Falenderoj Zotin që i takoj këtij populli me një kulturë të lashtë, të madhe, e të mirë. Unë me çfarë kam punuar, e ndjej veten si një pikë uji në oqeanin e të mëdhenjve. Falenderoj Zotin sepse kënga shqipe, për atë që di ta këndojë, është vetë e bukur. Ajo më ka popullarizuar mua, e jo unë atë"... Kështu e nis rrëfimin e saj të ndjerë, diva e mbarë shqiptarisë Nexhmije Pagarusha. Ndonëse s'i pëlqejnë epitetet që tregojnë madhështinë e saj, ne nuk mund të qëndronim indiferentë përballë një figure si ajo. Kemi shkuar ta vizitojmë në Prishtinë. Në shtëpinë e vogël, ku Nexhmije Pagarusha jeton prej vitesh, mbizotëron paqja. Është e dashur, modeste, gazmore... E dashuruar me të bukurën. Sapo hyjmë në apartament, nis të na tregojë për marrëdhënien e veçantë me muzikën, publikun e Shqipërinë... 

"E kam dashur shumë, kam përjetuar diçka shumë të madhe nga populli im, si në Kosovë, si në Shqipëri, si në diasporë... Kur kam filluar të këndoj kam qenë e vetme. Më parë tek ne ka pasur botëkuptime të tjera. Edhe atëherë ka pasur zëra të bukur. Tani kur po i shoh këtë këngëtarë të rinj që janë shumë, them sikur të isha e re e të udhëtoja me ta. Dikur kam udhëtuar unë vetëm, me veshjen tonë kombëtare të bukur dhe me këngën shumë artistike të kombit shqiptar". 

Keni bërë muzikë në vite shumë të vështira. Sakrificat tuaja krahasuar me brezin e tanishëm të këngëtarëve kanë qenë shumë herë më të mëdha. Si i kujtoni vitet në skenën shqiptare? 

Janë momentet më të lumtura e më të gëzueshme për mua. Për herë të parë kam menduar që nuk do të mbërrij të dal në skenë. Nga të gjithë turnetë që kam pasur, vetëm atë në Shqipëri mbaj mend. Më kujtohet çdo moment atje. Në vende të tjera më duket sikur s'kam qenë asnjëherë. Çfarë të them më tepër... 

Domethënë keni një lidhje të fortë me Shqipërinë? 

Shumë! E dua shumë. Mirëpo kurrsesi s'po më jepet rasti të vij e të rri në Shqipëri, për qejf. Ai që ka qenë 'fajtor' që unë u ringjalla sërish është Ardit Gjebrea. Erdhi këtu me Inva Mulën e më tha: "Unë do t'ju thërras në Shqipëri". Unë i thashë se nuk mundesha e nuk guxoja. Më besoni që më është lutur për një muaj rresht derisa erdhi e tha "Nuk iki prej këtej pa të marrë". Jo se nuk kisha dëshirë, por gjithmonë kam pasur kompleks të këndoj në Shqipëri se ka këngëtarë shumë të mirë. Kam pasur shumë emocione. E kam falenderuar në emrin tim e të popullit. 

Si e shikoni muzikën dhe këngëtarët e ditëve të sotme? A keni emra të preferuar? 

Ka këngëtarë, ka këngë të bukura. Tani kanë filluar prapë të hyjnë në rrugën që duhet me këngët popullore. Në Kosovë kemi shumë këngëtarë të mirë që e kryejnë Akademinë. Unë shkoj gati çdo vit në koncertet e fundvitit, se kam dëshirë t'i dëgjoj. Mirëpo më vjen të qaj me të madhe, sepse ata nuk kanë ku të këndojnë. Ne ende nuk e kemi një opera. Kemi orkestër, dirigjentë, këngëtarë por askush s'mendon për këtë. Ata këngëtarë mund të këndojnë në kor maksimumi, nuk kanë mundësi tjetër, ndaj dhe përfundojnë nëpër kafehane. E kjo është tragjedia jonë. Kështu ka qenë dhe më parë. Unë nuk kam lënë intervistë pa e përmendur këtë. Kemi Bashkim Paçikun, një tenor të mrekullueshëm... Kemi Shpresa Gashin, një soprano e mrekullueshme. Ata se patën fatin të dalin e të këndojnë njëherë muzikë klasike përpara publikut të tyre. 

