23 vite demokraci dhe turizmi është trumbetuar si degë e parë dhe është trajtuar gjithmonë si një degë dytësore e ekonomisë vendase.

Pa dyshim, strategji dhe plane për zhvillimin e turizmit janë hartuar nga cdo qeveri, por shumë pak gjëra konkrete janë bërë. Gjithmonë, strategji të përgjithshme, pa një fokus të mirëfilltë dhe pa hapa konkrete. Asgjë inovative, thjesht një vazhdimësi tradicionale e asaj cka bëhej një vit më parë.

E megjithatë, megjithëse investimet shtetërore mungonin, të pranishme gjithnjë e më tepër dhe deri diku abuzive u bënë investimet private duke shkatërruar:

  • urbanistikën e vendit: ndërtimet pa fund, pa rregull e pa standarte përgjatë vijës bregdetare (450 km)
  • resurset natyrore: prerja e paligjshme e pyjeve në Parqet Kombëtare
  • resurset antropogene: mungesa e restaurimit të godinave monumentale shekullore, mungesa e përkujdesjes
  • ndotje të mjedisit nga mbeturinat, lëndët kimike

Si pjesë e Europës dhe si një vend kandidat potencial për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, patjetër që dhe në këtë sektor kemi mjaft për të bërë. Komisioni Europian, në politikën e tij për turizmin, mbështet 4 objektiva kryesore:

  • Stimulimin e konkurencës në sektorin turistik europian
  • Promovimin e një turizmi cilësor, të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm
  • Promovimin e imazhit të Europës në tërësi, si një destinacion me një turizëm të qëndrueshëm
  • Maksimizimi I potencialit financiar të politikës së Bashkimit Europian për zhvillimin e turizmit

Të gjitha pikat më sipër, në vrullin e punës për të marrë statusin e vendit Kandidat, duhet të kthehen dhe në objektivat e politikës së turizmit në Shqipëri. Ne fillojmë shumë më mbrapa nga vendet e tjera, tashmë pjesë të Bashkimit Europian, por duket se gjërat kanë nisur të lëvizin.

1.65 miliardë lekë investime për zhvillimin e turizmit parashikohen nga Buxheti I Shtetit për vitin 2014, investime që do të bëhen me financim të brendshëm dhe financim të jashtëm për projekte konkrete. Realizimi I këtyre projekteve dhe arritja e objektivave të tyre, mbetet për tu parë në vazhdim.

Por iniciativat e para kanë nisur. Organizimi I mini-panaireve të ndryshëm si: “Panairi I Turizmit Malor”, “Panairi I Artizanatit”, organizimi I tryezave të rrumbullakëta apo I konsultimeve të qeverisë me grupet e interesit për të parë cilat janë shqetësimet dhe cfarë mund të përmirësohet, rishikimi I Ligjit të Turizmit, shkëmbim I eksperiencës me vendet fqinje por dhe ato më të largëta  janë hapa të mirë që tregojnë se Turizmi po shndërrohet në një sektor të rëndësishëm, ashtu sikurse I ka hije, bazuar në pasuritë e shumta natyrore që ka vendi ynë.

Janë keto iniciativa që ndihmojnë qytetarët dhe sipërmarrësit të njohin më tepër vendin e tyre, të zbulojnë pasuritë që ai permban, të jenë më të përgjegjshëm në mirëmbajtjen e tyre, duke cuar kështu në rritjen e turizmit të brendshëm, rrjedhimisht rritje të ekonomisë pasi paratë do të qarkullojne Brenda vendit dhe jo jashtë tij.

Është ky sektor, I cili do të sjellë zhvillim dhe punësim dhe në rrethet e tjera, pervec metropoleve, do të ndihmojë në një ekonomi të qëndrueshme të vendit si dhe do ti bëjë qytetarët të rigjejnë identitetin e tyre, I cili në morinë e ideve dhe dëshirës së madhe për modernizëm duket se ka humbur.

