Autobusi me të cilin kryeministri, Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar udhëtuan drejt Prizrenit në datën 11 janar rezulton i gjobitur nga Policia Rrugore me 2.000 lekë për kundravajtjen “tejkalim shpejtësie”. Lajmi konfirmohet zyrtarisht në portalin online të Policisë së Shtetit falë një kërkimi automatik për të dhënat e autobusit me targë TR 4265 T dhe numër shasie VNESFR21000000009, ku rezulton se kjo gjobë nuk është paguar ende. 

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”-ut njoftoi në datën 1 dhjetor 2013 se “debitorët me gjoba pa shlyer, do dalin jashtë kufijve të Shqipërisë vetëm pas shlyerjes së plotë të gjobave”. Në përgjigje të menjëhershme të këtij qëndrimi u formulua brenda 24 orëve edhe urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, në pikën 1 të të cilit sanksionohet mes të tjerash se “në pikat e kalimit kufitar të verifikohen të gjitha mjetet dhe drejtuesit e tyre që dalin nga Republika e Shqipërisë, për detyrime të pashlyera ndaj Policisë së Shtetit, gjoba të vendosura dhe për të cilat ka kaluar afati i parashikuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”. “Pas verifikimeve të kryera sipas proçedurave standarte për daljen e shtetasve dhe automjeteve, drejtuesit e mjeteve të konstatuar debitorë do të paguajnë detyrimet e pashlyera ndaj Policisë së Shtetit për të vazhduar udhëtimin jashtë vendit”, vijon më tej udhëzimi i Didit për të gjitha pikat e kalimit kufitar. Por në rastin e autobusit “qeveritar” me targë TR 4265 T ky urdhër nuk u zbatua. Së pari sepse i gjithë kabineti “Rama” udhëtoi normalisht drejt Prizrenit pa u penguar në kufi me Kosovën. E së dyti sepse kjo konfirmohet lehtësisht në sistemin online të Policisë së Shtetit ku ky mjet rezulton ende me gjobë të papaguar. 

Të kontaktuar me telefon nga “Gazeta Shqiptare” burime të larta zyrtare të Policisë së Shtetit pohuan se “autobusi me të cilin udhëtonte e gjithë qeveria ‘Rama’ e kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë pa e paguar gjobën”. Por në funksion të këtij qëndrimi saktësuan se “në rastin konkret nuk është shkelur urdhri i ministrit Tahiri, pasi në kufi me Kosovën ka vetëm një kontroll dhe ai realizohet nga pala kosovare. Ndryshe nga kufijtë e tjerë ku ka kontroll të dyfishtë, në dalje të kufirit me Kosovën kontrolli i automjeteve realizohet vetëm në një pikë, nga pala kosovare. Ndërkohë, në hyrje, pra nga Kosova në Shqipëri, të gjitha automjetet kontrollohen nga policia shqiptare”, - pohuan për “GSH” të njëjtat burime. Fakt është se gjoba nuk është paguar ende. Dhe ironia më e fortë qëndron jo vetëm se i gjithë kabineti qeveritar zgjedh të udhëtojë me një autobus me gjobë të papaguar për “tejkalim shpejtësie” por dhe se pasagjer i tij është pikërisht ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili me apo pa dijeninë e tij ka shkelur i pari urdhërin e nxjerrë vetë për të ndaluar në kufi çdo mjet që rezulton debitor karshi Policisë së Shtetit. 

58 Komente

Fajin e ka Saliu!smiley

Pacolli pasi i rpiti ne shtepine e rij thote 

e po pastaj se e priti ne shtepi, e c'e? ku jemi ketu ne fshat? pacolli ka falur mjaft mire.

Rruge e gjate dhe e veshtire drejt Rilindjes por do ja arrijme.

ik fli gjum o zeqo, se nuk e vjedh njeri magazinen....

C'a ka ndodhur??mos ka ndodhur ndo1 nje gje nga ndermarrja moj aman

 

Topi eshte i im penalltine do ta gjuaj une !!!

faren komuniste e ke dhe ti....megjithse bo si damakrat i bukur

Mos Pjeter ...memecit i erdhi goja smiley

 

ja uqiu kocken me gjoba tahiri o popull i eger

shqiptaret jane kocke e fort or tia 

dicka po del hapur ne kete mesele  tamom genet turko anadollake mongole te tahirit !

nese merr nje gjobe per kundravajtje trafiku ne Shqiperi, sa eshte afati kohor ta shlyesh ate..?

