Pershendetje!

Kam ne pronesi disa apartamente te reja ne Vlore dhe jam i interesuar t'i shes. Njihni ndonje faqe shqiptare qe specializohet ne shitblerje pasurish te paluajtshme ose ne ndonje vend te Europes qe ka interes per tregun imobiliar shqiptar?

49 Komente

C'ar osht Golf Kac ? 

VW Golf 4 smiley

Makine qeka !!!! Kujtova se kane hy Golf Carts edhe ne atdhe. Golfi qeka me nenshtetsi italione ? 

E di ti ate qe i vdes gruja gjirokastritit dhe shkon te bej telegram. Edhe qe te kurseje leke shkruan vetem dy fjale "Sofika vdiq" Edhe i thote ajo gruaja e PTT qe ti mo shok tek pagesa ke te perfshire 5 fjale. Mund te shkruash falas edhe "presim ngushellime" apo ku di une cfare. Edhe gjirua qe e merr edhe njehere telegramin edhe shkruan. "Sofika vdiq. Shes Fjat jeshil"

E forte. smiley

Mù ku na e kreve kete mo PF?

Kaktus kjo ka qene barcalete. Shko gjirokastriti me cu telegram se i kish vdek gruja. Ene i thote telegrafistes e du me te lirin te mundshem. Po varet nga teksti ja kthe ajo. "Vasilika vdiq" i thote ky. Mire po deri ne 5 fjale cmimi eshte njesoj. Menohet pak robi dhe i thote, mire pra po e bejme :"Vasilika vdiq. Shes fiat uno"

E di, Lizander, e kam degjuar kete barcalete. Po ashtu PF e solli 2 komente siper teje

S'e kisha pa! Turp! kshu o kur s'e ke meine ne mesim.

Me duket kete mospasjen e mendjes dhe nxitimin e vuri ne dukje dhe Pjeri ne kujtimet e tij.

Dhe jo pa te drejte, gjemb. Kohet e fundit, hutimi i Lisandrit ka arritur permasa te tilla qe te thote "per 10 min. vij" dhe kalojne 2 ore pa te te marre ne telefon dhe te thote qe do vonohet edhe gjysme ore. Shyqyr qe e ka Shemsien flori, si te ishte per kete, i kishim la duret nga shoqnia. smiley

Ai s'meriton shoqeri. Eh forca e gruas thuaj. Eshte nje shprehje ketej (Groucho Marx me duket e ka thene): "behind every great/successful man there stands a woman"

"kneeled" do kishte shtu Kintoni smiley

Mos ia ha hakun Groucho Marx, thuaje te plote: "and behind her stands his wife." 

Ah, ja qe e paskam gabim per Groucho atehere. Sic duket nuk e paska thene ai por i ka shtuar shprehjes se mesiperme.

Shënime

Shkrimi që do të postosh do të lexohet nga një administrator i faqes para se të publikohet. Publikimi ose jo i shkrimit tënd varet 100% nga gjykimi subjektiv i administratorit që e shikon. 

ku i ke ato apartamentet mo, andej nga  bregdeti..?  mos po i shet se i ka  zene  ''plani''..?.smiley

nuk i ze plani jo. pallati ndodhet nja 150 metra larg detit keshtu qe nuk hyn plani aty.

ku i ke ne vl,? me sa euro eshte m²?

pallati ndodhet afer hotelit partner (rrethrroyullimi i shqiponjes pak a shume). sa per cmimin varet nga 450-500 euro metri ose ne rast parave cash ne dore mund te behet ndonje skonto me shume...

500 euro metri!!! 500.000 euro apartament te Lungomarja!!! Shife pak cfare blen me gjysmen e ketij cmimi ne Naples, Florida USA.

rrofsh lale po na vje Dexter Morgan dhe na disekto ne Florida. Plus qe per aq leke ja vle per ju Kanadezt qe mu plevitoset anej ka veriu. Shitini shpite dhe bohuni shoke me komunitetin kubanez te florides.

Pastaj ku e gjete kete 500.000 ero apartamenti se a habite fare!!!! 

Do i kete shtu 1 zero padashje. 

Je ok. se e llogarita me sq/ft. 50.000 euro makes sense.

