Pashe se fundmi "The Wolf of Wall street" dhe "American Hustle" - dhe me ne fund nje qasje pragmatiste jo-moraliste mbi cfare ndodh me politikanet, biznesin dhe shtetin, ne kete linje vlen te shihen edhe "Arbitrage" dhe "Margin Call

Perkushtimi, nisma etj. denohen nga ata qe nuk "mundin" (yes, they can not) te jene ambicioz mjaftueshem per te realizuar cfare deshirojne, por ambicioze per te luajtur rolin apo funksionin e tyre, te kufizuar ne ndikimin e tyre pse jane te kufizuar ne inteligjence - kjo mund te ishte shkurt morali libertarian i te dy filmave por mund te jete edhe nje himn ndaj pionereve amerikane, pertej frontier etj.. ku morali i biznesit bazohet pikerisht mbi endren amerikane te sipermarrjes, pavaresise e aftesise ... 

Tek "amerikan hustle" politikanet jane ata qe mbarojne pune, si kryetari i bashkise me lidhjet me mafien, por qe ndeshkohen pikerisht per kete nga FBI ne misherimin e nje personi qe eshte me i zellshem te shoh zbatoje funksionin e tij sesa deshirat e tij.. me kujtohet Xhelali i Kamzes, per partine (30%) ai viktimezon biznesin: a ben kete nga zelli per t'i sherbyer partise apo nga ambiciet e tij personale? kujt i intereson - dikush duhet ta beje, te kaperceje pengesat administrative. 

Te dy filmat jane shume te mire, 8 nga 10, loja aktoriale e Christian Bale eshte shembullor (shih se fundmi edhe "out of the furnace", por keto filmat me hakmarrje kane hyre se fundmi ne mode, vlen p.sh. nga loja aktoriale, por jo nga historia,  Prisoners dhe Dead's Man Shoes qe kam pare keto dite, Machete Kills ja vlen te shihet per kasaphanen dhe gallaten se perndryshe eshte nje histori e thjeshte hakmarrjeje, dicka e ngjashme Bounty Killer, ishte bloze. Loje te mire ka edhe Don Jon por historia eshte teper siperfaqesore, mbi nje person qe ka probleme te pershtatet ne nje lidhje pse nen ndikimin e filmave pornove.. 

Filmat qe me pelqyen keto dite jane edhe Bad Lieutenant (1992), por vlen te shihet edhe remake i Herzog - The Bad Lieutenant (2009), duhen pare te dy qe te vleresohen vecant

Ne dokumentar pash Dirty War, ishte nje perpjekje e mire por rezultat i dobet .. asgje e re 

Nga filmat e bukur (per ta dalluar nga te miret) pash The Prestige , historia e dy magjistareve, dhe La Grande Bellezza  , ne pretendim nje lloj vazhdimi i La Dolce Vita e Fellinit 

Po ju?

255 Komente

Der Medicus.

kam lexuar librin, liber per kalamaj, edhe filmi mendoj duhet te jete i tille

meqe ra llafi per filma gjerman: http://www.imdb.com/title/tt0092004/?ref... stammheim: die baader-meinhof-gruppe ja vlen, po lexoj edhe librat e gazetarit Stefan Aust mbi te njejten Rote Armee Fraktion 

Film per kalamaj ?  smiley

now you see me, now you don't.
(nuk po e shof tani ne ket moment, e pashe kto dite). Film limonade i kane pas qujt kto po m'pelqeu. Se pse e si, kerkon me u mendu kshuqe nuk po i hyj atij mundimi

Finally nje teme per filmat! Se na cane koken me pulitike. Thank you. Si perfundim, te shkoj ta shoh une ate ; ujkun e Wall Street - it? Ja vlente me 1fjale. Ok. 

mendjen ne filma dhe cinemara. shume lehte e merrni jeten. 

Po c'te bejme. Life is 2 short ta vrasim mendjen smiley happy new year. smiley

meqe jemi, ti nuk besoj gjalle ne bote ta dish se ku ka qene "qendra e edukimit" e lagjes sone. Ka qene ne ane te NSHN Minieres. Alidemsi e di me siguri. Pervec kinema Benonit te pallatit te pionereve, edhe "qendra" ishte vend ku jepnin ndonje film. Neper mjegull mbaj mend vetem nje rast, nje film bardh e zi, te cilit iu pre shiriti dhe ndenjen nja 20-30 minuta derisa e ngjiten ne ato si bobina te medhaja. dhe prape meqe jemi, jepi ben stillerit nje shans po nuk e pate bere deri tani.

Happy New Year, too! smiley

Nuk e di . Nish miniera ate kohe, me dukej e frikshme me kalu aty afer. lol. Ben Stiller ?  ' there's smth about Mary, ' dodgeball' ' meet the parents, Fockers ' along came Polly' ' duplex ' etc mjaftojne? smiley 

un nuk shof filma kshu ne pergjithsi, kshu qe kot jam te kjo tema, por e kisha llafin per secret life of w. mitty.

Oh sa paska dal ky film. I will give him a chance. smiley 

po po. smiley

nuk shikoj me filma, i kam prere! bile edhe tv e kam prere, pervec ndonje lajme, sport, apo program interesant nga Discovery channel/ National geographic etj..smiley

smiley Nuk shikoja as une. E vetmja gje qe me shtyu t'i ndjek dhe me ben te justifikoj kohen qe iu jap eshte blogu i Kinoditarit. Madje nuk mund te shoh asnje pa i lexuar me pare review-ne atje. Besoj do zgjase kjo sa te mesohem t'i shoh vete ne ate menyre, po nuk e di, s' jam shume e sigurte per kete.

ndersa une nuk shoh me filma sepse tematika, sidomos filmat me teme moderne/shoqerore, me duken njesoj. per rrjedhoje edhe filmat jane skematike dhe e kupton qe ne fillim se cfare do te ndodhi. nderkoh, kam bindshem pershtypjen qe filmat kryesisht i drejtohen publikut femerorsmiley. (pa te keq kjo natyrisht, por mua nuk me terheqinsmiley.) ndersa filmat me teme futuriste, aksion ku heroi kryesor ia del te fitoj mbi te gjithe "te keqinjte" dhe te vendos ligjin apo paqen ne qytet, shtet, apo toke, me duken qesharake. ose filma te denje per moshen 10-12-14 vjecare moshe kjo kur edhe une i ndiqa me interes te papare..smiley.
atehere, na mbetet over ndonje film me teme te vecante apo historike.. po. keto lloj filmash i ndjek me kenaqesi akoma.. por qe duhet te them se me shume filma te tille i gjej ne produksione televizive se sa ne kinema.. p.sh: "the Sopranos", apo "Rome", e ndonje tjeter..smiley

smiley Pikerisht per kete te njejten arsye edhe qendrimi im antifilm. Nuk mund te harxhosh ore nga dita per te pare e degjuar "nje perralle, nje tregim". Une si edhe ti, o Belul, ndiqja skenarin dhe kaq. Po thuhet pra qe ka shume me shume se skenari per te ndjekur ne nje produkt filmik. Sikur vetem konteksti psh. mbi te cilin ngrihet krejt puna, 'ngrehina e filmimit', ia ndryshon komplet shijen eksperiences se te shikuarit. Pale sa te tjera gjera (qe sa kam filluar te kuptoj nga nje cike) sa te bukra aq edhe mister, kane keto krijime (se te tilla jane). Shumica ne, ndoshta nuk i dime, per arsye se gjithe cka jane te interesuar bizneset e kesaj industrie eshte vetem nje 'spektator i gjere' (nese me kupton c'do te thote ky cilesim) dhe jo nje edukim apo influencim (ne sensin kritik) te spektatorit. 

Ne kete kuptim, pa patur reference ne lidhje me keto gjera me siper, une nuk shpenzoj kohen time me nje film. (dhe vete fjala film, ngaqe perdoret vec ne sensin argetues - entertainment- me vjen keq ta perdor per nje prodhim filmik qe ia vlen, qe eshte me te vertete nje pune e bukur, art (me falni se une nuk marr vesh nga keto gjera,  po keto jane fjalet). Aq abuzohet me kete aspekt te kinemase (entertainment).

dmth e ka fajin menyra apo metodologjia se si e shikojme filmin po thua ti July..? hemm, mbase mbase.. them ta bej nje perpjekje ti shoh filmat ndryshe, e kushedi me kthehet interesi prape... deri atehere do te te them.smiley

A eshte turp me thone qe une po shof Season 2 te Sienfield? smiley

Po plakesh edhe ti! smiley

Boooo! Me te thene une qe akoma lexoj "Odisene"...

