Hyn në fuqi skema e re për shërbimet shëndetësore në spitale. Plot 76 shërbime do të mbulohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe do të ofrohen falas për pacientët. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të zbatojnë vendimin për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor. Paketa do të zbatohet në spitalet publike dhe janë përcaktuar të gjithë shërbimet që do të mbulohen nga ky fond. Pagesa e paketës së shërbimeve spitalore që ofron çdo spital bëhet sipas listës, të cilën gazeta e boton të plotë, ndërkohë që një fond jo më i madh se 10 për qind e buxhetit vjetor, i planifikuar për shërbimet spitalore, mbahet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për t’ua rishpërndarë spitaleve gjatë vitit dhe do të ofrohet për gjatë gjithë vitit. 

Lista e shërbimeve spitalore që do të financohen nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor:

I. Spitalet Universitare 

1. Shërbimi i kardiologjisë: 
- Hemodinamika; 
- Reanimacioni i kardiologjisë. 
2. Shërbimi i kardiokirurgjisë; 
3. Shërbimi i kirurgjisë angiovaskulare; 
4. Shërbimi i hematologjisë; 
5. Shërbimi i gastrohepatologjisë; 
6. Shërbimi i endokrinologjisë; 
7. Shërbimi i nefrologjisë dhe hemodializës; 
8. Shërbimi i anestezisë-reanimacionit; 
9. Shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme; 
10. Shërbimi i mjekësisë interne; 
11. Shërbimi i alergologjisë; 
12. Shërbimi i reumatologjisë; 
13. Shërbimi i dermatologjisë; 
14. Shërbimi i traumatologjisë; 
15. Shërbimi i ortopedisë; 
16. Shërbimi i okulistikës; 
17. Shërbimi i ORL-së; 
18. Shërbimi i kirurgjisë maksilo-faciale; 
19. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme; 
20. Shërbimi i urgjencës kirurgjikale; 
21. Shërbimi i kirurgjisë digjestive; 
22. Shërbimi i urologjisë; 
23. Shërbimi i djegie-plastikës; 
24. Shërbimi i neurologjisë dhe neurofiziologjisë; 
25. Shërbimi i neurokirurgjisë; 
26. Shërbimi i onkologjisë+kirurgjia onkologjike: 
- Statistika onkologjike (regjistri i kancerit); 
- Laboratori histopatologjik onkologjik; 
- Laboratori klinik-biokimik onkologjik. 
27. Shërbimi i rrezatim-kobaltit; 
28. Shërbimi infektiv; 
29. Shërbimi i pediatrisë së përgjithshme: 
- Urgjenca pediatrike; 
- Fizioterapia pediatrike. 
30. Shërbimi i pediatrisë së specialiteteve; 
31. Shërbimi i pediatrisë infektive; 
32. Shërbimi i kirurgjisë infatile; 
33. Shërbimi i onkohematologjisë pediatrike; 
34. Shërbimi i reanimacionit pediatrik; 
35. Shërbimi i laboratorëve (klinikë-biokimikë, mikrobiologjikë, imunologjikë, atomopatologjikë, gjenetikë mjekësore, laboratori i mjekësisë nukleare); 
36. Shërbimi i imazherisë; 
37. Shërbimi i fizioterapisë;  
 38. Shërbimi i statistikave; 
39. Shërbimi i pneumologjisë; 
40. Kirurgjisë torakale; 
41. Shërbimi i ftiziatrisë; 
42. Shërbimi i gjinekologjisë; 
43. Shërbimi i obsetrikës; 
44. Shërbimi i patologjisë së barrës; 
45. Shërbimi i neonatologjisë; 
46. Shërbimi i farmacisë; 
47. Shërbimi i konsultave të specializuara ambulatore; 
48. Shërbimi i toksikologjisë; 
49. Shërbimi i koordinimit të urgjencave; 
50. Shërbimi i psikiatrisë (QSUT); 
51. Kontrolli i infeksioneve spitalore. 

