Pas katër vitesh mbretërimi të Lionel Messi, tashmë Topi i Artë njeh një fitues të ri. Në ceremoninë gala të organizuar në Zyrih, Cristiano Ronaldo u kurorëzua si futbollisti më i mirë i 2013-s,  pas votimit të gazetarëve, të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare.

"Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment", tha Ronaldo, pas fitoi Topin e Artë për herë të dytë në karrierën e tij.

"Dua të falenderoj të gjithë shokët e mi tek Realii Madridit, tek përfaqësuesja, familjen time këtu të pranishme. Është një nder i pakrahasueshëm. Falenderoj presidentin, shumë prej personave që më kanë ndihmuar që të mbërrij këtu, të fejuarën time, djalin tim dhe Eusebion që nuk jeton më, por që më ka frymëzuar që në hapat e mi të parë si futbollist. Është një moment shumë emocionues për mua, nuk mund të flas më shumë", shtoi portugezi.

Në treshen finale për këtë edicion të Topit të Artë figuronte edhe francezi Franck Ribery e argjentinasi Lionel Messi.

Për Ronaldon, kjo është hera e dytë që fiton Topin e Artë, pas suksesit të arritur në vitin 2008, kur udhëhoqi Manchester United drejt suksesit në Champions League

60 Komente

leji lotet...po boj gola

E meritonte plotesisht kete vit,,,,lojtar i papare CR7.

Turp i zotit. Mire Topi i Arte qe eshte komplet skandaloz, po XI e botes akoma me shume. 

Bayerni ja q...., shke....., poshteroi ekipin Barces, e kur vje puna ata kane prap me shume lojtare. Ndersa Borussia nuk kishte as edhe nje. 

Ja dhe nje tjeter premtim i 100diteve te para te Rilindjes qe realizohet.

Vari leshte ca kuptimi ka me ngrit chl bliga pokal dhe mos te fitosh asgje si rm dhe perseri te jesh fitues i topit te arte..... apo meqe ka marre messi 4 duhet me ja dhon edhe ketij, lene masanej asnje lojtar I dortmundit qe shkepi realin dhe 4 lojtar barca qe u rrah 7 me 0. Mire e ka thon venger qe topi i arte eshte trofe i pavlere pasi futbolli luhet me 11 lojtare, ata 10 te tjeret qenkan kot...

Sigurisht , e kush tjeter.
 

E meriton smiley

hallall e ka!  e kaloi portugalin ne boteror me at 3 golat kunder suedise se ibres

Ne fakt, qe pasi u rihap votimi nga Blatter pas atyre ndeshjeve u kuptu qe kush do e merrte.

Vecse mos te harrojme se ne ndeshjet para Play-off ishte po i njejti Ronaldo qe ne 10 ndeshje shenoi vetem ndaj Luksemburgut dhe Irlandes se Veriut. 

Gjithsesi, mire ben se ia mbyllen gojen. Tani nuk ka pse ankohet e qan me. Po qe se nuk demtohet Messi, nuk do kete me rastin te qaje.

Keq me erdhi per Ribery-ne, po Bayerni ishte super dhe kishte shume lojtar te mire.

Ne 11-she mund te ishin edhe Robben, Shvajni e Muler, po hajt me, kshu eshte kjo pune.  

Nese Topi i Arte eshte i dyshimte, 11-shja ishte komplet skandal. Sergio Ramos, Dani Alves dhe Xavi nje zot e di ca donin aty. Edhe per Iniesten, eshte fut me mik do thoja. 

Shyqyr mo qe ja dhane se paska qan t'u maru i shkreti.Si kishte than Messi;s'e du,s'kam ku me e vu.smiley

Ajo plaka e vet, si shitse djathi. smiley

ky ka ven plot, se ka muzeumin e vet 

po eshte rrit shum i varfer ne fakt, kshu qe i lumt trapi 

Pra ndeshja e play-off me Suedine qenka e barazvlefshme me finalen e kupes se botes, shenimi i 4 golave ne dy ndeshje qenka treguesi i merites. 

Nuk e di ca duhet te thote Lewandowski i shkrete qe i beri 4 ne nje ndeshje, gjysem finale CL, ndersa Ronaldo i bente fresk hijes se vet gjate gjithe kohes. 

Turp i madh, France Football duhet te terhiqet menjehere nga partneriteti me FIFAn se e denigruan komplet kete trofe. 

