"Drejtesia u be. Me forcen e ligjit. Agron, sherim te shpejte. Rri i qete miku im, shoket e tu vune drejtesine ne vend. Me forcen e ligjit. Drejtesine qe do vije ti mes plumbave qe te kursyen jeten. Bravo cuna. 48 ore sakrifica qe perfunduan me drejtesine e ligjit. Komplimente punonjesve te Policise se Durresit, FNSH dhe Repartit Renea per aksionin. Kjo eshte Skuadra e Policise se Shtetit. Gezuar vitin e ri te gjitheve"

Ky eshte statusi i Sajmir Tahirit, pas vrasjes se nje personi ne aksionin e pare qe policia e tij ka bere ne keto tre muaj. Nga shprehja nuk arrij ta kuptoj ngazellimin e tij per vdekjen e nje personi 32 vjecar baba i nje femije. Perpara se te uroje policet per vrasjen, ministri do ishte mire te shpjegonte ne radhe te pare se qekur policia paska marre atributet e gjykates, qekur policia paska te drejte te beje ekzekutime publike si ne kohen e qofte largut, dhe perse duhet te gezohem une se u vra nje person.

E dyta, te shpjegohet se ne cfare rrethanash eshte bere vrasja, a kish mundesi te shmangej dicka e tille, dhe a ka nisur nje hetim rreth kesaj ceshtje. Ne fakt do doja te dija nje opinion nga peshqit meqenese shumica jetojne jashte. A mund te ndodhe qe policia te vrase nje person dhe ministri te flase si "cunat e lagjes". 

107 Komente

.... bravo çuna..... tamom si me qen  lac i lagjes.....

A mund te ndodhe qe policia te vrase nje person dhe ministri te flase si "cunat e lagjes".

Pse kshu niveli i pergjithshem i policeve te duket me i larte? Ne polici historikisht katundaret jane futur.

n'kontekstin tjeter, kjo mund te shifet si nji perqasje qe thyn barrierat mes eprorit dhe vartesave, tip - gju me gju me popullin.
Edhe Pjeri psh drejtohet me "djema" po kjo s'dmth qe Pjeri e ul nivelin e bisedes ose moralin e komentit, perkundrazi.

"Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 minuta në zonën e ish-Kënetës te shkolina numër tre. Mësohet se oficeri kishte shkuar për kontroll në banesën e Gazmir Markut i cili më pas ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të patrullës së policisë"

Çdo policia në orën 01 të natës në shtëpinë e tij?Nuk kishte kohë ditën?

 

"Nëna e Gazmir Markut, Dava Marku vuri në duke se i biri nuk kishte nevojë për plumba por për mjekim. “Policia e Durrësit e dinte që ishte me probleme. Oficeri i zonës fajësonte tim bir për çdo gjë që ndodhte”.

 

dicitura; denimin kapital de juro nuk e doni, merreni de fakto atehere... smiley

 

Ja pra qe mundet! Sa te kete injorante te ketij kalibri, cdo gje eshte e mundur.

p.s "Let's go Dutch"

Polici eshte ne USA mer jahu .U gju krimineli me arme , ata i bertasin " Mos gjuj ere , mai duret ne timon se do gjujm dhe ne " smiley

Mesazhi me i dobishem kunder Krimineleve te armatosur , biles Teper i vonuar , ishte ai ndaj Markut . Familja te uroi qe nuk u shkaktoi Probleme Krimi brenda familjes perderisa paska qene i cregullt menderisht . Le ta mjekonte dhe te kerkonte IZOLIM me detyrim ne spital , jo t'ja kerkoj shtetit pas sulmit me arme per te vrare Police . Patjeter qe nenes ngushellime se eshte nene , por jo ne kete prurje !

Plasi ne Milot ! Filloi Ai me nje hedhje kembe URE te shtylles Tensionit te Larte  ? ..dhe une po pyesja pse nuk cfaqet leftKOPEJA ne temen e Miteve ? ... "Rrembeni Armet " tha Poeti smiley

si tha ai atehere - po perse nuk shau ameriken ai kur eshte i cmendur, por shau udheheqesin? ne hetusi shpejte!

Sot ne Shqiperi u krye nje akt terrorist u hodh ne ere nje shtylle e larte tensioni. 

p.s. ti vlla mos u gezo qe u vra nje person qe grabiti komshiun e lagjes me arme e ne dore e terrorizoi familjen e tij, me vone vetem fati shpeton policin e lagjes nga plumbat e ketij personi dhe perseri vetem fati pengon qe mos te vdese polici i rradhes kur e rrethuan. Mos u gezo, ti hidherou. 

 

 

 

 

Furnizimet e Bames, kto lendet plasese smiley

Damn qafsha te gjithe i hengrem me sy.sapo menoja se ata jane civilizuar se kishin 3 muaj opozite pa bere ndonje procke , kur ja bene bam..

po ec ere. A do te t'nxjerr komentet e tuja kur deri dje ja vije fajin rendit qe nuk ishte ai afte me kap kto qe i hudhnin shtyllat me tritol? ose "gjendjes se mjerume" qe i detyronte njerzit me i bo? se kto kishin nji emrus te perbashket, berishen. Sot qenke civilizu ti dhe paske ndryshu mendim gja

Po ku do kishte kuptim pellgacja pa Pyetjet fondamentale te ketij kallamkusrit  qeka mend deri ne gryke smiley

Cdo Policia ne oren 1 te nates ?