Spitalet në nivel qarku (Spitalet Rajonale) 

1. Shërbim urgjence 24 orë; 
2. Shërbimi i mjekësisë së përgjithshme; 
3. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme + ortopedi traumatologji + urologji + ORL + pokulistikë; 
4. Shërbimi i pediatrisë; 
5. Shërbimi i obsetrik-gjinekologjisë; 
6. Shërbimi i anestezi-reanimacionit; 
7. Shërbimi i radiologjisë; 
8. Shërbimi i fizioterapisë; 
9. Shërbimi i laboratorëve klinikë-biokimikë dhe mikrobiologjikë; 
10. Shërbimi i anatomisë dhe histologjisë patologjike; 
11. Shërbimi i hemodializës; 
12. Shërbimi i farmacisë; 
13. Shërbimi ambulator i specializuar (poliklinika); 
14. Kabineti i onkologjisë. 

Spitalet në nivel bashkie (Rrethi) 

1. Shërbim urgjence 24 orë; 
2. Shërbimi i mjekësisë së përgjithshme; 
3. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme; 
4. Shërbimi i pediatrisë; 
5. Shërbimi i obsetrik-gjinekologjisë; 
6. Shërbimi i anestezi-reanimacionit; 
7. Shërbimi i radiologjisë; 
8. Shërbimi i laboratorëve klinikë-biokimikë; 
9. Shërbimi i farmacisë; 
10. Shërbimi ambulator i specializuar (poliklinika). 

IV. Spitalet ditore 

1. Shërbimi i ndihmës së parë mjekësore për trajtim dhe kurim 24 orë. 

 

Artikulli i plotë

 

40 Komente

mbase pa lidhje me akrtikullin, por jo me larg se para 1 ore nje i njohuri im mblodhi rraqet qe kishte marre me vete kur u shtrua para 2 ditesh ne spital dhe iku vete. Doktoresha qe zyren e kishte ngjitur me dhomen ku ishte shtruar kishte asistuar vetem ne momentin e shtrimit dhe plot dy dite nuk u duk me.

mjekesi falas, 1 moot!

Po kartelën ia kishin hapur, të paktën? smiley

Fiks! Kjo eshte ceshtja. Beteja e madhe e shendetesise eshte ajo kunder korrupsionit te mjekeve, drejtuesve, inferemiereve deri tek pastruesit!
 

dmth ???  a mund te shqiperohet pak kjo liste ?

Është qesharake!

Deri më sot, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe pas saj nuk di të jetë prezantuar ndonjë plan teorik me analiza ekomonike (sepse ky është problemi) për mënyrën e financimit dhe të "sustainibility" të sistemit që pretendohet të ngrihet.
Këto më duken dokrra për militantët. Edhe sikur ndokush të pretendoj të realizoj atë çka është shkruar më sipër, pra të ofrojë shërbime falas në këto reparte, që janë pothuaj e gjithë Mjekësia, do të hasi domosdoshmërisht disa probleme. Dhe këtë e them, pa shifra dhe fakte, duke u nisur nga eksperienca ime personale dhe nga mënyra se si është menaxhuar sistemi deri më sot. Problemet më imediate, edhe sikur kjo e mësipërmja të jetë një nismë serioze, janë: ezaurimi i fondeve dhe mos-pasja e mjeteve për kryerjen e shërbimit. Pra, me shumë gjasa do ndodhi se pacienti do të shkojë atje dhe do t'i thuhet, kanë mbaruar fondet, ose nuk i kemi mjetet. Shko në tiranë.

Këto më sipër, duke e marrë të mirëqenë se këta "trapat" kanë bërë një analizë të nr të pacientëve që drejtohen në repartet përkatëse, shpenzimit mesatar për një ndërhyrje-tip, duke dalë në përfundime të arsyeshme.
Po ma ha mendja se janë aq gdhë, siç kanë qenë pothuaj të gjithë deri më sot, dhe për këtë më mjafton mënyra se si u prezantua-palo programi i Ramës. Këta i shpërndajë fondet sikur të ishin fasule, me grushta.

Pastaj, jam kurioz, ku shkoi ajo nisma apo projekt-ligji mbi dhënien e fondeve për ndërhyrje të cilat nuk mund të realizohen në shtet, e kështu pacienti, me fonde shtetërore, publike, mund të drejtohet tek privati, meqë ky ka aparaturat. Edhe kjo do të bëhet njëkohësisht?
(Këtu, rrezik siç ndodh shpesh, mund edhe të fshihet ndonjë skemë mashtrimi. Duke e drejtuar paranë publike në mënyra mafjoze. Në Shqipëri jemi.)

kjo t'kujton ate barcaleten qe i tha do ferrin shqiptar ku do hash nje kove me m..t ne dite apo ferrin perendimor.

