TIRANE-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli paralajmëron reforma të shumta në këtë dikaster gjatë vitit 2014. Vetëm në Forcat e Armatosura, deri në fund të vitit 2015 do të shkurtohen 1500 ushtarakë. Në një intervistë televizive Kodheli u shpreh se ka një dokument strategjik, mbi të cilin do të bazohet edhe Dokumenti Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes.

 “Është një proces i lënë përgjysmë, madje as i filluar nga qeveria e mëparshme. Ne do ta ridimensionojmë këtë proces nën kryesimin e Ministrisë së Jashtme për të mundësuar një dokument strategjik afatgjatë të mbrojtjes dhe sigurisë”, sqaroi Kodheli për “Vizion Plus”. Kjo është sipas saj, njëra anë, pasi u mbyll ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka filluar strukturimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili është një proces po aq i rëndësishëm. “Ky proces ka filluar, do të finalizohet shumë shpejt dhe në këtë mënyrë ne kemi realizuar një ndër obligimet kombëtare, por edhe të NATO-s, madje lidhur edhe me një ridimensionim të të gjithë kornizës ligjore, kornizë e cila shpeshherë e ka penguar këtë ristrukturim”, u shpreh Kodheli. Sipas saj, “ushtria shqiptare funksionon mbi disa ligje të vjetra, të cilat vetëm janë arnuar në vite, një ligj daton në 2002 dhe një ligj në 2004 dhe megjithëse Shqipëria në 2009 është futur në NATO, kjo nuk është reflektuar në kornizën ligjore. Kjo është një gjë që ne do ta bëjmë në 2014 dhe padyshim kjo do të jetë edhe baza më e mirë mbi të cilën do të mbështet edhe ristrukturimi i Forcave tona të Armatosura”. 

“Kemi një detyrim bazuar në dokumentin strategjik që Forcat e Armatosura nga 10 mijë, në fund të vitit 2015 të numërohen 8500. Kjo do të jetë një pjesë e ristrukturimit të përgjithshëm dhe mendojmë që në këtë mënyrë ushtria shqiptare do të jetë pak më e vogël në numër, por shumë më profesioniste, shumë më e përgatitur dhe shumë më e strukturuar, në mënyrë që t’u përgjigjemi kërkesave të vendit, kërkesave kushtetuese dhe kërkesave të NATO-s sa më mirë”, theksoi Kodheli. E pyetur në lidhje me denoncimin që ajo ka bërë për paraardhësin e saj, Arben Imami, Kodheli shprehet se, “puna nuk mbaron me kaq. Ky ka qenë vetëm fillimi dhe është vetë fillimi. Detyrimi që auditimi i brendshëm ka, apo inspektimi brenda Ministrisë së Mbrojtjes ka për të bërë transparente këtë gjë, është një detyrim që rrjedh nga ligji dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë derisa të zbardhen të gjitha aferat dhe abuzimet që janë bërë në këtë ministri dhe në ministritë e tjera”. 

“Ushtria shqiptare ka pasur para për ta realizuar këtë gjë, por edhe mundësitë dhe kuadrot e përgatitura për ta bërë këtë gjë. E para, mendoj se ka munguar vullneti politik për ta kryer këtë investim të madh dhe e dyta, paratë e destinuara për të modernizuar ushtrinë shqiptare kanë shkuar në drejtime të tjera, në funksion të pushtetit të atëhershëm apo në funksion të interesave personale, të cilat e kanë dëmtuar modernizimin dhe transformimin më të shpejtë dhe më pozitiv të ushtrisë shqiptare”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.

(a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

30 Komente

besoj se jemi vendi i vetem ne bote ku ushtria eshte me e vogel se policia!.

ushtri karagjozesh,pa forca ajrore,pa forca detare,vetem me ca ushtare roje per kazermat e natos.

as minishteti i malit te zi nuk besoj se eshte kaq dobet ushtarakisht.

nuk e di per cfare reformash flasin kur faktikisht atje nuk ka ushtri te organizuar

FMN deshe, FMN te dhane....

po e le sovranitetin ekonomik-finaciar ne dore te FMN, se keta vetem me kete kusht futen ne loje, do zbatosh direktivat e tyre! dhe nuk mendoj qe mbaron ketu.. pas ushtrise, do kete edhe sektore te tjere qe do ti nenshtrohen riorganizimit... bile besoj qe nuk do zgjase shume dhe FMN ka per ta detyruar qeverine qe te rris cmimin e energjise elektrike, ujit etj...