Nuk eshte turp smiley . Personalisht mendoj eshte the best show out there. Numer 1 per mua, pastaj vijne Friends. Sa here ta shoh nuk me merzitet asnjehere. E shoh me kenaqesi!

Nigjo, Friendsi e ka kap per flokesh idene e Sienfiedit dhe e ka zgjat. Jo se eshte serial i keq eee. Kurse Raymond pastaj eshte humor etnik, qe e shijojme ne qe jemi rrit ne ate lloj familje. smiley Se di a e kane shfaq ne Shqiperi. Apo ku te lene serial me Sulltan Pekmezet atje.

 Jimmy is pretty sweet on Elaine ...

La grande bellezza, mos e humbisni ne dt, 4, te autori, ne 21.00. Shume fellinian, jo ne stilin e zakonshem te Sorrentinos, megjithese nuk mungon monologu i brendshem dhe sarkazma e personazhit ndaj konformizmit te botes.

Ana, degjova per kete filmin dhe e kam ne liste per ta pare. Per t'ju permbajtur temes, mbreme pashe filmin Easy Virtue. Ta rekomandoj smiley

E kane caktuar per Oscar, me duket. E kam pare dy Here, dhe per Pune dhe per qejf. smiley
albano, ke nje skene "pikantou" qe te shkrihesh me Ferillin.smiley

jo po pikacu. a eshte e veshtire me e perkthy kete skenensmiley

dhe te mendosh qe eshte vajze komunisti. 

I pashe ca trailera filmit, dhe si pak videoklipesk mu duk

Me lodhi shume Ferilli, kishte tekst te gjate e te komplikum smiley

S'e marr vesh si nje grua e bukur, kur hap gojen, tingellon si laci i lagjes, gjoja ne emer te origjinalitetit. mah! S'e kam fjalen vetem per kete film, se ketu doemos do t'i pershtatej rolit, por ne pergjithesi ajo s'me pelqen. maksimumi mund te beje ndonje fiction tip "Cesaroni", u habita kur e pashe ne ate film, madje. 

Toni Servillo eshte shume i mire, por per mua realizimi me i mire i tij eshte "Il divo", e ka qa rolin e Andreotit.

Pastaj ka ca imazhe madheshtore te Romes qe mua, personalisht, qe e dua shume ate qytet, me ngasheren. Eshte per t'u pare ne kinema, jo ne ekran te kompjuterit, sic e pashe une. Eshte nje simbioze dhe njekohesisht kundershti e bukurise madheshtore te qytetit te perjetshem me bukurine e jetes. 

Pamjet nga Roma ishin vertet shume te bukura. Eh Lungotevere... se dhe une e kam kunjin me Citta Eterna. 

Por filmi me eshte dukur ca i sforcuar per tu bere shume Felinian, apo me fanatik se papa vete.

Il divo, vertet e ka qare. Vertet te kete qene Andreato ashtu?

 

Per mua ka atmosfere feliniane, personazhe te percudnuar e te deformuar Jo vetem fizikisht, perplasja mes asaj qe jane realisht dhe asaj qe duan te shfaqen, hipokrizine dhe vanitetin bosh. Nuk mu duk I sforcuar, po te kesh parasysh dialogun me stefanian, shfaqet gjithe falsiteti i botes kundrejt nje njeriu Te zgjuar qe ka zgjedhur t'i nenshtrohet sistemit, ndonese e perbuz ate, ka dashur Ta shkaterroje, por ka perfunduar pjese e tij me vetedije.

Aty e kisha llafin, i sforcuar per tu bere shume felinian. Ka shume skena qe duken te marra direkt nga Felini. Sado e mire, "kopja" qofte dhe ne stil, te le nje shije te keqe.  Per te tjerat dakord.

Si tu duk ajo shtepia tek Koloseu? Megjithse une do preferoja nje ne Trastevere.smiley

Shiko, ndoshta eshte surrealizmi i personazheve qe nuk ndryshon, ndonese ka kaluar kaq kohe qysh atehere, njeriu eshte zvetenuar akoma me teper moralisht. Po te shohesh Nadinen, eshte e pamundur te gjendet sot nje njeri si ajo ne ate pozicion, kur preferohen yje te persosur.

p.s. Une s'do jetoja dot ne Rome, do behesha me zemer. Sta shpjegoj dot tani, se po shkruaj nga tel. Eshte sh e gjate per tu shkruar.

Ne fakt kish imazhe te bukura te romes. megjithate filmi ishte pak videoklipesk.

Por me shume fliste perkthimi sesa imazhetsmiley

Ps. tregon si 49 vjece Ferilli a s'tregon

S'paska bere pune te mire perkthyesi, pra, se s'ka te drejte te zbukuroje vepren.smiley

Romen e kam pas Tiranes, te tjeret vijne mbas nja 100 vendeve bosh. E kam nda menjen,  jeten tjeter do ta kaloj atje.

Me shume se personazhet, jane imazhet, skenat, gjendjet qe i jane marre borxh Felinit. Jam i bindur se po t'i shkepuses keto skena e t'ia tregosh dikujt qe s'e ka pa filmin, do vere bast qe jane te Mjeshtrit. 

Il divo, vertet e ka qare. Vertet te kete qene Andreato ashtu?

Per te majten spiritualiste seksiste liberiste, Andreoti ka qene vertet ashtu, biles tamam tamam rolin e tij duhet ta kish lojtur spiritualisti Skener Sallaku.

Ua mami sa film spiritualist i bukur!

 

Traileri duket sikur e ka qit Terrence Malick..

Ps. Si su plak njehere kjo sabrina ferrilismiley

Here's a group of comments that I like smiley

A touch of sin. 

Kam pa "The Hunt", nje film danez mjaft i arritur.

Mezi po pret e? smiley

 thjesht te verifikoj perputhshmerine e fantazise si lexues me fantazine e regjisorit smiley

Po ke lexu librin, don't even bother, ta shohesh filmin flas. Kshuqe hiqe nga lista 'must see' movies smiley

Heidi,s'e le dot pa pare kur me qellonsmiley

Pashe kte me Sandra Bullokun tu barit ne hapesire, gravity a ça e kishte.

Shum seksist mu duk. Po edhe fantastik, si nuk vduq qi nuk vduq kjo heroina. Un pres gishtin sa here kap gazeten smiley

smiley E pashe edhe une. Ne fllim m'u duk i merzitshem dhe njefarlloj kopje e skenave te "Odisea 2001", po qe ne momentin kur Sandra hoqi tutat, ndryshoi komplet filmi. Mori per lart, domethene.

po kritika vecse e kish qujt jorealist dhe aspka te papershtatshem modelin e mbathjeve per nji astronaute. Vec nqse duhet ta shifnim me pampers

Well

The Orlando police allege that Nowak drove 950 miles from Houston to Orlando wearing adult diapers used in space and disguised herself in a dark wig, glasses and trench coat to confront Shipman in the parking lot of Orlando International Airport, according to a police affidavit.

horror smiley

Kombit sot i lipsen rekomandime komedish, filmash dhe serialesh!

Seriali Masters of Sex (dramatizim i atyre pe verteti, Masters & Johnson), interesant, sa i perket aspekteve sockulturore te shoqerise amerikane gjate viteve 50', por dhe ne veteve si serial. Heard about the tv show on NPR, obviously smiley

Amelie gjithashtu qe i lezetshem dhe goxha origjinal ne qasje. 

Also duke pritur sezonin e dyte te House of cards

nuk hoqe qe nuk hoqe dore nga filmat edukative, xhib!

I fundit qe pashe para Krishtlindjes: Hobbit:The desolation of the Smaug. Fantastik!

breaking bad, 5 sezone per 2 jave,

sh i mire

 

e dhane prape ktu nonstop javen qe shkoi

ka pa no njoni - escape plan...apo....grudge...dhe a jane edhe per 12 vjec e poshte???