Po pse ne 1 

po kur 

Diten 

Po pse diten 

Po kur 

Ja ky eshte niveli i hunjve me shumice qe fale admin te nderuar afrojne edhe handikapate mendore per te komentuar ! Harruan qe Poetismiley ose pjella fatakeqe e leftGOPESE per nje arratisje Kriminelesh nxorri thenien e fameshme nga "na kemi Feisin e Bukit or tie "

Shteti Ra !

cope cope. 

Nuk mund te flase keshtu ministri i brendshem i palestines, jo me ky i yni. 

Shume keq. smiley

p.s. 

Imagjinoj, nuk ka per te pas hetim te brendshem per rrethanat egzakt si e qysh u vra ky cuni. Deho' me keq.

po xhimi, mund te flasi dhe ka bere shume mire qe ka folur keshtu. si eshte katandisur shqiperia ku s'merret vesh kush eshte polic e kush eshte ''malok'' kjo eshte pak. me beri pershtypje dhe reagimi i familjareve te tij. nje njeri qe jo vetem s'u dorezua-me e pakta, po zbrazi armen dhe plagosi edhe policin qe mund edhe ta kish vrare, familja pa piken e turpit e mbronte. te ishin ata te mite, larg qofte do me kishin denuar ne heshtje dhe do kishin heshtur edhe para botes.

''Nga shprehja nuk arrij ta kuptoj ngazellimin e tij per vdekjen e nje personi 32 vjecar baba i nje femije.''

personi paska qene 32 vjec dhe baba, mjaftueshem te sillet si qenie njerezore por u soll si ujk. dhe mori ate qe meritonte. keq me  vjen te flas keshtu po na kane detyruar, na kane ndryshuar, kriminelet qe te shkrehin armen kunder policeve s'e kane per gje.

Alba, ngreje pak nivelin e diskutimit mi goc, merr pak kulture juridike dhe shteterore. O goce ky "gangsterri", qe ka vene ate status eshte ministri brendshem, por me sa duket se paska idene e postit qe mban. Ai tipi qe eshte vrare mund te kete qene kriminel, mund te kete qene cfaredo, por ne te gjitha rastet konkluzionet dalin pas hetimit te organeve kopetente qe jane prokuroria dhe gjykata. Nje gjuhe e tille nuk jep asnje shenje pozitive, pervec se ate te nje adoleshenti rrugac te veshur me pushtet. Mos them qe jane shenjat e para te nje shteti policor. Une se marr vesh kete lloj llogjike.

The qe nuk ishe dakort me reagimin e familjareve. Po dhe une sjam dakort, por nuk te duket se gjuha e hakmarrjes po perdoret ne fillim nga vete adoleshenti minister..... "Bravo cuna" turp i zotit
 

Ministri edhe mund te mos kishte postuar fare ne facebook... biles biles mundesisht ministrat te mos kene fare llogari facebook-u se lan nam qe nga ps deri te pd-ja. 

Tani persa i perket vrasjes se ketij djalit... Policia nuk eshte kurre gjykates ne asnje vend te botes. Ne te shumten e rasteve kur ka shkembim zjarri si ne kete rast policia e ekzekuton nese ka mundesi pasi i jepet e drejta ligjore per kete gje duke ditur se jane ne rrezik per jeten. Me sa shihet ky djali e plagosi nje polic, ne tentative vrasje. Kaq ka kjo histori. 

Persa i perket ngazellimit, do ishte e pershtatshme qe brenda per brenda normalisht Tahiri ti pergezonte policet me se pakti pas nje konfrontimi me rrezik per jeten. Kjo eshte minimale. Ne shpeshhere qeshim se si policet ne shqiperi s'kane pike konfidence. Keta jane njerez qe paguhen pak dhe vene jeten ne rrezik, tani a duhet te mos i urosh??? Ndoshta s'duhet ta kish bere ne ate forme ne fejsbuk, jam dakort, se fejsi i bukit i perket dikujt tjeter, ajo dihet.

Xhimo, ne perendim, po te doli polici perpara ose nga mbapa dhe te thote "ndal, duart lart" duhet medoemos te ndalosh e te ngresh durt lart e ti lidhesh mbrapa qafes. Largqofte se e fut njeren dore tek xhepi per te krujt koqet psh se e ha kokrren e plumbit menjehere. 

po ku mbrohet ky njeri ore? ai plagosi policin, mund te kish vrare shume vete. kriminel i lindur. po na bejne te lutemi te zoti qe po flasim keshtu. loket duhet ta marrin vesh nje here e pergjithmone qe ka shtet. kaq!

po ku mbrohet ky njeri ore? ai plagosi policin

Po pse ca te duken policet ty, qenie superiore? Biles une them jane e njejta tipologji me kriminelet, vecse veprimet e tyre jane te legjitimizuara. Mjafton me pa kryepolic Tahirin me kuptu dicka.