Borusia e theu ne mes Realin ne ca do lloj sistemi qe njihet ne futboll vjet. E mundi me grumbullim pikesh. E para ne te njejtin grup. E mundi direkt dy here, 1 barazim reali e mori ne Madrit ne minuten e fundit. E eliminoi ne gjysfinale. Ronaldo ne te 4 ndeshjet nuk u zgjodh edhe nje here te vetme lojtari i ndeshjes. Kunder borusias ka shenuar vetem 1 gol perballe 5 apo 6 te Levandovskit kunder Realit... E megjithate Ronaldo eshte lojtare i vitit.. Leva, Gyndogan, Reus, Humels etj etj nuk jane ne 11 ku eshte Ramos, Dani Alves apo Xavi etj etj...Merita e tyre eshte se kane bere shume gola me Celtan, Almerian, Valladolidin dhe Betisin, ndersa kane deshtuar ne cdo sfide serioze...   Titull marketingu totalisht i pamerituar... 

i takonte ky trofe me thone te drejten, pasi reali dhe ronaldo nuk fiton asgje por paraqitet kudo rregullisht, normal qe duhet trajtuar si psd-ja e gjinushit ose pds-ja e milos, qe megjithese nuk nxjerrin deputet e marrin ndonje post honorifik gjekundi, tip zvendesminister ose komisioner per te drejtat e romeve. bravo fifa, nuk te zhgenjen kurre kur vjen puna per qoka smiley

Skandaloze.

Perse e meriton?

Perse jo Riberi,qe eshte zemra e ekipit qe ngriti te gjitha trofete e mundshme ne 2013?

Rregullat e Topit te Arte kane ndryshuar qe kur cmimi u vendos te caktohej bashke nga revista France Football (titullare e cmimit) me Fifa. Per kete arsye Messi mori dy cmime, qe me rregullat e dikurshme duhej ti fitonin Wesley Sneider, kur fitoi Inter Ch.League dhe te pakten nje top te arte per Iniesta. Sipas rregullave te vjetra kete vit duhej ta fitonte Ribery. Megjithate ne nivel individual, CR eshte me i miri per 2013 dhe e meriton.
 

pse e meriton ne nivel individual???  pershembull  Nojer eshte lojtar shume here me i mire se ronaldo, ose ta zeme drogba para 4 vjetesh ishte i paarritshemete bente gola  gjithmone nuk diskutonte mbrojtes

 tani  pse duhet me thon qe ronaldo eshte me i mire????  

ilat jane ato gjera qe duhet te vleresojme per individet ne nje sport kolektiv si futbolli?  duhet me qene sulmues me doemes apo playmaker? apo mbrojtes apo portier??? se keshtu sic eshte deri me me sot shumica qe kane fituar kane qene mesfushor sulmues apo sulmues 

ne kendveshtrimin tim modest, ky eshte nje trofe per bazen konsumatore boterore , azi kryesisht , afrika, amerika latine . pra  i sherben biznesit qe ngrihet me futbollin.  me pare kishte dhe merita , por qe nga bashkimi eshte trofe bisnesi dhe jo sporti. une futbollin e shoh dhe e luaj se me pelqen si sport. pra jam per sportin.

gjeja me e drejte eshte qe lojtari duhet te dale nga nje ekip fitues perndryshe nuk ka vlere  sepse ka shume ekipe qe hedhin leke pa fund city, psg, monaco, real, barca, chelsea, Man Utd , dhe secila nga keto ka lojtare qe e meritojne topin e arte, Van Persi, rooney Zlatan, Radamel Falcao, Aguero, Jaja Ture, ronaldo, ozil , hazard, terry lampard, mesi, iniesta, xavi fabregas neymar, etj me rradhe  spo flas per gjermant se jam tifoz edhe mund te me akuzojne si i njeanshem. hajde hiqja dhe jepja topin e arte njerit prej ketyre

Qe ta vazhdoj, ekipi fitues ka lojtare qe te mund te fitojne  topin e arte,psh chl apo kupa botes jane trofe , fituesit e te cileve kane lojtaret me perfomrance dhe me suksesin e duhur. 

tani ca me thon qe interi fitoi me sneijder chl wesley doli dhe ne finale te wc2010  dhe as iniesta as xavi as sneider  por e merr messi ??? messi eshte lojtar shume i mire por ate vit performanca e tij me barcen me kupen e botes nuk ishte aq e mire sa keto ekipe ti bente fitues. 

pra do vleresojme performancen? apo aftesite qe ka nje futbollist. po kaluam te aftesite te siguroj qe edhe mbrojtes edhe portiere edhe mesfushore jane shume te afte dhe ndoshta marrin 10 me yll tek roli qe kane. apo ndajme dhe rolet tani cili eshte me i rendesishem. , po hyme ketu e lame futbollin se nuk luhet pa portier  smileyDDDDDD

 per mua duhet ta fitoje lojtari me i suksesshem dhe pastaj me i mire brenda suksesit.  

