Botohet me leje prej autorit, Ilir Seci

Ne fillim te viteve '90 pata lexuar ne gazeten "Rilindja" te Kosoves nje shenim enciklopedik se si kafen e pare ne Evrope e ne krejt hemisferen perendimore e kishte hapur nje shqiptar?!...Gazeta u referohej analeve historike te Institutit te Historise ne Beograd e kuptohet duke qene se atehere Kosova dhe tjera territore shqiptare atehere ishin pjese e RSFJ-se historianet jugosllave mburreshin me kete fakt...aty ne shkrim thuhej se kete kafene ne vitin 1652 e kishte hapur nje shqiptar nga Tuzi me emrin Pashk Rosi...

Vite me vone m'u dha rasti te jetoj ne Londer ku pata kohe te gjurmoj mbas kesaj te dhene.Neper libra,neper muze,ne enciklopedine britanike disa here e gjete emrin e tij ku vertete permendej ky njeri si Pasqua Rosee...kontradikta ishte se identiteti i tij nuk percaktohej sakte...diku i thoshin armen,diku italian,diku si turk,kuptohet e paraqisnin si grek e vetem rralle ne ndonje reference permendej si shqiptar!

Permendej fakti se kishte hyre ne UK si shtetas osman i besmit kristian,qe kishte ardhe si ndihmes i nje tregtari anglez dhe kishte leje qendrimi disavjecare ne Londer.William Oldys (1696-1761) flet per Pasqua Rosee-n dhe keto te dhena jane botuar ne nje liber per historikun e kafes ne Perendim...Aty shkruhet se si vjen ky i ri ne Londer dhe hap te paren kafe pasi si dihet kafenete ne stamboll ishin shume popullore!ka shume peripecira ne hapjen e kafes,fillimisht ka shume dyshim se mos kafja si substance qe vjen nga Perandoria osmane "mund te jete droge edhe ua nderron njerezve bindjet e besimin fetar"(mos harrojme eshte vitit 1652!?),deri edhe filozofe te njohur te asaj kohe jane kunder hapjes se kesaj kafeneje…Ne fund Pasqua Rosee ben nje gjest qe I detyron te gjithe te heshtin ai nenshkruan nje kontrate ku thote se “Nuk ka per te ndodhe asnje gje e keqe ndaj shtetasve te mbreterise dhe per kete ve garant koken time!”…nga vjen edhe shenimi ne foto “…at the sign of Pasqua Rosee’s head”…nje tradite betimi dhe nje menyre garantimi shume e lashte malesore e shqiptare!

Le te marrim ne shqyrtim supozimet se nga eshte prejardhja e pasqua Rosee-t? Se pari per armen as behet fjale sepse emri pasqua eshte version katolik dhe armenet edhe pse jane kristiane por nuk e kane emrin Pashk ne kete version!Italian po ashtu nuk ka si te jete sepse ishte nenshtetas i Perandorise Osmane edhe nese nje i huaj behej me vullnet shtetas osman kete e bente permes konvertimit fetar e Pasqua Rosee gjithnje figuron kristian!Plus qe ngaterresen me qenien Italian e shkakton permendja e Raguzes si vendlindje,duke e ngaterruar Raguzen ne Dalmaci me ate ne Sicili sepse me tej thuhet :”…vinte nga katoliket-pasardhes te emigranteve raguzas emigrante te mesjetes-qe kishin siguruar kishen e shen Dhimitrit,ne te cilen meqe ra fjala sherbesat mbaheshin shqip”…“Catholics -- descendants of Ragusan emigrants of the Middle Ages -- had secured the former Orthodox church of St. Demetrius, in which church, by the way, the services had come to be held in Albanian.” Title: The Birth of Yugoslavia, Volume 2,Author: Henry Baerlein…Interesant po ashtu edhe ky fakti tjeter per meshat shqip ne Raguze!?

