Toleranca fetare është një virtyt që ka karakterizuar historikisht shqiptarët dhe rasti më i fundit është ndërtimi i një kishe me kontributin e 15 familjeve myslimane.
 
Si rrallë herë, në fshatin Derven të rrethit të Krujës banorët e fesë myslimane kanë kontribuar financiarisht, apo me punë vullnetare ndërtimin e kishës së Shënkollit, e cila sipas tyre po ringrihet për herë të tretë, pas luftrave apo vendimeve për asgjësimin e objekteve fetare në periudhën komuniste.
 
Banorët që kanë ndihmuar në ngritjen e kësaj kishe shprehen se ky kontribut ka ardhur pasi në këtë fshat nuk ka ezkistuar asnjëherë dallimi fetar mes myslimanëve dhe katolikëve.
 
Edhe përfaqësues të kishës katolikë e kanë vlerësuar këtë gjest human në ceremoninë e përurimit të kishës.

"Pa dallim feje, Myslimanë dhe të Krishterë, janë bashkuar vullnetarisht me ne për të ndërtuar Kishën për të cilën u jemi shumë mirënjohës. Ky solidaritet vëllazëror, human e fetar është i veçantë për të gjithë ne dhe Shqipërinë, sepse në të gjithë botën, vetëm Shqipëria ka një fe të përbashkët, Myslimanë dhe të Krishterë", tha meshtari i Kishës së fshatit Derven, Pashk Cypi.

"U habita kur pashë aq shumë njerëz. Unë mendoja se do jenë 20 veta. Gëzohem gjithashtu që shoh aq shumë fëmijë, sepse Shën Kolli është shenjtori i veçantë i fëmijëv", u shpreh zv/Ipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit George Frendo. 

Për ndërtimin e kishës së Shën Kollit kanë kontribuar banorët e 5 fshatrave, kryesisht të besimit musliman. 

Video-lajm

26 Komente

ta gezojne kishen katoliket!    hallall myslimanet!!

Bravo i qofte. Ja keto jane gjera qe te kenaqin shpirtin kur i degjon.

Uau, bravo!!! Shume akt i çmueshem.

keshtu po

hallall

keto lajme te vere shqiptarja ne faqe te pare, jo ata qypat e rruges se dibres

Sna ka ngel noi skic per tempujt pagan... smiley Kthim ke feja te pareve per aq sa majme men. Mire boll!

Tek ky vendi mysliman nuk u gjet para disa kohesh nje kishe e shekullit 16?

merrni shembull smiley

natyrisht. ka shume bektashinj ne Kruje. prandaj...

tobestrafullahhh ec tani e te degjojme myslymanet  e dragostunjes....dragostunja muslim hardcore ....

smiley me ne fund nje lajm i mire, inkurajues dhe kombetar. 

Si gjithnje Kruja na nderon . smiley

po xhami kan ne fshat ato ?

Pirdh se lirohesh i thonë kësaj pune. I shtuan një objekt më shumë, injorancës së tyre kolektive.

Propagande.,fetare,Ja vlen!

Bravo! Jashtezakonisht e bukur!  Ja keto jane gjera qe duhet te promovohen nga ai vend.

 smileysmileysmiley

Me thote kush, banor i cilitdo fashat te ketij vendi, ku nuk ka egzistuar kisha ? Nuk ka asnje! Pra edhe tek keta banore ne memorien historike te trasheguar kisha perben objektin e kultit te tyre. Por le te kemi parasysh se nuk kemi patur numurin e fshatrave qe kemi sot...Ne fshatin tim( i gjithi musliman sot e 234 vjet) i thone nje vendi "tek Kisha"Dhe tek ai vend une kam perjetuar trungun 20 cm siper tokes te nje dellenje me " zemer flake te kuqe" por i trashe sa mund ta perfshinin ...dy burra

dmth edhe ti grave je gati te pagzohesh? njoh nje prift grave, eshte qerrata shejtani, ti bej nje zile? Vetem se duhet te jesh i sigurte ne rezervat e rakise, se po ti thau, te beri helaq!!!

Prifterinj te zotem ...kane dale prej rruges Zotit., se kerkojne kocmani te tjera Bama, pa rakine ja u bejme kabull!

Jo vetëm bregu i Qishës vazhdon të quhet i till , por edhe emrta e vendeve vazhdojnë të jenë me emërtime me Shën para. 

Te gjitha emrat e vendeve, te arave, te grykave, te vendlutjeve pagane, jane te krishtere.Flas, per krejt laberine...!

Pak rendesi ka , perderisa e kemi ne gjak tolerancen fetare kjo tregon se kemi qene  , jemi dhe do te jemi shqiptare te nje perjardhje te njejte si komb  . besimi eshte personal apo jo ?

saken se ndertojne ndonje shkolle me pune vullnetare keta..

smiley

shqiptaret e shkrete , hallemedhenj paskemi qene

Meravigliosi.....kjo tregon se sa i pavend ,tendencioz e maskara eshte idea qe duan te krijojne per shqiperine si vend integralist....smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).