Po pse ca te duken policet ty, qenie superiore?

jo polici nuk me duket qenie superiore fare fare. polici eshte dikush qe ka vendosur te vere koken ne rrezik cdo dite per te mbrojtur ty, mua,  dhe te tjere nga kriminelet. prandaj per policet kam respektin me te madh. del nje kriminel qe terrorizon komshinjte dhe polici eshte atje te mbroje popullsine. krimineli i ve pushken, dhe pas saj vjen reagimi yt absurd.

E para, mos fol me kompetence per histori qe nuk i di. Biles as vete Tahiri s'ka si ta dije ngjarjen e plote.

E dyta, ne qoftese mendon se policet vene koken e tyre ne rrezik me deshiren per te te mbrojtur ty, athere smerr vesh gje.

E treta, policet vigjilante jane me te rrezikshem se vete kriminelet. Ket po te thosha me larte.

Kujdesni se prej dogmave e moralit tuaj te larte nuk merrni vetem veten me qafe por edhe te tjeret. Eshte mire qe t'ja kujtoje ndonje njeri edhe Tahirit kete.

mire!

"E para, mos fol me kompetence per histori qe nuk i di."

 

O Fjala, ose je i ri ktu (tm. PTH) ose nuk ke qene shume i vemendshem.

me pak sa e di ngjarjen, aksioni i policise mund te konsiderohet i justifikueshem.. por ministri i rendit nuk mund te flas keshtu!

p.s. Sajmir Karderri: na thuaj ndonje gje per Lazaratin..? apo, mek mek mek.....

Lazarati eshte vendim politik i mazhorances, nuk varet nga vullneti tahirit. 

Sme duket cudi... Ministri po thekson faktin qe ligji u vu ne vend dhe qe policia tregoi forcen e vet. Mjer ai qe iku thuaj...

policia ka bere detyren .shyqyr qe  i vrare ngeli krimineli dhe jo policet.Pasi e kemi thene kete ministri ka folur jangllesh jo nga permbajtja por nga formulimi i atyre qe thote.drejtesia teknikisht jepet nga gjykatat.ligjerisht pas cdo incidenti ku perdoren armet e zjarrit nga policia duhet bere nje hetim nga internal affairs.ka ca gjera qe ndonese te drejta mundet ti themi ne si qytetare private por jo nje zyrtar i larte i shtetit.

Nje problem shume i Qarte qe vetem Debilet mund ta tjerrin me "kopetence " Fjale pas Fjale .

Ky sistem Nuk e Perfshin Denimin me vdekje , per cdo lloj Krimi 

Ky sistem i jep te drejten e Mbrojtjes ne Gjyq kujtedo per cfaredo Krimi .

Kushdo duhet ta kete te qarte ne se je Futur ne listen e Kerkesave te Policise per tu pergjigjur per Ndodhi te ndryshme deri edhe ne Krime duhet te dorezohesh per tju nenshtruar Procesit te Hetim - Gjykimit .

Ne rast se ti ose kushdo  nuk desheron te dorezohesh , por ne te kunderten zgjedh te mbrohesh me Arme , merr edhe pergjegjesite dhe pasojat .

Ku hyn ketu Tahiri apo dengelat me tjerrsa morali ne Hene ! Cdo Minister duhet te Falenderoje e Shperbleje akte te tilla si ky aksion i Policise , per me teper kur ke te besh me Individe me rrezikshmeri shoqerore te shkalles se larte ose "te fortit " qe la pas Kryemullahu i Tritoleve , fondamentalisti terrorrist , Babasqap Sali Bersiha !

 Drejtoresha duhet te nderhyje se keta gjoja derstiliste po i ndotin edhe konceptin e vete Derstiles smiley

policia duhet te vazhdoje te tregoje se ka "teeth and claws and knows how to use them".krimi me i madh i ketyre 23 vjeteve eshte paralizimi i policise dhe lenia e popullit ne meshire te krimineleve te medhenj e te vegjel.

Po pse ty te duket se policia e forte me "teeth and claws" e ul krimin? Ne Norvegji policet nuk dine as ta perdorin pistoleten, ndersa ne Islande nuk mbajne fare pistolete.

Nuk nenshtrohen popujt, aq me teper Shqiptaret, me dhune.

 

 

prandaj rrinin si pula 50 vjet?

Jo,dhe ja ka fut kot. Ka fol di cun lagje, si axhami, ter emocionalitet, pa profesionalitet. Ja vura vizen. Nejse do mesoje dhe ky. Sidoqofte ky eshte permiresim i ndjeshrm ne krahasim me mrroklla si ai Muli. 

ju doni gramatik. ok, per gramatik korrekte esht ministri i arsimit.

meqe ra lafi, kush esht ministri i arsimit? smiley

Themia, kur mos kem njeri. Versioni femer i shen Thomait, qe bente mrekullira!