Per pretendim tjeter se mos eshte grek,vete greket qe synojne ta paraqesin si te vetin ne fakt e kane shenuar nje vend te kapitulli ku flitet per Pasqua Rosee thuhet “Kontributi i greko-shqiptareve ne Mbreterine e Bashkuar”?!...ku shkruhet si me pohste:”Some Greco-Albanian immigrants that found themselves in the UK in the 1600’s were seafarers who had been used as crew on various vessels and then unceremoniously left on the quay side after the journey’s end. Many were able to find work ashore; one a Pasqua Rosee opened the very first Coffee House in London near St. Michael’s, Cornhill in 1652. There is a plaque on the wall to commemorate this.”…Ne Greqi nuk njihet version Pasqua por Paskal-is,ne fakt edhe italianet e kane ndryshe versionin Pasqual-e-ino…Pasqua eshte vetem ne shqip per Pashk!Emri shkruhet ashtu si ishte rregulli i asaj kohe me germat “S” dhe “Q” sepse si germa “Sh” ashtu edhe “K” ne fakt hyjne ne perdorim mbas Kongresit te Gjuhes Shqipe te vitit 1908 ne Manastir…
Fakti qe nuk shenohet kombesia shqiptare eshte nje pasoje tjeter e mbrapshtise se historise sone pasi ne ate kohe ne nuk figurojme si “Shqiptare”-”Albanians” po me shume neper tekstet e asaj kohe jemi si “Arbane” prej nga ka shume mundesi te kete ardhe ngaterrimi me “Armenet”?!Mbetet detyre e institucioneve dhe historianeve tane te gjurmojne rreth ketij kontributi e te shpalojne te verteten se kush ishte Pash Rosi!Ka dokumenete ne Stamboll,ne Raguze,ne Londer qe vetem presin te dsalin ne drite…

Jeta e Pashk Rosit ne fakt eshte mjaft interesante…20 vjet mbasi hapi kete kafene ne Londer ndahet nga Mr.Bowman,dhe detyrohet te ike nga Anglia edhe ndalon ne Paris ku ne vitin 1672 hapi te paren kafe ne kete kryeqytet?! Pra mban dy rekorde i njejti person…Ne Muzeun Britanik gjendet nje fature origjinale e shkruar me doren e tij e ekspozuar ne stende nga koha kur kjo kafe ishte e hapur dhe ishte me shume emer ne Londer!Kafeneja gjendet ne pjesen me te vjeter te qytetit te Londres dhe ka pasur kliente njerez me shume fame ne ate kohe mes tyre edhe John Milton…Te gjithe keto shtete synojne ta paraqesin si te vetin pasqua Rosee-n pervec bashkekombasve te tij?!...Ne USA deri ne vitin 1999 ka qene nje firme e njohur kafeneje me emrin “Pasqua’ e njohur sidomos ne konventen kombetare te Partise Demokratike Amerikane ne vitin 1996 kur u afroi kafe falas gjithe delegateve pjesmarres…dhe kjo firme mbante emrin “Pasqua” pikerisht per nder te Pasqua Rosee! ?! Ne shume vende te botes ka kafene qe mbajne emrin e tij! A do kujtohen shqiptaret ndonjehere per te?!...

38 Komente

Per nji dicka me te gjere sipas wikit.

Perputhet me Londren, por jo me Parisin, kafja e pare e te cilit jepet ne nje date me te vone.

Mbi historine e kafes austriake kemi pas diskutu te PPUja dikur me Eni Turkeshin.

Ja edhe Pashkoja ne Wiki. Ku natyrisht thuhet qe ka qene grek.

Kam para para shume kohesh nje dokumentar Britanik per historine e cooffe Houses ne Britani(Kryesisht Londer). Fillimisht si pje kafeja ishte eksluzive vetem per burrat te cilet mblidheshin ne tipe "Gentelmens Club's" jashte vezhgimit te grave te tyre...Ne te shumten e rasteve keto Coffee houses ishin ne formen e shtepive publike dhe gelgonin me prostituta.  smiley

U bera gati te shkruaja dicka pozitive per Pashkun, se edhe ne Amerike dukej lidhja e fames se tij heroike me Partine Demokratike. Por u bera pishman kur lexova qe qe ne ato kohera kane ekzistuar lidhjet e diaspores shqiptare me prostitucionin.

Me mire mos ta reklamojme se do na bejne Taken III, The Beginning of Tropoja.

p.s. Se harrova te shtoj edhe qe historia ishte interesante, (pervec korrigjimit te "biginning" smiley )

E po shyqyr ...qe me ne fund qenkane " nderprere" ato lidhje ! Apo ...?

po behem gati te ngrihem - po degjoj clapton ne japoni ne 2009-ten. jam tek numri i fundit "crossroads". me ate do e mbyll thashe smiley

Sot vemendjen e patem tek shoket kineze. It was a China Saturday early day. 

Pas nje feminie te mbushur me ta, dhe me njoftime konfidenciale, te thena babait per  muhabet te brendshem burrash (Maoja na doli nje kokerr revizionisti qe s'ke ide... ose, na lexuan shenime per Kinen sot... pu pu pu c'u ka bere Komandanti more, per nje lek i ka bere, Cu En Lait i thoshte "cuni i lales"... nc nc nc, mos more... eeeh mire o mire...), pra pas gjithe ketyre, fati e solli te jem i rrethuar professionalisht prej tyre edhe ktu, me keq se te isha ne provincen e shquar Hounan. Go figure. Kete jave do ha kinezce, qeni qepen te haje, me vaj soje me pak Sodium.

