Shikoni me vëmendje tabelën që ndodhet më poshtë. Janë të dhëna zyrtare të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.  Në kollonën e dytë vertikale jepen të renditura sasitë e karburanteve që Shqipëria importon nga jashtë vendit që prej vitit 2008 e në vijim deri në Shtatorin e vitit 2013. Siç  tregon tabela shifra e parë e kolonës mbetet në mënyrë konstante 4. Kjo kolonë detajon se sasia e naftës që ne importojmë nga jashtë në këtë periudhë varion nga 480-430 mijë tonelata në vit. Pra në mënyrë konstante Shqipëria në këto vite ka pasur një mesatare të karburantit të importuar nga jashtë prej rreth 450 mijë ton çdo vit.

Tani përqendrohuni në kolonën e tretë vertikale të tabelës. Aty paraqiten të dhënat për  sasitë e karburanteve që prodhohen në Shqipëri në të njëjtën periudhë kohore dhe që nxirren jashtë vendit. Shikoni me vëmendje vetëm shifrën e parë, për vitin 2008 ajo është 27, për vitin 2009 ajo bëhet 37, për vitin 2010 shifra rritet në 57, për vitin 2011 shifra bëhet 75, për vitin 2012 shifra shkon në 102.

E përmbledhur shkurt, kjo kolonë tregon se ndërsa në vitin 2008 ne eksportonim jashtë vendit vetëm 276 mijë e 850 tonelata karburant bruto, pas 6 vitesh ne eksportojmë jashtë vendit rreth 1 milionë tonelata. Rezultati i kolonës tregon se viti pas vitit sasitë që nxirren jashtë vendit janë rritur dhe janë rritur aq shumë sa janë katër-fishuar në vetëm 6 vite.

Nga krahasimi i dy  kolonave vertikale me njëra tjetrën mundet që lehtësisht të nxjerrim një konkluzion: Vit pas viti ne prodhojmë më shumë naftë bruto në Shqipëri por sasia e naftës që na duhet për përdorim të brendshëm dhe që ne e blejmë nga jashtë nuk ndryshon asnjëherë.

Prodhojmë më shumë naftë në Shqipëri, por naftë shqiptare nuk po shohim në tregun vendas.

Pra, nafta bruto e prodhuar me rritje galopante  sasie në Shqipëri ka zero efekt në tregun vendas.

Viti 2008 është tepër i rëndësishëm pasi studimi i “OpenData” tregon se është ky viti ku zë fill ky raport i shpërpjesëtuar mes importit nga jashtë dhe prodhimit vendas.

Por a ka ndodhur ndonjë veprim apo ndërhyrje domethënëse në vitin 2008, që do të justifikonte përkeqësimin në këtë gradë të raportit mes naftës së prodhuar në vend dhe naftës që blejmë nga jashtë? Përgjigja është PO, ka ndodhur.

Viti 2008 është një vit shumë i rëndësishëm në Shqipëri për sektorin dhe tregun e hidrokarbureve. Kompania e vetme që kishte ekskluzivitetin e përpunimit dhe rafinimit të naftës vendase, kompania ARMO u privatizua, atë e bleu Rezart Taçi.

Për një shtet që ka rezerva naftëmbajtëse dhe naftë që kërkon një përpunim të veçantë përpara se të hidhet në treg, industria rafinuese dhe përpunuese, nuk është thjesht e nevojshme, por është strategjike. Pasi u privatizua nga Rezart Taçi, rafinerisë iu vu dryni. U nxor totalisht jashtë funksioni. Tashmë rezultati është:

Naftën që na nevojitet ta përdorim për vete e blejmë jashtë shtetit çdo vit, naftën që nxjerrim në Shqipëri e kemi në sasi 4 herë më të mëdha se ajo që importojmë nga jashtë, ndërsa industrinë përpunuese e kemi asgjësuar. Duke qenë se e kemi asgjësuar këtë industri, nuk kemi asnjë shans që sasitë e bollshme të naftës që nxjerrim në vendin tonë t’i përdorim edhe për tregun e brendshëm, për shqiptarët, duke u mundësuar në këtë mënyrë dhe ulje drastike të çmimit të naftës që përdorim.

