Me beri pershtypje nje lajm nga Sarajeva qe eshte shperndare ne media te rajonit e me tej: Mijera boshnjake kane firmosur nje peticion per t'i bere nje monument xhaxha Mishos, lustraxhiut legjendar te qytetit, qe nderroi jete para pak ditesh ne moshen 83 vjecare.  Misho lustroi kepucet e Sarajeves per me shume se 60 vjet.  Ai nuk e nderpreu punen e tij as gjate periudhes se luftes 1992-1995. 

Husen Hasani lindi ne Kosove, 1931.  Ne moshen 15-vjecare u shperngul ne Sarajeve, dhe 21 vjec filloi te lustronte kepuce, pune te cilen me pare e bente i ati i tij.  Gjithmone me nje kostum te rregullt, me kemishe te bardhe, floke te krehura me kujdes, xhaxha Misho ne karrigen e tij lustronte kepucet e kryeqytetit.  Bashkia e qytetit para pak vitesh i dha nje medalje, dhe i akordoi nje apartament modest dhe pension.  Vdekja e tij, thote kryebashkiaku i Sarajeves, ka lene nje boshllek ne qytet.  Per peticionin per momunentin e tij u mblodhen 5 mije firma qe diten e pare.  

Ne qytetet tona nuk mungojne monumente e buste te figurave te njohura historike.  Por a kemi njerez te thjeshte qe ne nje forme ose ne tjetren kane lene gjurme ne memorien tone kolektive, ne jeten e nje qyteti?  Personalisht me shkoi mendja te nje fotograf, emrin i te cilit fatkeqesisht s'me kujtohet, por qe ne epoken "pri-aparat fotografik personal, pri-iphone me kamera etj", diku nga fillimet e viteve 90-te, ne mos gaboj a ndoshta pak me pare, ishte i kudondodhur per te kapur castet e nje qyteti.  Nje shembull tjeter, cunat e bordurave.  

Cilat kane qene ikonat e qyteteve tuaja?   

216 Komente

Me verte kush?

Ceni I Lakut padyshim.

Mbasi e merito bustin me shume se te gjtha bronxet koti te shperndame ven e pa ven neper Tirane!

Vote here for Ceni

Per ato qe se dine kush osht Daje Ceni si e thrritshin ne qytet rregullojte duret e komet e thyme/ ndrydhme.

Ambulanca e modhe ishte vetem 5 minuta larg, robt rrishin ne rradhe ke Daje Ceni.

Komkryq ke hajati e maj men si dje, me hune te modhe e sy te vegjel, nji ka robt me te mire qi kan hec kesaj toke.

Mu qe tu m'ra t'fiket ka dhimja, duhet te kem qen 7 vjec.

Ene Daj Ceni mu kthy ene m'tha "Pse kshtu do shkosh ushtar tina?"

Rob Zoti

I ndrite shpirti aty ku i ka ra 

Pse me vjen i degjuar ky emer? Ceni eshte ai qe ngjiste kockat si me zamke? smiley 

Nese po jam plotesisht dakort. Kemi pasur dhe ne familjarisht te mira nga talenti Cenit. smiley

Padyshim. Votoj per Cenin!

Maj mend oborrin dhe aromen e tkuqes se vezes. 

Yll!

I rrezikshem je Fiqo!

Jaki jaki 

Kome a dore???

Kome, dy here smiley

O Fiqo ca na bone me burr..... Me kujtohet vetja kalamo me pantallona te shkutra, thyva doren dhe vajtem te ceni. Un pash ca fasho me gjak te avllia me hyni fryka dhe ja kam fut te qames si shpirti i keq. Kisha dhe fryke dhe nga druni qe me priste te shpija......

 

Dhe mua ma ka bere nje sherbese ky Ceni kur kam qene i vogel.

Doktoret ne Vlore ma "ngjiten" doren gabim dhe ky u detyrua te ma rithyeje e ta coje ne vend. Zgjati vetem nje fraksion sekonde. Une isha duke pare pellumbat e bukur qe kishte verdalle neper oborr, kur "tak" - ma shpuri ne vend me nje levizje mjeshterore. Me beri jakine e zakoneshme dhe me tha te iki.

Dhe nuk merrte leke.... Cfare i linin njerzit nga kenaqesia.

Ceni for president!

edhe une votoj.me ka sheruar 2 here ne vegjelismiley

Cim Tola smiley

Sul Domi smiley

Furra Xhevatit smiley

Pusi qe lahet vete smiley

80 vjec qenke ti?

s'i njeh me njeri ne EL ato gjera.

tani i ke takimet "tek divino", "tek stafa", etj, etj.

Po Poti ... Me biciklete ?

Lirien smiley

e kisha harru Lirien ......gjalle eshte ?

Pusi qe lahet vete  [smiley]

Pussy qe lahet vete smiley (dhe "pussy" nga pellazgjishtja si duket smiley )

Vironi i Dritës,  apo  Muçua i Tanës..smiley

 

nuk e di, nuk me vjen ne mend ndonje tip  i para 90-es (Miti i peshores   te qendra e qytetit ndofta?)   por pas 90-es,  sec eshte nje tip i lezetshem qe vjen verdalle ne plazhe, ne periudhen e plazhit kuptohet,  dhe u shet  plazhisteve kokoshka..   ''kokoshka dashurie'',  ''kokoshka xhelozie'', thote....  plazhisteve duket se u pelqen  humori i tij,  bejne muhabet me te etj...   dmth, eshte bere tashme figure e njohur.

 

p.s  emrin nuk ja di, por te gjithe i therrasin: kokoshka.

Belulo ka qene njoni ne Vlore qe ta gjete se ca leku kishe po ta tringelloje ne ajer apo ta perpasje pertoke (behet fjale per leket e hekrit sigurisht). Basti ishte me nji drejtim, po ta gjete ai tipi se cfare leku ishte duhet tja jepshe.
 