Cheers!

Kaviro Grate e Londres rreth 1670 shkruan nje peticion kunder Coffe Houses duke u ankuar se pija e kafese po i shendrronte meshkujt ne sterile dhe te paafte ne seks duke theskuar se kishin ndikuar ne uljen drastike te numrit te lidjeve asojkohe...Ne fakt grate "cajpirese" nuk lejoheshin te shkelnin brenda Coffe Houses dhe as qe e kishin idene se c'behej brenda ne to (burrat ju thoshin qe diskutonin lajmet dhe per politike)..nderkohe qe ne anen tjeter lindjet e jashtmartesore ne Londer kishin pesuar nje bum te madh asojkohe smiley

Emo,

Te hame dhe te punojme kinezce si nen rrethimin sovjeto-amerikan.

Mao Taras Dung!

Arto, lere tani se nga emri Pashk po dyshoj vertet qe eshte nga Tropoja ky. Po nuk te ben Hollivudi film ashtu kot.

 

Tashti qe ka nje mashtrim ketu ka .  Anglezet nuk ma do mendja te kene perdore Kafenene te paret . Sepse qe te kesh kafene duhet te kesh KAFE ...

Keshtu munded te themi edhe per Tropojanet qe kishnin punishte per salce Domatje te paret .ne ato treva ..Po domaten nuk e njifnin smiley Por qe Anglezet kane patur shtypshkronja  per te shkruar me pare se popujt ne "rezervate " kjo nuk diskutohet .

Ka dhe shenime te tjera qe nga Lindja e lashte . Perderisa njihej Caji perse te mos njihej Kafja .Klub ...eshte tjeter gje ..sepse vendet e pirjes kafes ndryshojne .

psh Porugezet qe e prune per here te PARE ne Europe nga Brazili si dhe shume te tjera i mesuan nga vendasit ...

Ata ( vendasit ) pertypnin gjethe ( hashashi ) dhe digjni kokra aromatike qe me vone u quajten kafe ...( ditari i Vespucit )

Per Pas(h-q ) o ...edhe ne pa kaluar ne Pashk , kemi mbiemrin Dhimiter Pasko kur edhe italanet vete ( latinet ) Q  e lexojne K . Kjo nuk do te thote se hapsi i Kafeneve ka qene S(hq)ipetari ! Pse duhet Pashk me patjeter kur ata nuk njihen si emigratore ? Mos valle me kete miklohet  Jozefina kur i thuhet qe emri Pashk ka Histori smiley

Pse te mos jete Kolonjar ...fundja dhe Permetar ?

e kuptueshme eshte te kete qene shqiptar pashko ziu, se ne jemi njisha per te ofruar sehirllek

Flm Emigrant per postimin dhe flm administratore per nxjerrjen e ketij artikulli interesant. Autori ka bere nje hulumtim te shkelqyer, dhe e le te hapur kete hulumtim edhe per institucionet kulturore shqiptare, nje gje e mire kjo. 

Qe ne shqiptaret, e kemi furnizuar me emigrante Europen (perveç 45 vjeteve te socializmit) kjo nuk eshte noi gjo e re. Per çudi, une shoh plot familje belge, franceze kendej me mbiemra shqiptaresh, si Arnaut, Arnaud, Taback, etj, qe po tu thuash se ky mbiemer perfaqeson diçka shqiptare, te shohin si ufo, ngaqe jane brezi i 10-20 kendej. 

Tabaket mos kane gje lidhje me uren e Tabakeve, Pjer?

 Jo, kane lidhje me balonat jo-tauke ...smiley

Osht nis i her PF-ja me bo nji balon tabake, per te cilen na ekzistonte edhe nji patente gjermane. U hap muhabet i gjate per terezit.

nuk u mor mo vesh me vone si dul ai eksperiment.

Po te shohesh kryetarin e bashkise se Lyvenit (Leuven) dhe çunin e tij (te dy socialiste) me mbiemrin Toback (tobak - thuhet) , sheh dy fytyra te tironsve te vjeter smiley ndonse jane brezi i 10 ndoshta ketu. Megjithate, ata ndoshta nuk e dijne qe rrjedhin nga tabaket e vjeter. 

Ke te drejte Pjer, kjo lidhje gjaku shpjegon dhe tolernacen qe kane belget per ne shqiptaret. Kane pranuar me qindra azilante shqiptare. I therret gjaku megjithse nuk e jane koshiente akoma per kete. Duhet me shume pune nga perfaqesuesit tane, si puna e Pjerit, per ndergjegjesimin e, le ta quajme, "gjakut te fjetur".