Ferrin shqiptar tha, se nje dite sdo kete kove, e nje dite sdo kete m,.t.

Kshu dhe kjo puna shendetesise falas.

Sherbim falas ne kushte skandaloze kur as sherbimin sta japin dot

tamam

Po ca kushtesh me ato palaco doktorra luajne me jeten e njerezve megjithe infermiret mushkonja , te babzit per leke edhe te marrin ne qafe ne fund mizerjet

I lumt atyre kur s'i pushon njeri nga puna pse mos bajn garipa ato

C'jane keto budallalleqe mer yahoo!? Shendetesi falas thote, po ku ka falas ne kete bote mor toc. Shendetesi pa pagese dhe mundet. Pastaj pagesa nuk ka qene problem deri me sot (se pa pagese supozohet te ishin per te siguruarit) per keto sherbime dhe me pare. Probelm ka qene cilesia ose mungesa e sherbimit dhe pamundesia per te paguar nen-dore (tek mjekesia shteterore) ose mbi-dore tek mjekesia private per nje cilesi me te mire (ose per te patur sherbimin). Keto probleme si do zgjidhen apo do pritet sa te ripillet dhe mjekesia...

Fatkeqesia e atij populli nuk eshte vetem se ka pasur drejtues te paafte (kjo ndodh me shume popuj ne bote), fatkeqesia e vertete eshte qe jane te paafte dhe kokedru. Vetem se tha tjeteri nje gje ne fushate do t'i shkoje deri ne fund budallallekut te tij. Jo mer shoku jo e ke gabim dhe pike! Po nejse, ja pafsh(i) hajrin.

Dmth eshte gabim qe nese shkoj une ne poliklinike e vizitohem e nuk paguaj asnje lek ?

Po thua qe me mire te paguaj edhe shtetin edhe mjekun per te njeten cilesi?

Komentues, shiko se ndoshta nuk isha shume i qarte. Shendetesi falas nuk ka, dhe per mendimin tim edhe termi "sherbim falas" nuk ka kuptim. Sherbimi pa pagese kuptoh tjeter gje. Dmth, qe ajo pagesa e famshme ose nuk kryhet ne moment por eshte parapaguar (rasti i sig. shendetesore) ose te eshte marre (apo shoqerise ne pergjithesi) ne menyre indirekte (p.sh. taksimi i pergjithshem). Shendetesia eshte nje nga sherbimet me te shtrenjta per nje shoqeri dhe dikush duhet ta paguaje. Problemi eshte se "kush", "si" dhe "sa". Besoj se jemi dakort deri ketu.

Tani, ajo qe po thoja ishte: Ne AL asnjhere nuk ka qene problemi ne vetvete "pagesa". Sepse legjislacioni thoshte qe (shumica) e sherbimeve ishte falas per nje pjese te madhe te shoqerise (si dhe per ata te siguruarit) nderkohe qe cilesia e sherbimit mungonte (ose nuk kishte fare sherbim). Me keto rrethana "pagesa" vendosej ose ne nje negocim te fshehte me mjekun e shtetit ose ne nje transaksion "te hapur" me mjekun e privatit. Pra pagesa realizohej se s'ben. Kjo eshte ajo qe une kuptoj me "pagesa s'ka qene problem". Nepermjet ketyre mekanizmave ai qe kishte me pak shkonte ne publik, paguante me pak ne dore dhe merrte sherbim me pak cilesor (e keshtu me rradhe).

Tani ti do thuash "what's wrong with that!?". Ceshtja eshte se shoqeria njerezore eshte e ndjeshme ne disa ceshtje barazie (equity), prandaj nuk lejon qe disa mos marrin sherbim dhe te vdesin rruge (se ndryshe prishen ekuilibrat social dhe sakrifikon dhe ai qe ka - muhabet i gjate ky). Keshtu qe perpiqet et sigurohet qe gjithkush te marre nje lloj sherbimi. Sa me e pasur shoqeria aq me ne gjendje eshte ta realizoje kete (megjithese jo gjithmone ja del - shiko rastin e SHBA). Por dhe shtetet qe e kane bere kete kane probleme te tjera me kete "pa pagesen" se njerezit tentojne ta mbi-perdorin (ose mjeket abuzojne) dhe prape lind problemi "Kush e paguan faturen?".

