Per nje "m" qe ti e ve, sepse s'ke se si te mos e vesh ngaqe ashtu jane ca pune te koklavitura, fjala "ik" behet "mik".

Dy dite para se Gjykata e Larte te zbardhte vendimin e tranferimit te dosjes se tij ne Tirane, Shpetim Gjika i kerkoi Kryeministrit Edi Rama te benin nje foto bashke dhe Rama i hodhi doren ne qafe. Per Gjiken, ndaj te cilit rendojne plot 68 kallzime penale, kjo do te thote "jo vetëm mbarësi, por përgjegjësi dhe angazhim!". Gjika e postoi menjehere ne Facebook foton, natyrisht duke shenuar dhe daten aty, qe mos kujtoje 'bota' se behet fjale per kohen para kallzimeve penale. 

Per Partine Socialiste dhe kryeministrin Rama, ne pamje te pare ky gjest duket i rendomte dhe gjithsesi ne koherence me qendrimet e deritanishme publike per rastin "Gjika" pas shpalljes se akuzave penale ndaj tij. Rama pat thene: "Si socialist dhe mik i Shpëtim Gjikës do të jem personalisht pranë tij edhe sikur ai të dalë fajtor. Por si Kryeministër, unë vetëm mund ta inkurajoj Prokurorinë dhe Drejtësinë të bëjë punën e vet deri në fund". Pare konteksualisht ama ceshtja eshte ndryshe, eshte padyshim me shume se nje qafim i rendomte miku. 

Gjika eshte ligjerisht i pafajshem derisa (nese do) te shpallet fajtor, por ne nje vend ku drejtesia perceptohet gjeresisht si e korruptuar dhe impotente ndaj kastes politike, gjeste te tilla padyshim nuk e ndihmojne "Prokurorinë dhe Drejtësinë të bëjë punën e vet deri në fund". Takimi publik i Berishes me Meten para shpalljes se vendimit te gjykates per ceshtjen e tij u perceptua (me te drejte) jo vetem si i papershtatshem, por si nje karshillek ndaj drejtesise. 

Edhe pse rastet (Berisha-Meta e Rama-Gjika) dhe rrethanat nuk jane domosdoshmerisht te njejta, ngjashmeria e tyre nuk e ndihmon aspak kauzen rilindase te Rames dhe PS-se. 

Gjithashtu vihet re nje qendrim i kundert i PS-se ndaj rastit Gjika ne krahasim me rastin e Kosta Barjabes. Gjika, pervecse ka nje mal me akuza penale qe rendojne mbi te, shihet gjeresisht si shembull egzemplar i korrupsionit politik. Barjaba nga ana tjeter ishte deri atehere 'zotni burre' sa i perket opinionit publik. Si dhe, akuzat ndaj tij ishin hicmosgje krahasuar me akuzat ndaj Gjikes. Megjithate, jo vetem qe s'behej fjale per qendrime miqesore, apo qofte dhe deklarata mbeshtetje sa kohe qe ai vazhdonte te ishte i pafajshem ligjerisht, por Barjaba u be lanet nga Rama/PS, familjarisht (burre e grua). Atehere ishte kohe fushate dhe Rama s'kishte ardhur akoma ne pushtet, keshtu qe ai nuk hezitoi ti 'shkundte' Barjabat nga kostumi politik i PS-se si te ishin nje pupul e bezidshme pule qe e benin pis, duke dhene si arsye publike (nepermjet Sajmir Tahirit) papajtueshmerine e akuzave qe rendonin mbi ta me moralin e "familjes politike" te PS-se. 

Pra, akuzat per vjedhjen e nje cante ne dyqan ishin te papajtueshme me moralin politik te Rames/PS-se, nderkohe qe akuzat penale per korrupsion jane arsye per te afirmuar miqesine edhe ne rast fajesije, pse jo dhe per perqafime publike nderkohe qe pritet verdikti krejt i pavarur i drejtesise. 

Kryeministri Rama me njeren dore i vuri tritolin (me kosto disa milion euro) xhevahireve te Gjikes, me doren tjeter e zuri perqafe ate. Qeshu qeveri qeshu se bota eshte e jotja...