 Sorry, ka mundesi te jete Themija. Isoj dukeshin ato laraskat. U nisa per Tefte dhe me doli Themije ...

jo, jo, nga e mira je nis, po me i gur vrasim dy zoga ne. "ja, Meli", tha smiley

 E pashe edhe kete po nuk mu duk si ajo Tefta qe njifnim ne ...

smiley

ahahaha 

hej, mos me bo se te sjell delikaten, qe te bohen jeshil pri xhelozise gjithe prima donat e peshkut... me gjithe dieta dhe shiseido smiley

 Ajo eshte si rrush, mer si rrush Hafizali . Ta ha mendja qe mund te luaj edhe Tennis ajo?

s'me besohet. sporti i bon dom libidos, sidomos asaj per pushtet. 

boh, c'me dhe nji ide te forte fare, jeta ne shtratin martesor pas cdo grupi armiqsor te eleminum... 

Me fadilin dhe todin per here te pare ndryshoi poizioni i zakonshem prej misionaresh mesianik te popullit te shumevujt. cer fiksioni i hatashem. 50 nuancat e greit duken nji loder kalamojsh...

Sala s'e ka nisur mire me keto sulmet terroriste me dinamit, si sot. Ka nisur te perhape panik ne popull, qe thone se do te ktheje prape 1998-en. Per kete te pakten ia ka dale, por s'ka gje ne terezi, ka per ta cuar PD parti te trete. Ministri i Brendshem ben mire t'i gjeje celulat terroriste te Sales e pastaj te mburret.

Pyetje shum "interesante" kjo ! Lexoni deklaraten e Obames kur u vra Bin Laden. Keshtu deklarata behen kur banditet rrembejne kallashin dhe vrasin edhe kater police pernjehere! Saimir Tahiri , nje djale i ri i ka vene gjoksin punes dhe bravo i qofte ! Plumbin ballit kush ngra armen kunder policit.Ashtu qerohen qelbesirat qe salikusari i mbante per terror qendrave te votimit!

bin ladeni ishte trillim (virtual) amerikan. mos lexo vetem gazetat or sarandiot.

Obama u kritikua nga disa grupe dhe legjimiteti eshte vene ne dyshim .qeveria nxituan te theksonin se bin ladini kishte nje kallash ne dore per pasoje vrasja ishte e justifikuar. pastaj Bin Laden ishte" enemy combatant" qe i kishte shpallur lufte amerikes.ketu behet fjala per qytetare te vendit me te drejta te mbrojtura nga kushtetuta.ne raste te tilla ne amerike nuk bejne deklarata si e tahirit por sherifet thone shkurt:i dyshuari u vra ne shkembim zjarri me policine.per cdo rast te tille beht hetim formal per tu siguruar se policia qelloi vetem pasi ishte qelluar e para apo i dyshuari beri veprime qe mund te rrezikonin jeten e policeve apo te tjereve.

Obama u kritikua nga disa grupe dhe legjimiteti eshte vene ne dyshim

edhe ti mo, llafe kot. po ku ka pa kritika ne demokraci. edhe nje mize te vritet do dalin ca te mbrojtjes se kafsheve. ke degjuar ndonjehere qe mos kete kritika per dicka? kurre!!!

rasti eshte i paster, polici eshte i plagosur. c'kerkohet me shume?  llafe pazari pastaj ka plot, dhe ne demokraci lejohen.

kur folin kto nga amerika per 'vetpermbajtje' te policise eshte me u dhit tu qesh...atje polici ta fut plumbin ballit per hicgje...jo me t'ja plasesh me kallash e ta plagosesh njerin prej tyre.

me mire do ishte te mos kishte ndodhur, po si ndodhi, me mire qe ndodhi kshu si ndodhi.

Alba nuk di a e ke parasysh rastin kur polici amerikan vrau nje djale te ri vetem pse ne dore... kishte nje pisqolle....qe rezultoi loder!

Ta garantoj une qe e ka plotesisht parasysh, biles duhet te kete dhe ndonje burim te brendshem mbi ngjarjen te cilen natyrisht ti e ke nigju gabim.

policet amerikane vrane ate emigranten shqiptare tervit ne las vegas vetem se iu drejtoi thiken per ate pune.por nuk dalin me deklarata si e tahirit.

he he se ashtu e duan. e lexove deklaraten e familjes se tij per hakmarrje. mire ja u ka bere qe t'iu presi hovin lokeve. sipas vendit kuvendi se kane marre kot, kujtojne se jane nen salen akoma ku mund te vrasin dhe presin kedo. e ka bere me qellim tahiri qe t'iu shkoje mesazhi mire qe s'kane nga t'ia mbajne. po u perpoqen te vrasin do vriten. pike vize dhe pike perseri.

Padale se ky deioni coc di nuk...kot ai

Per ket Tahirin menova qe do ishte nej fare burri por qenka kaqol krejt. Kjo deklarate duket sikur thote "ja q!m robt mo t'mirit pranej mos e kruj njeri". Pres carlliqe te tjera prej ktij loqes, ishalla jo shume. Ne fakt duhet te jete e pritshme, ky Tahiri nuk ka asnje lloj lidhje me menaxhimin e rendit pervec te qenit ne komision parlamentar (merre me long).