26 Komente

23 vjet robt qe merren me turizmin kane ngrene bar. U desh te vinte Etleva qe edhe turizmi te zere vendin qe i takon. Etleva me mini-panairet e veta e ka ber turizmin shqiptar te zere vendin qe i takon, diku midis barbados&turk&caicos. Ik o goc futi noj seance pedicure dhe noj kurs modestie se sqeke per kte pune ti. 

Pershendetje, 

Patjeter qe cdokush ka nje opinion te vetin mbi gjerat qe shikon, dhe me lart nuk kam bere gje tjeter vecse kam shprehur kendveshtrimin tim mbi kete sektor. Ne asnje moment nuk kam thene qe nuk eshte bere asgje, perkundrazi mendoj qe ka perpjekje por mbeshtetja nuk eshte e madhe nga qeveria (gjithmone ne kendveshtrimin dhe gjykimin tim). 

Gjithsesi, edhe pse kemi mendime te ndryshme, te falenderoj per komentin dhe qe shpenzove 1 minute kohe per te lexuar shkrimin smiley.

Etleva, keni shume te drejte! Un kam investu ne dy fshatra turistike ne Golem.Per tete vite saliqeverisja nuk e perfundovi kanalin percjelles per dekantimin e ujrave ne Karpen, ndersa fabrika gjermane ka tre vjet e mbaruar..Turizmi yne eshte jashte cdo kriteri

shme era ojq vjen.  nesje ne shqiperi shohin akoma endrra me evrope.

ligj duhet atje ligj.  qe kur thote duhet te ndertosh kaq metra larg detit apo rruges te mos ja mbaje njeriu te ndertoje.  po kur ai qe nderton eshte vellai i zv.ministrit ligji behet maliq.

Turizmi eshte nje sektor i rendesishem, qe i jep nje frymemarje tregtise, dyqaneve, supermarketeve, linjave te autobuzave, etj, per 4-5 muajt e veres. Thuhet se ne Shqiperi hyjne çdo vit rreth 3 milion turiste (ku hyjme edhe neve emigrantet) , gje qe do te thote se barazohet popullata vendase (ata brenda)  me te huajt (ata jashte) ,  qe perkthehet se GDP/PBB/PBK i shtohet 1 muaj me teper, pra figurativisht kemi 13 muaj ne 12 muaj, per te mos thene me teper po te kemi parasysh se te huajt, emigrantet, harxhojne/lene ne Shqiperi dyfishin e shqiptarve (atyre brenda) , pra mundet edhe te kemi 14 muaj ne 12 muaj, nese do ta shihnim kete problem si nje makroekonomist.  Nje rritje qe do ta kishin zili shum vende. 

E jena tu u plak me shpejt a me ngadal o Pjer se na bone lomsh me kto mujt.

mundet edhe te kemi 14 muaj ne 12 muaj, nese do ta shihnim kete problem si nje makroekonomist.  Nje rritje qe do ta kishin zili shum vende. 

shume e madhe ideja! po sikur te shpiknim nje kalendar makroekonomik? mos te duket cudi, se me ket pune e kan shty ca gregorer e julianer e ku di mo. pra si do i qunim mujt e 13 dhe 14?

Duket logjike qe mbas Dhjet-orit te vi Shperla-ori.

pse jo thjesht njembedhjetori dhe dymbedhjetori?

Sepse po te ishte ashtu Janari do ishte Njecke-ori

Ose dyparajanari, njiparajanari

ke shume te drejte kur thua qe Shqiperia ka mundesi te beje 14 muaj turizem se nderthuren te gjitha llojet e klimave ,peisazheve .Por do ende kohe te arrihet ,turizmi ne shqiperi duhet filluar te rregullohet qe nga themelet !

te me ndjeni, po nuk e kuptova mire nga shkrimi: perfundimisht, a eshte turizmi shqiptar ne rrugen e duhur, konform politikes se BE per turizmin, apo jo..?smiley

"duke cuar kështu në rritjen e turizmit të brendshëm, rrjedhimisht rritje të ekonomisë pasi paratë do të qarkullojne Brenda vendit dhe jo jashtë tij."

ehhh, i ra goja ekonomistit P.Th, (por edhe filozofit N.N ) mbi rendesine e rritjes se turizmit te brendshem dhe rritjen ekonomike qe sjell ky lloj turizmi, po kush i degjoi thuaj.....

