Një udhëtim në galerinë e personazheve të Sandër Prosit në 94-vjetorin e lindjes

Ai nuk mundi ta mbante më brenda vetes shqetësimin e tij. As ditët e gjata në det, shëtitjet e pasditeve në ato kohë xhirimesh nuk e qetësuan dot burrin me flokët e shpupuritura dhe vështrimin e thellë nën syze. Diçka fshihej prej kohësh brenda trupit të Sandër Prosit, një shqetësim i çuditshëm pa emër, që e ndiqte në çdo moment. Ishte marsi i vitit 1985. Ndodheshin në zonën e Vollgës në Durrës me xhirimet e filmit “Pranverë e hidhur” me regjinë e Muharrem Fejzos dhe skenar të Luan Ramës. Pas një shkëputjeje nga kinemaja, Prosi do të rikthehej në rolin e një fotografi patriot që sheh se si po lëviz qyteti në prag të pushtimit, duke fiksuar në aparatin e tij rezistencën heroike të popullit. Nën muzikën e Hajg Zaharian, ai do të mishëronte një personazh ndryshe nga galeria e pafundme e personazheve të tij. Një fotograf i ngjashëm me shpirtin e lirë me të.

Por, me gjithë pasionin për këtë rol, ai do të realizonte vetëm dy akte… Teksa grupi i xhirimit ishte nisur për të xhiruar një tjetër pjesë, i mbetur vetëm në hotel ai iu “dorëzua” shqetësimit… Pakkush e di se çfarë ndodhi në ato minuta fatale në jetën e Sandër Prosit. Ajo çfarë të gjithë kolegët në atë film mbajnë mend është trupi i tij i pajetë në tokë dhe vështrimi tashmë i ngrirë… Ishte 65 vjeç dhe kishte lënë pas një mori rolesh që e bënin një prej yjeve të kinemasë shqiptare. Roli i fundit i Sandër Prosit, ai i Telit (fotografit), nuk u dha kurrë në ekran, dhe pse u xhiruan vetëm dy akte. Ai u zëvendësua në këtë film nga aktori Rikard Larja. 29 vjet më pas, ikja e parakohshme e tij nga jeta, kujtohet si një humbje për kinemanë.

Vetëm pak ditë më parë, më 6 janar, Sandër Prosi kishte 94-vjetorin e lindjes. Një përvjetor që u kalua në heshtje, për një njeri që i ka dhënë shumë filmit shqiptar. Me një galeri të jashtëzakonshme rolesh, rreth 100 në kinema dhe teatër, Sandër Prosi u kthye në një shkollë për kinemanë shqiptare. Portreti dhe zëri i tij i ngjasonte çdo personazhi që i besohej. Nuk mund të harrohet lehtë Dhaskal Todri tek “Udha e shkronjave”, gjenerali te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Ismail Qemali te “Nëntori i dytë”, Otello te tragjedia me të njëjtin titull, Laerti te “Hamleti”, Astrovi te “Xhaxha Vanja”, Vata te “Toka jonë” apo Kristo Borova tek “I teti në Bronz”. “Kultura e gjerë muzikore i kishte dhënë një zë muzikal dhe tingëllues, ndërsa kultura letrare dhe filozofike, aftësinë e meditimit të thellë, ato që quhen monologët e brendshëm, të cilët te loja e Prosit shprehnin individualitetin artistik”, shprehet kritiku Përparim Kabo.