52 Komente

te dy njesoj jane, ty dy kryetar bashkie, rrace e keqe, rrace hajdutash

Dallandyshe , ...ktheje ndryshe! Zune te vine currilat e sterklave! Nje here cirreshin se e tradhetoi, e shiti per Kocon, tani i gjykuan para gjykates qe Gjika eshte fajtori dhe e mbron Rama ...si Berisha kriminelet. oergjersa dhe laura i ka gjykuar shume drejt e me paanesi

O kryetar i te ngjalëurtëve te Peshkut, ke harruar ta lyesh kemben me miell para se ta futesh prap poshte te njejtes dere:

Kreyeqeverisesi, qe quhet Sali Ram Berisha, ketij te pushkatuari moral, na i beka nje vizite, emrin e se ciles per nga menyja e gjelleve te degustuar, ne gosti, nuk kemi si ja veme ndryshe veçse vizite per  shijim te  gjelles se gjelleve te  gatuara bashkerisht.

Ky eshte thelbi i moralit politik qe mbulon te gjithe politiken shqiptare, ne keto 23 vjet dmth dava jevgjish! 

ti brado e ke si qetsues kete, se na e ke sjell nja 10-15 here deri tani. 

per zotin... menyra se si i ka recituar Meta ato fjalet eshte shembullore. i qete, i sakte, konciz... aktor i lindur

Mirdita hahaha ca aktori qe eshte smiley.. sa here e shof kete pjese aq shume kuptoj qe Lili eshte Super smiley hahaha

Kjo pune m'duket se qenka, doren ne qaf e gishtin ne b.... smiley pune e 10-re me i fjal. 

ose me nje fjale : "Politike" . Pjero..smiley

Sado te medha perpjekjet per te kompromentuar moralin politik te liderave tane, gjithmone do te kete deshtime. Turp per ata qe paraqesin kete photoshop si te vertete, dhe akoma me turp kushdo qe rend te nxjerre konkluzione prej tij.

Spetim Gjika eshte nga Vlora, di gje njeri nga eshte Edi Rama?

thon se ka ri-lind rrugve te Parisit.
p.s xhibi, ti mos pret gje muhabet serioz? smiley

Qenkan veshur shume lehte, nuk duket si foto dimri; ka mundesi te jete e vjeter para skandalit.

Gjykata shpall Gjiken te pafajshem madjen e demshpreblen moralisht edhe psikologjikisht smiley 

e demshperblen:  me nje pallat  buze detit ne uje te ftohte..smiley   

smiley e tha ai qe mbi rrenojat e se vjetres do krijojme nje bote te re smiley 

Pas koncertit vjen fotografia, gjynah qe nuk I ka marre dhe nje autograf me dedikim

smileyDicitura e kesaj fotoje eshte : shpetim mos e caj bythen?

Gjykata Supreme në Rumani e ka dënuar ish- kryeministrin Adrian Nastase me katër vite burg për marrje ryshfeti. Gruaja e tij mori një dënim të pezulluar për tre vite për bashkëpunim. Adian Nastase i mbijetoi një tentative vetëvrasje në vitin 2012 pasi mori një dënim me dy vite burg për një tjetër çështje...

Ndersa ne shqiptaret jemi te bekuar me qeveritare te ndercem .

Rumunet dhe Bullgaret po vdesin per buke. Kur te kene mbaruar edhe shqiptaret se ngreni paret e emigracionit, jo me burg, po ne shesh kane per ti zvarritur.

Kush ta paska thene ty qe Rumunet e Bullgaret po vdesin per buke?

Cudi si e ka honger ket renge te gazetes Panorama xhibi!!  Qe Rama me Gjiken kane dale bashke duket por kur? Gazeta thote tani ne fillim te Janarit, por nga veshja qe kane dy burrat me xhaketa e kemisha te hapura tek qafa ka shume gjasa qe te jene ne fund pranvere te vitit te kaluar. Apo jo xhib?

berbero, kujdes kur analizon fotot, se ti ke deftuar ketu qe nuk e ben akoma dot mire dallimin midis fotos reale dhe fotoshopit, kohes dhe hapesires..smiley

nese ka bere dikush reng, pra, me kohen dhe hapesirensmiley, kur eshte bere kjo foto, ky eshte Gjika sepse:

"Gjika e postoi menjehere ne Facebook foton, natyrisht duke shenuar dhe daten aty, qe mos kujtoje 'bota' se behet fjale per kohen para kallzimeve penale."

tashi, nese eshte keshtu, dmth qe ky derdimeni Gjika prape po mashtron, por ky kete e ka zakon! atehere, lind pyetja, ca i kushton kryeministrit qe me takt (ska nevoje zyrtarisht) ta pergenjeshtroje kete foton me Gjiken gjithashtu nepermjet facebook-ut...?