Qe t'i biem shkurt, kur ti (dmth. Albanie) nuk mbledh dot te ardhurat per te shperndare rrogat e administrates hiqe nga mendja qe mund te kesh b$the per te siguruar shendetesi "falas" (se nuk ka kush ta paguaje, jo per gje). E shumta qe do perpiqesh eshte qe te rrisesh numrin e atyre qe kontribojne ne te ardhurat (numrin e te siguruarve kontribues) dhe te rrisesh eficensen e sistemit (p.sh konkurrencen e cmimeve shtet-privat) duke permisuar cilesine e shtetit dhe hapur tregun e sigurimeve.

 

Jo, mer ishe i qarte fare. Po thuhet  qe do jete falas shendetesia dhe jo sherbimi. Sherbimi do paguhet nga taksat qe shperndahen per kete sektor. Mua qe jam pa pune e pa te ardhura e qe jam i semure kjo me ndihmon.

Behet fjale per nje biznes i rendit 1.2 miliarde euro ne 4 vjet dhe natyrisht qe do kete perfitues. ( biznese apo individe ). Keto para te buxhetit  edhe tani une i paguaj , pra shoqeria, e sherbimin e marr me pagese. Po propozohet qe sherbimin ta marr pa pagese. Eshte shume e thjeshte.

Pjesa cilesi nuk cenohet nga ky proces e natyrisht qe duhet te nderhyhet me urgjence te madhe apo te shikohet edhe skema e shtet/privat . Ketu nuk di te them asnje fjale se nuk e kam haberin, por nese do kisha investu ne nje spital privat, do kerkoja te beja sherbime per publikun me kostot qe shteti ka ne spitalet e veta. Sepse jane aq te medha keto kosto sa del e tepron edhe per mua si privat. smiley

Baton Haxhiu dha nje ide interesante psh : te ngrihet nje qender e perbashket diagnostikimi per Shqiperi Kosove. E kam fjalen qe nuk eshte terren i panjohur e qe te mungojne eksperiencat. 

Puna eshte se qe te rregullohen keto pune duhet qe Petrit Vasili, ish Minister i Shendetsise, qe voton per shumicen tani, duhet futur ne burg per ilacet skarco ( per 10 vjet ) qe kane fut ne QSUT, nderkaq ish drejtorit te kesaj drejtorie, i sponsorizuar nga Ilir Kryemadhi, i pushohet ceshtja penale e hapur per kete ceshtje.

Syte kater per abuzimet, se deri tani skema ka qene ne duar te pastra qe me ato para hapen banka private qe te mos vazhdoj me shume.

There is no such thing as a free lunch, thote nje shprehje e vjeter.

Duket si ender sot ,  te kesh sherbimin shendetsor falas!! Por kjo ka funksionuar ne Shqiperi per 45 vjet per mrekulli te zotit!  Njerzit at`here, ishin me te shendetshem fizikisht,  dhe menderisht! Sot sherbimi shendetsor  publik ne shqiperi eshte nje  tragjedi! 

smileysmiley

mos e beso po deshe.smiley

Pike se pari cilsia e sherbimit. Po rritet kete, populli besoj do ish OK edhe me tarifa te perballueshme.  (ne fakt mendoj se edhe kjo duhej bere me pershkallzim) Deputetet, thi ai qe do huthi thtetin me njezet milektha, mund dhe duhet te paguajne.

Po meqe nxorren listen e sherbimeve falas, te nxjerrin edhe nje liste qe tregon sherbimet me leke, dhe tarifat perkatese.

shume analitik je ne ti Bame,

harron se kjo qeveria e tanishme nuk osh me background analitik , jane kshu per qejf, jane te penes, te penelit, te tampurit, te twitterit smiley

Raportimin elegant se kane ne gjak

Me bohet qefi qe je tu me lexu perseri si fillim.

Thjesht uroj qe ta standardizojne njehere e pergjithmon ket hall te madh te shqiptareve.

Heren e fundit qe kam qen ne urgjence, ne mes te nates, mund te them se ka qen fati qe me ka ndalu te beja dicka vertet te nxituar... Besoj ka qen nga heret ku durimi dhe vetpermbajtja me jane shtyre ne limit...

 

Amin,

Shendeti mbi te gjitha. Ta standardizojne spo pres jo, se eshte pune gjigande. Por ka plot pune te mira qe mund te behen. Burimet njerezore dhe materiale ekzistojne. Duhet koordinim i mencur dhe duhen shmang konfliktet e interesit qe e kane mberthy keq fare shendetesine.