Sandër Prosi lindi më 6 janar 1920 në Shkodër. Pasi mbaroi shkollën fillore, vazhdoi gjimnazin në Tiranë. Studimet e larta i nisi për stomatologji në Austri, por nuk i përfundoi. Aktori duket se kishte lindur prej kohësh brenda tij, dhe duhej vetëm një konkurs i rastësishëm në vitin 1947 në Teatrin Popullor të asaj kohe, që ai të zbulonte këtë talent të tij. Këtu nis një jetë tjetër për Sandër Prosin, një jetë që duket se ende nuk ka mbaruar dhe sot që ai nuk është më mes nesh. Gjatë kohës së shkollës së mesme, në gjimnazin e Tiranës, përgatit dhe vë në skenë dramën e Shilerit, “Vilhelm Teli”, shfaqje që u pengua të shfaqej nga regjimi fashist i kohës. Për herë të parë interpretoi në vitin 1948 në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës në rolin e Shaqir Agës. Luajti përkrah Mihal Popit, Loro Kovaçit, Marie Logorecit. Më pas vazhdoi me role të tjera nga dramaturgjia kombëtare dhe botërore.

Në teatër ka interpretuar te “Cuca e maleve”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Fytyra e dytë”, “Doktori pacient”, “Otello”, “Makbethi”, “Epoka para gjyqit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Familja e peshkatarit”, “Çatia e të gjithëve”, “Revizori”, “14 vjeç dhëndër”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Rrënjët e thella”, “Xhaja Vanja” etj. Pas vitit 1961, rolet e tjera i takojnë kinematografisë në filmat “Debatik”, “Detyrë e posaçme” (1963), “Vitet e para” (1965), “Horizontet e hapura” (1968), “Plagë të vjetra” (1968), “Guximtarët” (1970), “Gjurma” (1970), “I teti në Bronz” (1970), “Mëngjese lufte” (1971), “Yjet e netëve të gjata” (1972), “Shtigje lufte” (1973), “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1975), “Në fillim të verës” (1976), “Përballimi” (1976), “Fijet që priten” (1977), “Njeriu me top” (1977), “Gjeneral Gramafoni” (1978), “Udha e shkronjave” (1979), “Yje mbi Drin” (1979), “Vajzat me kordele të kuqe” (1980), “Plumba perandorit” (1980), “Plaku dhe hasmi” (1981), “Qortimet e vjeshtës” (1981), “Nëntori i dytë” (1982), “Dora e ngrohtë” (1983), “Kush vdes në këmbë” (1984) dhe “Pranverë e hidhur”.

Filmat e ndaluar

“Oshtimë në bregdet” (1966)

“Oshtimë në bregdet” është një film i prodhuar në vitin 1966 nga regjisori Hysen Hakani. Sandër Prosi interpreton në këtë film rolin e Brunos. Tema e filmit lidhet me Luftën e Dytë Botërore. Patrioti Jonuz Bruga ka konflikte me djalin e tij më të ri, Selimin, i cili bën një jetë të shthurur dhe tradhton atdheun e tij duke mos u pajtuar me Luftën Antifashiste. Ndërkohë vëllezërit e tij Dini, Petriti dhe Vehipi, luftojnë duke drejtuar grupet guerile të qytetit. Ky film, me skenar të Sulejman Pitarkës dhe Hysen Hakanit, u ndalua, për shkak të dënimit të aktorit kryesor, Kujtim Spahivogli.

“Gjurma”

Në vitin 1970, Sandër Prosi interpreton në rolin e profesor Besimit në filmin “Gjurma” me regji të Kristaq Dhamos dhe Peçi Dados. Në role të tjera në këtë film interpretonin aktorët Naim Frashëri, Margarita Xhepa, Demir Hyskja, Pjetër Gjoka dhe Ndrekë Luca. Ky film u ndalua për shkak të dënimit të aktores Edi Luarasi.

102 Komente

T'ka sjelle Babi buke Lepurushi smiley I madh ka qene!

Per mu, he was OK. I respektum, dhe OK, if you know what I mean...

kurresesi nji Ndrenike! apo Qirjaq. Biles as Furrxhi apo Fanko.

Por i respektueshem... oops se e thashe nje here smiley

Vetëm pak ditë më parë, më 6 janar, Sandër Prosi kishte 94-vjetorin e lindjes. Një përvjetor që u kalua në heshtje, për një njeri që i ka dhënë shumë filmit shqiptar.