 

Escape Plan, ishte i lezetshem (te pakten per ta pare nje here dhe hec tek tjetri) ose si te thuash per nostalgjiket e filmave aksion te viteve 80, ishte i lezetshem. Schwarzenegger dhe Stallone sebashku ne nje film, ca do me shume? smiley Rating R.

Ndersa per Grudge e ke fjalen per The Grudge apo Grudge Match?

sdq The Grudge (2004) eshte Rating R ndersa Grudge Match (nuk e kam pare) eshte PG-13.

Meqe na kujtuat Stallonen, para 1 jave tuj kontrollu nja 100 kanalet me filma, syri m'kapi Rocky 3. E pashe, per nostalgji. Adrianaaaaaaaaa, I love youuuuu! smiley http://youtu.be/qAZzT6DTz-A

About to watch. ; Promised Land. Pershtypjet later. 

hmmm, e pashe. Filmi ishte OK. I am a good man- tha Damon. Dhe e mbajti fjalen. Ai twist qe i dhane, me futjen e Global ne loje te dyfishte, jo keq. Por menjehere pas asaj pjese, minute... u mor vesht qe Damon iz a gud man. lol. Ne nje shkalle nga 1/10 do i jepja nje 7 vec per lojen e Matt Damon. Aktor goxha i mire. Po mos kish qene ai se besoj se do e kisha pare si film. smiley

 

tjeter kam pa dhe Identity Thiefhttp://www.imdb.com/title/tt2024432/ kinda funny, not bad. Shtyhej, per nje nate te ftohte acari janari, ashtu futur mes jastiqesh ne kolltuk, nje filxhan coffee, zjarri bubulak.. hajt mo, film me kalu kohen. 

Film kalamojsh javes qe kaloi ne kinema - Frozen 3D  smiley

Upstream Color http://www.imdb.com/title/tt2084989/?ref... premtues sipas komenteve, ndoshta edhe ne premise, porse nga ato te shpifurit pretendues te bejne art e bejne nje pordhe te madhe..

kush e ka pare p.sh. Rabbits, http://www.imdb.com/title/tt0347840/?ref..., nga d. lynch? jane nga ato filma qe ti perpiqesh me zor, ndez motorrin e fantazise ti kuptosh dhe gjate diskutimit me nje tjeter merr vesh se bashkebiseduesi ka pare film tjeter .. shkurt humbje kohe per ata si tipa ime qe deshirojne te kuptojne nje veper arti pse u thone te tjeret qe eshte - para nje pikture ne nje muze, ato qe i sheh me ngulm per t'i vleresuar pse e ke degjuar artistin diku,

meqe ra llafi edhe une pjedh neper sallonet e medha te muzeut, por kurre ne kishe apo ne xhami

edhe une pjedh neper sallonet e medha te muzeut, por kurre ne kishe apo ne xham 

Ngaqe te pjedhes do ti ngulitesh ne mendje artin dhe jo fene? 

Don't worry, we won't file this in Peshku's Freudian slips cabinet lol

tek pjesa e nente tek House of Cards, i urrej telenovelat por ky ja vlen - vazhdojme me maratonen

Up in the air - mire
Gravity - me mire
Prisoners - shume i bukur
Man of steel - ndryshe nga versionet e tjere, interesant.
The longest day - klasik qe nuk vdes
Frozen 3D - Drôle
Now you see me - regjisori kishte kaluar nje jave relax ne Lazarat te frymezohej.

Smultronstället ose Wild Strawberries , Bergman.

aint them bodies saints. Jo aq i keq sa e prisja

 Se fundmi po shofim filmin: Andrew Luck SUCKS !!! ... si dhe gjithe ekipi Indie Colts. Washed up playoffs with these stupid teams.

 By the way Rest In Peace Dashamir  Gezdari !!! 

s'ke faj Qemol!
Duhet me prit roundin tjeter me pa neshje te hajrit dhe si i thone atij llafit, Tom Brady kick some ass!

The Great Gatsby on demand. Hera e dyte qe e shoh. Vec per muziken, kolonen zanore ne gjithe filmin ja vlen. Biles biles duhet t'marri oscar se sben! 2 thumbs up! 

filmi me debil ne gjithe vitin, pervec fotografise dhe ngjyrave asgje ne te qe ja vlen,, ndoshta ndonje film kostumesh por per nga historia e aktrimi ishte nje skandal

Po muzika ja vlen qe cke me te. Perzgjedhja ishte perfect. Po meqe i permende dhe ti veshjet& ngjyrat dhe fotografine jam mese dakord dhe per keto ( loved it). Po dhe aktrimi nuk qe aq keq, not bad at all.  Ndoshta historia, ajo po qe linte pakez per te deshiruar...  http://youtu.be/Te11UaHOHMQ smiley apo kete degjo Bulkth degjo http://youtu.be/ZWir6wUkPtw,kam prape por po mbyll me kete http://youtu.be/5_MgnVlEJ2M apo kete http://youtu.be/SsaDwfLl1P4 . ( enjoy 'em)

Bulkth, you made my day. Rrofsh. Shyqyr qe u beme dy kunder Leos.smiley

Ashtu tha dhe dhelpra.smiley

Jam koherente, edhe ne dashuri edhe ne urrejtje.smiley

Thone qe urrejtja eshte dashuri me nje gabim te korigjueshem diku ne kodin e kompjuterit. Vecse eshte shume veshtire ta gjesh ku eshte gabimi. smiley

po pse mi, pse?!!! smiley. Sapo erdha nga cinemaja, pashe ---->> The Wolf of Wall Street.http://www.imdb.com/title/tt0993846/ . Ta rekomandoj, ta shohesh. Do ndryshosh mendje persa i perket Leos. Filmi ishte ca i gjate nja 3 ore te mira po. Po ne fakt nuk i ndjeva ato 3 ore. Me pelqeu. Ishte wow. Kishte plot skena wow. lol. Sepse me solli ne mend ate filmin Casino te njehere e nje kohe. Mbase koicidence Scorcese. Mbase. Leonardo briliant si gjithmone. Por dhe Jonah Hill sa vjen akoma me shume po  rritet dhe ky. Long story short- me pelqeu. smiley

Moza, what's the difference between a real man and Leo?  smiley

Edhe nuk e diskutoj me kete ceshtje, se u be boze fare. LOL

 

A real man? Haha. Do t'kisha tregu my real man, my type of real man, po e lejme me mire. Se ben vaki thua ndonje gje dhe aty nuk duroj dot me une. smiley salut Ana shijet nuk diskutohen. Happy Monday smiley

Nuk e preferoj Shvarcenegerin. smiley

Vit te mbare, Llasticke! smiley

Ana, s'je vetem de! smiley

Mbreme pashe La grande Bellezza. Film interesant qe trajton kete katrahuren njerezore qe e quajme jete te mbushur me hipokrizi dhe vanitet te pafund. Kam qeshur vende vende me humorin qe benin dhe dialogjet e personazheve. alla fine e tutto un trucco...

Filmin tjeter qe pashe ishte Charade me Audrey Hepburn dhe Cary Grant. CG mon amour smiley

Nese lejohet me gjyku vetem me 10 minutat e para se nuk e shtyva ma anej(bahet fjale,jo ma larg se mrame) hajvanllik komplet.

 

Yyy, tre. smiley

po flet per produkte per t'u shitur? edhe une kunder jam. smiley

Peticion kunder Leos. Lol

a jo. s'jam kunder leos, por kunder shitjes. smiley nese leo do vazhdoje te shitet per te prodhuar filma per t'i shitur, s'po i shoh fare. smiley

Leo smiley

(kjo e shqiptume si "Klara!")

ah Beti, Betii....

Ka qit Disney nji 10-12 minuta me Micky Mouse "Get a horse" 3D. 10-12 minuta. A must see in 3D. Fantastike, e ben çorap imagjinightën. 

Loved it!

 

Sot do te rishikoj nje film te titulluar The Wind Will Carry Us te Abbas Kiarostami. E kam pare para kater viteve dhe me ka lene lene nje ndjenje shume te bukur nga peisazhi i mrekullueshem, jeta e ngadalte e personazheve fshatare, qetesia mbizoteruese, si dhe nga temat universale te jetes dhe vdekjes. Perveç ketyre, ka nje gjenialitet te AK-se me inkorporimin e nje zile telefoni qe nuk pushon, si akrepat e ores, sinjalizon modernitetin iminent. Edhe kjo pjese e shkeputur nga bota do te preket nje dite nga teknologjia dhe globalizmi. Por nderkohe jeta fshatare fiton duke ia hedhur jetes moderne me ironi dhe me nje vdekje qe nuk vjen kurre... 

