Ministri i Brendshëm nuk ishte dakord dje, por pak shqiptarë do ta besojnë që policia ka ndonjë fije kontrolli mbi atë që ndodh në Lazarat. Madje më shumë se kaq, sa herë kjo e fundit ka tentuar të vendosë kontroll apo marrë nën kontroll zonën është përballur me kundërshtim të hapur deri edhe me armë, ndërsa jo pak herë operacionet e policisë janë shoqëruar me “hakmarrje” kundër Gjirokastrës apo fshatrave në ultësirë, ku banorët ankohen për breshëritë prej Lazaratit që godasin çatitë e shtëpive.

Ministri i Brendshëm sidoqoftë thotë se “…nuk njeh zonë ku nuk ushtrohet autoriteti i shtetit dhe autoriteti policor”. Përballë kësaj, “Deutsche Welle” apo televizioni francez ‘M6’ sollën pamje jo të rralla, deri edhe të punëtorëve të hashashit ndërsa bënin gati bimën për shitje dhe paketonin atë. Media shqiptare nga ana tjetër ka përcjellë më shumë se një herë pamje edhe të fëmijëve që shkonin për të punuar në Lazarat. Në shumë vite, e vetmja gjë që ka bërë policia ka qenë një tentativë, duket e dështuar, për të bllokuar punëtorët e hashashit apo bllokuar ujin dhe plehun me postblloqe në të dalë të Gjirokastrës. Në të gjitha këto raste kundërpërgjigje kanë qenë të shtënat me armë nga zona mbi qytet. Hera e fundit është ajo e 13 gushtit, ku pas bllokimit të makinave dhe disa punëtorëve, një 26-vjeçare u plagos në Gjirokastër nga të shtënat prej fshatit.

Shumë njerëz do të thonë, a ka polici në fshat?! Në një nga herët që e vizituam dikur më 2004, pasi nga fshati u qëllua me armë kundër një helikopteri italian monitorues, në fshat kishte dy punonjës të policisë. Të dy, krejtësisht të qetë surbnin kafe prej tarracës së lokalit dhe poshtë tyre ndodheshin oborret e hashashit. Nuk ishte nevoja as të shkonin më larg sesa të dilnin nga kafeneja për të bërë punën e tyre, por duket, ishin dakordësuar me situatën.

Nuk dihet nëse sot ka ndonjë punonjës policie në fshatin e shumëpërfolur. Ndërkohë, 8 vite të qeverisjes së PD-së, e cila më herët kishte mbrojtur publikisht me deklarata zonën si të persekutuar prej policisë, asnjë tentativë për vënien nën kontroll apo ndalimin e mbjelljes së hashashit nuk funksionoi. Madje edhe vetë vizitat e funksionarëve të lartë, përfshi edhe ministra të Brendshëm, nuk kanë qenë të frytshme përtej deklaratave se gjithçka ishte nën kontroll, madje edhe dilnin prej andej me premtimin se banorët u kishin dhënë llafin që nuk do të mbillnin më hashash. Për të mos thënë që vizitat kryheshin dhe kishin në sfond oborret me narkotikë.

Por, a është Lazarati njolla e zezë? Banorët e fshatit ankohen prej kohësh për mungesë mundësish të tjera fitimi dhe po ashtu edhe për faktin se nuk janë të vetmit që kultivojnë hashash dhe se nuk kanë pse të jenë të vetmit të shënuar me gisht. Nga ana tjetër, fakti që gjithçka në fshat ndodh haptazi dhe jo fshehur mes pyjeve, duket i bën ata më të cenueshëm. Ministri i Brendshëm tentoi dje ta ndante fshatin në dy pjesë; në ata që e shkelin ligjin dhe ata që nuk e shkelin atë. “Unë përpiqem të besoj se bëjmë një gabim kolektiv kur Lazaratin e konsiderojmë një fenomen të paprekshëm në bllok, madje unë besoj se edhe ata që na dëgjojnë sot në Lazarat e ndjejnë presionin e të damkosurit si fshat, si fenomen kriminal”, – tha Sajmir Tahiri duke iu përgjigjur pyetjes për atë që ndodhte me fshatin.

