TIRANE- Për t'u punësuar në Kryeministri, apo njërën nga ministritë tashmë nuk është më një tabu. Qeveria shpall 366 vende të lira në Administratën Civile.
 
Në faqen "online" të Departamentit të Administratës Publike,  www.pad.gov.al pozicionet e lira shtrihen në të gjitha ministritë, duke nisur nga sekretaret e ministrive deri tek drejtorët , përgjegjësit , e specialistët.
 
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit mban numrin më të lartë të pozicioneve të lira ku numërohen rreth 59 poste .
 
Ajo pasohet nga ministria e Energjisë me 36 vende bosh, dhe ndiqet nga pas edhe nga ministria e Mbrojtjes me 34 pozicione vakante. Por 28 vende të lira mundësohen edhe në Kryeministri dhe digasteret e tjera. 
 
Si mund te aplikoni për një Vend të Lirë të Shpallur ne administraten publike .

Fillimisht të gjithë informacionin mund ta merrni duke klikuar në adresën në internet   www pad .gov .al

Aplikanti duhet të paraqesë pranë Departamentit të Administratës Publike dokumentacionin e kërkuar në shpalljen e vendit të lirë.
 
Dokumentacioni shoqërohet me kërkesën ku të jetë përcaktuar vendi i lirë për të cilin aplikohet.
 
Dokumentat mjaftohet të jenë fotokopje të origjinalit.

Legalizimi i tyre do të kërkohet vetëm për Fituesit, ndërsa ju duhet që dokumentat t’i dërgoni zyrtarisht në adresën e administratës publike.
 
NR I VENDEVE VAKANTE NE ADMINISTRATEN PUBLIKE 

KRYMINISTRIA 28 VENDE VAKANTE 

MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT 59

MINISTRIA E ENERGJISE 36

MINISTRIA E MBROJTJES 34

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK 29

MINISTRIA E KULTURES 28

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME 24

MINISTRIA E INTEGRIMIT 23 

MINISTRIA E MJEDISIT 21 

MINISTRIA E SHENDETESISE 21

MINISTRIA E ARSIMIT 16

MINISTRIA E MIREQENIES SOCIALE 16

MINISTRIA BUQESISE 15 

MINISTRIA E FINANCAVE 14

MINISTRIA E DREJTESISE 1

81 Komente

Aplikoni sa me shpejt se kane mbetur dhe 6 vende te lirasmiley Mos harroni CV te jete me foto se perndryshe do skualifikoeni automatikisht.

Kete e solla me teper per Pjerin meqe mund te mos e kene botuar tek gazeta Monitor.

me nji llaf te mire prej Ronit dhe nji nderhyrje te vogel nga Kaviri, e siguroi vendin. A te urojme qe tani Pjer?

Bredharako, po si ta lej kete punen, kur dhe rrogen ma kan rritur, ma kan bere 1600 euro ne muaj me gjith bonuset. Ne fakt, une vendin tim e ndihmoj dhe gratis, po te me ftojne, por gjersa nuk te ftojne, per çfar duhet ta besh mundimin. 

Pjer, problemi eshte se ty te mungon takti. Te me falesh per guximin. Ti ke te drejte ne ato qe thua, por kuptoje qe jo gjithmone e verteta sheron. Ndonjehere sheron edhe genjeshtra. Ke degjuar per efektin placebo.

Ose psh per ata doktore qe kane nje te semure shume rende dhe i thone "Ohu, une te kisha shendetin tend do rroja edhe 70 vjet te tjera". Fjala e mire eshte ilac o Pjer. Dhe ti ato te uruara llafe te mira i ke me pikatore.

Mundet KAVIR, nuk perjashtohet ajo qe thua, nuk jemi 100% te persosur smiley por ama atyre iu kam dale borxhit disa here, prandaj dhe nxehem. Une nuk para e them fjalen e fundit ne fillim, pres e pres gjersa mbushet kupa, pastaj ajo -sado te mundohem une- derdhet. 

Shiko Pjer, ti nxehesh dhe ke te drejte por kuptoje qe fjalet e tua RREGJISTROHEN. 

E ke pare si na sjellin nje e me dy Ilirin duke share Edin. Edhe ai ne nje moment u nxeh, dhe e leshoi llafin, po keta mjeshrat e regjistruan dhe shiko si abuzojne?

Tani ti kerkon te drejten tende, po mos harro qe jane 3 milione shqiptare qe kerkojne te drejten e tyre secili sipas midese se vet. Dhe Edit i kendojne 3 milione kanarine m'kaptine, normal qe nuk mund t'i kenaqe te gjithe pernjehere.