Belulo sot ne dreke temp ne Tirone shenonte plot 18,5 grade, me mallku robin qe shpiku kollaren. Te betohem qe kete nuk e them me i bo gizili "amerikono veriorve". 

i ftofti eshte luks, po ku kupton ti. smiley

behari per fukarain...

ca tham, rama, por dhe ne bashke me ramen, do kemi shum pun me fut mendsi oksidentale nder ju, sternipa evropianesh te krishtere...

Rama e Gjika kane drekuar se bashku ne restorant Paradise ne Radhime diten e shtune dt 4 janar.. Ndermjetesi i drekes ka qene Mezan Malaj, sponsori kryesor politk i Gjikes, pa te cilin ky do te ishte nje mesues i rendomte i fregjishtes por qe nuk di te flase frengjisht  smiley

me qe permende ''Paradise''  ne Radhime ti  mendim......     kete  hotel/restorant  luksoz e kane  5 vllezer, nja 2 i njoh une...   por Paradise eshte  ''shtepia'' e Rames sa here qe shkon ne Vlore, atje rri atje ha etj...  bile me thane qe sa here eshte atje, meqense eshte familjarizuar, kerkon petulla nga nena e ketyre cunave se i pelqejne shume..

...nejse,  meqe eshte marre vendim qe te gjitha ndertimet qe jane bere anes detit do prishen,  me takt keta te zotet e hotelit  e kishin pyetur Edin para nja 1 muaji e ca...   po ky hoteli yne  eshte brenda  planit...?    -me dhimbje vlla kish thene Edi, do prishet...    -çar ore, thane ata turbulluar..       nejse, kish  thene Edi, juve do tu bej nje nder...   -ça thane ata te gezuar..?     juve do tua prish te fundit..smiley

Ndermjetesi i drekes ka qene Mezan Malaj, sponsori kryesor politk i Gjikes

Bogdani thote qe ky Mezani qenka nanoist. Per kuriozitet, ca pune ka bere para 90-es?

Shpëtim Gjika u kandidua për herë të parë në Vlorë në vitin 2003, i mbështetur nga nanoisti Mezan Malaj.

Gjithashtu nga i njejti artikull:

Vetë Prokuroria ka qëndruar jashtë këtij debati, duke ofruar si informacion kërkesën për gjykim, që i është dorëzuar tashmë gjykatës. Por Dorian Tafili, i komanduar në janar të 2013 në krye të Prokurorisë së Vlorës, zbardh më shumë detaje mbi ecurinë e hetimeve. Në një letër publike, ai shkruan se hetimi ka përfunduar me të gjitha provat në prill të 2013, por është mbajtur pezull nga kryeprokurori Llalla. “Është vënë në dijeni Prokurori i Përgjithshëm, me email të datës 4 prill 2013. Deri në 12 qershor, nga Prokuroria e Përgjithshme nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje për këtë çështje”,-thotë prokurori Tafili. Ai sqaron më tej se çështja “Gjika” është analizuar në Prokurorinë e Përgjithshme vetëm në fund të korrikut 2013 dhe është mbajtur pezull deri më 23 shtator 2013, ditën kur ai është larguar nga detyra.

Nuk e di po se c'ka qene nje teme knej per viziten e Birishes ne shpine e Metes nje dite para vendimit te pafajesise se Metes.

Ah mos vdekshim pa ja qit per hunesh ktyne ato paret tona me te cilat demshperblen per tekat e tij ky maskara.

po jena rob parimore o lla.
Si tha njoni ktu: drejtsia nuk behet me shpellare qe e kerkojne me force dhe me dhune. Drejtsia behet kur flet kryetari, ai e di kur eshte e drejte dhe kur jo

nuk jemi msu ne me ndershmni. eh mer Ed Rama, sa pune ke me kte milet, qe mezi kupton.

shiko tani: shoqnia shoqni, qeverisja te shkoje e te vi. per shoqni dalim, pime, bojm gallat. ne kohen e lire kjo. kur vje puna te qeverisja: aaa, te godas!

shqiptaret s'jon mesu me kto, i helmoi edhe me keq sala, qe perzite shoqnin me hyqymetin. shum huq te keq e ka pas. edhe tani habitemi kur shofim "doren ne qafe...". 

ka qen nje rast (ne letersi kjo) kur njeri ishte edhe kryetar komune, edhe llogaritar i fshatit edhe xhandar. edhe sec beri nje gabim ne llogari. te arrestohet, urdheroi kryetari (dmth po ky) dhe urdheroi xhandarin (dmth veten) te arrestonte llogaritarin. Nje Zot e di se si e beri, por xhandari e arrestoi llogaritarin dhe kryetari e lavderoi xhandarin.

deri sa te futet ky mentalitet, rama ka pune, se ky popull jemi ne, por besoj per 12 vjet (3 legjistlatura smiley ..) do arrije me bo dicka.