Nëse ka sot ndonjë plan për të ndryshuar faktin dhe fshatin e përfolur është ende e paqartë, ministri nga ana e tij tha se ndërhyrja do të vijë shumë shpejt. “Ata, që në Lazarat dhe nëpërmjet tij kryejnë veprimtari kriminale, do marrin atë që meritojnë në kohë rekord. Policia e Shtetit dhe unë jemi fare të vendosur për këtë. Qeveria është e vendosur për këtë, pasi nuk njeh asnjë zonë ku nuk ushtrohet autoriteti i shtetit dhe autoriteti policor. Kjo është e sigurt”, – tha Tahiri. Por plani për ta bërë këtë mbetet i paqartë. Ministri i Brendshëm pranoi ndërkohë se çështja është më e komplikuar se një ndërhyrje policore, duke kërkuar në njëfarë mënyre edhe të ndajë përgjegjësitë për atë që ndodh në zonën e Lazaratit, edhe pse nuk ka sqaruar me atë që nënkupton me pohimin se nuk kemi të bëjmë vetëm me një “çështje policore”. “Di t’ju them që nuk bëjmë mirë ta konsiderojmë vetëm çështje policore mbjelljen e narkotikëve, jo vetëm në Lazarat. Është një çështje shumë më shumë sesa kaq dhe ndërhyrja në zonën e Lazaratit e përreth duhet të jetë shumë më shumë sesa policore”, – tha Tahiri.

Ai gjithashtu kërkoi që fshati dhe banorët e tij të ndërgjegjësoheshin, pra në njëfarë mënyre të braktisnin mbjelljen e narkotikëve. Gjasat që kjo të ndodhë vetiu sidoqoftë janë mjaft të vogla. Thirrjet u ngjajnë shumë deklaratave të mëhershme të ministrave që merrnin “zotime” se në Lazarat nuk do të mbillej më hashash, apo operacioneve të policisë për të bllokuar cisternat me ujë dhe furgonët me punëtorë.

73 Komente

Lazarati më duket një situatë tipike lose-lose. Po u fut policia me dhunë do vriten banorë e policë, po nuk hyri do jetë një turp për shtetin që në shekullin e 21-të ka akoma zona në Shqipëri ku nuk ka shtet e ligj. Tani 1 milion votat që morën, i morën fiks që të bëjnë dhe zgjidhje të vështira e të marrin kostot e tyre. Mu dukkën qesharake thëniet e Sajës që duhet të sensibilizohen banorët. Kush bën miliona lekë përfitime do i mbrojë me çdo kusht këto. Po si  gjithmonë Saja flet në ajër, pa plan (dhe pa dëshirë apo bythë ta bëjë një plan). Dhe ndërkohë merret me gjobat, show-rat me tritol e plot gomarrliqe të tilla. Amin për shtetin gjysmak.

Edhe pa nje milion vota eshte futur policia ne Lazarat dhe ka vrare nje person. E ka bere shoshe me plumba. Jane futur te maskuar e kane futur ne gracke nje te forte te Lazaratit,nje nga ata qe mbushte kutiat e votave per deputetin e zones , Genc Ruli.

Mirepo, ne vend qe shoqeria dhe gazetaret si ky mavria qe shkruan sot, te ushtronin presion me shume mbi fshatin, morren ne mbrojtje kete tipin e forte. Ishin tejkalu nr i plumbave qe duhen per te vra nje njeri. A nuk bene keshtu edhe ne rastin e para disa diteve kur policia vrau ne aksion nje person qe kishte plagos nje oficer policie?