Titulli dhe temat jane te bazuara tek kjo poezi nga Forough Farrokhzad:

"The Wind Will Take Us" smiley

In my small night, ah
the wind has a date with the leaves of the trees
in my small night there is agony of destruction
listen
do you hear the darkness blowing?
I look upon this bliss as a stranger
I am addicted to my despair.

listen do you hear the darkness blowing?
something is passing in the night
the moon is restless and red
and over this rooftop
where crumbling is a constant fear
clouds, like a procession of mourners
seem to be waiting for the moment of rain.
a moment
and then nothing
night shudders beyond this window
and the earth winds to a halt
beyond this window
something unknown is watching you and me.

O green from head to foot
place your hands like a burning memory
in my loving hands
give your lips to the caresses
of my loving lips
like the warm perception of being
the wind will take us
the wind will take us.

He bravo me ne fund e the nje gje per te qene me Bazin e Canes te Komeinit, pa liri seksi dhe feminizma brenda.

 

Me merzite!

Po te merzis edhe nje çike se te ben mire, nuk kalohet me tralala jeta.

Ky regjizori qe ke sjelle ti, eshte nje pasqyre lindore ku kinematografia (dhe kultura ne pergjithsi) perendimore shef nivelin e degradimit te saj, me pak mundesi rikthimi.

 

Heretik,

Ke te drejte. Merzia dhe irritimi i pergjithshem qe me jep jane ne fakt leksione ne tolerance. Ne te kunderten e asaj qe thua, Kiarostami nuk sherben si pasqyre per degradimin e kinematografise perendimore sepse eshte nje regjizor qe e mban veten si kozmopolitan, humanist, liberal, pro-perendimor, dhe qe trajton tema qe i perkasin gjithe njerezimit. Megjithate, ai inkorporon karakteristika te kultures persiane, mysticizem, sufizem dhe ne te shumten e rasteve poezine moderniste persiane (rasti i poezise te mesiperme) ne filmat e tij.

Ka plot filma te mire qe dalin nga perendimi, por nuk shikohen sepse i referohemi  Hollywoodit qe nuk eshte aq I njohur per prodhime te mira.

 

PS: Forough Farrokhzad ishte nje poete feministe smiley

Merzia dhe irritimi i pergjithshem qe me jep jane ne fakt leksione ne tolerance.

Faleminderit per buzeqeshjen. smiley

Mos harro vec se ato leksione nuk i nevojiten askujt. Pervec ndoshta atij qe i jep. smiley

O filani merre edhe nje leksion tolerance prej meje qe me nevojitet mua.

Gjysma e blogut flet berlloqe pa kuptim, gje normale ne industrine virtuale te llapes, por ti je nje nga kampjonet berllogu. Magjistar je, ke per borxh te nxjerresh nga kapelja, jo nje lepur dhe karrote, por nje kopsht te tere me zarzavate, bashke me katunarin brenda.

Me jep ndonje rrotullhane buzeqeshese se me behet qefi per leksionin e mare prej meje qe i bera vetes me psikedelizma alucinante zarzavate dhe domate.

 

Jardin, vazhdoj me tej merzitjen, me shprese se leksionet e mia jane me teper se stervitje tolerance.

Kiarostami mund te jete ç'te doje, por eshte fakt qe krijimtaria e tij dallohet nga shumica e krijusve te tjere perendimore, qe nuk eshte e thene te jene ne perendim, mund te jene edhe ne lindje, por kane nje vizion perendimor per gjerat. Perendimor e kam fjalen per moden sot, sepse Kiarostamat i gjen edhe ne perendim, biles dikur ishte mode edhe ne perendim para se te behej mode levizja femen.

Me duket se te kam shpjeguar se nuk kam asgje kunder levizjes feministe, perkundrazi, e kam me sektore te saj agresive radikale, ku ti me duket se te traspiron here pas here se ben pjese. Nuk kerkojne te gjitha feministet seks te lire.

Se kush eshte tamam Kiarostami (aq me teper kjo poetja) nuk e di mire. Nuk ju merret vesh mire njerzve sot, plus qe ndryshojne shpejt pozicion, jane te paparashikueshem, koha leviz shpejt. Me aq sa di, me te pare filma dhe lexuar, relativisht te tjereve he per he eshte per tu admiruar. Plus qe me duket shume i talentuar, ndoshta dhe gjeni. E sigurte qe e ka thjeshtesine e gjeniut te pakten.

 

Pikerisht sepse e ka thjeshtesine e gjeniut te kundershtova per ate qe the me siper se arti i tij eshte pasqyre lindore ku perendimi shef degradimin e kinematografise se vet. Gjeniu universal,lokal, apo i ndonje burimi tjeter nuk i perket etiketimeve qe i behen. Bukuria eshte perceptim individual por nuk patronizohet.

Cfare seksit duan feminstet? 

He jepi me relativizma pergjithsuese nga Irani ne Kashten e Kumtrit, Kiarostami eshte patronizuar nga UFO-t, eshte perceptuar individualisht nga ylli i dyfishte Alfa i Centaurit.

Edhe shqipen e patronizuat fare, feminizuar, aluduar, jashteshtetitzuar, frankeshtajnizuar.

Varet, sipas feministeve, ca e duan seksin te liruar, e ca te shternguar, e ca te tjera edhe te liruar dhe njekohesisht te shternguar.

Si ne politike, tani kemi qender te majte dhe qender te djathte, qendra te shternguara dhe te liruara njekohesisht. 

Liria seksuale Heretik ne sensin imediat do te thote liri per kontroll mbi trupin tend. Nje femer mund te doje liri seksuale por nuk do te thote qe do te shkoje t'a beje me pese vete te ndryshem ne dite. Ky eshte problemi yt sepse nuk arrin te relativizosh. smiley

Liria seksuale [...] do te thote liri per kontroll mbi trupin tend. 

Po tani e thua, ti moj? Po ta kishte thënë që në fillim, s'e i ke lodh komentuesit me mbi 700 komente... smiley

Ka qene nje stervitje mendore per peshqit se çfare do te thote liri seksuale. Shumica si te zgjuar qe jane e kane marre per ate qe i ka pelqyer, dmth per kurveri.

Je e sigurte qe shumices i pelqen kurveria? Perfshire brenda fjales edhe kurvjareria e burrave.

Jo problemi im eshte njesoj si i feministeve, sepse kerkoj te shkoj me 50 feministe te ndryshme, dhe veshtire eshte qe ta mbaj veten (dmth te kontrolloj trupin tim) ne kete porno universale qe ka infektuar edhe Kashten e Kumtrit. Jo per gje, por zor se shpetoj pa marre SIDA-n.

 

Radikalizem mendor....

 smiley

Liria seksuale [...] do te thote liri per kontroll mbi trupin tend. 

 

liria seksuale nepermjet nje skene filmi

Faleminderit per rekomandimin. Titulli eshte shume interesant. Shikoj shpesh dokumentare mbi Mongoline dhe menyren se si jetojne njerezit atje. 

smiley

 

Nga ato anë ka lindur edhe "dogma" komuniste. Si një tentativë për të qenë afët tjetrit, afër natyrës, për të kultivuar shpirtin ludist të njerut, kundra zhvillimit teknologjik, në një stanjacion ku njëri nuk ia kalon tjetrit, dmth në një barazi të plotë miqësore njerëzore... smiley

Lol! Te eshte mbushur mendja qe jam komuniste! 

Pse thua kështu? Thjesht konstatova, e dashur. Asgjë mbi personin tënd. smiley

P.S: po pse, nuk është romantike fare ta kalosh jetën në pllajat e Gobit, ashtu tip nju ejxh, gjysmë hipi... me ndjenja komunistizuese? Apo?

smiley Meqenese po bejme etiketime, bindjet e tua politike qendrojne diku ne te djathten e qendres, jam gabim?

Lere, të thash se miqësohemi shumë pastaj... Le të qëndrojmë afër mjegullës. smiley

Çdmth sipas teje, e djathë e qëndrës?

