasjet e 26 personave. Tip Kumbari...

P.S. Gafe e madhe qe Ministrine e Drejtesise e drejton Nasip Naqo, e fatkeqesi qe KLD e drejton Nishanlliu e Qefa i Gjuzepines.

* E vrane ne sy te Zeqinese dhe te vajzes Kryeprokurorit.

Po e ka thane ai i pari " ma mire dy here ne Tule , se nji here ne Lule " smiley

Thjeshte masen e sigurimit i kane ndryshuar, do te gjykohet i lire, por ky vendim nuk eshte indikator se ai eshte i pafajshem.

Për Mziun, masën e arrestit dhe sjelljen e Bashës

Nga Mustafa Nano
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziut. Nga arrest me burg masa ka kaluar në detyrim për paraqitje. Ne e kemi bërë zakon që, të cytur e të ngarkuar prej emocionesh të ditës, të komentojmë e kundërshtojmë, madje dhe të denoncojmë vendime gjykatash që kanë të bëjnë me persona të përfshirë në jetën publike e politike, por anëtarët e një gjykate i bëjnë vlerësimet e tyre mbi kritere të tjera. Fjala vjen, në rastin konkret, anëtarët e gjykatës së Apelit kanë vlerësuar se rrethanat janë të tilla që nuk e justifikojnë mbajtjen në arrest të Mziut, apo që e justifikojnë kalimin nga arresti tek detyrimi për paraqitje.

Kush ka objektisione mund të thotë: “Puna është se në të njëjtat rrethana, gjykata e Faktit ka marrë një vendim të ndryshëm nga ky i Gjykatës së Apelit, e prandaj ekzistojnë të gjitha arsyet pse duhet dyshuar tek njëra prej gjykatave”. Ok, kush ka dyshime në këtë histori nuk bën asnjë mëkat. Por me një kusht amá. Duhet të biem dakord me rregullat e “lojës”, dhe një nga këto rregulla të “lojës” na thotë se Gjykata e Apelit është një shkallë më lart se Gjykata e Faktit, e prandaj vendimi i të parës e bën nul vendimin që ish marrë nga e dyta. Nuk ka ndodhur ndonjë e pabërë pra. Xhelal Mziu, të cilin Gjykata e Faktit e kish lënë në burg, tani kthehet në shtëpi, sepse kështu ka vendosur Gjykata e Apelit.

Historia nuk mbaron këtu, megjithatë. Mziu mbetet në ndjekje penale. Gjykata e Apelit nuk është se ka pushuar çështjen në ngarkim të tij. Jo, ajo thjesht ka vendosur që ai do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. E në këtë kuptim, festa që ai organizoi në pallatin e Kulturës në Kamëz nuk ndryshon asgjë në këtë histori. Ajo është festë e organizuar nga dikush që është i akuzuar e ndiqet penalisht për shpërdorim detyre e për korrupsion. Shkurt, një festë e çuditshme. Por më e çuditshme është pjesëmarrja e Lulzim Bashës atje. Është fjala për një gjest tërësisht të papërgjegjshëm. Pse e ka bërë? Ndoshta e kanë urdhëruar të jetë atje. Ose ndoshta është mësuar, me sa duket, të festojë lojën e procedurave, e jo pafajësinë. Kështu e kemi parë të dalë një ditë prej ditësh nga dyert e Gjykatës së Lartë. Fluturonte nga hareja jo ngaqë i ra akuza, por ngaqë mundi t’i përvidhet gjykimit.

Ose mbase keta vune re se si po trajtoheshin me dy standarde Mziu nga njera ane dhe Gjika nga ana tjeter?

krahasuar me Gjiken, Mziu me te vertete qe e meriton statusin e te burgosurit politik smiley

... s' ka thene gje edhe Muçua!! Tymnaja ne ajer!

Po ato rruget "Silvio Berluskoni", "Tony Blair", "Nikolas Sarkozi" etj vazhdojne te kene te njejtat emertime??

dhe mua me ra ne sy kjo mospermendja e titujve shkencor te xhelalit,edhe ta mendosh qe i ka marre keta tituj ne Kamza City smiley

Brad, s'kam kohe ta lexoj te gjithen tani. Thote gje c'do bejne per Lazaratin?

Qutetaret e Lazaratit duhet te ndergjegjesohen vete , thote Tahir Ariu smiley

Po shume mire e ka! Ju ben dhe keq per shendetin.

P.S. qekur eshte bere Lazarati qytet?

.... + qe do kete gjetur edhe ndonje rruge te mesme per Lazaratin smiley

sajmiri del mbi gjyqsorin ! smiley e te keqen e ministrit ,ishte mall ai koçi teneqexhiu ...

Ore Lazarati duhet legalizuar dhe mbyllet perfundimisht historia e "krimeve" me ate fshat. 

p.s Sajmes dhe Vilajetit mos ja vini shume re 

p.s Sajmes dhe Vilajetit mos ja vini shume re 

Pse?

nje tas pershesh po hane dhe ata

Dua dhe une nje tas si i Erjonit!
 

Si fillim duhet te ndergjegjesohesh.

Hapi i dyte per te realizuar premtimet e PS-se eshte fushata per sensibilizimin e qytetareve (shqiptare dhe te huaj) rreth meditimit

Shume ndjeshmeri te larte paske pasur per qeshtje tasash. Po pse nuk u ndjeve kur iku Caritasi  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).