5 dite, masanej fillon e rritet nga pak

faleminderit! ketej nga ne eshte 2 jave deri nje muaj sepse te japin te drejten ta kundershtosh ligjerisht nese mendon qe gjoba te eshte dhene padrejtesisht.

nejse pyeta sepse nese i zoti autobuzit eshte akoma brenda afatit te pageses, atehere nuk quhet shkelje, apo jo....?

Kam pershtypjen qe brenda ktij 5 diteshit (kalendarik) nuk quhet shkelje, por duhet ta sqaroje nai jurist. Di qe urdhri i ministrit lejon te kalojne makinat qe kane gjoba te papaguara vetem ne rastin kur ne momentin e vendosjes se gjobes shoferi nuk ka qene prezent, qe nuk mund te jete rasti i shpejtesise se madhe. 

Kete lajm e lexova edhe ne nje vend tjeter dhe komentet qe e justifikonin kete gje ishte se dokumentat kontrollohen vetem nga pala kosovare kur udheton ne drejtim te Kosoves (e cila eshte e vertete), por pyetja qe me lind mua eshte: Po ne kthim cila pale i kontrollon dokumentat???

Gjithsesi une nuk mendoj qe nje gabim/tolerim/lapsus i tille nuk duhet te marre nje jehone kaq te madhe edhe pse Qeveria e sotme ka ardhe me premtine, ku ata do jene te barabarte perpara ligjit si cdo Shqiptar tjeter. 

Thjesht me vjen keq qe po kristalizohet cdo dite thenia "Asgje s'ka ndryshuar thjesht emrat", sec kisha nje ndjesi qe do ndryshonte shumecka ne drejtim te shtetit ligjor dhe te barabarte

Skandal!

Shume skandal !

Skandal i k... per skandalet e verteta nuk ka bythe te flas njeri.. keshtu qe meru me autobuzin ti dhe ndonje trap tjeter

Ehhh per nje gje kaq te vogel shqetesoni qeverine! 

Kaq sa dime kaq po flasim. Ti qe ndoshta di me shume per ato te vertetat urdho e fol.

ohuuuuuuuuu çar gjobe mer jahu!

A futet gjith qeverija me i autobuz? Po sikur largqoft ..?

Likes do ja leshin gjith barren? smiley

SkaNdal ne N te madhe biles.

Si nuk u dalin maskat rruges ketyre mor vella. Çfare fati qe kane derrat.

smiley

Ishte si ishte Saliu, po gjera te tilla s'ndodhnin kurre nen qeverisjen e tij.

Saliu mer ti nuk ishte legen te ikte me Atabuz

Ishte si ishte Saliu, po gjera te tilla s'ndodhnin kurre nen qeverisjen e tij.smiley

Turp te kene! Pa paguar plot 2000 leke!
Ku bente salihu gjera te tilla!

Grava ,problmei eshte me i thelle,ndermarrjet apo individet qe furnizojne sherbimet kryeministrit jane te ketij niveli......Kush punon me KM ,e ne te tilla rangje duhet te jete bilur thona na...pra nuk ka kontroll as nekete nivel.kontroll metodik them qe nje sherbim me hije as qe mund te ofrohet ne disa nivele...

Ne fillim Protesta e "Armeve Kimike" , Tani edhe kerkese llogarie Qeveriut per gjoba te papaguare.. Dale nga dale po vjen Behariiii, Dale nga dale....

Bravo Edi Rama qe zgjove shpirtin Qytetar!!!

Saliu ka fluturu me tajare . Zbulohet skandali Fundit se Saliu me vathen e tij qe e therriste kabinet Ministrash smiley ka fluturur me Taiaret e Belles ......pas mashtrimit te "vogel " , me "autobuzin" qeveritar .

Shoferi te paguje paret dhe mos te dredhe sumen .Tahiri te shkarkoje ata te hyrjes qe kishte pergjegjesine e kontrollit ose ti jape vrejtje dhe te kerkoje falje .

