Këshilltarë ministrash, gazetarë, punonjës të administratës me rroga 800 mijë lekë falsifikuan për strehim

Kredia - Rezultatet e auditimit paraprak referojnë tre grupet kryesore që do të verifikohen për abuzime, ata që kanë përfituar me interes 0%, 3% dhe 4%.

Bashkitë - Numri më i madh i personave që kanë përfituar nga kredia e butë 3 për qind në rang vendi janë ata që kaluan përmes pushtetit vendor, miratuar edhe në këshillat bashkiakë

Shkeljet - Është miratuar kredi, kur familja mund të ketë pasur sipërfaqe banimi brenda normave apo nuk janë bërë verifikime, janë dhënë kredi në masë më të madhe nga sa meritonin

Verifikimet - Enti Kombëtar i Banesave u ka dërguar shkresë të gjitha bashkive për të pezulluar miratimin e listave të reja për një periudhë njëvjeçare, megjithëse synohet të mbyllen në 6 muaj

Kreditë e buta, me interesa të ulëta, 0%, 3% e 4% janë përfituar në mënyrë abuzive edhe nga funksionarë të lartë të shtetit, drejtorë, këshilltarë, përfaqësues të kabineteve më të larta të qeverisë. Në listën e abuzuesve nën mbikëqyrje nga auditi janë ish-deputetë, ish-drejtues por edhe deputetë në Parlamentin aktual. Çështja e administrimit të të gjitha të dhënave, emrat konkretë por edhe sasia e parave të përfituara për strehim nga këta funksionarë të lartë të shtetit i ka kaluar Kryeministrisë. Dje, ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban ka pasur një takim në Kryeministri, ndërkohë që sot pritet të ketë një konferencë për shtyp ku do të jepen detaje të auditit të bërë në tre javët e fundit të muajit dhjetor 2013.

Kreditë e buta në këtë rast nuk janë dhënë nga pushteti vendor, nga bashkia dhe më pas të jenë miratuar në këshillin bashkiak por janë pjesë e fondeve dhe kredive që jep Enti i Banesave.

Në rastin e pushtetit vendor, në këto lista kanë përfituar punonjës të administratës, gazetarë, të cilët nuk e kanë statusin e të pastrehëve.

Legjislacioni shqiptar në fuqi u jep mundësi të gjithë atyre funksionarëve të lartë të shtetit në rang këshilltarësh, drejtorësh, zëvendësministrash për të marrë kredi të butë me interesa të ulëta në rast se kanë probleme me strehimin, janë të pastrehë apo nuk kanë hapësirë të mjaftueshme në shtëpi dhe jetojnë me shumë persona brenda pak metrave katrorë. Mesatarja e rrogave të këtyre funksionarëve është 80-90 mijë lekë të reja.

Auditi

Burime nga Kryeministria sqarojnë se është zhvilluar një audit gjatë muajit dhjetor 2013 në Entin Kombëtar të Banesave që mbulon periudhën nga janari 2009 deri në shtator 2013.

Në këtë audit janë kontrolluar kontratat e lidhura me zyrtarët e lartë të administratës, të dhëna nga ministritë dhe Kryeministria, gjithnjë përmes Entit, por nuk janë kontrolluar ende listat e bëra nga bashkitë në të gjithë vendin. Ato do të kontrollohen në një fazë të dytë. Shkeljet e gjetura nga auditi kanë sjellë edhe pezullimin e procedurës së kredidhënies në rang vendi, pasi tani do të verifikohet edhe gjithë listat e dhëna nga Bashkitë. Në listat e kontratave të parregullta, ose me shkelje, ka ish-deputetë, deputetë aktualë në Parlament, zyrtarë të tjerë të lartë të administratës së mëparshme.

Të gjithë këta funksionarë, në disa raste edhe në profesionin e juristit kanë falsifikuar dokumentet, kanë falsifikuar kontratat me bankën dhe institucionet shtetërore që bëjnë ndërmjetësimin ndërkohë që dyshohet se abuzuesit jo vetëm nuk kanë qenë të pastrehë por kanë banesa, prona apo edhe shtëpi të tjera në plazh. Ndërkohë që në dokumentet e aplikimit rezulton se këta persona kanë probleme e jetojnë në kushte të vështira, mbi 4 veta në një dhomë e kuzhinë. Verifikimet e zyrtarëve do të përfshijnë edhe pronat apo pasuritë e patundshme.

Por rezultatet paraprake dhe emrat konkretë do të jenë në kompetencën e Kryeministrisë për t’i bërë publike.

Penalizimet

Aktualisht rezultojnë të jenë lidhur 3500 kontrata nga të cilat 2500 janë nënshkruar brenda një kohe shumë të shkurtër, duke nisur nga mesi i 2012-s deri në fund të 2013-s.

Me përfundimin e kontrolleve të plota dhe në kohën e evidentimit të abuzimeve, në bazë të shkeljes, masës, llojit të shkeljes dhe dëmit real apo potencial që kanë shkaktuar në buxhetin e shtetit, do të merren masa.

Sipas rregulloreve dhe udhëzimeve, në fillim ndërpritet masa e subvencionit dhe detyrohet shkelësi të kthejë mbrapsht atë pjesë të subvencionit që ka përfituar.