O Cimo a e ke ndopak idene per ke po fol plako! Po fol per Edi Ramen. 

Pash Zotin mos na hap barkun me mentalitete prrallash! Se sipas ketij mentalitetit qe thu ti se duhet te paskena i bi qe mos ekzistoje fare termi "konflikt interesi". Se helbete po nuk pyti as per veten robi, c'po i plas per shoke, miq a familjare. Po ja qe ekzisto pra se ky dynjollik nuk o bo mbi bazen qe te gjithe jane te nershem por me qellim parandalimin e abuzimit.

Po te lutem me qe e ke kaq me merak, shko e thuji Edit qe kete mentalitetin (nese arrin me e kuptu se per car po fol ti i here) t'ja shpjegoje Saimir Tahirit, ne menyre qe ky mos informoje shokun qe policia do mbylli tere pikat e basteve. Se puna, pune e shoqnia, shoqni or ti Cim!

Lale une me thone te drejten ne rastin konkret kom vetem nje shprese. Qe kjo foto te jete si puna e atyne lavderimeve te Enverit ne vaktit. Mrena 6 mujve o plumi o biruca i priste ata qe lavderoheshin.

kjo foto te jete si puna e atyne lavderimeve te Enverit 

po ho pra, se po plassha per mren. se ky o rrit ne Paris, po thojsha, pale ka harru shum gjona. e kujton jeten shanzelize, e kujton...

hej, gezuar vitin e ri me vones. rob me xhetleg ne smiley 

Car thu me? S'e mure vesh ti qe e shtyu me 6 muj ardhjen vitiriu knej ka ne! Juve po qe te ma gezoni! Plak vitiriu po, ene rroga (neto) nuk ju ulet me 10% sa hap e myll syte. 

Pash Zotin na sqaro i cike se neper lajme shofim habere sikur anej po bohet nomi. I shkruj nji shokut tim se udhetote dje per ne NY (kish dale knej me pushime) ene u bona marak. Kur me pergjigjet : "mire arrita. s'po shof bore me sy gjekundi" Nashi ky dreq o shume i majte ene une s'i zej bese fort.

Dhe raporte 100% me 0% ne favor te Neobllokmeneve ndaj Neofashisteve nuk duhet te kete gjithmone . Popull ka nga te gjithe anet 

Jeni te Lutur ti lejoni te shprehen te gjithe shoket antikomunistet te cdo ore ne kete eveniment qe ka tronditur edhe Drejtoreshen e Derstiles vete shoqen Xhibole . Eshte nga rastet e rralla qe ballafaqon mejtimet e te tjereve nga arkivi per ti vene me shpatulla per Muri  ...ja se kush je ti smiley te shoqeruara me netekstin 

Poshte Korrupsioni e te Korruptuarit !

E cfare mund te kerkojne me shume nga Sqeperit e babasqapit se "na jem neoliberal or tie .na kem kulture mosndeshkimi " smiley

Po troket prape  Tahiri

Nga kabineti me i miri smiley

O Guce, thuaji pak miqve te tu enveriste dhe ngjaliste qe Rama, si i vdekur per ta kopjuar Obamen ne cdo gjest, mund ti kishte hedhur nje sy se si reagoi Obama kur pati nje skandal te ngjashem me Blagojevich

Ne nje vend mbi nivelin e Kolumbise, Afganistanit etj, nuk shkon kreu i egzekutivit te beje nje foto publike duke perqafuar nje etalon korrupsioni mbi te cilin rendojne akuza penale dhe 68 kallzime nga banoret e qytetit te vet.

Pyetja ne fakt eshte: Eshte kaq rrote4ri Rama sa s'kujdeset as per imazhin publik te vet, apo i ka kembet e lidhura dhe s'ka nga ja mban?

 

Berber, u kuazibriskist dylekshdiversionist, fotoja u botua nga te gjitha gazetat, jo vec Panorama. Ja ku e ke lajmin dhe tek gazeta jote, Shekulli:

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto, ku ka dalë me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa, sipër fotos shkruan: “04 Janar 2014! Me Kryeministrin dhe deputetin e Vlorës Edi Rama! Për mua jo vetëm mbarësi, por përgjegjësi dhe angazhim!”. 

Të dy zyrtarët paraqiten të qeshur në foto dhe poshtë fotos kanë ardhur komente, ku i urojnë suksese të mëtejshme kryetarëve të dy institucioneve të ndryshme. Por edhe foto profili në “Facebook”, Gjika ka vendosur një foto ku ndodhet krah për krah me Ramën. 