 

ndofta institucionet e kaluan ne heshtje, por miqte e filmit shqiptar ne faqet te ndryshme ne fb e perkujtuan aktorin shquar Sander Prosi.

29 vjet qe kur ka vdekur Prosi? Mua me duket gjithnje sikur ka ndodhur 2-3 vjetet e fundit. smiley

Sander Prosi i madh !!!! Ka qene ne role serioze sepse dhe nga natyra i shkonte. Humbje e madhe per kinematografine shqiptare qe paska vdek 65 vjec.

ps.  emigrant je i sigurt se vetem i respektushem mjafton ? smiley even though I am assuming I know what you mean

mua s'me pelqente prosi. shume teatral, asgje e vecante. te filmi '' ne fillim te veres'', nje deshtim i madh.

te hengert ty

 smiley Une thashe se ngaqe s'te pelqente Sandri, kjo kenga duhet te te pelqente patjeter.

po nuk ishte rol kryesor Prosi te "ne fillim te veres". pastaj te ai film me shume kane deshtuar regjizori qe i kishte pleksur keq rolet dhe aktoret, dmth nuk kishte zgjedhur aktoret e duhur per rolin e duhur.. shembulli me tipik aktori shkodran Ndrek Prela qe duhet te bente nje baba vlonjat, por me dialekt shkodran.. keshtu edhe Prosi, duhej te bente nje puro lab bashkohes i Selam Musait..

Sa te ndjeshem qe jeni kur verioret bejne nje nga jugu mo.Dhe nje tjeter ka pas sha Tinka Kurtin qe bente nen Pashakon.

Kryeroli i Llazi Serbos prej Korce eshte Kreshnik Martini prej Mirdite,megjithse nuk pucet kerkund me t'folme mirditore.

Dhe une jam dakort me Alben.Dikur  ka qene idhulli yne Sander Prosi,por kur e shoh tani, vrej qe eshte shume patetik.Kapedani, te "Horizonte te Hapura",prap eshte nje rol i dobet.Plastika zerro.Ismail Qemali,eshte roli qe shkelqen.

Nuk ka pas prtagonizem sa Sander Prosi apo Kadri Roshi,por per mu aktori nr 1 i atij brezi eshte SULEJMAN PITARKA.

jo mer pjeter, nuk eshte problem ndjeshmerie... thjesht, te vinte gati gjynah per te nderuarin Ndrek Prela qe sforcohej te bente te forluren e duhur.. po ashtu edhe per Sander Prosin, qe perpiqej te zgjaste ëëë-ne ne fund te cdo fjale qe te dukej si lab..smiley

nuk ka te bej veri jug pra.. une dikur ketu kam thene te njejten gje per Pandi Raidhin qe perpiqej, pa sukses, te bente gegun, baben e Shabonit..smiley

une dikur ketu kam thene te njejten gje per Pandi Raidhin qe perpiqej, pa sukses, te bente gegun, baben e Shabonit.

 

...apo Liza Laska ijen smiley

 

po, edhe Liza. megjithse, kam pershtypjen qe nuk eshte zeri i Lizes, por eshte e dubluar ne ate rol...

Liza,dora vete smiley

pjeter, po se pate bezdi  bej nje  krahasim  zerit te Liza Laskes  te ''shtigje lufte'',  me zerin e saj te nje film tjeter'.. p.sh, ''dimri i fundit''  apo ''dhe vjen nje dite''  dhe me thuaj..smiley

e shikon pjeter, gjithmone kam menduar qe je mjaft i mencur dhe s'u gabova. prosi per mua eshte nje aktor i rendomte, shume shume teatral si shumica e aktoreve shqiptare. per pitarken jam dakort, brume tjeter komplet. dinte te bente fshatarin, intelektualin dhe me gjere ...