Ty te kane lene te presesh pak, nxehesh me te drejte, dhe fillon leshon ndonje fjale te keqe. Keta te PDse ta regjistrojne dhe e permendin gjithandej lart e poshte (jo vetem tek Peshku, ta dish), plus qe i zmadhojne e i shtremberojne ato qe thua.

Ja me thuaj tani kur i vene ne vesh Edit qe Pjeri ka thene keshtu apo ashtu, plus ca komente dashakeqe nga mbrapa.... e kupton sa na e dobeson poziten neve qe themi fjalen e mire per ty? Se edhe Edi ka ato huqet e veta, po edhe nuk i vihet faj se ka dinjitet tjetri. Neser pasneser i thone edhe per ty sic i thone per Ilirin "Ja e shikon c'a ka thene Pjeri per Edin? Kurse tani jane bere shoke e bejne fotografi bashke".

 

Prandaj, te lutem Pjer, te lutem. Ki durim! Nuk behen me rrembim keto pune, me degjo mua. E kuptoj qe te shtyn pasioni i zjarrte, po zjarri i vrullshem djeg mishin dhe hellin.

Prekese smiley

Kaviro, me ate te share qe Meta i ka bo Rames dhe ky Metes, me ato akuza, une thoja se keta veç kur te vrasin njoni-tjetrin, veç kur... u puqen tek darka e ngjales smiley dhe u bashkuan sikur te mos kish ndodhur gjo.  Ndersa une s'u kam thone akoma as 1 te 5 e atyre qe ata kane thone per njeri-tjetrin.  Tani, kush eshte pa takt, ata apo une. 

Ato gabime po i vuajne sot ata Pjero. Mos kujto qe nuk e kane kuptuar gabimin. E ke pare Ilir Meten sa i ekuilibruar dhe sa i qytetuar eshte bere pasi nxorri mesim qe fliste nga inati? Edi eshte pak me impulsiv, por edhe ai e vuan shume shpirterisht.

Tani, ti per inat te vjehrres do besh sherr me mullixhiun? Nuk me duket pune e matur Pjer. Ne prandaj te kemi vleresuar ketu ne PPU, se je me i maturi dhe me i qeti nga te gjithe. Ti thua "pse mos te nxehem edhe une si keta".

Nuk me dukesh si ai Pjeri i pare. Ai nuk gjykonte keshtu. Ishte i urte, i matur, e peshonte mire fjalen.

O Kavir , po nuk vuaj per post a per nje vend pune aty o Kavir, une vuaj te behet Shqiperia, te forcohet ekonomikisht ajo dhe njerzit aty. Ndryshoj si nata me diten une me Ramen, Meten, Berishen dhe ter sojin e tyre. 

Oh, Pjer! Ti je si ajo lopa belge qe e mbushi plot koven dhe ne fund i vuri shkelmin.

Po kaq do Bradi mer qe te mbushe gjithe Tiranen, po ti akoma e mban per mik. 

Nejse, lere se e shoh qe qenke i nxehur sot. Po te isha ne Belgjike do vija me qejf ta pinim nje gote vere te vjeter bashke, dhe te bisedonim shtruar sic na ka hije. Se ketu tek peshku nuk te lene keta Kaskat Blu te PDse,

Naten Pjer.

Sa per korrigjim, lopa ishte hollandeze, kova e qumshtit ishte belge, dmth plastik nga guinea po e prodhuar ne belgjike.

sa doja te thosha! smiley

ver re ne komunikimin tuaj, kush u hodh menjehere ne mes? mos valle per t'i kujtuar dikujt dicka?

une ronin e kam godit gjithnje, duke e quajtur te nxituar, por kam nje hije te lehte dyshimi: po sikur... vertet...?

Naten Kaviro se dhe une po iki te shtrihem, vetem se per nxehmjen, nuk e kuptoj se ku u nxeha sot, te pakten sot. Sa per vere, do pijme kur te vij une aty. Po te vish ketu, ke dy-tre shishe te vjetra, se vjen nga larg, plus çdo pijme ketu. 

" Ndryshoj si nata me diten une me Ramen , Meten etj..."

smiley

smiley

ja...

E tmerrshme! Ja cfare masakrimi u behen thenieve te tua O Pjer! 

p.s. O Emo, te kam lene nje koment aty tek tema e Dhunes se fëmrave. 