Te nesermen a te pasnesermen, lazot sulmuan me arme komisariatin e Gjirokastres. Natyrisht keshilla e njerezve te mencur ishte qe te mos destabilizohej dhe Gjirokastra keshtu qe punet u lane ne mes e policia nuk u perkrah.

Dje lexova dike ketu ne PPU qe thoshte perse Shkodra eshte katandisur "keshtu" ( etj etj)?

Po eshte katandis sepse duar te liga, po te liga fare , per 10 vjet i kane sumluar me arme komisariatin e policise plot 3 here dhe i kane vrare dhe nje Drejtor policie. Kush mendon ( ai qe i ka mend ne koke ) se mund te jetoje apo investoje ne nje vend me te tille pasiguri?

Kjo qe po behet sot eshte e njejta gje, te sulmosh policine se Saja ka dashnore eshte tragjike. Te dekurajosh policine eshte tragjike dhe ligesi deri ne ekstren. Jemi qytetare te papergjegjeshem. Nuk mund te nxirren kurre perfitime duke sulmuar policine, kurre. Aty eshte ministri i brendshem le ta bejne copash politikisht, por policia duhet lene jashte. Kush e ben eshte shkerdhate i certifikuar.

Kush tenton dekurajimin e policise eshte duke punuar kunder te ardhmes se femijeve te vet.

Kur na ndodh nje ngjarje kriminale gjeja e pare qe na shkon ne mendje eshte pikerisht ndihma e policise. Kur na thuejne xhamat nuk lajmerojme ne bashki as ne PD e as ne PS, por tek polici i zones , qe kur e shofim ndonjehre te stonoje, tallim dhe menderen ne. Ta dekurajosh policine si trupe, psh si ne rastin e atij "tepelensit" te Rrozhanit, eshte sa gjykim gjysmak aq dhe i rrezikshem. 

Kushdo qe e ben e ne cfaredo forme qe shpreh eshte hajvan do thoshte turku. smiley

Ne synojme nje zbatim ligji shembullor nga policia , kur ne fakt shkelesit e ligjit jemi ne. Po nuk ka pse tolerohet me rastet e abuzimit nga policia, rast pas rasti.

P.S. Te me falesh qe t`u drejtova ty, por gjeta shkak per te thene dicka qe duhet thene.

Fiks 2400 germa

Kot sa për muhabet, nuk është se i jam drejtuar policisë, por ministrit (ca me shaka se ne të lagjes Saje e thirrnim e saje i themi) por u çudita me deklaratën e tij, që mu duk groteske, idiote dhe cinike. Nuk flitet që fshati të jetë vigjilent, por që të mos kultivohen bimë narkotike. Policia ka punë të vështirë (më të vështirën) por kjo qeveri, e ardhur me aq vota duhet të ketë guximin të zgjidhë këtë çështje. Po s'pate këllqe të zgjidhësh këtë çështje, hap krahun e të vijë tjetri.

Edhe pa nje milion vota eshte futur policia ne Lazarat dhe ka vrare nje person. E ka bere shoshe me plumba. Jane futur te maskuar e kane futur ne gracke nje te forte te Lazaratit

Bravo cuna!

te sulmosh policine se Saja ka dashnore eshte tragjike.

Une kete vec ty kam lexuar qe e thua, jo te tjere. Rrezik as poeti s'e ka thene kete (te me falesh se s'e lexoj). Une s'kam lexuar njeri te sulmoje policine pse paska Tahiri dashnore. Permendja e dashnores se tij eshte bere per te treguar per nepotizmin qe vazhdon ne vendet e punes ne administrate e jo per per te sulmuar policine sic po perpiqesh te inskenosh ti cdo dite. Nese dikush vihet ne krye te policies jo per shkak te aftesive por prej nepotizmit, si mendon ti do jete niveli i drejtimit dhe efikasiteti i njerezve qe drejtohen prej ketyre njerezve?

Kush tenton dekurajimin e policise eshte duke punuar kunder te ardhmes se femijeve te vet.