Pitarka? hm, nuk di pse po Prokop Mima me jepte nji emocion te vecante. Mbase zeri ose nja 2 monologe te gjate ne teater qe i qante. Njerez qe kishin miqesi familjare m'kane thene qe kur kishte role, kalonte ore para pasqyres duke interpretu, i humb fare ne boten e vet

Kishte ze klasik, ne "udha e shkronjave" eshte i paarritshem..

Prosi ishte i prere per rolin e intelektualit ose role serioze. ne role komike nuk e pame ndonjeher...

Prosi ka qene nje ikone e artit dramatik, nje interpretues i rangut botror.Kam qene shume i sigurte se Sander Prosi, ne se do te kish patur fatin te ishte ne Hollivud,do te qendronte madheshtor perballe ..... Marlon Brand apo Gregori Pek.Mund ta loste si askush " Plaku dhe Deti "etj etj .

Fiks si Anthony Quinn n'vaftit, tek "Plaku dhe deti". Mire te ka shku mendja, madje dhe Zhan Valzhanin do ta kish qare. Qofte kur bie ne burg, qofte kur behet kryetar bashkie, e qofte me vone kur plaket dhe Kozeta eshte e rritur.

Magus, me ate qetesine  e tij dhe floket e bardha,  une do thosha qe Prosi i ngjante me shume Zhan Gabenit ...
 

Mos me kesi referencash se na teston limitet e kinofilise. Kur vje puna ke French une kam ngec tek Delon dhe Belmondo. Ja per hater po shtyhem gjer ke "Ferdinandi dhe lopa"... smiley ma tej jo.

Brixhita eshte Brixhita mo, dihet. Ket filmin me Babeten s'e kisha nigju. Brixhita per tregun amerikan, hallall.

Cudi pra! Se ne Babeten ne lufte dhe Pitkinin ushtar i kishim si groshen. Nje dite po, nje dite jo.

Te keshilloj Le Mépris (1963) me Brigitten nqs nuk e ke pare akoma.

Hahaha, e kisha harru Babata shkon ne lufte . Po Kartushi, Fitore mbi Doleket, Zotnia R dhe Kacubeji ??? smiley

Fitore mbi Daleket. Yyyyy ca filmi. E maj men akoma cdo sekuence. Kemi lone shkollen per ta pa ne mjes ke Kinema 17 Nentori, se nuk gjejshe bileta.

Pash nerin shif mos gje nji film se e kom kerku gjithanej, po do ia kene ndrru titullin. Ishte film bullgar, me ngjyra, nga fillimi '70-tes. Me atentate dhe boni buje se femra te bukra me minifunde e ku di une. Me duket e cfaqen me titullin " I teti " por nuk e lane gjate se helbete, cfaqe te huja .

nuk di cte them per kete filmin bullgar Qemolo, seshte i kohes time..  por  film qe ka bere buje  aty nga mesi i viteve 80 me duket.. , mafiozlleqe, atentate  ne rruge e autostrada, rrahje, ndjekje aksion: policia vs kriminela me motorra etj, ishte : ''kush ben ligjin''..    kinemate plot ne cdo ore..

Jo, jo Belul. Ti nuk e ke kap ate ( gjykuar nga ideja qe kam per moshen tende). Ky kush ben ligjin me kujtohet titulli shume mire, por si ngjarje jo ? Ka qene edhe " Shpejtesi Sketerre" me Tomin dhe Redin por shpejt, nga fillimi i '70.

sean connery; kte e jepte shpesh

''shpejtesi sketerre'' e mbaj cik mend,  por jo nga kinemaja, e ka pas dhene televizori ne vitet 80-te..  mbaj mend ca kamiona qe ngjanin si zisa dhe  ata shoferet qe  kalonin ne ca rruge te veshtira  te paasfaltuara  dhe   ngarkoheshin ne nje  gurrore, a miniere..  ky film eshte? 