Pse 1500? Pse jo 1497 psh? 

Do shpetonin tre vende pune. Dmth tre familje do hanin buke, 6 femije me shume do shkolloheshin etj etj etj

Kishte te drejte ajo madmasela, ja psh. Fiqo nuk qeka fare per liri seksuale dhe i do te gjithe me kom te lidhme, bile me litar me dysh. Apo thjesht zili? smiley S'e paska kuptu fare rilindjen. 

s'ka gje, kur e ben kte partia ime, nuk ka problem! ndryshe do ishte po ta kish bere ai zagari, berisha

e ke qa ket pjesen: 

ai zagari, berisha

smiley

Mekat i madh! Zagare (gjuetie) ka dhe poshte Shkumbinit. Ne kemi fjalen e bukur rilindase, vucidols. Pendohu sa ke kohe!

E paska kunj me kapterret Kodheli smiley

Me shume se e thelle kjo reforme duket e gjere djema.

ja se xakja eshte bizi tu pastru boren. Sa t'mbaroje ka per t'ju dhon jeavap t'gjithve pa perjashtim mbi arsyet se pse u pa e nevojshme pikerisht tani kjo reforme

une e di qe kto shkurtime ishin nis qe ne kohe te bajalldise, qofsha gabim

vecse e kam ngju 1000 asikohe dhe jo 1500

Po pse kshu do e mprojme atdhene e deshperuar nga nje agresion i mundshem i forcave obskurantiste qe veprojne ne Evrope e?

Me ato kater helikopterre te korruptuar e?

doli gjethi i rrapit, per cin t'zej be!

Na bere merak, kujtova se erdhi xakja te beje ndonje koment.

Dhe ne pyesim se, pse nuk po ze/kap nje vend pune Alidemsi yne smiley shih seç bohet, vazhdojne te shkurtojne, gjersa te dali nje ushtri xhuxhmaxhuxhesh smiley

medet ne dore te kujt ka ngel ushtria ! kjo mimi-ja u thote gjeneralve qe kane nje jete te ter te investuar per ushtrine, ''merrni plaçkat e ikni sepse zyrat tuaja i duam per tjeter ministri''

po dale ,se nuk behen me nje te rene te lapsit-ja ktheu gjenerali

do me njohesh mua-u pergjigj ministrja e revoltuar....

Egjithe ngjarja ->emrimi i Kodhelit si ministre e mbrojtjes eshte shume dubios !

“Kemi një detyrim bazuar në dokumentin strategjik që Forcat e Armatosura nga 10 mijë, në fund të vitit 2015 të numërohen 8500. ...... Kaq duhej .

Kjo ......dhe e gjithe fraza qe e shoqeron jane kot fare ose leksik i Kohes se  Ministrave te lloit Babasqap !

mbyllja me ....kërkesave të NATO-s ,...qe nenkupton ndodhi te meparshme te njohura e aplikuara nga Shteti Shqiptar perballe permbushjes se detyrimeve nderkombetare , si ..kerkesave te Traktatit te Varshaves eshte pjesa e dyte themelore e kerkesave per ristrukturim.

Kodheli dhe kushdo duhet te heqin nga fjalori termave  bajate si " o e bejme me profesioniste se Ushtria e Jozefines " e bla bla e fishekzjare Sqeperish "na jem ne NAT-je "  Te kuptojne qe kjo Pune eshte nje Proces i pandeprere ne perputhje me strategjine e Shqiptareve per tu Integruar ne BE e struktrurat e A.Moisiut ose Euro-Atlntike smiley

Pastaj nga kjo kategoria e rrefysve te fshatit ..e moret vesh more se c'kish bere vaki .Koci i kish thene Nakos " Ckerkon ti tek Min P .Brendeshme .Hajt qeronju " ..jane buqeta te psikologjise se sqeperve te shndruara ne ALTO neper katundet e PD-hit !

