Ky është Irakli Vide, 84-vjeçari i cili i detyruar nga mosha la një pasion të tij, për të gjetur një tjetër. Ish-mësuesi ka sjelle edhe njëherë në jetë duke punuar me dru, mbi 100 sende të traditës, të cilat nga të rinjtë e sotëm ndoshta edhe nuk njihen. Tashmë shtëpia e tij thuajse është kthyer në një galeri arti e cila përcjell të gjithë traditën zakonore të Myzeqesë, vendit ku ai ka kaluar jetën. Për t'i gdhendur këto objekte ka krijuar mbrapa banesës së tij një dhomë ku ruan me kujdes veglat e punës. Duart e pensionistit, kanë gdhendur deri në detaj karroca me buaj, tezgjahë të thurjes së velenxave dhe shtrojeve, orendi shtëpiake, si dhe një kasolle të kahershme të Myzeqesë. Por të preferuarat e tij, janë disa artikuj e klasa mësimore në miniature. Edhe bashkëshortja Viktoria, thotë se shtëpia i duket si një muze i gjallë. Shtëpia e çiftit të moshuar nuk është gjithmonë e hapur për vizitore, por një pjesë të mirë të punimeve të tij, mësues Irakliu ia ka dhuruar muzeut të rrethit.

VizionPlus

23 Komente

Respekte. Keta njerez te thjeshte por te medhenj e bejne ate vend me te mire.

Bravo profesor!smileysmiley

Më në fund nje kronikë ku nuk flitet për vrasje e përdhunime! 

"Puna të mban gjallë" thoshte gjyshi im. Ashtu si z. Vide nuk kish një thinjë në kokë kur u nda nga jeta. Pastë një jetë te gjatë mjeshtri dhe marrçin shembullin e mirë të rinjë e të mplakur në Shqipëri! 

Ka mo ore mesimi ne shkolla "puna ne dru " ?

Deri sa kam qene une ne shkolle tetevjecare ka pasur Idris (rreth 10 vjet te shkuara). Puna me metal nuk behej pothuajse fare, ndersa puna me dru behej vetem nga cunat (gocat benin muhabet). Tek shkolla jone na jepnin te benim tavulla duhani ose fusha shahu. Thuhej se profesori i punes me dru i shiste gjekundi. Kishte nje ere karakteristike druri kur digjej me nje si rezistence qe ende me kujtohet shume qarte. 

Sa paqe transmetojne keta  njerezsmiley

nji thinj s'i kish dale, o xhen. gati me e fillu nga e para ishte.

po pra,me beri pershtypje koka plot me floke,ADN, EM s'ke ka lu smiley

duhet me honger me shum barishte, xhen, dhe ushqime krudo, se s'qeka pune smiley

 

ne ashtu kemi pas honger mer,harrove smiley

Flm per sqarimin !

Ka qene dhe mbetet e domosdoshme ajo ora e " punes praktike " ..Pyeta  se Shteti i te Marrit Babasqap ca nga "antikomunizmi " smiley e me shume nga INJORANCA , shkaterroi me themel gjithshka te mire qe kishin trasheguar shqiptaret e Shqiperise .

Me shume ka vlere  si "edukim"  ku individi KRIJON dicka dhe kupton qe eshte i Afte te krijoje ne jete . Pastaj keta matrapazet edhe ne ate kohe nuk kane qene pak, po kishte dhe "cecua bicak " Mbase nuk eshte vone te rishikohet futja e nje ore mesimi te tille ose mbase eshte e kapercyer .Kushedi !

Me shume ka vlere  si "edukim"  ku individi KRIJON dicka dhe kupton qe eshte i Afte te krijoje ne jete . 

Shume dakort me kete. Ne shkolla ka mungesa te medha materiale. Ore kimie pa pare asnje ene qelqi me sy e ore gjeografie pa treguar ndryshimin midis kuarcit dhe gurit gelqeror (bie fjala) vec ne Shqiperi behet. Ne gjeografine e Shqiperise ne vit te trete ne gjimnaz na vune te mesonim permendesh gjithe çukat e gërxhet ne Veri e ne Jug. Nje mungese e theksuar konteksti qe lind vetem injorance, mllef, dhe deshire per te qene i pandershem (kopjimet). 

Po aty behet Histori edhe per "Ahmet Zogun si burre i madh qe ka Luftuar fashizmin "...asgje nuk te habit aty . Po them se me që edhe Çili me Universitet mbrojti disertacionin " Fushat e Plehrave Lokomotiva e zhvillimit Industrial te Shqipërise " them se mbase kanë  kriju ndonjë Laborator sipas kësaj strategjie....ose fundja dhe këta te shkollave private ... "se arsimi zotrie "smiley