''kush ben ligjin''  ishte film italjan i Damiano Damianit.. aktori kryesor ishte Franco Nero me duket.. tema ishte   Mafia.  dhuna qe ushtronin klanet mafioze  dhe policia qe ishte thuajse e pafuqishme  tu kunderpergjigjej  sepse keta kishin edhe mbeshtje ne politke dhe gjyqesor..smiley   

( hemmm, politika dhe gjyqesori i korruptuar,dicka me kujton  ky togfjaleshi..smiley)

gugullo filma bullgare dhe mund ta gjesh ... ne anglisht

*Fernandeli dhe lopa..smiley     

po pse  kaq i limituar ne french  ti mo..?smiley    po  Zhan Marene,  3 musketjeret, Zhaku i pamposhtur, apo Luis de funes nuk ke pare ti..?    pastaj, po  Mizerable..?smiley    ketu igjen keta aktoret,  Lino Ventura, Zhan Gaben etj...

Mizerable... :smiley

leje leje se me kujtove plaken e shkrete qe qante per Kozeten. 

Les Miserables ka nja 15 variante. Une nja tre kam pa, dy French dhe nji amerikan.

E ke pa ket te fundit me R. Crowe ? 

Jo, se me duket eshte musical. dhe une nuk shoh musicals. S'i shtyj dot. smiley

Po pra. I can't picture R. Crowe singing ( kete zhaner musical ). Mgth dikur ai ka pas kendu. Ai eshte the perfect Gladiator dhe pike!!!  Kam pa nja 2 versions dhe une. Me Liam Neeson, por nje e viteve '70 e ca m'ka pelqy ama. 

Kete me Liam Neeson du ta shof dhe une. Nga francezet kam pa nji te viteve '40, alamet realizimi. Mbaj mend turbull dhe nji variant tjeter me kete palloshin, si e ka, Depardje. (ne mos gaboj)

Faqe e zeze. smiley

ndersa mua nga ''te mjeret'', PF, me jane fiksuar ato skenat   ne kanalet e ujrave te zeza (ça kanale, tunele thuaj..smiley)  ku jetonin keta  mizerabletsmiley  bashke me ata minjte e medhenj..

Ej, po ku me shku pa Zhan Marene mre? smiley Apo ato kapelet me pupla te mdhoja apapapa. Me trishtoi kur doli interneti e wikipedia dhe lexova qe kish qene queer. Jo per gjo, por me qe duk misherim i maskilinitetit kalorsiak! Ne filma ashtu ka qene.

Sa dosha me te pyt si e ka pas emnin ai aktori komik qe lunte kryepolicin tek "San Tropez", por ja qe e paske dhene vete me lart: Luis de Funes. I pavdekshem!

 

Kurse Ndrenika do thoja DeNiro. Me ngjajne shume. 

Ndrenika me DeNiro? a je mir o shoqe? smiley jo po Rajmonda Bulku me Monica Bellucin.

jo po si thoshte beluli, margarita xhepa si greta garbo, dhe me e mire. ne shqipove sec na mungon ose ndoshta kemi dicka me teper qe na pengon ...smiley

po si jo, graviteti smiley

midis mungeses dhe teprices ...smiley

alba1...  1) Margarita e re.     2) Greta Garbo      shiko,  nuk po themi qe ngjan 100/%   por qe i ngjan goxha..  dhe mos harro, fotoja e  Mragarites eshte  me shume spontane (jo ndonje pozim i vecante dmth)  pa makiazhin e duhur,  pa dritezemin e duhur... fotografuar  nga aparat modeste etj etj.. futi edhe keto parametra gjate krahasimit, dhe voila  bukuria e Margarites ala Greta Garbo..smiley

po po belulo, ashtu eshte smiley

edhe per femnat do u tregosh meshkujve tani? ej pike e zeze...