Ama LeftKOPEVE mos tua ndaje tringellimat , tua shtoje akoma me shume Lebetine , akoma me fort te trokase ne dyert e babasqapit dhe ketyre oleleleve qe ka lene mbrapa!

obobo po troket Tahiri 

nga kabineti me i miri smiley

pasi në kufi me Kosovën ka vetëm një kontroll dhe ai realizohet nga pala kosovare

Domethene s'e kontrollojme ne kufirin tone. Ja kena kalu per dijeni dhe kompetenc te tjereve.

Niko Peleshi tha qe autobusin e kontrolluan tek nje hoxhe per hajmali, po per gjoba s'i vajti mendja ta pyesin hoxhen.

Te mbiemri Nikos te vajti mendja qe ne mengjes dhe padyshim tek Qimkat e mjekres se Hoxhes qe nuk i ben dot turre leshi smiley

Ka kohe qe nuk po vine derstiliste ?  Me shume rrenjasij dhe llogaritare kombinati , tek tuk edhe ndonje nga te "mullirit " po qe me temen e seksit nuk po duken me derstilistet .

Ka fillu me ardhe ai me PD-hi ne Milano , ai me Peter ter ter ter po shume pak lemshe smiley

Shkafja ka ndodhe Xhibole ? Pse jane rrallue ?

Jalla Opa, rrabadabadibidibidopa!

 

Po dhe keta plerat per 2 mije leke I lejne pa pagu gjobat ?! 

sa turp! po po, e perseris sa here te doni, sa turp!

Shiqo anen pozitive te pakten nuk rezultoi autobuz i vjedhur..

Qeveria në autobusin me gjobë të papaguar kaloi kufirin me Kosovën

SHTETI KA RENE!

O BURRA NE KEMBE!

 

ne vend t'i vihemi punes, ja se me cfare merremi.

hap horizonte dy koloset e shqiptarise... po per ke?

E RE! Tani edhe me Porsche Panamera, autobuzit te Rilindjes gjoben ja mer era!

Nuk prish pune djema, e paguan me kamate, pas pageses qe mund ti kete bere qeveria autobuzit per pronotim. Vaj hallit sikur qeveria te mos ia kete dhene leket pronarit te autobuzit. 

jo, qeveria ska paguar gje pronarit   te  autobuzit, Pjero..  po ja, u shplane me kete gjoben.

Eee po kjo lloj shplarje, m'duket se nga ana ekonomike, i thone nje hap mbrapa dhe jo para, Belulo. 

Eee po kjo lloj shplarje, m'duket se nga ana ekonomike, i thone nje hap mbrapa dhe jo para, Belulo. 

Tahiri: Ne Lazarat problemi eshte mosndergjegjesimi i banoreve http://www.panorama.com.al/2014/01/14/ta...

Nga "Fajin e ka sistemi" tek "Te ndertojme njeriun e ri te ndergjegjesuar". Paska qene shume i shpejte ai autobusi atqu.

Kete e shikoj si nje lloj evolucjoni.....Deri dje KM prej Vucidoli strehonte ne Kryeministri vrasesit e kerkuar nga ligji ndersa keta te tjeret kalojne kufirin me autobuz te gjobitur

Hahahaha, qekan merzit suedezet dhe japonezet e peshkut per ket travesti te qeverise. 

Mosni bre mosni kshu. smiley 

 

Edi i kishte rene defit ne autobuz me ministrat duke kenduar "jalla shofer jalla", pas kesaj "shoferi jone do raki qe te ece me shpejtesi'smiley

Po sikur te kene treguar barcaleta? smiley

Kishin luajtur yc per te zhvilluar mendjensmiley

Turp! Faqja e zeze!

Ke Gazeta Tema pashe Saliun me mjeker ne Miting me ca burra .Po fliste shume per Allahun ...... bente thirrje me denu  Kafirin Edvin Rama se ka kalu kufinin  pa leje te Allahut xh sh . Kur e paska lene mjekren bababasqapi ? Di gje ndonjeri nga shoket antikomuniste ?

Te isha Edi Rama do e detyroja shoferin ta hante autobusin, perndryshe do ja fusja ne b... me gjithe pasagjere.

Zagaret, shkojne na diskretitojne qeverine per dy pare te qelbta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).