Lajmin e kishin ter gazetat kendej. 

Sado që kam nja dy tre vite që nuk e ndjek më rregullisht, jam i bindur se e meriton.

(Vet jam edhe tifoz i Realit të Madridit smiley )

Rondaldo ....what else !

E meritonte !

Bravo CR. Njësh je! E munde atë Messin dhe komunistët e Barcelonës. Inat të kenë! smiley

Eee..po mundi dhe komunistet e Bayernit ama smiley

Bavarezet komunista? Te thoje per zonat e Ruhrit edhe te besoja. 

Ia cove dem grepin Bradit!

Mire grepi aty, mire smiley.

Bayerni i Madh, sa i Madh qe eshte s'ka nevoje per kshu titujsh marketingu, do thoshte Fiqo (me theks tirons e me më shume kripe e piper.) 

Grepi ishte cfare grepi se smiley

E di e di, e hedh ne lum per te kap ne det smiley.  (pragu/dera)

O Endrit, o liqen smiley.  

Jo mua me Liqenin mos me ngaterro, nuk marr persiper atentate une smiley 

Ti mendon qe une hodha grepin ne Danub dhe peshkun e nxorra ne Vlore , jo keq smiley

Ahaa, më lartë them se kam kohë që nuk e ndjek futbollin, ndaj nuk di të gjykoj. Deri sot kam parë vetëm një ndeshje çempionsi, edhe atë duke pirë birrë me një shoqe kuqalashe nga provinca e Frankfurtit. smiley

Nuk e meritonte fare, madje eshte nje lojtar medioker, cuditem sesi Ancelotti dhe Bento e fusin ne formacionin titullar. Per mendimin tim e meritonte Jerome Boateng, ka fituar gjithcka me Bayernin kete sezon si dhe i vellai ka kualifikuar Ganen per ne boteror. Nuk e kuptoj cduhet te beje me shume per ta fituar kete trofe.

Boisa, sinqerisht, nese te thonin ne vere se Ronaldo do fitonte Topin e Arte a nuk do ja plasje te qeshures?

Nuk do ja plasja se qeshures, sic nuk do ja plasja se qares si Ronaldo dje. Personalisht kam alergji per kete sistemin e gjykimit mbi bazen e trofeve, krijon ca situata tip Schneider 2010, ku nje lojtar mese normal rrezikonte te merrte trofeun, vetem se luajti diku deri me mire se te tjeret ne dy ekipe e tij, qe vajten shume larg ate vit. Ku ishte Shneideri para dhe ku eshte pas atij viti? Thuajse askund. Nuk mund ta marre trofeun dikush qe qelloi te luante me mire ne dy tre ndeshje te rendesishme. Trofeut i bie shume vlera. Pastaj ku ishte Riberi tek Franca? Apo vetem tek sistemi perfekt i Bayernit. Ok, Heynkes e mori trofeun e tij, e meritonte. Stop. Ronaldo ka shenuar gjithnje, kunder kujtdo e ne cdo ndeshje qe duhej. Gjithsesi u duk se pati shume politike kete vit. Te mos kishin qelluar ndeshjet shtese te playoffit me Suedine, (weird puna e fatit) Ronaldo me shume mundesi s'do kishte marre gje.

E nerume boisa eshte trofe i pervitshem. Nuk ka lidhje me paolo Maldinin se ka dale ne pension.... Snejder e meritonte vertet ate vit ishte lojtari me i mire si per inter dhe per holanden. Ose iniesta ose xavi po jo messi ate vit .... Nuk boni asigjo me argjentinen ene barca sfitoi gjo . Kjo nuk e bo mesin lojtar medioker por ate vit dikush tjeter ishte me I mire xavi iniesta snejder kishin me shume kontribut dhe sukses ne total. Nejse ky trofe po bohet per konsumatoret aziatik edhe katunaret kudo qe jane

+1

Isha per Iniesten ate vit, megjithese nuk e kam pas duruar fare si lojtar, shume simulues i ndyre, per fat e ka korrigjuar kete aspekt te lojes. Ceshtja eshte se Messi ka bere kaq shume keto vite, sa ate vit, qe beri me pak, ne lidhje me standartin e tij, mund te dukej si lojtar normal karshi te tjereve.

