Policia Rrugore avancon më tej masat e saj ndaj drejtuesve të mjeteve, duke nxjerrë në terren grupe oficerësh civilë që monitorojnë semaforët. Prej disa ditësh në kryqëzimet kryesore të Tiranës, të spostuar nga rruga, janë vendosur efektivë policie të veshur civilë, pa shenja dalluese, të cilët raportojnë çdo rast të shkeljes së semaforit nga drejtuesit e mjeteve. Lajmi është bërë i ditur dje nga Ervin Dervishi, komandant i trafikut rrugor të Tiranës. Burimet nga Policia thanë se vendosja e grupeve civile që mbikëqyrin semaforët është pjesë e një plani masash të Policisë Rrugore për vitin 2014. “Bëhet fjalë për grupe kontrolli të pauniformuara apo të spostuara nga kryqëzimi, ku shërbimet e Policisë Rrugore verifikojnë në distancë dhe raportojnë te kolegët e tyre që janë me shërbim në rrugë”, theksoi Ervin Dervishi gjatë një deklarate të dhënë dje për “Vizion Plus”. Nga Policia mësohet se pas raportimit nga policët civilë, grupet e efektivëve me uniformë që janë me shërbim në rrugë ndalojnë këta kundërvajtës dhe marrin masat për pezullimin e lejes së drejtimit për shkeljen e semaforit të kuq. Vetëm dje, brenda një ore, në kryqëzimin e Laprakës janë pezulluar 20 patenta.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, konfirmoi dje se nuk do të ketë asnjë kthim pas në urdhrin e dhënë për ndalimin e kalimit në kufirin shtetëror shqiptar për automjetet me gjoba të papaguara. Në një dalje para medias për bilancin e kriminalitetit në dhjetor 2013, krahasuar me dhjetorin e vitit 2012, ministri foli edhe për qarkullimin rrugor. “Ne nuk kemi ndaluar lëvizjen e qytetarëve. Urdhri i dhënë nga Policia e Shtetit pengon kalimin në kufi të automjeteve që kanë gjoba të papaguara”, tha Tahiri. Ai evidentoi faktin se qytetarët mund të informohen për gjobat që kanë në faqen e Policisë së Shtetit. Ministri e cilësoi ndalimin e makinave në kufi si një masë e detyruar shtrënguese që do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e qytetarëve për detyrimet ndaj shtetit. “Nëse kanë gjoba të papaguara, qytetarët mund ta lënë makinën në kufi dhe të vazhdojnë lëvizjen”, theksoi Tahiri. Në raportin e tij para medias ditën e djeshme, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, theksoi se është rritur me 193 për qind numri i masave administrative, ndërsa janë ulur me 38% aksidentet me pasojë vdekjen. Sipas ministrit, janë ulur me 13% aksidentet në total, janë ulur me 20% aksidentet me pasojë plagosje të rënda dhe janë ulur me 8% aksidentet me plagosje të lehta. Të dhënat e Ministrisë së Brendshme konfirmohen edhe nga Policia Rrugore e Tiranës, e cila dje ka pohuar se nga shërbimet e saj, për muajin dhjetor 2013 janë vendosur në total 20 934 masa administrative. Shumica prej këtyre gjobave mësohet se janë vendosur për “qëndrim të gabuar”. Duke detajuar të dhënat, Policia Rrugore ka bërë me dije se janë vendosur 1637 gjoba për parakalim të gabuar dhe ecje me shpejtësi dhe 9916 masa administrative për qëndrim të gabuar.

Gjobat e vendosura në dhjetor 2013
Totali: 20 934 masa administrative
• Për konsumim të alkoolit, 88 masa me 82 persona të
arrestuar në kushtet e flagrancës;
• Për ecje me shpejtësi të tej normave të lejuara, 35 masa;
• Për moszbatim të semaforit, 40 masa;
• Për mosvendosje të rripit të sigurimit, 5834 masa;
• Për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 353 masa;
• Për parakalim të gabuar dhe ecje me shpejtësi, 1637 masa;
• Për qëndrim të gabuar, 9916 masa;
• Për përdorim të celularëve gjatë drejtimit të mjetit, 100 masa.

27 Komente

qenkan aktivizuar prape AGBV-te, Pjero..?smiley

megjithate kur shikon te dhenat ne fund (ne shkalle vendi me ckuptova) vetem 40 gjoba per moszbatim semafori qenkan vene ne muajin dhjetor. hic gje, shifer e paperfillshme qe me shume tregon se shoferet ne Shqiperi, ne mase te madhe, e zbatojne semaforin me korrektesi!

Kjo eshte gje e mire Belulo, veç gjobat sikur jane ne nje nivel te ulet ne Shqiperi. Mendoj se duhet shtuar kontrrolli dhe gjobat, dhe vetem keshtu disiplinohet trafiku neper semafore dhe rruge. 

Shume ide e bukur. Ti hiqet patenta katunareve qe kalojne me te kuqe, biles tu bllokohet makina qe mos te qarkullojne dot pa patente.
Te krijohen grupe pune, dhe nje central I posacem telefonik qe ne menyre sporadike me frekuence te ngjeshur, te behen thirrje telefonike te njepesnjeshme. Shoferet qe ngrene telefonin, te ndalohen ne vend nga grupi I gatshem ne terren.