Po ne rang Shqiperie o spiritus jo me gjithe mend. smiley DeNiro eshte I kalibrit - I madh, I parritshem, mbare boterore. Ndreniken e krahasova me ate sesi DeNiro I luan te gjitha rolet, dramatike, komike, action etc.  makes sense now 'peshorja' ? smiley 

as ne pamje, as ne profil psikologjik, as ne tip nuk perngjasojne.jane larg. Nuk gjej ndonje aktor me ke ta krahasoj Ndreniken.Ti si kinofile dhe  mjuzikfile shif mbase gjen ndonje smiley
 

megjithate ndrenika ishte nje aktor mjaft i mire.

shyqyr qe e lavderove ti.

Kape icik. "mjaft i mire" eee. Mjaftushem me nje llaf. Se mos i rriten veshet.

ne Shqiperi, Ballkan...eh por jo me Gjere smiley

Shume I mire eshte. Nga me te miret so far. Po dhe Reshat Arbana ja vlen me u permend ama. smiley

Aktore te mire jane: Agim Qirjaqi, Vangjush Furxhi dhe Ndricim Xhepa. oh ...te tre pa floke smiley

Ca mbyllje klasike smiley 

po ta ca ke qe hap dhembet me fatkeqsine e te tjereve smiley

Fute dhe Timo Fllokon aty, me floke smiley 

i madhi fareeee eshte Kadri Roshi, plastike, psikologji, karaktere.

me kujtohet si tani: kur vdiq kadriu (rp) kom thon "Zot na ruj Bert Nderniken!"

Keta te dy jane Zeusi me Poseidonin.

kshu gjysem perendi pastaj ... ka, gjen...

Kadriu osht i pazevendsushem. Figure qe duhet rujt ( vepra dhe kujtimi). Shok me vjehrrin. Kur u ktheva nji here ne Tirone me moren edhe mu per peshk anej nga Lezha. Notes vorrit do ia tregoj. Ata ishin te semure, flej perjasht, gjith noten t'u u dridh me kalloma ne dore. Ncncncnc... 

Se na habiset, oshtima qenka 'familja e peshkatarit

po. por keshtu titullohej filmi. por ne fakt titulli origjinal i drames, e cila nuk ka qene e ndaluar, ishte "familja e peshkatarit". bile ka qene edhe ne librin e letersise kjo drame, vitin e dyte mos gaboj.

mua s'ka gje, mos me duaj. as kete qyqe qe u robetua gjithe jeten. por shqiperine ta duash. degjove, ta duash! nuk ka rruge tjeter nese do te jetosh me nder.

fjalet: sulejman pitarka

interpretimi: naim frasheri

Shit man! I vetmi teater shqiptar qe me ka bere te qaj. smiley

epo kush do te bente tjeter, Baca i Gjetajve?

Fal me shnet Fizit ...

- si the?

- fal me shnet fisit thashe... tan fisit... he he he... (Shkelqim Basha)

Eshte perfekte ajo skene.

Jete qejsh ... ( qensh)

Ke harru fjalen " harram" diku aty ... Po Shqiperine ta duash, harram, degjon ...

sakte!

Per aktorin respekte!

Artikulli shume i dobet me duket si nje hartim i klases se shtate smiley

Nje nga filmat me te bukur te pas 90'...ju ftoj te ndiqni 0:17:35 - 0:23:00..do kisha qejf te shihja Sander Prosin ne kete kohe!!

respekte per aktorin Sander Prosi, aq me teper qe ka qene edhe vlleh si Prokop Mima.

Ne kemi fjalen e bukur shqipe : Llaci - fac ...

flori e shkuar floririt... po shifkam i film me Sandrin sot pra...

flori e shkuar floririt, o Tunxh!! Shronjat tona te arta; Artistet tane te medhenj! Me sjell nder mend loken tone te dashur, Marie Logorecin...

Kam kujtime me te ne Voskopoje . Aktor i madh i kalibrit te te medhejve Roshi ,Ndrenika , Frasheri , Nelku , Flloko , Raidhi ,Pitarka , Hyskja , Verria , Larja , Qirjaqi , Sheri Mita , Trebicka , Mima , Orgocka , Furxhi ,Cerma , etj  pa permendur Grate e famshme  te skenes.