Sneijderi nuk ishte fare nje lojtar mesatar. Kishte 2-3 vjet qe ishte lojtari me i mire i Realit dhe Hollandes (kujto icik Euro2008 ne grupe se ca beri Hollanda). U largua vetem se mendonte se nje lojtar prej 60 milion eurosh dhe nje tjeter prej 90 milion do i rrezikonin vendin para boterorit. Dhe te gjithe super ekipet e Angliste te atyre viteve e kerkonin, vajti vetem prej Mourinhos ne Itali. 

U kthye ne lojtarin kyc kur Interi mundi Chelsean dy here, hero kundra Barces, dhe lojtari me i mire ne fushe kundra Brazilit ne kupen e botes. Keto jane ndeshjet qe vendosin nje sezon dhe Sneijderi ishte aty ne secilen prej tyre. Manchesteri kerkoi ta blinte pas atij sezon per gati 40 milion dhe Interi nuk pranoi ta shiste. U demtua tere 2011 dhe Manchesteri prap e kerkoi. U demtua prap dhe ndejti gati dy vjet pa luajtur rregullisht. Po qe nga rinia e tij te Ajax e deri sa demtimet filluan t'a shkaterronin ka qene gjithmone i kerkuar nga ekipet me te mira te Europes vazhdimisht. 

Sic e kemi pare dhe me Kakan ka raste qe demtimet ta heqin shperthimin atletik dhe aq mjafton per te rene nje nivel me poshte. Po Sneijder 2008-2010 ishte nje nga nr.10 me te mire ne bote, ne mos me i miri. 

Ribery te Franca ka qene lojtari me i mire tash sa vite, i vetmi qe ben ndonje gje ne ate ekip ku "yjet" e tjere si Nasri apo Benzema kalojne dy vjet pa shenuar dhe zihen me njeri tjetrin. Shife icik ndeshjen kundra Ukraines per playoff, ka vrapuar si i cmendur tere kohes. Ne fazen ne grupe ishte i vetmi qe e kishte mendjen te luante kunder Spanjes (bashke me Pogba per te qene i drejte). Te tjeret e kishin pranuar qe me perpara qe do humbisnin. E gjithashtu me Bayernin nuk pati vetem nje vit te mire ne nje sezon perfekt, po qe kur ka ardhur ne veren e 2007 Bayerni disa here ka refuzuar t'ja shese Realit per shifra astronomike. Keta ta them me goxha siguri, po tifozat e Bayernit e kane vleresuar gjithmone me lart se Robben, perfshi ketu ato 2-3 muajt e 2010. 

Ehu endrito, njerezit dun idhuj me ble bluze me pa ndeshje te digitalb me pa reklama ci plas se kush lu dhe fito tituj rendesi ka marketingu fatkeqesisht irina eshte sh here me e bukur se riberi lene mo kristianon me veth ne vesh. Reali me miljonat qe hedh ne marketing bo te veten 4 here messi 0 here ronaldo pra barca 4 reali 0
Vt harxhojme energji kot me globalistet katunar shqiptar

Me thene te drejten ne kete rast shqiptaret kishin votu mire, qofte Cana, qofe De Biazi, qofte Dizdari si gazetar. Katunaret globalist ishin te tjere. 

Po ke te drejte, mbi te gjitha kjo eshte loje popullariteti tani dhe per mendimin tim ne 5 vitet e ardhshme sa te jene Messi dhe Ronaldo verdalle as nuk duhet te shkoj dikush me ne Zyrih. 

Thjesht qe sot e tutje nuk ja vle te besh me debate historike per lojtare duke permend Topin e Arte se u be perfundimisht trofe qe nuk ka asnje lidhje me ca ka fitu lojtari ne fjale gjate atij viti ne fushe. 