Verifikimet nga Enti i Banesave janë parashikuar për t’u bërë brenda një periudhe 6-mujore, ndërkohë që urdhri i lëshuar bashkive në vend është për pezullim të procedurave të kredidhënies për një afat njëvjeçar. Ministria e Zhvillimit Urban është duke shqyrtuar mundësi alternative, mundësinë e ngritjes së programeve të tjera të strehimit, nisur edhe nga fakti se sot në treg ka një numër të lartë të banesave të pashitura.

Në bashkëpunim me bankat dhe Shoqatën e Ndërtuesve shteti pritet të gjejë mundësinë për t’u përfshirë në tregun e këtyre banesave që aktualisht gjenden stok.

14 Komente

Në listën e abuzuesve nën mbikëqyrje nga auditi janë ish-deputetë, ish-drejtues por edhe deputetë në Parlamentin aktual.

Emra? Apo detaje pa rendesi.

Come on, Monda. Minor details smiley

Psh në një gazetë tjetër thuhej Ogert Bylykbashi kishte marrë kredi të butë nga Enti      40 000 € duke vendosur një Garanci 50 000€ ec e merre vesh sa e fellë ësht puna? Dy vëllezrit e Nokës nga Kuksi (njëri emigrant) shtëpi nga enti banesave në Sarandë ec e gjeje dhe xhevahire të tilla duhet të ket plot për të gjithë. Bode ka pas bler shtëpi nga enti si i pastrehë dhe fukara. 

Kjo pune rregullohet keshtu, ata qe kane kredi 0 u behet 1% , ata qe e kane 1% u behet 2%, ata qe e kane 2% u behet 3%, ata qe e kane 3% u behet 4%, ata qe e kane 4% u behet 5%, dhe siper kesaj nuk ka se ky eshte limiti dhe norma e tregut smiley

Po nese te gjithe keta e kane 3 dhe tregu eshte 6 (5.5+0.5 euribor)?

Pjer, kete shkallezimin me nje perqind, nuk e mora mire vesh.Eshte rregull nderkombetar apo sygjerim per ketu?
Sa per kredite e buta po te them vetem nje rast qe e di une.Njona qe eshte motra e njonit, me tre shtepia ne Tirane, me nje OJQ me aktivitet goxha, mori ne ditet e mesdhjetorit dhe nje kredi shpie aqe te bute.... sa nuk nihet fare.

O Pierr kopetenti llogjika jote mund te jete e sakte nese si monedhe kredie do te jete Euro. Por kredia ne rsatin konkret jepet ne leke dhe normat mesatare te interesit per kredite ne leke jane tek 12% ne vit. 

Po nuk eshte faji i saj o Grave, as faji i atyre ministrave etjer personave, eshte faji i bankes qe nuk hulumton me shume per gjendjen e kreditorit. 

Sa per ate rregullin, nuk eshte se eshte rregull nderkombetar, por krijim i imi per te ulur pallogjikshmerine shqiptare (qe vihet re aty) ne nje normalitet. Edhe kendej, familjet e farvera, me shum femije perfitojne kredi te buta me 1,5% , nderkoh qe bankat e kane 4-5% interesin per kredine e shtepive. 

Eee! Po ashtu me thuaj o burre ! Ja qe e paska zgjidhjen puna e korrupsionit.Qeveri te poshtra !

Uuu, po per zgjidhjen e korrupsionit, une kam gjith ato ide o Grava, nga ato te tipit diktatorial e deri tek ato jo diktatorialet me zgjidhje makroekonomike. 

Pjer me ate zgjidhjen" diktatoriale" ma bere mishin puprra-puprra! Mos...me ate! Tjeter,tjeter keshtu"te bute"...!Aty me qendro! Dhe hidhi cpret?A me the ..." tu them?

Cfare ??? Shtet policor....Prape me opoziten.....

Jane nja 7 deputet, 6 PD e 1 PS qe kan marre  kredi jashte kritereve. Osht ba Bish Paloka,Revolt, Revolt, Revol.....ia kan gjet se ka mor kredi te bute si antikapat a si i vobekt a i pastrehe, e ka per tja rras Rama me interes tregu mortgixhin.

Gojet e liga thon se ka mor kredi tbute si thuthuq e ka per te hy nGuiness book....Shqiperia perseri

Edhe gazetar ???
moooooos do jete fevziu frangaj stefani
muci jo se ja kan bo nje shpi dhurate
Haha aman emrat e felliqesireve gazetare kurva

e ka per tja rras Rama me interes tregu mortgixhin...

Kjo eshte nje Rassje ekonomike qe e shpjegon dhe Vizionari Pjer .Po pse nuk mbajne pergjegjesi per "fallsifikim " te dhenash keta vete .Nuk ka Ligj per te verifikuar si e vene pasurine Deputetet .

Keshtu del neser LeftKOPEJA dhe nga leket e vjedhura Popullit "heq nje qime nga nje Dose "  duke bertitur "me Depiluan .Neobllokmenet ! Revolte " 

Pastaj vjen AI i famshmi Poeti smiley me nje zarf me Pllaka Gramafoni nga "na kem fejsin e bukit or tie " dhe hajde shtyja gjelperen ...Shteti Ra .Rrembeni Armet !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).