Flm Pjer qe ja tregove skuten ktij ujkut qe na vjen ktu si mamadhi.

Nuk eshte noi masaker Kaviroooo, jeta vazhdon smiley por hidhu (kur te kesh kohe) tek tema e revolucionit arab. 

Fjale me vend : Jeta vazhdon !

Une ika i Nderuar Pjer. Se tani nuk kemi vetem hallet tona mbi shpine, por edhe hallet e shqiptareve te ndershem qe presin nga ne. Neser do flasim me kenaqesi tek tema Arabe, Kineze e ku te duash ti.

Po e mbyll ketu se u mblodhen grupi i Kaskave Blu!

Vetem nje porosi:

Pjer, te dua*, ji vigjilent!

*ne kuptimin vellazeror te fjales, se pastaj fillojne prape muhabetin e "inxheksioneve" keta.

Pjer paversisht se ty te digjet xhani dite e nate per memedheun ,per te je thjesht nje statistike prandaj shiko hallin tend .me apo pa ty nje hap para dy mbrapa , ngrehu njeri e bjeri tjetrit dikur do ia dalin mbane.

nuk e ka keq Kaviri, Pjer qe thote se ti je i drejte dhe djeg mish e hell bashke me ato qe thua. Ja shembull tjeter eshte kjo qe sapo the. Po c'te duhet qe tregon sa merr? thuaj qe merr 5,000 euro ne muaj (pa bonuset) se ti e di qe kto shofin ata kur te shkosh. Se vertet 5,000 mbase nuk do te japin po nje 2,500 e ke kap. Po qera nuk ke per te pagu se ke garsonieren aty. Ca do me shume? as gruan nuk do ta kesh neper kembe se ajo do rrije me femijet...o-ho-ho, jete pra. Ne Elbasan ben naj xhiro te pakten 1 here ne jave....kjo eshte jeta Pjero!

Bredharako, hidhu pak tek tema e revolucionit arab. 

Gjergjo, po ndonje vend vakant tek Elektroteknikja a ka, se kam nje cun xhaje...

Jo me vjen keq,, per ate fol me Bradin se e ka mare LSIa

Po kshu ëëë, adresat qeveritare (pad) nuk shkruhen me ne gjuhen tone shqipe ? Ca eshte kjo, alergji nga shqipja? Na marshin te keqen!

Deri tani e dija se vakante ishte ekuivalenti i "e/i lire" tani qe pashe njoftimin per keto vendet e zena e kuptova qe ja paskam fut pordhes kot gjithe keto vjet

ne linjen e te folmes alla lungo-mare, kane dash me thone qe keto vende pune vine me vakance...

vekeishen dmth...

mos ma kujto sot se me mori firomen gripismiley

Titulli eshte i gazetes, po meqe ra llafi vendet e zena si redaktore te shqipes ne institucione do shpallen me vone smiley

E drejte, i gazetes eshte titulli.

Po www.pad.gov.al i gazetes eshte? (PAD = public administration department)

po pse me, si t'ja vejne, DAP e? dap tingellon keq ne shqipen e folur, se ka lidhje me dajakun smiley

pad= perpjekje per arritje ne detyre. A mund te kerkosh me shume se kaq nga administrata?

Edhe kur e bojne gjone e mire, jua hidhni direkt posht!

jo une, gjembi kerkon, e do shqip, detyre e arritur me perpjekje smiley

Me uroni fat se une nja 5 cv sa i dergova.

Pac fat smiley

snare me vjen keq CV-te nuk hyjne ne pune! Nuk cahet dot "blloku" i nepotizmit dhe i klaneve! Mungon Drejtesia! 

Ti po beson se ke aq fat sa te fillosh pune me cv, me mire ble noi bilete llotarie smiley

36 vende te reja cilesore, mer. c'ke qe qesh?

ato te vjetrat nuk ishin gje. t'i manin kot thu ti?

Tamam cilesore smiley

Asigjo s'besoni, se ju mbyti sssmira smiley

esht kollaj te flasesh per problemet e vendit duke pire paulaner...

 Augustiner smiley

e mire, c'boni, per hallet e verteta te popullit, te dyja larg te mbajne.

Por s'i bo gjo, ka kush i zgjidh problemet tani, ka zot ai vend. Me ne fund!

Urdho, edhe te birra eshte kontrapedal, pale ta cosh per qofte ket smiley

E qeshura nervoze e disave eshte prova me e sigurte e suksesit tone.

smiley

ahahahahaaa

 

smiley

Si shume pesimiste po me duket ajo e fundit me xhakete te kuqe smiley

jo, jo, me i modhi eshte ai qe ka vone doren mbi sy se e vret dielli smiley

 

U rikthyen edhe flamujt pertej Atlantikut?