Vironi i Drites, pra..smiley      dhe bile  nuk e shqiptonte dot mire  kur e gjente dhe thoshte:  2 leshke... 5 leshke..smiley

 

a, po   ndonjeher  qe ta ngacmomin  e shtypnin lekun, apo e shtremeronin qe te mos  bente tringellimen e zakonshme, se ai vertet, 99,99%  te rasteve e gjente,  kur e degjonte Vironi tringellimen e cuditshme te lekut te shtypur, bertiste:  anallim loje,  anallim loje...smiley

Nga qyfyrexhinjte

Sabri pijaneci

Kali i kuq e kali i bardhe

Fadil Kokrrodhja

Tol francezi

Nga policat:

Reufi i Skeles

Pjetri me biciklete MIFA

Ladi me syze dielli qe i zhduku topat nga plazhi i ri.

policat:  polici me 2 kepuce te majta (me i poshtri i plazhit), Aneli..

 

nga tipat,  ''te fortet '' apo gallataxhinjte..

Komandanti (Agron Breshanismiley)

Tarja, Sherri,  Beci, Beci i Kadriut, Baka, Vani i madh, Boboku, Budaqi, Buluku etj..

Agron Brethani , do thoje, se eshte thuthuq. I kishte vene vehtes epitetin komandant Dulla ...

Po Xhevi memeci, Lalush kembaci, Bert qorri etj.

 

Ik se me le pa pune smiley

Ma kalove me ate policin me dy te majta dhe me hunde te madhe smiley. Ishte i papare.

Agron Breshani  per te  ''humbur''  thuthuqllekun,  mos ta kuptonin medemek,  mbante gjitmone cigare me filter ne goje dhe  flsite.. edhe kur mbaronte cigarja, filtrin se hiqte kurre nga goja,  e mban mend..?      ndersa  me e forta qe mbaj mend  te kapelja  te djelen, pasi kishin mbaruar ndeshjet nga kampionati italjan, mbildheshim te kapelja  per te  pare skendinat...   kur degjojme Agron Breshanin duke  bertitur e duke share, ashtu thuthuqçe..  ah Pidha   Pidha   te q.....a  motren qe ste kapa njeher...   e kishte fjalen per Pizan..smiley 

 

Xhevi te dyqani dollarit.., e mbaj mend..smiley    ndersa  Lalush kembaci, Bert Qorri,  Nand zhaba e ndonje tjeter,  ishin me shume heronj lagjesh te caktuara, jo te gjithe qytetit..

 

nejse,  ik ik  se po te therrasin..smiley

E bukur kjo e Pizes ... hahaha

Haha Belulo paskeni pas te forta nga qyteti bregdetar smiley

Caf Susta n'Shkodër

gzim kulufi...  ne tirone

Me shume se nji, une them se ne nje shesh te Tiranes, ideal do ishte Avni Rustemi, te behej nje grup i vogel skulpturor me "figurat" e Tiranes se vjeter.

Kulufi, Shabon Qosja, Lemja, Ver Llapa, Tore Bytha. 

Po qe per monument tek i takon veten njonit: Sefer Dajes.

Harrove Lymin e Tutit. smiley

Ehu, ashtu s'marojn pastaj me Sacin, Vorrin, Lad Marksistin, Bacin, Shajen, Dranden, Li Pazarin, Xim Parisin, Iv Naziskini, Tos Marmalata...

P.S. Une them se nji monument ne nje nga parqet e Tiranes duhet ti ngrehet dhe Marceles. 

Kaq. E mylla.

Kemi pas dhe rastin unik kur nji burr esht majt men per gropen e vet: Ajdin Sejdia.

smiley

Saci ishte ai qe shtronte rruget vullnetarish ne Kombinat? Lol

Keta te tjeret nuk i njoh (te lutem rrefeme per Tos Marmalaten vecanerisht). 

Tos Marmalata osht Tos Bekteshi qe ka lujt me Tironen. Nuk ka qene nai figure shume e njofme. 

Cfare Tiran leshi ka lujte Tossi marmallata .....Mos e ngatrro me tjeter .Toss marmallaten e manin futbollistet e Dinamos ne stervitje me "gjujt Penalltine " me cyc .Prste sa dilnin nga vakti bukes dhe i jepshin nonji gjo  dhe e leshonin per t'ja dhi nonjonit " Shko puthe ate "..se ishte gjithe Jarge ..dhe leshohej Tossi dy metro i gjate me krah hapet me te puth !

Mbase flasim per te tjere. Tos Marmalata ka qene nje cun i ri qe rrinte ke sheshi Petro Ninit. Mante nji kapak kavanozi si timon dhe i jepte "makines" lart e poshte neper Tirone te re. "Makinen" e kishte  edhe me buri dhe me marshe, kurse sinjalet e kthesave i jepte me dore. smiley Nuk i binte njeriu ne qafe dhe familja e mante te vesh krek per kohen.

Hmmm dhe me duket se asnji deri tani nuk ka permen Tit Pallen. smiley Selena mos pyet... smiley

Tit Xhani osht too obvious , haha, kurse Tos Bekteshi ka lujt ne nji kohe me Lushkun mes fushe me Tironen dhe i kon pas thirr Tos Marmalata se e hate shume. Shpine ke Lagja Dibronve. Une vetem ate njof.

Me shkrive me Tosin dhe sinjalet e dores. Linin edhe keta te shkrete gjurme ne histori ne menyren e tyre. 

Lol! As qe kisha ndermend te pyesja per Titin.  smiley Let me guess: one of those trench coat flashers? 