Te isha si Pjeri do e filloja me nje perpjekje per binjakezim te Lyvenit me Lacin ose Lushnjen, (meqe fillojne me L)

Lyveni (Leuven) une do ta binjakezoja me Levani-n tone te hershem smiley

Levani nuk eshte qytet o Pjer. Pastaj po te vi Kryebashkiaku Tabaku ne Levan trembet dhe thote s'kam lidhje me keta njerez une. Duhet qytet perfaqesus, une them Laqi se ka fasade, mbushe me maqina lluksoze.

dhe Peqinin ta binjakezojme me Pekinin, Pjero..smiley

natyrisht ,kafja e pare eshte shqiptare e kunderta nuk do kishte kuptim !

huh me kujton arabet qe thon ; ne shpikem 0 (zeron)

po keni ngel tek 0-u pergjigj dikush .

ore, po ndonje lidhje fisnore me Paolo Rosi, apo Vasko Rosi thua te kete ky Pashku yne...?smiley

nuk jam e sigurt,por shkova ndoshta tek kjo kafene tashti qe isha ne londer,me thane qe kish qene dikur edhe kennedy me zhaklinen,teper elegante,e ngrohte,2kafe dhe nje çokollate 15£,pata pershtypjen se personeli ishin shqiptare.

Me falni po kshu per kulture te pergjithshme : Kush eshte personi ne foto?
Faleminderit.

Eshte autori i shkrimit.

Faleminderit dhe po te çok me nje Heineken

smiley

Cheers!

Se nuk dua te na keqkuptojne ca sardele: fakti qe pijme nje Heineken (jeshile me yll te kuq si zjarr ne mes) nuk na ben kamuniste apo anarshiste.

Nje Michelob kisha deri dje, por s'para pi shume birre. me shkuan ato 6 shishe nja dy jave smiley

Me thene te drejten kete Michelob kam dash me e provu por kam hezituar. Ketej nga ne, preferojme me shume europianet, ceshtje gmo.

Zgjedhje pa fund. Pa fund! Vetem Ales s'marojn.

Orvatjet per ti nxjerre Tabakasit e belgjikes shqiptare eshte nje pune pa krye sepse tabaket e belgjikes emrin e kane marre nga profesioni i tyre si importues te duhanit (taback). Nje teze e tille e ka vendin ne koshin e plehrave. 

well, duhen degju te gjitha palet.

Do isha dakort po te ishin vetem Tabaksit, po c'mund te thuash per Arnauded?

..ne shkrim thuhej se kete kafene ne vitin 1652 e kishte hapur nje shqiptar nga Tuzi me emrin Pashk Rosi...

...nuk eshte rastesi qe nje pinjoll i familjes se Pashkut ka hapur keto dite ne Bathore nje cafene duke ja vene emrin ;   "Revolution Cafe

Bathorja eshte vatra ku do shperthej revolucioni smiley

Le te marrim ne shqyrtim supozimet se nga eshte prejardhja e pasqua Rosee-t?

Po pse te harxhojme kaq energji per te gjet origjinen e Pashkut  qe hapi nje dyqon kafeje ne Londer, dhe jo psh, te gjejme ndonje histori si kjo, por ne Tirane, fjala vjen?! Na ben krenar ne Pashku ?!smiley

Wow, çfare lajmi surprize, ne jemi vertet populli i surprizave, smiley. Kam pas ditur se kafene e pare e ka hapur nje italian sicilian Procopio Coltelli ne Paris dhe emri i lokalit quhej "Cafè Procope", kontrollova vitin tani dhe qenka hapur me 1686, 34 vjet me vone se e shqiptarit tone.

Veçse seç nervozohem keshtu se tek libri per Bartender i A.B.E.S (Associazione Italiana Barman e Sostenitori) shkruhet: " ...Uno dei primi caffè aprì a Parigi vicino alla Comédie Française e fu un italiano che ebbe la geniale intuizione..."

Dhe me ka bere pershtypje gjithmone italiani qe hapi kafene e pare ne Parise, shikon ti, intuita, smiley 

Vecse edhe me gjithe keto shekuj qe pime kafe, zor se na e nxe goja ta quajme, shqiptare, i themi kafe italiane, braziliane, amerikane, arabe, turke, greke, shqiptare jo se jo...

Ka ardhur koha them une te veme nderin e kafese dhe te pares kafene ne perendim ne vend smiley.

Pergjigja eshte tek: "Uno dei primi"

po, por thote edhe se ishte italian ai qe pati intuiten gjeniale - atehere si, edhe i dyti edhe intuitet gjenial ??!! pa dyshim qe eshte pak ambigue fjalia per faktin e "kafese se pare" por ndersa theksohet intuita italianit te le te kuptosh se ishte i pari apo jo?...make sense?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).