Jam shume dakort me ty - sinqerisht e kam. Pooor... padashje sapo shfajesove te gjitha aksionet policore te km paraardhes, perfshi dhe 21 Janarin.

Gjeja me e keqe qe mund ti jepet koth-komentuesit eshte pergjigje serioze. Aq me teper pas komenteve te tilla kur del nga fusha e thashethemeve, tek e cila ka nje fare eksperience si propagandist i katit te dyte, dhe futet tek argumentimi dhe llogjika e tij personale. E shef vete cfare lemshi ka krijuar aty siper duke permend dhe akuza qe askush nuk i ka bere ndonjehere. 

Prandaj, seriozisht, merre me pak seriozisht muhabet.

Do e hash dhe ti nje "s'na the gje"

Une mendoj pozitivisht dhe ne fillim u jap hapesire njerezve, jap "benefit of the doubt.

Kush tha qe nuk ja kemi dhene dhe ky e ka shperdoru?

Keshtu si e ke nisur do futesh ne me shume lista te zeza "mos i fol shoferit."

Moter Endrita, nuk i kupton ti keto gjera se je i trashe. Nuk eshte me inat.

U bere etalon i trashesise. Ene mos u shoqero me cuna se ke fillu me fol llafe te pista. smiley

Ej se desha me te pyet, ato makinat me xhama te zi qe shkelin semaforet prandaj i duheshkan Sajmes? Do futet ne Lazarat me to? Keshtu te thane ty? smiley

Ja e shef zonja Gjembi qe mundohesh e mundohesh e nuk qullos gje. Po lexoje dhe nje here cer them une. Me degjo mua, asgje nuk humbet.

Permendja e dashnores se tij eshte bere per te treguar per nepotizmin qe vazhdon ne vendet e punes ne administrate e jo per per te sulmuar policine sic po perpiqesh te inskenosh ti cdo dite.

 Tani une ty te kam hater se ti nuk je si moter Endrita qe flet llafe te pista, ndaj nuk po te them qe nuk na the gje. smiley

Tani te jesh dakort ti me mua une duhet te shof qendrimet e mija. smiley

Nëse ka sot ndonjë plan për të ndryshuar faktin dhe fshatin e përfolur është ende e paqartë, ministri nga ana e tij tha se ndërhyrja do të vijë shumë shpejt. 

Po mer gazetar, ler nr e telefonit te te lajmerojne si e cer do bejne me Lazaratin. Keshtu punon policia ne cdo vend te botes., lajmeron paraprakisht se cfare masash do marre per X operacion policor. Do te lajmeroje dhe gazetaret.

Edhe Rrozhanin e Koqos bile do e lajmeroje.

Zgjidhja eshte e thjeshte! Mund te legalizohet mbjellja dhe perdorimi i marijuanes. 

tamam si Doktor Adhamudhi ke folur....... kërreje te shpetoj tjetra!

Edhe unë për legalizim jam (shto dhe prostitucionin). Por kjo do ja 3-4 vjet kohë, diskutime ndoshta referendum etj. Problemi nuk është konsumimi, është pazotësia e shtetit për të vendosur ligjin.

Une nuk jam per prostitucionin por gjithkush ka mendimin e vet...  Per marijuanen, mund te bisedojme gjithe diten, por kur me permend  zbatimin e ligjit me zhvesh nga te gjitha argumentet qe kam...

 

po ja u legalizua, e po pastaj...? sikur te gjithe shqiptaret, nga 0 deri 99 vjec te tymosnin hash 8 here ne dite prape ajo qe prodhohet ne Lazarat e me gjere nuk do te mund te shitet dot.. me pak fjale, prodhimi i Lazaratit eshte per tregun Evropian, e jo ate shqiptar.

p.s. si je me studim/analizen e tregut..?

Ke te drejte. Une e leshova fjalen kot....me shume per tu tallur se ndonje gje tjeter. 