P.S. Qemolo, eshte mami m ket Marmallaten futbollist qe thu tina njifte. 

P.p.s. Po Tore Bytha eshte bere gje milioner? 

Nuk kishte nevoje me e flesh Titi, iu dukte the package i ore larg. 

I pytje te funit se s'mu rrika: aksidentalisht apo qellimisht? 

Po, po bjeri ti. Une po te them iu dukte me patallona te veshme gunga e mufatme, s'kishte nevoje me e tregu as aksidentalisht as qellimisht, merr vesh ti a jo ?smiley dhe po te pati more molli per Toren ( Vjollca i thirrshim ne ) a ke qejf me e pa ne foto ?

Paska qene per sevap pra. 

Kam nje kuriozitet te papare per te pa Torren. Di qe rrobat i vinin nga Amerika qe ne ate kohe. 

Muli 

sec ca ka qene ky lloj emri smiley

Muli ka qene nji me "down sindrome " qe shkonte neper varrime kot me duket. Ne ne shpi tone ene sot ne maj te amerikes kur shofim nai nji me down syndrome prap "shi mul"themi lol 

Li Pazari, Liu!  Ky ruante bicikletat  kur kishte ndeshje ne Stradiumin QS ose ai i Dinamos!  ! .smiley Kishte nje memorjje te forte po tja leje Liut bicikleten nuk afroheshe njeri e jo ta prekte bicikleten! smiley 10 lek ose 20 lek te vjetra kerkonte po skishe, sishte problem! smiley

Tjeter,

gjith çunat qi qepshin pantallona. 

Kan qen botnor.

Ceni do votojsha ne une. Been there, done that.

ky Liu qeka kandidat i forte Ilirjano smiley

do shtojsha ne Gim Gjuzin pse jo, ka qene i pari qe ka shit sahatin e Tirones.

 

Gim Gjuzi me Tit Cojlin. Historite e tyre jane jo vetem te pandame, po shpesh ja veshin njoni tjetrit.

Dum historira! Hapni sirtaret nga i keni e s'i keni dhe na thoni ca anekdota me keta ikonat. smiley

Well, Tit Cojli p.sh tek Kafe Sahati, duke pi kafen e mjesit ne kome tek ato tavolinat ku rrishin deri gjashte vete. Dite shiu. Vje katunari me pi kafen e mjesit njit me Titin. Heq cadren nga jaka e xhaketes, e var ke cepi tavolines. Sa hap e myll syte, e perlan Titi dhe e var tek kyci i dores se vet. Maro kafen katunari shkrete, bo me marre cadren ku e kishte lone. Hic. "Kush ma vodhi cadren mer", thote."Cadren e kisha ktu". "Ku ktu?" i kthehet Titi. "Ktu mer" thote "e vara ke cepi tavolines para syve" "Eee xhaje" i kthehet Titi. "Nuk leshohet cadra nga dora ketu, se te rrujne. Shi ku e maj une, var ke kyci i dores" edhe i tregonte cadren e vjedhme katunarit. Katunari zgurdullo syte. "Po ktu mer e kisha..." smiley

smiley

Nji me Gim Gjuzin. Zihet me plakun i here Gimi dhe ik nga shpija. Mas nja dy ditesh vje me i dore katunaresh, kur s'ishte plaku, me mor hak. Kur vje ky i funit ne shtepi i gje kto garipat te gjithe me nga i derrase ne dore duke provu muret jashte e mrena. " C'jon mer keto qe ke pru m'shpi, mer gazep" -thote baba. - Jone ca myshterij, kon ardh me pa shpine se du me e shit, ia kthe Gimi. - Cyri t'shesesh ti mer hale, po ti s;ke as i qegell me ket shpi !!! - Pusho mer ti, qiraxhiu poshter, i thote Gimi ...

Shume 'icona' njifkeni. Une mbaj mend vec Gzim Kullufin. Tmerr e kam pas. Po ta shifja te lagja, me vrap nderroja rruge. lol

Cunat e Rrug's Bardhyl

Agroni TR, posht rruges Bardhyl deri tek Bryli, ishim ne smiley

Gzim Kulufi meriton nje shtatore te vogel. eshte emblematik, ka hyr edhe ne letersi si personazh.

...ili...

Mjeku popullor i Shqipnise Cen Kazazi ene Bejtexhiu i Tirones Sefer Daja ene se lu as Topi i Toptaneve ! smiley

Lizandri, gjeniu i matematikes.

Ku gjejn rehat bustet ne kete vend,per kontribuesit, pa le per fakiret!

Me ju te Tiranes dhe me ju te rretheve nuk merrem une, po ketyre te Vlores dua t'u bej nje pyetje.

Ne Vlore ka qene nje mjek popullor. Te kuptohemi jo tip Zeqo Pilafi. I njohur qe para '90. Mos gaboj quhej Ilir, por s'jam i sigurte. Mbiemrin s'ia mbaj mend. Para ca vjetesh mora vesh qe kishte vdekur.

Di te me thote njeri emrin e plote?

 

 

Cim Tola [smiley]

Sul Domi [smiley]

Furra Xhevatit [smiley]

Pusi qe lahet vete [smiley]

 

Cim Tola duhet me i be nje monument shoqata LGBT.Ka qene ndoshta gay i pare qe kish dale nga dollapi qysh ne vitet 1970.Nuk e di nese kjo shoqate merret me figurat historike te saj.

Sul Domit,duhet ti bejne nje monument kopracet dhe kurnacet dhe njerezit qe kane para dhe qe hane buk e gize(elbasance per gjize).

 

Per dy te tjerat jam dakort,qe qytetaret e Elbasanit te kontribojne me taksat e tyre per monumente.

Ndersa per Tiranen,jam shume dakort per Cenin,Cen Kazazin.Ka qene vertet mjek i mire dhe human.

