"Ne nuk kemi mbërritur në pikën ku jemi, për shkak të qeverisjeve pa aksione humanitare, por prej qeverisjeve që nuk kanë ditur , ose më keq akoma, nuk kanë dashur që të qeverisin më drejtësi".

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj, është angazhuar së fundi dhë në shpërndarjen e ca ndihmave, kryesisht ushqimore, për familjet e ish-grevistëve të urisë në rradhët e të përndjekurve nga ish-regjimi komunist. Nuk dua ta paragjykoj ministrin, pasi as kam arsye e as kam nevojë; gjesti tij shërben vetëm si një ngacmues për një lloj qasjeje tjetërfare ndaj kësaj kategorie. Mundet të kenë dhe nevojë për ushqime; madje të jenë në kufijtë e mbijetesës, e për këtë duhen ndihmuar në çdo formë, por kursesi nuk duhet të shihen si nevojtarë të rëndomtë; ose të përfshihen në shtresat e margjinalizuara. Problemi i tyre është tejet kompleks.

Eshtë në të vërtetë një lëmsh që nuk i gjendet filli. Ishin të kompaktësuar në fillim, e shiheshin si një yllësi e shndritshme në qiellin e demokracisë shqiptare. Por të parët e nuhatën lojën që po bëhej me ta, për t`i lënë ashtu,  të varur nga kocka qeveritare pa shumë pretendime; për t`i përçarë e për t`i zhvlerësuar si faktorë politik. Ndaj dhe pas rebelimit studentor e grevës së tyre të urisë, të dytët pas tyre ishin ata, të përndjekurit, që u ngritën kundër Berishës në mandatin e parë, duke ngrënë dhe ca shkopinj të mirë gome kurrizit. Fati i tyre dihet: u bënë lëmsh mes shoqi-shoqit; u ndanë në disa lloj shoqatash; zëri i tyre nisi të mpakej, e kush eci para, eci o për shkathtësi të vet, ose për flirtim me politikën, në sensin e nënshtrimit e shërbimit total ndaj saj, pa asnjë skrupull.

Tek e fundit, ata janë pjesë e kësaj shoqërie, dhe deri diku kanë atë lloj fati që ka patur e gjithë shoqëria. Vështirë se mund të shihen si të veçuar, ndonëse bëjnë diferencën në vuajtje. Për këtë arsye, ata nuk do donin asgjë më tepër së një politikëbërje të drejtë, që më pas të jetonin në një shoqëri të drejtë, tek e cila të rigjenin të drejtën e humbur dhe ata. Pra, nuk është çështje ndihmash: një kg sheqer,  një grusht miell, dy shishe vaj, ca makarona; një kavanoz reçel; një palë tuta sportive, një xhup nike apo një palë këpucë me qafa; apo qoftë dhe një apartament a një bursë studimi. Eshtë çështje drejtësie! Ne nuk kemi mbërritur në pikën ku jemi, për shkak të qeverisjeve pa aksione humanitare; por prej qeverisjeve që nuk kanë ditur , ose më keq akoma, nuk kanë dashur që të qeverisin më drejtësi.

________

Shenim: Titulli origjinal i artikullit eshte "Të përndjekurit, për çfarë lloj ndihme kanë nevojë?!"

60 Komente

Fillimisht more z.Ermir mbushet frigoriferi...Mbasi mbushet frigoriferi fillon dhe ngrohesh,me pas fillon dhe merr librin per te lexuar,ne fund fare duke u bazuar ne ate qe lexon vihet drejtesia dhe rregulli..Pa mbushur frigoriferin cdo gje eshte nje hic me pak gje siper...

Drejtesia s'ka te beje vec me denimet penale (bile s'ka te beje fare me to ne artikull/kontekst) dhe natyrisht qe ka te beje dhe me frigoriferin, sidomos me frigoriferin sa i perket qeveri(sje)ve.

Per me teper, artikulli thote qe si te perndjekurit, si gjithe te tjeret, s'kane nevoje per lemosha, po per nje qeverisje te drejte dhe dinjitoze. Kjo jo vetem qe s'eshte ceshtje lemoshe apo dhurate pakosh makarona, por eshte arsyeja e punesimit te qeverive dhe gjithe administrates shteterore.