Se heren e fundit qe kam qene ne urgjence, kishte dhjetra njerez prapa deres se mjekeve e skishin ku me u ul me prit,mjeket qe vizitonin pa pushim ne kushte te keqija me ca harbute qe i hynin ne dhomen e vizitave pa radhe, kishte frike me dhene leke se mos ka vene fiksi kamera, dhe frike me marre leke se mos ka vene fiksi kamera, kishte harbullik por dhe njerezillik ne te njejten kohe.

At the end of the day, te gjithe u sherbyn. Edhe nji gru shqiptare me sa duket emigrante ne amerike qe e shante gjithe kohes ne anglisht kalamanin e vet nja 2-3 vjec , edhe nja dy jevgj te fisem.

Pra si me ta thone, procesi ndodh, njerezit e moren sherbimin, leke pagun, ne mos ke mjeku, ke ilacet pa rimbursim, ke parkingu me leke.  Ca spagun dhe u sherbyn njelloj. Ca kishin dhe pagun, ca kishin dhe spagun, ca skishin dhe spagun

Ceshtja eshte qe ndjesia eshte e keqe ne fund. Pra leku eshte aty, puntori eshte aty (mjeku dmth), godina eshte, njerzit me leke ne dore jane aty bashke me hallin e tyre, por sistemi i lidh keq te gjitha kto gjera.

Ktu osh puna.  Gjithe kto skenare qe ndodhin aty, a mund te normalizohen, dhe te rrjedha e punes ne spital , rrjedha e lekut te futet ne kanale formale apo kanale te strukturume, qe njeriu i shkrete mos sillet si fuge neper korridore spitalesh.

Po nejse, na rujt zoti i here, se kta....

kishte frike me dhene leke se mos ka vene fiksi kamera, dhe frike me marre leke se mos ka vene fiksi kamera, kishte harbullik por dhe njerezillik ne te njejten kohe.--- smiley

Sa vjet shkolle ke bere ti i cerri bregut lumit?! Sa ore ne dite punon dhe sa e ke rrogen?

Kjo situate duhet pare nga dy kendveshtrime jo nga empire state building.

 

Mos!

kush i ben keto lajme e tituj more amani? Gazetaret pa rroga te Kocos?

Titulli i gjoja lajmit (nuk e di a eshte i Kocos apo peshkut) eshte kontradiktor me ate qe thote.

Nese disa sherbime jane papagese dhe disa jane me pagese, ketu nuk po flasim per shendetesi falas dhe ne fakt ky eshte mashtrimi tjeter i madh elektoral i Rames.

Shendetesia qe quhet falas (ne fakt nuk eshte falas, por paguhet indirekt nga taksat e pergjithshme), sic e ka Anglia apo Kanadaja do te thote qe qe nga dera e spitalit deri te mjekimet dhe kurimet e tjera te jene papagese per te gjithe.

Nuk ka shendetesi falas me disa gjera papagese dhe disa gjera me pagese.

Rama nuk e ka bere deri tani kete se ja thane se kjo rrenon shendetesine per shkak te gropes ne buxhet qe shkaktohet nese hiqen sigurimet shendetesore per ata qe punojne.

Shqiperia qe te merret vesh mire dhe te mos ngaterrohen delet e buta ramiste, ka pasur dhe ka edhe tani pak a shume sistemin qe kane Italia, Greqia, Franca, Gjermania etj., qe do te thote paguajne sigurime shendetesore ata qe jane ne pune ndersa ata qe nuk jane ne pune dhe kategori te tjera nuk paguajne asgje se merret persiper nga shteti kostoja e tyre.

Nese injoranti Rama genjeu popullin perpara zgjedhjeve per shendetesi pa paguar direkt sigurime shendetesore ata qe punojne, por vetem taksa qe do thirren me emer tjeter, athere duhet te paraqese edhe nje plan se sa eshte gropa ne buxhet nese hiqen sigurimet shendetesore per ata qe punojne dhe ku do ti gjeje parate Rama pastaj se shendetesia kerkon para, bile shume para ne menyre te vazhdueshme, ndryshe kthehet gjendja e shendetesise se kohes se Enver Hoxhes.

Por shikoni se cka bere mashtruesi Rama: jo vetem shendetesi "falas" qe nuk ju dha shqiptareve deri tani, por ka rritur sigurimet shendetesore per te vetpunesuarit ne fshat. Pra ai fshatari qe nxirrte ndonje te ardhur me fermen e tij te vogel tani do te paguaje me shume sigurime shendetesore.