Do te thote merr nje rrotull djathi francez (nga ata te markes qe shoqerohen me Burgonje), daje ne dysh majtas dhe djathtas, dhe kur te hash, kafsho prane qendres se djathte. Por kujdes mos ja prish qefin edhe qendres se majte. Kafshoje pak edhe ate.

 

Kjo pyetje eshte kurth i ngritur per te nxjerrur ne siperfaqe paragjykimet e mia. smiley Refuzoj te pergjigjem.

 

Ashtu ëë? Sa i "keq"  që qenkam!  smiley

E dija qe ishe i "keq." smiley

Edhe unë e dija që ti e dije. smileysmiley

Delivery Man, mjaft i fresket dhe i kenaqshem, larg komedive vulgare. Nice!

(Here)tiku dhe grupi i (egzo)tikeve te tjere te Peshkut, lejeni kete temen te ngelet vec me komente filma-sugjeruese ju lutem dhe bejeni (cici)catin terciverist tuaj tek temat e tjera. Flm.

Dakord me ty jam, edhe kur nuk bej propagande feministe e ben Heretiku per mua. Dmth duke dhene qendrime krejt te papermbajtura dhe shoviniste, ai i sherben argumentave te mia. smiley

Po cke mo xhib cke , per pak.....

Sugjerimi i drejte i Xhibit eshte i motivuar nga zilia e nje kaposhi qe i duket se po i bejne konkurence seksi me filma hard porn ne kotecin e politikes antikomuniste.

 

About Time film i lezetshem, gjysma e pare komedi romantike... gjysma e dyte nje mesazh prekes.

Sikur edhe vetem per Bill Nighy ja vlen te shikohet, aktor fantastik si gjithmone.

Rush, e kam permen dhe here tjeter, po hajt mo, dy te rrafme te bejne keq.

I ka te gjitha mrena. 

nga kevin smith ja vlen Chasing Amy dhe Clerks - per nje popcorn ala-xhibesk ja vlen edhe zake and miri make a porn

The Wolf of Wall Street do e shikoj sot se dje doli ne Kino per here te pare ketu , apo nuk lejohet me thone para se e shikon . smiley

+ 18...(pa kalamaje me vete)

Getsbin pashe une dje, i bukur, s'kishte te mbaruar. Do zhgenjehesha nese s'do te kishte pasur ndonje kurban nga fundi.

sapo marova wait until dark 

@July_21, La Grande Bellezza shife s'e ishte tek website që më ke dhënë kohë më parë. 

Flm. neser kam kohe dhe do ta shoh (na mbylli bora brenda smiley)

I kujt eshte?

Në ambjente shpie e pashë se sinemanë e kam harru me kohë smiley

Paolo Sorrentino

(same here smiley )

Me duket per kete flisnit pak me lart.  ok, aq me mire.

M'a zuri syri edhe ne nje renditje 10-she.

naten! smiley

ka nja nje ore qe e mbarova. Shume gjera ka brenda.  Me pelqeu realizimi ne hapje me skenen e discos si dhe fragmentet e pergjumjes & endrrave. Filmi  m'u duk ca mendjemadh.

shumë e për lumë do thoja. nuk është s'e mbeta wow nga filmi. më bëri të qesh në momente të caktuara me humorin që karakterizon italianët. filmi përfundon me shprehjen e tutto un trucco ndërsa unë do thoja "everything is meaningless". Jep mëndjemadhi më saktë smiley 

më bëri të qesh në momente të caktuara me humorin që karakterizon italianët.

  smiley kisha kohe pa pare nje film italian (te kohes). Ne kete ane, me kenaqi.

Ne pergjithesi ishte ok, po t'i bie shkurt.

Ciao! smiley

 

Mu m'ka ngelur ora tek filmat e vjeter me aktore e njerez qe me pelqejne shume shume. Dy filmat e fundit qe pashe To catch a thief  dhe Notorious Te parin e kisha pare vite me pare por meqe CG never gets old e ripashe prape smiley
 

Great!  Po i shof kete fundjave dhe flasim smiley

Nje mbasdite sh. e mire e shtune me keta dy klasike, si nje embelsire - flm. lirika. CG ne dy mosha te ndryshme te tij, ne dy periudha te ndryshme edhe per kinemane.

 A bout de souffle eshte pare, por e meriton cdo rishikim. Stromboli - me intrigon prej I. Bergman & R. Rossellini, plus mbresa e forte nga Notorious. Ndersa Suddenly .... po ma rekomandon ti smiley

Tani, keto kisha une per ty: A time to love and a time to die, Love in the city, The lady without Camelias. Shpresoj te jene per shijen tende te periudhes (ku te ka ngel keq ora smiley ) nese s'i ke pare. Une i dua shume te tre, por i dyti eshte me shume se thjesht film!

 

I hodha nje sy perciptazi linkut te secilit film dhe mezi pres t'i shoh smiley. Tituj poetik me ngjajne mua por kur t'i shoh atehere te them smiley I.Bergman me pelqeu goxha edhe mua tek Notorious. Tek stromboli shikon nje tjeter Bergman me nje sfide qe e stermundon. I luan rolet e tilla. Por, them qe tek Notorious me pelqeu me shume!

@July_21, pashë dy të parët, i treti kismet nga fundjava. Filmi "a time to love and a time to die" bazuar mbi novelën e Remarkut realizuar bukur. Në kohë trazirash, dyshimesh, dhe pasigurie për të ardhmen njeriu gjen forca dhe shpresën për të filluar një jetë të re. Interesante mënyra sesi përshkruante situatën e luftës, gjëndjen e vërtetë të asaj që perjetonin disa prej tyre, ata që shpirtin e kishin akoma të pa shuajtur në mes të asaj katrahure njërzore, dyshimet për veten, luftën dhe ekzistencën e Zotit. Si thotë profesori po nuk pati dyshim tek Zoti, atëhere pse u dashka besuar? Besimi verbaz pa asnjë lloj pyetje nuk vlen për asgjë. Fundin nuk doja ta pranoja, edhe pse parashikohej, por thoja ishalla po ja del mbanë për t'u kthyer. His face reflecting on the water was painful yet greatly done!

Amore in citta...hurts! Nuk di kë fragment të filmit të kap e kë të lë. Ndoshta, episodi i fundit ishte më i "lehti" për t'u përtypur. Sdq, ishte realizuar mirë dhe tek e shihje të bënte të kuptoje që ca gjëra sikur s'kanë ndryshuar edhe aq që nga koha kur është realizuar si film. Flm për sugjerimet smiley

 smiley flm gjithashtu. Interesant si ke folur per 'a time to love and a time to die'. Ashtu eshte, kohet e paqta e te pasura i kane ndryshuar njerezit, dhe keto realizime mbeten te na kujtojne veshtiresi te dikurshme qe sot as imagjinohen nga nje pjese e jona. Ne kete veshtrim, mua me mbeti mendja tek 'Stromboli', e kam pare dy here, traumatizues! Por gjeje edhe momente lirike. smiley Dhe me thene te drejten I. Bergman me pelqeu edhe me shume se tek heroina e 'Notorius'. Permbajtje domethenese, une gjej sh. paralele me realitetin shqiptar, sidomos sepse te ben ta veshtrosh nga sy te tjere, jo tanet.

'Suddenly... ' e kerkova dje nuk arrij ta gjej ne website (?), ne darke do shoh "Philadelphia story' dhe 'A bout de soufle'. Mbreme kam pare "Inside Llewin Davis" (2013). Thx again. smiley

We're The Millers & American Hustle, i pari komedi, i dyti aksion-drame, te dy te lehte dhe lezetshem, dhe popcorn-in blejeni me pak ose me smart-gjalpe. 

Si dhe, can we all biem dakort qe titujt e filmave ti link-ojme tek faqja e Rotten Tomatoes qe te shikojme dhe vleresimet me ate rast, flm paraprakisht?

aty ka kritike te shpifur gazetash .. tek imdb ka edhe amator si puna jone

American Hustle e' una cagata pazzesca!

po pse mi, mu me pelqeu shume. humori ishte i denje. smiley

i mire ishte si film 

Pashe qe ishte pelqyer, po mua ai lloj humori s'me thote gje. Kostumet me bene pershtypje te mire, si dhe kolona zanore.

po nuk ishte humori - ishte ideja e lidhjeve njerezore qe ekzistojne edhe nder te "korruptuar", e dashurise ndermjet njerezve te "pamoralshem" - mua me pelqeu - nje lloj spaghetti western i koheve moderne, dhe te mendosh se nuk u shkrep asnje arme 

Po s'me duket ndonje risi ajo ide (dje po shikoja ne tv "The Third Man").