E shprehur me terma të thjeshtë, jemi para një situate idiote, jemi të kamur në burime natyrore të cilën e nxjerrim jashtë çdo vit dhe kemi asgjësuar të vetmen mundësi (industrinë rafinuese) që do na e kthente  këtë pasuri në mirëqenie duke preferuar të mbetemi “rreckamanë të kamur”.

Idiotësia thellohet dhe më tej kur mendon se naftën që e prodhojmë në vend, në pjesën dërrmuese e administrojnë me koncesion kompani private të cilat jo vetëm e nxjerrin jashtë por kontratat e koncesionit me shtetin tonë i kanë thuajse qesharake dhe taksat që paguajnë në Shqipëri janë minimale.

Nga ana tjetër kompanitë grosiste që importojnë naftën nga jashtë që prej vitit 2008 kanë rritur në mënyrë galoponte çmimin e naftës në tregun shqiptar kryesisht për shkak të abuzimeve dhe trukeve që ato përdorin në bashkëpunim me autoritetet shtetërore.

Nëse do i ngarkoje dikujt detyrën që ta shkatërronte industrinë e naftës në Shqipëri , jo vetëm duke  marrë pasuritë nëntokësore për dy aspra por dhe duke i detyruar të blejnë naftën e huaj me çmime stratosferike, me siguri që një skemë të tillë do ta kishte menduar të parën.

Situata duket idiote, por ata që e kanë projektuar dhe e kanë vënë në jetë nuk janë aspak të tillë. Kjo skemë “i rrjep” shqiptarët, por ama pasuron në mënyrë galopante ata që e kanë vënë në funksionim.

Viti 2008 flet qartë se asgjësimi i industrisë rafinuese ka ndodhur kur Berisha ishte kryeministër dhe kur biznesmeni që financonte shoqatën e gruas së tij, Rezart Taçi, privatizoi kompaninë ARMO. Përtej skandaleve dhe abuzimeve me tenderin e privatizimit, të dhënat dhe tabelat që na vijnë nga doganat flasin për diçka edhe më të rëndë: Berisha dhe Taçi asgjësuan industrinë rafinuese shqiptare dhe ndërtuan një skemë tregu që varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët dhe dobëson çdo ditë e më shumë shtetin shqiptar. Funksionon e gjitha si një skemë e pastër sabotazhi.

Per me shume me tabela te tjera.....

44 Komente

Artikulli eshte teper, teper interesant. Qe Shqiperia kishte nafte dhe nxirrej nafte, kjo dihej por qe tonazhi i nxjerrjes t'ia kalonte atij te importit, kjo do te thonte se qeveria shqiptare duhej direkt te interesohej per 4 rafinerite qe kohes se socializmit, nga te cilat punojne (punonte, me sakte, shihni artikujt e mij me pershtypje nga Shqiperia, biseda me Titin) 1 me kohe te plote dhe 1 me kohe te pjeseshme ne kohen e Buall Mavrise, dhe tani me duket se punon 1 me kohe te pjeseshme, dmth me kapacitet jo te plote. Gjendje me te mjerueshme, nuk ka ku te shkoje. Kjo eshte turp per ata qe drejtojne shtetin shqiptar. 

Sa duhet te jete cmimi i naftes per fuci ne burse ne menyre qe nafta shqiptare te dale me fitim?

Eshte njeri prej problemeve te medhaja qe qeverisja e re po e neglixhon ta analizoje me imtesi! Ca presin?

edhe kete e kemi peshqesh nga komunizmi. smiley

Nuk e di por me sa kam degjuar nafta jone eshte e nje cilesie teper te ulet per karburant, pra me teper per nenprodukte dhe bitum.

Ministri i energjitikes aktual, Gjiknuri tha ne nje emision te R Xhunges qe kapacitetet nxjerrese te Shqiperise nuk jane te mjaftueshme per te ndertuar nje Rafineri te re. Gjithashtu rafineria ekzistuese nuk ka mundesi te prodhoje nenprodukte cilesore te standartit te konsumushem per aresye te teknologjise se vjeter dhe jemi drejt kerkimit te nje koncesionari qe do ta rinovonte teknologjine e saj.