Shtoj se nga Gjembi mund te priten komente teper Interesante , pasi ka komentuar edhe per ushtrine e kohes se Vekes smiley

Problem mbetet vetem zgjuarsia e Shqiptareve ...smiley Cfare kerkojne nga Ushtria .Nje Sqap qe tu marre edhe Shtepine e Ushtrise te ndertuar me leket e Tyre apo nje ushtri te Vleresuar jo nga Palo..et e PD-hit !?

po pyt bota per shqiperine

sa te madhe e ka ushtrine

s'eshte sekret, ne ta tregijme,

dy milion armet shtrengojme.

smiley

ps. Naile Hoxha kjo, o Ziko, apo gaboj?

dhe meqe jemi, po nje Lucie Miloti, a e mban mend? Plaku im ngordhte per te (dhe per Bik Ndojen), gjithnji i permendte, rahmet past!  

lucie miloti o njish!!

smiley

kur dilte shyqyri alushi gjithnji thoshte "dolli, mor dolli".

Kurse per Luan Zhegun: uuu, ky i puzhituri smiley

 

Desha me te shtu nji shprehje shkodrane , pas Lulezimit te Shyqit  , qe perdorej ne Pedonale :

Si ke kene

Shyq ta marrsha !

jo ,nuk perdorej ne pedonale kjo...e sigurte,perdorej diku ka Perash o Rus Myslyman se kena edhe nji Rus Katolik

Asht ashtu sic thoni Ju shtojzovalle .Por desha me kujtu  qe tash ne pedonale perdoret

Si ke kene ( ke njeh )

Jozefin ta marsha smiley

ishte i perzhituni smiley...Pra nuk qenke emigranti i vertete hmmm

Amerike ta marrsha t'ligat...po i ben me hije njerezit......Biçaku i çeços...tridhjet niqe ,ngulur te ppu.Kaq vlen lekura....

Kjo ishte Fatime Sokoli ndjese paste....Kurse Miloti kendonte arie alla verdi alla puccin...Po keshtu edhe biku...Shyqi ishte shyq ma..

Mire po xake po cfare s'na the eshte: cfare mendimi ke ti per kete vendim te Ministres Kodheli? Me kujtohet qe e ke lavderuar shume ministren me pare. A je dakort ti xake me kete vendim te ministres?

Nuk eshte ndonje gje kushedi Emigrant .Ne ate kohe qe ketyre mullareve e PD-hit "ma ka thane Babab mue "  ka pase reforma me 5000 e 9000 . I diktonte Traktati Varshaves qe jepte Paret per Ushtrine dhe Armatimin , por te shoqeruara me nje KUJDES te jashtezakonshem shpesh edhe mbi cu takonte te liruarve !

Tani  " Na jem ne NAT-je " por trajtesat jane nga me poshterueset spese e tiile filloi Reforma Rajoseneria SERBE  dhe e mbeshtetur nga antishqiptari Berisha !

Problemi qendron tek keta te 'rijte " qe te mos perserisin bajgezimet e Berishisteve me "ushtri profesioniste " e pordhi Alto . Dhe te mos ofendojne e poshterojne Ushtaraket sic beri Berisha me Klanin e dhive e sqeperve . Por deshire kisha personalisht ta pejesen njeri Jatrin si Strategji ( shyq qe u largu Berisha me te Marret ) ......

A ka kush mend te garantoje ne Shqiperi nje Statukuo te perjeteshme Paqesore ?

Dhe ndoshta mbase eshte me mire dhe per pritshmerine smiley te percaktohet ne Doktrine ose Kushtetuta e Shqiperise per Mbrojtjen ...

Ne nuk Luftojme me Arme .Le te na pushtoje kush te doje , me kusht qe te mos perdore njerzit tane per mercenare " Keshtu qe dhe Zogu reabilitohet dhe Enveri mbetet si Skenderbeu !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).