Po keshtu dhe Arqile Boti.

Ndersa per Korcen nga jam vete kemi aq shume figura sa nuk na dalin sheshet dhe vendet.

Tani per tani propozoj kapter Idrizin.

 

Cunat e Bales (ikona per sa e sa gjenerata te fortesh). Ne pamundesi per nje grup permendoresh atehere thjeshte nje monument per Balen.

Tit Llozi dhe Tur kokonozi, pika e pare e bastit ne Tirone te 15 kaci. 

Bedriu i fushes druve, kishe te garantume laten me te mire.

.

 

Ne Shkodër Jozefinën....

Ne Burgajet Afmetin ....

Ne Bith te Lugjit ( vucidol ) Saliun 

Ne kullë te Hirit Nanacin e sylinave ose Acdc1 qe flet ....

Ne Tirane Rrem Sportin.....dhe atë që shiste "hajde bishë , bishë ( për pishë ) pes lek tufa " per te ndezur zjarrin Tiransit , s'më kujtohet emri !

Ne Vlore Ibron ...

Ne Gjirokastër Mellanin ( ai që shiti sahatin e Tiranës fshatarit nga Preza )

Nëpër lagje ....ose ne cdo Lagje Poetin smiley duke mbajt fjalim dhe pas tij Her.. duke u habit me filososfine e tij ! Kjo e fundit mund te mos pranohet !

Ne Gjirokastër Mellanin ( ai që shiti sahatin e Tiranës fshatarit nga Preza )

Si eshte kjo historia e sahatit Idriz? smiley

ti lejm kto per nji moment.. Morpo si esht kjo puna e malarjes ne Vlore.

Po punetor shqiptar sezonale ne Guinea wtf ?

Si i bohet qi te cojne e ca te cojne refugjatet ilace malarje ne Vlore?

Gjalle eshte ky? C'model flokesh ka pas qe atehere. 

Me duket se nuk jeton me.smiley

Kishte qe te "tallnin " me nostalgjik i diktatures "  ketu para do kohesh kur ua rrefeje . Dhe me erdhi keq se i tredhuri , vet dora kryetari Partise i mbeshteti , Gjembin me shoqe  E para gje qe benin Afrikanet ne aeroport m'ato kohra , ( aq sa vinin ) dhe ne teresi aziatlket habiteshin qe nuk kishim Ilace kunder Malarjes dhe kerkonin  tetraciklina  me shumice smiley

Shyqyr qe nuk eshte e 'brendeshme "  thuaj se cfare nuk ben vaki ne ate vend .Ka ardhe Koha e Divjakareve qe rronin ne mocalishte duke rritur Kuaj  e i thonin Mushkonjes - Mushkaje ( kaje - per kal , jo mushk ) qe te mos merzitet ndonje i dialekteve .

"Nje shembull tjeter, cunat e bordurave......"

Monde pse e ke katranosur fare....vlora me  çuna bordurash????? 

O gushportokalle nuk te lejohen keto lapsuse smiley  

Vlora duhet ti  ngreje bust Leka Krutes dhe Reshat Osmanit!!!!

Kur ta keni kryer kete mision, kthehu per  ti shtuar listes se sugjerimeve emrat e atyre 3 ustallareve qe numeroheshin me gishta  ne Vlore (ku benit xhaketat, porosisnit kepucet per festat e Majit, rregullonit oren- pyet prindin per emrat ) 

S'do te ta terheqi njeri veshin po ti lije nga fundi  Plazhin e kingave, bemat e Kapeles, triciklin e kasatave, peshoren tek vila e beut , fotografin e lulishtes etj etj etj etj etj....vetem hiqe ate "çuna bordurash" nga shembujt qe ke sjelle sepse Vlora nuk eshte shquar ndonjehere per kokepalare bordurash smiley ( flas per para 90s)

Ke nje fare te drejte smiley.  Por nuk e kam sqaruar mire, "cunat e bordurave" e kisha ne pergjithesi per qytetet, bazuar nga legjendat urbane.  

Ne Vlore s'mbaj mend nje "ikone" te tille.  Ose le te themi, kur u bera per "o motra ..." e per reston "byrazereve" ishte koha e kafeneve.

Dhe meqe u ndodha, 99% te "ikonave" qe po permendin vlonjatet ketu, s'i njoh.  Me perjashtime te rralla si Plazhi i Kingave smiley

smiley do jete mekat mos te bejne nje statuje te kingave duke lozur 5katsh kur te ndertojne ate shetitoren e famshme!

kingat e medhenj, gjithe nofulla dhe koke-cepa.

je e vogel, por e mira...nuk i mban mend kingat qe po permenden ketu smiley

o figure, number 1 ...

c'i keni keto shprehje aman

asgje s'pelqen. asnje s'ben.

vec teje, natyrisht... smiley

Kabim! Per gocat s'flas po cunat vlonjate jane kinga.

te vrasin me nofulla.

Kur I ferkohesh fort dhe noflla e maces te vret motrasmiley

po mi po ashtu eshte. them qe te vrasin 10 metra larg. po te jap nje shembull, aktor nga vlora; birce hasko. cepi-cepit nuk i ngjan. do me per belulin?

Alba nga je te keqen me kete koke?

gjys vlonjate eshte,  (me ckam kuptuar ka babane nga Vlora),  imagjino te ishte e plote...smiley

babai im, sy te thelle blu, lekure bore te bardhe, fytyre dhe koke harmonike. 

po cdomethene kjo..?   edhe njeri nga gjysherit e mi,  kishte syte blu, jo te thelle, dhe lekuren bore te bardhe..  une e mbaj mend gjithmone me floke te bardha, por gjyshja me pat thene qe i ri ishte bjond..smiley    

nejse, prano qe ke nje damar nga  Vlora, nje gjysh,gjyshe... mos u druaj se nuk te prishet biografia.. pastaj edhe ne lobi vlonjat ketu do te te mbeshtesim..smiley

as une s'e kuptoj pse druhet... sa per mbeshtetje, mos ia qaj hallin. ka grupe shume te fuqishme (edhe vlonjate) qe e perkrahin per cdo gje.

prandaj ben si e perkedhelur, se i ka krahet e ngrohta...