Tjetri bo 69 gola brenda vitit, ky thote marketingu. Edhe kush, idhtari i Edi Rames, del anti-marketing, ene flet per katunarllek. Hej o dreq.

koce, mos e perzi ramen kot, te gjithe ata qe jane ne pushtet kerkojne te perfitojne nga katunaret...te gjithe pa perjashtim 

Tani, ky eshte muhabet shume i gjate me thene te drejten (sic ndodh perhere me futbollin), po mundohem te parashtroj nja dy-tre gjera ku mund te biem dakort. E para, Realit asnjehere nuk i kane marre lojtare, vetem i ka larguar, kur e ka pare te arsyeshme. Nese ka marre dike, qe i ka rrezikuar postin Shneiderit(Kaka), dmth ka bere nje upgrade, qe ketu Sneiderit i shfryhen puplat. E dyta, Interi nuk beri cikel, nuk prodhoi ekip qe te dominonte ne nje periudhe kohe, pati nje sezon ku cdo gje i vajti mbare, nga kualifikimi i zorshem ne grupe tek vullkani islandez. Cdo te thote kjo, mes te tjerash? Qe nuk pati lojtare me futboll dominues, sidomos ata qe merren me organizimin e ekipt, ose te pakten nuk u vune ne kushte per ta treguar kete. Nje gje eshte Iniesta ose Xavi, nje gje tjeter Sneider a Ozil. Nese s'tregon dominance, vjen e iken si meteor. Merr 2010-2011-ten, ke thuajse te njejten numer ndeshjesh te tij si nje vit me pare, nuk eshte kurrkund. E nuk e mbaj mend si lojtar shperthyes, me shume se godites e pasues, per cdo rast.

Riberi. Tani qe ta permbledh, Riberi ka stofin e lojtarit per top te arte(Sneider kurrsesi), fati i tij i keq qe ka qelluar ne nje periudhe ku aktivizohen dy nga lojtaret me te jashtezakonshem te tere historise se futbollit. Ronaldo e mbylli vitin me 69 gola mos gaboj, Messi ka bere edhe me shume. Shifra te cmendura. Me kujtohet qe para 10-20 vitesh, bombera si Shearer a Batistuta qe ia dilnin te kapnin 40 gola ne sezon, konsideroheshin legjendare. Them se po shohim dicka unike ne futboll. Ribery eshte thjesht i pafat.

Boisa ka vlere ai fiton trofe. Jo ai qe ben gola me levanten sasuolon apo Brighton town div 5 angli. Edhe kujtim majaci I bonte 30 gola ne vit. Max te japin titullin golashenuesi i vitit. Meqe isha tu pa nji film.tu pergjigja

Edhe unë atë mendim kam. Këtu do ketë dorë ndonjë lob i fortë kapitalist që favorizon ndërmarrjet e pastrimit të parave i Reali. Qarkullon para e madhe.

.

Hah e meritonte ramos kasijas, mutinjo kutinjo koentrao pepe Marcelo benzema biles biles habitem pse nuk e mori murinjo anceloti dhe shtz bento trofeun per trajnerin me te mire kot ja dhane hejnkes
Tani qe u kujtova mund ta merrte pike pasi shakira kishte bo gol tek salloni , ose ose edhe kristiano ronaldo mund ta fitonte pasi irina shaykova kish bo tre here driblim tavolinen bashke me tre karrige dhe kristiano e kish shty topin ne aneks me bythe....
uuuuuuuuups kristiano e ka fitu vertet kesaj rradhe!

Bravo Kristjano, je i madh... E përsëritsh prap vitin tjetër... smiley

Edhe irina e meriton.....

S'thash gjë të kundërtën. Po për siguri ja ta gugulloj pak... smiley

Gurgulloje me mire smiley

Ahaa, po kjo qenka trofe më vete... si nuk e paskam njohur më parë. smiley

Marshallah nusja e Ribery , marshallah smiley

paska qare prap ky? m'paska shpetu kot. nji nga arsyet qe e shof botrorin, eshte t'kap momentin kur portugalia eleminohet dhe ky derdh rrebeshin e loteve

Kishte cdo vit qe pasqyra si shtriges se borebardhes,i thoshte qe je i bukri i dheut, dhe n'fun e myllte,po ma i mire se ti asht Messi. smiley

Kam pershtypjen qe po t'mos i'a jepnin dhe ket vit, do vriste veten.smiley

TURP - pazarlliqe te gjalla

tesh qe ka dy topa a thu po bahet burre smiley

Eeee kush na ma ne amerikoneve, do eleminojme topin e arte nga grupi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).