Ndërkohë që Gjermania merr masa kundër përhapjes së librit të Adolf Hitlerit "Mein Kampf", botimet digjitale në anglisht të manifestit të Hitlerit tërheqin dhjetëra mijëra të interesuar në iTunes dhe Amazon Kindle.

Prej 70 vjetësh libri më kontrovers i Gjermanisë, "Mein Kampf" i Adolf Hitlerit, nuk mund të sigurohej zyrtarisht. Por interneti është histori tjetër. Prej nëntorit 2012 vepra e famshme e Hitlerit mund të shkarkohet në formë digjitale në gjuhën angleze. Amazon.com e ofron librin elektronik (Ebook) për vetëm 73 cent (0,99 dollarë), në iTunes atë mund ta blesh për 2,20 euro (2,99 dollarë).

Kërkesa është e madhe. Gjatë muajve të fundit libri i Hitlerit është ngjitur në vendet e sipërme të listës së librave më të shitur të tregtarëve online dhe mund ta gjesh për shembull diku nga kreu në kategorinë e Amazon "Propagandë dhe psikologji politike". Libri i Hitlerit u vlerësua madje me 3,8 yje nga pesë të mundshëm në faqen amerikane të internetit të Amazon. 354 komente kanë lënë lexuesit deri tani, ndër to edhe të tillë që e vlerësojnë librin dhe e cilësojnë si një "përkthim magjepsës", apo të tjerë që mohojnë se shfarosja në masë dhe kampet e përqendrimit kanë ekzistuar ndonjëherë.

Vepra e Hitlerit e ndaluar në Gjermani

Libri i Hitlerit u publikua për herë të parë në 1925, një pjesë e dytë pasoi në 1926. Në të dy pjesët diktatori i mëvonshëm shpjegon ideologjinë e tij politike si dhe planet e tij për të ardhmen e Gjermanisë: një "rend të ri". Në fund të Luftës II Botërore, vepra e tij ishte shumë e përhapur me mbi 10 milionë kopje.

Por përballë mizorive të Holokaustit, libri nuk publikohet më në Gjermani që prej vitit 1945. Pas vetëvrasjes së Hitlerit në 30 prill 1945, e gjithë pasuria e tij, përfshirë të drejtat mbi "Mein Kampf" i kaluan Shtetit të Lirë të Bavarisë, pasi atje ndodhej vendbanimi i fundit i regjistruar i Hitlerit.

Në marrëveshje me qeverinë federale gjermane, qeveria e landit të Bavarisë refuzon deri tani të lejojë përhapjen apo publikimin e librit në Gjermani. Të gjitha përpjekjet për të hedhur në tregun gjerman "Mein Kampf", janë ndjekur penalisht nga shteti bavarez.

Por se çfarë ndodh me publikimin anglez të librit, shteti bavarez nuk mund ta ndikojë, pasi të drejtat për versionin anglisht të librit i janë shitur Britanisë së Madhe dhe SHBA-së para 1945-s.

Sukses digjital

Mundësia për të blerë një kopje anglisht të "Mein Kampf" nuk është pra asgjë e re. Por falë suksesit në rritje të dyqaneve online dhe tregtarëve të librit në internet, vepra e Hitlerit ndërkohë mund të merret edhe në formë digjitale dhe mund të shkarkohet fare lehtë përmes iTunes apo Amazon Kindle. Madje ekziston edhe një version anglisht falas; më shumë se 17 faqe interneti ofrojnë pjesë të përkthyera të librit ose versionin e plotë. Dhe kërkesa është në rritje.

Por nga vjen ky interes i papritur për librin e Hitlerit? Këtë pyetje i bëri vetes edhe gazetari Chris Faraone dhe nisi pak kohë më parë një debat në një artikull në faqen e internetit Vocative.com, në të cilën argumenton se kërkesa e papritur ka të bëjë thjesht me faktin që libri tashmë është i disponueshëm në version digjital.

"Ndoshta shumë njerëz druheshin që ta merrnin librin me postë në shtëpi, ta vendosnin në raftin e librave apo të shiheshin nga të tjerë duke e lexuar atë në tren. Por sipas qindra komenteve të lexuesve në faqe të ndryshme interneti, lexuesit preferojnë ta lexojnë librin në heshtje, për ta fshehur më vonë në ndonjë dosje në kompjuter apo fshirë krejt", shkruan Faraone në artikullin e tij.