Brezit te ri i lane nje SHKOLLE te madhe per Sot ,ne mungese te nje shkolle serioze te Artit Dramatik apo Aktorial , aktrimi tyre mbete nje shkolle e pazevendesueshme .Patjeter qe dhe ky Brez ka kapacitetin e do gjeje mundesi te zhvilloje talentin ne rrugen e tyre !

Kam pasur mrekulline te takoja Xhaxhi Sandrin ne vitin 1972 kur bashke me tim ate sapo ishim ndare me Nonda Bulken me te cilin im ate piu nje kafe ne katin e siperm te Pallatit te Kultures.  Nje shok i Nondes me mori dhe me dha nje akullore tek Pastiçeri Agimi. Xhaxhi Sandri me trajtoi me dashamiresi dhe me tha qe mbas pak do te shfaqej premiera e Arturo Oui. Me tha: "hajde tek dera e mbrapme e Teatrit Popullor dhe kerko xhaxhi Sandrin". Te njejten gje kisha bere me Tano Banushin. 

takimi yt me mbreselenes per mua eshte ai me Mario Montin. apo gaboj?

Une kam respekt te thelle per Prof. Montin i vetmi italian akuzuar per ndershmerine dhe integritetin e tij ne nje vend te shkaterruar nga hilja dhe hileqaret me nje indeks transparence prej vetem 3,9 dmth me te ulet se Botswana. Me te me lidh vetem Schumpeter dhe Shkenca e Trishtuar dhe jo politika. Me erdhi keq qe nuk ishte ate dite im bir me ne qe ti shterngonte doren ketij personaliteti te thjeshte e te ndershem europian. Momenti me i bukur i takimit tone ishte kur Prof. Monti, mbasi vuri re italishten time te varfer, ma ktheu ne anglisht. Ne kete moment arrin nje deputete e parlamentit italian dhe i thote se une isha vellai i saj shqiptar. Po, ithem une me kenaqesi, vetem se une kam arritur 20 e ca vjet me pare ndersa ime moter me se peseqind vjet me pare. Flitet per mbesen te Zef Skiroit, qe me te drejte te gjithe ne e duam me shpirt per ate çka shkruar ne gjuhen tone.

Kam nje lajm te mrekullueshem per ta ndare me miqte e mi ne PPU, pa dallim feje, krahine e ideje, ...

Viti i Ri, qe ua uroj te gjitheve, per mua ka nisur vetem me 08 janar 2014 ne momentin kur nga Oxfordi me erdhi njoftimi zyrtar qe im bir, mbas testit, referencave dhe intervistave te kendshme qe do te thote nje nga proceset seleksionuese me te rrepta intelektuale ne bote, eshte pranuar si student i ardhshem i ketij universiteti te adhuruar. 

 

Uau, urime per djalin. S'e kam idene kush je por duhet te jete cast shume krenar per nje prind e me behet qejfi per ty. 

urime djalit Gjon,  edhe ty!

Gjono, Il Prof. nuk quhet para Enrico Cuccia, qe perveç te tjerave ishte me origjine arbereshe.

Ketij t'i kishe shternguar doren po te ishe i zoti. Andreoti, sa here qe nuk shkonin punet e qeverise italiane thoshte:

He se edhe kesaj qeverie ka per t'ja keput koken Cuccia.

ciuccia là, e ciuccia qua

Me mrekullove jeten Hero... Une qe kur shkela ne Itali Enrico Cuccian dhe Andreottin i kam  pasur si pika referimi respektivisht ne ekonmi dhe politike. Kur nisa punen si manager, mbas nje eksperience si hamall, punetor bujqesie, tornitor..., koleget e mi me tallnin (me dashamiresi): "po ti drejtohesh ketij ta ns vetem me Cuccian dhe Andreottin". Nje dite lexoj nje shkrim te Giorgio La Malfes qe thote per Cuccian se syte e tij te thelle blu dhe fakti qe e intendon ate qe thote jane prove e forte e prejardhjes se tij shqiptare... Ngela vertet i shokuar thelle dhe shume i emocionuar. Papa Klementi XI, arebreshet e shquar, Nene Tereza, Cuccia... Jane flamuj per mua. 

