Ministrja e Zhvillimit Urban: Jo ekzekutim të lirimit të shtëpive gjatë natës apo dimrit. Çfarë ndryshon për të pastrehët.
Strehimi, urdhri i ri i Gjermenit: “Kredi ose strehim për qiramarrësit e shtëpive të ish-pronarëve”

Enti Kombëtar i Banesave duhet të sigurojë kredi ose strehim për personat që kanë zënë shtëpitë e ish-pronarëve.  Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka nxjerrë pak ditë më parë urdhrin nr. 34, ku Enti Kombëtar i Banesave detyrohet të marrë masat e nevojshme për të mos rënduar kushtet e jetesës për personat që duhet të lënë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, banesat e zëna të ish-pronarëve. Konkretisht, Enti duhet të verifikojë dhe të sigurohet që familjarët banues në ish- banesat e pronarëve të jenë sistemuar. “Enti Kombëtar i Banesave, përpara dërgimit të kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit duhet të ofrojë kredi dhe/ose strehim sipas dispozitave ligjore në fuqi me qëllim që jeta e tyre të mos cenohet dhe të mos vihet në rrezik; kufizohet në dërgimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit gjatë periudhës së ftohtë të dimrit; të jetë prezent në fazën e zbatimit të urdhrit të ekzekutimit dhe të monitorojë mbarëvajtjen e procesit; të sigurojë që ekzekutimi i urdhrit ekzekutiv të mos realizohet gjatë natës; të sigurojë që sendet, pajisjet dhe mobiliet e familjes së nxjerrë me forcë të mos dëmtohen; të sigurojë që shpenzimet e transportit të familjeve të nxjerra me forcë të përballohen nga pronari”, thuhet në pikën 3/1 të urdhrit që disponohet edhe nga gazeta “Panorama”. Në të njëjtën kohë, ministrja Gjermeni ka parashikuar në një paragraf më vete edhe “shpërnguljen” e personave të cilët në familjet e tyre kanë të afërm mbi 70 vjeç, ose gra shtatzënë. 

Kompetencat e Entit

Enti, sipas ndryshimeve të fundit, duhet të sigurojë strehim në banesa sociale, ose bonuse strehimi. “Në rastin kur në përbërje të familjes ka persona të moshuar mbi 70 vjeç, fëmijë deri në moshën 15 vjeç, grua shtatzëna apo persona të sëmurë dhe kur kushtet e banimit janë jashtë standardeve për një jetesë të përshtatshme, Enti Kombëtar i Banesave të bashkëpunojë menjëherë me strukturat përkatëse vendore, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të siguruar strehimin e tyre në banesa me qira. Në rastin kur nuk disponohet banesa sociale me qira, deri në sigurimin e tyre familja ndihmohet me bonuse strehimi”, thuhet më tej në aktin nënligjor.

Artikulli i plotë

19 Komente

Sensitivitet ne trajtimin e shtresave jo ne gjendje. E mbajten dhe i premtim. 

Kjo eshte gjeja me e mire qe po me ndigjojne veshet. Shyqyr qe po vijne njerez, ministra me ide perendimore. 

Enti Kombetar i Banesave. Posi smiley

Jo kjo flet per shtet social.

Habitem se si tek tema me e mprehte e shoqerise shqiptare, ka kaq pak komente smiley

Ashtu eshte nji muhabet Pjero. Po te dalesh ke tema e poezive, e kupton.

Pjer si e gjykoni JU kete menyren e Majte te Tregut ne ddallim nga e Djathta e Tregut  .. Eshte e vetmja fushe ku ka pas nje Dallim nje teze e Djathte "  .Thene nga B.Mustafaj .Pas shprehjes Famoze te Ngjeles per Ujin 

Si do e zgjidhni JU z.Ngjela problemin e Ujit ? 

Thjesht e nxjerr ne Treg !

 

Po ku ka Pjeri kellqet intelektuale te gjykoj ceshtjet e tregut o Idris!