Arsyet për kërkesën e madhe digjitale

Gerhard Weinberg është profesor në pension në Universitetin North Carolina dhe në 1961 publikoi librin e dytë të Hitlerit. 88-vjeçari, i cili në 1938 u largua nga Gjermania naziste mendon sa janë një numër faktorësh përgjegjës për suksesin e papritur të librit të Hitlerit në internet.

"Në radhë të parë ai ka të bëjë thjesht me kureshtjen. Për bashkëkohësit Hitleri është një figurë e së kaluarës për të cilën kanë dëgjuar shumë. Dhe tani papritur u jepet mundësia që për pak qindarka ose fare falas të lexojnë nga kompjuteri i tyre veprën e tij më të madhe dhe të rëndësishme", shpjegon Weinberg në një intervistë me DW.

"Një faktor i dytë sipas mendimit tim mund të jetë që disa njerëz mendojnë se në shumë gjëra Hitleri ka pasur të drejtë. Dhe kjo tani është një rrugë për të zbuluar se çfarë mendonte ai në të vërtetë, pa u turpëruar para të tjerëve, që nuk ndajnë mendimin pozitiv për Hitlerin", thotë Weinberg.

Ndalimi i librit nuk është zgjidhje

Ndalimi i librit në internet sipas Wenberg nuk është përgjigja e duhur për problemin. "Edhe nëse ka shqetësim se kështu mund të ringjallet ideologjia naziste dhe njerëzit ta pranojnë dhe ndjekin atë, jam i sigurt se nuk mund të ndalet duke e ndaluar librin në internet ose duke e bërë atë shumë të shtrenjtë", thotë Weinberg.

Por Weinberg bën një përjashtim në rastin e Gjermanisë kur është fjala për ndalimin e librit: "Po e them kështu: kur dikush ka pasur një herë tuberkulozin është shumë e rëndësishme që të bëjë vizita mjekësore të rregullta për t'u siguruar që sëmundja nuk rishfaqet. Dhe mqs. në Gjermani janë një numër shumë i madh njerëzish që u sëmurën një herë me këtë lloj tuberkulozi politik (...), atëherë atje ndoshta duhet të bëhet më shumë kujdes se në vende të tjera", thotë Weinberg.

Sidoqoftë Gjermania nuk i zbut as në epokën e elektronikës masat për librin. Në faqen gjermane të Amazon "Mein Kampf" nuk është e mundur të sigurohet. Gjithashtu librin nuk mund ta porosisësh as në faqet amerikane apo britanike nëse jep një adresë gjermane. Dhe libri nuk mund të shkarkohet as në një Kindle eReader, i cili është i regjistruar në Gjermani.

Por Dr. Richard Wetzell, bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Historik Gjerman në Uashington nuk e konsideron të arsyeshëm këtë kufizim të qasjes në internet për librin. Në vend të kësaj sipas tij duhej publikuar një version i librit, i pajisur me komente të historianëve, thotë Wetzell.

"Libri është një burim historik dhe duhej të ishte disponibël për publikun. Por natyrisht ekziston shqetësimi që shumë njerëz e lexojnë për motive të gabuara. Për këtë arsye është logjike që libri të vendoset në kontekst dhe të publikohet një version historik me komente kritike."

56 Komente

Eh c'na boni ai Huntingtoni! Le pastaj kur perzihet edhe me pak Marks per t'i maru punet vete poplli. 

Molotov...molotov.

Karli dhe Adolfi jane pjese e nje plani.

Historia i njef teprimet. Edhe Vologjia nuk eshte kuptuar mire. Mason i grades 32 tjetri...

Hmm... me kujtoi kete

Sapo e fillova.

Do bahej mire me pvet Perse ?

Ai qe ka te mesmen dhe ka pak njohuri nga zbulimet e fundit mbi psikologjine e Individt dhe psikoanalizat di ta deshifroje si nje LIBER i nje "te percarturi " Nje indvid i formuar me te verteta Gjysmake pa baza .Por nje Pjelle e Kohesi si Napoloni , qe diti se si te mobilizonte Turmat dhe ti bindëte se Gjermania ose nje shtet tjeter SOT eshte Yber Ales .tTë tjerat si nacionalizmat e zhvillimi pershpejtuar jane garnitura .