Meqe me dole tek shkollat private. E nenshkruara ka bere plot kater vjet tek Harry Fultz (deshira prinderore per te dhene nje shkolle me te mire, me "standarte"). Laboratori i kimise ishte vertete i pajisur me cdo lloj qelqurine po ne tre vjet qe beme kimi te betohem as me dore nuk i prekem (jo mo te kryenim eksperimente me to). Ate rastin e gjeografise se vitit te trete nga Fultzi e kisha. Dhe njecke te fundit. Ne oren e historise se Shqiperise kishim per te prezuantuar per ngjarje te ndryshme historike (bazuar ne nje pune kerkimore alla-shqiptarce me internet). Nje vajze i ra te fliste per Mbreterine dhe Zogun. Dukej qarte nga menyra sesi ishte hartuar "puna kerkimore" qe materiali qe mbledhur nga ndonje uebsit me ideologji te paqme pro-Zogiste. Me naivitetin e nje nxenesje qe do te vere ne dukje gabimet ose qe do te diferencioje midis opinionit dhe faktit sugjerova se mos vajza padashur* po bente propagande ne vend te historise. Zysha ("me dy universitete, pse cá kujtoni ju?") jo vetem qe nuk me mbeshteti por mú turr me gjithefare akuzash per mosmiresjellje karshi shoqeve te klases. 

Qe domethene o Idris, nje m*t jane shkollat. Anti-komunistet jane te mbrujtur me po ato principe anti-njerezore e provinciale per te cilat akuzojne regjimin enverist. 

* E dija qe nuk ishte ne dijeni kjo vajza sepse sapo kishte ardhur nga shume vite emigrimi ne dhe' te huaj dhe shqipen ndonjehere kishte veshtiresi ta kuptonte. 

Shkurt muhabeti paske qene Polikumsesmiley , dmth shkolla që huazoi ish qveria soc-komuniste , pa e  hedhur poshtë se ishte shkolla e Fulltzit , një Agjent  Kalibri " me firmë e vulë " për Rekrutime . Gjithsesi sa mundën atë përvojë e NJOHËN dhe e shpërndanë sipas kushteve në çdo Shkollë fshati apo Qyteti pa ulëritur " se shkolla e komunizmit zotrie ".

Urime !!!  ishte e vetmja që nuk të linte pa zanat e pa bukë ! Dhe SOT  , pas  strategjisë së Diferencimit e Dëbimit Masiv të Shqiptarëve nga Atdheu prej Dyndjes së barbarëve ,  duke i lënë pa zot rrugëve të Botës në mëshirë të Krimit e Pasigurisë , ajo kulturë e edukatë bëri që të kishin DALL IM rrënjësor nga tralalatë e sotme "se diktatura zotire " që i mashton dhe një më Ordineri " Italia bëri ndërtime kur na pushtoi " pa le më me Zogun që të paktën është dhe Shqiptar si Hamza Kastrioti .

Kohët rrjedhin dhe gjithshka do zerë vëndin e saj ! Teknologjia ndryshon dhe mentaliteti doemos ndryshon e përshtatet !  Por le ta dijnë të Paktën kush dëshëron të merret me Historinë e Arsimit se çfarë INJORANTËSH , Xhahilë e Barbarë solli pas Vetes  në Shqipëri pas 92 shit  Sali Babasqapi me Rajerson Gërmadhën !

Njerz fisnik! 

84 vjeç dhe punon akoma, bravo i qofte. 

Mos e kerkoni Rilindjen ne Hene a ne Mars,

As ne komentet optimiste te Pjerit,

Shkoni ne Dermenas, Radostine a Zhars,

Kerkojeni ne baltrat e renda te Fierit!

 

Rilindja gdhend drurin e gurin ngjyre roze

Dhe lule do cele nga cdo gonxhe sonte,

Shqipes i erdhen me ne fund dy Kolose

Dhe i hapen gjithkujt Horizonte!

 

Do iki ky dimer, nje pranvere po vjen

Thote mesues Irakliu me zdrukthin ne dore...

Nje komb, nje qeveri u shpall ne Prizren,

Te ecim me shpejt, Shqiperia nuk mbeti e gjore!

Rilindja gdhend drurin e gurin ngjyre roze

Dhe lule do cele nga cdo gonxhe sonte,

Shqipes i erdhen me ne fund dy Kolose

Dhe i hapen gjithkujt Horizonte!

smiley

Ymer o zot, ymer!

Ta bofte Zoti hallall, plako. Kshu na ardhte pleqnia te gjitheve!

Du me te imitu Ron ..Ymër pastë se i vuri pak melhem plagës pipllit qe kujton me Nostalgji nje Kohe ku arsyeja ishte .... PUNA !

Ai "xhaxhi" 84 vjeçar  duket si me e pasë xhajë tatin kur shkoje në fshat ose edhe hyje ne shtëpitë e tironsve të vjetër por edhe të "dullve"  të Tironës kur i shifshe me peshqir në qafë me mshi djersët !!!!!!!!!!!!

Flm mjeshtrit smiley.

Post scriptum: min 1:50

Dhe atehere ne ate kohe kishte respekt, i kam lare kembet vjehrrit qe dy vjet jetoi me mua

Ehhh, iken ato kohe. Tani te lajne filipinezet. smiley

para 3-4 vitesh ka qene nji reportazh i gjate per kte te nji emision, versioni shqip i ripley's believe it or not po qe nuk me kujtohet si e ka

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).