Pertej asaj qe shkruan autori, jam kurioz te di kriteret e qeverise Rama (via Veliaj) per keto ndihmat selektive-televizive; me ngjan si ai filmi...ti, ti dhe ti, juve te tjeret ngrohuni ne diell (Beluli i gjen detajet e filmit).

Nje pyetje kam per ty xhibi....E ha prasin zotnia juaj...???

Ish-të përndjekurit
Në buxhetin e vitit 2014, zëri për kompensimin e ish-të përndjekurve është vetëm 18 milionë lekë. Për vitin 2013, në buxhetin e rishikuar fondet për këtë kategori ishin 30 milionë dollarë. Pra, për vitin 2014, do të kemi plot 12 milionë dollarë më pak.

KRAHASIMI

Buxheti 2013 i rishikuar
• Fondi për ish-të përndjekurit 30 milionë USD
• Fondi për ish-pronarët 19 milionë USD
Projektbuxheti 2014
- Fondi për ish-të përndjekurit 18 milionë USD
- Fondi për ish-pronarët 16 milionë USD

keta jo vetem qe s'po ju japin ate qe ju takon dhe ju premtuan, por keta po tallen me te persekutuarit qe i perdoren edhe si lende djegese.

Parate per ish te persekutuarit ne krahasim me buxhetin e '13 jane ulur ndersa Vilajet Qyrku ju jep makarona.

Skender Tufes i ka dhene makarona dhe dashuri smiley

O tenxherja me kapakun, ju mund ti kishit dhene jo 30 po edhe 300 milion te perndjekurve se me pare borxh i benit te gjithA. Tani kane ndryshuar kohet, gjerat behen me plan. Eshte i gje qe quhet fiscal responsibility, ju si te djathte duhet ta dini se republikanet e shkrete ter diten per ate ngjiren. Le qe ca them une te dini ju. Ju deri dje u lanit nje here ne muaj. 

Tani kane ndryshuar kohet, gjerat behen me plan.

Jo mo jo. Ashtu ee?? Po qysh kur kshu?

Qe kur hongret 1 meleon coka pra mo. Pu ske faj, ala skeni bo analizen e humbjes ndaj pyet keshtu. 

Kur s'di c'te thuash, fap 1milionshi. Trollizem hesapi.

Jo mo , Salihu udha shume ! Ca prallisni! I perdori dhe kete e dine dhe kalamajte.Sot problemi i kopshtareve te opozites eshte ...veshja dhe stili i djaloshit Veliaj?Dhe makarunet.
Ata kane nevoje tu jepen ato qe u kane takuar.Per makarona dhe bozhurre kane nevoje ...ata te sahaneve ...

1 me 1 eshte dollari me lekun? 

Hunter, seriozisht e ke ti ket parrulle...??? po ato ishin veç ne leter mer daj, se nuk u dhane as i grosh... keshtu me rrena, une po u jap nja 100 meleone....dhe te me bojne kryetar....

Hunter dil icik jashte e pyeti ish-te perndjekurit a i more ato 30 milione! ku shkuan, se Vallahi ne xhepin e tyre jo?!

ndryshimi midis te pareve dhe dyteve tashi eshte se , te paret ishin hajdute druvare maloke, te dytet jane hajdute te shkolluar me buzeqeshje dhe thike pas shpine smiley

me perjashtim te disa njerezve te ndershem ne pakice ............

ju te tjeret  asnje ndryshim s'keni 

ou? qe kur kshu? sa shpejt i harrut ato makaronat e rames mer? i qitshit nji m'dy, me ven e pa ven, sa here bonte naj hyner sala edhe thoshin naj llaf PSja ne at kohe, tak makaronat e edit, edhe u kry. nuk kishte argument me bindes se ky. smiley  taze te gazetes 55 e keni. 

s'thon kot qe gluteni ka te kqiat e veta. smiley

 

 

Falenderoj Xhibin qe e solli dhe adminet qe hapen driten jeshile per kete artikull. Autori ka shkruar shkurt dhe qarte, thjesht konçiz, dhe kjo menyre me pelqen. Shum shprehje te tij, ngjajne si fjalet e te ndjerit Grigor Zaharia (Ligori), i cili gjithmon thoshte se te perndjekurit u perçane me shume ne kete kohe (koha e Buall Mavrise) se ne kohen e merhumit. 