Lazarati nuk eshte ceshtje vetem policore, por dhe perfitimi, punesimi.Ndaj behet e veshtire nderhyrja aty, sepse Lazarati eshte nje mpleksje te fortesh, pushtetaresh dhe nevojtaresh. Jane punesuar rreth 3500 veta aty , te cilet shkojne nga te gjitha qyetet.

Duhet te mbaroje koha kur te fortet bejne ligjin! Kjo eshte situate e komplikuar per policine por jo e pazgjidhshme. Them se deri tani nuk eshte bere gje sepse lazot kane para te madhe edhe paguajne policine, edhe ne rastin kur policia hyri ne lazarat dhe vrau ate djalin, lazot treguan forcen duke djegur komisariatin...cberi policia me pas? Asgje, ben sikur skishte ndodhur gje...jam i bindur se nese shteti vendos te nderhyje sic i ka hije nje shteti, cdo gje mer fund brenda sekondit!

Ky eshte tremb keq fare , se kush dhe si e ka tremb nuk e di por thone qe i vrane nje shok te ngushte , pune lojerash fati thone.
 

i kane rrujt sqetllen!! vazhdo Sala me thashetheme dekurajuse po spo mledh dot as 100 veta per miting, s'po ua ma bytha se mos e hane noi koqe plumi.

Do ja degjosh krismen dhe Lazove, se ua kane kape te gjitha dergesat, 1 tona aty, 2 ton ketu aq prodho dhe lazarati se nuk eshte myzeqe, te rrine te hane mut ne lazarat sa te bejne ndonje K**llik nga inati dhe te legjitimohet raprezalja. 

E mer nisha, shteti e kap leprin me qerre, ku eshte ajo avukatja e pallatit te Vlores, ku jane ata qe kishin ble shpiat pse s'po dalin te aplikojne per kompesim???

E non e non, jane minimumi edhe 3 vjet e 7 muaj para, do mjaftoje dhjami apo ua rropi edhe juve lekuren Sala?

3vjet e 7 muaj..,,,s'ke faj qe i ke varur shpresat tek e ardhmja, vet Tahiri i rendit ka folur si  psikolog i nje shkolle 8 vjecare

keq puna, perdite vrasje dhe grabitje , rendi me keq se kurre gjate 100 vjeteve te fundit , po shkohet deri aty sa te krahasohet me 97 - en . Rrumpalle hesapi , Rrumlindje.

http://www.gazetatema.net/web/2014/01/16...

O Brado, me thuj ti mu si mund te rilindin robt pa vdek i her?

Duhet me lexu...nje liber , i cili flet per kete!

smileyCa do me thene hyn e del krimineli i rrezikshem nga burgu si me qene hotel. Mos u paguajne edhe ndonje 15 ditesh pushime vere? 

Persia kohe mafiozet vrasin njeri tjetrin e Jo popullin e thjeshte nuk ka ndonje qeder te madh.

Kujt s'i intereson legalizimi/rregullimi i kultivimit te hashashit ne Shqiperi pervec mafies qe perfiton nga monopoli i indrustrise se Lazaratit?

Mos valle parate qe do perfitoheshin nga helmeve e Sirise ishin me te preferuara?

Tek e parafundit, cila qeveri pervec Rilindjes me karikatore 1 milion shuplakshe mund te ndryshoje harten e pjeses jo-evropiane te Evropes? 

Kane bo budalliqe pa fund, po ketu e ka mire, le ti japi dhe 24 ore kohe.