Te na rroje Rama dhe Koco bashke! Dy rilindas te vertete, pa harruar dhe kalemxhijte e tyre, ata te meparshem honorarexhinje dhe keta te tanishmit.

Ngelet tu i shajt komunista ter diten, ngelet tu i qujt bijte e eterve etj; njekohesisht ngelet duke i kerku mjeksi falas. Shume paradoksal ju antikomunistet.

Cer do kerkoni me vone, mbajtjen e kopshteve falas? Shkollave e Universiteteve gjithashtu? Jo mor zoteri, ne duhet te shkeputemi nga keto metoda te eterve, te bijeve te eterve, qe cuan edhe ne rrenimin e ekonomise shqiptare, do shtonte ekonomisti rezident i peshkut!

 

Mo u mUrzitni zotrie  .....Shoket antikomuniste quajne shendetesi edhe Konvertimin e robotit ( alias Poetit smiley ) si kur i nevoitet nderrimi Mrokllave si psh Gjelpera , Butona apo edhe pjese zbukuruse si psh , nderrimi bishtit nga lloji "Qen" ne prerje  ose pende palloi etj .

Per detaje vjen vet shoqja LeftKOPE dhe i ben Lopka besoj ! Nuk duhet nxituar them !

Rezultatet e mjerueshme te ketij ekzekutivi, si edhe te atyre paraardhes, ne fushen e mjekesise maten fare lehte nga kushdo. 

Ne realitetin tone eshte besoj fakt i pakundershtueshem qe moria e mjekeve dhe pjeses tjeter te personelit shendetesor jane thellesisht dhe gjeresisht te korruptuar. 

Ne kete kontekst, nje qeveri qe ka nder mend ti permiresoje gjerat duhet pike se pari te hetoje me seriozitet dhe te coje perpara prokurorise te korruptuarit, qe ne realitetin tone nuk jane dy-tre kokrra, por ushtri te tera.

Tani, qe nga Shtatori e deri me sot nuk me kane degjuar veshet per pezullime masive mjekesh, denoncime ne prokurori dhe ne urdhrin e mjekut, etj. etj. me rradhe. Kjo nderkohe qe ne sektore te tjere (si ne Ministrine e Mbrojtjes p.sh.) kjo pune eshte cuar perpara me sukses, duke treguar se atje ku ka vullnet, punet kryhen me se miri.

Pa zgjidhur kete nyje, nuk besoj se ka skeme ne bote qe te na e permiresoje sistemin shendetesor. 

... fakt i pakundershtueshem...

Më pëlqen! smiley

Per mendimin tim, me aq te dhena sa kam une, sa kam pare vete dhe kam degjuar e lexuar nga te tjere, keshtu eshte.

Nuk behet fjale per dy tre mjeke aty ketu qe sillen si maskarenj, i tille eshte gjithe sistemi. 

Ne spitale, aty ku teorikisht cdo gje duhet te jete falas, paguhet per ilacet, per pastrimin, per injeksionet, per nderhyrjet kirurgjikale apo trajtime te tjera, per imazherite, e keshtu me rradhe. 

Ne rast se ti apo te tjere e mendoni ndryshe e diskutojme, ne fund te fundit te dhenat qe kam une mbeten te paplota sepse nuk bazohen mbi studim, por, e perseris, me duket se nuk ka nevoje per shume prova... .

 

Po ja mua psh, nga eksperienca personale, ato pak herë që kam rastisur nëpër spitalet shqiptare, paratë i kam parë të nxjerr nga debila injorantë që kërkonin favorizim në rradhë apo gjëra e shërbime për të cilat përndryshe duhet të priste një radhë.
Nga ana tjetër nuk e mohoj se mund të ketë kokrra të prishura, ka gjithandej, është fiziologjike, dmth në ndryshueshmërinë e çdo procesi dhe fenomenin ka një shpërndarje të atillë që shkon nga ekselenca (e cila tek ne, sa për kronikë, ështëe manipuluar), kalon nga mesatarja e përfundon në skajin tjetër të lakores së Gausit, tek i kalburi, apo ai mjek për të cilin ju ngrini paragjykimin, Këto i dënojnë të gjithë, kudo, edhe në Itali apo Gjermani.