Vetëm dje, brenda një ore, në kryqëzimin e Laprakës janë pezulluar 20 patenta.....

po gjate gjithe dites??? 

+ pse duhet te jene te veshur civile dhe pa shenja njohese ???

Me duket se do kene lexu ate komentin tim me spiunet civile ne klubet e Torontos.smiley Si dora e Kavirit me duket kjo.

nuk e kam idene per cfare flitet...na e sill ta lexojme smiley

Ehu, kush ka kohe. Thjesht po tregoja per police civile qe survejojne robt qe dalin naten nga klubi. Po te pane qe shko drejt e ne makine dhe e ndez, te ndalojne pa bere akoma dy metra dhe te rrasin tubin e kuq ne goje. Plus qe edhe vete njerezit marrin ne telefon policine po te pane qe po shkon i dehur ne makine.

nuk eshte ndonje e madhe & s'ke pse vret kohen...po mire do ishte qe ato 20 patenta te pezulluara te ishin gjoba te majme...po pate kohe, di gje sa zgjat pezullimi i patentes atje?

Kur doli me deklarate shefi, z.Tahiri dmth, qe "Na jepni ide dhe ne do i veme ne zbatim" filluan talljet ketu tek peshku dhe jashte peshkut.

Tani qe  po vihen ne zbatim idete qe jep populli po habiten njerezit "U, pse seriozisht e kishit ju?" Jo po tallemi ketu.

justifikim eshte ky? Ideja e popullit paska qene edhe kjo? Po e harxhokemi kohen me te vertete kot!! Paska te drejte PF!!

Ne emer te popullit te heq patenten!! smiley

E si funksionon kjo metode? Keta pa uniforme lajmerojne ato me uniforme? Psh e zeme me pa mua ky pa uniforme tuj fol ne cell dhe fap lajmeron ate policin nje cik me poshte me uniforme? Lol 

Jo, eshte me e thjeshte. Te ndalon, te prezanton dokumentin si polic dhe te rras gjoben ne dore. Po ke pyetje, therret patrullen. It's up to you.

Aha ok. E praktikojne dhe keta ketej ndonjehere ket metode. Me makine te zeze. Vec kur ndezin dritat. 

Fix. Edhe ketu me makina te zeza ose gri qe e kane te shkruajtur Police me nje lloj boje qe duket vetem kur i bije drita direkt perballe.

Right, zakonisht rrine te fshehur neper highway-s. PF, po dhe ne Toronto dhe rrethinat perreth nuk ju 'bezdisnin' shume cops ju. Me aq sa pashe une. S'para pashe police verdalle. 

ketu funksionon keshtu (kryesisht per rripin e sigurimit dhe celin se te semaforet  kane aparat fotografik keta qe nese kalon me te kuqe te fotografon dhe te vjen gjoba ne shtepi)    pra  ne disa pika te caktuara rrijne keta  ''civilet''  te cilet observojne dhe kur shohin dike qe ska vene rripin apo flet ne cel, bie llafi,  e transmeton me radio, targen tipin e makines etj,  te koleget qe jane rreth 200  me perpara,  se makinat jane ne levizje... ata te nxjerrin nga rrjeshti  dhe te rrasin gjoben.. ne rast se  nuk ndalon  kane edhe nja 2-3 polica gati me motorra dhe fillon ndjekja..smiley

Dhe po filloj ndjekja per mos ndalim, vijne prangatsmiley

po  po filloi ndjekja, Zeqo, keq muhabeti  se thyen  20 rregulla ne te njeten kohe... deri edhe benzinen   qe harxhon policia gjate ndjekjes do ta  paguash..smiley

Opo ca tu besh ketyre kamerave. Me erdhi ne shtepi nje zarf me gjoben 50 fish per tollen ne highway. keta jane crazy. lol 

50-fish me shume..?  shume eshte, bile joproporcionale sepse tollin e autostrades  mund te mos e paguash nga pakujdesia,   dhen jo sepse sdo ta paguash..

1dollar e 50 cents ishte toll,  $51.50 ma cuan gjoben me gjithe pikcer. Sa e pashe, what?!! Zdu ta paguaj, refuzoj. Se paguaj. Nuk desha te futesha ne express line. Gabimisht, binte shi ate nate. Skishte drita . Ca nuk thashe per tu justifikuar. smiley 

bravo

Fuksat e komunizmes po ringjallen!

Bini burra! smiley

Dear unmarked police car ! I love those five extra antennas. They look cool !

 Sincerely : Not fooling anyone. 

Mendojne njelloj. Nje TV afer PD i beri kete pyetje Tahirit qe ka dashnore : na tregoni ju lutem si bie nr i aksidenteve kur policia gjobit per parkim te gabuar?

Nuk e dallon dot mileti me ADN problematike, dmth gjibat, qe nuk eshte gjoba qellimi, por ndeshkueshmeria e shkeljes e cila deri tani ka qene pertoke.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).