Tani une nuk kuptoj kete: edhe Gjiknuri me Ramen jane te kapur prej Tacit ose ndonje tjetri apo eshte skema qe thuhet "qe keta qe jane ne pushtet vetem sa po nderrojne klientele"?

maqedonia qe nuk e di cfare eshte nafta ka rafineri.greqia po ashtu ka 4 rafineri,nga te cilat ne importojme .shqiperia ka edhe nafte ,edhe rafineri qe u sabotuan hapur .

industri te tilla strategjike ne vende te vogla nuk privatizohen plotesisht .shtetet perrreth ballkanike i kane shteterore ose ne bashkpunim me private vendas.

nuk ka teknologji thone! e perse te mos kete? kush i pengon?

 

 Meqe,  pjesa me e madhe, jemi profane te sektorit, per te patur nje mendim sa me te qarte ne kete drejtim, ju ftoj te lexoni kete profesorin e Naftes... dhe pastaj te jepni mendimin tuaj.... ja ç'do te thote te kesh burime te tilla dhe, te te kujtohen vargjet e famshme te Nolit te madh.....

......prane bukes i pangrene....

......... prane dijes i panxene...

Habjon, nafta tregetohet ne baze te volumit jo te peshes. Pra jo ton por m3 ose bbl.

Fakti qe Shqiperia exporton por edhe importon nafte ne te njejten kohe eshta pak e nderlikuar dhe ka te beje me kapacitetet prodhuse/perpunuese, investimet per te permiresuar/rritur keto kapacitete si edhe me kerkesat dhe situaten e tregut. Situata te tilla te ngjashme ka ne shume vende prodhese dhe smund te cilesohen si "idiote". E vecanta per AL eshte korrupsioni konstant dhe primitiv qe perfshin punetrin e kycit, kapitenin e cisternes qe pret ne rade dhe deri te ministri ekonomise ne tirane.

Prodhimi naftes ne AL ka pasur pikun e vet nga mesi viteve '70 @ ~4mio bbl/vit (apo ton!!! sjam i sigurte). Prej ketej renia ka qene e vazhueshme dhe nuk mbulonte kerkesat e tregut e mbas '90's. Albetroli i kthye ne cerdhe militantesh qe ndroheshin sa here qe ndroheshin qeverite dhe spati as perpjekje e as para per rritjen e prodhimit. Qeverise i ngeli kjo ndryshkesire ne obor dhe vendimi per privatizim ishte i drejte - kontratat mund te negocioheshin me mire po kur e ke lakun ne fyt ske cfare ben. Qeveria i lejoi  koncesionareve ta eksportonin prodhimin sepse midis te tjerash edhe ajo ndryshkesira tjeter e Ballshit as nuk i kishte kapacitetet dhe as parametrat.

Kshu pra Habjon, ke prodhim nafte te negocijuar nga sula, ke dhe nje ndryshkesire qe e bleu taci qe kerkon miliona te punoje sic duhet, ke edhe tregun qe kerkon nafte e benzine pa uje e pa squfur.

p.s alidems, profesorat si puna shulit jane pjese e problemit dhe jo zgjidhja.

 

Ku çalon Shuli im dhe Shulet e tjera, o Patriot...???

Alidemso, shulet shqiptare duhet me i nxjere me punu nja 1O vjet ne kapitalizem qe te mos deklarojne ate qe deklarojne. Nuk behet ura me sikur te kishim ca qereste....

 

edhe kete e kemi peshqesh nga komunizmi.

..te me falesh por mbase nuk je profane per ket sektor ,sepse kete nafte qe po nxiret sot e kena dhurate nga pipinot.Ne kohen e atij merhumit edhe ate  vendburim qe inxhinjeret shqiptare ariten te zbulojne nuk diten ta mbajne dot sepse ju mori flake nga injoranca e kultures ne pune.smiley
 

eeeh, nqse saharaja do ishte komuniste, do importonte rere. ketu ta kam llafin, o kapo...

Petromanas & SHELL konfirmoi rreth 2200 fuci ne dite nafte (e lehte) ne  zonn e Shpiragut, ne gjetjen e koheve te fundit qe bene...A ka dale ndonje specialist shqiptar te komentoje per kete gjetje?

..deri tash rezultatet jane premtuse por jo kushedi se cfare ,sepse me presion 450 atmosfer ne gryke te pusit te maresh afro 95 mije tone ne vite eshte shume shume pak.Pritet te shpohet pusi i treti i verti per te vendosur perfundimisht per rezervat.