A mund të na thoni dy emra këngëtarësh të Kosovës e Shqipërisë që i doni fort e ju emocionojnë kur i dëgjoni? 

Më keni vënë në pozitë të vështirë, por ata e dinë se sa i dua, edhe nëse nuk do i përmend dot të gjithë. Në Shqipëri është Inva Mula e Vaçe Zela. Në Kosovë kemi Sanije Matoshin e Linda Hakajn, një mexosoprano shumë e mirë. 

Cila është marrëdhënia juaj me Vaçe Zelën? 

Ajo është zonjë e skenës... Flas shpeshherë me të dhe familjarët, për t'u interesuar mbi shëndetin e saj. Vaçja është e veçantë. 

Dimë që shumë këngëtarë vinë t'ju takojnë? Si është marrëdhënia juaj me brezin e ri? 

Herë pas here më vizitojnë e takohemi. Shkoj ku këndojnë ata, rri e kënaqem. I dua që të gjithë e besoj se edhe ata më duan. Dal rrallë se tashmë kam kaluar një kohë të madhe e akoma ia dal të eci me këmbët e mia. 

Cili ka qenë ai vit i rëndësishëm për ju, që kur vjen viti i ri e kujtoni me nostalgji? 

Ndoshta nuk do të më besoni po unë s'kam bërë kurrë 'Vit të Ri'. Nuk kam shkuar askund e as kam kënduar. Prej vitesh kam dëshirë të rri vetë në shtëpi, të shikoj televizionin. E kam edukuar veten që ajo është një ditë e rëndomtë. I marr miqtë e mi në telefon se nuk di të shkruaj mesazhe, e i uroj. Po ashtu edhe më vijnë urime. Kjo është kënaqësia ime. 

Cili ka qenë momenti më i veçantë i jetës dhe karrierës suaj? 

Ardhja ime në Shqipëri, definitivisht. 

Na flisni pak për emocionet e ditës kur ju vlerësuan me titullin "Nderi i Kombit", për 100-vjetorin e Pavarësisë... 

Nuk di çfarë kam folur e si kam mundur të qëndroj në këmbë. Ka qenë një befasi e madhe. Madje, kam thënë me vete "thua e kam merituar unë gjithë këtë", se mirënjohje më të madhe nuk ka. 

Po shoh tani në shtëpinë tuaj një album, dhuratë e këngëtares Eda Zari... 

Ajo ka ardhur nga Gjermania në Paris, ku unë isha për dy ditë. Kishin bërë një koncert për mua. Aty pata rastin të dëgjoj një këngëtare të re që më ka pëlqyer tepër, Elina Dunin. Më ka habitur Elina. Aq mirë këndon ajo, sa kam thënë se veten s'mund ta dëgjoj më. I uroj shëndet edhe karrierë të gjatë. Tani nuk po mund të ndahem dot prej saj dhe e dëgjoj përditë. Aty ishte edhe Eda Zari, e unë jam shumë e lumtur që erdhi. Po pres të vijë sërish e i kam thënë se kur vjen, shtëpia ime është hoteli për të. 

Cila është dëshira e Nexhmije Pagarushës për Kosovën e për Shqipërinë? 

Të kthehemi mbrapa e të mendojmë se sa e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Tani kjo nuk ekziston më dhe është brenga ime. Do Zoti ndryshojmë, ndoshta ndryshojmë edhe këtu, edhe atje. Dëshiroj që të jemi prapë ai populli që kemi vuajtur shumë e kemi përballuar çdo lloj vështirësie. Nuk ka më nevojë për ankesa. 