Ai eshte babi im mismiley

smiley

smiley na mbyten vlonjatet me tipare nordike...mos t'ju japesh gishtin se te marrin krahun  smiley

kshu dekonspirohesh, edhe per ate muhabetin 007...

Kingave dhe kingeve smiley.  Shoqeria ime ka lozur pesekatsh nen hijen e plepave qe ne tetevjecare e gjithe gjimnazin.  

PS: o alba, o kinge smiley.  

o monda, nje te vertete po them, te vrasin me nofulla dhe cepa.

Po mire mi zemer, cfare te te them une qe te paskan vrare ty. Te shkuara smiley.  

Te verteta te verteta kjo dynja, e verteta te vertetes nuk i ngjan smiley.

oooo alba 1, mos na e prish kete kujtim te bukur me historite e brezit te shume-vuajtur smiley te 90s, se e dime qe çupat mbeshtjelle tek krahu i njera-tjetres e benin xhirron Vlore-Skele me te kapercyer trotuaret....kokecepat qe ti na ke sjelle ketu i hengren koken kësh-këshit te shkrete( ndjese paste ), jo me çupave ....

me te mirat, a te keqiat per Vloren kam dashuri te veçante!! smiley

eshte qyteti me i bukur ne shqiperi. ate qe e ka e ka, por njerzit shume te eger.

Ti paske probleme me te gjitha qytetet dhe qytetaret e tyre Alba. Mu duke si anti-veriore ne kendveshtrim te pare, por e shoh qe mospelqimi yt qenka gjithperfshires...

e verteta vret e dashur, vret. vec te verteten jardin, asgje me shume dhe me pak. leri etiketimet, por le t'i shohim gjerat ashtu sic jane me mendje te ftohte. sa per krenari boshe dhe cmendurira te tjera, jemi ngopur e ster-ngopur. zemra ime rreh njesoj si per shkodren, vloren, prizrenin etj etj ...smiley

p.s. by the way, c'behet me ate zonjen e pare tuajen? akoma ne spital?

asgje me vlere s'na the. keto i thone te gjithe.

Po jo nuk behet fjale per krenari te verber Alba, te pakten per mua jo. Nejse ti mbaj mendimin tend.

Ne spital eshte. Nuk lexoj fort mbi te ose Holladen me te thene te drejten se me neveriten...

te eger? 
alba1 nuk di c'te them per kete....ne Vlore kam qene vetem 2 here (nje here shume shpejt para '90 dhe heres tjeter ne '94). Mondes i sygjerova L.Kruten dhe R.Osmanin sepse vertet e meritojne. Madje,  pasi kam bere komentin e 1re ketu po kerkoja me shume informacion rreth tyre dhe me pelqeu qe Vlora jo vetem nuk i kishte harruar keto figura, por i ka respektuar edhe pas vdekjes. Te tjerat jane copeza bashkebisedimesh me vlonjate, me se shumti legjenda urbane e barsoleta smiley. Shkurt, njerezit qe jetojne buze detit dallohen per vrazhdesi & butesi njeherazi, nje simbioze e cuditshme kjo...,miq e mikesha qe njoh personalisht jane njerez persembari!

 Personalisht me shkoi mendja te nje fotograf, emrin i te cilit fatkeqesisht s'me kujtohet, por qe ne epoken "pri-aparat fotografik personal, pri-iphone me kamera etj", diku nga fillimet e viteve 90-te, ne mos gaboj a ndoshta pak me pare, ishte i kudondodhur per te kapur castet e nje qyteti.

 

mos e ke fjalen per  fotografin Ben..?    karakteristike, mbante gjithmone nje kaskete te bardhe.  ky ishte vertet i kudondodhur.  patjeter te  lulishtja te ''sheshi flamurit''  por edhe ne aktivitete  kulturore,sportive etj... apo ne behar ne plazh..

Po Gegen para ish-gjyqit ku e late mo. Fiksim i kam pas kulaçet 10leksh bashke me hallvat. Shpesh e shifja kur dilte nga punishtja e embelsirave nga Transballkanikja me ate tri-rrotshin e ttij te lodhur.

pastasyte ishin 10, kulacet 5 smiley

Cilat kane qene ikonat e qyteteve tuaja?

..nje nga ikonat me te spikatura te Vlores ka qene Mustafaj i Tanes smiley
 

Jo jo kulacet 10 leksh. Ishin si dysh me marmallat ne mes dhe me nje cipe te sheqeri te kuqe siper

Nuk e di si i qushit ju, ne i thoshm koke arapi atyne dhe kane qene 8 lek.

Ouu paska qene disident Gega qe ne kohe te pilafit kshu? Ka punu me ja fut sistemit.

ndoshta o vlonjat ke te drejte, pershkrimi qe u ke bere po mi sjell nder mend...