 

Ujti, Idriso, eshte nje aset i rendesishem falas, dhurat nga Natyra apo Zoti, dhe mirret si pakete me vehte, pakete qe sherben per çdo gje. Fatkeqesisht, qeveria nuk e sheh si pakete me vehte, gje qe perkthehet se e kane trurin si te Ronit smiley

Z.Pjer me la nje shije shume te hidhur kenaqesia Juaj qe e ka lexuar dhe Civic ??? Kjo me shtyn te jem krah Ronit te cilin gjithashtu , nuk e pelqej qe ka vene ne dyshim dijet e tij Makroekonomike duke bisedur me te tjere .Po une pyetjen e kisha per Ndertimet , se Uji i Natyres eshte . Ama  Partia nuk e kishte nxjerre ne Treg si Spartaku , po e kishte Skllav te Tregut ! Paska pas shume zgjidhje .Lagje me Lagje , Burime -  Burime , e Fshat pas Fshati .

Keni ndonje mejtim per Banesat apo te shtyhemi me shume ne dyshimet e " pabazuara " te z.Roni per VQ sepse nuk i ka te tijat , por nga nje tjeter i nderuar , por qe nuk na duhet FARE , perderisa nuk e dime cfare mendon ai ..tek PPU !

Ke te drejte i dashur Idris, por mos u ndiko nga Roni, vazhdo me VQ, dhe meqe po e lexon, ke te drejten e 5 pyetjeve. Mi dergo dalngadal ne posten private ketu tek Peshku, se une i arshivoj dhe do te pergjigjem diç me vone. Beje gati pyetjen per ujtin. 

Uji ne kuptimin e Djathte teorikisht eshte i shpallur dhe  nuk ka nevoje per Pyetje . Realizimi eshte Mish Mash  Ndersa per Banesat Pyetjen e ke te drejteperdrejte ,

Si mund te dalloje kjo mase e Majte e shpallur dhe ( te shohim realizimin ) nga nje Djathte  e pa shpallur por e shoqerruar me nje Arrogance me Vendime kriminale nga nje Grup Banditesh Politike si Beirshistet e Jozefperckat Hajdute dhe e realizuar me DHUNE , qe ishte dhjetra here me e Eger dhe Fashiste krahasuar me ate  te vitit 1951 kur filluan shpronesimet e qeverise Komuniste  !

Me qarte nuk e formuloj dot Kurre as ne privat as drejteperdrejte ne sy !

 

Une di se ka nje liber teTERE me titull VQ ku jepen Udhezime e Porosi , Direktiva e Strategji se si duhet te ecin ne shinate e Ekonomise Tregut jo vetem Shqiptaret . Sipas vete z.Pjer mbahet keshilltar prane Strukturave Europiane i cmuar me teper se Vere e Vjeter smiley Dhe nuk dika kete ?

Ve re nje xhelozi i nderuar RON ! Dhe te mendosh Kohet e arta kur une Ulja koken i skuqur mbi kompjuter nga Kritikat tuaja , ku JU percillnit  edhe nje fare mburrje virtuale para z,Pjer 

Thellohu Idris tek VQ. Mos i lexo perciptas !

Cfare ka ndodhur ?

Cfare ka ndodhur ?

Pata nje takim shum konstruktiv me z. Civici, i cili ma argumentoi me fakte dhe argumenta shkencore se VQ eshte nje pacavure dhe nuk ka kurrfare lidhje me makroekonomine. 

Me nje fjale Rono, e paska lexuar dhe Civici, kaq me duhet mua, kjo ka rendesi smiley

Po minimalisht ato kercenimet virtuale qe me beje mua per Mosnjohje te VQ duhet te gjesh nje menyre ti justifikosh .

Idris paske pas te drejte qe i merrje perciptas

Dhe duke te cmuar si individ me Pavaresi makroekonomike them se nuk duhen digjuar civicij , sepse Ju mund te konkludoni shume mire ....

Isha i nxituar . Me magjepsi frazeologjia dhe mendova se kishte dicka Brenda .Tashti shoh se kam Gabuar !. 

 Ky do ishte nje reagim qe te ruan  personalitetin dhe te forcon e konsolidon boshtin makroekonomik ! Keshtu e quaj me te arsyeshme !

qiramarrësit e ish-pronarëve

 

C'fare do te thote kjo? 

ata qe jane akoma te strehuar tek shtepite e ish-pronareve qe pronat ia u kish marre  komunizmi me kohe e me vakt.

ja ky eshte shtet, po merr masa. sal loku e beri lemsh, mire qe vodhi gjysmen e shqiperise po per ish-pronaret dhe qiramarrsit e tyre as e vinte ujin ne zjarr. i la njerzit te hanin kokat e njeri-tjetrit. i lig!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).