Per aq sa FB eshte interesant, ka ca aspekte qe me bezdisin shume. Ja disa shembuj:

Fotot - Njerezia kujtojne se kane dale bukur, sipas perceptimit te tyre, po nuk jua thua dot se ato foto duhet fshire urgjentisht. Me shume me irritojne kur reklamojne fotot e femijeve minorene, pa e ditur se kush i shikon. 

Reklamat - nga me te cuditshmet, bazuar ne te dhenat personale qe FB ben publike. 

Me kaq po e le. Tani radha juaj. 

75 Komente

c'ke me fotot e robve ti mi....po me kalamojt i her, pu pu pu. 

Facebook është natyrisht interesant e aspak besdisës miku im..Bezdia më e madhe është blogu ku ju keni pyetur për facebook smiley

Statuset hermetike... smiley

Plus shqiptaret me c've re, ne krahasim me te huajt, me sh sikur publikojne per inat te tjetrit se sa per qejf te tyre smiley

 

tashi kjo puna e pozimit dhe fotove eshte ceshtje shijesh personale, Gaia.. nese ste pelqen, mos i bej like dhe ia ke dhene mospelqimin me heshtjen tende..

ndersa per fotot e femijeve eshte ceshtje e rregullimit te privatesise ne fb.. nese ti i ve fotot qe ti shikoj gjithe bota, dakord, merr nje risk aty.. por nese i ve fotot qe ti shikojne vetem miqte e tu, ateher nuk mendoj se perben ndonje problem sepse presupozohet qe i njeh keta persona perderisa i i ke friends..

nejse, ajo qe mua me irriton ne fb eshte fakti qe ata nderhyjne vazhdimisht duke ofruar "ndihme" (madje japin edhe sugjerime) te plotesosh profilin tend.. p.sh, cili eshte punedhenesi jot etj....

reklamat ne news feed, komplet acaruese.

ftesa per lojera, por kesaj ja kam gjetur anen, se i bllokoj si lojera te apps dhe nuk vine me. 

si dhe disa faqe qe bejne statuse cdo 10 minuta, por keto zakonsisht i heq fare.

jam i sigurt qe eshte dikush ne bote qe edhe ti mund t'i dukesh se lyhesh e vishesh shume keq cdo mengjes, edhe pse ty te duket se ke bere gjithcka sipas standardit. do te doje te ta thoshin cdo dite kur del nga shtepia se cfare ke veshur gabim, cfare ke lyer keq?

njerezia vendos ca t'u doje qejfi nga vetja e vet, per sa kohe s'vene veten tende

mesohuni te mos merreni me jetet e te tjereve por shihni tuajat

po s'patet gje te mire per te thene per te tjeret, mos flisni fare

fb ka opsione qe njoftimet e atyre qe ju bezdisin te mos dalin si njoftim ne faqen tuaj

po nqs t'bezdis mos e perdor ere

Jo se me bezdisin, por me bejne te qesh disa persona qe shkruajne perdite statuse, duke menduar se jane shume te zgjuar me budalliqet qe shkruajne. 

Te irriton pse nxjerrin, reklamojne njerezit fotot e femijeve te tyre???!! Dhiz iz fani. Lol. FB u ka dhene options mos bezdiseni. Use 'em. Por sic duket u pelqen te bezdiseni dhe pak vete. 

FB eshte nje nga Perlat e Kohes ashtu sic mund te a Vleresioshet si nivelmates iMediokritetit ne Ruzull . Aty mund te gjesh cdo lloj te marri qe Poston sic mund te gjesh gjera absolutisht te vlera .

Tek  "na kem Fejsin e Bukit or tie " mund te gjesh shembull nga langaraqi , karagjozi e mashtruesi ordinere qe mburret me 800 mije Fansa rijoshe dhe merr 200 mije vota smiley dhe nuk thote olelele me rrahen me shpulla njemiljon njerez smiley

"lajmet" spam qe tregojne se dikush ka lexuar x apo y lajm "trondites".
(Si dhe gjembi qe me nis mesazhe qe heret ne mengjes prapa kraheve te xhibit)

Fb ësht për ata që e përdorin dhe dinë qysh ta administrojnë dhe të zgjedhin miqtë e tyre.