Nga ana tjetër, stresoj sërisht: unë paratë i kam parë ose të nxjerra për të përftuar favorizime nga ana e pacientit, i cili ndonjëherë nuk do të pres radhën, ndonjëherë do një takim apostafat etj etj.

Ske degjuar per arkat e frutave, vareset e floririt qe pacietet italian ju dhurojne mjekeve dhe infermiereve? Sa kohe pret tine itali per te bere nje vizite tek specialisti? Po ticket sa e kane bere tani?

Kurre!!! 

Ta them me pergjegjesi te plote fare!

Fatkeqesisht kam pas te bej me sistemin shendetesor ketu ne Itali dhe te siguroj se asgje nga ato qe shkruan ti nuk eshte e vertete; jo vetem qe nuk me ka ndodh mua, por as e kam degjuar ndonjehere nga askush nga moria e miqve italjane qe kam e as neper media, po qe per ate pune.

Sa per vizitat periodike tek specialisti ka rradhe, por jo kushedi se cfare, nderkohe qe vizitat dhe cdo trajtim tjeter ne raste urgjente jane imediate dhe shume cilesore. 

Ticket-i paguhet ne baze te te ardhurave te deklaruara; per shume e shume sherbime eshte zero. 

Sistemi shëndetësor italian, është një nga më të dështuarit e llojit të vet.
Ta thotë njëri që ka miq që punojnë si mjekë apo bëjnë specializime në Itali. Për të bërë një vizitë tek dermatologu, më thoshte një nga këta miqtë, iu desh të priste 6 muaj nga data e prenotimit. Dhe po ashtu, në përjgithësi, mjeku i familjes si institucion ka dështuar në Itali, meqë për çdo shqetësim personal, tregonte, mjeku i familjes e drejtonte pacientin tek specialisti, kur fare mirë mund ta zgjidhjte çështjen vet, në ambulator.

PO nuk u sistemua sistemi mjeksore familjare si ne qytete e fshatra ska mjeksi te specializuar. Ju flisni kanadaja, anglia... ti nuk shkon tek specialisti se ta do qejfi ty por shkon se te ka derguar mjeku familjar. Se kur shkon te specialisti pa rekomandim te matet koka me flori.

 Kshu si e kuptova une artikullin do te thote qe Spitalet e siperpermendura i paraqesin faturen e shpenzimeve fondit dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i paguan.

Tani ose artikullshkruesi ose keto ligjshkruesit i paskan bo prap mutin punes. Po nji mut te modh vec.

Ne gjithe boten e ketejme robt kane nji cope leter nga siguracioni qe i mundeson sherbime te caktuara shendetesore. Ato qe se kane ngrofen ne diell ose i siguron shoqeria e siguracioneve qe financohet nga shteti. Sidoqofte ne cdo rast eshte nje privat (siguracioni) qe i thote spitalit kete fature sta paguj se nuk ka byth qe Xhevrijeja  nga bogova te vij dhe te bej analizat komplet te spitali ne tirane. Te rri edhe nja nji jave e shtrueme. Kshu qe spitali fillo e pyet bythen dy here...

Ne AL smerret vesh kush eshte i siguruar dhe kush jo. Cfare perfiton ai qe eshte i siguruar dhe cfare nuk perfiton ai qe nuk eshte i siguruar. Qeveria ka shancin qe pa rishpikur rroten ta rregulloj ket pune, bile me me eficence se vendet perendimore. Nejse ishalla eshte gabim artilulli.

Shendetesi Falas

Nje tjeter premtim i mbajtur!

Faleminderit Kryeministri Rama!

 

s'po din ca te thon kto te opozites. mek mek mek...

them qe qeveria duhet te boj naj gjo gabim, me dashje. te mos mbajn naj premtim psh, sa per t'i dhon dicka kundershtarit me fol... 

ashtu mek mek foli edhe Daja i shkrete...

Ne mjeksi, mendoj se ka shum pune per tu bere, duke filluar nga kontrrollet neper spitale, pagesa e sigurimit shendetesor i detyrueshem, pagesa e hospitalizimit i detyrueshem, duke i ndare ne tre kategori, tre lloje pagesash, ata te papune qe paguajne pak, ata qe punojne qe paguajne me shume, dhe fshati me pensionistet qe paguajne diçka ne mes te dy grupeve. 

po hajdutet kush do i kapi ?

mua do me mjaftonte qe "hajdutet ", mjeket e infermjeret te ishin falas...
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).