Pervec se ai lloj romanticizimi i lehtshem nuk normalizon vetem dashurine si te tille mes "te pamoralshmeve", por edhe faqen tjeter. 

fin - (se po me duket sikur shkruj email) ke pas rast te takosh hustler? hustlers qe me ka ra rasti me taku ose njoh jane shume te ngjashem me ato te filmit. ndoshta prandaj edhe me pelqeu. pastaj dashuria fatale nga karakteri e amy adams eshte shume e vertete, apo jo?

Ncuq! Si jane? Me zemer te madhe? smiley 

vdesin te te manipulojne dhe harrojne se mund te jesh me e zgjuar se ata. smiley

Tashti, kshu meqe eshte darke dhe ftohte, dhe meditimet morale jane ilace te mira, sipas pervojes sime personale "te keqit" s'ia hedh dot ne fushen e vet smiley. Te manipulon qe ta luan fene, sado i zgjuar te jesh. Mirepo kjo eshte vetem sipas times smiley.

dakort, te manipulo per momenti se te kap gafil, po jo se te kane ik trute e kokes. 

Fin, mos harro qe ka dhe nje ndryshim mentalitetesh mes kontinenteve. Ketu kur dikush afron te te bej nje nder, pyetja e pare eshte "pse do ta ma besh ti kete nder mua?" me nje ton shume dyshues, vetulla e ngritur menjane. Ndersa ne Europe zakonisht ky eshte momenti kur tjetri/tjetra te varet ne shpatull dhe qan.

Profili dhe historiku i Berishes i duhet cu Seth McF...

This is the end - film idjot
The bling ring - gjithashtu idjot
Open grave - ec mo...
Prisoners - ec mo....
Red 2 & Elysium - tipik amerikan...

Do rifillojme prap filmat me kuklla se edhe Borbardha ishte me...interesante...
 

urdhno

sa per kultur te pergjithshme.

mjaft i rat me qaf amerikes

si e ke nisur, perfundoje me I spit on your grave 2, nje letyre e ndyre 

...rrrooohhhh...jo kaq drame o burre.!!! qeke ne qiell me re te zeza me duket... ben ftot andej ehhhh smiley

nje film i bukur me drame alla amerikance ishte:  Ps: I love you

Gerard Butler. Oh smiley

ahhh, na ka dhene zoti guts to move on, edhe kur nuk e dinim qe kishim brenda vetes ato lloj guts. kjo psh eshte nje skene qe per ata qe kane humbur prinderit, ne cfaredo moshe te jene, them se e kane perjetuar. jo si rasti i asaj qe i prene floket. 

Kete, ka gjithe muajin ne HBO, 100 here m'dilte para. Shifet, not bad. Klluni e ruajti qetesine kur mori vesht qe ja kish dredh gruaja. U tregua gentleman. Lol . http://m.imdb.com/title/tt1033575/

Les Revenants - show me 8 episode i realizuar nga canal+ i Frances. Ndoshta show me i mire qe kam pare kto vitet e fundit, perfshi GoT, Boardwalk, Homeland, etc etc.

E pashe dhe "ukun  e wall street-it", gati 3 ore film, pak i lodhshem.

Filmi ishte jo pak llafazan ( gati si nje film i tarantino), por i bere mire. Ndoshta jo scorsese me i mire, por ja vlen te shifet. Nder pershkrimet me te mira qe i behen nje wall street hedonist dhe parase si droge (ne thelb endrra amerikane).

Nder te tjera mund te verehen disa skena te frymezuara nga disa prej filmave me te mire te kohrave. Scorsese njifet si nje nga rregjizoret me kinofilik.

Ku vendi e shkarkove? Apo e pe ne sinema?

shihe ne xbmc, icefilms add on

Ncuk familiar hic me kete, care te na japesh nja dycka udhezime?

sapo pash escape plan, mire 7 http://www.imdb.com/title/tt1211956/?ref...

1. instalo XBMC nga www.xbmc.org per windows, linux apo mac : nese ke mini pc si psh. raspberry pi, eshte sistem me vete operativ 

2. ekzekuto xbmc dhe shko settings, add on, install add on  nga zip file -> file icefilms eshte https://code.google.com/p/anarchintosh-p... - shkarkoruaje ne pc, tregoi xbmc se ku ndodhet per ta instaluar

3. shko tek menu i xbmc, video, add on, zgjidh icefilms, vazhdo me tutje se eshte intuitive

 

 

Flm, e instalova. Di gje, mund ti shkarkosh filmat me kete (qe ti vesh ne usb e ti shikosh dirent nga TV, fjala vjen) apo jane vetem live streaming? Cfare perparesie ka ky si media player?

shkarko add-on jdownloader http://wiki.xbmc.org/index.php?title=Add...

vendosi folder- usb a ku te duash etj.. 

perparesia eshte ajo e nje TV-Box (si chrome-TV, apple tv etj.) apo media box per hulu, youtube etj. 

mund ta lidhes PC me HDMI ose te blesh nje raspberry pi (ose cdo pc te vjeter) dhe te instalosh xbmc (addon: torrent +) e ta lidhesh me nje harddisk te jashtem (nderton nje database edhe per filmat qe zoteron) - shkurt eshte falas (jo si netflx), dhe mund te instalohet edhe ne nje pc te vjeter se perdor pak resource 

ne sinema kesaj rradhe.

Billy Bathgate. http://m.imdb.com/title/tt0101453/. M'ka pelqy heren e pare qe e kam pa para shume vitesh, e prape kur e rastis ndonjehere e shoh perseri. Me terheq historia, gangs of NY atehere, I guess. Lol.   Tjeter kam pa dhe Stoker  dje. http://m.imdb.com/title/tt1682180/ .  Nga ato filmat strange, me psikopate e killers. nuk eshte my fav zhaner, po ja qe e pashe. He dhe pak dhe pak, e mbarova gjithe filmin. Oh well. 

Walter Mitty -- s'ia vlen. Sigurisht qe i ka ca gjera te mira, si psh lojen aktoriale te Kristen Wiig. Beni, nga ana e tij, perpiqet te krijoje pak humor, se zaten ate zanat ka. Por ia del vetem kur eshte ne Greenland, per mendimin tim; ne vende te tjera, jo.

American Hustle -- ia vlen. Eshte i shkruar mire qe nga dialogjet e deri tek ulje-ngritjet e subjektit. Loja aktoriale e kater personazheve kryesore eshte e shkelqyer, dhe mua me pelqyen vecanerisht Christian Bale dhe Amy Adams. Kishte nje mbidoze drame bashkeshortore/marredheniesh ne cift, me shume nga c'preferoj une apo nga c'mund te toleroj personalisht. Mirepo regjizori kish punuar seriozisht dhe ne totalitetin e vet filmi ishte goxha i mire. Mendoj se do ta qullosi ndonje oscar, kur t'i vije koha.

Her (2013) http://www.imdb.com/title/tt1798709/?ref...

kritika e ka vleresuar shume, por mua mu duk teper i ceket .. subjekti eshte teper interesant, projektimi i emocioneve te krijuesit ndaj krijeses dhe animimi jane materiale per rrefime interesante, shih p.sh. pygmalion http://en.wikipedia.org/wiki/Pygmalion_(mythology) , e nderthurur me teknologjine dhe efektin mbi gjendjen tone emocionale, subjekti eshte vertet interesant (shih p.sh. artificial intelligence  apo disa filma fantastike te Cronenberg si The Fly, Existenz apo Videodrom&nbspsmiley por trajtimi i ne kete film ishte, se paku per shijet e mia, shume artificial e kitschig 

zeri i sistemit operativ, S. Johansson, me te cilin protagonist formon nje lidhje emocionale, ishte teper njerezor, artificial dhe me mbajti gjithe kohen jashte filmit (fillova te lexoj librin House of Cards njekohesisht nga merzia) .. edhe pse nga ana artistike ishte ok, muzika ishte e llojit qe tashme eshte mode ne disa art-films etj. 

