Në një koment për librin e gazetares së New York Times, Emili Parker, nobelisti peruan analizon guximin e blogerëve që po shkundin fantazmat e komunizmit nëpër botë

Edhe pse nuk jam një përdorues entuziast i internetit, e kuptoj që ai ka zgjeruar dukshëm shprehjen e lirë të mendimit nëpër botë dhe ka dobësuar censurat që qeveritë autoritare bëjnë për të kontrolluar informacionin dhe kundërshtarët e tyre. Emili Parker, një ish-gazetare e Wall Street Journal dhe New York Times, më ka bindur për këtë me librin e saj të ri, i cili tregon se çfarë ka bërë interneti dhe rrjetet shoqërore në Kinë, Kubë dhe Rusi.

Libri i Emili Parker, Now I Know Who My Comrades Are: Voices from the Internet Underground, përmban kërkime dhe raporte rigoroze dhe mund të lexohet si një triller. Parker, e cila flet gjuhën kineze dhe spanjolle, njeh dhe ka intervistuar shumicën e personave që kanë faqe të rëndësishme interneti, në vendet ku ajo ka ushtruar profesionin e saj si gazetare.

Ajo lundron në katakombet ku këta blogerë kanë prirjen të jetojnë, nga ku komunikojnë me botën e jashtme dhe u japin bashkëpatriotëve të tyre, të paralizuar nga frika, indiferenca dhe pesimizmi, një shpresë të re për progres dhe ndryshime demokratike.

Kishte kaluar shumë kohë që kur pata lexuar një libër kaq argëtues dhe kaq inkurajues për kulturën e lirisë. Kjo nuk do të thotë që gazetarja i ka romantizuar të gjithë protagonistët në librin e saj, duke i prezantuar si të palodhshëm, idealistë gjithnjë të gatshëm për të shkuar në burg apo për të dhënë jetët në përpjekjet kundër shtypjes së pushtetit.

Ajo i ka paraqitur ata ashtu sikurse janë, oportunistë, aventurierë dhe provokatorë, besnikëria e të cilëve është e paqartë.

Por të gjithë ata, duke bërë atë që bëjnë, kanë çliruar frenat dhe kanë dobësuar kontrollin që i lejonte diktaturat të manipulonin informacionin. Monotonia e këtyre shoqërive është lëkundur nga mundësia që e vërteta zyrtare mund të vihet në pyetje, mund të korrigjohet dhe të zëvendësohet nga e vërteta faktike.

Heshtja po ua lë vendin zërave disidentë dhe një ajër i ri plot shpresë dhe rini po fryn duke i mobilizuar segmentet e shoqërisë që deri më tani ishin shfaqur si të tulatur dhe gjithëpranues.

Nëse dëshmia e Parkerit është e saktë, dhe unë besoj se është, Kina është shteti, ku revolucioni dixhital ka prodhuar ndryshimet më të mëdha dhe vrullin në dukje të pandalshëm.

Kuba, nga ana e saj, është vendi ku ndryshimet kanë qenë më pak të rëndësishme dhe më të prekshme për përmbysje. Rusia duket sikur po lundron në një det pasigurie ku gjithçka mund të ndodhë: një kryengritje e dhunshme për më shumë liri ose një tërheqje drejt autoritarizmit tradicional.

Revolucioni i internetit nuk është thjesht një forcë e fuqishme për të luftuar diktaturat, por gjithashtu u jep zë qytetarëve të zakonshëm në shoqëritë e hapura, të cilët mund të bëhen aq të fuqishëm sa ta vënë në dyshim edhe fjalën e medias.

Një anarki informale e sigurt rrjedh nga e gjithë kjo, së bashku me një kornizë ku shprehja e lirë është vazhdimisht e rafinuar, debatuar dhe perfeksionuar. Online mund të gjenden gjenialitetet e nga ana tjetër në rrjetet shoqërore talenti paraqitet si ekstravagant dhe personal teksa artistë të mëdhenj janë verbuar nga mania, stili dhe ambicia.

Një nga meritat e punës së Parkerit është se i ka kapur këta personazhe jo vetëm në sferën e atyre që shkruajnë nëpër blogje, por gjithashtu ka depërtuar në realitetin e tyre intim, në kafenetë ku ata shkojnë, në familjet që kanë, në mbështetjet politike apo në vendet ku fshihet në rast se i përndjekin.