Nje mrekulli tjeter ishte kur im bir, qe na korigjon ne shqip, mu kthye dhe me tha: duhet te bejme sa me shpejt pashaportat e skaduara shqiptare. 

Gjon Cima... je vertete nje baba fatlum, qe ke edukuar po nje djale te tille. Respekte, ne radhe te pare per ty, dhe pastaj per djalin. Urimet me te mira per ju po edhe per djalin.....

Faleminderit Alidems, ai ka marre nga une te gjitha difektet e mia... gje qe edhe me ben edhe s'me ben te lumtur. Gjithsesi gjerat pozitive i mjaftojne per jeten e tij. E vetmja gje qe ai ka si shqiptar eshte ndershmeria e forte edhe kur gabon. Ai kujton se me edukon dhe jo une ate. Me korigjon sa shpesh: "nuk thuhet dijenia por dituria". 

Mua me pelqen, edhe kur nuk jam dakort me idete, shkembimi i mendimeve ne PPU. Ketu ne Itali kam shume te njohur por asnje mik. 

syte e tij te thelle blu

ke harruar te permendesh nje shqiptar me sy blu,me te fashmin nder shqiptar ; Ali Pash Tepelena !

Alto, sot po e teproj me nderhyrjet. Ndoshta admin e PPU mund te vejne nje buton Like si ne Facebook per te dhene mundesine per tu shprehur pa shkruar. 

Ne kemi ne pasuri te thelle per tu nxjerre ne pah. Dialogu na gzon jeten. Une do ti ftoje miqte ne PPU qe me shume se per situaten e sotme do te na kenaqte nje diskutim dhe hapje temash historike shqiptare duke germuar ne hapesira interesante dhe secili sjell gjera pikante...

Urime Gjon e imagjinoj egzaltimin tend si prind nuk ka kenaqsi me te madhe kur djali hyne ne nje Universitet ne Angli. ose ne vendet e tjera!   E kam provuar vet me perapa se ty! smiley Por ky eshte vetem fillimi!  

Faleminderit vellezer. Kush jam une? Nje i afert i juaj me endrren e te qenit njeriu me i thjeshte  ne jete she vetem ta shijoj jeten dhe kurre te hidhem perpjete me poza. Shume here prezantohem me kenaqesi si krriç, siç me therriste im ate kur nxehej me paaftesine time.

Zoti femijet nuk na i fal por vetem na i beson me qellim qe ne ti rrisim dhe tja kalojme shoqerise. Ne jemi shqiptare dhe jemi rritur me historine tone edhe pse me e shmta ne nje shishe ne fund te detit. 

Ky rezultat per mua eshte nje lloj çertifikate ne vetvete. Ne vitet e fundit ne Oxford me shume se 75% e kandidateve nuk kane marre "Offer". Per mua ka qene nje mrekulli te merrja vesh se djali ka folur gjate ne gjuhen arikaans me nje profesoreshe gjate njeres prej ntervistave.

 

Hero, ekonomia eshte nje shkence e moshes dymbedhjete vjeçare me nje femije ne pelena te quajtur shkenca e businessit. Ne Angli, ne 1830, ekonomia nuk njihej neper shkolla. Sot ne universitetet italiane, ma ka thene nje profesor i shquar qe nu merr vesh hiçgje nga ekonmia, nuk flitet per Adam Smithin dhe Schumpeterin... ky eshte qendrimi dhe mendimi im por nuk mund  te pretendoj qe kam te drejte.

Gjon, pas suksesit te djalit, tani duhet botimi i librit. A nuk te duket se i ka ardhur koha?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).