Kemi lexuar I. Asimovin e dashurine ndermjet dy roboteve, por nje skenar i tille me duket me real se menyra e trajtuar ne Her (2013) ... shkurt: film jo per cdo kend edhe pse kritika e ka vleresuar shume. 

 

 

The Fifth Estate

Rekomandoj Copie Conforme te Abbas Kiarostamit, me protagoniste Juliette Binoche, gruaja e hekurt e kinematografise franceze. smiley

Shume aktore e mire eshte. I like her a lot!!  Sidomos te filmi Damage. 

Preferoj titullin ne frengjisht: Fatale. Ngjall ndjenja me te zjarrta qe i pershtaten me shume kesaj kryevepre. smiley

ndienja? dobia e atij filmi qendron te trajtimi i hollesishem i efektit droge dhe pasojat e tij te njeriu. smiley

Filmi eshte shume I arrire. Plot me emocione, ndjenja dhe pasion.  Loja briliante e Binoche & J. Irons, e mrekullueshme. Per moralin e filmit flasim njehere tjeter. 

sa chic vishej enver hoxha neper pleniume. edhe republika sa i shkonte. lere pastaj floket qe shkelqenin nga brilantina. fjalimet nje mrekulli. per diktaturen flasim njehere tjeter.   

Volver, i regjizuar nga Pedro Almodovar, me Penélope Cruz si aktore kryesore. Nje komedi surrealiste rreth jetes se tre brezave femrash te cilat perballen me intrigat e ndryshme te jetes, paranojen, nje vrasje qe fshehet, dhe realitetin e veshtire ekonomik. Pese femra te zjarrta, te zgjuara, dhe supersticioze, bashkepunojne me njera tjetren ne jeten e tyre te komplikuar. Film i mrekullueshem... 

 

 

Me pelqejti La Grande Bellezza. Looking forward to Nebraska dhe Her.

E kam pare dy here La grande bellezza.Eshte te themi autopsi e Romes se sotme e interpretimi i Toni Servillo Mgjistral.Veç stili nuk eshte hiç prej italianesh...eshte shume francez....Per mua eshte enigmatik...

Ku e pe? 

Dallas Buyers Club, American Hustle,12 Years a Slave, The Wolf of Wall Street.

Anchorman 2 smiley

Doli e? smiley 

Dua te shoh HER dhe filmin e vellezerve Coen gjithashtu se kam degjuar shume mire per te.

Anchorman 2 , Filem fantastik! smiley Nje nga skenat e fllimit te filmit. aksidenti me mikrobus, skene kryeveper. Nuk  di ky fillmi i vellezerve Coen me duket se do kete shume sukses dhe ndonje Oskar. Po pres nga java mund te shikoj Ujkun e Wall Street (megjithese nuk e honeps dot Di Caprion si aktor)

dje e pashe Inside Llewyn Davis, mu desh ta lexoja edhe njehere se mos ishte histori e vertete, aq rrefim origjinal e genuin (i vertete? safi? ne shqip) ishte, nje coen i vertete me ato karakteret e zymte e real  - ah me kenaqi se fundmi nje film per se mbari - 

meqe ra llafi pash edhe Thor 2, nuk ishte i keq, ja vlente me shume se ajo plehra e Hunger Games me filozofira dy lekeshe, ndersa lash per gjysem Monster University vizatimor se me zuri gjumi, e nuk i kthehem

Captain Phillips, nuk bente 5 lek(100.000euro). Filmi i zakonshem patriotik amerikan i fillim-fund vitit qe duhet per te mbushur nominimet.

Her, a must see, film shume i bukur, jo vetem per intrigen e inteligjences artificiale dhe mardheniet njeri-kompjuter, por kryesisht per portretizimin e mardhenieve njerezore (relationship) dhe dinamikat e tyre, dhe per meritat film-ike ne vetvete.

Phoenix ishte fantastik, eshte i prere per keto role, fatkeqsisht per te si njeri mbase.

P.S. Bulkthi, thx again.

"a must see"? lere xhib - pardje pash Man of Steel, ky ja vlente, por nuk duhet patjeter me e pa  - tani kam pare vec hollywood edhe dokumentare - muajin tjeter te shohim 

shih edhe kete add on per xbmc http://superrepo.org/plugin.video.dailyf... - ka filma te huaj gjithashtu 

The butler
Gravity

Prisoners

12 years a slave

The conjuring

Sikur te shkruanit dhe nja dy pershtypje pervec titujve do qe akoma me mire smiley

The butler, film qe tregon per sherbyesin zezak te presidenteve qe nga Kenedi e gjer tek Regan dhe paralelisht per levizjet e te drejtave te zezakeve. Film qe shihet, por qe nuk me dha ndonje ndjesi te veçante. Sikur sheh nje dokumentar. Quote nga nje skene qe me pelqeu (nga fundi i filmit kur sherbyesi plaket dhe shkon me te shoqen tek plantacionet e pambukut, ku kishte punuar ne femijeri) : Americans always turned a blind eye to what we'd done to our own. We look out to the world and judge. We hear about the concentration camps, well these camps went on for two hundred years, right here in America.
12 years a slave, edhe kjo historia e vertete e nje zezaku te lire te cilin e rrembejne per t'i ndryshuar identitetin e me pas per ta shitur tek plantacionet e pambukut. Histori sklleverish, por e realizuar bukur dhe me shume skena te gjalla. Film qe pasi e sheh te ben te perqafosh cdo zezak qe sheh ne rruge. (Me pelqeu shume me teper se Xhango qe mezi e shtyva, edhe prej antipatise qe kam per Tarantinon, megjithe respektin per aftesite e tij profesionale).
Prisoners pastaj me ka pelqeyer shume, film ngacmues qe ve ne diskutim shume çeshtje. Sillet rreth idese qe fakti qe dikush te ben keq nuk te jep te drejten morale per te bere dhe ti keq duke u hakmarre. Pak a shume kjo.
The conjuring, film horror, i bazuar ne nje histori te vertete. I bukur per zhanrin qe perfaqson, por une nuk i kam shume qejf anymore, megjithate realizim goxha i bukur, me fantazma ne shtepi, me ekzorcizem, debim shpirtrash etj. Shume i frikshem.

P.S: Her ishte vertet nje film i pashoq, sipas meje nuk bie farefis me asnje film tjeter hollivudian. Finalja te conte ne nje dimension tjeter, tejet surprizues.

12 Years A Slave, ja vlente, megjithese nuk mund te rrije Pitt pa fututr nje here hundet, me personazhin a pafundem pozitiv te karrieres se tij.

edhe mua me pelqeu shume filmi, po shume i veshtire. ta mendosh qe eshte bazuar ne ngjarje te vertete. 

nuk e di, po eshte njeqind here me i vertete se Django i Tarantinos (respekt maksimal per Tarantinon).

Hunger Games: Catching Fire, kot fare, filmi 2 ore e 20 min, por vetem 15 ore ka loje, pjesa tjeter telenovele e shpifur dhe surreter 

me gjirim te shpejte pash edhe big ass spider ky me la ndenja me pozitive se hunger games, kishte loje te mire dhe ca batuta hajt mo

Oscar 2014 peshqfilmadashes, qyshsasikutekcift preferoni, parashiqoni, sugjeroni, maskalconi.

P.S. fee, flmperpershkrimetefilmave.

Duke u endur verdall me tren neper pjesen lindore te ameriqise (amtrak-un e gjen ndonjehere lire per cudi, perndryshe te ngelet Greyhound i shpifur apo Megabus, te cilin e sugjeroj per udhetaret e varfer si puna ime, duhet me provu hitchhiking, por kam frike se perfundoje nen kthetrat e ndonje vrasesi serial http://www.youtube.com/watch?v=wDQTvuP1Dgs) pash tre filma: 

1. Stoker - artistikisht shume i mire, edhe historia interesante e nje vrasesi te lindur (gjenetikisht? kete provon historia se diku ne familje fle nje gen vrastar dhe ne traditen e horrorit - cfare eshte brenda nuk eshte medoemos e sigurte). Nje vajze i vdes babai, xhaxhai i gjendet aty, per ta sjelle ne origjine. 