116 Komente

E madhe me thjeshtesine e saj! flm Dorasmiley

Pikerisht rrezaton shume fisnikeri. smiley

Nexhi, la grande dame;

classy lady

edhe dorezat e zeza i paskan 100 qese lezet 

Si o puna e disa femnave, se humin hijeshine ene ne pleqni 

Hec aty Nexhi

Falenderoj Zotin sepse kënga shqipe, për atë që di ta këndojë, është vetë e bukur. Ajo më ka popullarizuar mua, e jo unë atë"... Kështu e nis rrëfimin e saj të ndjerë, diva e mbarë shqiptarisë Nexhmije Pagarusha.

ashtu siç kemi ne Vaçe Zelen,  ka Kosova Nexhmije Pagarushen..  te dyja  thesar i çmuar i Kombit!

cfare zonje!

Nexhmije Pagarusha -  Baresha. Nuk jam i zanatit, por te aferm qe marrin vesh, e pershkruajne si nje kenge teper te veshtire per tu interpretuar.

Jo rastesisht tallava kengetare, pop star te playback dhe thyerse rekordi ne youtube (dhe jo vetem aty) me dekolte e kembe zbuluar, keto kenge i evitojne e as marrin guximin ti afrohen, jo me ti interpretojne live.

Ndonje kengetare e vertete dhe profesioniste si Elhaida Dani po.
 

Nje kengetare shume fisnike.

Po c'eshte kjo pune !? C'eshte ky shpirt kritik pa pike lidhje!

Normalisht qe cdokush ka te drejten te jap mesazhe pozitive per kombin e tij, e jo me figura te tilla.

Zonja ne fjale, rendesine nuk e ka tek talenti, se ai eshte vetem nje faktor, por rendesine e ka tek kontributi qe i ka dhene kenges shqipe. Ne kohe te Jugosllavise , jo vetem qe ka mbajtur shqiptaret e federates me zerin e kengen e saj te kulluar, por ka promovuar kengen shqipe dhe neper sllav. Keto jane jo pak gjera!  S'i thua ti, te mos t'ja degjojme llafin? Pastaj natyrshem lind pyetja : cfare kontributi ke dhene personalisht, qe merr te drejten me gjithe lehtesi te kritikosh? etj etj..

De-mitizimi eshte racionalitet historik, por kur nuk ekziston racionaliteti e nderuara Dora, mbetet boshelleku.... Me pak fjale i heqim stolin Pagarushes dhe e barazojme me ata ose ato qe veten dine te shajne me te drejte burrat ne kafene.

Po nje kengetare nga Tropoja me duket, qe sa here kendonte ishte e ulur ne lendine. Nje pozicion gjithmone. Si e quanin? Nje pozicion. Prandaj mu ka fiksu lendina bashke me ate. Si puna e Luan Zhegut qe rrinte si dru ajo kendonte ne lendine. Lol 

Fatmira Brecani mi Moza

Yep. S'kisha me e kujtu dot  per 100 vjet. Thanks. smiley

Bredho, sidoqofte  nga perfaqesueset e Veriut  Fatime Sokoli  ishte nr 1 me distance, idhull!  shiko cik si entuziazmohet Liljana Kondakci kur sheh  Fatimen..  ne kohe te tjera do ti kerkonte autograf..smiley    edhe Fatimja....

A kendonte gje ulur kjo Fatime Sokoli ne lendine, dielli shkelqente shume e me cifteli?!  Na bere konfjuze tani Belul ! smiley

mbase,  nuk me kujtohet mire.. po ti tashi emrat, si Fatimen edhe Fatmiren , i ke... futi nje te youtubuar dhe besoj se  do gjesh ke kerkon tamam..smiley
 

kjo ka qene qe thu ti se kjo Brecani dukej peshe e lehte kshuqe nuk e maj mend ul.
 