Shpite nuk ka nevoje me i shit per nje shtepi 200.000 dollareshe daje. smiley 20.000 dollaro downpayment, 500 dollaro ne muaj bankes dhe ja ku u kry. smiley Sa per kubanezet, mos harro qe edhe ato pellazg jane, si 90% e botes. Kryeqyteti i ka ngel emri Havana nga havan qe ne shqip (bile edhe ne turqisht) domethone veni ku njerezit kercejn si havani.

Mucho dollaro, (200.000 - 20.000)/500/12= 30 vjet + interesi = 50 vjet, shume afatgjata i keni objektivat ju, ne albot hecim me kom ne toke smiley !!! po Dexter Morganit si t'ja bojm? 

10% dowpayment vella????? shtoje ....shtoje...20-25%. $500 dollar bankes vella????? shtoje , shtoje, $1200-1400 ne muaj realisht.... Shtepia ka edhe shpenzime ekstra si gjithmone. Ai apartamenti $ 50 000 ka me shume sens, po te presim se mos Saluku e poeti ka mendje per rremujera se mund ti bleme ca dyzina apartamentesh me 40 % te vleres se reklamuar....

O Tironco, kot po bojme muhabet. Pa une po bleva kap nje kondo buze detit dhe maroj pune. Ka lagje te tera me prona kanadeze. Po me thene te drejten po nigjoj ca histori nga Panamaja qe me duken fantastike. Do shkoj te shoh njehere. Sa per pronat ne Shqiperi, nuk me thone gje fare. I kisha dhe i shita. Te del hesapi me mire te blesh ne Greqi.

Pa harru Cuba Libre, po vetem se ato do behen njehere me keq, para se te behen me mire. Dhe ne s'kemi me moshe.

Edhe per Meksiken thone...po une kam degju qe blejne shtepi kudo ketu dhe i mbushin me qiraxhinj, domethene gjejne zona urbane, per te pagu mortgaxhin,.... ene nga Shqiperia vijne...

Ato shtepite nga Florida jan pak te vecume, klima e mire po shume vape ne Vere...po mund te ken kuptim se ne baze te dhenave te fundit ka rritje te ardhurish po aq sa NY shteti i Florides.

Ne Shqiperi them se do ket kuptim pas rremujes se ardheshme, po me ulje drastike cmimesh...si bli nji merr nji falas, jo per gje po kush ka ble nga te mite apartamente ne Shqiperi i ka ende e si kashit dot keto 15 vjet, se ska leverdi. Ti paske qen me fat ose je tregu i zoti se i ke kap lire.

i lebetitur, nuk ulen(as drastike) fare sepse 300-350€/m² eshte kostua reale e ndertimit!,kshu qe rremujat nuk do te sjellin gje...

Alto, po nocioni te shesesh i detyruar me humbje, eshte i njohur per ju?  jo thjesht short sale.... po me humbje humbjeeee. E cme duhet mua kostoja 350 euro, ato i perdore ti jo zgjuarsisht. Jam une qe ta caktoj ty vleren kur do detyrohesh ta shesesh, dhe jo kostoja. Ti mund te vesh edhe rubinete floriri me mburrje po une si du, merri mbrapsh....

E kuptoj qe Shqipot nuk do e shesin shtepine ku jetojne vete...po te dyten a te treten cdo bejne kur tu duhen leka????? Quhet krize.....ne se ndodh vertet.

te shesesh me  humbje ndalohet(ligjerisht) plus ata qe ndertojn ,nuk  jan ne dite te hallit smiley

shumica e blerseve te appartamenteve ne atdhe  jane emigrantet,

psper te zotin e temes; iku koha einvestimet ne imobiljare kur fitoje brenda vitit 500.000€ (deri ne 2005) tani eshte investim afatgjat duhen sh vite per ti rentabilizuar....

Kam njof njonin qe pat ble apartament te kohes se dulles ne Tirane per 16 000 a 20 000 lek te vjetra kur tjetri kishte hall...... 24% kredi te keqia sot mund te kthehen edhe 40% gjate revoltave sociale si pa u ndjere. Nese ata qe ndertojne sjane ne dite te hallit atehere bleresi do bleje diku tjeter, se jo te gjithe blejne per tu mburrur patriotikisht, por edhe per te fituar. Me keto cmime ska fitim thote i Lebetitmi por njerezit do blejne edhe me keto cmime kur skan ku te fusin koken.  Plus ne nje ekonomi gri nuk e di sa zbatohet ligji, Nejse.