2. Mike Tyson, undisputed truth - s'me pelqejne stand up comedians, por kjo e tyson eshte nje histori e vertete dhe origjinale ne rrefim - a ka te ardhme Tyson me kete? nuk besoj, se e shteroi biografine, pjesen tjeter te jetes se tij e kemi pare te gjithe ne tabloide. - sidoqofte ja vlen te shikohet per te kuptuar se rrugecet ne tirane nuk jane ndryshe nga zezaket e dikurshem te brooklyn, e kur i kam pare tek rrinin poshte pallateve kur isha njeher ne harlem, mu kujtua shqiperia.. por mbi te gjitha eshte nje histori mirenjohjeje, e bukur 

3. Perfect Blu (1997) japoni, i animuar, histori e nderlikuar e nje artistije qe ndiqet nga demonet e ambicies dhe te simpatizanteve te saj, hajt mo - mire qe ishte i shkurter se nuk kisha nerva per ta pare nese ishte me i gjate, ndoshta ishte e veshtire per t'u perqendruar 

po oret e tjera cfare bera: Perfect Spy: The Incredible Double Life of Pham Xuan An, Time Magazine Reporter and Vietnamese Communist Agent- larry berman

.. edhe gjum

Te paska pelqyer Stoker e, Bulktho.  I agree, efekti interesant, te mban aty te lidhur.  Qepare pashe The Hurracane. http://m.imdb.com/title/tt0174856/ . Film I 1999, pakez I vjeter po se kisha pare ndonjehere. Rastesisht sot. Mu duk shume interesant. Eshte bazuar ne ngjarje reale. Denzel Washington, such a great actor! Vec respekt te imponon me karakterin dhe lojen e tij briliante!  Film I mire. smiley 

Kam pa Silver Linings Playbook. Drame-komedy. Modern Klasik! Screen play goxha I mire! Performance e Bradley Cooper, J. Lawrence, DeNiro etc just great!  Hilarious ne disa pjese. Liked the end! Happy ending. Good movie. Excelsior.  smiley mos e humbisni pa e pare. http://www.imdb.com/title/tt1045658/

Une e kam pare tre here Silver Linings dhe eshte me te vertete super. smiley 

Excelsior! smiley 

i`m a cyborg but that`s ok.nje film jo i ngjashem me triologjine e hakmarrjes se rregjizorit  Chan-wook Park.ne fakt ai thote se kete film e ka bere qe te mund ta ndjeke e bija 12 vjecaresmiley i vecante dhe i rekomandueshemsmiley

 

http://www.imdb.com/title/tt0497137/?ref...

ja e pashe edhe "Her" (më shumë prej një ad.-i  në jutube). Mbresë jo e mirë: too "sugary", plus një lloj keqardhjeje për katandisjen e njeriut të asaj moshe e brezi. Për temën që trajton, m'u duk se mbyllej me: Ç'e ardhme e pret njeriun e shkretë!

"The wolf of wall street" kish kaq kohe qe priste ne radhe, s'me erdhi keq qe e lashe pas dore se nuk me pelqeu, vetem Leo ia vlente sadopak ne ate film. Pas tij me mori malli per te rishikuar filmin Stalin.

Kam pa, ydhin e Shamunaqes. Playing for keeps. Sec kisha nje si tip feeling-u qe nuk ish gje. Sado qe e kam suportuar emocionalisht dhe materialisht (lol) Gerardin. Nuk e bera me kete film ne sinema, por prita. Why, why Gery?!! Nuk ish gje. Me zhgenjeve me kete film. Aaaaa. Po e pashe deri ne fund ama. I still love him. smiley (zere se nuk e pashe ket film)

yep he's sexy. ai zeri...smiley

Paskemi nje shije! Hot, hot them une! smiley 

hot, sexy, grrrr...nuk ka fjale per ta pershkruar... 

Te kuptoj, fare mire smiley

Se pashe qe nga fillimi, rastesisht ma kapi syri kur nderroja kanalet dje. Po aq sa pashe e fundin, nje shije te keqe me la. Uff c'film. Shume I shemtuar ai fundi. Mos beni gabim ta shikoni. lol. http://m.imdb.com/title/tt1726669/

the man with the iron fists. dhe gjysmen e Gravity...E para qejf pa lodhje, e dyta lodhje pa qejf

Uollfin dhe, dhe millers, dhe familja me de niron. Uollfi interesant

Ender's Game - hajt mo, mesazhi nuk ishte i keq, mire per te shtyre dy ore 

Breaking Bad - ja vlen te shihen te githa serite, por ne fund te le nje shije se ke kaluar shume ore nga kohe jote, kush ka shume kohe neper duar duhet ta shohe 

Breaking Bad eshte seriali me i madh qe ka nxjerre Amerika per te pakten keto 10 vitet e fundit.

Dhe kjo s'ka te beje vetem me subjektin dhe menyren 'suspanse' se si i rendisin ngjarjet skenaristet. Per mua mbi te gjitha arritja e serialit qendron tek kapja e atij thelbit negativ dhe destruktiv te jetes 'suburbian' amerikane.

nisa edhe Homeland, por ishte i shemtuar, artificial etj.. Breaking Bad me pelqeu se u ben jehone disa vlerave si familja, puna etj.. ndersa House of Cards mu duk se ishte me i mire, esell, krokante, te kerciste dhembet nga cinizmi.. interesant me duket kjo Girls, por duhen nerva dhe kohe per ta pare; thone edhe per the Wire, cfare mendon? ketej nga amerika njerezit duket se shohin vetem seriale

Nuk ndjek seriale per momentin se nuk kam shume kohe dhe ato duan qe t'i shohesh thuajse cdo dite. Kur thua ti, duhen nerva dhe kohe per t'u pare. Megjithate, kur e mendoj, nuk gjej dot nje serial qe te them se ia vlen te harxhoj perdite nga nje ore per ta ndjekur. Ne kete sens, Breaking Bad bente perjashtim pasi sa here qe shikoja nje seri doja te shikoja nje seri me shume, dhe pastaj nje me shume, e keshtu deri sa u mbyll. Loja aktoriale aty ishte fantastike, pra flas e nivelit Silence of the Lambs a dicka e tille.

Shkurt, shume e veshtire te gjesh serial qe ia vlen. Duhet fat, bazuar dhe mbi llojin e shijeve qe ke (se c'i pelqen dikujt, s'i hy ne sy dikujt tjeter).

paris je t`aime - nje kolazh 18 filmash te shkurter te permbledhur ne nje film.me terhoqen filmat e gus van sant, tom tywker dhe historia me emrin `eiffel`...

new york i love you - zhgenjim

from love with love- po ashtu zhgenjim

penelope- nje film qe e nisa pa shume pretendime , por qe me la nje shije te mire kur e perfundova.mjaft i kendshem vizualisht.me kujtoi pak `amelie`smiley

midnight in paris - overrated

Sex Drive, komedi e lehte (silly) por e lezetshme, n'kuptimin qe te ben te qeshesh, dmth e ben punen e komedise, jo si ca "komedi" qe te genjejne me etiketimin 'komedi thjesht si grep, si cupat qe duan te martohen patjeter (si fjala vjen Stuck in Love, qe e lashe pergjysem).

Na reqomandoni ca qomedi pls

P.S. Bulkthi, time for temen e re Cilet filma II smiley

Kriteri im i pangociushem me pa i film se fundmi: Te mos kete pistoleta! smiley

Kam pare dje, ose ripare me mire, per te 10 here?!! Nah, me duket 11ten here. Ka nevoje per pershtypje te lena ketu?!! Besoj numri 11 tregon me se miri se cfare une mendoj dhe cfare do them. Po I kursej fjalet dhe bojen ketu. lol. M'pelqen, yep, shume. ' everything I do, I do it for you, anything that might be special in me, is You'. http://m.imdb.com/title/tt0119223/. Po dhe kolona zanore eshte superb! Breathtaking http://youtu.be/O8xTdyIw4jY

edhe une e kam par nja dhjet her po nja dhjet vjet me par. nuk eshte pak i vjeter ky? Adorable

Ne sinema vetem te animuar. Sot pashe filmin e legove 3D. Kam kohe qe ja bej bene ndonje filmi per adulte po deri tani I kam ngrene mu.e. Ne shtepi jam ngjitur me frasier.si tha ajo,jete makabre pa pike intimitetismiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).