Kengetareve u vleresohet zeri, gryka shpirti e jo pamja.Ndryshe Vacia ...nuk do ishte Vace Zela

Kot i bien ne qafe Vaces se shkrete per bukuri (ose per mungese te saj). Mua nuk me eshte dukur ndonjehere e shemtuar Vacja. Ka ate buzeqeshjen plot jete aq infektuese sa edhe duke e degjuar te vjen te mbush me paqe. 

Sa habi qe me vjen me brezin e vjeter te artisteve! Jane aq te medhenj ne thjeshtesine dhe peruljen para publikut! Nje shpirtmadhesi qe me te vertete te prek. 

Njerez te cliruar .Shembuj ! Dyshja qe njohu Boten ,me zerat Shqiptare Zela dhe Pagarusha . Ne kohen e 'arte ' te saj sec kendonte dhe nje Afrikane e mrekullueshme qe habiti Boten .e njeta me Pagarushen .Qene Kohe te tjera qe u deshem aq shume . Mos i shuani nga Kujtesa Historike .

Cojeni me para kete dashuri ..thote smiley

Koha e te marrit Berisha qe mbolli armiqesi e hodhi Balte e Bajga ...Mbaroi .U Varros !

Po dhe Kopshtarja qe nuk ka n johur kurre besoj ne jeten e saj nje tufe LULE ,  le te thote ndonje fjale ..Fundja e te njejtit seks eshte dhe nuk e poshteron , vetem gje ndonje shprehje qe konkludon  " Nuk ka femer qe te lartesohet pervecse seksit smiley

Mire Kopshtare .Ne kohen e saj per te ta heq merakun , ka qene Lakmuar shume per seksin smiley 

Xake qysh ne 68 eshte bere artiste e popullit sa di une.Para Vaces

Nuk them kot eshte mit ore mit Pagarusha!

Pagurasha eshte e madhe sepse koha e saj ka qene e madhe. Ne ate kohe kengetaret numuroheshin me gishta, ishin shume cilesor, shume kombetar dhe shume origjinal dhe talenti kishte kuptim, dhe percillej shume mire tek publiku nepermjet interpretimit. Eh sot kane ndryshuar koherat! Kane ndryshuar stili! 

Shume sakte ilir-jani!

shining so bright like a star that you are smiley

Amoni more se nuk po di si ta fus kengen e Pagarushe " E kujtoj ate takim"
Jardin di ta vendosish? Sille dhe degjoje !

Ah more ilir- jani tu befte dita njemije!Lot me shkuan! Dridheruese zeri e kenga e saj ! NUk vdes ore jo nje mit i tille !

smiley  flm grava edhe une te uroj te njeten gje! 

paske nje pike ne zemer o grava?

alba1, ta leme zerin, por e e pare te re Nexhmijen?Te siguroj qe ...edhe ju " do binit" ne dashuri me te! Yll ka qene.Tipikja e bukurise kosovare! Tip robuste, nje orientale perri !

si turke o grava si turke, shume e eger.

Femra me e bukur shqiptare qe me kane zene syte (pa ekzagjerim). Jane te rralla femrat qe mund ti quash hyjnore per nga bukuria, por Nexhmije Pagarusha e meriton se bukurine e ka pasur jashte e brenda! Nuk mund t'a quaj dive. Diva permban nje njyrosje dashakeqe hera-heres qe Pagarushes nuk i pershtatet kurresesi. Eshte Perendeshe! 