Jo vetem nuk eshte por dije se kemi prishur territorin ne menyre te pakthyshme ..Belul

Mbetet ende per tu pare, se shume gjera jane premtuar, por aktualisht kane filluar vetem disa inciativa te vogla, sic jane dhe panairet e permendura me siper, te cilat zbukurojne pjesen siperfaqesore, por aty ku duhet meshuar me teper, duke patur parasysh dhe situaten aktuale, mendoj se eshte Rishikimi dhe Rendesia e Zbatimit te Ligjit te Turizmit (jo thjesht te mbetet ne leter).

Rishikimi dhe Rendesia e Zbatimit te Ligjit te Turizmit

 

OJQ eshte kjo apo OQ?

nji pytje per autoren e shkrimit, qe per mu i ngjan me shume nji resumeje te dikasterit te qeverise po pa shume gjera konkrete brenda. Ca eshte parashiku qe te mbuloje fondi i caktuar ne buxhet? ku jane caktu prioritetet e investimeve, te objektete te rendsishme te trashgimise kulturore (ku di une, restaurim kalash, muzeumesh, germime arkeologjike etj. apo per te stimulu agroturizmin a ate malor a ca tjeter.
Ai Kimi i Korese se Veriut psh inauguroi nji resort luksoze per ski dhe i kerkoi masave punonjse te motivoheshin me shume per te ndertu kshu superveprash per qellime turizmi e relaksimi. Po ne per momentin na kane mungu kshu udheheqsash me vizione te qarta

nji pytje per autoren e shkrimit

 

Kjo eshte pyetja e gabuar i dashur. Eshte si me pas porten bosh e mos me bo gol, si me pas munci me bo shah-mat me nji levizje e me lujt me torret.

Jam shume dakord me ty. Madje dhe ne shkrim jam shprehur se:

"Pa dyshim, strategji dhe plane për zhvillimin e turizmit janë hartuar nga cdo qeveri, por shumë pak gjëra konkrete janë bërë. Gjithmonë, strategji të përgjithshme, pa një fokus të mirëfilltë dhe pa hapa konkrete. Asgjë inovative, thjesht një vazhdimësi tradicionale e asaj cka bëhej një vit më parë."

Nga ajo qe kam degjuar dhe pare ne mediat e ndryshme, nuk ka te deklaruara pika konkrete, por thjesht te permbledhura nen termin "projekte": Projekte per bregdetin, Projekte per zhvillimin e turizmit te qendrueshem...etj. etj. 

o etleva, a ke vene re qe te gjitha vendet me turizem te zhvilluar jane te mbytura ne borxhe ? 

apo ke nevoje per syza dielli ?

1.65 miliarde leke...

Etleva si i behet halli ketu? dmth te pregatisim ndonje plan biznesi do ashtu ndonje gje....

Alto, ke hallin te perfitosh noi grant nga ato te qeverise, a ha, deri tek ty mbetet vetem noi therime, te tjerat firojne rruges. 

jo i nerum P.TH une nuk du me perfitue ,une dua ti jap atdheut siç i kemi dhene tradicionalisht.

Pjer, sikur te tjera plane po nisin andej... nga Ju!

Promovimin e imazhit të Europës në tërësi, si një destinacion me një turizëm të qëndrueshëm

ta bejne Europen si Shqiperia, me fjale te tjera smiley..Si ta kuptojme kete ndryshe??

Jemi shqipetare jetojme ne Shqiperi dhe nuk po i njohim shume vende te mrekullueshme qe ekzistojne ,jo me te vijne te huaj dhe ti eksplorojne .Eshte turp te thuash qe te huajt ,vijne dhe zbulojne bukurite tona sic eshte dhe Albaniku .Kemi shume mundesi te promovojme vendin tone pasi kushtet nk na mungojne dhe jemi po ne vend numero !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).