Rilindje dhe ne PPU smiley

....nuk ke cfare me bo o Arto kena mbet si aji delja e zeze sepse  gjithe fisi eshte kthy me LSI smiley
 

isha i digurte qe vjen nga nje fis me vlera!

Njatjeta, Kapo!

LSI i merrte vendet kur ishte Sula ne krye dhe tani qe erdhen socjalistet serisht ata e paskan celsat e kashtes..C'paskerkan qene mer jahu! Masone me gjithe mend,..Iluminante paskan qene...Se shpejti pres te behet publike "The Grand Lodge of LSI"  me Grand Master "Te Artin" smiley

kot ankohen per drejtesine,  por ne fakt qenka  sektor solid, vetem 1 kerkese per pune te Ministria e Drejtesise.

Pedeistet po te jene burra te dalin ne Bulevard kjo sdurohet smiley

...normalisht me ket qeveri bon gabim te dalesh ne rruge se i regullon biografine.Po nuk boni ndonje gomarllik nga ato qe bon vetem Rama dhe  qe sdo mund me i mbajt dot njerzit ke shpija,  leje te vidhiset vete se nuk ka kellqe per ma shume se 4 vite smiley 
 

Po cfare pret nga Rama kur Berisha e ka shkatruar ate vend nga themelet?! 

po hic, aman, ja do i duhen nja 12 vjet (dmth 3 legistlatura) ta nxjerre vendin nga prapambetja e madhe ku na la pd-ja. smiley

Bektashizmi eshte feja e vertet e shqiptareve! Ura lidhse midis Krishtit  dhe Muhametit! Sekti tjeter mysliman eshte shume mbrapa modernizmit!  

e vetmja autoqefali e vertete fetare ne Shqiperi!

E vertete, une nuk di ndonje veper shqiptarizmi nga sekti tjeter mysliman i pa moderuar, Suni,  hasmi i Bektashizmit dhe ortodoksise shqiptare, keto dy te fundit kane dhene shume kontribute per  shqiptarizmin, sidomos ne shekullin e kaluar! smiley ndersa nga suni, vetem turqizmim, ose sic po shohim tani koheve te fundit, pakistanizem induizem, apo arabizem po shohim ne kulm! 

..e kam pa e kam pa ..."Pa Atdhe Nuk Ka Fe"  e kishin Mission Statement .Tempujt e Teqeve u kthyn ne shkolla per mesimin e gjuhes shqipe sepse kishat e tjera i kish zaptu Greku ne 1912 smiley
 

Rama duhet ti bej letrat Berishes me shoke, ne se do, te qendroj gjate dhe te kete sukses ne politike! Vetem keshtu do te kete rilindje! 

Ministria e Mjedisit 21 .

O Pateko , ca boni kshu me , dy Drejtora Drejtorie nga FRD - ja ? Po pse me u marun LSI -stet kshu ? se ata te PS dihen mo , ne rradhe te shkretet.

E gjithe kjo linje komunikimi per vende te lira pune ne administrate eshte ne manipulim i papare i opinionit publik.

Perpjekja e ulet e rradhes nga ana e koalicionit qeverises per tju hedhur hi syve njerezve. 

Kush jeton dhe punon ne Shqiperi e di fare mire sesi po veprohet ne kete fushe...

smiley

 

Meqe ne shqiperi akoma nuk ka vend per minister i ministrise se Senatit apo dhomes se Lordve nuk po e coj lutjen time fare smiley

 

http://www.pad.gov.al/dopawebpage2/vende...

Kerkohet Specialist IT

-Te kete mbaruar Juridik

 

edhe 10-ra te tjera po njesoj, hi syve per te tere.

Na turperuan fjalen Rilindje

 

--

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

-SPECIALIST NË SEKTORIN E IT-SË DHE KOMUNIKIMIT, NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

KËRKESA TË VECANTA PËR KANDIDATËT
Të ketë mbaruar Arsimin e lartë për Juridik . (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010)
 

Sigurisht qe duhet te kesh mbaruar Juridikun, qe te dish si te manovrosh legalisht kur te heqin nga puna per fshirje te serverit.

Speaking of serveri, di gje njeri u rregullua a u sqarua ai muhabet i tatimores se sikur s'kam pare me lajme rreth asaj ceshtje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).