Ne 96 bleva une apartamente me 15.000 dollare te Tirana re. Sic i mori leket, pa i numuru fare vllai i futi ke Vefa. The rest is history. Te vinte dhe keq, por po mos ia mshojshe ti, do ja mshonte ai tjetri.

Per ate pune kam nje te aferm timin qe e rregulloi apartamentin nje dhome e guzhine dhe e shit 23 000 USD, me mendjen qe te bonte lek e te blinte apartament nga ata te rinjte....  e i la tek Vefa.... Po e kisha llafin per imigrantet qe kane hudh $45 000-50-000 ne apartamente modeste a ndertime pa leje dhe sjane ne gjendje ti shesin e te morin paret mbrapa, meqe edhe Alto na kujtoji emigrantet.

Shiko se ka emigrant dhe double emigrant. Une s'di tironc qe te kete ik, e te jete kthy me ble apartament ne Tirane. Di plot qe i kane shit, po. Lushnjare pastaj qe kane emigru dhe iu kane ble farefisit shpi ne Tirone, kot per pordhe, kto pastaj jane double emigrantet qe akoma nuk e dine se ku jane. Une apartamentin tim p.sh ja shita nje "emigranti" francez qe punonte per komunitetin europian. Dereziu ishte martu me fjerake.

Une flas per tironsa, jo aq te forte sa pretendon Kokoja, po cuna qe blinin apartamente e ndonje tok ne katund, se nuk kishin dokumenta me ble prona ketu, edhe menjen e kishin ne Shqiperi se u kenoqshin nga trajtimi qe u bote familja. Mbas nje 10 vjecari nevojat kane ndryshu dhe kur bojne llogarite nuk i dalin hic mire me apartamentet, ...vec kush kish ble toke u kenoq 

Ueee, Antoine e? 

nje shoku im ka shitur (vetem ne tr) 500 appartamente ,shumica e blerse jan gjithni emigrantet,nderkoh vet ka bler nje vila ne Miami ,e mban per pushime

Nuk je dhe shume larg. 100m2 = 1076ft2. Po ato shtepite ne FL jane mbi 2000ft2 apo jo?

C'mendim ke per kto "open plans" te arkitektures se shpive ti, PF?

kam baritur nje here ne ca lagje te Miamit... ja ktu psh... foton e mora per at pemen allah-allah, por me pak mundim, e shef shpin proletare mrapa pemes... vetem se florida vjen si me nje ndjenje pensioni. brr...

Asnje mendim pa e pare vete me sy se si e kane perdorur. Kam pas fatin te njihja nje nga arkitektet me te mire shqiptare. Ate qe ka ndertu shtepine e Mehmetit. Edhe donte te shtonte shtepine ne Dardhe te Korces duke bere nje banjo e guzhine. Per dreq mu tek banjo kishte nje shkemb nja nje meter te larte qe sikur dilte nga toka. E t'u mblodhen mendimtaret e fshatit per te dhene mend falas se si mund te pritej, shkulej a hidhej ne ere me vlere minimale lekesh. Mire mire tha Kocoja, do ta mendoj, faleminderit te gjitheve. Edhe e ndertoi banjon, shkembi eshte akoma mu ne mes te banjos si feature. I ndricum me dy spotlights.

Sa u merzit fshati...

qenkan lire çmimet andeja !

po ka sa te duash agjensi imobiliare,por ne vl punohet me mire me te njohur shiten me kollaj.

Keshtu eshte kjo bote ca kane per te shitur, ca skane ku te fusin koken..smiley

sikur me zune syte ne nje gazete a ketu tek peshku sme kujtohet qe kane rene cmimet e pallateve. 

mesa kam pare online edhe ato faqe qe jane jane shume te pabesueshme. Mos tu bie kot ne qafe, por sec ke nje ndjenje qe po te marrin per budalla. Edhe te te marrin kaqolat e Vlores per budalla eshte pak si e pa-kaperdire. Thjesht nuk ke besim plus qe ne Vlore te gjithe behen  shit-blerje imobiliare individuale.. muhabete tip hajd me vellane se te gjej une shtepi..

 

 

Kishe gje me Vloren ti Liqeni?

Vrasesit e Berishes ja doni Vlores, por shitesit imobiliare jo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).