Fakti qe praktika e tij u be Pluhur e Hi dhe jo  vetem nga Stalini por nga Boshti me i Madh ne Histori kunder se keqes , tregon se ajo ndermarje eshte e vdekur .

Nuk ka vend BOSH . Nje dicka qe mundohesh ta fshehesh aq me shume ja zgjat jeten ...PLUS

Me cfare e mbushin perpunimin e të vërtetat " eeeeee ....alternative " SOT jo vetëm dallkaukët e Shqipërisë por  daulle nga te gjithe Bota ne nje dasem te Madhe të marrësh ...Bjeri kush te Mun me shume .Se Mukja zotrie

PD-hi ne Shqiperi = shembull klasik ne Embrion dhe e Pastër pasi udhëheqja është dhe Injorante . Nuk ka nevoje me shume per te kuptuar se cfare ndodh me Zhurmat Ulërimat e britmat Podiumeve ,  Politike - Ekonomike apo Sociale , qoftë dhe me Rrumpalllën që çfaqën për të kuptuat se çfarë lind Oponenca ndaj saj dhe se me çfarë metodash do kërkojë të Ringjallet . Nga shpresë në Banditizëm

Nje Parti Tipike neonaziste ne se dikush e ka lexuar me vemendje Main Kampf dhe sidomos Fromin !

E për çfarë duhen amazon .com apo Prof Dokrat e Botes ne  se nuk shohim atë që kemi në shtëpi ?

mukja eshte nyja gordiane qe na bllokon perparimin, o Ziko!

Mukja eshte një karagjozllëk i madh  Historik i nje Inteligjence të një Kombi që ka evenimente të ngjashme me të . Ringjallja e saj pas 92 nga  Partia e reformuar Komuniste PD-hi ( me komunistë spiunë e sharlatanë si personalitete ) që mori Pushtetin dhe ne baze te asaj Platforme kujtoi se duke bërë show me ndodhi të tilla  mund te shndrohej ne Formacion Politik ...

Fakti që u  shndrrua nga PK e Reformuar ne Parti Neonaziste sidomos pa zgjedhjeve të 2008 e treguan zgjedhjet e 23 Qershorit . Historia nuk FAL dhe i Vulos faktet ashtu sic Vulosi Mullallëkun e dëngëlaxhijve të Mukjes !

Ne se  ke ndjekur fillimet e Partise se Hitlerit dhe "Flaka" që i vuri Gjermanisë Hitua si dhe banditizmin që shpërtheu ishte Faktori KRYESOR që Populli i Besoi si Individi që mund te vendoste "Rregullin e Madh " pa kuptuar që ishin Bandate tij dhe që mund ti "asgjësonte e zhdukte ", për Gjashtë Muaj . Kujto " sukseset " e Babasqapit si  Ulërinte " na zhdukëm bandat zotërie " ..që i kishte të tijat , dhe përsëri e njëjta Metodë , ...nxitje KRIMI dhe Përkrahje Politke Mzijve 

Për këtë PO , mund të lexohet main kampfi si edhe  Greqia , ku neonazistët kujtuan se u bë deti Kos !

Ndekohe Kallashnikovi vdiq ne varferi dhe skamje te thelle..Perpara vdekjes ndjehet fajtor dhe i penduar per te gjitha viktimat e shkaktuara nga arma e krijuar nga ai.

Me mire te kisha krijuar nje prerese bari..."Dhimbja ime shpirterore eshte e paimagjinueshme"

Art nga cili burim e keni se Mihail Kallashnikovi vdiq ne mjerim?Heroi i Bashkimit Sovjetik , heroi i Rusise, me perfitime speciale, me pension per merita te jashrezakonshme, me Dacia personale , vdiq ne mjerim ?!
Eshte e vertete se i dergoi nje leter Kirilit, kreut te Kishes Ruse, per ndjenje fajsie nga mbi 100 milione kallashe te shperndare neper bote, i cili e quajti Mihailin , bir te madh te Rusise..por kjo nuk me bind per varferi vecse ndenja e zbutur e nje gati 100 vjecari..