Por gazetat online ç'kanë që botojnë postime nga Fb qoftë dhe i personazheve publike a politike kur atyre që i intereson mund të shkojnë vet tek faqja e personazhit?

meqe jemi te fb: 

Lufta e 3botrore do ndodhi nese:

1- gjirokastriti do hedhi 100lek per fat..
2- lushnjari ti dali tek per tek kuksianit
3- kavajsit ta ken koken lart
4- tironcit t lejn fergesen
5- elbasanllijt te dalin te sakte...
6- laçjanet mos vjedhin mo makina...

 smiley
(respekte per tgjith)

"hajde tallim gencin" lool

1.Sugjerimet

2.Fakti qe tregon cdo veprimtari tenden

 

 

asnje bezdi,nuk jam ne fb,kam humbur ndonje gje te rendesishme?

Po. Ndjesine e bythecarjes nga te njohur te larget.  smiley

smiley mire qekam,po vazhdoj keshtu si jam!

Riiiigggghhhhtttt !

Rrofsh Qemolo se i kisha ca luhatje smiley

Ehe, mosi thuj njeriu, une, ti ne gjysma Tirones.

BTW we accept cash, checks or money orders.

'Ri takon'shoqnine e vjeter, ate te femijerise gjithashtu. Kujtime te vjetra, nga jane, nga behen, me ca merren. Nese kishe humb kontakt. Dhe njerez te aferm, shoqeri sot. Pak e sakte. Ja vlen. 

uh,çar sikleti moze,qemoli me qetesoi,selena me trurbulloi,ti me joshesmileysmiley si tja boj?

Pyet 100 vete e bej si di vete xheno. smiley

P.S. Po asnjehere nuk ke hyre ne fb? As me llogari te rremte? 

JO !smiley

keshtu si ty mendojne dhe ata/ato qe s'jane ne PPU smiley

Adria,s'di ke te zgjedh,ta bej naten ditesmiley smiley

Xheni, ler ppu fillo fb.

U bo si puna e nji skeci dikur: fillova karamelet per me lan duhanin.

tashi s'po lej dot as duhanin as karamelet. smiley

Po FB ste mban shume lidh. Se marr vesht pse tremben njerezit. Hyn, shef, del. kaq. Hape mi Xheni hape. Lol 

Moza,Magus flm per keshillat,duhanin s'e pi,karamelet ndonjehere,jo dhe aq shume se kane sheqer lol

Shqiptare me internet access not in facebook ?!?!?! Very funny ! ... and I will marry Bill Gates' daughter ... soon.

 Nuk thoni shyqyr qe osht, pernryshe do iu duhej me mor ne telefon 387 njerez t'i lajmeronit se : Sot per darke, SUSHI !!!

  1. Njerezit qe mendojne se po bejne ndryshime te thella sociale e politike duke bere "lajk" gjekundi. 
  2. Ftesat per anetaresime ne grupe, lojera, per te plotesuar te dhenat personale etj. 
  3. Shperndarjet masive te jerave idjote me shantazhe emocionale te tipit "po me deshe mua shperndaje" ose "do  kesh fat te keq per 15 vjet po nuk e vure tek muri yt". smiley

 

Edhe nese nuk marrim parasysh faktin qe "nese nje sherbim (jo vetem fb) eshte falas atehere ti nuk je klienti por produkti ne shitje" mendoj se kjo shprehja me poshte i pershtatet Facebook si asnje tjeter:

You can't compare your behind-the-scenes to everyone else's highlight reels.

Facebook ben update dhe te ndryshon privacy settings. Duhet me e mbyll prape. Kisha 4 vjet mbyll. Po noihere te hyn ne pune sidomos kur nuk ke mundesi me taku njerezit.....

S'e ma kujtove, te merzit fakti qe ti s'i bllokon dot njerezit te te  dergojne mesazhe. Jam detyruar u kam bere bllok njerezve qe ta shmangia ate problem. 