 

domethene, o kapo, te kujtohet koha e lavdishme e fontanes, e?

ishte nje roje qe do lajmeronte qe erdhi ore erdhi nafta. e kishte zene gjumi mavriun. fontana kishte dy ore qe trokiste, hic ky.

do ishim superfuqi energjitike qe atehere... po s'ka gje, me mire vone se kurre.

Shelli deklaron 100mio $ shpenzime er kete pus!!! Qe ketu shulat shqiptare duhet te ngrejne veshet per auditim. 
 

..psh ne Marinze eshte turpi i zotit qe disa inxhinjera shqiptare ne baze sic thone,behen vegla nga firma Canadeze per te ndryshuar te dhenat vetem per disa kacidhe.
 

Ka shume pak te dhena per te gjykuar c'kane dashur te thone autoret, po fakti eshte qe duket nje problem i rende me shifrat. Nese eksportojme 1000 ktoe dhe importojme 450 ktoe eshte evidente qe ka dicka te pasakte, ose evazioni ne dogana ka arrit nivele te frikshme. Bazuar ne numrin e mjeteve te regjistruara dhe disa koeficiente te ulet aktiviteti (ton/km, pasagjer/km etj) Shqieria duhet ta kete konsumin e brendshem per transport jo me pak 800-900 ktoe. Open Data i eshte fut detit me kembe me keto statistikat e perpunuara nga njerez qe s'kane idene qe crude oil dhe bitumen jane gjera te ndryshme

Ka njerez qe e  kane idene dhe  jane "experte"  (leckamane te kamur) per vete por jo per shtetin! Keshtu si do te kemi si mund te pretendojme te kemi statistika te sakta?

Ne se do te kishim statistika te sakta do te kishim shtet moder shqiptar! 

pikerisht, ne kete tabele, aspak profesionale edhe vendosja me screen shot, nuk tregohet asgje.. dhe interpretimi, nese do te krahasoheshin mollet me molle, nxjerr korrupsionin me naften shqiptare (solarin me sakte), e cila del eksport si bitum a virgjin dhe futet kontrabande si nafte e neper makinat e shqiptareve qe bien rrugeve - dmth. ata pese shofere qe hengren burgun para disa muajsh kane qene mish per top, se korrupsioni me solar vazhdon akoma http://news.al/lajme/artikull/iden/10470...

 

 

Cfare ka per tu habitur ketu? Ne rast se jashte nafta perpunohet me lire apo me mire se ne shqiperi, atehere natyrisht nafta qe do perdoret ne shqiperi do jete perpunuar jashte, e nafta qe eksporton shqiperia do perpunohet jashte.

E dyta, nuk e kuptoj pse mendohet qe ne rast se nafta perpunohej ne shqiperi do qe me e lire...

 

problemi eshte tek rreckamanet e kamur...jo tek nafta

I ra goja Komandantit. Fol po deshe. Profet! Shponi, punoni, kerkoni i thoshte AI zotit Lipe Naci dhe grupit te naftes. Ata mezi i bene njehere nja 4 milione fuci te plevitosura.

Ndersa ne te peshku tallemi me filmin me naftetare dhe organizate baze. smiley

Dhe me kapuconet e zinj... In Patosum naftae est

Komandanti, Emigranto, nuk e kishte keq, por ishte profan ne kete fushe. Ai ndikohej emocionalisht, nga zerat e tjere aty, dhe per çudi arrestohej ai qe nuk duhej arrestuar. 

Po ça disidenyi paske qene kshu i nderuar PTh kur na lavderon komandantin. Papapapa edhe ti o Brut.

Niset nga parimi i lashte, qe komandante nuk mund ....te behen k.e kanareve !Them se nuk e ka fort keq o vlonjat!

Ketu une nuk po e lavderoje Vlonjat, por po e kritikoj, m'varet si e kupton. Per lavderime ai meriton tek sistemi arsimor, shendetesor, etj, (e ke tek VQ) po jo ketu, se ketu e 10-u. 

Pjer mos bjer pre e propagandes se kuqe. Ti ke qene vizionar at'here kur shume ketu nuk e dinin ç'ishte ekonomia e tregut, iniciative e lire, demokraci etj etj.