Vote ime shkon per nji permendore te Shatervani gjithe bastexhijve te dikurshem te Tirones. Ishin ata, pioneret Las Vegas shqiptare qe asfaltuan rrugen per begatine e sotme bastore qe gezon popullsia e lire shqiptare.  Kryetari i bastaxhive Sela, Faj Kulaku , Lad Qorri, Kujtim Hysenaj, Lil Krapi, Leko Greku, Fredi gjate,Tik J. Mazja, Ninia, Fotaqi, Beba, Beb Qorri ( ishin dy), Ben Akullorja, Bedriu, vellezrit Arjan dhe Ylli Pelushi (kominatsa), Losha, Beni gjate, Vasili, Cezi, Beqir Voci, Nik Ramaliu, Alqi Gjini, Pirro Buci, Beni e Galipi ( vellezer), Hasoni, Fati, Kuqi, Lir Lame, Naim Nelku e dhjetr te tjere qe s'po me bijne ne men ne ket cast. Lavdi vepres se tyre ! Dhe R.I.P. per ata qe nuk jane me midis nesh.

 P.S. Te pllaka perkujtimore propozoj te vendoset shprehja e preferuar e Faj Kulakut : " Ne na ka ra topi , pushka s'ka c'na bo, mo !!! smiley

Fredi gjate ...Beb Qorri, Ben Akullorja

smiley Mire ata dy te paret, po Ben Akullores si i eshte ngjit nofka? 

Fredi ishte i gjate, lute edhe volejboll, Beba ishte faqe djeg me gjyslyke, kurse kane qene dy Ben Akullore ne Tirone. Njoni shiste akullore me karroce, tifoz i Tirones dhe bertiste: Hajde akullore bardh e blu. Kurse ktij tjetrit, bastexhiut i pelqeshin shume akulloret qe te vogel ...

smiley

Une dhe Roni votojme per Kizin e Pazarit. Flm.

I ngel hatri Vilit te pazarit te ri, masanej. 

po Vili nuk ishte i mete

Nuk e di, jam ne medyshje per Kizin apo per Lulin. 

O Deiono e ma men Lulin kur tregote kur kish qene ne burg gjate komunizmit dhe kish pa se komunistat komunikojshin me radio me zotin? 

I modh ka qene.

Duhet me i bo dermon edhe Karroces Dylit . Dhe ka qene njona qe i therritshim " Liza ka morra"kur ishim te vegjel ...

Ok, do iu permen ene disa tipa te forte te asaj kohe dhe e dhjesim per sone : Kac jevgu, Kshilli, Kryqi, Cone kafsha i medreses, Ton balashi, Tolja moskateve, Di Jashari ... plotsoini te tjeret.

Shik Stermasi.

Noten!

Shiku? I qafsh hallin! Si u be shef komisariati vuri " i shkreti " i dor pare dhe ka sot vilen me te mire ...ne Ballkan!

Mo ma ngacmoje kush Vilin ne gojen e tij zeherr kur e ngacmonin...

Une vetem nja 2 pllaka du. Nje mbase per kopshtin ne Vlore... dhe nje per kopshtin perball Ismailit (sot nje projekt i shpifur alla geto). 3 here kam thy deget e caraces e kam ra ne toke, 3 here me ka kollondris Ceni. 

Vili nuk te ngacmonte po te mos ta ngacmoje.nje nga fansat e PD i merzitur se zgjedhjet s'kishin dale si donte ai po kalonte prane ballkonit ku qendronte vili duke u zgerdhire.ki tipi e trash zerin dhe e pyet vilin gjithe konfidence e autoritet :"po ti more per ke votove"?.Vili me ate ngerdheshjen karakteristike iu pergjigj:"votova per ... e sat'eme"..smiley

Qamushi qe kendonte "bjeri gajdes gajdexhi" 24/7smiley

Paskemi patur tere kete " elite" burrash a te shkrete! Dreeee! Qysh mre njerez i paskemi lene dhe pa buste! Te vrarit na! Kini qe pardje me darke e sot ne sabah, qe harxhoni kohen duke e bere menen " cangadhe " per te rikujtuar e u marr ...me lumpene dhe azatet e mehalleve.kemi qene pjese e botes se te marreve, dhe te papjekur me marrezine e gjith botes.U poqet dhe sa shof ndjeheni krenare qe bota qe late ka qene ku e ku me tapathjat qe gjetet.Nostalgjite lindin ku jataku te ofron betere.
Nuk kam thene kot, qe tema me e preferuar e blogut, ka sosur ne ...tra - la -la - la -la Mire beni xhanem c't'i besh temen kesaj jete! Tra- la- la, na late e Trala- la - la ....po lini! Forca kush ka harruar nonje ta shtrydhe mire trurin se saken e na e harroni! Jemi djegur mallit per te ikurit si ....Nonda i Qfes Pazarit qe thosh " Ikini se po vjen Cavua! " nje qe mbante samar hamalli, ...por qe kurr nuk vuri gje mbi kurriz ! Me Nonde se Nonda, ishte me kuvet te madh dhe rrifte Nonden, per " pune teritori"
Mire thosh fakiri Nonda: Mos u merrni me Cavon ....se te budadheps fare !
Behej jete ahere , jo shaka!

me burra te tille gjynah qe te vuaje ai komb smiley

Alba 2265, ke te drejte! Harrohen te tillet moj! Mendje te ketyre kujtimeve te " mrekullushme" kritikojne Rexhep Qosen!Perendi e madhe, ku ka " arrire " mendja e kombit ! Intelektualet....
Ike o Bace Rexhepi, mbytu ne nje ...sahan uje!

kurbet hesapi te merr malli edhe per guret e sokakut e jo me per thesare te kombitsmiley

Po, moj po! Ndaj dhe Bamka ja mori kenges, me izer te Sali Protopapes...
...Kurbetlli te qafsha halleeee !

kurbeti shoke kurbeti

kush vate e nuk mbeti..