Cne, nga doli kjo pyetje? Apo hajt, te ankohemi per sport. smiley

Te keqen ,dhe kete kenaqesi doni te na privoni ?

Po ku ka me kenaqesi  se ,kur ti je duke rufitur esspreson e vogel dhe qendron duke llafosur me mikeshat  po nja dy ore te mira ,dhe gjithe ''bota '' kupton se ne cilin pub je ti duke bere sefa e me ke je  ?

Te plasin armiqt qe shtiren miq ,ne Facebook ( upss )

Apo, kur rastesishte te bie rruga nga ndonje  toponim i globit, qofte dhe fshati me i afer ( mjafton te jesh larg zones ku banon ) dhe ti per aq sa pak kohe qe ndodhesh aty bene te pamunduren te gjesh qasje rrjeti ti tregosh tjereve qe prap jua hodhe atyre , je me e shkathet se monotonia e tyre .

Aman ,  mos na privoni nga keto kenaqesi , Fb-ja na ka aktivizuar .

Ja, fal saj dhe fotove qe do postonte nje shoqe e imja ne Fb (permes  kredive qe merr  nga banka te ndryshme ) nga 2008 kur eshte antarsuar   ne Fb  dhe deri me sot 27 shtete te botes ka vizituar .

Pak eshte kjo ?

 Fb-ne kishte ajo motiv .

E shifni ?

Fb-ja ,pra nuk na besdise, por argetimi i saj  nganjehere na kushton.

 

Kam disa friends qe jam bere pishman qe i kom pranu. A ka ndonje opsion qe edhe te mos i heq (pasi mund te fyhen) por edhe qe te mos me vijne postimet e tyre e as te shohin postimet e mia? Keshtu edhe une jam me i qete dhe ata/ato nuk deshperohen po ti hiqja qafe.

kur te vjen ndonje notification nga to, kerko aty dhe ke turn off notifications. Pastaj re rehat fare,

lol E bëra njëherë, me të gjithë ata që postonin shpesh. Javën pasardhëse, po pyesja "ku kanë vajtur shokët" smiley

Qekur kane vene ne opsionin e fotove te profilit qe mund t'i shohe publiku , apo disa faqe qe ti vene ne murin tend per ti bere "like" , kjo do te thote se ti s'ke akses fare ne llogarine tende dhe ti kujton se kontrollon gjithcka , dhe ne fakt ata te kontrollojne ty

Facebook edhe nje forme tjeter per te kontrolluar njerzit

ah u kujtova tani se ca m'bezdis se sapo me ndodhi.

Shof nje foto te dikujt,

menoj me vete : zot m'fal sa shumtut paska dale

lexoj 50 komente qe fillojne me  : BELLE !

tamam, o jemi hipokrite te medhenj ose s'kemi gusto fare dhe budallalleku na ka ndrydhur shijet. del njera me burrin ne foto, te dy skandal, gjithe ato komente; jeni cifti me i bukur ne bote ... dhe budallalleqet s'kane te sosur. tjetra i pergjigjet gjithe krenari; faleminderit shume. 

Kur njezit postojne dicka dhe i bejne like vetes vet.gjesti me pa kuptim

E forta eshte, kur ti hap nje sts ku shan ata qe i bejne like vetes dhe ata te bejne like smiley

Fb eshte gallate smiley

per ne qe e mbyllem fb para ca kohesh paske ca te lexoje ketu ahahaha 

Jane ca goca te reja, ene te martume, qe per te mos u duk si 'desperate housewife' vejne statuse si "feeling sexy". Po mir mi moter, a nuk te duket icik private ty kjo pune? Duhet me ia shpall gjithe botes kte? He po kjo. Tjetra ka nja 800 friends, and then some. 

hem , i kam lexu kto komente , dhe me then te drejten me ka ber pershtypje , eshte personale ashtu si thua ti , dhe me e keqja eshte se ne ate listen e 800 veteve permblidhen kusheriri , vellai, babai apo edhe djali vet dhe cili qe morali ??