Eshte e pashmangshme qe ky vit do jete vit i revoltes se forte qytetare. Qeveria e ngjalave ka genjyer dhe ka mashtruar njerezit, edhe ata qe e mbeshteten deri duke u bere lende djegese.

Premtoi demshperblim me te madh dhe me te shpejte per te persekutuarit, ju jep vetem makarona, fondet per ta jane zvogeluar edhe me shume.

Premtoi legalizime falas dhe ju mori votat fakireve, po ju jep falas vetem rrenat, kane per te paguar nje me nje.

Ju premtoi njerezve ne pergjithesi heqjen e tvsh per ushqimet e shportes, perseri rrene me bisht.

Premtoi ulje taksash per shumicen, tjeter rrene me bisht, te gjithe ne taksa direkte dhe indirekte do paguajne me shume.

Borxhi publik, nga 60% e gdp qe ishte do shkoje me qeverine e ngjalave 85%.

Vetem sheshi i qytetareve te lire, koherent dhe demokratike e zgjidh kete pune.

Qytetaria refuzon te trajtohet si dele nga mashtruesit e qeverise se ngjalave.

Eshte e pashmangshme qe ky vit do jete vit i revoltes se forte qytetare

ti po ti, gjithe revolta ti. ti ishe nga ato miza ti flisje per revolta qe nga gerdeci e gjithe thagmat me rradhe. po je lok dhe vec rremujen ke shok dhe mik, se ne rremuje keni jetuar tere jeten. atje gjeni nje shteg per vjedhje, poshtersi dhe me gjere. 

e beri njehere loku ne '97 shqiperine zjarr e flake. donte ta bente dhe ne '98. e nisi por nuk e bitisi se u zgerlaq nga marizo lino. 

s'ka me, harrojeni. 

ajo qe thote ai merret me mend, ja thashe edhe une asaj Albes202154 tek nje teme tjeter, kur filloi te me tregoje se me taksat do paguheshin borxhet ndaj te huajve.

dhe nuk ka te beje fare fakti qe ne qeveri, jane socialistet. kush te doje te jete ne qeveri (bile aq me keq sikur keta te jene te huaj), shqiptaret nuk do i paguajne taksat (historikisht nuk kane paguar te tilla asnjehere). 

fakti qe ne qeveri jane socialistet (dmth robt e jugut) do te beje vetem qe aksionet (sporadike sepse robt e veriut e kane te pamundur te organizohen masivisht) t'i ndermarrin robt e veriut. sikur ne qeveri te ishin demokratet (robt e veriut) do te bente vetem qe aksionet do ndermirreshin nga robt e jugut. (keta e treguan veten te revolta e 97 me shkak firmat piramidale, demostratat ne tirane vitin e kaluar)

kjo quhet dhe "specifika shqiptare". 

shqiptaret nuk do i paguajne taksat (historikisht nuk kane paguar te tilla asnjehere)

prandaj jane edhe sot e kesaj dite ne kulla ngujimi ne nje rradhe me somaline e afganistanin se ata nuk paguajne taksa.ke vene re ti se vendet me te mira te globit per te jetuar paguajne taksat me te larta?

prandaj ngele tek ky blogu ti, dite e nate, se vendi ku jeton eshte nga me te miret per te jetuar ? 

ata te kullat e ngujimit, jetojne me mire nga ty, qe jeton po e ngujuar perpara kompjuterit, ngaqe te pakten jetojne ME NDER. kete nuk ja u kane marre neper kembe. po veshtire se kupton ti gjera te tilla.

viti s'ka fillu hala dhe ti i regjistrove idiotesirat e para.way to go.

nderi i madh i tyre qe kane ngujuar dhe femije dhe kane vrare dhe femra. sa me nder qe kekan mor aman.

a e di ti se nga vjen fjala NDER ? 

prape me pyetje ti?

me pyetje i bente dhe Sokrati, debatet. ideja keshtu zhvillohet me drejte.