!!! 

ekologji e gjalle!

yes smiley

ps. ktyne sot iu qifsha mercedesat, xheno! (ma fal frengjishten e keqe smiley  ...)

smiley  te kam fal Em! eh ç'kohe....

ja ta laj i cik kabimin, urdhno... smiley

haj sa mure u kan pas rrexu me i mor,si ato qershiat qe kishe shkrujt tina smiley

rruges s'po i jap konsmiley por pemet ah pemet...me duket se jane n'katun?smiley

hahahaaaaaaaaaaa qeka dhe e palame mire ,ç'hiqshim tu i ferku me tel kush te llamburinte me shumesmiley

flm EM kalofshi bukur edhe ju!

Tave me korent

ore, si qe kjo puna e ketyre  pemeve anes rruges,   pse e lyenin  me gelqere  trungun,  per ta mbrojtur pemen nga insektet..?    me kane pyetur edhe te huaj per kete, se kendej nga ne nuk njihet kjo metode..

per ta mbrojtur pemen nga insektet..?

Po, keshtu e di une.

Ok, gjemb,  faleminderit per konfirmimin..   dmth u jam pergjigjur mire, se kisha nje dyshim, sidomos kur me thoshin:  po edhe ne kemi insekte ne Hollande, pse nuk i lyejme me gelqere...?smiley

Nuk e di Belul a eshte e vertete qe mbron nga insektet apo jo - ndonje i asaj fushe mund te na sqaroje me mire.

Diktatura, Belul, diktatura, bente gjera te cuditshne qe as sot nuk kuptohen!

Rono, lyenin  edhe  pemet e bahces me gelqere..   bile edhe ne Greqi i lyejne pemet me gelqere..

po belulo,gelqerja eshte dizinfektant,edhe ato qe kishim ne oborr mamaja ime ashtu i lyente dhe guret rrotull rrethores te ngritur te rreze e kajsise,edhe per bukuri,pasterti,te nesermen binte gjithmone shi dhe merzitej e shkretasmiley

Mos xheni! Edhe mamaja jote paska qene pjese e diktatures! Dihet boterisht qe diktatura shpiku praktiken e lyerjes me gelqere te pemeve (pavaresisht se ishte praktike popullore me kohe). Madje diktatura shpiku edhe vete gelqeren! Edhe per likot me uje gelqereje duhet te falenderosh diktaturen.

smiley

eh moj gjemb....Ishte pjese e dikatures!!smiley

edhe glikot' i bente me gelqeresmiley

xheni, po keta ketej nga perendimi, do thosh Pjerismiley,  pse nuk i lyejne pemet me gelqere..?smiley

 

nejse, mamaja jote paska qene si nje gjitoni im, xha  Hasani...   aty nga prill-maji  kur ishte koha per te sperkatur hardhine me kocifoz,  zgjidhte  gjithmone diten e  gabuar qe frynte ere..  ky vuuu  pompes per te  sperkatur hardhine, ndersa pluhurin e merrte era e conte 6-7 metra me tutje te hardhia e gjitonit..smiley

smiley

s'ka qen kocifos jo, po squfur, o Belul. smiley

kunder hirit te hardhive. looool...

ps. rrushin ne shpi e kishim te vecante, rrush vendi (dmth sjelle qe "andej"), quhej strumbullore. rakia qe nxirrte im ate ishte pergjithesisht 22-24 gradshe.

pps: gurkali kunder "ndryshkut".

po po, e drejte.. gurkali!smiley

qe t'mos bim ne diletantizem smiley

smiley

 

emo, po kocifozi pse perdorej..?  se eshte helm i rende apo jo, pesticid...?

pesticid ka qen, po, dhe i forte, por jo per pemet. po, mos gaboj, per insekte shpie, minj e ksi gjonash. 

ka pas qen edhe ddt-ja. 

...gurkali, gurkali, por e donte dhe nje cike gelqere per tu przier se gurkali vete djeg si Salihu, emo! Thuaja tamam Belulit se andej na Hillanda, na e marrin per pune terrorizmi!

Belulo, s'e kemi vec ne diktatoret kete zakon. Ne Meksike kam pare te lyera me te bardhe. Gjeta edhe kete.

Edhe ty o gjemb te ka munguar drita? 

me kujtove lej fenin qe s'kishte drita ne kasollen e tij dhe mesonte nen driten e henes, pas dites skllaveruese tek kulaku, ndersa djali i kulakut flinte per shtat pale qejfe - ai kishte mesues privat. Leji nuk kishte as fletore, por i bente detyrat mbi dhe me nje shkop me maje.

ne fund doli me mire se djali i kulakut. mesuesin qe i vuri note me te mire, bar dok bib, e vrane forcat e policise se fshehte kineze. u ndrru mesuesi. provimi u riperserit. aty fitoi djali i kulakut.

Mos e pyt, tmerr ka qene!

e more vesh te fundit? Diktatorit po duan ti ngrene permendore! Re te zez po mblidhen mbi qiellin arberore

mos na gezo para kohe, o Ron! se nuk mund ta mbajme edhe nji zhgenjim tjeter...

smiley Kjo s'ësht historia e Lejit ai ishte ushtar e pa shkollë... S'më kujtohet emri po bëhet fjalë për një nga udhheqsit kinezë paraardhës të Maos

Rono, c'kerkoi Shqiptari nder shekuj?

Dosje!

Manila type?

Une e di qe kerkoi pak drite, pak buke e pak hekur. Po ju e dini me mire.

Pak miser, vetem nje dire miser gjembe !

Po misri per buke duhet o grava - apo e ke fjalen per foragjerin? Mua me pelqen edhe vazhdimi grava "I gjeti keto qe te trija, diten qe erdhi rilindja"

Gjemb,kjo tregon origjinen tone pellazge s'e lu topismiley

smiley e te marrte e mira ty me gjith xha Hasan!

nashi thuaj Pjerit kane dale methoda te rà smiley

Ikona? Nuk i mjaftojne shqiptareve ikonat e imagjinuara? Ose ato qe kane marre formen e betonizimit, tymit, dhe ndotjes se pergjithshme?