do ishte e udhes per persona qe nuk kontrollojne veten te ndanin familjen ne nje llogari dhe miqte ne llogari tjeter

Elba u ktheva nga puna ti? smiley

shiko, nuk ka ndonje gje te madhe ne ate qe ajo ka vene si status... nuk perben shkelje dmth, qe ta beje llogarine vec familjes. Mu thjesht me duket nje lloj narcizizmi i shprehur shume haptas. Se te gjithe duan njecik vemendje ne FB, dihet. Prandaj kane hyre aty, nder te tjera (lidhje me ata qe jane larg etj). Puna eshte se duhet me e kerku me stil kete vemendjen, e jo kshu "I'm feeling sexy" apo "me hahet buke" smiley

Jo me ca pune , nga puna vij n'5 une , po tashi fjeten kalamojt edhe po mbledh trute smiley

 

me hahet buke - ku ma gjen , po kur shprendajn ca foto te tjereve  me perforcim nga ana e tyre me komentin - Shperndaje dhe ti se do te te shikoje Zoti , po se bane do te te eci ters smiley

se mos harroj, ka dhe kshu

t'u thaft dora po s'i bane like !! smiley

Ja, ashtu s'me ka bere vaki. Te me thone o like o vdis.

Mu me 'pelqejne' (ne thojza) edhe ato statuse qe japin thenie klishe mbi lumturine apo jeten. Te tipit: "you cannot control what happens to you; but you can control how to respond to it"... or some sh!t of the sort 

ec mo it is what it is smiley. nuk i ndryshon dot robt

Njerezit s'i ndryshon dot, por mund te zgjedhesh se me ke prej tyre rri smiley

(status imagjinar ne FB; shkruar ne nje foto me background lule, qielli pa re, deti etj.) 

ja shef doli morali dites smiley si e kot e kot smiley

smiley "I'm feeling sexy" ja bej hallall. Une e kam vdekje kur femrat vene tek profili married to: (emri i shoqes se ngushte). Edhe fillojne pastaj bejne komplimente njera-tjetres. Njera e kishte marre aq seriozisht sa edhe te dhenat e familjareve te tjere (nene, babe, kalamaqer) i kishte mbushur me emrat e shoqerise. 

Kam vene re dicka, zakonisht shqiptaret e kane kete 'zakon'. Te bejne ndonje kompliment apo urim, ok. U thua faleminderit ( supozohet ketu mbyllet shkembimi midis ) te ajo faleminderit qe u thua ta bejne prape nja 10 veta Like again. Ca tu thuash me?!! Stop it , stop it, stop it, stop it!!! LOL 

shqetsim planetar

Kur dikush poston nje lajmerim vdekjeje dhe njerzit bejne "like".  Dhe me interesantja eshte kur ata qe postojne nje status, te paret qe e pelqejne jane ata vete. blah.

LIKE-m bohet qefi smiley
 

dridhe like smiley

Te luten cdo dite ''  plz, ma prano kerkesen qe te kam bere'', e pasandaj te flasin vetem ne inbox

smiley

Ca jane keta grown ups? 

ore po Gaia, hodhi gurin dhe fshehu doren... beri pyetjen dhe, çëfësht u zhduk...

Do kete qene e acarume ate dite. I kaloi tani. Aq eshte ne fakt. 

u tremb me duket.. mbase nuk e priste qe pergjigjet, ne nje pjese te madhe, nuk  jane  ne nje linje me  fobite e saj per  fb-ne.

Po ty Belulo ca t'bezdis atje?

e kam thene edhe me siper, reklamat , por me shume ''sugjerimet''  e vazhdueshme  te fb per friends,  apo rregulluar profilin  etj...  

ndersa  statuset e popullit sme bejne me pershtypje.. ok, e kam per ata qe skane pune tjeter vec bejne statuse  interesante atje..

Right Belulo. Ti e di tashme kush eshte i/e besdisshem atje. E di rutinen e tyre already. U skip 'em smiley

Kur jepen lajme vdekjeje dhe njerezit i bejne LIKE -  asnjeher s'e kam kuptu ca ka per t'u pelqy aty

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).