Drejtoreshe ...mendoj me e pavarur .S'ka pse u drejtohesh te tjereve vecanerisht .Une psh te besoj TY qe kap jo vetem foto e copa te shkruarash por ke dhe argumente per te dermuar Kedo e Kudo qe shkel mbi nderin dhe lavdine e antikomunisteve te te gjitha oreve biles dhe me lloje te farangrenesve ne bllok , ne fusha mjaft delikate sic eshte Korrupsioni smiley

Thirejt tuaja per te hetuar kriminelin Edvin Pallosh Rama  qe coi njerzit per tu vrare para Saliut ne 21 Janr , jehojne akoma tmerresisht ballafaquese :

Ku i keni shoke neobllokmene Vrasjet SOT per antikorrupsion ?

Dhe kete e them me bindje te Plote se askush nuk mund ti perdridhet SOT arkives tuaj famemadhe !

Miqesia dhe Drejtesia

Xhib, shqetesimi qe ke ngritur se ne cfare raporti qendron Miqesia karshi Drejtesise eshte i drejte!!

Drejtesia do te tregoje se sa i forte dhe i perkushtuar eshte Miku...

A te mahem icik e, se me dhem koma.

Po ama jo te gjithe gjykatesit jane te korruptuar ose te emeruar me pare apo te promovuar . Psh. kjo trupa gjyqsore

Kompania e qumshtit “Primalat” është vënë në vështirësi financiare, duke rrezikuar seriozisht falimentimin e plotë të saj.

Tetë vendime gjyqësore e detyrojnë kompaninë e qumështit t'i paguajë bankave një shumë financiare prej 1.9 milion euro, shumë kjo që është marrë si kredi tek një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri

Primalat eshte ne pronesi te  pothuajse deputetit Sami Gjergji, antikomunistit me te flakte te FRD-se. smiley

Ne rastin e kredive bankare te pakthyera ne afat, gjykatesit nuk kane asnje gje ne dore, ata vetem mund ta vonojne pak miratimin e ekzekutimit te kolateralit, pasi vete kontrata e kredise eshte titull ekzekutiv dhe gjykatesi nuk mundet te dale dot kundra. 

Ndersa persa i perket qumeshtit "Primalat" eshte skandaloz pasi mbi 70% e sasise qe tregetohet ne forme UHT behet nga qumeshti pluhur qe me shume gjasa duhet te jete edhe jashte afatit te skadences.

Mire mer mire, po une nuk e shkova te gjithe lajmin se ne fakt kontrata me Raiffasein eshte vetem 1.1 milion, kusuri me duket eshte per ate zyren e tatimeve.

Ca kohe kete zyren e drejtonte  nje nga keto te FRD-se, me mbiemrin Gumeni.

Do i dali emri dhe asaj per ca pune se nuk ka vjedh vetem djali i Ali Spahise kur ka qene drejtor i pergjithshem i tatimeve.

Si truproje i lumtur paska dale ne resme smiley

Qeverisja e Rames, po desh Zoti, do te jete zgjedha e fundit qe duron mbi kurriz ky popull nga kjo klase politike.

Me fundin e Rames, banda e ish-aparatcikeve te epokes komuniste do te zbythet perfundimisht nga pushtetit, ne mos tjeter per arsye anagrafike.

Fshirja e ketyre qelbasheve nuk eshte se sjell vetvetiu permiresim; sot per sot nuk eshte pervijuar qarte ne horizont klasa e re drejtuese, qe i perket nje brezi tjeter, me te ri.

Po sido qe te jete, veshtire te jene me te felliqur se keta: ne balle te komunizmit ne ditet e tij te fundit, ne "balle" te zhvillimeve demokratike, qe i kaleruan fuqishem duke i menjanuar me mjeshteri rivalet e cdo krahu, ne balle te mbi dy dekadave kusarie te papare ne kurriz te ketij populli, qe ndoshta, ndoshta, me keq se keta qeveritare ka pare vetem pushtuesit osmane ne fillimet e tyre!!

   

 

te me ndjesh Obi , nuk e lexova mendimin tend sepse me mjaftoj fraza e pare nga ti  ,po desh Zoti ! ..

p.s.

e une e di qe as Zoti nuk done kur robi nuk bone.

prandaj me humbe shpresat ,e kote po e lexova une apo jo ..?
 

Ca te bej, jam besimtar smiley

Megjithate ti hidhi nje sy...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).