Po ca pret ti te thote, ju na qelloni dhe do rime te bejme sehir. Respekte policise se shtetit, qe me ne fund po shihet ne rruge. Keshtu vazhdoni djema smileysmiley

"Drejtesia u be. Me forcen e ligjit. Agron, sherim te shpejte. Rri i qete miku im, shoket e tu vune drejtesine ne vend.

 

...ai nuk mban pergjegjesi per ato qe thote sepse vetem ne shqiperi ndodh qe pa eksperience e papunuar asnje dite mund te bohesh edhe minister i rendit dhe te deklarosh kesi lloj budallaliqesh duke i paraqitur policet si bandite ne syte e opinionit. 

 

nga komentet ktu me duket se PD mbron krimin dhe elementin kriminal kunder policise se shtetit shqiptar....

PD parti e krimit dhe dhunes!!!

..po te kishin vu ty minister besoj se do ta kishe bo ma mire ket pune smiley

Jo ne fakt mire e bente ministrin ai idioti i 11 viteve student per " mjeksine rurale" , muli

Thjesht per estetike Tahiri mund te ishte tregu ma i matun ne deklerate , por ai robi e ka meritu plumbin .

Ka grabit njerezit me dhune ne shpine e tyne dhe ka plagos policin.

Nuk ka ndonje gje per tu cudit me veprimin e policise, perkundrazi. 

Po cuditem me ata qe cuditen me menyren e te folurit te ministri. Ai nuk sillet si cun lagjeje, ai eshte cun lagjeje, nje tip halabaku me lek nga prinderit i cili ju lepi nga mbrapa Rames dhe ky e beri minister fale besnikerise totale ndaj tij. 

Une ketu po diskutoj vetem deklaraten e ministrit te Brendeshem, dhe jo aktin e policeve qe vrane ate Markun, se per te vrare, policia edhe ne vendet perendimore -po ti drejtosh armen- te vret, biles nuk ta ben te gjate. 

Fjalet e para te ministrit, duken sikur i ka shkruar duke udhetuar apo hecur, duke harruar postin qe mban. Fjala tjeter emocionuese "Bravo çuna" nuk eshte per tu paragjykuar po te kemi parasysh ngjarjen, tjetri nxjerr armen, tmerron lagjen, person me te kaluar te hidhur per rendin, etj. Pas kesaj fjale veme re nje fare stabiliteti ne fjalet e ministrit, siduket ai e ka shkarkuar emocionin dhe me pas fillon llogjika e zyrtarit me fjalet; 

" .... 48 ore sakrifica qe perfunduan me drejtesine e ligjit. Komplimente punonjesve te Policise se Durresit, FNSH dhe Repartit Renea per aksionin. Kjo eshte Skuadra e Policise se Shtetit. Gezuar vitin e ri te gjitheve"..." 

Keto jane tamam fjale me mend, fjale zyrtari, ndersa ato para fjales "Bravo çuna" ato jane paksa te çekuilibruara ose te nxituara nga emocionet smiley

melhem per plage je! ilac per te semure!

 

fjala komplimente eshte fjale e huaj pjer.

te jem une kryeminister nje minister qe e perdor e shkarkoj ne vend, po ashtu po te isha kryeredaktor gazete. 

Kane thjeshte efekt mbeshtetes e per te qene sa me prane trupes se policise, jo si ata barkderrat qe hanin dreke me kriminele dhe linin komisaret e policise te vriteshin rrugeve.

"A mund të bëhet një deklaratë e tillë nga një ministër i brendshëm?"

-Po.

apparently nuk ka ngel "inteligjent" pa hyre ne qeverine shqiptare. u habitet ?? 

po mund te behet nje deklarate e tille nga ministrat e rames

Une nuk jam i Rames .Dhe sikur ta dija qe do me kishin shkarkuar ne vend do shtoja .

Do te shperblej gjithshtu cdo polic qe asgjeson nje terrorist duke vendosur Tritol rreze shtyllave te Tensionit te Larte dhe mbas thirrjes  Ndal dhe Dorezohu do te kundrshtonte me arme .

Lufte Anarshise Totale ne cdo cep qe cfaqet si mbjelljet e shtetit te babsqapit Bajraktar .  Ashpersine me te madhe e Tolerance ZERO teroristeve te cdo shkallve qe ngrejne armet Kunder Shtetit ashtu si edhe ndaj Individit paqesor e qytetarise .

Ndoshta ka ardhe Koha si ketu , qe Minsitri Tahiri te shpalle SHPERBLIM 500 dollaresh kedo qe e udheheq per te zbuluar nje "ide " per te qelluar mbi Policet ! Pa le me te tentoje te nxjerre arme e pa le me te shtije arme Kunder tyre !

  Bazhibozuke e anarshiste    ...Vini gishtin sumes te mos u veme tytat e armeve !! Kjo do ishte parrulla ne cdo qoshe e kthese rruge ndaj banditeve te  Berishes ! 

Eshte e papranueshme qe ministri te flas me kete gjuhe. Kjo per disa arsye:

1. Eshte vrare nje njeri, dhe ne cdo rrethane kjo nuk eshte e lavderueshme, por mund te jete pasoj e rrethanave.

2. Me ligj, askush nuk mund te shkoj ne shtepine e tjetrit ne oren 01 pas mesnate, ose ne cfare do ore qofte pa nje mandat arresti ose kontrolli, nga gjykata ose prokuroria. Kjo eshte taksative. 