Xhen , variant modern i kengeve te saj.Nuk them por ka pafund te mrekullushme

sigurisht,ja vlen interpretimi aty,eshte pak i komplikuar prandaj e sollasmiley

ky eshte variant i kengeve franceze, mjaft mire e ka kenduar, tamam reale.

sorry xhen, po mua kjo kenge me ben te qesh smiley  sic duket Nexhi nuk i ka thene dot Jo, kujt ia ka kerku me e knu ket kang

Av,shyqyr qe s'jam autorja,por si e them me larte s'eshte e lehte te kendosh e dehursmiley

mir se muhabet po bejme, dhe as nuk i ulen vlerat Pagarushes nga nje kenge... interpretimi i saj eshte nje cikez patetik. ja shihi keta, sa me sportivitet e marrin smiley

dhimbja eshte patetike o poete, apo jo? 

ti ke mesuar permendesh kur ke qene ne shkolle. te gjitha dhjeta, por pa kuptuar asgje.

kur i kendohet dhimbjes o budalla.

absolutisht jo. ajo dhimbje qe shfaqet me patetizem, eshte e dyshimte dhe ben efekt krejt te kundert, moj dashamire e poeteve smiley

moj av moj av qe je dhe poete. kur vuan ne heshtje s'ka patatizem, por kur shprehesh e kendon, aty patetizem ke.

patatizem?

ti sikur rron ne Idaho!

e tmerrshme

Keta e kane orkestruar prandaj ka dal sportive, por pa subjektin e kenges se Pagarushes, nuk do te kishte dal kaq sportive apo jo! smiley

Av,me fal se u largova pak,qenka gazmore shume ajo qe ke sjelle,si gjithmone burrat kendojne ,grate qajnesmiley

me kete kenge Nexhi ka rregullu pak "biografine" , duke i kendu dhe femres moderne, te alkolizuar nga vuajtjet e "Jo"-se . Se jeta nuk eshte "oj baresheeee" smiley

Nuk ka pas biografi te keqe !

mua me pelqente shume shpresa gashi.

kjo Shpresa  mos e kishte gojen cik si te shtrembet..?

I shtrenjti Belul! Kenga qe del nga goja dhe ca gjera qe hyjne nuk shtremberohen edhe po qe e shtrember goja.
Vetem latohen....

grave,

10 minuta te detyrume ne pankine.

gugulloje dhe shiko sa e bukur ka qene. ja merr ne kthese nexhmijes.

shiko, se nuk e thashe ne kuptimin fyes qe eshte e shemtuar.. por kishte nje forme karakteristike, ose me mire te them, josimetrike te gojes kjo...     

http://youtu.be/HMF68sOZWVA

 

eeeh, shume vone. Aq do Lira, ec e degjoje tani. 

Tuti gusti sono giustti...

Sa e bukur poezia qe percolli Nexhmia: 

Ky qe cak i fundit 
Unë po largohem pergjithmonë 
Le të ngelë buzë lumit kjo melodi e fundit 
Pa fjalë dhe gënjeshtra
Ma shtri veç dorën dhe mos qaj
Stinët që kaluan ishit plot vaj.

As Fitnete Rexha nuk do kish thene "te duajme". 

shum keq.

Me gjithe respektin, me Vacen nuk krahasonet. Asnje deri tani ne fakt.

c'behet ndej nga turku moj? stoqet turke down?  ka sy per qabe? c'thuhet?

ti po, ti.

S'duket mire Lira.

po c'pret, amon. Idrisi e ka puth, tha. Graves esht tu i ra te fiket vetem nga imazhi.

pse, flitet ketu? nje llaf tha zhardina edhe iu sulen me nje egersi qe vetem nje shpjegim ka...

po c'pret, amon. Idrisi e ka puth, tha....

Ku e lexove kete ? 

Dale ta gjej smiley

S'qenka me.

Ej, nuk është ndonjë problem i madh, shpresoj, nëse them se emri i saj më vjen krejt i ri? 

(Ndër të tjera, mendoja edhe se Vaçe Zela kishte vdekur.)

Jam serioz! smiley

Më jepni ndonjë fidbek...

ju gat it.

Ku?

2 here.

Ça thua?

Ne fakt, mire beme qe folem per Pagarushen, por akoma me mire do ishte te flisnim dhe per mesazhin qe ajo percjell.smiley

Dëshiroj që të jemi prapë ai populli që kemi vuajtur shumë e kemi përballuar çdo lloj vështirësie.