LefKOPE ..hidhi nje Pjate Makarona ketij se po i ben zhurme gjelpera .I ka ikur edhe frymezimi Poetit smiley Bies po akuzon edhe Berishen si ngjalngrenes ...

Shif mos ka nderhyre armiku ne kod . Duket nje gjuhe komplet e tjetersuar nga Poeti smiley

Vetem sheshi i qytetareve te lire, koherent dhe demokratike e zgjidh kete pune   ?????

Cfare jane keto shprehje me " Mere me leng se mishi u mbarua " ? Ku jane "Rrembeni Armet .Shpertheni Tritolet .Shteti ka Rene " ??? Mire qytetaret e Lire qe jane njemiljon te cliruar nga Berisha , po keta te "shtrenguarit " qe ben fjale KY po  shprehet gabimisht , ku jane ?

Studioje mire se budallalleqet e tij nuk jane mobilizuese dhe mund te demtojne Punet .Kontrolloi Kodin dhe Chipin . Me keto Porosi  trimat pishtare Mund te nderpresin Tritolet dhe te bejne sehir kur te Mblidhen " te Liret " Kjo eshte ne kundershtim 100% me " na kem Fejsin e Bukit or tie "

Une them se Teza e Ham -Humeve qe i kishe kurdisur ketij Fatakeqit Poet smileyduke e bashkangjitur me thirrjet  per  Tritolet dhe Armet i kalonte kufijte e nje tellalli Partie dhe e kthente ne Tribun !

Keshtu si e paske kurdisur ? Me ngjan me keq se Plaku Merre alias Babasqap Berisha 

hasell hasell edhe te burgosurit ordinere te kohes se monizmit iu takon demshperblim sepse iu jane shkelur te drejtat duke u denuar pa avokat mbrojtes , deponime shpesh te marra nen torture apo presion, ne gjyqe ku ishte fjala e tyre e tyre kunder prokurorit .

hasell hasell te gjithe shqiptareve u ishin mohuar te drejtat e njeriut. pra mire eshte te demshperblehemi me njeri-tjetrin. une kam ca kepuce qe jane shume te mira po s'i vesh me, ti jap ty. ti c'me jep?

Hasell hasell do marrin vetem makarona dhe ne fakt ky grup ne foto e meriton. U bene lende djegese per Ramen dhe Rucin, si shperblim Vilajeti ju jep makarona.

Hasall hasell as Gjermania nuk njeh reparacionet e LIIB. 

gjermania po mban gjithe europen ME LEK, prej te pakten 30 vitesh vetem per ato te shkretat reparacione (ne shqip fjala eshte DEMSHPERBLIM ! )

 

dhe... hakshe hakshe, u kemi shume borxhe italise, rusise dhe kines bashke. a do i lajme ndonjehere?

E lexon LefKOPE ..Cfarepo ndodh MOJ ? 100 % te kane hyre ne Kod .Tani po thote qe nuk ka as te Perndjekur Politike pervec atyre qe vlereson Babasqapi ?

Nderroje shpejt . Shtyi Gjilperen se po thote me llafe te tjera ...Ju Lumte Palla Salisteve  qe i trjatun si Poet smiley ,  dmth i trodhen nga trute .

LefKOPEEEEEEE tu cakordua Roboti !

Po mire mo, te beje drejtesi dhe te jape makarona njekohesisht. Ju te kerkoni te vihet drejtesia, c'pune keni me makaronat? Ju pengojne gje makaronat te kerkoni drejtesi? 

drejtesia nuk jepet ajo fitohet. 

medemek, makarunet dhe drejtsia nuk shkokan bashk.

mgjthate, ka nji mendim qe ka hudh rronj, qe pa makarona, drejtesia nuk boka as nji lek. ose, pa makarona, piji longun drejtesise, duke e imagjinu kte te funit si tip noodle chicken soup. kur ia pi longun, take a wild guess what remains perfund?