3. Familjaret thone se djali i tyre ka bere 10 vjet burg. Policia duhet te kishte informacion se ky person eshte i rrezikshem, prandaj nuk duhet provokuar, por duhet gjetur menyra dhe momenti qe te neutralizohet. Kjo mund te behej shume mire, dhe nuk kishte pse ndodhte as rasti i pare, plagosja e policit. 

4. Perfundimisht, nuk eshte policia qe "vendos drejtesi" duke e vrare tjetrin pa u gjykuar fare. Ne nuk i dime saktesisht rrethanat e ngjarje, por paraprakisht kemi nje deklerate te Ministrit qe eshte pertej cdo perfytyrimi! Kjo sepse ne asnje rrethane nuk mund te justifikohet gjuetia dhe pastaj vrasje e nje njeriu, aq me teper te "pergezohet policia" sepse mori gjakun e policit te plagosur!!! O tempora, o Mores! 

 

"2. Me ligj, askush nuk mund te shkoj ne shtepine e tjetrit ne oren 01 pas mesnate, ose ne cfare do ore qofte pa nje mandat arresti ose kontrolli, nga gjykata ose prokuroria. Kjo eshte taksative."

-Qofte "me" apo "pa" mandat arresti? Pastaj nga e dini ju qe keta nuk kane pasur mandat arresti? Diten krimineli mund te arratisej. Ka qene me precedent penal dhe i rrezikshem (i armatosur). Duhet te prisnin kafen e mengjesit policet per t'i trokit ne dere?!

Ne fakt me mire qe ndodhi naten. Diten mund te kishin ngrene plumba qorr kalimtaret e rastit se ai kafsha e paska shkrehur automatikun me rastin e pare. 

"Policia duhet te kishte informacion se ky person eshte i rrezikshem, prandaj nuk duhet provokuar, por duhet gjetur menyra dhe momenti qe te neutralizohet."

-Perseri, nga e dini ju qe nuk ka tentu "me te mira"? Fajin familja e kriminelit t'a mbaje vete per vdekjen e birit te tyre. Kur neutralizohen kriminelet behen me ndihme nga familja por keta lloj njerezish nuk e kane konceptin e rendit publik ndaj asnjehere nuk bashkepunojne. T'ja kishte fsheh nana loke kallashin birit qe mos t'a rrekte ky i fundit ne perleshje tip Oso Kuka. 

Persa i perket te tjerave jam plotesisht dakort. Nuk bastardohet rendi dhe drejtesia duke ciceruar neper sitet sociale. Per nje jete te marre (packa se duket qe ka qene e justifikueshme) nuk ke pse hedh valle ti si derdimen neper twitter. E kuptoj solidarizimin po ik e coji sms nenpunesit tend (ose perkujdesu qe te dale shendoshe e mire). 

P.S.  Jam gabim une apo Saimir Tahiri me ngjan si emer gabel? S'e njoh kush eshte po sepse e imagjinoj me klarinete. :/

Ashtu eshte por me kalimin e viteve nga Tahir Lluku Papashta e ka kthyer ne Saimir Tahiri , ketu gabohesh pak , nuk ka pasur Klarinete por Ari.

>>askush nuk mund te shkoj ne shtepine e tjetrit ne oren 01 pas mesnate

ou, po ca orar pritje kishte ky?

Ed, gjith problemi qendron ne nje mentalitet " anti shtet" qe te tillet bandite si ky si ai qe vrau kater police etj. Sapo u dalin policet prtpara nuk ngurojne ti qellojne sikur gjuj mbi derra! Prandaj ka thene nemenyre te mrekullushme ky djali minister qe banditet ti qellojne sikur mbi derra te eger.
Policia nuk eshte per te vendos drejtesi por per zbatim te ligjit dhe vetem LIGJI ESHTE E DREJTA.

Dhe une kur e nigjova ne lajme u irritova pa mase,aq sa per nje moment po t'kisha kompiutrin para,do i kisha kput i t'shame qe do e bante me m'vu policine n'shpine.

Sjellje tipike e zgjyrave qe fryhen me pompen e pushtetit.

Nuk di or pjeter a pate po kete ndjesi kur ai njoni, si ky banditi, vrau kater police.Nuk te shkoi nermend qe sikur njeni prej atyre te kishte qene polic, Largqofte te ishte yt vella, me nje rroge 45.000 leke ?
Lazratasit e salibanditit, jane te gatshem dhe armatos me kundertank e raketa per te gjujt policet.Por si bastioni felliqesive dhe krimit, ka mbrojtjen e saliherve.Thyeje pra kompiutrin !
Populli e a me se te qarte se ku nxin ZGJYRA

Ne at rast kam sha sa m'ka hanger goja policet qe e lane gjalle.Po gjithsesi, jo se nisem nga keqardhja per viktimen,por gjuha e ministrit, ishte  e atij qe e kane kap per veshi gjithe jeten dhe gjeti rast me ba si i forte.