..sepse atehere ishim me te bashkuar e me miqesor ,apo ?

epo ,spiritus, ky eshte mallkimi yn..?

Cmimi lirise, dafne, cmimi modernitetit. i ke pare shtepite katundeve te Shqiperise? kane ngritur nga nje mur rrethues dy m te larte, me blloqe betoni, por edhe ne qytet.Ai Bunkeri Madh  eshte copezuar ne 700 mije bunkere te vegjel, tkurrje brenda guackes me beton te ftohte, te pandjeshem.

ju falet spiritus, duhet te ju falet .

Eshte faze tranzitore ,pa cka qe do te vazhdoj gjate ,Mjafton qe ne kete amulli kolektive  te gjejme forcen mos te humbim tjetrin .Do te tejkaloje dhe kjo pa cka qe merr dekata .

p.s.

do flas gjate kete here (haha,)

nga aq sa kam analizuar vetem dy kategori njerzish jane te hapur te sinqerte , te plot me jeten dhe tjeret perreth.

Ai qe ka gjithcka dhe ai qe nuk ka asgje . Te dy nivelet asgje s'kan cka humbasin, prandaj sjellen dhe ndihen te tille , Gjithe tjeret mes ketyre dy kategorive ,jane ne lufte me veten dhe rrethin , te frustruar, te ndjeshem , te frigesuar nga ndryshimet e kohepaskohshme  prandaj s'kan se si tek tjeret te reflektojne as hapje as paqe..

..ti kuptojme .

 

nji nder komentet me te bukura qe kam lexuar ketu per shume kohe. tx dafne. 

nuk mu duk kushedi se ca komenti. I mire dmth, po jo aq sa te lesh mendt e kokes.

ti nuk shquhesh per deontologji?! 

epo, sa na ka dhene Prendia smiley

ah perendia qe na fut ne siklet. shume e shajne te shkreten, hajn e bejne. me kalendarin pellazg si i ke punet?

jam i tronditur!

edhe une. saturni po me corodit. nga marsi them se do shkeputem nga ppu. korriku them se do na gjeje me mire. inshallah z. sazan do na kete qetesuar der atehere.

well, le te urojme qe zotni Guri nuk do nderkryeje prape shqipot me ndonje kalendar tjeter me helm nga Siria dhe vendet rrotull.

nuk e besoj qe do shkoj deri aty, se do e kemi zotin Kerry ne tirane me keto parashikimet e zotit Guri qe aludon. parashikimin tend do e mbaj vath ne vesh se do shohim nese do kemi qepe shallots ne media se sa te mira jane, apo do na thone se qepet, kur i pret, te djegin syte. 

Ndoshta nuk do të më besoni po unë s'kam bërë kurrë 'Vit të Ri'. Nuk kam shkuar askund e as kam kënduar. Prej vitesh kam dëshirë të rri vetë në shtëpi, të shikoj televizionin. E kam edukuar veten që ajo është një ditë e rëndomtë. I marr miqtë e mi në telefon se nuk di të shkruaj mesazhe, e i uroj. Po ashtu edhe më vijnë urime. Kjo është kënaqësia ime.

Ke frike nga Vdekja Spiritus? Keshtu flasin Intelektualet qe te ndahen nga turma. 

E shikoj qe e paskan fshire komentin tim. Nuk guxon njeriu as te kritikoje tani...

S'ka gje, se nuk mbulohet Nili me shoshe.

Whatever...

Fallocentrizmi i Peshkut...

smiley kur kendojne do re mi fa sol a si, cave ju mungo G note. me duket se nuk kane per ta gjet dot, sado xhib ti edukoje. 

Epo ca gjera jane me fat, tha. smiley 

Cfare tha flladi / uragani, cfar tha? si ka mundesi qe ja kan fshi? Xhevair ka qene per Artin e Kengetares do ket qen mendoj???? Po pse, pse ja fshine???smiley

pemen me kokrra e gjujn te gjithe. 

iku tani.