Pse nuk behet nje peticion per lulishte dhe peme me shume? 

!!!!!

shqiptaret (dhe ikonat) jane ne shumes. pra: "nuk u mjaftojne shqiptareve...".

Vetem dashuri kam per ty emigrant. smiley smiley

I zuri dhe emigranti disa groupie-s si Pjeri!

Selena, c'kishe per te thene?

Per PF-ne se e di qe e ka pik te dobet: Petriti smiley

smiley

 

.smiley

..vende vende me vranesira dhe shi, vende vende  me diell.....smiley

presioni i ulet vinte nga ishujt azore...

ndersa era do te fryje mesatare dhe e forte nga verilindja dhe perendimi.

I madh fare. Rob qe s'prishte qef.

Belul, ke djeni, mos filloi gje " Misioni nr.4 ?" Mungese....!

dicka po gatit grava,  por nuk jam ne brendesi  te  dij  se cfare tamam...    Pjeri ka pasur nje takim te rendesishem sot me   nje tjeter mik te peshkut qe jeton ne Belgjike....

ja, lexoi vet komentet e Pjerit  te kjo tema....   http://www.peshkupauje.com/2014/01/frrok...

Roshja

Diftiri

Ameltorja

Tur turshia

titi potes

 

Benonin, kush e  mban mend ka qene"Drejtor" i Kinamase pa lek ne Pallatin e pionereve, nga vitet 70-74! Kush e di sa filma kemi pare, kryesisht rus, Dryzhok, Betja e Stalingradit,  Vanja, ect , Herkuli, Betja per Romen Tre moskotjret smiley 

Eshte shume prekese dhe domethenese nikona e Sarajeves, por si behet hallit se perveç Cenit te Lakut shof qe ketu po lakohen budallejte e qytetit.

Pastaj Ceni i Lakut nuk eshte zgjedhje politikisht korrekte, eshte ikone islamiste, kunder Evropes.

Une propozoj Fshesaxhiun Rreme.

Si ikone qe meriton nje monument mbaj mend..Beshirin!!Nje burre i shkurter,ne mos gaboj kishte nje peshore,maste edhe gjatesine,vendndodhja diku afer mes xhamise e sheshit te flamurit!! 

   Beshiri nuk ishte thjesht i shkurter, por ishte xhuxhmaxhuxh..   me cmbaj mend une Beshiri nuk punonte te peshorja  por ne Komunale..   ishte fshesaxhi  pastronte   rruget  naten...  ndersa  peshoren e kishte Miti, por e mbante Beshon  gjate dites te peshorja e tij per te shtyre kohen.. 

Qenke liber per ate qytet belul..une e perdora burre i shkurter per mos te thene i shkurter fare,biles ecte edhe si i cale ne mos gaboj,sa per punen,mund te kesh te drejte,vetem se une e mbaj mend gjithmon te peshorja..!! 

nuk  eshte se ishte çalaman,  por ngaqe ishte  xhuxh (kjo nuk eshte fjale e keqe)   pra me trup e kembe i deformuar, ecte si  pinguin..smiley       

me vjen gjynah tani qe e kujtoj, se ngacmonin shume..
 

Gjithe keto tironsa knej pari, si nuk e permeni njeri Haxhi Plasen ? 

Belul Po Jasin Piranecin ,e ke haruar, cam nga kumja ishte, sa here qe pinte, e kishte me pucistat Kadri Hazbiun dhe Memet Shehun , po Kosta qe punonte ne Perlat Rexhep, kur i thoshnim kostes u "kosta ngjall prifti" , na perzinte me gure ,gjysma tulle dhe ca i vinte permbar....

po "Kopertoni dhori Dupi " e mban mend????

kete Jasin  pijanecin nuk e  mbaj mend,  por  çam dhe nga Kumja,  patjeter do kete qene ndonje karrocier..

ndersa Kosten e njoh se e kam pasur ne lagje..   Kosta ishte i semur psiqik, nga ata me kartele..  e ngacmonin shume mavrine dhe behej agresiv... ankohej lagja, se ai qellonte me gure, sic the ti, si ti vinte per mbare.... vinte ambulanca pastaj dhe e  conin ne çmendine  per ndonje muaj..

ndersa cik me lart, te Kinemaja  (lagja e Bubi kacurel)  ishte Tatani.. edhe ky i semure psiqik.. por ketij  i thoshim:  ''kush e hengri mollen''..  e na perzinte me gurre Tatani.

paske qene dhe ti o belul, nje ngacmues i madh. s'ju thonin prindrit ju qe mos ngacmo tjetrin kot? 

mor po per ate pune jo vetem na thoshin  por hanim edhe dru ne shtepi   kur  e shkelnim rende...   nejse,  nuk eshte se  kam qene ngacmues..  por kur je grup femijesh,  fillon njeri , hapet loja pastaj e do  s'do,  do besh si te tjeret...  

koken me cepa dhe ti, sic duket. 

po, nuk e mohoj!     le  pastaj  qaftrashe,  117 kg .. lere mo e nga thuaj, si ajo pune..

flasim vec per koken, te tjerat s'na interesojne.

dakord, koka me cepa!.smiley

alba1 kam degjuar qe ka ca lagje andej nga Vlora si Çole, Topanaja, Karabush a Karabash...di gje per origjinen pse jane quajtur keshtu? 

une nuk i di lagjet e vlores me emer. vlora me pelqen per plazhin e mrekullushem. me teper rradhima dhe himara, po une vlore i quaj dhe keto.

mire ben, se te Vlores jane Radhima dhe Himara mesa dihet...po ndonje tjeter ka ti shpjegoje? pa u bezdisur!

edhe une me cepa.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).