Jo jo nuk shpreh forcen e vet Tahiri, Asnjefije! Por ve ne dukje forcen qe ka ligji.Dhe u duhet rene tetilleve me kundertank jo me plumba.Ndryshe nuk behet shteti ne se sulmohet policia me....arme! Asnje keqardhje per banditet!Kush i mbron e se paku eshte ne anen ebanditizmit e kunder shtetit.Njerzit e dun policine kur e shofin pisk ne familjen e tyre?A e ndoqe veprimin e atij plehut qe per nje varse vrau nenen e tre femijeve ke fush e aviacionit? Ai duhej djeg me benzine ! tre femije jetime se u vrau nenen! Trimat e Lac- Mamurrasit hedhin shtyllen ne hava per te lene ne erresire mijera familje se Rames ju nxi ! Shifi pra ca perfaqesojne trimat e salihut!

te pergatitet ushtria. kur une te shkul mustaqen e majte, ti Qazo shkrepe topin e majte! smiley

kom pa ca pamje te bavaris nga avioni (jo te miat, se s'do e kisha lon pa te taku po t'isha vet atje). a ba ba ... 

rrafshohu m'birra, o brad, rrafshohu! 

Siqerisht ndjej trishtim per opoziten e sotme qe jane katandis ne 30 veta qe udhehiqen nga Paloqja. 

qe Muenchen, se mos thush qe po fol kot, prej atij palokjes a si e kishte ai qe dha kushtrimin smiley

smiley

 

I paskan heq nga Lista nje "pistoleros " Palo....es smiley
Dil hale ne Protesta se dhe atje ka qe te " japin nje shqelm bytheve " Rrugac ordiner i mbeshtetur ne Pistoleros e Kriminele te te gjithe Llojeve .U be trim dhe ky "felin " thuthuq .U mesove me llogjet e Nanos !  

Vetem se u kane Duruar aq shume , sa kini kaluar cdo Kufij te jeteses Normale .Ja kini hype shoqerise ne qafe duke spekuluar me cdo lloj termash e ndodhish .Mbi 20 Vjet !!!

 Grini Pordhe pas deklaratave,  per te rikthyer Shtetin e Sqeperve te Sali Krimit :Iku koha dhe duhet te varrosen mbeturinat e " Te Forteve " Kush ka sume le ta provoje .Dhe e ftojme Tahirin pas cdo qerimi te nje Plehre , te thote gjithnje Bravo ! Mos te harroje se keta Kriminele edhe  Min  e Brendeshme e perdornin per te kercenuar e vrare Opoziten duke dekoruar e shperblyer Gardistet e L.Bashes e Palokes per  21 Janarin !

Bythet e zgjuara diskutojne per  "Etiken e Tahirit " . Nje thenie emocionale qe nuk ka te beje Fare me Ligjin as me Postin por nje Thirrje QYTETARE . Bjeruni Krimineleve ! Bravo !

Ja ku erdhi Tahiri

Nga kabineti me i miri smiley

 

popull legen qe nuk e meriton qeverine qe ka!

mire t'ja bojn, ta cojn cigaren 10,000 lek paketa. se na can trapin - me gishtat e dores i numeroje lokalet (kafene, pasticeri, restorante, piceri, etj) ne tirane ku s'pihej duhan.

sa per temen, viktima e meritonte sepse kishte kercenuar policine me cader-pushke.

shpresoj te kesh ndonje problem dhe ti ndonje dite me policine. e mos te kesh kohe reflektimi e as mos te te lene kohe reflektimi.

gjithashtu nje taman bandit, nuk vdes pa i vra ca police (si neper filma). kur e vrasin pa bere deme, justifikojne vrasjen me ate "na qelloi i pari", ose robi nuk ka qene gje bandit, por veç nje trim nga ata te llagjeve, pra e kane vrare kot.

sigurisht, kur ti hyj nanjonit me kallash ne shpi....do vij dhe ajo dite

kur policise angleze t'i duhet nje viktime shqiptari (si asaj amerikane ata çeçenet ne ate maratonen e bostonit a çikagos). vetem çeshtje kohe ne fakt.

hehe - paske teori speciale ti

grupfjaleshi "teori speciale" duhet zevendesuar me fjalen LARGPAMESI. 

Te vrasesh ne emer te ligjit si ne rastin e policit dhe te vrasesh ne dhunim te tij si ne rastin e krimineleve,nje fill i holle i ndan.Te dyja palet jane "vrases",por ne rastin e policit,kjo eshte zgjidhja e funit,kur jane shteru te gjitha mundesite e tjera.Ne cdo moment ne nje rast te tille,polici nuk eshte i lumtur per ket zgjidhje ekstreme.

Ministri e trajton viktimen si vrasjen e nje qeni rruge dhe lumturohet si ai langoi qe vrapon me marr shpndin e vrare per t'ia sjelle gjahtarit.

TURP!!!

kto qe sot trajtojne ket kriminel gjith dhembshuri, para ca kohesh talleshin me ata qe u vrane nderkohe qe protestonin ne menyre paqesore.

keshtu qe bjeri pjeter se i bi bukur

Po Pjetri eshte rilindas mer noshke, mos merr flake kot dhe ti nga nje koment emocional i Pjetrit.smiley

Nuk jam emocional fare.Nuk gjykoj veprimin e policise.Viktima kishte precedent.Disa dite me pare kishte qellu mbi policine dhe ne rastin e dyte me gjase ka qan i armatos,at'here policia te fut plumbin kokes,dihet.