Agjencite e njohura shprehen se nuk perfitoi asnje lek nga shpikja e vet dhe jetonte ne varferi....pervec ca medaljeve qe perfitoi nga epoka komuniste(si titulli i Leninit) nuk perfitoi asgje tjeter

Ja dhe ku jetonte vitet e fundit te jetes smiley

Arto, sikur nuk shkon veshja e tij me panoramen, ka diçka surreale....

E kam lexuar dhe shume vite me pare qe jetonte shume thjeshte ne fshatin ku kishte lindur vitet e pleqerise..Nuk e di nese kjo ishte deshira e vet apo pamundesia. Mesa di une pervec ca titujve nuk ka perfituar ekonomikisht nga AK47. Pastaj eshte mbush bota me skena surreale o alidems....President burri i botes dhe shih se si ka vendosur te jetoje smiley

arto, qe te jetossh i pasur ka nje kuptim dhe te jetosh i varfer ka nje kuptim tjeter... nese kerkon dhe ben nje jete te thjeshte apo edhe prej asketi, kjo nuk te ben domosdoshmerisht te varfer..... Kjo eshte zgjedhje, e jo zgjidhje.... e nuk mund te mendossh se ky burri ka vujt ne mizerje e fukarallik...deri ne moshen 96 vjeç..

epo njeri ka qene i kallashit e tjetri i rigonit, qe te dy me therori......ndajne ngjajne shume me njeri jatrin....

Nuk vrasin armet por njerezit qe i perdorin ato.njerezimi eshte vrare e prere edhe perpara se te shpikej AK 47.

Nuk vrasin njerezit por idete, bindjet, injorimi i ligjeve hyjnore, mbi te cilat mori rruge qyteterimi.Nuk e shikon sa " pushkatime" kemi ketu ne basen? Jepu arme, krijoju rastin dhe hiqu frike te shikoshe sa do pushkatoheshin realisht, nga ne te ppu-se, ne se do te debatonin balle per balle gjith keta te shkolluarit.Dhe jo vetem ketu por ne cdo mejdan...
E jo vetem " fytyrat si ...kepucat" por sic i kullandriste hitleri! Do linte nje te gjalle ne salle salihu? Meazallah !

Grave ketu tek ligjet hynore ndahemi ca...Nuk ka ligje hyjnore. Asnjehere nuk ka patur dhe asnjehere nuk do te kete. Ligjet u krijuan nga njeriu dhe zbatohen nga njeriu...Ajo prapashtesa hynorje thjesh eshte benzine qe i hidhet shpesh zjarrit per te justifikuar dhe moskundershtuar nje ideologji te caktuar

Kam parasysh ca. Syre kuranore, te cilat, sipas At Nolit,

realisht jane thirrje cifuto- kristiane
"Une u krijova juve na balta.."
Njerez i ngjani Fikut....! Etj etj.
Po hyjnite a i krijuan njerezit o art?

Atomikisht jemi te perbere si 98% e universit..pra pluhur yjesh smiley Nejse po te perqendrohemi dhe sot ne shek XXI ne krijimin ga balta te njeriut, ne balte kemi per te ndenjur Grave... (te jap shmebull vendet qe sot ende i besojne baltes apo sherimit nga urina e lopes se virgjer). Shkeputja nga hyjnorja vetvetiu solli progresin njerezor dhe shkeputjen nga prapambetja

Art e aprovuat ate ligjin per zyrtarizimin e zoofilise, apo akoma mbeti projektligj?

He me pra mo sa me shpjet ju progresistet nordike qe t'ja mballosim ndonje lope hyjnore edhe ne kendej nga jugu nen shembullin tuaj.

Nga martesa lope-njeri kushedi se çfar krijese e re del, e kush e di se çfar ligjesh te reja do te nxjerre kjo krijese artistike, e kushedi sa do te ndryshoje bota.

 

Shko ne radhe me ata miqte dhe ktheje me fund faqoren se helbete mos iluminohesh edhe ti smiley E di qe e ke ca fiksim zofiline..Ja tek i ke dhe vendet me ligjet e zofilise dhe martesave me kafshet...jane te gjithe kryesisht shurrepiresa smiley

Ja dhe keta dhemberenet e Alabamas me Biblen ne zemer " 

Heretiko, ka ende shprese per ty mos u merzit... Me mire vone se kurre  smiley 

Vazhdo te hash, vazhdo, edhe para evidences nuk terhiqesh.