Qe nuk shkojne bashke ate e di dhe bufi. Per vete do kisha nderruar fjalen drejtesi me dinjitet, se mendoj aty eshte thelbi. Nje tas makaroa e nje tas supe vecse rrenon ate fije dinjiteti qe i ka mbetur ketyre njerezve. S'ka dinjitet lypsi.

problemi kryesor atyre qe rane ne burg per agjitacion dhe prapagande, eshte se rane per nje pjate makarone (ata mendonin se perendimi i bente makaronat me mire nga vendi, kjo e bente per rrjedhoje edhe me te parparuar nga ne. po t'i pyesje ne ate kohe, pse mer daj e shan qeverine, do te pergjigjeshin se makaronat e vendit jane si llaç). 

kjo "pak gje" per te cilen luftonin, i la anonime. nderkohe qe ate afrikanin e jugut, Mandelen e njohu gjithe bota. ne s'kishin si mos ta vinin dhe president. pra drejtesine e FITOI, nuk e priti t'ja dhuronin me dekret, çunat/niperit e atyre qe e futen ne burg.

Liria dhe drejtesia nuk jane ...e njejta gje !

Po pra... s'ankohen ata qe i marrin, s'ankohen ata qe i japin, ankohen keta qe shohin.

E di ti sa corape me njgjyra, kostume firmato e nete ne 4 Seasons ju deshen Rames me e zbeh imazhin e asaj fotoje? Sa Endrita, sa Jutta, sa 20%.... per te zh'bere nje tas makaruna.

Nuk ka shans rama t'i shpetoje imazhit te eksentrikut.

ajo qe une s'marr vesh eshte pse eksentriklliku quhet dicka negative.

vete fjala e shpjegon psene. hap nje fjalor ta marresh vesh.

Je jashte teme mendoj. Nuk eshte kjo pjese e eksentricitetit te Rames por e nje kohe te veshtire. Sic thashe, nese ka nje imazh qe Rama ka luftuar te ndryshoje eshte pikerisht ky. Eksentricitetin Rama jo vetem e ushqen por e planifikon aq shume sa eshte utterly predictable. THis ain't it!

 

Kta nuk e kan hallin te rama. Po te makarunet se i konsiderojn ushqim oksidenti. Per vete jan mesuar me grosh dhe kacamak.  Corapeve te kuqe ju tremben si demi cohes se kuqe se jan simbol eksentrizmi dhe eksentrizmi i fut friken ktyre see para se shqiptojne dot si fjale e dyta ju duket si krijim i kaurrit harramci. Ktyre jepi shallvare dhe i tas gjize. 

Eshte me te dhanme thote populli. Rama kurre ne bote nuk behet dot nje aristokrat, nje xhentelmen qe e dallon qe larg ne pamje dhe maniera. Evgjiti sbehet dot nishanlli.

Shiko Bashen dhe Berishen, te marrin ne qafe si pamje dhe maniera. Kujton se jane rritur ne Angli. Rama ta tregon qe ne pamje se eshte vulgar, i piste, pa kujdes dhe pa mannners. I qethur keq, me nje mjeker te keqe, me fytyre te vrare dhe baltosur nga droga e semundjet mentale, nga tangerlleku dhe shtirja.

Por, kapakun ja ve ajo fotoja duke ngrene makarona. Kafsheria ne ate foto nuk do ti hiqet sikur edhe miliona corape e kostume firmato te nderroje.

kostumi nuk i shkon ngaqe eshte çoban me origjine. ai duhet te ndjeki shembullin e atij Jobs-it (me origjine siriane) te Apple, te sajoje nje uniforme. cheiket e arabise nuk jane budallenj qe nuk veshin kostume, po ato uniformat e thjeshta me shami. duken me me personalitet.

c'i ke keto xhevahire mor aman. po Job-s nuk ishte k/m o burre i dheut se po te ishte kostum si cecua do vishte, si ceco labi nga gjirokastra biles. kur je k/m do veshesh kostum, ose rama do veshi fustanelle. mund te vishet dhe si geg xhanem se gjyshen nga babai, shkodrane e kishte. dhe pastaj behet njesoj me sheiket. sheiket mbajne ate te popullit te vet, rama yne po ashtu. 

jobs s'hyn fare ketu se po flasim per njerez te politikes. nuk krijon politikani, ashtu kot nje kostum.