Une problemin e kam me fyerjen qe i bahet viktimes.Perdhosjen e te vdekurit e bejne vetem njerezit pa karakter.Ministri kishte njemije e nje menyra per te pergzu policine ne kryerjen e detyres,po jo te fyeje te vdekurin publikisht dhe t'a trajtosh ate si qen rruge.Kjo asht thellesisht e papranueshme,kjo eshte paturpsi e madhe!!

mjaft o burr se e bone boz....

edhe vrasjet te djemve ne kufi nga kufitaret ishin vrasje qe ngazellenin ministrat....edhe ato ishin me ligj? ku ka te vrare nuk ka fitues.Polici eshte i stervitur qe te perballoje kriminele e te rrezikshem ,ben punen e vet,s'ka vend per keqardhje e per qurrashje po polecet e bla bla.Eshte pune qe njeh rrezikun kudo e ne çdo kohe.Madje edhe kur qellojne ka proçedura se si e kur...ketu...kush eshte me i forti...Si kufitareve ,10 dite me leje ne shpi....trishtim...

lakuriç lakuriç

Ky eshte kufiri ndermjet dhunes shteterore dhe dhunes private, e para eshte e ligjeruar, ndersa e dyta eshte e paligjshme, por ne thelb, e njejta gje mbetet, dhune.

Nuk eshte vetem ky "kufiri". Ajo e ligjeruara (kur kryjet ne baze te ligjeve te mireshkruara) ka per qellim te ndaloje te paligjeruaren. Action-reaction. Po s'pati dhune te paligjeruar nuk ka nevoje as per ligje per dhunen policeske. 

A mund te ndodhe qe policia te vrase nje person

 Ne qoftese personi eshte iarmatosur dhe nuk i bindet urdherave te policise! Egzekutim ne vend, Absolutsht po! 

dhe ministri te flase si "cunat e lagjes". 

Nuk di c`te them se kane ndryshuar  lagjet , kohrat.ministrat dhe cunate lagjes! smiley

qekur policia paska te drejte te beje ekzekutime publike si ne kohen e qofte largut, dhe perse duhet te gezohem une se u vra nje person.

 

Mos u boni merak sepse pas disa kohesh ( vitesh ) do ti dale e verteta ketij atentati mafjoz!  Eshte nje njolle sociale shume e erret kur policia behet leve ne duart e politikanve dubios !

Pike se pari pajtohem me egzekutimin e ketyre lloj krimineleve sepse dhe ne burg ai do mbahet me taksat e mia..Se dyti-Policise se Shtetit i duhet nje imazh pak me hijerende karshi kesaj mos-perfilljeje kaq te frikshme duke filluar qe nga ato adoleshentet te cilet tymosin pak Hash  deri pastaj tek kriminelet e regjur te cilet e kane per krenari te shfaqin force dhe dhune ne mes te dites...Dicka tjeter shqetesuese me duket qe si ka mundesi qe Ministria e Brendshme nuk paska datebasen e shenjave te gishterinjeve per cdo shtetas shqiptar te pajisur me pasaporte dhe duhet te beje kerkese nje kompanie private me gjithe respektin per te.Po sikur kjo kompani te bej karshillek atehere cfare mund te ndodhi...???Ministri te krijoj nje strukture te forte dhe te qendrushme ndaj cdo nderhyrjeje e cila mund ta cenoj kete strukture dhe ti leri keto lloj batuta filmash te cilat nuk jane asgje tjeter vecse klithma te deshperuara depresionimi dhe pafuqie ndaj se vertetes qe eshte kembekryq midis nesh...

 

Lereni qeverine te punoje...

Komunikimi publik i mbare mazhorances eshte nje pisllek i papare, duke filluar nga kreu.

Po rivalizojne fuqishem me Saliun e diteve me te keqija.

Improvizime, shpifje, fyerje, budallalleqe pa fund...te gjitha per konsum te perditshem popullor!

Rama dhe te vetet bejne mire te punesojne profesioniste te shkencave te komunikimit, perpara se te arrijne te redaktoret e gjuhes shqipe, se problemin nuk ua ka drejtshkrimi, por brendia!! 

Kur do shpetojme mor Zot nga keta ish/post komuniste, qe ju shpelafte fara ishalla!!

Ore ai e paska dash i plumb bythve... Po kti ministrit nuk i ka hije te postoi ksoj kumllash ne fb. Kto sduhet te kene fb fare iher ci duhet fb-u? Nuk bene gje te madhe vrane nji me te meta mendore qe plagosi nji polic ... Nga krahu tjeter po vriten nga 10 ne dite e spo i hy gjemb ne kembe ..... Lene pastaj lazaratin .... Te futen ne lazarat trimat se heren e fundit ne vend qe te futeshin kto ne lazarat ju futen lazaratsit mrena ne komisariat ktyre.... O xhaxhi shteti

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).