Cope injoranti!

 

Art keto jane ligje qe jane ne libra sepse kane harruar ti heqin zyrtarisht po jo se i zbatojne.pastaj nuk dihet nese jane te verteta apo jo.alabama georgia mississippi arkansa jane ne ate qe quhet the bible belt ku nuk pranojne martesat e homoseksualeve jo me ato me kafshet.

I kemi thene ato muhabete te shkretat, plot herea! Ri tani mos na kthe vite prapa ! gjithenje me nje vend dhe ti!

"Mein Kampf dhe politika shqiptare" ishte tema e doktoratures se Dr. Mziut, teme te cilen Maqo Lakrori e studioi vetem perciptazi para se te konkuronte me Ramen per kryetar partie. Rezultati dihet.

Kot per kuriozitet.

Kush i merr parate e shitjes se librir ne kete rast?

A i marrin te afermit e autorit?Si funksionon e drejta e autorit ne kete rast.

Thjesht per kuriozitet.

Te faleminderit per sqarimin.

Me qe ra fjala e autoresise.

Po te drejten e autorit te Mozartit,Bethovenit,Listit etj kush e ka?

Pasardhesit apo shteti?

 

pas nje nr te caktuar vitesh nuk ka me te drejte autori. (nuk e di po esht mbi 50 vjet) ... e shumta paguan vetem letren ku shtypet apo gjera te tjera angari...

dmth shteti i bavarise parate ia do Adolfit, por librat s'pranon t'ia botoje.

nuk di c'menim ka Bradi, si i vendit qe eshte. mu me duket padrejtesi. ose jepja nipit ato pare, qe rron si krajl ne Toronto.

gjalle i kemi, o ACDC1, gjalle. ata te grupit te Torontos duhet te jene me vigjilent.

Po edhe sikur te kishe vazhduar me kallashnikovin qe nuk ka lidhje Fare me prurjen mbase me mire se sa te perdoresh kete gjuhe me pllaka gramafoni .

Ore Grava , kot dhe une jashte prurjes , cfare kerkon me këtë i që perdor "gjuhe sofre " se mos na u merzitën të ftuarit   ? Do ti regjistrosh zëra qe te thone se sh Poet smiley nuk fle tek " na kem feisin e Bukit or tie " e z Berisha që pastë jetë të gjatë dhe mart nga ditët e tyre ? apo ke hallin e   berishisteve të  PPU pervec fale o zot ....që nuk na lë pa gostitur ne çdo prurje smiley se u mbeti hatri që i krahasojnë siç janë me Banditët e hito Mavrisë !

Apo ke hall ti ndërrosh mejtimin e mëndjes fatakeqit të leftGOPESË alias Poetit smiley se nuk është Koha e " rrëmbeni armët " !

Si rrush. smiley

buçi buçi voçkel smiley

 

Interesant  dhe manipulimi i mitit te te races se paster te arianit nordik nga vete nje zheskani austriak i shartuar me cifute smiley

Emo, po ky i vogli ktu kujt i gja? (nuk eshte prej Skrapari, mos ki frike, po aty afer).

 

sa e pash, me erdh nga brenda "tungjatjeta, tungjatjeta..." nje mentor xhemal smiley

 

nga koka.... duket si rac e shartume alieni dhe gjirokastriteje.... ndonje tr4nshuman l3shi preshi.... i ngjiz ne anen e erret te henes.... smiley kushedi... vallai

pluhur yjesh jena- tha Artisti me lart... skena pse merzitena... smiley

Shoh linja në atë foto..shoh sy që përshkëndijnë ...shoh një si Poet smiley në thellsi të pamjes ...shoh një mbinjeri të vetëm që mund ta kalojë në shëmbullin e jetën e tij ....Me modesti po duhet pranuar ...Babasqapi në bythë ....

Zoti vetë na  dërgoi Berishën !

"Germans are bit scared of me" smiley

smiley Hipsters, being all "hardcore" and shit. 

"Germany may have lost WWII, but Fascism won it"

George Carlin 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).