Ia fshine ngaqe s'qe vjershe, mendoj. Pas "Deles leshatake", ne te gjithe presim me shume nga znjsha.

Yep! the bar has been raised too high. all eyes and ears jemi. 

Po me ne qe sdime te shkruajme poezi, cdo te ndodhe valle? Nuk do te na ngrohe me dielli e sdo na lage me uji e sdo na perkedhele me flladi. That's it??????smiley

duhet me gjet nje niche per me u be interesant, ca te them une. sa eshte be keq puna. une psh, ketu ku jam eshte vere tani edhe per nja gjashte muaj te tjere. nuk ma mba menderja me postu foto plazhi ne FB se gjithe shoqnia fillo edhe thote, pse tallesh me ne. po ky eshte realiteti umbjektiv. keshtu qe ca edhe nuk duhet me i bo shume me faj. you got to go w/the trend nese nuk do to hurt their feelings sepse peer pressure, duam apo nuk duam ne, funksionon. 

Per ca nuk e kishin akuzu Peshkun e shkrete. Po per fallocentrizem!smiley Une them qe ta rishikosh edhe njehere kete teze Fin, para se te na e leshosh keshtu si bombe para kembeve.

po pra, dhe kan len shkembimin lakonik te komenteve Bama - Inter legere. Jetojm ne bote te cuditshme, sikur kemi kaluar permes gropes se Lepurit. Dhe po, mendoj qe interpretimet e zonjes Pagarusha jane per ibret.

E kisha si reagim ndaj kesaj te fundit jo per ate qe shkrove  smiley Ne rast se e LIDH ...ibreitn ...me cfare Interpetimi ?...e terheq dhe Bindem qe ata me njeqin nike jane si Kurvat e Bordellove qe nderrojne Klientin sipas rastit dhe pageses ,, ne se nuk jane ..."benzine per zjarr " ose qete fare ...me "ndeze debatin " !  teper normale osesi thote nje miku im 

Normall !

nuk te pelqeu "ibreti"? thashe nje here te them ibreti jalem, po e lashe.

Ziko, i kemi pa zarar. smiley

Po , sepse ka

per Ibret ...interpetime te komenteve ..

 per ..........Ibret komentues 

ka per Ibret e Mysybet ....per vet Pagarushen .

Ket s'kuptova .Si gjithnje thuaj cfare te duash e si te ta doje e bardha zemer  smiley

Pingpong eshte kjo pune dhe Kryetari Mao e kishte kuptuar me mire se te Gjithe .deri sa imitun Italaianet ke kanconissimo , dhe e hongrem dhe ne si "shfaqje e Huaj " smiley Edhe Nexhi u vrojtu me kujdes si me " cfaje te Huaja " smiley

une cuditem nganjehere sa energji ke te edukosh revolucionaret e sotem. por te kuptoj pjeserisht. 

Mu me vjen keq vetem per nje GJE 

Si eshte e mundur te mos KUPTOJNE ne cilen Kohe Jetojme .Jam i bindur Plotesisht qe do shujen shume shpejt sepse nuk ua ka nevojen njeri .Pervec ngatresave dhe dembelizmit nuk i ke per asgje .Ham - Hum nga mengjezi ne Darke !

Nje Zogori e Madhe qenesh ...ka keputur zinxhiret dhe ka mbytyr cdo ze tjeter ! Ka dominuar Yp Xhixheria ben hesap edhe tek Pagarusha , pa le me ne vende te tjera .Keta jane Gardiste BLU nuk jane as revolucionare as kunderevolucionare . Jane si puna e GaY  me s....qeemet !

Si tha Napoloni motrave pasi u ndau Europen duke grise Harten "Me duket sikur u nxeha "smiley

 

Sa bukur ka fol ne fund , respekte

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).