Cdo gje qe ndalohet krijon premisa per tu menaxhuar nga te fortet, apo nga krimi i organizuar duke krijuar keshtu kosto shtese te panevojshme per shoqerine dhe perfitime te pamerituara nga ana tjeter per ata/ato qe qe meren me gjerat e ndaluara. Ja te marrin si shembull Tajlandet, aty ku lulezon liria e te berit seks me nje kosto te ulet. Prostitucioni aty nuk eshte i ndaluar dhe prandaj nuk do te shohesh as tutor, as femra qe dhunohen per tu perdorur si prostituta. Perkundrazi kemi ne pergjithesi nje selfemployment dhe me pas struktura te mireorganizuara ligjore qe veprojne ne kete biznes. Kjo ka bere qe cmimi te jete i ulet, cilesia e sherbimit e larte dhe siguri absolute. Ne fund te fundit nuk i krijohet te gjitheve mundesia te gjejne partnere reciproke per te plotesuar deshirat seksuale te cilat per "fat te keq" jane shoqeruese gjate te gjithe jetes. Ja psh perfytyro nje femer qe per shume aresye nuk i afrohet asnje mashkull cfare duhet te beje? Duhet qe te ndrydhe pergjithmone deshiren e te berit seks? A nuk eshte kjo nje mohim i nje te drejte nga me elementare apo jetesore te njeriut? Pse te ndalohet me ligj ofrimi i seksit nga nje mashkull kundrejt shperblimit? Per mua kjo nuk ka sens, perkundrazi eshte dhe kriminale nese e shikojme ne aspektin e mohimit te nje te drejte nga me jetesoret. E njejta gje mund te thuhet edhe per nje mashkull. Pse une psh duhet medoemos qe te perpiqem te lidhem me dike (femer) duke harxhuar ore e dite te tera vuajtje per te arritur qellimin (te berit seks), kur fare mire mund ta beja ate kundrejt nje telefonate dhe pagese nese nuk do te ndalohej nga shteti? 

U zgjata shume, por mendoj se ka gjera shume thelbesore dhe jetesore qe akoma nuk jane regulluar, sepse ka njerez/kriminela qe pasurohen pikerisht sepse kemi kufizime te tilla.

Kane nis nji alikopterr me i nxon kta tipat mer ej, a merrni vesh apo jo, alikopterr!!! Paska pas te drejte Roni kur thote "mmmm era shtet"!

Fushat e gjera me lule, q'u kam nder ment dit' e nate...

vec per nje fushe me lulekuqe me ka marre malli.

Dil ne Tennessee ne prandovere .pergjat I 65 eshte plot me paparune.

Skam qene ndonjehere atje. Lejohet me shku me e vizitu ne qytetaret e thjeshte? Lol

Mund te shkosh se pa viza eshte, por a ke nanji gjobe te papagume, se te ndalon policia e shtëtit ne kufi.

Jo nuk u kam dhene shancin akoma me m'gjobit. Do e provoj kete vit. Se mos e bejne ate gabim!!! 

Po pikerisht ato qe nuk u kane dhe shancin jane gjobit te paret. A do shkosh me avion, qy aty do te shkruhet gjoba per makinen.

Aq te pacipe jane? smiley 

Aq te trashe

Sa e ka numrin Tahiri?!! Ma jep just in case! 

Leje se kush i nigjo tu thone Tahiri ka dashnore. smiley

Po ti ke Lazaratin tat mu ne mes te Amerikes mi goce qe eshte 10 here me i modh se gjithe Ballkani. Nji bilete per ne Denver dhe ke kry pune. 

Edhe perplasja me arme, nuk eshte e keshillueshme, kjo do te sillte viktima nga te dyja krahet, plus nje imazh shum te keq per Shqiperine. 

lazarati eshte e keqja me e vogel e shqiperise.  tek e fundit sjellin para ne shqiperi .  le ta ligjerojne e behemi edhe ne eksporues ne nje fushe.  po te jene te zote tu vene taksa.

ka dhe arsye te tjera pse sulmohet lazarati.  eshte ne mes te fashatrave greke dhe prish vazhdimesine.

Mire lazaratin na e nxorren jashte territorit te republikes, po tani paska dhe fshatra greke? Deri ku do na sjellin kufinin keto mrej? 

dje a pardje kishte nji lajm se si ishin kap emigrante ilegale ne nji kamion pasi kishin dale nga Lazarati. Dmth aty mren, nuk bohet llaf me ndalu njeri.

