Hajd t'i bojm i sherbim vetes - lokalet ku nuk lejohet duhani jane shume shume te pakta, duhet krijuar nje liste me patjeter. Po filloj vet i pari:

1 - Patisserie Francaise : tek blloku, afer ures se lanes

2 - Bon Ami : tek libri universitar dhe sheshi wilson

3 - Viking : ne ane te nderteses se RTSH, kishte salla ngrenie vec per duhanxhinjte dhe vec per ato qe s'e pijne

Kaq mo, shume ishin dhe kto

22 Komente

Artisti , prane RTSH , Xibraku , ka shume por tani per tani keto me vijne ne mendje.

2 mer ke permend, ku jan kto "shume" se s'pash gjo...gjithanej u dukte tymi. Ene ke ato vene qe kishin lojna per femijet....

me kujto ate 3 vjecarin mren ke dhoma duhanit ne aeroport ne milano

E Per7shme smiley, rrugica e pare pas ETC

Ligjerisht, duhani nuk lejohet ne ambjente te mbyllura, pra çdo duhanxhi mund ta pij duhanin e tij, ne tavolinat jashte. 

une s'pash nai duhanxhi jashte...jashte rrinin robt qe s'pinin duhan, duhanxhinjte rrinin mrena te gjith.

Taiwani - pjesa ku nuk lejohet duhani

Çoko - te blloku
 

UFO perballe muzeut

Shume ?

Nje dite me ishte tekur me pi nje birre diku qe spihet duhan por snuk gjetur nje vend te pershtatshem, se keto me siper jane lokale ku mund te pish nje kafe, ja nje leng portokalli .. por kaq smiley

Te Aba 21st s'pihet, te Fusion deri ne 20:00 s'pihet

Aba21 eshte kot... te duket sikur e ke lokalin tend personal, vetem ti, lokali dhe kamarieri smiley

Edhe banakierja, edhe ajo e kases smiley

Po mire qe paska disa te pakten

Ja dheete temen noshkes, ideja ishte qe te kishte vetem tre, ja po themi kater.

o shoku Hagroni, ik ke tema e dhunimit te nenes, se atje e gjen veten ti.

Me bone me pa edhe i here kush jane ato qe shkrujne te ajo tema, njerez te nderuar, rrofsh per sugjerimin.

Nosh vjen i frymezuar nga Anglia me ide te qarta dhe controversial anti-duhan! Heren tjeter kur te vij nga Tirana do kerkoj parqe, qendra tregtare dhe stacione autobuzash ku nuk lejohet duhani ne Tirane.. smiley 

Nuk thua qe je me fat qe nuk fillove duhanin dhe ti.. can't beat them, join them! 

 

 

ne te jashtmit shesim pordh se s'pim duhan ahhahaha

Më në fund një Shqipëri pa duhan
Vetëm pak ditë më parë parlamenti shqiptar miratoi ndryshimet në ligjin "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", ligj që mendohet të ketë zbatueshmëri. Ky ligj i mirëqenë që nga viti 2006 nuk funksiononte apo më mirë nisi të funksionojë në fillim ndërsa më pas inspektorët mbasi mbushnin xhepat largoheshin të qetë duke lënë tymnajë duhani nëpër lokale. I vetmi ndryshim i bërë ishte heqja e tavllave dhe zëvendësimi me pjatat e filxhanëve të kafesë. Në 2014 kemi një përmirësim të dukshëm të ligjit ku shpresojmë në zbatueshmërinë e tij. Qeveria jonë dhe institucionet që do të merren me zbatimin e ligjit duhet të përpiqet me çdo kusht për të ndaluar duhanpirjen. Kosova që është ngjitur me ne ia ka dalë. Në asnjë lokal brenda nuk pihet cigare. Ne s’kemi mundur. A mendoni se këtë herë shteti do tregohet aq i fuqishëm dhe i rreptë sa të ndalojë pirjen e duhanit nëpër ambiente të
 brendshme? Personalisht mendoj se në Evropë e rajon jemi të vetmit që tymosim duhan brenda ndaj qeveria jonë tashmë s’mund të jetë më delja zezë. Ndaj ka organizuar AKU, Inspektorati i Mjedisit, i Punës, inspektorët e arsimit, inspektorët e ruajtjes kundër zjarrit, inspektorët e transportit, punonjësit e tatim-taksave, Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, administratorët e pallateve... dhe koordinimi i të gjithë kësaj pune, do të bëhet nëpërmjet Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë. Gjoba do të marrin veç pronarëve dhe duhanpirësit, ndaj s’ia vlen të rrezikoni. Le të shpresojmë që më në fund do të kemi një shoqëri ku duhani të konsumohet më pak, e një Shqipëri më pak të tymosur.

Dje, sipas lajmeve, parlamenti shqiptar, vendosi perfundimisht ligjin mbi ndalimin e duhanit ne vendet publike. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).