 

oj gru, fjalen e kisha neqoftese kerkon te kete pamje korrekte (te duket me intelektual ose spiritual), duhet te heqe dore nga kostumi. 

neqoftese se posti qe ushtron nuk ja lejon diçka te tille, duhet te heqe dore nga posti. 

se ndryshe, nuk eshte jeleku dhe kollarja me lule, qe mund te shpetoje pamjen e tij, prej "shitesi qylymash iranian". 

 

Gjithmone shoh enderra sikur LeftKOPEJA di te organizoje punet dhe i sjell Ushtaret  me disipline jo Ujem . Deri tani duket se me kete Fatakeqin Poet smiley sikur ben  njecike zhurme per te trembe zhaba e laraskat te stervitur per "trembje " kur flinte  NM i Dhimi Sali ! 

Kur vijne te dy keta Ushtaret e saj si Profili ( y none sa komente ) dhe Poeti smiley , ne te njetat prurje e si bresheri .... me duket se e ka humbur toruan .Gjynah smiley

LefKOPEJA lufton pa rezerve ? (dmth kuturu ), apo nuk e pyesin me edhe Pjellat e saj ? smileysmiley

Deri tani ne keto 23 vjet, e keqja e shqiptareve eshte se kane kosoliduar disa zakone, vese, nje habitat, nje qenie te vecante korruptive qe eshte zor te ndryshoj me edukim,apo moralin qe perciellin ministrat apo kryeministrat e radhes! Me keto qe ben Erioni nuk ndryshon asgje! 

Speaking of drejtesi, ju kujtohet kafja e Berishes me Meten para vendimit te gjyqit qe e qiti te paster si kristali?

Jo tamam e njejta gje, megjithate, say djathe:

“Si socialist dhe mik i Shpëtim Gjikës do të jem personalisht pranë tij edhe sikur ai të dalë fajtor. Por si Kryeministër, unë vetëm mund ta inkurajoj Prokurorinë dhe Drejtësinë të bëjë punën e vet deri në fund”, tha Rama.

amon mer xhib, sa i ve re dhe ti kto detaje

Mashtrimi i gjate ka per te na kushtu shume.

Elba, kohe me pare kur u shtru tema per Gjiken, llapaqenet mercenare thoshin: " e shiti Rama Gjiken , per Kocon"
Jam shprehur qe e keni gabim ata jane miq por si kryeminister, i duhet te mbaje ate qendrim.
Mirepo tek ne ndeshen dy mentalitete: ai shpellar qe kujtojne se drejtesia Fitohet( me trimeri, me pushke, me grushta, me kurthe, me gjith metodat e dhunes, si ato te salistaneve)
Me mentalitetin ku shoqerite e civilizuara te drejten e gjejne vetem ke ligji( vetem ligjin konsiderojne te drejten) dhe mbi kete baze kane ngritur nje institucion te pamvarur i cili JEP DREJTESI...

e cuditshme sa te perbashketa kane te kundertat. Kto fjalet per drejtesi nga institucione te pavarura i ka thene dhe Berisha e Meta per 21 janarin. Dicka me thote qe ke pasur mendim tjater ate kohe

Njeriu duhet ta mesoje ne filloren se ka nje pushtet te pavarur, apostafat, per te zbatuar ligjet, qe shprehin te drejtat dhe detyrimet per kedo, prrfshire edhe pushtetin ekzekutiv.Vetem ky institucion ka atributin e dhenies Drejtesi e askush tjeter.Mirepo ata qe flasin kuturu nuk dine ta thone definicionin: " Ceshte e drejta"? Nuk e dine qe nuk eshte asgje me shume se sa " Vullneti i nje shumice, i shprehur ne ligj"
Sa kohe qe kjo nuk eshte kuptuar ndodh sikur " qeveriste" gjememadhi dhe ne ndihme te tij edhe mentalitetet ...mercenare.
Une ne fakt i jam referu atij diku me larte qe shprehej se drejtesia Fitohet..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).