Qe kurse renea hongri kolpon ne lazarat nuk futet mo njeri atje.
 

s,ja mban suma te thot gjys llafi per Lazot,hajde minister i perbrendshm ,hajde

Kryetari si Qen Kufiri ? 

 

si qen kufiri vlere. Ti ke thy naj gjo te re kto kohe?

Kryetar paske henger fasule  me shumice .Nuk tu mbakan  Altot e  Patriotet sa po cudit dhe Partine e te Tredhurve Mendore .A je vete i Tredhuri apo te kane marre Nikun ? .

Leri keta dhe mos merr persiper rrolin e qenit te Kufirit .As te qenve te kryqezuar me derra qe jane zbulus te medhAnj  te droges e atyre qe dalin nga Lazarati e kuterbojne arome ilegale .

Jepe vijen si te zgjidhet !!!

Paska ftuar Sajmir Tahiri Sokol Ballen ne Top Story.

smiley

kush eshte te opinioni?

Nuk e di , Klanin se kap televizori im smiley

Sa ja vini veshin ne ju llafes se kryembeses. smiley

po me bon kurioz. ne fakt, gjithe te antarsuarve me LSIne iu ndalohet Klani se ben keq per veshkat smiley

kuptoj smiley

e paske televizori smart TV si puna ime.

Ja Policet e Rilindjes , ve gjobe per mos venie rrip sigurimi 10 mije leke .E le gjoben tek fshireset e xhamave sepse shoferi nuk ishte ne makine .

smiley 

thuaj ça te duash ,polica te tille skemi pas kurr

More krejt me rregull por une dua te di, konkretisht cfare demi u sjell lazarati qytetareve Shqiptare????? A di dikush te ma artikuloj? 

as edhe nje dem nuk ka sjell lazarati per askend, jo vetem shqiptareve. po mos kishte treg, nuk do kishte prodhim. ngadale ky produkt nga ilegal po kthehet ne legal, njesoj si me alkolin shume vjet me pare. politika me e mire e drejtuesve shqiptare eshte qe ta legalizojne dhe do bijne rehat te gjithe. nje marreveshje tregare me hollanden (ku hyn beluli mik) dhe kjo zgjidhet shume kollaj. si puna e armeve kimike, mund te kete probleme me transportin, por nuk eshte se nuk ka zgjidhje. 

Ata po heqin nga lista e te papuneve, me 10ra njerez nga Gjirokastra dhe Tepelena  smiley  po i bejne nder shtetit! 

Eshte çeshtje e komplikuar...Ne nje shikim te pare, nuk ka pasur ndonje dem direkt tek qytetari shqiptar, perveç atyre qe punojne dhe jetojne ne Lazarat. Por ne nje plan me te gjere, moslegalizimi i marijuanes (per perdorim dhe mbjellje) ka rritur nivelin e ekonomise informale qe nuk eshte kurre pozitive per funksionimin e nje sistemi te shendetshem tatimor. Tani, lind pyetja: pse nuk legalizohet, atehere? Per arsye teknike dhe praktike shume te thjeshta siç jane pamundesia te eksportosh ne tregje ku marijuana nuk eshte e legalizuar, dhe si pasoje vazhdimi ne ilegalitet te mbjelljes dhe eksportimit. Pra edhe sikur te legalizohet, nuk do te kete ndonje ndikim domethenes. It's a fucked-up situation basically...

Bilanc lufte , vetem sot 5 te vdekur smiley

Rilindje.

si e bo ate te habitmin e verdh, o Brad, se nuk i jap kon.

 shtyp Alt.. pastaj fillo e leviz koken dhe dergo komentin smiley

Aty ku dergon komentin ke nje kokverdh qe qesh smiley kliko aty dhe dalin me qindra kokverdha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).