Kjo gjë e mbush librin me ngjyra dhe jetë, duke parandaluar shfaqen e politikës, kulturës, problemeve shoqërore dhe ekonomike si pjesë abstrakte e realitetit.

Historia e një prej blogerëve, Aleksej Navalni (Alexey Navalny) është veçanërisht e njohur për publikun. Shumë janë familjarë me odisenë e ngjarjeve që e çuan atë në burg dhe më pas i mundësuan të marrë pjesë në garën për kryetar bashkie të Moskës, ku ai fitoi tri herë më shumë vota nga sa ishte parashikuar.

Është një mrekulli që Aleksej Navalni është akoma gjallë në një shtet ku gazetarët që kritikojnë shumë regjimin e Vladimir Putin, kanë shumë gjasa të vdesin të helmuar.

Elasticiteti i Navalnit është veçanërisht për t’u admiruar meqenëse ai e nisi karrierën në blog duke denoncuar aktivitetet kriminale dhe korrupsionin e sipërmarrësve të mëdhenj dhe duke nxitur ndjekësit e tij të ndërmerrnin veprime ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të marrë përsipër përgjegjësi.

Ai jo vetëm që është gjallë pasi e quajti partinë në pushtet si “partinë e brumbujve dhe hajdutëve”, por Aleksej Navalni është bërë një forcë e vërtetë politike në Rusi duke u bërë forcë opozitare që ka mbledhur pranë vetës dhjetëra mijëra njerëz.

Ai është gjithashtu një figurë karizmatike ndërkombëtare, që tërheq vëmendjen në librin e gazetares Parker për sharmin dhe elegancën, por edhe për kufijtë që ka vendosur mes ambicies, bindjeve dhe principeve. Nuk ka asnjë dyshim që ai është tepër kurajoz dhe inteligjent. Por a është ai edhe një demokrat i vërtetë i udhëhequr prej dëshirës për liri apo është një populist ambicioz që merr përsipër rrezikun për hir të pushtetit dhe pasurisë?

Leximi i këtij libri të bën të ndjesh trishtimin e totalitarizmit të mbrapshtë që ka Kina, Rusia dhe Kuba. Çdo progres që arrin komunizmi i këtyre shteteve është i vogël krahasuar me shfrytëzimin që u bëhet burimeve dhe pasurive moderne që bien ndesh me rendin dhe demokracinë.

Është e qartë se modeli i vjetër i komunizmit ka vdekur dhe është varrosur, por po u kushton këtyre shoqërive shumë kohë dhe sakrifica që të shkunden nga fantazma e tij.

 

*Fitues i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2010

12 Komente

liria ne barrikada

peshqit ne zall

A i morret rrogat sot me?

Po sigurisht, revolucioni kompjuterik po shendron pushtetin nga autoritar ne totalitar dhe po e transferon ate nga qeveri ne korporata nderkombtare.

Kam thene shkruaj me shpesh po s'do qe s'do.

Kot trembesh!  smiley

"There is no alternative" smiley

Ajo i ka paraqitur ata ashtu sikurse janë, oportunistë, aventurierë dhe provokatorë, besnikëria e të cilëve është e paqartë.... eshte tipari nr NJE i anarshise Totale .

Rrexon nje Sistem per te mos kuptuar se cfare kerkon , deri dhe ne pabesi dhe ne emer te Çkuljes e Flakjes se Autoritarizmit , teper Reale  dhe e Pashmangeshme ne Bote Interneti ,  krijoi nje Klase te re Hajdutesh , Hipokritesh , me pak fjale Bandite me Pushtet si prova me e qarte e asaj qe ka ndodhur ne Praktike jo vetem ne Kine Kube e Rusi por edhe Peru , Turqi , Gjermani , Greqi , Itali , Spanje etj etj ...

Ka ndonje studim per kete qofte dhe jo Nobeliste !

Studim i kendshem , nxites , me buke , sidomos pa u shmangur nga Titulli me hipokrizine qe mbeshtjell kete percaktim te vete portretit te shkrusit ne brendesi , duke mos perjashtuar kalemxhijte perkthyes te anTHuziasmuar per te shtuar te vertetat . Po duke pare kush e ka Postuar smiley ...kupton dhe ku e ka marre smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).