Pjer , keshtu thoshte dhe nje profesor i matematikes, ... qe e therrisnin Zdrengo.

Pjer ..Informacioni GJITHMONE eshte ne forme ...^...Piramide ....^ Mosu beso profkave ! Ne se interpetohet nga debile sot se Kom. Ja Fuste KOT , duheshin arrestuar te gjithe te Naftes !

Them se duhet me qene koherent me postulatin se ku do te dalesh me nje mendim te shprehur .E saktesuar edhe ne VQ ( jo vari qillot sic thot Roni ) ne faqen...paragrafi nente .... kapitulli " Mbi Rrolin e Infos ne Menaxhimin e Shtetit , Shoqerise dhe Ekonomise " ku shprehet se " Qveritar i mire eshte ai qe ka Informacion nga Poshte "

Ketu nuk Hyn Komandanti por i PARI nje vendi ne se ka mashtruar apo jo ? deshi apo e mashtruan ?Propoganda Boshe e Berishes " te dytet pas Gjermanise " eshte nje rast TIPIK kur i PARI i Informacionit mashtron me vetedije !

Jane pallavra dhe ato per Benzine jo cilesore .Kete e ka prekur Kushdo ne USA kur u shtrenjtua nafta dhe ne ne 99%b te pikave te shitjes dhe RRUGEVE qelbej era Squfur ne NY City !

Te djele te Gezuar !

Jo po sec i qe tiposur, .....qe naften duhet ta kerkojme ne mbi 5000 metra! Nje dhendri im, sh drejtor i Institutit Tte Naftes( qe tani eshte aty ke ju emo) me thosh mua: ky o eshte i cmendur fare o nuk e di cte them.Nuk kemi lene " vere " pa studjuar por ...!
Kur ca kapucone te huaj u ngule ne 5000 e kusur metra ( ne Berat) , plasi dheu e doli dushku ! Ore te cmendurit e kane nje nojme ....ka pas thene Dursun Beu

Prodhimi naftes ne AL ka pasur pikun e vet nga mesi viteve '70 @ ~4mio bbl/vit

..te me falesh por  mbase nuk je profane per ket sektor ,sepse kete nafte qe po nxiret sot e kena dhurate nga pipinot..

Te me falesh dhe ti mua Grande Kaka , qe kryetari te Tredhurve Mendore sapo mori ne Telefon dhe tha "  te mos e afroni ne  Parti ". Jo se nuk je antikomunist i thekur , po i rezultoi llajo , se i njejti indeivid nen dy nike ne te njeten prurje eshte me shume se i Tredhur mendor !

Nuk kane investuar maqedonia pas pavaresise. Ka qene qekuri. ja vlen per rafineri nese furnizon dhe kosoven. Nafta duhet shteterore sic i kane arabet norvegjezet ruset brazili irani.

...ja beri Nanua kete te mire shqiptareve,qe ja dha te huajve  per nje kothere gjithe ket pasuri. 

 

Kapo, nuk ndaloi vetem tek nano m..por e tere strategjia qe u ndiq per hidrokarburet, pas 90 tes ishte dhe do te shkruhet si antikombetare.Sot, sikunder besoj e di, kanadezet kane blete ca pompa gjermane me te cilat injektojne dhe shfrytezojne ato puset qe kishin hapur( ta zeme xhanem) ti me shoke...! I vene shpenzimet sikur kane derdhur arin e botes dhe Sgqiperise i japin ...leshte e kanavos..!

Keto lojnat/llogaritjet me shpenzimet e "larta" i bojn edhe kenej Grava, thjesht per t'ju shpetuar taksave. 

Po qeverite nuk jane ...qe te ruajne qytetaret ...nga termetet mo!

...edhe ai qe ishte drejtori i fundit i Alb.Petrolit mbriti keto dite ketu ne Toronto,,

 

kapo, ca ...te atij sektori tuaj punojne lart, nga ajo zona ku nuk njihet fjale " ngrohet" e Kanadase

..eshte zgjedhja qe kane bere individet midis pareve dhe nivelit te jetes.Ka nje shprehje per ata qe punojne aq larg ne zonat super te ftohta; "Ata atje bejne  barbecue me ariun".
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).